19.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Avokati i Popullit: Policia dhunoi dy të mitur në protestë, 18-vjeçari Dobraj është torturuar në komisariat

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë sot një bilanc nga dinamika e hetimeve që rrodhën pas ngjarjeve të krijuara nga protestat e banorëve të Unazës së Re, të cilët shprehen kundër shembjes së banesave pa u dëmshpërblyer. Sipas raporteve të Avokatit të Popullit, policia ka dhunuar edhe të miturit që janë arrestuar.
Përmes një raporti të detajuar, AP-ja bën me dije se ngjarja në fjalë po monitorohet nga ekspertët, ndërsa thekson faktin se ARRSH, Bashkia e Tiranës, IKMT dhe ALUIZN-i duhet të japin përgjigje për informacionet e kërkuara.
Ndërkohë, Avokati i Popullit ka ndjekur nga afër shqetësimet dhe pretendimet e disa prej të ndaluarve se ishin dhunuar nga policia, siç është edhe rasti i 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka. Po ashtu AP ka treguar edhe detaje nga deklarimi i të riut për punonjësit e këtij institucioni, ndërsa ai pretendon për ushtrim dhune nga uniformat blu. 18-vjeçari tha se, ishte dhunuar me grushte dhe shkelma, madje i ishin ndrydhur edhe dy gishta.
“Shtetasi D.D., i cili ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re. Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë. Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë. Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil. Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D.”, thuhet në raportin në fjalë.

DEKALRATA E AVOKATIT TË POPULLIT
Ndërkohë që situata midis banorëve të një segmenti të Unazës së Re në Tiranë dhe autoriteteve shtetërore vazhdon të mbetet e tensionuar, Institucioni i Avokatit të Popullit informon se strukturat e tij e kanë ndjekur protestën në vijimësi duke kryer monitorim hap pas hapi. Duke nisur në mënyrë kronologjike që nga dita e parë, Avokati i Popullit ka konstatuar se protestat e banorëve janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkohë që Policia ka ndjekur nga distanca zhvillimet.
Situata ka nisur të përshkallëzohet pas datave21-22 nëntor, me episodet e protestave përpara godinës së Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse është njoftuar opinioni publik, më datë 22.11.2018 Avokati i Popullit ka nisur një hetim për të zbuluar nëse nga ana e autoriteteve shtetërore ka pasur tejkalim të kompetencave gjatë përplasjeve të dhunshme me qytetarët përpara godinës së Kuvendit.
Ky hetim, iu shtua hetimit të nisur prej të paktën dy javësh më herët, me anë të të cilit institucioni i Avokatit të Popullit kërkon përgjigje nga institucionet e ARRSH-së, IKMT-së, ALUIZN-it e Bashkisë së Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura për hartimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe zbatimit të tij.
Për t’u ndalur tek protestat e dhunshme që pasuan përplasjet mes policisë dhe banorëve, Avokati i Popullit ka ngritur me shpejtësi një ekip të përbërë nga tre komisionerë i cili, në një distancë prej pak orësh nga dalja e informacioneve për shoqërimin e një numri protestuesish, është dërguar për inspektim në komisariatet ku mbaheshin ata.
Në datën 22.11.2018, në orët e darkës, janë pyetur pa praninë e punonjësve të policisë të 11 personat e shoqëruar apo arrestuar që gjendeshin në këto ambiente, nga të cilët tre prej tyre i dhanë shpjegimet me shkrim në proceverbalet e mbajtura.

Një pjesë e këtyre personave ishin shoqëruar pas mesditës rreth orës 12.30-13-00, ndërsa një pjesë tjetër pasdreke nga ora 14.30-17.00. Edhe pse rregullorja e thotë se të ndaluarit duhet të vizitohen nga një mjek brenda 12 orëve nga momenti i shoqërimit, asnjë prej tyre nuk shfaqi probleme shëndetësore apo pretendime për dhunë.
Në kontaktin e parë, i mituri P.A. nuk ka pranuar të japë informacion duke u shprehur se fillimisht dëshironte të këshillohej me avokatin e tij.
Institucioni ka kontaktuar gjithashtu avokatët e dy personave të mitur me inicialet P.A. dhe D.D. dhe pas sqarimeve të nevojshme ka dërguar për herë të dytë 2 ndihmëskomisionerë për të kontaktuar me të miturin P.A. si dhe për të vendosur kontakt me të ndaluarin tjetër të mitur D.D., i cili ishte arrestuar një ditë më vonë.
Sikurse raportohet në procesverbalin e rregullt të mbajtur gjatë takimeve të personelit të Avokatit të Popullit me këta dy persona, gjendja në të cilën ata janë shfaqur ka qenë përgjithësisht e mirë ndërkohë që të dy kanë raportuar për episode të dhunës psikologjike dhe fizike, të ushtruar ndaj tyre kryesisht jashtë godinës së komisariatit por edhe gjatë shoqërimit për në komisariat.
Shtetasi D.D.,i cili ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re. Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë. Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë. Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil. Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre.

Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D. nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh.
Në këto kushte, pasi janë përpiluar procesverbalet të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin. Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P.A. dhe D.D.
Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CD-je me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi.
Përveç sa më sipër, nga ekspertët e AP do të pyeten i ati i shtetasit D,D. dhe punonjësit e policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.D. në DVP Tiranë. Dhe pas këqyrjes së CD me pamjet filmike do të identifikohen dhe pyeten edhe punonjësit e policisë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj personave të cituar më sipër.
Institucioni i Avokatit të Popullit është i vendosur për ta hetuar me paanësi, profesionalizëm dhe korrektësi të gjithë dinamikën e ngjarjeve të lidhura me çështjen e projektit të Unazës së Re, përfshi këtu edhe sjelljen e autoriteteve shtetërore ndaj qytetarëve që e kundërshtojnë duke protestuar këtë projekt.
Në gjykimin e Avokatit të Popullit, çdo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe frymën e tij. Sidomos në lidhje me të drejtën për tubime, ligji u kërkon qytetarëve që të kryejnë njoftimin paraprak në organet e Policisë në mënyrë që të garantohet kjo e drejtë e tyre.
Por ndërkohë, asnjë teprim apo abuzim i zyrtarëve që janë të ngarkuar për të zbatuar ligjin nuk do të mbetet pa u hetuar në mënyrë të imtësishme dhe pa u referuar. Të drejtat civile të qytetarëve tanë janë të shenjta dhe garantimi i tyre përkarshi çdo justifikimi me karakter zhvillimor apo të çdo lloji tjetër, është i panegociueshëm.

Basha feston Pavarësinë me emigrantët në Milano: “Këtu gjeta një Shqipëri tjetër”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që në shoqërinë e bashkëshortes dhe deputetëve Bardh Spahia e Agron Shehaj, të festojnë festën e Pavarësisë në Milano.
Lajmin e ka bërë të diur kryedemokrati me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan: “Shumë i lumtur të jem me komunitetin shqiptar në Milano për të kremtuar bashkë Ditën e Flamurit”!
Basha në fjalën e tij, ka falënderuar shqiptarët e Milanos për pritjen dhe u ka uruar atyre festën e pavarësisë. Kryedemokrati u shpre se në Milano kishte gjetur një Shqipëri tjetër, ndërsa shtoi se kudo që kishte shqiptarë, ishte një Shqipëri tjetër.

Përplasje në Unazën e Re

Është tensionuar protesta e banorëve në Unazën e Re. Në shenjë proteste ndaj qeverisë për projektin, nga i cili preken banesat dhe bizneset e tyre, ata po rrëzojnë edhe blloqet e betonit që janë vendosur nga kompania që do realizojë projektin. Blloqet e betonit janë vendosur në çdo segment rrugor, por protestuesit kanë arritur ti rrëzojnë ato si dhe rrethimin e vendosur tek rrethrrotullimi para sheshit “Shqiponja”.
Po ashtu ata i kanë vënë flakën edhe koshave, disa prej të cilëve i kanë nxjerrë në rrugë për të mos lejuar kalimin e makinave.
Një ditë më parë banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës, ndërsa sot në ditën e 25-të të protestës situata është tensionuar, por nuk është vënë re prani policie, pos një furgoni.
Pas kësaj situate banorët thanë se gjithçka ka qenë spontane e pa menduar, por që vjen si shenjë reagimi ndaj përbuzjes dhe ofendimeve nga instancat e larta.
Banorët e unazës janë duke protestuar pa afat, prej më shumë se 24 orësh.
Edhe durimi i banorëve me qeverinë duket se është në fund.
Një prej protestuesve sot nuk ka duruar më dhe ka sharë shqiptarqe Ramën e Veliaj.

