22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Përse hëna e plotë çrregullon shëndetin

Gravitacioni i Hënës në ndërrime të ndryshme në masë të dukshme ndikon në shëndetin e njerëzve. Kjo ka të bëjë posaçërisht me të sëmurët nga veshkat, te të cilët është treguar që intensiteti i dhembjeve për shkak të aktivizimit të gurëve është dukshëm i shtuar gjatë kohës kur Hëna është e plotë.
Ndikimi i gravitacionit të Hënës në ndërrime të ndryshme ndikon edhe në balancën e ujit në organizmin e njeriut, në ritmin e gjumit dhe në shfaqjen e pagjumësisë, ndërkaq te femrat në masë të madhe ndikon edhe në ciklin menstrual, thekson alternativisti britanik dr. Matthew Silverstone, në bazë të hulumtimeve të publikuara.
Hulumtuesit australianë kanë shkuar edhe më larg, duke theksuar që sjellja e dhunshme dhe çrregullime të tjera te personat e sëmurë mendërisht janë të shpeshta mu gjatë kohës së Hënës së plotë.
Shkencëtarët kureshtar ndikimin e Hënës e quajnë edhe “Hipoteza transilvanike”.
Ky nocion përfshin interpretimin që Hëna nuk ndikon vetëm me forcën e gravitetit, por e ndryshon fushën magnetike të Tokës.
Edhe pse skeptikët këtë interpretim e hedhin poshtë si të pabazë, hulumtuesit britanikë të udhëhequr nga Dr. Peter Parkinson kanë konstatuar, në bazë të anketave të bëra ndër kolegët, që gjatë kohës së Hënës së plotë numri i thirrjeve drejtuar ndihmës së shpejtë është shtuar për tre për qind.
Megjithatë, gjatë kohës së Hënës së re, numri i thirrjeve bie për gjashtë për qind?!

“Die Presse” shigjeton Ramën për drogën: Korrupsioni i tij, me pasoja gjeopolitike

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”.
Kështu thuhet në një artikull i të përditshmes austriake “Die Presse” në një koment të botuar nga Karl-Peter Schëarz. Ai analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. Autori i analizës thotë se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë, citon lapsi.al.
“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin Neë York.
Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse” në artikullin e saj.

Kim Mehmeti: Shqipëria, peng e një piktori të dështuar Kryeministër

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti përmes një videoje dhe një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që sipas tij janë karrieristë të sëmurë, të mbetur peng pas ëndrrave.
Mehmeti thotë se politikanët që kanë drejtuar shqiptarët janë me dy fytyra, ndërsa ndërkombëtarët i kanë forcuar ata, dhe për këtë sipas shkrimtarit duhet të paguajnë pjesën e tyre të fajit.
Mehmeti shkruan ka ardhur koha që shqiptarët në të dy anët e kufirit ti zgjojnë nga ëndrra politikanët e tyre, duke reaguar.
Reagimi i Kim Mehmetit:
Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!
“Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë!
Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi
(lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!”

Veliaj, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me përçmimin ndaj kryebashkiakut tw Tiranës, Erion Veliaj, kur iu referua plagosjes së polices Ina Nuku.
Vasili sot, në një shënim në FB, që i shkon për shtat edhe 16 Ditëve të Aktivizimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, i ka vënë përballë Veliajt, regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti me një figurat më të spikatura që ai ka sjellë në kinematografinë tonë, partizanen Lilo.
Vasili shkruan: “Kryetari i bashkisë së Tiranës, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet, përçmoi me qetësi, publikisht dhe pa asnjë dhimbje mijëra gra, ndërsa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e ligë: “Jemi të gjithë burra: I shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?!”
Ndërsa Anagnosti, një burrë dhe artist i madh, plot 47 vjet më parë, skaliste figurën e Lilo Labes, partizanes, që i prenë këmbën dhe lartësonte partizanin Jaho, që me përgjërim në emër të një dashurie pa fund, i kërkonte zemërdridhur të martohej me të për të kaluar gjithë jetën së bashku.
Po jua risjell këto momente të dashur miq, së bashku me mesazhin madhor të dashurisë njerëzore e cila zbukuron e i jep vlerë jetës dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne të gjithë pa asnjë përjashtim mendojmë si Anagnosti. Ne kurrë nuk mendojmë si ky kryetari i bashkisë e të tjerë si ky, produkte të ngjitura pas karriges dhe që zgjasin sa zgjat ajo e për të humbur në humneren e harresës ditën që karrigen s’e kanë më”.

