Rriten tensionet mes banorëve që do t’u shemben shtëpitë në Shkozë dhe tek Unaza e Re. Ndërkohë që banorët e Shkozës po përplasen me fadromat e IKMT-së, që u kanë ardhur në derë t’u shembin shtëpitë për shkak të Unazës së Re, banorët e Astirit po përplasen me punonjësit e ARRSH-së. Ata nuk kanë pranuar të kryhen matjet e banesave derisa ARRSH-ja t’u paraqesë dokumentin zyrtar për shembjen me argumentat ligjorë.
Gjiknuri gropos një tjetër pikë turistike, do të ndërtojë një digë në kanionin e Holtës!
Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, që e ka denoncuar ngjarjen, ka akuzuar ministrin Damian Gjiknuri .
“Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, shprehet Boçi, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?
Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet”.
Deputetët e Listës Serbe mbyllen në Kuvend në pritje të komisionerit Hahn
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, edhe deputetët serbë, që përfaqësohen përmes Listës Serbe, që nga e diela janë mbyllur në Kuvend me kërkesën që ta takojnë komisionarin Hahn dhe t’i shpjegojnë atij qëndrimin dhe shqetësimet në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën doganore prej 100 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilat importohen në Kosovë.
Njëri nga deputetët, anëtar i Listës Serbe, Igor Simiq tha për Radion Evropa e Lirë se kërkojnë takim me komisionarin Hahn, në mënyrë që ta njoftojnë atë me krizën humanitare, e cila siç tha ai, po “e kërcënon popullin serb” për shkak të vendimit të Prishtinës që ta vendosë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
“Kërkesa e vetme e deputetëve të Listës Serbe të cilët ka mbi 22 orë që janë mbyllur në Kuvend, këtu në Prishtinë është që të takohemi me Johannes Hahn që t’ia transmetojmë atij shqetësimin e qytetarëve serbë në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila në fakt ka bllokuar prodhimet e Serbisë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Kjo ngritë tensione mes qytetarëve duke ditur se 95 për qind e mallrave në mjediset e banuara me popullatë serbe vijnë nga Serbia”, tha ai.
Simiq tha po ashtu se në vendbanimet me popullatë serbe ka mungesë të ushqimit dhe produkte të tjera.
“Kjo në përkthim do të thotë se ne qysh tani kemi mungesë të ushqimit, barnave, shtypi nuk vjen qe 12 ditë në mjediset e banuara me serbë. Pra, po shkelen të drejtat elementare të njeriut dhe dikush nga Bashkimi Evropian duhet të reagojë”, tha Simiq.
Derisa Lista Serbe po paralajmëron katastrofën humanitare për shkak tarifës, në mjediset e banuara me serbë në jug të Ibrit, qytetarët thonë se nuk ka mungesa të ushqimit.
Dyqanet në Graçanicë, një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, aktualisht janë plotë me mallra. Punëtorët thonë se për momentin nuk ka mungesë ushqimi, si dhe se nuk ka pasur rritje të ndjeshme të çmimit të prodhimeve. Të njëjtën thonë edhe qytetarët e Graçanicës.
Sinisha Kostiq, banor i kësaj komune nuk beson se do të ndodhë ndonjë katastrofe humanitare.
“Çdo gjë është normale, përveç se çmimi i bukës. Buka është shtrenjtuar, por po paralajmërohet se kjo situatë mund të ndryshojë. Po presim dhe shohim se çka do të ndodhë. Shpresojmë se kjo gjendje shpejt do të zgjidhet”, tha ai.
“Para pak netësh isha në një hipermarket në Prishtinë dhe të gjitha produktet që kemi blerë kanë qenë nga Serbia. Lista Serbe në këtë situatë e bënë atë që duhet, po paralajmëron institucionet dhe komunitetin ndërkombëtarë se çka mund të ndodhë”, thotë ky banor.
