16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Shembja e banesave te Unaza e Re, Kryemadhi: Ky është fillimi i fundit të Edi Ramës!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Lëvizjes Rinore të partisë që ajo drejton, tha se në Unazën e Re po konsumohet një ngjarje e tmerrshme dhe një vjedhje e madhe e parave publike nga ana e qeverisë.
Kryemadhi tha gjithashtu se fatura e këtij abuzimi shkon në 48 milion euro, ndërsa kërkoi prezencën e të gjithë anëtareve të LRI-së për të qenë në mbështetje të banorëve protestues.
Duke folur po pë këtë çështje, Kryemadhi tha se kjo ngarje do të shënojë fillimin e fundit të Edi Ramës, jo si individ, por i Edi Ramës si një lider i keq që e mbolli Shqipërinë me drogë , që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që shkatërroi bizneset, që mbylli bizneset e shqiptarëve, që shkatërroi arsimin e të rinjve shqiptarë.
Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:
Sot ne na duhet të motivojmë të gjithë shoqërinë shqiptare për një situatë të tmerrshme që ka kapur Shqipërinë. Ngjarja e Unazës së Re është një ngjarje që ju të gjithë e keni ndjekur dhe sot po bëhet gati një muaj që banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë.
Propaganda e qeverisë shfaqet në mënyrat nga më të ndryshmet e cila nga njëra anë thonë se për 300 shtëpi nuk do të bllokojmë infrastrukturën dhe në anën tjetër shikon banorë të revoltuar të cilëve u dhunohet prona.
Unë dua t’ju them diçka të cilën ju duhet ta shpërndani kudo që të jeni, ne nuk jemi kundër rrugës, nuk jemi kundër zhvillimit, madje përkundrazi e motivojmë dhe e stimulojmë atë, por ama jemi kundër arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së shtetit që shkel me këmbë qytetarët e saj.

Jemi kundër vjedhjes prej 48 milion eurosh që bëhet prej 48 sepse ata kanë harruar edhe 20%-shin e TVSH-së. Pra, 40 milionë shkon rruga për ju studentët e ekonomikut plus 20% TVSH.
Janë edhe 8 milionë të tjera që do t’i shtohen faturës së rrugës, të cilat hidhen dhe janë dukshëm një vjedhje e jashtëzakonshme jo vetëm e buxhetit të shtetit, të taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë me litarin në fyt që çdo ditë e më shumë i shtrëngohet, por është edhe vjedhje e pronave, e mundit dhe e djersës të atyre që banojnë në Unazë e Re.
Prandaj, arroganca e Edi Ramës dhe e grupit të tij kriminal duhet të jetë e kujdesshme sepse nganjëherë aty ku mendon që je më i fortë, je shumë më i dobët. Aty ku mendon që je i imponueshëm, je shumë i brishtë. Dua t`ju them që të paktën LRI-ja e Tiranës, por edhe të gjithë ju drejtuesit nëpër qarqet e tjera, duhet të flisni çdo ditë.
LRI-a e Tiranës dhe miqtë e tyre duhet t’u bashkohet banorëve të Unazës së Re në protestën e tyre për t’ju thënë që ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju, ne do t`ju përkrahim.
Ky është vetëm fillimi i fundit të Edi Ramës. Jo Edi Ramës si individ, por i Edi Ramës si një lider i keq që e mbolli Shqipërinë me drogë, që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që shkatërroi bizneset, që mbylli bizneset e shqiptarëve, që shkatërroi arsimin e të rinjve shqiptarë, që shkatërroi çdo gjë dhe çdo ëndërr të atyre 400 mijë të rinjve dhe të rejave që janë larguar dhe po largohen nga Shqipëria.

