16.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

43 miliardë lekë paradhënie nga xhepat e shqiptarëve për koncesionet e plehrave

Qeveria disbursoi nga paratë publike 17% të fondeve për ndërtimin e tre impianteve të mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave deri më tani janë disbursuar 4,3 miliardë (lekë të reja) ose 34 mln euro, nga 24.9 miliardë lekë që është kostoja totale për të tre impiantet, ku 75% shkojnë për financimin e inceneratorit të kryeqytetit.
Për inceneratorin e Fierit është disbursuar gjysma e fondit të programuar, teksa punimet kanë nisur këtë vit. Sipas të dhënave Integrated Technology Ëaste Treatment Fieri ka marrë 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit deri më datën 11 nëntor, teksa i gjithë impianti kushton 3,6 miliardë lekë.
Për inceneratorin e Elbasanit janë disbursuar 2 miliardë lekë nga 2.9 miliardë lekë që kushton gjithsej impianti. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës janë disbursuar gjithsej 861 milionë lekë nga 18.3 miliardë leke që kushton gjithsej projekti.
Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2018 produkti “Inceneratori i Fierit”, nga 752.772.000 lekë të planifikuara janë disbursuar 501,846,816 lekë, teksa vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.

Produkti “Inceneratori i Elbasanit” është planifikuar të financohet 661,500,000 lekë këtë vit, teksa janë disbursuar 355,721,871 lekë dhe vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.
Projekti “Inceneratori i Tiranës”, në buxhetin e vitit 2018, ishte planifikuar të financohej me 500 milionë lekë në zërin investime me financim të brendshëm.
Me aktin Normativ nr. 1, datë 26.07.2017, është akorduar shuma 253 milionë lekë dhe për këtë projekt, buxheti shkoi në 753 milionë lekë. Gjithashtu në zbatim të kontratës koncesionare projekti në strukturën buxhetore është përfshirë në zërin shpenzime operative 602, me autoritet Bashkinë e Tiranës.
Për projektin “Administrimi i mbetjeve të ngurta në Juglindje të Shqipërisë, Faza e dytë”, është planifikuar mbështetja buxhetore financim i huaj me vlerë 50,000,000 lekë. Për këtë produkt është planifikuar mbështetja buxhetore me TVSH 10,000,000 lekë. Nga monitorimi i produktit se nga financimi i huaj disbursuar 325,550 lekë dhe nga financimi i brendshëm (TVSH) janë disbursuar 4,249,867 lekë. Ministria e Infrastrukturës sqaron se problematike gjatë zbatimit të projektit ka qenë pengesa e ndërtimit të stacionit të transferimit të mbetjeve në Pogradec nga banorët e zonës.
“Monitor”

Avokati thirrje Prokurorisë: Lëshoni djemtë e arrestuar për politikë, nisni hetimin për projektin e Unazës së Re

Një nga protestuesit dhe përfaqësuesi i banorëve tek Unaza e Re, avokati Artan Manushaqe, ka bërë dy thirrje sot nga Unaza e Re; një për kryeministrin dhe një për kryeprokuren Arta Marku.
“Edi Rama ka cenuar sigurinë e banesës dhe të pronës në mënyrë të drejtpëdrejtë. Turp i qeverisë dhe i Edi Ramës. Mesazhi tjetër është për Prokurorinë: Lëshoni djemtë e arrestuar për politikë dhe nisni hetimin për projektin e Unazës së Re. Nisni hetimin e aferës korruptive të projektit te Unaza e Re, që fsheh grabitjen dhe synimin për dëbimin e shqiptarëve. Nuk të lejojmë Edi Rama, ne nuk do të largohemi nga Shqipëria“, u shpreh avokati Manushaqe.