Edhe Sasha Qosiq nga Graçanica, thotë se përveç produkteve nga Serbia, në Kosovë ka mallra edhe nga shtetet nga rajoni, siç janë Maqedonia e Kroacia. Për këtë arsye nuk beson që mund të ndodhë krizë, përveç kur janë barnat në pyetje.
“Ne ende kemi në dispozicion qumështin, produktet e qumështit të cilat nuk janë prodhuar në Serbi dhe janë me çmime po të njëjta. Unë nuk shoh ndonjë krizë ekonomike. Është e vërtetë se kjo është negative për prodhuesit serbë që kanë partnerë biznesi në Kosovë ku eksportojnë shuma të mëdha”, tha Qosiq.
Pothuajse njësoj është edhe në fshatin Babimost, ku shumica e banorëve janë serbë. Ky fshat i takon komunës së Obiliqit.
Dyqani në këtë fshat tash për tash nuk ka pasoja nga taksa, përveç rritjes së lehtë të çmimeve të disa produkteve.
“Nga Serbia me telefonojnë të familjes dhe më pyesin a kemi ushqim. Iu them, po i kemi krejt, sigurt është, pakëz po ngriten tensione qe nuk kemi bukë, por krejt normal është, tash për tash kremi krejt”, thotë Mira, punëtore në dyqanin lokal në Babimost.
Katër kryetarët e komunave veriore, të banuara me shumicë serbe, ditë më parëdhanë dorëheqje, si dhe u organizuan protesta në Mitrovicën Veriore në kundërshtim të taksës.
Pritet që Hahn ta diskutojë këtë çështje me udhëheqësit e Kosovës, dhe sidomos me kryeministrin Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka deklaruar në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi përderisa Serbia të mos e ndalë, siç ka thënë ai, fushatën ndaj Kosovës dhe përderisa të mos e njeh Kosovën si shtet e pavarur e sovran.
Qeveria e Kosovës ka rritur taksën nga 10 për qind në 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigjej ndaj fushatës agresive të Serbisë për Kosovën, veprim ky që ka nxitur reagime të shumta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.
Një çështje tjetër të cilën Hahn pritet ta diskutojë me autoritetet e Kosovës është edhe ajo e liberalizimit të vizave. Këshilli i Ministrave i BE-së, nuk e ka vënë në agjendën e takimit të 6 dhe 7 dhjetorit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, çka në Prishtinë ka zgjuar reagime të shumta.
Samiti i G20-ës, mungon dakordësia mes liderve botërorë
Në takimin e udhëheqësve botërorë të mbledhur këtë javë në Argjentinë, Presidenti Donald Trump u shfaq me tematikën e politikës së tij të jashtme “Amerika e Para”. Rezultati ishte një samit me pak marrëveshje të arritura. Siç njofton nga Buenos Aires korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo, në samitin shumëpalësh mbizotëroi ndërveprimi dypalësh.
Megjithë valën në rritje të nacionalizmit në mbarë botën, në samitin e G20-tës në Argjentinë u bë një përpjekje për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Çështjet e debatueshme, si emigracioni dhe tregtia, përgjithësisht u shmangën. Për ndryshimet klimatike, SHBA-ja thjesht doli kundër të gjithëve.
Në një intervistë me shërbimin në gjuhën spanjolle të Zërit të Amerikës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Krijimi i prosperitetit për çdo qytetar të botës. Krijimi i rregullave që e mundësojnë këtë gjë. Këto janë temat e përbashkëta. Ndonjëherë debatojmë për mënyrat se si t’i realizojmë këto. Por, të gjithë synojmë të njëjtat objektiva”, tha Sekretari Pompeo.
Por, ndërsa vendi më i fuqishëm i botës bën haptazi thirrje që interesat kombëtare të kenë përparësi, disa vende më të vogla shqetësohen për dobësimin e institucioneve ndërkombëtare.
“Nuk është gjë e mirë për ne, pasi jemi vend i vogël dhe na duhen rregullat që t’ja dalim më mirë. Nëse mbetemi me vetëm politikën e forcës, atëherë do dalim humbës”, thotë Roberto Bouzas, profesor i ekonomisë në Universitetin e San Andreas.
