15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm kryebashkiakun e Tiranës

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme, pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, për policen e plagosur Ina Nuku.
Deklaratën e Veliajt se, “asnjë burrë nuk do të martohet me një vajzë pa gishta”, Vasili e ka cilësuar si të neveritshme. Sipas tij, histeria për të mbajtur një karrige po e bën edhe më të neveritshëm kryebashkiakun Veliaj.
Postimi i Vasilit në Facebook
Fjale te neveritshme per gruan, nga nje kryebashkiak i lig e i pagdhendur.
Histeria per te mbajtur nje karrige po e ben gjithnje e me te neveritshem Kryebashkiakun e Tiranes.
Po ky kryebashkiak ne mes te sheshit,me nje sjellje te pagdhendur dhe pikerisht nje dite pas dites boterore kundra dhunes ndaj grave,duke marre shkas nga ngjarja me policen Ina tha me plot gojen sa me poshte:
“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”, u shpreh Veliaj.
Viktime e histerise per pushtet dhe e ndonje keshilltari idiot, ky kryebashkiak mendon se do te krijoje keqardhje duke perdorur policen e demtuar dhe keshtu do demonizoje banoret e Unazes se Re.

Ne kete menyre ai u rrefen te gjitheve,dhe ketu eshte i sinqerte,qe gruaja apo femra eshte per te, nje teresi fizike, nje qenie anatomike,nje mall njerezor, te cilit i duhet bere inventari,dhe ne paste dicka mangut,ajo femer nuk do ta kete kurre dashurine njerezore dhe do te jete e perjashtuar nga jeta.
Ketij kryebashkiaku mijrat e familjeve dhe martesave te personave me handikap i duken anormalitet, qe nuk meriton respekt,apo qindra mijrave te tjereve, qe per dhjetra arsye traumatike apo shendetesore pesojne modifikime te pjeshme te trupit te tyre.
Dite turpi per Tiranen ne krye te Bashkise se saj ka dhunuesin me te keq te grave, me te lige se dhunuesit vete,pasi me fjalen e tij dhunoi njeherazi mijra e mijra gra dhe familje.
Sot eshte nje dite e keqe sepse Tirana, qe duhet te printe me evolucionin shoqeror te saj gjithe vendin,ka sot nje kryebashkiak te pagdhendur e te lige, qe per karrigen dhe milionat e eurove demostroi nje sjellje te zeze dhe pa alibi.
Dite e trishte per qytetaret e Tiranes.
Dite e trishte edhe per Shoqerine Civile shqiptare, e cila ka zgjedhur te flase shume edhe me pathos te zjarrte bile,por vetem nje dite ne vit per grate.
Shoqeria civile shmanget te perballet me dhunuesit e vertete shteterore, qe jane aty perpara syve tane,arrogante,
shpirtkeqinj, cinike,
pushtetplot e parashume.
Te gjithe jemi ne prove ne perballjen ndaj kesaj dhune ndaj grave se pari si qytetare dhe se dyti si familjare.

Basha: Jam në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani sëbashku me deputetët e PD-së zhvilluan Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
Pas Homazheve kreu i PD, Basha tha për mediat se, dita e sotme është një ditë e veçantë ku çdo shqiptar përulet me nderim të madh para Skënderbeut, Ismail Qemalit, shqiptarëve që luftuar për çlirimin dhe komandantit Adem Jashari. 
Sipas tij, dita e sotme është një ditë ftese për çdo shqiptar për tu bashkuar në betejën për të luftuar për lirinë ashtu siç e parashikon kushtetuta.
Përshëndetje dhe gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar!
Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443.
Përkulemi me nderim para Ismail Qemal Bej Vlorës dhe gjithë firmëtarëve të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sakrificës së tyre sublime që çuan në datën tjetër të shenjtë në historinë tonë 28 Nëntorin e vitit 1912.

Deklarata e Bashës
Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve e të reja, burrave dhe grave që dhanë jetën, antifashistë dhe nacionalistë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët.
Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor.
Dhe para sakrificës së mijëra shqiptarëve të tjerë që u flijuan për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e kombit shqiptar, kudo ku ata jetojnë.
Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për pavarësinë dhe lirinë është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtur lirinë dhe demokracinë.
Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre.
Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Pyetje: Z. Basha dje ka patur një deklaratë të ambasadores gjermane e cila kërkon rikthimin e opozitës në Parlament?
Basha: Politikën një ditë tjetër. Faleminderit!

Berisha: Në Shkodër ka banda me 180 anëtarë, në Vlorë më shumë se 400 anëtarë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë sonte shifra të frikshme për anëtarët e bandave në Shqipëri.
Sipas tij, vetëm në Shkodër dhe Vlorë ka më shumë se 580 anëtarë bandash.
‘Në Shkodër ka banda me 180 anëtarë.
Në Vlorë bandat kanë më shumë se 400 anëtarë
Pse janë këta kaq të fuqishëm?
Sepse ka mbështetje dhe lidhje politike. Hiqja mbështetjen dhe e shikojmë, nuk ka banditë trima.
Hiqua mbështetjen dhe e shikojmë se si sillen ata’, theksoi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin ‘Përballë në RTSH.