Deputeti i PD: Qeveria përpjekje mjerane për t’i përçarë protestuesit, shumë shpejt edhe njerëz të tjerë në mbështetje

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sërish sot në krahë të banorëve të Astirit të cilët kanë dalë sërish në protestë.
Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kjo protestë nuk ka për tu mbyllur pa u tërhequr qeveria nga kërkesa e oligarkëve. Sipas tij kësaj proteste do ti bashkohen në ditët në vijim edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, që do të protestojnë kundër padrejtësive.
“Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për t’i përçarë për të vënë dy tre tulla në rrugë për të krijuar idenë se këtu është mbyllur protesta është qesharake, pasi protesta do të vazhdojë. PD do të mbështetëse këtë protestë heroike të shqiptarëve dhe shumë shpejt do të shikoni edhe njerëz të tjerë që do t’i bashkohen protestës ndaj kësaj strukture kriminale që quhet Rilindje”, deklaroi Balliu.

Zhgarravina del me benevrekë për t’u tallur me Ditën e Kombit, 28 Nëntorin

Zhgarravina në krye të qeverisë ka dhënë një mesazh aspak serioz dhe tallës me datën që konsiderohet si Dita e Kombit, me 28 Nëntorin. Ka zgjedhur pikërisht këtë veshje me benevrekë për të dhënë një mesazh tallës, ndërsa ka shkuar në Vlorë dhe ka vendosur buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë.
Përse e ka bërë këtë është e qartë. Për këtë klysh të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit e vetmja ditë që duhet nderuar me seriozitet është dita e çlirimit të Jugosllavisë, 29 Nëntori dhe jo Dita e Kombit, 28 Nëntori.
Ky zhgarrinë nuk respekton as protokollin e shtetit dhe as solemnitetin e kësaj date që nderohet në të gjitha trojet shqipare dhe kudo ku ka shqiptarë.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në një vend tjetër Europian apo edhe Afrikan sikur kreu i qeverisë së tyre do të ofendonte në këtë mënyrë ditën më të shenjtë të historisë. Këto vende nuk e kanë fatin, që në fakt e kanë vetëm shqiptarët, që të qeverisen nga një i çmendur me kartelë.
Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri Edi Rama ka ‘goditur’ përsëri me veshjen e tij. Ajo që ra në sy këtë herë është fakti se kreu i qeverisë kishte veshur një xhup të madh kundra shiut, tutat e tij të preferuara dhe këpucë të zeza serioze.
Nga pamjet që shikohen në videon e transmetuar nga ERTV, bie në sy detaji ku Rama ka veshur dy palë tuta, siç dallohet edhe në foto një palë janë më të shkurtra. Ndërkohë që zyrtarët e tjerë, si Presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Ruçi kanë zgjedhur veshje klasike dhe të përshtatshme për këtë ceremoni.

4000!

Nga Erl KODRA

Me rastin e Festës së Flamurit
Sonte do të futem drejt e në shtëpinë tënde. Pa të pyetur fare do të të them se do të shemb këto dy faqe muri, pikërisht ato anë ku ndodhet dhoma jote e gjumit. Aty ku ti ke bërë dashuri me gruan tënde, ku ka lindur vajza jote, dhe ku ke varur fotografinë tënde në çift ditën e dasmës. Të gjitha kujtimet e tua do të fshihen, por nuk është kjo më e keqja. Në fakt e keqja vjen më pas, por mos ndalo, vazhdo deri në fund.
Unë sillem si harbut, të fyej, nuk të llogaris fare si qenie humane, por ty dhe familjen tënde ju konsideroj qenie inferiore, të mangët nga inteligjenca dhe trutë e kokës, dofarë shpellarësh që duhen shtypur si insektet.
Për këtë arsye, unë nuk lodhem të gjej ndonjë rreng të sofistikuar, por i bie shkurt; të them se këtë shtëpinë tënde prej dy dekadash do ta shemb përfare, por ama, unë do të të paguaj 3 vjet qeranë e shtëpisë. Çfarë altruizmi i paparë!
Ti kundërshton me forcë, proteston prej 25 ditësh, bllokon rrugën, mblidhesh para Parlamentit teksa dëgjon live Edi Ramën që të shanë në vetë të parë, dhe nuk e konsideron fare ekzistencën tënde, ndërkohë; rrihesh, arrestohesh, tallesh, deformohesh, anatemohesh, sulmohesh, censurohesh, degjenerohesh, sakatosesh, tallesh; e pse?!
Sepse po mbron pikën e vetme në Glob për të cilën ti je gati të flijohesh. Po mbron a-në e parë dhe të fundit të Atdheut; themelet dhe kulmin ku gjallon familja jote, arsyeja pse ti ekziston në këtë botë.
Në këto rrethana ekstreme, çfarë mbetet?!

