Muaji dhjetor pritet të jetë më i ngrohtë se normalja. Sipas meteorologëve, 10-ditëshi i parë i dhjetorit do të jetë më diell dhe pa shi. Ndërsa për sa i përket reshjeve, ato do të na shoqërojnë në mesin e muajit, për t’i lënë vend përsëri diellit.
“Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike. Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë te jetë i qëndrueshëm. Kemi një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit. Por. do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi”, tha Lajda Porja, meteorologe e “Meteoalb”.
I ftohti në këtë muaj do të zgjasë vetëm 4 ditë. Reshjet e dëborës pritet të bien në zonat malore. Temperatura maksimale në muajin e fundit të vitit do të jetë 22 gradë Celsius.
“Dhjetori parashikohet të jetë më i ngrohtë se normalja. Ne do të kemi episode, që do të jenë 2 deri në 4 ditë tipike të dimrit, që mund të jenë me reshje dëbore apo me temperatura të ulëta. Por, episodet më të gjata do të jenë 5-6 ditë me temperatura të larta. 15-ditëshin e parë do të përjetojmë temperatura më të larta sesa normalja, deri në 22 gradë Celsius”, tha më tej Porja për Top Channel.
Përgatituni, po vjen vera në Dhjetor, sa do të arrijnë temperaturat
Zgjedhjet në PD, një spektakël demokracie, konkurrime të forta në Shkodër e Vlorë
Zgjedhjet në PD janë kthyer në një spktakël demokracie. Në çdo garë në çdo qytet ku zgjidhen krerët e irnj të degëve të PD ka garë të fortë, konkurrencë dhe ajo që vendos në fund është vota e lirë.
Kjo ka ndodhur tani në çdo garë dhe po kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme kun ë Shkodër kandidati fitues ka dalë vetëm me dy vota, ndërsa në Vlorë me 12 vota.
Prej disa ditësh po zhvillohen votimet për krerët e degëve të Partisë Demokratike. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar votime në Vlorë, Lezhë dhe Shkoder.
Xhevdet Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së në Shkodër duke mposhtur në gare Ramiz Çobajn kryetarin aktual të kësaj dege. 243 vota ka marrë fituesi ndërkohe që Ramiz Çobaj ka marrë 241 vota. 8 kanë vota dalë të pavlefshme.
Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.
Në Vlorë është zgjedhur kryetar i PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika.
352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika.
Flet një nga banorët e liruar: Në komisariat na pyesin kush është organizatori. Nuk tërhiqemi nga protesta
Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.
Ndërkohë në një intervistë për mediat, Altin Çejku një nga protestuesit i cili u la i lirë, u shpreh se do të vijojë të protestojë.
“Kemi 28 ditë që protestojmë, nuk na është përgjigjur njeri. Nuk tërhiqemi nga protesta. Në komisariat nuk më kanë goditur. Protesta nuk ka organizator, jemi në që mbrojmë pronën. Na pyesin kush është organizatori, nuk ka organizator!”, u shpreh ai.
Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku të cilët janë lënë të lirë.
Sipas burimeve për Fax News janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 14 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariate te ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur të ndaluar nga polcia.
Deputeti Balliu tha se, e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse polcia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.
Dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çejku, Dritan Çeku.
Kërcënohet me jetë ministri italian, Salvini: Të shtunën e ardhshme në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi
Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër, Matteo Salvini është kërcënuar me jetë nga tre shqiptarë.
Kërcënimi është bërë përmes një letre anonime, e cila ka mbërritur mëngjesin e sotëm në godinën e ministrisë që ai drejton.
“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”, shkruhej në letër.
Salvini ka zgjedhur ta ndajë letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime personave që ia dërguan.
“Letra e kërcënimeve, veçanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet! Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, shkruan Salvini në Instagram.
Deputeti thirrje Ramës: Tërhiqu nga terrori ndaj banorëve, do përballesh me reagimin qytetar!
Në mbështetje të banorëve tek Unaza e Re, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
I pranishëm në protestë deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, tha se, Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror, sepse qytetarët nuk mund të mbahen nën diktatin e terrorit. Ai tha se Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit, dhe në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi.
‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga dhuna dhe terrori ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo dhunë, pasi reagimi qytetar do të jetë edhe më i fortë. Ka rënë përfundimisht bashkëqeverisja me qytetarët. Rama sot qeveris me kriminelët dhe krimin e organizuar’, deklaroi Brahimllari.