Thaçi tërhiqet, negociatat me Serbinë në duart e një grupi negociator

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në një vizitë zyrtare në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku ka bërë disa takime me zyrtarë të lartë të administratës Trump. Ai ka deklaruar tërheqjen e butë nga negociatat me Vuçiç duke u shprehur se tani këtë detyrë do ta marrë një grup negociator i miratuar në Parlamentin e Kosovës.
Ai është takuar me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Thaçi është shprehur një intervistë për Zërin e Amerikës, se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa përcaktimin e kufijve.
Zëri i Amerikës:
Zoti president, gjatë takimeve në Uashington, si këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton edhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, theksuan dy elementë kryesor: se koha për marrëveshjen Kosovë – Serbi është tani dhe se duhet shfrytëzuar ky moment për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Çfarë ka ndryshuar që momenti është tani pasi për Kosovën momenti ka qenë, të themi edhe para dhjetë vjetësh? Dhe nga ana tjetër, cili moment duhet shfrytëzuar tani pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë po aq të tensionuara sot sa kanë qenë edhe gjatë këtyre viteve të mëparshme. Pra, çfarë ka ndryshuar?
Hashim Thaçi:
Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur edhe mund të them edhe i impresionuar me dy takimet që i kam zhvilluar, në departamentin e shtetit e para, me sekretarin Pompeo, pastaj edhe me ambasadorin Bolton, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump. Që të dy e kanë theksuar shumë qartë që, koha është tani për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi dhe ky moment duhet shfrytëzuar maksimalisht prej të gjithë akterëve edhe në Kosovë edhe në Serbi me udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të arrihet marrëveshja paqësore ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Pra, ajo që mund të them është kjo se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e presidentit Trump, e mbështet fuqishëm procesin e dialogut, negociatave dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale që përmbyllë…

Zëri i Amerikës:
Këtë mbështetje e kanë dhëne edhe më përpara, çfarë ka ndryshuar tani?
Hashim Thaçi:
Tash është një mbështetje edhe më konkrete, sepse gjërat kanë lëvizur përpara, jemi në hapat e fundit mund të themi, të fazës finale të arritjes së marrëveshjes paqësore Kosovë – Serbi. Ajo çka unë synoj të arrij përmes kësaj marrëveshjeje, si institucione të Kosovës, por edhe populli i Kosovës me gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një koordinim të ngushtë me Uashingtonin, është që të ndodhë njohja reciproke Kosovë – Serbi, si vende të pavarura dhe sovrane si dhe të hapet mundësia e sigurt, e garantuar për zëvendësimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo mundësi është reale. Është një mundësi të cilën nuk duhet ta humbim as Kosova e as Serbia, sepse është mundësi e jashtëzakonshme e konfirmuar dhe e mbështetur fuqishëm nga SHBA për konsolidimin në rrafshin ndërkombëtarë të shtetit tonë.
Zëri i Amerikës:
Ndryshimi i vetëm që ka ndodhur gjatë muajve të fundit nga e kaluara e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, është pikërisht ideja e re në të cilën keni këmbëngulur gjatë muajve të fundit për korrigjimin e kufijve. Por, nga ana tjetër, këto ditë që jeni në Uashington, nuk e keni përmendur më korrigjimin e kufirit. Po ashtu presidenti serb nga ana e tij, ka thënë para dy-tre ditësh se propozimi i tij për një kufi midis shqiptarëve dhe serbëve, nuk është pranuar. A është ideja e korrigjimit të kufijve pjesë e negociatave për zgjidhje gjithëpërfshirëse?
Hashim Thaçi:
Marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihen shumë gjera të cilat janë të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë…
Zëri i Amerikës:
Janë kufijtë një prej tyre?