Mes jodakortësive, më shumë ranë në sy takimet dypalëshe.
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, shfrytëzoi G20-ën për të rehabilituar imazhin e tij pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Presidenti Trump dhe ai kinez Xi Jinping shfrytëzuan mundësinë për të ulur tensionet SHBA – Kinë.
Por, Presidenti Trump anulloi takimin e shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin, për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.
Në përfundim, një forum i krijuar për të forcuar unitetin ndërkombëtar, ndoshta do të mbahet më shumë mend për mungesën e unitetit.
Uashingtoni dhe Pekini vendosin armëpushim në luftën tregtare
Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë rënë dakord për një armëpushim të vogël në luftën e tyre të shkallëzuar tregtare pas një takimi midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping pas samitit të G-20.
Duke folur me gazetarët në avionin presidencial pas largimit nga Argjentina, presidenti Trump tha se marrëveshja e tij e bërë gjatë darkës me presidentin Xi, do të shënohet “si një nga marrëveshjet më të mëdha të bëra ndonjëherë. … Dhe do të ketë një ndikim tepër pozitiv në bujqësi, prodhimet industriale, kompjuterat dhe çdo lloj produkti. ”
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump ra dakort t’i lerë tarifat ndaj mbi 200 miliardë dollarë të produkteve kineze në normën 10 për qind dhe të mos i rrisë ato në 25 për qind, tani për tani, siç kishte kërcënuar të bënte më 1 janar.
“Kina ka rënë dakort të blejë një sasi produktesh bujqësore, energjitike, industriale dhe produkte të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të zvogëluar disbalancën tregëtare mes dy vendeve tona”, tha Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. “Kina ka rënë dakord të fillojë menjëherë blerjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët tanë”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, presidentët Trump dhe Xi gjithashtu “ranë dakord të fillojnë menjëherë negociatat për ndryshimet strukturore në lidhje me transferimin e detyruar të teknologjisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore, ndërhyrjet kibernetike dhe vjedhjet kibernetike, shërbimet dhe bujqësinë. “Të dy palët ranë dakord të përpiqen që ky transaksion të përfundojë brenda 90 ditëve të ardhshme. Nëse në fund të kësaj periudhe, palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, tarifat prej 10 përqind do të rriten në 25 përqind “.
“Gjueti e re e shtrigave” në spitale, urdhëri për shkarkime masive
Duket se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka marrë premtimin që të jetë kandidate e ‘Rilindjes’ për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, gjatë zgjedhjeve që do të mbahen Qershorin e vitit që vjen.
Madje ajo ka nisur ‘fushatën’ e saj brenda institucionit që drejton, duke vendosur njerëz besnikë në pozicione kyçe dhe duke ju bërë presion bluzave të bardha.
Këtë lajm e përcjell ish-Kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet një denoncimi që qytetari dixhital ka dërguar në inboxin e tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Gjueti shtrigash per qellime elektorale nga ndrikull Manastirliu!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Zoti i Berisha desha te ngrej nje shqetsim per shendetesin,Ministria ndrikull e rilindjes Orgeta Manastirliu, qe kur thuhet se eshte emruar kandidate per kryetare te Bashkise se Tiranes ne vend te Lal Plehut ka filluar nje revansh ndaj punonjesve te spitalit, duke u bere presion me anen te nje testimi,qe ka filluar neper spitale. Me sebepin se po ben akreditimin e spitaleve ajo ka filluar luften e shtrigave ndaj punonjesve gjoja duke i marre ne testim, dhe me pas me arsyen se nuk e ke kaluar i heq nga fuksionet e punes, duke vendosur njerez me testera partie qe do bejne fushate elekktorale ne Tirane per te. Zonja ndrikull nuk sheh gjendjen e spitaleve qe mungojne ilacet, mungojne aparaturat mjeksor per diagnostikim, por merret me inferemeret per tu bere presion para zgjedhjeve lokale, qe po te duam ne te mbajme pune prandaj vlersoni kete te mire me votat qe do na jepni.Dua ta ngresh kete shqetsim sepse ky testim nuk asnje qellim rritjen e cilesise se sherbimeve , por vetem terrorin ndaj punonjeve te spitaleve, Kjo u pa edhe ne maternitetin e ri te Tiranes ku u shkarkuan te gjithe kryeinfermeret per ti zevendesuar me partiak., dhe per ti pasur nen tutel per zgjedhjet ku dihet qe spitalet dhe mesuesia jane ne pune te shtetit.Me respekt doktor, DUAM TE MBETEM ANAONIM
Tension në Shkozë, banorët u dalin para fadromave: Më mirë na shtypni se sa të dalim nga banesat
Banorët e Shkozës po përplasen me punonjësit e IKMT-së që kanë shkuar me fadromë në dyert e shtëpive të tyre dhe po kërkojnë t’u shembin shtëpitë.