Në ditën e 28 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re janë shprehur se do mbrojnë shtëpitë e tyre pasi i kanë të ndërtuar me djersë dhe gjak.
Banorët kanë bllokuar edhe gjatë ditës së sotme rrugën kryesore. Me thirrjet ‘Shtëpitë i kemi me gjak’ dhe ‘Poshtë qeveria’, banorët shprehen se nuk do tërhiqen dhe do vazhdojnë protestat e tyre. “Populli i ka dhënë pushtetin Ramës dhe ne do mbrojmë shtëpitë tona. Me këtë shtet ne jemi të zhgënjyer”, tha një prej banorëve në protestë.
Terrori/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, mes tyre edhe një fëmijë, deputeti i PD futet në furgonin e policisë
Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.
Sipas burimeve për Fax News janë shoqëruar 10 persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 13 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariatin numër 6,
Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç janë të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polcia. Ata ndodhen në komisariatin 6.
Deputeti Balliu tha se, e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse polcia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.
Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çeku, Dritan Çeku.
Në një video të siguruar nga Fax News, vetëm pak metra larg protestës së banorëve, në rrugën dytësore që ndodhet në zonën e Astirit, duken të rreshtuara furgonat e policisë që qendrojnë në gatishmëri.
Furgonat e policisë nuk janë të dukshme për banorët, por janë të pozicionuar në njërin kënd të rrugës.
Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anullimin e projektit.
Në mbështetje të banorëve janë dhe deputetë të opozitës, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Policia terror te Unaza e Re! Arreston me dhunë 3 protestues, dhunon kameramanët pse filmuan ngjarjen
Policia ka shoqërua me dhunë 3 protestues gjatë mbrëmjes së sotme tek Unaza e re.
Ndërkohë që në furgonin e policisë ka shkuar dhe deputeti Balliu, i cili ka shoqëruar protestuesit, për ti marrë në mbrojtje pas dhunës së ushtruar nga policia.
Bëhet me dije se tre protestuesit janë dërguar në komisariatin numër 6 në Tiranë.
Polici ka ushtruar dhunë jo vetëm mbi protestuesit, por edhe mbi kameramanët e televizioneve.
Dhuna ndaj operatorëve të medias, ka ardhur pasi këta të fundit kanë filmuar momentin e arrestimit të protestuesve. Siç shihet edhe në video, policia nuk njeh më asnjë rregull por qëllon kush i del para.
Protestuesit tek Unaza e re i kanë bërë thirrje Edi Ramës që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga vendimi për prishjen e banesave, në të kundërt do të rrëzohet. “Poshtë Edi Rama, poshtë qeveria’, me këto thirrje banorët i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga prishja e shtëpive pasi nuk do ja arrijë kurrë qëllimit.
Banorët janë shprehur të bindur se askush nuk do të mund t’i përçajë dhe as ti largojë ata nga shtëpitë e tyre.
Kapja e 1.5 ton drogë në Itali, deputeti i PD ironi me Sandër Lleshin: “Bravo”! “Një fillim i mbarë”
Deputeti i Partisë Demokratike, anëtari i Komisionit Kombëtar të Sigurisë, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas kapjes së një sasie të madhe droge nga Karabineria e Barit duke iu drejtuar ministrit aktual Sandër Lleshin: Bravo ministër! Nje fillim i mbare”.
Statusi i Xhemal Gjunkshit në FB
“Karabineria e Barit raportoi sot, se nje sasi 1.5 Ton marijuane (lende narkotike) eshte sekuestruar ne brigjet e Brindizit.
Sasia e lendes narkotike te sekuestruar, eshte e jashtezakonshme. Vlera e saj ne treg llogaritet ne 14 miljone Euro(💶 ). Sipas raportit zyrtar te Policise se Barit, lenda narkotike vinte nga Shqiperia.
Ndersa pala italiane ben perpjekje te vazhdueshme duke monitoruar brigjet e Brindizit dhe te Barit, ne nje beteje te hapur me trafikantet, adriatiku eshte kthyer ne autostraden e trafikimit te lendeve narkotike. Faktet tregojne, se policia shqiptare u ka dhene dhe vazhdon tu jape mbeshtetje trafikanteve, grupeve kriminale te levizin lirshem duke kontrolluar dhe zoteruar jo vetem detin, por trafikantet, grupet kriminale jane kthyer ne zoter te koridoreve toksore dhe ajrore.