Hashim Thaçi:
Shpresoj që në ditët e ardhshme do të kemi themelimin e një ekipi negociator të institucioneve të vendit të dala nga parlamenti i Kosovës. Janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë: se pa definim të kufijve, nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare paqësore që garanton njohjen reciproke. Prandaj, ekipet profesionale të të dy vendeve tona, ku do të jenë edhe ndërkombëtarët, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të NATO-s, të BE-së, do të punojmë sikurse edhe në ekspertizat e vendeve tjera, që të definohet qartë edhe vija kufitare në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Por, një gjë ju siguroj se nuk do të ketë kufij në baza etnike, do të ruhet karakteri dhe realiteti i Kosovës multientike dhe do të kemi një marrëveshje të standardit euro-atlantik. Është një momentum që nuk duhet ta humbim, përndryshe është rrezik që t’i humbim me dekada të tëra por edhe çmimin më të madh ta paguajnë gjeneratat e ardhshme.
Zëri i Amerikës:
Nëse me marrëveshje gjithëpërfshirëse ju nënkuptoni njohjen e Kosovës nga Serbia, pra që është kërkesa maksimale e Kosovës kundruall palës tjetër, çfarë ju bën të mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën, një kërkesë e juaja e hershme dhe në shkëmbim të çfarë? Çfarë duhet të jap Kosova? Presidenti serb ka thënë se nuk mund të japim gjithçka pa marrë asgjë. Pra, çfarë është Kosova gati të lëshojë?
Hashim Thaçi:
Natyrisht që tërë procesi do të jetë transparent. Ekipet tona negociatore do të zhvillojnë takime të përbashkëta me delegacionin e Serbisë në Bruksel, të udhëhequra nga zonja (Federica) Mogherini. Aty do të hapen çështjet që janë të hapura në mes të dy shteteve tona. Por, jo vetëm kërkesë, por është zgjidhje reale dhe nuk ka kuptim asnjë marrëveshje, nëse nuk ndodhë njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si vende të pavarura dhe sovrane. Dhe e ritheksoj edhe njëherë, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Çdo marrëveshje tjetër, ose e përkohshme, nuk do të ketë asnjë efekt. Pika e parë e kësaj marrëveshjeje do të jetë që Kosova dhe Serbia e njohin njëra tjetrën si vende të pavarura dhe sovrane dhe gjithashtu edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Vlerësoj edhe nga takimet që kam zhvilluar dhe bisedat me sekretarin Pompeo dhe me ambasadorin Bolton, shoh që ekziston edhe një disponim dhe një koordinim global për këtë proces, që të kryhet shpejt, mirë, saktë dhe efektshëm, të prodhojë paqe edhe më tepër edhe në Kosovë edhe në Serbi. Tek e fundit ky është një proces paqësor i vullnetit të dyanshëm. Ky vullnet ka munguar më herët nga Serbia. Prandaj, duhet të jetë një marrëveshje e përhershme që nënkupton definitivisht e theksoj, definitivisht, njohjen reciproke Kosovë – Serbi, si dy vende të pavarura dhe sovrane. Kjo hapë mundësi shumë të jashtëzakonshme për Kosovën për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Zëri i Amerikës:
Pa dyshim, të gjitha përfitimet dihen. Pyetja shtrohet si do të arrihet kjo?
Hashim Thaçi:
Serbia do të përfitojë mundësinë e lëvizjes më të shpejtë drejt perspektivës evropiane. Përndryshe, kështu si jemi ne, jemi duke bllokuar njëra tjetrën, jemi duke penguar njëra tjetrën dhe kushti prej të parëve dhe më të rëndësishëm edhe nga BE-ja, por edhe prej partnerëve të tjerë për anëtarësim në BE dhe në NATO, është që të kemi fqinjësi të mirë. Pa fqinjësi të mirë, nuk do të mund të lëvizim përpara në të ardhmen euro-atlantike për Kosovën dhe evropiane për Serbinë.
Zëri i Amerikës:
Shumë vëzhgues ju kanë kritikuar për mungesë transparence. Ju e betë njoftimin e parë për korrigjimin e kufijve nëpërmjet një postimi në facebook, pa u këshilluar më parë me faktorin politik në Kosovë. Pra, me ata njerëz të cilëve ju do t’ua shisni, në njëfarë mënyre nesër pasnesër këtë ide dhe ju kanë thënë se, në njëfarë mënyrë, e keni monopolizuar këtë çështje me rëndësi jetike për Kosovën. Si ju përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Hashim Thaçi:
Në asnjë rrethanë. I tërë procesi ka qenë dhe do të mbetet transparent. Tani ekipi negociator i Kosovës do të fillojë angazhimet e veta për të diskutuar për të gjitha çështjet në një proces ballafaques me Serbinë, që do të jetë me një transparencë të plotë dhe të gjithë njerëzit e skenës politike kosovare mund të angazhohen dhe i ftoj të angazhohen, sepse vetëm të bashkuar mund të përballemi më aparatin shtetëror të Serbisë që vjen në Bruksel. Besoj që parlamenti i Kosovës do të nxjerrë shpejt rezolutën dhe do ta votojë edhe ekipin negociator, një ekip që do të jetë funksional, ndërsa presidenti do të luaj vetëm rolin e vet që e ka me kushtetutë. Nëse ndodhin takimet e nivelit të lartë, si president do të jem aty. Ndërsa, ekipi negociator do ta marr përgjegjësinë, por edhe kredinë për arritjen ose jo të kësaj marrëveshjeje. Unë shpresoj që do të ndodhë arritja e kësaj marrëveshjeje. E di që do të jetë në interes të Kosovës. Tek e fundit, dua të theksoj se këtë marrëveshje nuk mund ta arrijë një njeri, kushdo që të jetë ai, çfarëdo përgjegjësie që të ketë ai. Përsëri, gjithçka do të kalojë përmes parlamentit të Kosovës, aprovohet apo nuk aprovohet. Apo mundësia tjetër edhe e referendumit. Por, shumë lehtë edhe të kritikosh apo me qenë skeptik. Më së vështiri është me marrë përgjegjësi dhe me krye punë. Prandaj, i ftoj të gjithë të jemi bashkë, të marrim përgjegjësi, të diskutojmë. E pranojmë? Pranojmë të gjithë. Nuk e pranojmë – kthehemi të gjithë në Prishtinë dhe kaq. Çmimin e paguajmë pastaj të gjithë së bashku.