Banorët e irrituar i kanë kërkuar punonjësve t’u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.
Ata i kanë zënë rrugën fadromave dhe kanë shpjeguar se kur t’u jepet dokumenti, që të mund ta paraqesin në gjykatë, janë gati edhe ta shembin vetë shtëpinë me kazëm, pa pasur nevojë për fadromë.
“Më mirë na shtypni se sat ë dalim nga banesat. Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç?!, tha njeri prej tyre. Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë”.
Deputeti i PS, Sterkaj denoncon propagandën e Ramës: Bixhozi nuk hiqet , do funksionojë në hotelet e luksit
Deputeti i PS, Sterkaj denoncoi propagandën e Ramës me ligjin për mbylljen e ligjit për lojrat e fatit. Ndërsa votohej buxheti i ri i PS, Sterkaj tha se nuk ëhstë e vërtetetë se do të mbyllen lojrat e fatit. Ai tha vetëm se ato do të spostohen në hotelet e luksit. Sterkaj tha se nuk ka përse të bëhte një diferencim i tillë dhe se nëse vendoset të mbyllen duhet të mbyllen për të gjitha, por jot ë favorizohen biznese të caktuara.
Rama ka reaguar duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka ansjë hotel me 5 yje dhe se çertifikimi I tyre do të bëhte më vonë nga qeveria. Rama po ahstu doli kundër propozimit për rritje të taksave të bizneseit të lojrave të fatit tek këto hotele luksi.
Debate të forta në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancën në Kuvend, ku do të kalojë në votim dhe projekligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kërkuar që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen.
Ahmetaj nuk ka pranuar duke mos u tërhequr nga ideja që pragu duhet të ulet dhe tatimi të fillojë edhe për pagat nën 30 mijë lekë.
Aktualisht pagat deri 30 mijë lekë nuk tatohen.
Ndërkohë që po në këtë mbledhje është kërkuar që vetëm 10 deputetë të marrin pjesë në diskutimet për Buxhetin, gjë që është e pazakontë, pasi seanca të tilla konsiderohen maratonë.
Emrat e 51 kryetarëve të PD të zgjedhur nga gara e hapur, një spektakël i demokracisë së brendshme
PD po shkon drejt përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në parti duku i rikonfirmuar si forca kryesore politike në Shqipëri, e cila e ka kthyer garën dhe konkurrencën përmes votës së lirë në një spektakël të demokracisë së brendshme.
Pas zgjedhjeve në seksione dhe grup seksione, fundjava që sapo u mbyll shënoi edhe përfundimin e procesit, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, për zgjedhjet e kryetarëve të degëve.
Pas kësaj do të jetë mbledhja e Kuvendit Kombëtar e cila është njoftuar që do të mbahet në datën 15 dhjetor. Këtu do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, i cili, sipas statutit të ri, do të ketë 120 vetë dhe do të jetë ky Këshill i ri do të zgjedhë anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së e cila kësaj radhe nuk do ketë më shumë se 25 anëtarë.