Martesa e lumtur, më efektive se kimioterapia për të sëmurët me kancer

Pacientët me kancer të cilët ishin të martuar në kohën e diagnostikimit jetojnë dukshëm më gjatë në krahasim me pacientët e pamartuar, theksojnë hulumtuesit amerikanë.
Në fakt, për disa lloje të kancerit, martesa mund të jetë një faktor shumë më i fuqishëm në mbijetesën nga kanceri sesa kimioterapia, ka zbuluar studimi.
Autori dhe udhëheqësi i studimit, dr. Ayal Aizer, mjeku kryesor në onkologjinë rrezatuese në Harvard Medical School në Boston, tha se pacientët e martuar kishin gjithashtu më shumë gjasa të diagnostikohen me sëmundjen në fazën e hershme dhe kanë më shumë të ngjarë ta marrin terapinë e duhur.
Studimi ishte i pari i cili tregoi një përfitim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm të martesës në mbijetesë në mesin e secilit prej 10 shkaqeve kryesore të vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara – kanceri i mushkërive, kolorektal, i gjirit, pankreatik, i prostatës, i mëlçisë/biliare, limfoma jo-Hodgkin, ai i kokës dhe qafës, ovarian dhe kanceri i ezofegut, tha Aizer.
Për pacientët me kancer të prostatës, gjirit, kolorektal, atë të ezofagut dhe kokës dhe qafës, martesa ishte e shoqëruar me një rritje të mbijetesës që ishte më e madhe se regjimet standarde të kimioterapisë për këto sëmundje.
Studimi vlerësoi të dhëna klinike dhe demografike nga baza e shënimeve të Institutit Kombëtar të Kancerit SEER me mbi 734.889 pacientë të diagnostikuar.
Analiza, e publikuar në “The Journal of Clinical Oncology”, tregoi në përgjithësi se pacientët, të cilët ishin të martuar, kishin 17 për qind më pak të ngjarë të kenë sëmundje metastatike kur ishin diagnostikuar me kancer për herë të parë në krahasim me pacientët të cilët nuk kanë qenë të martuar.
Përveç kësaj, pacientët e martuar me sëmundje jometastatike kishin 53 për qind më shumë të ngjarë të marrin terapi për sëmundjen e tyre në krahasim me pacientët e pamartuar, në çfarëdo periudhe. Së fundi, në çfarëdo periudhe, një pacient i cili ishte i martuar kishte 20 për qind më shumë të ngjarë të jetë i gjallë se një pacient i cili nuk ishte i martuar, theksoi studimi.
“Martesa sigurisht përmirëson rezultatet në mesin e pacientëve me kancer, përmes rritjes së mbështetjes sociale”, tha Aizer në një deklaratë.
“Rezultatet tona sugjerojnë se pacientët të cilët nuk janë të martuar, duhet t’u afrohen për mbështetje miqve, grupeve mbështetëse për kancerin dhe grupeve religjioze, si dhe mjekëve të tyre për ta marrë mbështetjen e duhur sociale”.

Tritol në Fushë-Krujë, kush është pronari i lokalit që u hodh në erë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në një lokal në Fushë-Krujë.
Policia bën me dije se tritoli ishte vendosur në lokalin e shtetasit Ibrahim Lami, 58 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme material, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Kjo zonë është shumë e njohur për ngjarje te tilla kriminale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Çfarë ka ndodhur natën në Astir? Banorët pa ujë dhe energji elektrike 

Punonjësit e IMT-së kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme me shkuljen e pemëve tek Unaza e Re, dhe tashmë pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës pemët dhe shtyllat e ndriçimit janë hequr.
Por përveç kësaj ka patur edhe heqje të disa tubave nëntokësorë duke bërë që edhe furnizimi me ujë të ndërpritet.Gjithashtu në një pjesë të zonës ka patur dhe probleme me energjine elektrike pasi është dëmtuar linja.
Në këto moment nuk ka grumbullim apo reagim të banorëve, por ata do të mblidhen sërish pasdite për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Ata tani nuk kërkojnë më dëmshpërblim, por që shtëpitë dhe bizneset e tyre të mos shemben fare, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre është zgjeruar në mënyrë jotransparente.

