24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Batërdi dhe tendera!

Nga Jorida Tabaku

Të veshur mirë, pasi përgatitën rolet në provën gjenerale pak orë përpara se të niste kuvendi, mazhoranca shkoi të votonte buxhetin PPP në kuvend. Pasi i telendisën shqiptarët me taksa të lloj-llojshme që nga buxheti 2014, qeveria solli në kuvend një buxhet pa krye e pa fund.
Për vitin e ardhshëm përveç parave për propagandë do të kemi para vetëm për projektet PPP që do t’i shkojnë oligarkëve. Vlera e PPP-ve do të shkojë 3 miliardë euro duke e çuar borxhin publik në mbi 80% të PBB-së. Oligarkët pasurohen ndërsa shqiptarët punojnë për të paguar taksat, tarifat dhe shërbimet që rriten përditë.
Paketa Fiskale vazhdon të konfirmojë traditën e shëmtuar dhe pa bereqet të taksave që rriten në kurriz të biznesit. Synimi është tanimë i qartë; të shkatërrohet tregu për t’u monopolizuar në duart e bizneseve pranë qeverisë. Shqiptarët varfërohen, 50 biznese në ditë mbyllen, 1 në tetë shqiptarë largohet nga vendi ndërsa mazhoranca miraton vendosjen e taksës për një sërë biznesesh të tjera.
Batërdi dhe tendera. Kjo është fabula e buxhetit 2019.

Klodeta Dibra që “përdori” Shullazin, kryetare e Forumit të Gruas në PS!

Nga Flamur Vezaj

##
Forumi i Gruas ne Partine Socialiste paska zgjedhur kryetaren e saj znj. Klodeta Dibra! Por ky emer me kujtoj kohen kur pedagogia e “pavarur” politikishte kandidoi per Rektore te Universitetit te Tiranes! Ne ate kohe, mazhoranca, nder te tjera tha se nuk ishte kandidatja e tyre znj. Dibra! Por zgjidhja e saj provoi per te disaten here mashtrimet e kesaj mazhorance dhe tentativat e saj per te kap institucionet!
#Vec kesaj mu kujtua edhe Emiljano Shullazi! I “forti” i rruges se Kavajes qe me shpuren e tij, i orientuar nga ish-drejtues te PS-se ne Tirane, ne ate kohe, moren guximin dhe kercenuan kandidatin tashme rektor M.Koni dhe profesorin Dh.Kule, qe te hiqnin dore e te zgjidhej znj.Dibra! Gjykata e shpalli te pafajshem Shullazin dhe banden e tij per kete kercenim, pasi profesoret “humben” kujtesen nga frika, por kjo nuk do te thote se nuk ishte i vertete kercenimi dhe “lobimi” i Shullazit me shok! Gjithashtu zgjedhja e saj, provon edhe njehere tjeter lidhjet qe PS-ja kishte dhe ka me Shullazin! Por a thua, ti kete siguruar ndonje vote “i forti” i rruges se Kavajes nga “313” profesoreshes Dibra, meqe jane banore te te njejtes lagjeje!?? Imagjinoni, kush do drejtoj forumin e gruas socialiste, nje zonje per te cilen kriminel si Shullazi bejne lobim per ate!!! Kjo nga lidhja e saj personale apo nga ish-kryetari i PS-se ne Tirane, mbetet per tu sqaruar ne ditet ne vazhdim nga rrjedha e ngjarjeve se vete profesoresha Dibra nuk besoj se do te tregoi! E pastaj thone se politika nuk ka lidhje me kriminelet! Hajde propagande hajde!
#suksese_kryetares#

Thirrja e deputetit: Bashkojuni protestës, armiku i të gjithëve është kryeministri Rama dhe korrupsioni