Zëri i Amerikës:
Një pyetje lidhur me krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë që ka të bëjë me çështjen e tarifave, Brukseli fillimisht heqjen e tyre, Uashingtoni kërkoi heqjen e tyre përmes sekretarit të shtetit dhe sot edhe NATO-ja kërkoi heqjen e tarifave. Cili është mendimi juaj për tarifat? Duhet të hiqen ato?
Hashim Thaçi:
Raportet Kosovë – Serbi vazhdimisht kanë qenë të komplikuara. Herë herë edhe të tensionuara. Kemi edhe situatën e fundit që ka ndodhur. Prandaj, unë besoj që në një dialog të brendshëm, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, do të gjejmë mundësinë e tejkalimit të kësaj situate të një koordinimi të mirë edhe më SHBA-të por edhe BE-në. Unë sot kam pasur biseda edhe me përfaqësuesit e BE-së, gjithashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të NATO-s. Udhëtimi ynë është i sigurt drejt perspektivës euro – atlantike. Angazhimet tona do të jenë tejkaluese në rrafshin e problematikave lokale në qëllimin madhor për koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Zëri i Amerikës:
Edhe një pyetje lidhur me çështjen e kufirit. Ju nuk po e përmendni çështjen e korrigjimit të kufirit, idenë që vet e hodhët dhe e mbrojtët me forcë gjatë muajve të kaluar. A është dhe a do të jetë çështja e kufijve pjesë e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen përfundimtare?
Hashim Thaçi:
Unë e kam prezantuar dhe e mbroj fuqishëm mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë…
Zëri i Amerikës:
Pa përjashtuar asnjë lloj elementi?
Hashim Thaçi:
Një gjë mund të them se nuk mund të ketë njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy vende të pavarura dhe sovrane edhe pa definimin e çështjes së kufirit. Prandaj, unë kam besim që ekspertët tanë edhe ata të Serbisë që do të punojnë edhe me këshillat dhe ekspertizat ndërkombëtare, do ta përmbyllim edhe këtë çështje sikur çdo vend tjetër i pavarur dhe sovran.

Zbulohet mashtrimi i Veliajt/ Policët bashkiakë i prezantoi si banorë që do t’u shemben shtëpitë (Foto)

Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, ka zbardhur mashtrimin e Erion Veliajt në takimin e mbajtur dje në bashki, gjoja me banorë të Astirit.
Duke bërë publike dy fotot Vokshi është shprehur se në takimin me Veliajn kanë qenë të pranishëm policët dhe punonjës të bashkisë.
Deklarata e Vokshi është bërë në Unazën e re ku banorët prej më shumë se 25 ditësh janë duke protestuar për të drejtat e tyre.
Denoncimi i Albana Vokshit:
Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë police bashkiakë.
Janë punonjës të bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt.
Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur.
Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv.
Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit.

Sazan Guri i bashkohet protestës: Babëzia e qeverisë ka krijuar urrejtje me qytetarët, ja afera që fshihet tek Unaza e Re

Ambientalisti i njohur, Sazan Guri ka mbështetur fort sot protestën e banorëve tek Unaza e Re dhe ka folur publikisht para qytetarëve për atë që ai e quajti “babëzia”.
‘Babëzia e këtyre shkon deri në devjim lumenjsh”, tha Guri ndërkohë që shpalosi projektin në fjalë dhe ngriti pyetjen: Pse duhet bërë kjo rrugë më e gjërë edhe se autostrada?!
“Ky lumë Lane, kjo pjesë me andër, tregoi Guri hartën, që është lumë natyror, është proces natyror, por këtu Lana drejtohet! Mirëpo lumenjtë e kanë këtë aftësinë e tyre, që janë të shtrëmbër, ndërkohë që ecin para dhe drejt. Ndërsa njeriu që gjoja është i drejtë, po ecën gjithmonë shtrembër sidomos kur është kryetar bashkie dhe kryetar qeverie.
Pra, lumenjtë ecin para dhe shtrëmbër, ndërsa njeriu ecën mbrapa dhe gjoja drejt. Prandaj ky është një rast tipik kur vendoset një objekt ndërtimi mbi një lumë natyror dhe këtë shembull këta duan të bëjnë në gjithë këtë bllokun e djathtë , nga mbikalimi deri tek Shqiponja. I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në një bllok pallatesh, ku qeveria dhe bashkia nuk do t’i ketë nëpër këmbë këta banorë, që sot quhen banorë të ligjshëm. Përsa kohë këtyre nuk u ka thënë gjysëm fjalë që këtu jeni gabim, nuk u vuri njeri nëj spango që nga këtu lejohet e këtu jo, që në 6 muajorin e parë, apo 6 vjetorin e parë apo në 26 vjet sot, këta quhen të ligjshëm!
Nuk devijohen lumenjtë! Lana nuk është përrua, është lumë natyror. Sa mirë i shërben një pallati ai. Le t’u shërbejë banorëve. Babëzia e tyre hyn deri në devijim lumenjsh, për t’i shërbyer asaj që ata kanë qëllim të bëjnë. Ndaj e ardhmja e kësaj zone është…
Rrugë kaq të gjëra në hyrje nuk kanë as Spanja, as Madridi, as Brukseli. Le të merret një korsi për dy makina në të djathtë dhe dy makina në të majtë. Le ta bëjnë dhe me dy kate! Po pse duhet të jetë kjo më e gjërë se autostrada jonë?! Një variant! Pse duhet të jetë më e gjërë se vetë autostrada. Mund të marrë rrugë ndihmëse, që kërkojnë 4-5 metra, po jo 15 metra. Po këtu ka një lloj urrejtje qeveria me qytetarët e vet!