Mbërrijnë mjetet e rënda tek Unaza e Re për të shembur shtëpitë, alarmohen banorët

Beteja në Unazen e Re e banorve për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre dhe qëverisë e bashkisë që kanë incuar një projekt të dyshimtë për unazen duke se po hyn në fazë interesante.
Mjetet e tonazhit të rëndë janë drejtuar drejt zonës së Astirit, e me sa duket pritet të nisë shembja e ndërtimeve pa leje.
Mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.
Ndërkohë para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit.
Pasi banorët panë që punimet bëheshin natën kur ata ishin të lodhur, menduan një tjetër strategji duke thënë se do jenë të gati kur mjetet të shkojnë drejt banesave të tyre.
Ata janë shprehur se do ketë revoltë me qeverinë nëse nuk dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Vjen përgjigjja nga Mali i Zi me emrat e personave që kanë udhëtuar me Tahirin me Jaht drejt Italisë

Autoritetet e Malit të Zi i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me informacionet e kërkuara për lëvizjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Malin e Zi.
Burime pranë organit të akuzës bënë me dje për Vizion Plus se autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi kanë konfirmuar edhe një herë se, Saimir Tahiri së bashku me familjen e tij ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit verën e vitit të shkuar në drejtim të Malit të Zi, fakt ky i pranuar edhe më herët nga vetëm ish-ministri i Brendshëm.
Mësohet se në përgjigjen e mbërritur, janë shënuar me detaje orari i nisjes së jahtit si dhe emrat e personave që shoqëronin Tahirin në udhëtim. Emrat e përmendur në shkresë do të merren në pyetje nga grupi hetimor.
Prokurorët shqiptarë kanë dyshime se udhëtimi i Tahirit nga Mali i Zi drejt Italisë ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge.
Hetimet ndaj Tahirit nisën një vit më parë. Ai akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Habilaj për të kryer trafik droge.
Një muaj më parë, vetë Tahiri njoftoi se autoritetet italiane i pushuan atij çështjen, pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin në trafik droge. Ndërsa afati i mbylljes së hetimeve në vendin tonë, përfundon në janar të 2019.

“Veliaj u shqua për qoka mediatike e për daravitje interesash, na mashtroi kur tha se nuk do lejonte kulla”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut aktual të bshkisë Tiranë Erjon Veliaj.
Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përçarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë”.
“Fyrjet dhe fjalori me gjuhë urrejtje e përçarje që ky zotëri përdori tregojnë mungesë pjekurie në rastin më të mirë. Përndryshe kjo kategori politikanësh quhen rracistë!”, shkruan ai.
“Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës”.
“Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme”.
Postimi i plotë i Manjanit
Për Erionin që ‘ka punuar’
——————
Vijoj të mendoj se Erion Veliaj nuk e meriton dot më mbështetjen dhe votën time. Llogjikshëm edhe të gjithë atyre si unë,që e votuam në 2015-ën.
Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.
Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.
Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme.
Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye-arësyet për të braktisur një të zgjedhur.
Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben.

Shifrat dhe llogjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave.
Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pasë as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo.
Erioni pati luksin që kostot e bashkisë t’ja faturojë 100% qeverisë dhe Edi Ramës. Është zyrtari tipik që ngjan me mizën e kalit që bërtet se po tërheq karrocën.
Bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përcarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë.
Fyrjet dhe fjalori me gjuhë urrejtje e përçarje që ky zotëri përdori tregojnë mungesë pjekurie në rastin më të mirë. Përndryshe kjo kategori politikanësh quhen rracistë!
Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia.
Ska përse Kryeqyteti të paguajë përjetësisht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeminisitra dhe kryetar partish!
Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim (gjë që nuk e besoj) do bënte vërtet një gjë të mirë për kryeqytetin dhe për vetë mjedisin politik.
Do i bënte mirë sadopak edhe PS, por edhe vetes së vet.
Përndryshe : ja paftë hajrin!
Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqytetit.
E kam bindje këtë gjë dhe, as top e as parti nuk ma ndryshon dot!

Thaçi nën hetim për “përdorim të paligjshëm të fondeve”

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Komisioni Hetimor Parlamentar në Kosovë ka miratuar Draft-Raporti lidhur me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe e Qeverisë. Anëtarja e këtij Komisioni Arbërie Nagavci ka thënë që prokuroria duhet të nis hetimet ndaj Thacit për përdorim të paligjshëm të fondeve për lobim.
“Prokuroria të nis hetimet lidhur me përdorimin e paligjshëm të fondeve për lobim nga Hashim Thaçi. Sot mbajtëm mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe votuam edhe Draft Raportin”, ka shkruar Nagavci në një postim në “Facebook”.
Ajo ka shkruar që MPJ dhe Presidenca kanë tentuar ta pengojnë punën e komisionit hetimor parlamentar duke mos ofruar raportet e punës.
“Gjatë 6 muajve të punës, pati përpjekje të qartë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca për të penguar hetimin parlamentar. Ata nuk ofruan materialet e kërkuara nga komisioni hetimor, si kontrata apo raporte të punës dhe nuk u paraqitën në seancat intervistuese. Megjithatë nga shqyrtimi i të dhënave që kemi siguruar, ka bazë të mjaftueshme për shkeljet e bëra, për keqpërdorim të buxhetit të vendit, andaj dhe për hetime nga ana e Prokurorisë së shtetit”, ka shkruar me tej ajo.