Këshilli Kombëtar do të zgjedhë 2 nënkryetarët e rinj, Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe 3 sekretarët funksionalë. Po ashtu, me votë nga këshilli do të zgjidhen direkt 15 anëtarë të rinj Kryesie.
Kryetarët e rinj të degëve të Partisë Demokratike
Berat Gazmend Azizi
Bulqizë Dëfrim Fiku
Delvinë Hari Imeri
Devoll Arben Miza
Dibër Naim Gazidede
Durrës Ferdinant Xhafaeraj
Elbasan Eugen Isai
Fier Luan Baçi
Gramsh Kodhel Çala
Gjirokastër Dasho Aliko
Has Miftar Dauti
Kamëz Xhelal Mziu
Kavajë Isa Sakja
Kolonjë Viktor Duro
Korçë Andrea Mano
Krujë Reshit Merlika
Kukës Arif Rexhemati
Kuçovë Vehbi Luzi
Kurbin Behar Haxhiu
Lezhë Zef Gjoka
Librazhd Bujar Vreto
Lushnjë Myslim Murrizi
Mallakastër Arjan Llanaj
Malësi e Madhe Anton KOkaj
Mirditë Mark Ruçi
Përmet Elton Hysenshahaj
Pukë Ferit Ringaj
Pogradec Seit Myftaraj
Sarandë Hariz Mema
Shkodër Xhevdet Amulli
Shijak Rezart Tusha
Tepelenë Vladimir Bana
Tiranë 2 Mirlinda Çollaku
Tiranë 3 Gëzim Demushi
Tiranë 4 Ervin Goxhaj
Tiranë 5 Ndriçim Babasi
Tiranë 6 Dashnor Visha
Tiranë 7 Lefter Geshtenja
Tiranë 8 Pëllumb Seferi
Tiranë 9 Saimir Mulgeci
Tiranë 10 Ervin Minarolli
Tiranë 11 Florjan Lila
Vlorë Genc Dermomemaj
Tropojë Xhevdet Hoxha
Rrogozhinë Ferdinant saraçi
Himarë Andrea Gjoni
Selenicë Sezai Balilaj
Këlcyrë Luan Malko
Urë Vajgurore Dritan Sula
Divjakë Julian Gjini
Rosokovec Gëzim Caushi
Maliq Donald Kulla
Përrenjas Arjan Karriqi
Cërrik Servet Dusha
Belsh Bedri Qypi
Vau i Dejës Agim Bushati
Vorë Pëllumb Brusha
Mat Arjan Lika
Fushë-Krujë Agron Loka
Memaliaj Esmerald Xhemali
Letërporosia nga Mali i Zi, prova e skafit burgos Tahirin?
Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur prej kohësh dyshimet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë pronari “në hije” i një skafi, vlera e të cilit shkon në disa qindra mijëra euro, me të cilin kryente udhëtime turistike jashtë Shqipërisë.
Ky dyshim i hetuesve shqiptarë është përforcuar ndjeshëm pas mbërritjes së letër-porosisë nga ana e autoriteteve të Malit të Zi. Në bazë të një kërkesë të Prokurorisë Shqiptare, autoritetet malazeze kanë sjellë informacion mbi shëtitjet turistike të kryera nga ish-ministri Tahiri, kryesisht gjatë verës së vitit 2017, personat me të cilët ka qenë i shoqëruar dhe vendet ku ka qëndruar.
Por, ndër të tjera, në këtë letër-porosi gjendet edhe një detaj, të cilin “Boldnews.al” e ka mësuar në mënyrë ekskluzive nga pjesëtarë të grupit hetimor. Autoritetet malazeze informojnë kolegët e tyre shqiptarë se Saimir Tahiri ka shëtitur në brigjet e Adriatikut, në zonën e Malit të Zi, me një skaf, i regjistruar në vendin e tyre, në emër të shtetasit shqiptar, Orest Sota.
Sota është personi, në mjetin e të cilit u gjetën në fillim të nëntorit 2017 mbi 850 mijë euro dhe patentat e skafit të Saimir Tahirit, si edhe dokumenta të bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm.