SHBA-të do të mbështesin një marrëveshje Kosovë-Serbi që garanton stabilitetin

Former U.S. Ambassador to the UN John Bolton speaks at the Conservative Political Action Conference (CPAC), Friday, Feb. 24, 2017, in Oxon Hill, Md. (AP Photo/Alex Brandon)

Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje.
Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente të martën përmes një postimi në Tëitter pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Zoti Bolton tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët drejt arritjes së këtij synimi historik.
Met ëith President Hashim Thaci of Kosovo today at the Ëhite House. Ëe agreed the time is noë for Kosovo and Serbia to reach an agreement. The U.S. stands ready to help both parties achieve this historic goal.
Presidenti i Kosovës ndodhet në Uashington në një vizitë zyrtare. Të hënën ai u takua me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, zoti Pompeo përcolli të njejtin mesazh, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të
mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar gjatë muajve të fundit se janë të gatshme të shqyrtojnë çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakort të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme.
Presidenti i Kosovës Thaçi ka hedhur idenë e “korrigjimit” të kufijve gjatë muajve të fundit, por pa a sqaruar asnjëhere saktë se çfarë nënkupton me të. Nuk dihet në se ekziston ndonjë projekt-dokument për këtë ide, që sipas zotit Thaçi është mënyra më e mirë për të kapërcyer përpjekjet disavjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Në Kosovë kjo ide është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike. Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit janë bërë tashmë publike.
Gjatë vizitës në Uashington, në komentet pas takimeve me sekretarin Pompeo dhe zotin Bolton, presidenti Thaçi nuk e ka përmendur idenë e “korrigjimit” të kufirit, por ka falenderuar palën amerikane për gadishmërinë për të ndihmuar Kosovën në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Një krizë e re ka lindur ditët e fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tarifave prej 100% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj importeve serbe, në shenjë hakmarrje ndaj politikës së vazhdueshme të Beogradit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit Pompeo i bëri thirrje presidentit Thaçi që Kosova t’i heqë tarifat tregëtare ndaj Serbisë.

Duhet ndëshkuar dhe nuk duhet lejuar të arratiset

Kastriot ISLAMI

Edi Rama ka vënë nën kontroll gjithçka: i)zgjedhjet prandaj nuk ka rotacion demokratik të pushtetit; ii) biznesin e madh prandaj bizneset e vogla e të mesme po vdesin dhe oligarkët e qeveritarët e korruptuar po pasurohen e qytetarët gjithnjë e më të papapunë po varfërohen me shpejtësi; iii) median që është kthyer në një aneks të Zyrës së Propagandës e të Dizinformimit publik, që mbron bëmat e Edi Ramës e të qeverisë dhe sulmon, shan e ofendon opozitën e kundërshtarët; iv) shoqërinë civile që ose ka vdekur ose është vënë në shërbim të plotë të autokracisë oligarkike lokale si zgjatimi i establishmentit global; dhe v) më së fundmi Prokurorinë e Drejtësinë që mbron politikanët e korruptuar, kriminelët e trafikantët e lidhur me Ramën e qeveritarët e tij dhe burgos e prangos opozitarët e kundërshtarët e regjimit duke filluar nga qytetari më i thjeshtë që prangoset se shet një tufë me spinaq apo mbron shtëpinë e tij nga shembja e paligjshme dhe deri të opozitari që proteston për të drejtat e tij të dhunuara. Dhe i gjithë ky regjim është ngritur për të paralizuar përmes papunësisë e varfërisë veprimin qytetar dhe për të vrarë përmes veprimeve policore e kërcënuese reagimin e protestën qytetare.