Sipas saj në dëshminë e dhënë nga këshilltari i Thaçit Ardian Arifaj ka pasur kundërshti.
“Hashim Thaçi ish Ministër dhe tash President, përkundër ftesave nga komisioni hetues, nuk dha asnjë përgjigje, njëjtë edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Por Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj gjatë dëshmisë ka dhënë dy deklarata kontradiktore dhe është evidente në kuptimin e dëshmive se mjetet nga buxheti i vendit, gjegjësisht nga fondet e destinuara për lobim janë përdorur për promovim personal të Hashim Thaçit, pra për shkruarjen e parathënies së librit për të”, ka shtuar ajo duke thënë që ky raport do të diskutohet edhe në Kuvend.
“Raporti do të diskutohet edhe në Kuvend, por gjithsesi Prokuroria e Republikës së Kosovës ka obligim të hetojë si keqpërdorimet e buxhetit nga ana e Presidentit Thaçi, për promovim personal, ashtu si dhe këshilltarin e tij për deklarata të rrejshme e bashkëpunëtorët tjerë për pengimin e punës së komisionit, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprat tjera penale. Po ashtu ka dyshime të bazuara por që kërkojnë më tej hetim se të njëjtat janë përdorur edhe për shtyrjen përpara të idesë së shkëmbimit të territorit që po e bart Presidenti aktual. Kuvendi do të duhet ta niste po ashtu një komision që e shqyrton këtë temë po ashtu”, përfundon postimi i Nagavcit.
/Lexo.al

Rama sulmohet në faqen e tij për banorët e Unazës së Re: Psikopat mbete!Boll se na rraskapite!

Kryeministri Edi Rama është sulmuar sot në faqen e tij në Facebook, pas publikimit të një videoje në profilin ku shfaqte me kënaqësi sesi banorët e Unazës “po kontribuonin” vetë për shembjen e banesave dhe godinave të tyre. Rama është sharë e fyer me komente nga më të ndryshmet.
Komentet e egra vërshuar pasi Rama shkroi dje duke publikuar një video: “Mirëmëngjes dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar nga politika tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë”.