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re, Bulevardit të Ri dhe Shkozës, pasi armiku i përbashkët i të gjithëve është kryeministri Rama dhe korrupsioni.
Balliu ishte mbrëmjen e sotme në mbështetje të banorëve të Unazës së re, të cilët kanë 30 ditë që protestojnë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave.
‘Këta banorë këtu po luftojnë kundër korrupsionit të kësaj qeverie, pasi është korrupsioni që po i nxjerr këta nga shtëpia. Paratë e dëmshpërblimit të tyre i ka vjedhur Edi Rama. Shumë shpejt llogaritë offshore të Ramës do të gjenden. Rama duhet të japë llogari se ku kanë shkuar paratë e taksave që këta banorë kanë paguar për 25 vite. Prandaj të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të bashkohen me këta banorë, pasi të gjithë jeni në luftë me korrupsionin. Shkoza u ngrit, bulevardi u ngrit, kështu duhet të bëjë çdo qytetar për të rrëzuar emblemën e korrupsionit me emrin Edvin Kristaq Ramën. Kambanat për qeverinë kanë kohë që kanë rënë’, deklaroi Balliu.

Shehaj: Largimi i Ramës nuk do sjellë asnjë efekt, nëse bashkë me të nuk do largohen edhe oligarkët…

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas miratimi nga mazhoranca të buxhetit të vitit 2019 si dhe paketës fiskale. Shehaj nw një postim në Facebook shkruan se, paketa fiskale i shërben oligarkëve parazitë që jetojnë vetëm përmes kontratave korruptive me qeverinë.
“Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk do sjellë asnjë efekt, nëse bashkë me të nuk do largohen edhe klasa e biznesmenëve parazitarë, që jetojnë në kurriz të pasurive dhe parave publike”, shkruan ndër të tjera Shehaj.
Postimi i plotë
Paketa fiskale për oligarkët parazitë
Në Shqipëri është krijuar një klasë biznesmenësh parazitarë, që jetojnë vetëm përmes kontratave korruptive me qeverinë, pa patur asnjë aktivitet tjetër. Projektbuxheti 2019 do u shërbejë vetëm atyre.
Qeverisja e ndershme dhe në shërbim të njerëzve do të fillojë vetëm kur politikanët të shkëputen nga “bizneset parazite” që nuk prodhojnë asgjë dhe kur të mos ketë më politikanë që hanë, pinë me ta e punojnë për këta biznesmenë.
Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk do sjellë asnjë efekt, nëse bashkë me të nuk do largohen edhe klasa e biznesmenëve parazitarë, që jetojnë në kurriz të pasurive dhe parave publike.
Shqipëria do bëhet nga sipërmarrësit e ndershëm, por për sa kohë në ekonominë shqiptare do komandojnë pushtetarët e radhës dhe oligarkët rreth tyre, do jetë e pamundur që ekonomia të rritet dhe të sjellë mirëqënie për të gjithë.

Lubonja: Kjo është një qeveri fashiste, duhet të ngrihemi të gjithë!

Publicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit është një humbje për të gjithë shoqërinë.
“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve që qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, na grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja.
Gjithashtu Lubonja theksoi faktin se projekti i “Unazës së Re” është një skandal i madh nga pikëpamja ligjore.
“Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si leksion edhe pë policët tanë.
Unë shoh se kjo është një nismë që po vijon përpara. Kjo është një qeveri fashiste. Askush mos të ketë shpresë që do të këtë vota të blera, edhe nëse populli do të votojë kundër, këta nuk mërziten. Kemi shumë të humbur në Vlorë. Kjo tregon se në çfarë niveli është krimi në këtë vend. Forca normalisht përdoret kur nuk e ke masën kritike. Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar.

Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”. I varfër nuk është ai që s’ka, por i babëzituri dhe i pangopuri. Këta janë të pangopur dhe kjo sjellë kafshime të papërgjegjshme”, shtoi Lubonja.
Lubonja u ndal edhe tek ekspozita e kryeministrit Rama të hapur në Gjermani, që sipas tij, atje tregoi se mbron interesin publik.
“Kur shkon jashtë shtetit dhe kur hap ekspozitën, atyre iu flet se sa kujdeset për interesat e opinionit publik dhe këtej shemb teatrin dhe çdo pronë publike kërkon ta privatizojë. Merr paranë publike dhe ua jep oligarkëve. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja.
Teksa komentoi paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare, Lubonja theksoi faktin se Rama ka probleme me të vërtetën dhe jo me shpifjen. Sipas tij, shefi i qeverisë përpiqet të fsheh të vërtetën.
“Rama nuk e ka problemin me shpifjen, por me të vërtetën. Ai nuk e fsheh dot të vërtetën, por s’ia del. Të behët transparencë me tenderin e Unazës së Re. Unë do ta bëj një tender që ta ul çmimin. Ky ligj është kërcënim, Janë metoda fashiste që përdorin, ndërsa hapi tjetër është që të të lëshojnë kriminelët”, shtoi ai.

Misioni i pamundur i Johannes Hahn në Kosovë

Nga Enver Bytyçi

I pari i Kosovës, Hashim Thaçi, thirri në ndihmë Johannes Hahn përmes Mogherinit, me qëllim që ta “mposhtë” kundërshtarin dhe rivalin e tij, kryeministrin Haradinaj. Hahn nisi rrugëtimin e tij fillimisht direkt në Prishtinë e më pas u kthye pak nga rruga për të takuar Aleksandër Vuçiq në Beograd. Vuçiq i premtoi Hashim Thaçit se do t’i bëjë presion zotit Hahn, me qëllim që Brukseli ta shpallë Haradinajn ekstremist. Por nuk ndodhi kjo. Shkaku i vizitës ishte vendosja e taksës 100 përqind të vlerës së mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Sot pasdite komisioneri Europian për Zgjerim u takua në kryeqytetin e Kosovës me tri personalitetet e vendit, presidentin, kreun e Parlamentit dhe kryeministrin. Takoi dhe deputetët e Listës Srpska, të cilët u ngujuan dje ora 11.00 në ambjentet e parlamentit të Kosovës, në shenjë proteste pse Hahn kishte refuzuar këtë takim.
Ndërkaq nga deklaratat në përfundim të takimeve dhe bisedave duket se qeveria e Kosovës është e vendosur në zbatimin e vendimit të marrë për taksën, ndërkohë që komisioneri europian ka shpreh befasi nga marrja e këtij vendimi. Haradinaj thotë në deklaratën e tij për shtyp se ia ka shpejguar zyrtarit të lartë të Brukselit arësyet pse qeveria mori vendimin përkatës. Sigurisht që Hahn nuk është pajtuar me ato argumente dhe ka kërkuar heqjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë.
Por Johannes Hahn u duk se e ka zbutur qëndrimin e tij për këtë çeshtje kur deklaroi se “Ka nevojë që të dyja palët t’i adresojnë këto çeshtje”! Kjo do të thotë se gjatë vizitës ai ka kuptuar që nuk është e nuk mund të bëhet fajtore vetëm Prishtina. Në të vërtetë fajtore dhe përgjegjëse për konfliktin e stërzgjatur shqiptaro-serb është Beogradi. Vitet e fundit është bërë bashkëpërgjegjës edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kemi parë tashmë se sa më shumë lëshime ka bërë Thaçi, aq më shumë është rritur veprimtaria diversioniste e sabotuese e Beogradit në drejtim të Kosovës.