Qeversisja Rama, regjim autokratik, policor e antipopullor
Edi Rama drejtuesi i një regjimi autokratik, antipopullor, policor e represiv që ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në kuvend, duke i mohuar funksionin vendimmarrës, dhe duke e penguar të kryejë funksionet e saj hetimit e kontrollit parlamentar, apo deri edhe duke e goditur për fjalën e lirë. Nuk ka më asnjë dyshim se Rama është një despot i veshur me petkun e një perversi, që mashtron edhe shqiptarët por edhe ndërkombëtarët. Edi Rama ka tentuar të godasë fuqimisht shpirtin e reagimit qytetar duke i nënshtruar ata përmes papunësisë e varfërimit dhe duke i kërcënuar përmes veprimit policor e duke i friksuar përmes veprimeve të grupeve kriminale të lidhura me qeverinë. Edi Rama e ka vrarë shpresën e të gjithë shqiptarëve duke ju mbyllë të gjithë shtigjet dhe duke i lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin e kthyer Shqipërinë në vëndin e parë në botë si azilkërkues në vëndet e BE. Edi Rama përmes mashtrimeve dhe komprometimit ka tentuar tju mbyllë gojën disa zyrtarëve të lartë në Bruksel e përfaqësues të tyre në Tiranë për keqqeverisjen e vëndit dhe lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe korrupsionin galopant që po fundos ekonominë e vendit. Dhe më së fundmi Rama, në panik e çoroditur, po vrapon në strehën e tij të fundi, duke u shndërruar në një nacionalist mediokër e të shëmtuar dhe në një kritik të lidershpit europian e amerikan, thjesht nga frika e humbjes së pushtetit dhe ndëshkimi si autokrat i korruptuar.

Qeverisja Rama po i detyron shqiptarët të emigrojnë…
Shqipëria është në udhëkryq për të mos thënë ka rrëshqitur drejt humnerës dhe vendi po boshatiset nga qytetarët e saj që emigrojnë të pashpresë. Demokracia është në rrezik të madh, sepse shteti ligjor është plagosur rëndë, institucionet janë marrë peng, krimi e korrupsioni janë bërë njësh me qeverinë dhe të drejtat e njeriut dhunohen dhe nuk ka më kush ti mbrojë. Ekonomia është drejt kolapsit e rrënimit të pakthyeshëm. Revolta është në prag të shpërthimit se thika ka vajtur në palcë ndonëse duket sikur njerëzit kanë frikë e do të vazhdojnë të nënshtrohen.

Rrugëdaljet për qytetarët e pashpresë nga qeverisja Rama
Qytetarëve të pashpresë ju kanë mbetur disa rrugë, shumica të pasigurta: Ose ti nënshtrohen një regjimi diktatorial që shumë shpejt mund të vendoset në vend. Ose të vazhdojnë të emigrojnë për të gjetur zgjidhjen personale apo të familjes së tyre, por dyert e emigrimit po mbyllen çdo ditë nga të gjithë anët. Ose të shpërthejnë në revolta të papërmbajtshme dhe me pasoja të rrezikshme e të paparashikueshme për të gjithë pa përjashtim. Ose të bashkohen e të kontribuojnë për ngritjen e një opozite të besueshme që i drejton e i hap rrugën një alternative shprese.

Rama i frikësuar gjen strehë si nacionalist mediokër
Qeveria Rama ka rënë dhe vendi i paqeverisshëm po shkon drejt anarkisë. Rama është peng i korrupsionit e krimit dhe s’arrin dot të dalë prej andej; këtë e ka kuptuar dhe ndjen edhe vetë në çdo moment. Asnjë lloj marifeti, qoftë edhe shfaqjet teatrale prej kllouni nacionalist me një gjuhë ordinere kundër BE e SHBA, nuk e nxjerr dot nga kjo gjëndje, prandaj ndjen shumë frikë nga fundi i tmerrshëm e mbi të gjitha nga ndëshkimi. Egërsimi dhe sulmi verbal ndaj kundërshtarëve e gazetarëve, deri edhe ndaj lidershipit europian, është shenjë frike nga tmerri që ndjen e nga paniku për shkak të pasigurisë. Në momentet e fundit, mund të fillojë edhe të lëpihet e të jargavitet duke u lutur për të shpëtuar por edhe mund të çmëndet duke uluritur e dhënë urdhëra të marrosur që nëse do të zbatoheshin, qoftë edhe pjesërisht, do të ishin me pasoja të rrezikshme për qytetarët, duke e komplikuar tmerrësisht fundin e tij. Thënë shkurt e qartë: Rama drejt largimit po “vdes” nga frika e mund të dorëzohet i ligështuar, por edhe mund të çmëndet e të shpërthejë nga marrëzitë e nga frika. Ky është gjithnjë fundi i despotëve, qoftë edhe atyre perversë e të maskuar. Nuk duhet pasur as frikë, as dyshime dhe as duhet bërë kompromis me të keqen që po jep shpirt pavarësisht nga marrëzitë e fundit nga frika, ligështimi, makthi a çmenduria. Duhet ndëshkuar dhe nuk duhet lejuar të arratiset. E gjithë pasuria e tij, qoftë edhe ajo e mbyllur në llogari off shore duhet konfiskuar, sepse ka shumë gjasa që këto veprime të fundit po i kryen për të negociuar mos prekjen e të gjithë kësaj pasurie të paligjshme.
Syri.net/ 28 nëntor 2018