Dëshmia tronditëse: Shtyu të parën gruan, pastaj u hodh vetë nga kati i tetë i pallatit

“Pamë që plaku e shtyu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”. Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i tetë i një pallati.
Banorët e zonës rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në bakllonin e shtëpisë. Duke iu referuar burimeve policore, Petova bënë me dije se Kujtim dhe Këze Agalliu, 78 dhe 70 vjeç, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.
Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë. Burime policore për ‘BË’ bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, por siç duket gruaja ishte penduar në çastin e fundit, ndaj edhe ka ndërhyrë burri. Familjarët e viktimave pohojnë se ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.
Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat. Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

Skandal në Albpetrol, punëtori humb krahun në punë, policia fsheh ngjarjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikur një tjetër denoncim të një qytetari, i cili shkruan për një skandal që po mbahet i fshehur nga instancat shtetërore.
Në mesazhin e tij qytetari shkruan se, një familjari i tij ka humbur krahun gjatë orarit të punës në kompaninë Albpetrol, por pavarësisht kësaj asnjë prokuror dhe asnjë polici nuk e ka hetuar si ngjarje.
Sipas denoncuesit edhe mjekët e spitalit të traumës nuk e kanë cilësuar si aksident në [punë në kartelët e të plagosurit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Një krim i shëmtuar!
Qytetari humbet krahun në punë në Albpetrol, të gjithë e fshehin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Sali Berisha…! Jam nje familjar I te demtuarit ne pune qe humbi kraun ne ndermarjen Alpetrol doja tju informoja qe ka 4 dite qe as nje polic apo prokuror nuk dukur te mari nje proces verbal te te demtuarit dhe tek kartela qe kan mjeket tek spitali i traumes nuk eshte i identifikuar si aksident ne pune… faleminderit.

Brinjë të thyera dhe gishta të dëmtuar, Avokati i Popullit: Torturat ndaj të riut

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar konstatimeve për dhunë të Avokatit të Popullit ndaj Daniel Dobraj, shkruan se Rama është urdhëruesi i torturave kafshërore ndaj studentit të shkëlqyer.
Sipas Berishës, 18-vjeçari i cili është lënë në burg pasi dyshohet si autori i plagosjes se efektives së forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ka pësuar dhunë primitive duke u goditur me shkelma.
Statusi i Berishës:
Avokatit i Popullit provon se:
Rama urdheroi kriminelet me uniforme per tortura dhe sjellje kafsherore ndaj studentit te shkelqyer Daniel Drobaj.
Te dashur miq, Raporti ka faktuar se:
– ne nje akt hakmarres kafsheror dhe primitiv, kriminele me uniforme e kane
– gjuajtur me shqelma ne brinje dhe thyer ate dhe
– i kane derrmuar studentit Daniel Drobaj, gishtin e madh dhe gishtin tregues pra,
– saktesisht gishterinjte e demtuar te oficeres se policise,
-ndonese nuk ka absolutisht asnje prove se studenti i ka hedhur kapsollen qe i demtoi gishterinjte polices.
Duke denuar me ashpersine me te madhe torturat çnjerezore te krimineleve me uniforme, me urdher te Rames, te studentit te shkelqyer dhe te pafajshem Daniel Drobaj theksoj se ky raport deshmon fytyren e vertet te skizofrenit hakmarres Edvin Kristaq Rama dhe eshte nje ftese per çdo shqiptar te ngrihemi dhe me guxim e mosbindje civile te hedhim ne koshin e plehrave banditin ne krye dhe narkoqeverine e tij!
Ketu me poshte keni raportin e Avokatit te Popullit. sb