Më e keqja është se zoti Thaçi ende nuk dëshiron t’i kundërvihet kësaj skeme. Prandaj dhe fajëson Haradinajn për gjithçka, përfshirë taksën për mallrat e Serbisë. Kësisoj nuk është vështirë të kuptohet se presidenti i Kosovës thërret në ndihmë Serbinë dhe Beogradin për t’i qëruar hesapet me kundërshtarët dhe rivalët e tij politikë në Kosovë.
Duhet hetuar a ka bërë të njëjtën gjë me Ibrahim Rugovën dhe Fatmir Sejdiun?! Ka shumë gjasa që po. Derisa sot presidenti i vendit bashkëpunon me të gjitha qarqet antiKosovë në Serbi, Rusi e në botë kundër Kosovës dhe qeverisë së saj, atëherë duhet besuar se ky bashkëpunim nuk ka ardhur “në befasi”, siç u shpreh Hahn për taksën. Bashkëpunimi i zotit Thaçi për eleminimin fizik të Rugovës dhe eleminimin politik të Sejdiut janë përvojat e para të skemës së Thaçit në bashkëpunim me Beogradin!
I nxitur nga Beogradi dhe Hashimi Johannes Hahn erdhi me shumë pompozitet në Prishtinë. “Magjinë” e tij e ngjizën te publiku gjithashtu mediat e Ramës dhe të Thaçit. Por në fund të ditës kemi një sukses të pamendueshëm. Në vend që Hahn ta qortojë kryeministrin Haradinaj, ai la të kuptohet se kreu i ekzekutivit të Kosovës është tashmë më shumë faktor sesa kreu i shtetit.
Prandaj vizita e tij në Prishtinë do të ketë efekte pozitive. Infoja që ai do të çojë në Bruksel do të jetë ndryshe nga çdo info e mëparshme e shpëlarë, e manipuluar dhe e intriguar edhe si rezultat i retushimeve dhe redaktimeve që atyre u ka bërë Beogradi para se të arrijnë në kryeqytetin europian përmes Hashim Thaçit dhe Gebelsit kosovar, Baton Haxhiu.
Takimi me Haradinajn dhe besoj edhe me Kadri Veselin e ka bindur komisionerin për Zgjerim se nuk ekziston vetëm Kosova e Hashimit, por ka dhe një Kosovë tjetër jashtë perimetrit të përceptimit dhe imagjinatës së presidentit të Republikës. Mjafton kjo që ta konsiderojmë të suksesshme vizitën e sotme të Johannes Hahn në Kosovë. Shkoi e u mbars në Beograd, por u shkarkua pas pak orësh në Prishtinë. Ky është sukses jo i vogël.
Tiranë, më 3.12.2018

Gratë e Unazës së Re apel Ramës: Hiq dorë, ne nuk na ndalni dot!

Gratë e unazës së Re të kapura dorë për dore, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga vendimi i tij për të prishur shtëpitë dhe për ti nxjerrë ata jashtë.
Ato ishin të qarta më mesazhin e tyre kur thanë se shtëpitë e tyre nuk kanë për ti dorëzuar pa u dëmshpërblyer më parë.
Në protestë ndodheshin dhe deputetë të opozitës. Klevis Balliu tha se ehde deputetë të Partisë Demokratike mun dtë veshin jelekët e verdhë për t’u solidarizuar me qytetarët.
Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari tha se çdo gjë këtu është bërë në kundërshtim të ligjit dhe qytetarët nuk kanë as informacion.
Ndërkohë që kanë bllokuar të dy akset e rrugës, qytetarët paralajmërojnë kryebashkiakun Veliajn dhe kryeministrin Rama se shtëpitë e tyre nuk i shemb dot.

Banorët e Unazës së Re, si protestuesit francezë, bllokojnë rrugën dhe paralajmërojnë Ramën e Veliajn

Të veshur me jelekë të verdhë, ashtu si protestuesit francezë, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.
“O Edvin o legen, prite popullin se po vjen”, ka qenë thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.
Në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Në protestë ndodhe dhe deputetë të opozitës. Klevis Balliu tha se, edhe deputetë të Partisë Demokratike mund të veshin jelekët e verdhë për t’u solidarizuar me qytetarët.
Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari tha se, çdo gjë këtu është bërë në kundërshtim të ligjit dhe qytetarët nuk kanë as informacion.
Ndërkohë që kanë bllokuar të dy akset e rrugës, qytetarët paralajmërojnë kryebashkiakun Veliajn dhe kryeministrin Rama se shtëpitë e tyre nuk i shemb dot.