Lefter Gështenja zgjidhet kreu i degës nr.7 të PD-së në Tiranë

Kanë përfunduar zgjedhjet në degën e partisë Demokratike nr.7 Tiranë. Në një proces demokratik zgjedhor brenda strukturës së degës, me kandidatë rival nën mbikëqyrjen e procesit të votimit nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshit dhe deleguarit Dritan Shano është votuar dhe në përfundim të procesit gara ka shpallur fitues (112 vota Gështenja dhe 11 vota Makishti), duke e konfirmuar sërish si kryetar te degës nr.7 të PD Tiranë z.Lefter Gështenja.
Në fjalën e tij kryetari i zgjedhur dhe i konfirmuar z.Lefter Gështenja tha: – “Të nderuar delegatë; anëtar të grupit të punës, e nderuara zj.Vokshi, i nderuar z. Shano, të nderuar të ftuar! I nderuar kandidat i kësaj gare z.Skënder Makishti!
Përpara se të nisë fjalën time në këtë Kuvend, dëshiroj, të iu uroj suksese të gjithë të zgjedhurve ne pozicionet e reja drejtuese te struktures se Partise Demokratike deges 7. Ndihem vërtetë i privilegjuar që më është dhënë mundësia të rikandidoj edhe një mandat tjetër në drejtimin e kësaj degës së PD, Nr.7, për këtë dua t, Ju falenderoj sinqerisht të gjithëve, në veçanti kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për besimin që më ka dhënë. Sot me riorganizimin e degës së partisë, në strukturat e zgjedhura në seksione e grupseksione, ekziston një ndërthurje e të rinjve energjik dhe qendrestarëve me eksperiencë, për këtë jam thellësisht i bindur se jemi në rrugën e një rezultati pozitiv. Sot strukturat e Partisë Demokratikë të deges tonë janë me solide se kurrë, kjo falë kontributit të gjithësecilit prej nesh. Forca jone e perbashket, jane bindjet e djathta, vizioni yne qe na bashkon ne familjen tone te madhe te lirise, ne Partine Demokratike”.
Në vijim të fjalës së tij z.Gështenja shtoi se: -”Eshte momenti për t‘i treguar kundërshtarëve tanë politike, se ne kemi fuqinë, vlerat,moralin, dinjitetin, vendosmërinë për të drejtuar vendin.
Çdo njeri nga në ka detyrimin moral për të punuar që e ardhmja të jetë më e mirë se e shkuara. Për këtë do të vazhdoj të mbështetem fort tek Ju qëndrestarë, tek përvoja e të gjithë atyre që e themeluan PD-në dhe tek njerëzit e rinj që i japin jetë dhe shpresë kësaj Partie.
Jam i sigurtë që çdo njeri nga JU është i vendosur të qendroj , kontriboj dhe të punojë fort që Partia Demokratike të vijë sa më parë në pushtet. Po aq i vendosur jam edhe unë që kërkoj besimin tuaj për të vazhduar kontributin tim me çdo gjë që une mundem, për të ja arritur qëllimit tonë të përbashkët. Për mua bashkëpunimi është çelsi i suksesit. Nuk mund të rri pa përmendur kontributin e vyer të gjithësecilit prej Jush në fushatat elektorale, në të gjitha aktivitetet dhe protestat e zhvilluara nga Partia Demokratike përfshirë këtu edhe Çadrën e Lirisë, ku dega jonë ka qenë një ndër degët me model”.
Këto vite opozite për ne nuk kanë qenë të lehta, pasi kemi patur përballë një mazhorance të kriminalizuar, fushatat zgjedhore të sponsorizuara me paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit, përdorimin e pushtetit, presioni i ushtruar mbi votuesin, përballjen me arrogancën shtetërore si dhe shitblerjen e votës, ku kjo e fundit falë Rilindjes tashmë është kthyer në një fenomen. Së bashku me Ju të zgjedhur dhe me çdo anëtar të kësaj partie, nga më i vjetri deri tek më i riu, kemi sot një sfidë të madhe përpara: Largimin një orë e me parë të kësaj qeverie. Duke ju uruar suksese të gjithëve, dua ta mbyll , duke kujtuar këdo, se Partia Demokratike është një familje e madhe, dhe nga ky proces Ne do të dalim më te fortë dhe më të bashkuar se kurrë”. Respekt dhe Mirnjohje per te gjithe Ju dhe mirenjohje per te gjithe ish drejtuesit e deges tone Respekt dhe mirenjohje per te gjithe antaret dhe votuesit e PD dega 7. Rroftë Partia Demokratike, Ju Faleminderit”, përfundoi fjalën e tij kreu i degës nr.7 të PD, Tiranë.