Por nuk mbaron këtu. Këto nuk po ndodhin në Honolulu ose në New Delhi. Komshiu yt i parë që nuk i prishet shtëpia zakonisht rri brenda kur ti proteston. Nëse përballet me ty, të shpreh keqardhjen, por thellë thellë ndjehet me fat se Edi Rama u mjaftua me vetëm 40 milion euro, e jo ta zëmë me 80 milion. Në rastin e dytë, me siguri edhe ai do të ishte krah teje duke protestuar. Çfarë fati i paparë!
317 shtëpi shqiptarësh do të shemben. Ato nuk janë shpella indianësh. 3000 deri në 4000 shqiptarve u shuhet investimi i jetës. Të paktën 600 fëmijëve u prishet fëmijëria në mënyrë të pakthyeshme. Këta fëmijë nuk janë kongolez ose nigerian. Qindra biznese mbyllen përfundimisht. Shqipëria nuk është në luftë, dhe kjo nuk është një katastrofë natyrore.
Në fakt, katastrofa e vertetë është indiferenca dhe meskiniteti, vaniteti dhe mosqytetaria, depresioni dhe vulgariteti, frika dhe varfëria që ka mbërthyer krejt shoqërinë shqiptare. Po, me dhimbje duhet pranuar ky fakt.
Sepse në rrethana të tjera, në një vend tjetër, në Rumani ose në Francë, në Gjermani ose në Itali, Edi Ramën dhe Erjon Veliajn do t’i kishin varë për gjuhe. Kjo nuk është një mënyrë të shprehuri, por është kuptimi i parë i kësaj fjale.
Pikërisht për llapën e gjatë me të cilën po agresojnë shqiptarët.
Dhe të mendosh se nesër festojmë 106 Vjet Pavarësi, e me këtë rast, bash Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj po shkatërrojnë 4000.
Çfarë 4000?! Qenër?! Viça?! Lopë?! Egërsira?! Derra?! Shpellarë?! Drurë pylli?!
Jo, janë shqiptarë, si unë e si ty.

Protestuesit: Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet, por ne nuk tërhiqemi deri në pikën e fundit të frymës

Edhe pse ditë feste, banorët tek Unaza e Re janë ngritur sërish në protestë për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak dhe do t’I mbrojnë deri në pikën e fundit.
“Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si del ai me një VKM dhe anullon ligjin! Si, qenka më i madh VKM-ja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj dhe qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin!
Nuk ka më punë lekësh, ka punë sedre, sepse gjithandej i ka shtypur me lekë, me manipulim.
Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9… Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. Nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymës do të qëndrojmë”, u shpreh një nga protestuesit.

Protesta/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën: Do e vazhdojmë protestën, shtëpitë nuk i dorëzojmë

Banorët tek Unaza e Re janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre, ndonëse është ditë feste.
Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.
“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpitë nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashtë.
Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë feste dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, shprehen qytetarët.
Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.
Banorët kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protesta pa ju dhënë e drejta e tyre më parë.
‘Ne nuk do të tërhiqemi. Kur nuk u tërhoqëm dje që po binte shi, kur na kanë burgosur fëmijët, si mund të tërhiqemi neve. Kur të tërhiqen oligarkët atëherë do të tërhiqemi ne. Le të vijë këtu dhe të ulet me ne që të flasim’, deklaroi një nga banorët.

Rama, miliarda lekë paradhënie për inceneratorët e plehrave!