Basha: Anullim i koncesioneve, s’do pyesim për teserën e partisë, paratë do t’u kthehen qytetarëve

Kryetari i opozitës, Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se vendimi i parë që PD do të marrë me ardhjen në pushtet është anullimi i koncesioneve të oligarkëve të Ramës. “Nuk do të pyesim për teserën e partisë”, paralajmëroi Basha duke e bërë të qartë se nuk do të ketë diferencime në ndëshkim. Ai u kërkoi oligarkëve të Ramës të mos bëhen palë në këtë vjedhje ndaj shqiptarëve.
Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat e cilësoi projktbuxhetin për vitin 2019, si buxheti që do të legjitimojë zhvatjen dhe grabitjen e parave të shqiptarëve.
Basha u shpreh se nga rritja e taksave Rama ka përfituar 1.9 miliardë euro dhe nga ana tjetër nuk ka investuar që këto taksa të shkojnë në investime për qytetarin.
“Është një buxhet i cili legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja, duke pasuruar një grup qeveritarësh. Dy janë karakteristika e këtij buxheti që u legjitimuan sot me një voto jo legjitime të organizatës kriminale të Rilindjes. Shqiptarët paguajnë sot më shumë taska se 5 vite më parë. Është fakt se Edi Rama ka nxjerrë 1.9 miliardë euro më shumë përmes taksave të rritura nga shqiptarët. Është fakt nga ana tjetër se kjo rritje galopante taksash nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike, përkundrazi e ka futur vendin në një cikël krize. Nuk ka shembull më të trishtë për ta vërtetuar këtë sesa tregon se kanë falimentuar 13.568 biznese, mesatarisht 41 biznese në ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është 60% më i lartë.
Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i frymës mbytëse që ka shkaktuar qeverisja e Edi Ramës. Pyeteni biznesin e vogël, paguan më shumë apo më pak faturën enegjrisë, pronës, ujit, pyetni biznesin dhe përgjigja do të jetë që paguajnë më shumë.
Për shkak të këtyre tarfiave, taksave dhe gjobave kjo është arsyeja sepse këto biznese mbyllen. Këto janë të vërtetat dhe nuk fshihen dot nga propaganda bajate e Edi Ramës. Këto para nuk shkojnë në investime që ndihmojnë rritjen ekonomike, por shkojnë për shpenzime luksi, për mjete për qeverinë, për mobilime zyrash.
Ky nuk është buxhet’ është vet-akuzë që organizata kriminale e Rilindjes ka ngritur. Është buxheti më katastrofë i 28 viteve. Ky që erdhi në pushtet se do të ulte borxhin sot ka një borxh të deklaruar prej afro 74%. Ka dhe një borxh të fshehur, i cili është borxhi korruptiv i PPP-ve.”- u shpreh Basha.

Ndryshon rrota e historisë, Champions mëson rregullin e ri!

Nuk ka më dilema, Champions League ka hequr dorë nga idetë “konservatore” të futbollit dhe do të aplikojë teknologjinë e fundit që në fazën pas grupeve. Ishte parashikuar që VAR-i të përdorej në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë vetëm në sezonin 2019-20, por gabimi i gjyqtarit Viktor Kassai në ndeshjen Manchester City-Shakhtar Donetsk duke i dhuruar një penallti skandaloze “qytetarëve” pas simulimit të Sterling ka bërë që UEFA të marrë këtë vendim.
Ka qenë presidenti i ECA-së, Andrea Agnelli dha i UEFA-s, Aleksander Ceferin që në një takim të para pak kohëve kishin deklaruar se VAR-i do të përdoret sezonin tjetër, por pas shumë diskutimeve vendimi u ndryshua. Përdorimi i VAR-it nuk do të hyjë në fuqi vetëm për kompeticionin e madh të Champions League, por dhe për të rinjtë që garojnë në UEFA Youth League.
Përdorimi i teknologjisë do të ndihmojë gjyqtarët që të shmangin gabimet dhe t’u japin ekipeve atë që meritojnë. Përdorimi i VAR-it ka mbështetësit dhe kundërshtarët e tij. Në ligat që po përdoret ka rezultuar efikas, përjashtim bën Italia që ka shumë polemika. Seria A është “e mallkuar” të mos gjejë kurrë paqe me gjyqtarët!