Drejtori i CIA-s që u bë President

Robert PAPA

Xhorxh Bush, 13 vjet përpara se të bëhej president, kishte qenë drejtor i CIA-s. Kur i propozuan të bëhej drejtor i CIA-s, ai ishte kapur në befasi. 1 nëntor 1975. Ai shërbente si Ambasador në Kinë. I kishte ardhur një telegram nga sekretari i shtetit të presidentit Ford. Kisinger i lajmëronte “disa spostime, ndërmjet tyre, do ishte edhe transferimi i drejtorit të CIA-s, Bill Colby. Presidenti pyet, nëse ju pranoni propozimin si Drejtori i ri i CIA-s.”
Bush mendoi se kjo do dëmtonte të ardhmen e tij politike. Në një takim, kryetari Mao, i kujtoi atij, se puna e re, veç të tjerash, ishte një promocion. Bush vuri dy kushte, të cilat u pranuan. Ai duhej të kishte akses direkt te presidenti, dhe do zgjidhte vetë, si stafin, edhe zëvendësin e tij. I jati i tij, Prescot Bush, kishte qenë senator republikan i Kënetikatit 1952-1963. I jati i tij kishte qenë një mbështetës i CIA-s. Në një intervistë në vitin 1966, ai thoshte:
”Unë kam qenë dhe jam një admirues i madh i Allen Dulles. Edhe “Pig of Bays” ka qenë një operacion i planifikuar mirë, por dështoi se Kenedi nuk e mbështeti. Ne duhet ta rrëzojmë Kastron tani. Unë kam qenë dhe jam, në favor të këtij rrëzimi.”(OH Prescot Bush, fq 405-11)
Në janar të vitit 1976, Xhorxh Bush bën betimin si drejtor i CIA-s. Shumë e cilësuan si një politikan ambicioz, që do të keqpërdorte agjencinë për qëllimet e partisë së tij. Cord Meyer, i cili u kthye në CIA, nga një post jashtë shtetit, thotë se :”Bush luftoi të mbronte objektivitetin dhe pavarësinë e agjencisë.” (Meyer. Facing Reality, fq 225-6)
Edhe kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, Bush fliste mirë për spiunët e CIA-s: “ Jam i sëmurë dhe i lodhur, nga ata në arenën politike, apo edhe media, që nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm mërzisin dhe kritikojnë komunitetin e spiuanzhit. Duke ua bërë më të vështirë detyrën. Askush nuk pret që askush të jetë 100 % korekt apo 100% perfekt.” (PP Bush 1991. fq 1391 vol II).
A donte të vriste CIA, kryemnistrin britanik?

Bush kishte marrëdhënië të mira me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Ford, Brent Scoucroft, por nuk pati sukses në lidhjet e spiunazhit mes Britanisë dhe SHBA-së. Kryeministri britanik, Harold Uillson, i cili dha dorëheqjen më mars 1976, kishte kohë që deklaronte se CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik, donin ta vrisnin. Gjatë një vizite në Londër, Bushit iu kërkua që ta risiguronte britanikun se CIA, nuk kishte plan për vrasjen e tij. Pas takimit me kryeministrin Uillson. Bush ka thënë:
” A është i çmendur ky njeri? Ai nuk foli gjë tjetër, por vetëm se si e përgjojnë dhe e spiunojnë.” (Philip Ziegler.Uilson London. 1993. fq 721)
Bushit, i pëlqeu aq shumë posti i drejtorit të CIA-s, aq sa, kur Karter fitoi si president, i kërkoi që t’i shërbente akoma. Karter nuk pranoi as kërkesën tjetër që Bush të vazhdonte edhe për disa muaj te CIA, të vazhdonte reformat e nisura. Sipas Bushit, posti te CIA, ishte mbi politikën. Më vonë Bush do thoshte: ”Puna te CIA, ka qenë puna ime më e mirë në Uashington.” (Turner. Secrecy and Democracy. Fq 24-25)
Në vitin 1988, ai zgjidhet president. Stili i tij :Sa më shumë telefonata dhe takime direkte. Gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte 195 telefonata dhe 135 takime me liderë botërorë.(Mullins and Vildavsky,”The procedural Presidency of George Bush, f 43)
Çdo ditë në orën 8 të mëngjezit, ai takohej me stafin drejtues të CIA-s, drejtuar nga Uebster. Ai u telefononte rregullisht analistëve të CIA-s me pyetje të ndryshme. Nga fillimi i presidencës s tij, analistë të CIA-s, po raportonin për mundësinë e reformave nga Gorbachev. Bush ishte i paduruar. Më 27 janar, 1989, i pyetur për lidhjet me BS, ai u përgjigj:
“Pozicioni ynë eshtë.. le të presim.A kemi akoma probleme; a kemi akoma paqartësi, a jemi , akoma, të pasigurtë në parashiket tona për BS? Ju them PO, por duhet të durojmë.”(PP Bush.1989 vol I, fq 23)
Sipas, CIA-s, Bush ishte për një :”pauzë të ndërgjegjshme.”
Në prill CIA, paralajmëron Bushin se mund të ndodhte një grusht shteti kundër Gorbachevit..Gates, në një fjalim në Bruksel, më 1 prill, parashikoi “një trazirë të stërgjatur në BS” Sipas tij, as Gorbachev e as struktura aktuale, nuk mund të kryente dot reformat. Sekretari i shteti, James Baker ,u ankua për këtë fjalim të drejtorit të CIA-s. Bush, heshti.Një analizë e CIA-s, nuk i jepte Gorbachevit më shumë se 3 vjet në pushtet. ( Gates. CIA and the Collapse of Soveit Union. Fq 5)