DEKALRATA E AVOKATIT TË POPULLIT
Deklaron se strukturat e tij e kanë ndjekur protestën në vijimësi duke kryer monitorim hap pas hapi. Duke nisur në mënyrë kronologjike që nga dita e parë, Avokati i Popullit ka konstatuar se protestat e banorëve janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkohë që Policia ka ndjekur nga distanca zhvillimet.
Situata ka nisur të përshkallëzohet pas datave21-22 nëntor, me episodet e protestave përpara godinës së Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse është njoftuar opinioni publik, më datë 22.11.2018 Avokati i Popullit ka nisur një hetim për të zbuluar nëse nga ana e autoriteteve shtetërore ka pasur tejkalim të kompetencave gjatë përplasjeve të dhunshme me qytetarët përpara godinës së Kuvendit.
Ky hetim, iu shtua hetimit të nisur prej të paktën dy javësh më herët, me anë të të cilit institucioni i Avokatit të Popullit kërkon përgjigje nga institucionet e ARRSH-së, IKMT-së, ALUIZN-it e Bashkisë së Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura për hartimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe zbatimit të tij.
Për t’u ndalur tek protestat e dhunshme që pasuan përplasjet mes policisë dhe banorëve, Avokati i Popullit ka ngritur me shpejtësi një ekip të përbërë nga tre komisionerë i cili, në një distancë prej pak orësh nga dalja e informacioneve për shoqërimin e një numri protestuesish, është dërguar për inspektim në komisariatet ku mbaheshin ata.
Në datën 22.11.2018, në orët e darkës, janë pyetur pa praninë e punonjësve të policisë të 11 personat e shoqëruar apo arrestuar që gjendeshin në këto ambiente, nga të cilët tre prej tyre i dhanë shpjegimet me shkrim në proceverbalet e mbajtura.
Një pjesë e këtyre personave ishin shoqëruar pas mesditës rreth orës 12.30-13-00, ndërsa një pjesë tjetër pasdreke nga ora 14.30-17.00. Edhe pse rregullorja e thotë se të ndaluarit duhet të vizitohen nga një mjek brenda 12 orëve nga momenti i shoqërimit, asnjë prej tyre nuk shfaqi probleme shëndetësore apo pretendime për dhunë.
Në kontaktin e parë, i mituri P.A. nuk ka pranuar të japë informacion duke u shprehur se fillimisht dëshironte të këshillohej me avokatin e tij.

Institucioni ka kontaktuar gjithashtu avokatët e dy personave të mitur me inicialet P.A. dhe D.D. dhe pas sqarimeve të nevojshme ka dërguar për herë të dytë 2 ndihmëskomisionerë për të kontaktuar me të miturin P.A. si dhe për të vendosur kontakt me të ndaluarin tjetër të mitur D.D., i cili ishte arrestuar një ditë më vonë.
Sikurse raportohet në procesverbalin e rregullt të mbajtur gjatë takimeve të personelit të Avokatit të Popullit me këta dy persona, gjendja në të cilën ata janë shfaqur ka qenë përgjithësisht e mirë ndërkohë që të dy kanë raportuar për episode të dhunës psikologjike dhe fizike, të ushtruar ndaj tyre kryesisht jashtë godinës së komisariatit por edhe gjatë shoqërimit për në komisariat.
Shtetasi D.D.,i cili ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re. Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë. Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë. Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil. Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre.
Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D. nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh.

Në këto kushte, pasi janë përpiluar procesverbalet të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin. Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P.A. dhe D.D.
Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CD-je me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi.
Përveç sa më sipër, nga ekspertët e AP do të pyeten i ati i shtetasit D,D. dhe punonjësit e policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.D. në DVP Tiranë. Dhe pas këqyrjes së CD me pamjet filmike do të identifikohen dhe pyeten edhe punonjësit e policisë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj personave të cituar më sipër.
Institucioni i Avokatit të Popullit është i vendosur për ta hetuar me paanësi, profesionalizëm dhe korrektësi të gjithë dinamikën e ngjarjeve të lidhura me çështjen e projektit të Unazës së Re, përfshi këtu edhe sjelljen e autoriteteve shtetërore ndaj qytetarëve që e kundërshtojnë duke protestuar këtë projekt.
Në gjykimin e Avokatit të Popullit, çdo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe frymën e tij. Sidomos në lidhje me të drejtën për tubime, ligji u kërkon qytetarëve që të kryejnë njoftimin paraprak në organet e Policisë në mënyrë që të garantohet kjo e drejtë e tyre.
Por ndërkohë, asnjë teprim apo abuzim i zyrtarëve që janë të ngarkuar për të zbatuar ligjin nuk do të mbetet pa u hetuar në mënyrë të imtësishme dhe pa u referuar. Të drejtat civile të qytetarëve tanë janë të shenjta dhe garantimi i tyre përkarshi çdo justifikimi me karakter zhvillimor apo të çdo lloji tjetër, është i panegociueshëm.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar konstatimeve për dhunë të Avokatit të Popullit ndaj Daniel Dobraj, shkruan se Rama është urdhëruesi i torturave kafshërore ndaj studentit të shkëlqyer.
Sipas Berishës, 18-vjeçari i cili është lënë në burg pasi dyshohet si autori i plagosjes se efektives së forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ka pësuar dhunë primitive duke u goditur me shkelma.