Përcaktohet fituesi i Topit të Artë

Mediat spanjolle raportojnë se Luka Modriç do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2018, duke e mposhtur ish-bashkëlojtarin e vet Cristiano Ronaldon në garë për të më 3 dhjetor.
Sipas Onda Cero, Modriç do ta fitojë Topin e Artë 2018 me 3 dhjetor, disa muaj pasi u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s dhe UEFA-s, transmeton Gazeta Express.
Radioja spanjolle raporton se, përveç Modricit, në podium do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann, dhe jo Kylian Mbappe dhe Raphael Varane siç është raportuar deri më tani.
33-vjeçari portugez i ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij dhe së fundmi pohoi se e meriton ta fitojë edhe të gjashtin.
Megjithatë, mendohet se vendimi për ta braktisur Madridin për Juven për 112 milionë euro gjatë verës së kaluar, do të ketë ndikim kundër tij.
Ndërkohë, Modric ka pasur një sezon fantastik duke e fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe duke e drejtuar Kroacinë drejt arritjes në finale të Kupës së Botës në Rusi, ku u mposht nga Franca.

Sot është dita kur horrat strehohen nën flamur

Ergys Mërtiri

106 vjet më parë ne u shfaqëm, për herë të parë në historinë e kombeve, si një entitet sovran. Kjo ditë është shpërblimi i një sakrifice të jashtëzakonshme që patriotët shqiptarë bënë në një gjysëm shekulli, për ti dhënë jetë një projekti, pa të cilin ne nuk do ishim sot këtu.
E filluam jetën si komb duke na gjymtuar që ditën e parë. Konferenca e Londrës vendosi që gjymtyret tona t’iu shpërndahet fqinjëve si llokma me të cilat ata shpresuan të blejnë qetësinë, për të mos patur telashe në rajon. Por ende pas 100 vjetësh, barqet e tyre nuk janë ngopur dhe qetësia nuk është vendosur, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mbijetojnë të përgjysmuar.
Shteti që arritëm të krijojmë ishte i gjymtuar, ashtu si dhe fati ynë, që na rezervoi shumë makthe gjatë kësaj rruge njëshekullore, gjysmën e së cilës e kaluam në një diktaturë të tmerrshme. E mrekullueshme është që, pas 100 vjetësh, arritëm të shpëtojmë nga duart e kasapëve Kosovën, ndonëse ajo, ashtu si edhe ne, vazhdon të përballet me një mijë halle, e ndonëse nuk na lenë të jetojmë në një shtëpi.
Nëse ka gjë që kemi arritur të mësojmë në këta 100 vjet është aftësia për të mbijetuar. Kemi mësuar të mbijetojmë nga pushtimet, luftërat e brendshme, dhuna dhe terrori komunist, e tashmë edhe nga hajdutët dhe zagarët që na qeverisin.

Tashmë kjo po na kthehet në një problem sepse, duke ushtruar artin e te mbijetuarit, nuk dijmë më të jetojmë. Nuk dijmë të çohemi dhe t’ua copotojmë surratin politikanëve që tallen me fatet e këtij populli, që shesin troje e kufinj, që bëjnë pazare me interesat e vendit, që zaptojnë prona e resurse dhe thithin djersën apo gjakun e njerëzve.
Sot do të shohim që shumë prej atyre që e kanë përçudnuar keq e më keq këtë vend, do të tundin flamurin e hipokrizisë me shqiponjën dy krenare që valëvitet në gjakun e poshtërsive që i janë bërë e po i bëhen këtij kombi. Sot do të shohim horrat më të fëlliqur të gëzojnë e festojnë paturpësisht nën strehën e nacionalizmit, duke pozuar me simbolet e kombit si pasardhës të Ismail Qemalit. Ironia nuk na ka munguar kurrë. Kemi parë ti vendosen mbi krye asaj shqiponje edhe sëpatat kafshërore të fashizmit, edhe ylli i terrorit komunist dhe thonjtë e paprerë në gishtat e zgjatura mbi gjoks të Edi Ramës, mund ti shtojnë disa nota komike, por nuk ia ndryshojnë aspak cinizmin.
Uroj që foshnja që lindi, sakate, në 1912, të fillojë të shërohet, të mësohet të ecë me këmbët e veta dhe të mësojë t’ua thyejë turinjtë atyre që guxojnë të tallen më me të!