Ky skaf-thonë autoritetet malazeze, nuk është më në pronësi të Orest Sotës, pasi ai është shitur në datë 20 nëntor 2017 një personi tjetër. Pikërisht, data e shitjes së skafit të Orest Sotës ka nxitur dyshimet e prokurorëve shqiptarë të forcojnë dyshimet se mjeti lundrues, në fakt, vetëm formalisht ka qenë në pronësi të biznesmenit të ri. Për prokurorët, pronari i vërtetë i skafit duhet të ketë qenë dikush tjetër dhe, me shumë mundësi, i vetë Saimir Tahirit.
Grupi hetimor i bazon këto dyshime në disa elementë, të cilët nuk duket se janë edhe aq rastësor. Orest Sota u arrestua në Elbasan në 6 nëntor 2017. Gjykata e Elbasanit caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u konfirmua në 14 nëntor e vitit të kaluar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda. Pra, Orest Sota, ditën që “ka shitur” skafin e tij në Mal të Zi, rezulton që ka qenë në ambjentet e paraburgimit në Tiranë.
Megjithatë, edhe pse i izoluar, Sota ka pasur mundësitë që këtë shitje ta realizonte nëpërmjet një përfaqësuesi. Por mbetet e paqartë dhe, madje e dyshimtë për hetuesit shqiptarë, që Orest Sota, në situatën ku gjendej, të mendonte për shitjen e skafit, me të cilin vetëm tre muaj më parë kishte udhëtuar me Saimir Tahiri në Mal të Zi.
Elementët dyshues për prokurorët vijojnë më tej. Saimir Tahiri, pasi i shpëtoi me votë politike në Parlament arrestimit, si i dyshuar për bashkëpunim me narkotrafikantët Habilaj, ndërmerr një udhëtim nga aeroporti i Rinasit, në datë 17 nëntor 2017. Në media u përhap lajmi se ai udhëtoi drejt Gjermanisë, pavarësisht se askush nuk arriti ta konfirmonte një fakt të tillë.
Televizioni Top Channel, në atë kohë, raportonte se Saimir Tahiri kishte dalë nga Shqipëria me një ish-vartësin e tij në Ministrinë e Brendshme. Ky informacion ishte shumë më i ndryshëm nga ai që u shpërnda nga njerëz pranë Tahirit, sipas të cilëve ai udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye shëndetësore të një familjari të tij.
Udhëtimi i Tahirit ishte surprizë për shumë njerëz, përfshirë edhe avokatin e tij, i cili deklaroi në atë kohë në media se nuk kishte dijeni për udhëtimin e klientit të tij, “i cili mund të jetë udhëtim për arsye personale”.
Saimir Tahiri kthehet pas tre ditësh në Shqipëri. Kthimi i tij është pasqyruar edhe nga media, disa prej të cilave tentuan të merrnin një prononcim prej tij për arsyet e udhëtimit jashtë Shqipërisë në kohën kur ai ishte nën hetim për bashkëpunim me Habilajt.
Sipas kronikave të kohës, ai u kthye saktësisht mesnatën e datës 20 nëntor 2017. Pikërisht, në të njëjtën datë që autoritetet malazeze njoftojnë se skafi i Orest Sotës kishte ndryshuar pronësi.
Bazuar në këto të dhëna, prokurorët shqiptarë po synojnë të sigurojnë të dhëna të tjera, për të faktuar qëllimin e vizitës së Tahirit jashtë Shqipërisë në nëntor 2017, si edhe për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre nëse ky udhëtim lidhet apo jo me shitjen e skafit të Orest Sotës.
Elementët e parë që po vlerësohen nga prokurorët janë të dhënat e kontratës së shitjes së skafit për vendin e kryerjes së transaksionit dhe më pas për të provuar nëse Saimir Tahiri ka qenë në atë vend në kohën kur mjeti lundrues ka ndryshuar pronësinë.
“Boldnwes.al”