10 maj. Në kodrat Lenin, në periferi të Moskës, Baker takohej me Eduard Shevardnazden. Të nesërmen ai pati një orë takim privat në Kremlin me Gorbachev. Kur Gorbachev u prezantua me delagacionine Bakerit, shefi i Kremlinit i tha Gates:
” Unë e kuptoj se Shtëpia e Bardhë ka një qeli speciale me detyrën të disktretitojë Gorbachev.Kam dëgjuar se ju jeni me këtë detyre z.Gates.” Iu kthye Bushit: ”Nëse i zgjidhim mirë problemet mes nesh, z.Gates do mbesë pa punë.’(Beschols and Talbot, At the Highest Levels. Fq 309)
Gates ,kishte qenë zv/drejtor i CIA-s , në kohën e Reganit, dhe kishte dështuar të kuptonte perestroikan apo, mendimin e ri për politikën e jashtëme. Bush ishte kureshtar mbi rolin ndikues të KGB-së në emërimin e Gorbachevit, ashtu si rusi ,për rolin e CIA-s te Bush. CIA dyshonte se KGB-ja , nën drejtimin e Vladimir Kruychkovit ( i cili kishte shoqëruar Gorbachevin në vizitën e tij në Uashington në dhjetor të vitit 1987), po përgatiste një grusht shteti. Nga filllimi i vitit 1989 ,ai kishte habitur Uashingtonin, kur për herë të pare shefi i KGB-së ftonte në zyrën e tij ambasadorin amerikan.
Gorbachev ishte aktori kryesor
Po luhej, drama e madhe, po binte perdia e hekurt mes dy kampeve, por Bush , vazhdonte të kishte problem me mungesën e vizionit. Nju Jork Times, kishte një editorial, ku theksohej fakti se “po zbriste një anije nga kozmosi. Ata po i aviteshin “Planetit Tokë”, duke pasur një kërkesë: ”Më çoni te lideri juaj”, por te Lideri i “Planetit Tokë”. Sipas, Nju Jork Times, pa asnjë lloj dyshimi, anijen do ta dërgonin drejt e te Gorbachev.
Bush i është ankuar Scovroftit:”Unë u lodha, dhe më duket sikur më rrahin për ditë , ngaqë nuk kam vizion dhe duke lënë Gorbachev të drejtojë shfaqjen.” (Beschols and Talbot, At the Highest Levels. Fq 73-74)