Lidhjet e pushtetit me krimin jane shume solide. Policia eshte e paafte qe minimumi te largoje nga rradhet e policise te gjithe ata drejtues qe jane te vertetuar se kane lidhje me krimin dhe bandat kriminale. Kjo ka vetem nje pergjigje: Kjo qeveri ka ardhur ne pushtet e mbeshtetur nga krimi, nga grupet kriminale, droga , korrupsioni dhe tani eshte e detyruar qe tu sherbeje, duke cenuar rende Sigurine Kombetare, duke shkelur ligjin dhe te gjitha procedurat ligjore. Perpjekjet e qeverise se narko trafikut per te luftuar krimin, korrupsionin, per te patur rend dhe siguri ne kete vend jane zero.
Qeveria po punon qe te cimentoje lidhjet e saj me krimin nepermjet proçeduarave “Alla Droga” te tenderave mega korruptive dhe aspak transparente.
Sigurisht qe kjo sasi eurosh dhe te gjitha shkeljet e precedurave antiligjore do te jene te destinuar per te blere zgjedhjet dhe vetem zgjedhjet.
“Gazetarët- beteja e zezë e krimit të organizuar në Shqipëri”, denoncimi i “Reporterëve pa Kufij”
Historitë e 3 gazetarëve shqiptarë të përfshirë në raportin e “Reporterëve pa Kufij” si shqetësim i ri se në Shqipëri krimi i organizuar ka shtuar presionet dhe kërcënimet ndaj medias është komentuar edhe nga Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit.
Vokshi tha se, radhitja e vendit tonë në 5 vendet me krim të organizuar të rrezikshëm e bën alarmante situatën në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve dhe shkak për këtë është lidhja e drejtpërdrejtë e qeverisë me bandat dhe organizatat më të rrezikshme kriminale.
Deklarata e plotë
Prej 5 vjetësh investimi më i madh i Edi Ramës është tek propaganda, brenda dhe jashtë vendit. Edhe ekspozitat e veta private e të paligjshme po i përdor për imazhin e rremë të një kryeministri modern perëndimor! Por të gjithë investimin e jetës së Edi Ramës ia ka rrëzuar me pak rreshta organizata që mbron gazetarët, Reporterët pa Kufij.
Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke.
Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e nje vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë që Shqipëria renditet në raportin e Reporterëve pa kufij si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm.
Siç pohon raporti, i titulluar, “Gazetarët- beteja e zezë e krimit të organizuar”, kjo situatë alarmante ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, përfshirë edhe Shqipërinë.
Historitë e tre gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota janë tre rastet e përfshira në raportin e Reporterëve pa kufij. Të treja historitë kanë një të përbashkët: Gazetarët janë kërcënuar per shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrbjen me Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.
Rasti i Klodiana Lalës është pjesë e raportit të Gazetarëve pa kufij, ku përmendet agresioni i armatosur ndaj shtëpisë së familjarëve me breshëri plumbash nga persona të panjohur natën e 30 Gushtit 2018. Sulmi ndaj Lalës, gazetare innvestigative prej 10 vjetësh, në një nga TV kryesorë, Neës 24, kishte lidhje direkte me raportimet investigative të saj. Raporti thotë se 2 javë para sulmit në shtëpinë e të afërmve të saj, Lala publikoi lidhjet e deputetit Socialist Jurgis Çyrbja me orgnizatën kriminale të kryesuar nga Emiljano Shullazi. Aludimi i raportit të Gazetarëve pa Kufij mund të jetë një pistë e vlefshme për policinë, që të gjejë agresorët brenda parlamentit të Shqipërisë.
Raporti përmend gazetarin Basir Çollaku, i cili duke publikuar intervistën me kreun e njësisë së drogës në policinë e Vlorës, Dritan Zagani, denoncoi korrupsionin e policisë dhe lidhjet me trafikun e drogës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një gazëtë dhe një Kanal TV pranuan të japin intervistën, por u tërhoqën pas telefonatave kërcëënuese të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Dy vjet më pas, antimafia italiane provoi disa prej dëshmive të publikuara nga Çollaku. Por jeta e Çollakut është bërë pothuajse e pamundur në Shqipëri prej kërcënimeve.