Qeveria disbursoi nga paratë publike 17% të fondeve për ndërtimin e tre impianteve të mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave deri më tani janë disbursuar 4,3 miliardë lekë (34 mln euro), nga 24.9 miliardë lekë që është kostoja totale për të tre impiantet, ku 75% shkojnë për financimin e inceneratorit të kryeqytetit.
Për inceneratorin e Fierit është disbursuar gjysma e fondit të programuar, teksa punimet kanë nisur këtë vit. Sipas të dhënave Integrated Technology Ëaste Treatment Fieri ka marrë 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit deri më datën 11 nëntor, teksa i gjithë impianti kushton 3,6 miliardë lekë.
Për inceneratorin e Elbasanit janë disbursuar 2 miliardë lekë nga 2.9 miliardë lekë që kushton gjithsej impianti. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës janë disbursuar gjithsej 861 milionë lekë nga 18.3 miliardë leke që kushton gjithsej projekti.
Vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2018 produkti “Inceneratori i Fierit”, nga 752.772.000 lekë të planifikuara janë disbursuar 501,846,816 lekë, teksa vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.
Produkti “Inceneratori i Elbasanit” është planifikuar të financohet 661,500,000 lekë këtë vit, teksa janë disbursuar 355,721,871 lekë dhe vazhdon financimi sipas zbatimit të kontratës.

Projekti “Inceneratori i Tiranës”, në buxhetin e vitit 2018, ishte planifikuar të financohej me 500 milionë lekë në zërin investime me financim të brendshëm.
Me aktin Normativ nr. 1, datë 26.07.2017, është akorduar shuma 253 milionë lekë dhe për këtë projekt, buxheti shkoi në 753 milionë lekë. Gjithashtu në zbatim të kontratës koncesionare projekti në strukturën buxhetore është përfshirë në zërin shpenzime operative 602, me autoritet Bashkinë e Tiranës.
Për projektin “Administrimi i mbetjeve të ngurta në Juglindje të Shqipërisë, Faza e dytë”, është planifikuar mbështetja buxhetore financim i huaj me vlerë 50,000,000 lekë. Për këtë produkt është planifikuar mbështetja buxhetore me TVSH 10,000,000 lekë. Nga monitorimi i produktit se nga financimi i huaj disbursuar 325,550 lekë dhe nga financimi i brendshëm (TVSH) janë disbursuar 4,249,867 lekë. Ministria e Infrastrukturës sqaron se problematike gjatë zbatimit të projektit ka qenë pengesa e ndërtimit të stacionit të transferimit të mbetjeve në Pogradec nga banorët e zonës.
/Monitor.

Përgjegjësi i Hetimit Tatimor u filmua duke marrë ryshfet, Rama e bën drejtor te Krimi Ekonomik

Ledjon Kolgjoka, përgjegjës i hetimit tatimor i kapur në flagrancë në akte korruptive, merr sërish një detyrë shtetërore, madje duke u ngritur në pozicion, dhe duke mos u përballur me drejtësinë për shkeljet që i janë gjetur.
Në maj të vitit 2016 Kolgjoka u filmua nga emisioni Stop që përmes rryshfetit favorizonte një biznes, që i shmangej detyrimeve doganore e tatimore dhe i kishte shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.4 milion lekësh, dhe duket se ai nuk ishte rasti i vetëm ku Kolgjokaj kryente korrupsion.
E megjithatë sot Kolgjoka është duke ushtruar një detyrë dhe më të rëndësishme siç është ajo e inspektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pra një person që është filmuar me zë dhe me figurë që merrte ryshfet teksa ishte duke ushtruar një detyrë shtetërore, është vënë në pozicionin që të hetojë persona të tjerë në shkelje.
Në vitin 2016 për shkak të bujës mediatike që mori skandali, Kolgjoka u shkarkua nga detyra nga ana e Ministrisë së Financave, duke qenë se Hetimi Tatimor është në varësinë e kësaj ministrie, po nga organet e hetimit nuk u ndërmorr asnjë masë në drejtim të tij.
Kjo i ka hapur rrugë në mënyrë të befasishme dhe të dyshimtë kthimit të tij në një tjetër pozicion në Drejtorinë e Krimit Ekonomik për Tiranën.

Banorët e Unazës së Re, protestë me flamur: Betejë kundër këtij regjimi, shtëpitë i kemi me gjak!

Banorët e Unazës së Re, ndonëse është ditë feste, kanë dalë sërish në protestë në ditën e 25 të tyre.
Banorët kanë shpalosur një flamur kombëtar 6 metra të gjatë dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.
Banorët thënë se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.
“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpia nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët nga banesat. Të gjithë bashkë për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, shprehen banorët.