E ardhmja e bllokut sovjetik, nuk po parashikohej dot as nga administrata e Bushit, as nga CIA, por nga disa specialistë jashtë saj, si rasti i Brzezinskit, i cili parashikonte “ epokën pos-tkomuniste”. Ai theksonte se: ” Ky është një shndërrim masiv , monumental. Komunizmi i dha formë shumicës së shekullit, tani ka ardhur drejt fundit.”
Më 18 qershor, Bush i shkruan një ftesë sekrete Gorbachevit. Aty do ishte zv/presidenti Quale, Baker, Scovroft dhe Gates. Nuk ishin ftuar Vebster dhe Dik Cheney. CIA, dukej sikur parapëlqente Yelsinin. Gates, njofton Bushin, se : “Yeltsin ishte për vizitë dhe ju duhet ta takoni. Ndryshimi mes Gorbachev dhe Yeltsin është se Gorbachev mendon se socializmi mund të riparohet, kurse Yeltsin është për shkatërrimin e tij.’”
Bush nuk donte të prishej me Gorbachev dhe ra dakort që Yeltsinin ta prisnin në Shtëpinë e Bardhë , Scovroft dhe Gates. Bush mund të vinte më vonë , sa t’i jepte dorën. Yeltsin ishte skandaloz. Pijanec dhe pa klas. Gates kujton:
“Nuk mund ta nënvlerësosh se sa katastrofë ishtë ai udhëtim. Ishte një vizitë, ku Yeltsin u bë tapë në John Hopkins University. Ishte një vizitë kur Kondi Rice (Ekpserte e BS në NSC) e solli atë në Shtëpinë e Bardhë dhe ai ngriti krahët, duke refuzuar te ecte pa një garanci se do takonte presidentin. Kondi e ka marrë me shkelma sipër , nëpër shkallë, dhe ai ndaloi, në mes të shkallëve duke refuzuar të ecte, nëse nuk vinin me të edhe anëtarët e delagacionit. Kondi e ka shkelmuar më fort dhe ai erdhi e u shtri në një kolltuk dysh. Foli idetë më të jashtëzakoshme, se si duhej sjellë perëndimi ndaj zhvillimit ekonomik të Rusisë, duke filluar më ndërtimin e 2 milionë aparatmenteve dhe një rajon të tërë provincial të Rusisë, ta merrte Perëndimi si një fermë eksperimentale. Scovroftin e zuri gjumi gjatë bisedës. Bush erdhi më vonë dhe ndenji 15 minuta. Bush u bind se Gorbachev ishte qendra e BS e jo Yeltsin. “( Dr. Gates interviestë për Ch.Andrju.March 1994)
22 gusht, Gorbachev telefonon sekretarin e përgjithshëm polak, Mieczyslav Rakovski të merrnin pjesë me qeverinë e Solidarnostit.Bush deklaronte:”Besoj se reagimi i z. Gorbachev ndryshoi situatën në Poloni. Shpresoj se ky ton i ndryshimeve të shpejta do ndodhë në gjithë Europën Lindore, jo vetëm në Poloni.” (PP.Bush1989.Vol 2, faqe 1471)
25 tetor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme të BS, Gennadi Gerasimov, deklaroi se Doktrina Brezhnev vdiq. “Ne tani kemi doktrinën Sinatra.”
Bush do takohej me Gorbachev në Maltë. Ishulli u propozua nga vëllai i vogël i Bushit, Bucky, i cili e kishte parë ishullin e Maltës vetëm në verë. Në dhjetor, ishtë një stuhi e madhe në det. Bush shkoi. U quajt “sea-sick meeting”. Para takimi, ku i zuri deti. Ishte stuhi dhe dy liderit u takuan në luftanijen sovjetike Maxim Gorky. Takimi u mbyll më 3 dhjetor. Ata dolën para shtypit. Bush vendosi të ndihmojë Gorbachevin.

Kryemadh: Rama shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LRI, tha se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi pa e kthyer pas. Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, e për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama. “Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës.
Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues
Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese.
Kjo energji më motivon mua si bashkëshorte, si nënë, si motër, si bijë, si kryetare partie. Ju motivoni familjet tuaja. Kjo është e rëndësishme se misioni i një prindi është jetë më e mirë për fëmijët e tij. Që në momentin që prindërit në zemër tuaj do shohin forcë, do të jenë më të motivuar e luftarakë se ju. Se një prind për fëmijën e tij jep jetën”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI gjithashtu preku çështjen e Unazës së Re, për të cilën tha se arroganca e Ramës po bën një vjedhje të jashtëzakonshme duke i shembur shtëpiat e ndërtuar me djersë nga shqiptarët.
“Ngjarja e Unazës së Re është një ngjarje që ju e keni ndjekur sot, prej më shumë se një muaji banorët dalin në protestë. Ne nuk jemi kundër rrugës e kundër zhvillimit, por ama jemi kundër arrogancës së shtetit që shkel me këmbë qytetarët. Jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se keni harruar dhe TVSH-në. Vjedhje e jashtëzakonshme me litarin në fyt ndaj qytetarëve. Vidhen dhe pronat, e djersës dhe mundit të banorëve.
Rama një lider i keq që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve, shkatërroi arsimin, e mbolli Shqipërinë me drogë. Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi i injoron ata. Ai nuk shikon arsimin, përkundrazi”, tha Kryemadhi.

Banorët e Unazës së Re rrethojnë Gjykatën e Tiranës

Një grup banorësh të Unazës së Re janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës. pasi një prej të arrestuarve do të njihet me masën e sigurisë.
Është fjala për Kujtim Yllin, seanca për të cilin ka nisur rreth orës 11:00. Ai u arrestua dy ditë më parë nga ana e policisë, nën akuzën e prishjes së pronës publike, pasi sipas tyre hoqi blloqet e betonit e vendosur nga firma private që ka fituar tenderin e Unazës së Madhe.
Kujtim Ylli u shoqërua me forcë nga ana e policisë.