Shembull i lidhjes mes shtetit dhe krimit të organizuar, Reporterët pa Kufij sjellin historinë e gazetares shqiptare, Alida Tota, e cila investigoi për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar në aferën e landfillit të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, një fëmijë i shfrytëzuar në punë të rëndë, së bashku me dhjetra bashkemoshatarë të tij dhe mes tyre dhe shumë gra dhe vajza që punonim në kushte ç’njerëzore. Pronari i landfillit ishte zyrtar i lartë i Partisë në pushtet dhe me lidhje në polici. Alida Tota u përfol, u përndoq, u kërcënua me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, për të fshehur krimin në landfillin e administruar prej tij,- thuhet në raport.
Më mirë se kushdo tjetër këto të vërteta i dinë vetë gazetarët në Shqipëri, të cilët përballen çdo ditë në redaksitë e tyre me presionin për të çensuruar realitetin, për të mos treguar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, për të mos denoncuar aferat e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, për të mbyllur ekranet për ata që ngrejnë krye!
Protesta e banorëve tek Unaza e Re është shembulli më i freskët i çensurës skandaloze që Edi Rama dhe Erion Veliaj lanë vendosur në televizionin publik dhe në televizionet kryesorë kombëtarë, ku mungon jo vetëm zëri i protestuesve, por shpeshherë edhe zëri i opozitës.
Përkeqësimi i situatës së medias në Shqipëri është vënë në dukje edhe më parë nga Reporterët pa Kufij, e cila ka dënuar “Përqëndrimin e medias në duart e afaristëve të lidhur me pushtetin, çensurën e gazetarëve dhe rritjen e armiqësisë ndaj gazetarëve, e nxitur direkt nga Kryeministri Edi Rama”.
Raporti i Organizatës së njohur “Reporterët pa Kufij” përforcon edhe një herë shqetësimet e ngritura edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, ku u denoncua “kapja e medias ”për interesa të qeverisë dhe kërcënimet e gazetarëve për të mos investiguar për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Si Kryetare e Komisionit për Cështjet e Medias, dua të shpreh shqetësimin që censura ende vazhdon, askush nga mediat kombëtare nuk publikoi këtë raport, ku flitej për historitë e punonjesve të tyre të kërcënuar nga mafia.
Sepse zyrat e censurës qeveritare i marrin urdhërat nga krimi i organizuar dhe mafia sic shprehet edhe në shqetësimin e reportereve pa kufij, nuk ndalet për të mposhtur gazetarët më kurajozë.
Pa media të lirë, nuk ka shtet të së drejtës dhe demokracia është në dorën e krimit të organizuar!
Gjykata liron dy protestues, deputeti i PD: Banorët nuk tremben nga arrestimet politike, protesta do të vazhdojë!
“Arrestim i paligjshëm”- kështu e ka vlerësuar Gjykata e Tiranës sot, arrestimin e protestuesit Kujtim Yllit në Unazën e re. Po ashtu, protestuesin tjetër Romeo Llulla e ka kaluar në “arrest shtëpie”.
Të dyja këto vendime i dhanë shkas deputetit të PD, Klevis Balliu, që po ndjek me vëmendje protestën e banorëve të Unazë së Re për ta emërtuar arrestimin e të revoltuarve si “politik’ dhe si presion nga ana e qeverisë.
“Qartazi, tha Balliu, arrestimet dhe shoqërimet janë politike dhe masa që u ndërmor si “arrestim i paligjshëm” për Kujtim Yllin – se arrestimi ishte politik, për të ushtruar presion ndaj banorëve që kanë sot 28 ditë që protestojnë – është një akt i turpshëm i kësaj qeverie.
Arrestimi është shpallur i paligjshëm.
Dua t’i bëj thirrje qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt, të tërhiqen nga këto akte barbare që janë një sulm ndaj vetë protestës dhe sistemit demokratik që është vendosur në Shqipëri, që e kanë vendosur këta qytetarë me protestën dhe luftën që bënë ndaj regjimit komunist.
PD do t’i mbështesë qytetarët e Unazës së Re si dhe çdo qytetar që lufton për një kauzë të drejtë, ligjore, si në rastin e Unazës.
Këto presione nuk funksionojnë, këta banorë nuk do të lodhen, protesta do të vazhdojë, Partia Demokratike do të vazhdojë t’i mbështesë dhe në fund do të të triumfojë Tirana, do të triumfojë demokracia kundër një regjimi banditesk autoritar të klikës Rama-Veliaj”.