Berisha: Vetëm një konferencë ndërkombëtarë ndryshon kufijtë në Ballkan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, përballë gazetarit Lutfi Dervishi, është shprehur se Aleksandër Vuçiç në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin po ngrejnë Serbinë e Madhe.
‘Ku e bazon Vuçiç ndryshimin e kufijve me Kosovën? Nuk ka asnjë dokument, asnjë letër për këtë gjë. E bazon vetëm te argatët e tij në Prishtinë dhe në Tiranë. Edi Rama dhe argati i serbëve në Prishtinë po punojnë për Serbinë e Madhe.
Çfarë ka ky Vuçiç. Ai është shprehur se me argatët e tij në Prishtinë do të bëjë Serbinë e Madhe. Por çfarë do të ndodhë nesër ngrihet Tetova, nëse bëhen 10 Mitrovica në Ballkan?’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.
‘Bëmat e qeverisë/ Negociatat mund të mos hapen as në 2019’
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Përballë’ në RTSH është shprehur se negociatat me BE-në mund të mos hapen as në 2019 dhe as gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.
Sipas ish-kryeministrit, kjo ndodh për shkak të bëmave të qeverisë së Ramës.
‘Mbani mend, Edi Ramën që thoshte se do hapen negociatat që në mandatin e parë.

Por kjo gjë nuk u bë. Europa dhe SHBA i shohin të gjitha bëmat e kësaj qeverie dhe Departamenti i Shtetit me anë të ambasadës së SHBA në Tiranë ka folur shpesh për Saimir Tahirin.
Me bëmat e kësaj qeverie, mund të mos hapen negociata as në mandatin e dytë.
Nëse Edi Rama kërkon ti dërgojë mesazhe Europës, ta bëjë me anë të zyrës në Tiranë dhe jo të shkojë në Kosovë’, është shprehur ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ në RTSH se për Ballkanin duhet të mblidhet një konferencë ndërkombëtare.
I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, ish-kryeministri është shprehur se kjo do të sillte veprim domino në gjithë Ballkanin.
‘Të mblidhet një konferencë ndërkombëtare dhe të rivizatojmë sërish kufinjtë në Ballkan.
Ballkani është një vend luftërash.
Po të shikosh historinë, Ballkani ka qenë vendi i luftërave. Kanë qenë dy luftërat botërore, por ka pasur edhe Luftërat Ballkanike.
Të gjithë ata që janë marrë me Ballkanin, përveç Petriç janë kundër ndryshimit të kufijve në Kosovë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në ‘Përballë’.

Skandal/ Albpetrol po derdh naftën bruto në Vjosë, lumin e fundit të egër në Europë

DCIM100MEDIADJI_0052.JPG

Edmond HOXHAJ

Për 270 kilometra nga mali në det, Vjosa rrjedh e lirë dhe e pandikuar në shtratin e saj, i cili gjarpëron nga kanioni duke u zmadhuar në një zall të gjerë në rrjedhën e poshtme ku krijohen gjire dhe ishuj prej zhavorri të bardhë. Gjerësia e lumit në këtë pikë të rrjedhës së saj drejt detit arrin deri në 2 kilometra, duke krijuar një peizazh natyror mbresëlënës.
Megjithatë, ekosistemi i pasur i lumit të fundit të madh dhe të egër në Europë – si shkencëtarët dhe aktivistët mjedisorë pëlqejnë ta përshkruajnë Vjosën, është në rrezik. Rrjedhjet e naftës bruto nga depozitat e dekantimit të kompanisë Albpetrol pranë fshatit Gorisht kanë krijuar një përrua nafte dhe balte, i cili derdhet në lumin Vjosë.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se ky përrua nuk është një rast i izoluar dhe se ndotja nga hidrokatrburet paraqitet kritike në të paktën dy sektorë të menaxhuar nga Albeptrol – atë Gorisht- Kocul si dhe sektorin Cakran-Mollaj.
Sipas aktivistëve, rrjedhja e vazhdueshme e mbetjeve të naftës bruto dhe ujërave industriale nga stacionet e dekantimit të Albpetrolit në Vjosë është krim mjedisor, i cili kërcënon jo vetëm florën dhe faunën e pasur të këtij lumi, por edhe tokat bujqësore dhe burimet ujore në rrjedhën e tij të poshtme.
“Duke qenë se kemi të bëjmë me një ndotje persistente që dëmton ekosistemin, speciet e florës dhe të faunës së rrjedhës së poshtme të Vjosës, kjo ndotje mund të ketë influencuar edhe në sipërfaqet e tokave së vaditura me ujërat me metale të rënda që mund të jenë mbartur,” tha ambientalisti Lavdosh Ferruni. “Mund të ketë ndikim edhe në cilësinë e ujit që përdoret për konsumim për qytetarë,” paralajmëroi ai.
E pyetur nga BIRN, kompania Albpetrol pranoi në një përgjigje me shkrim rrjedhjet e naftës në lumin Vjosë, por nënvizoi që kjo situatë ishte pasojë e ndotjes historike dhe e keqmenaxhimit të fushave të naftës nga kompanitë koncesionare gjatë dekadës së fundit.
“Shkaqet për ndërprerjen e marrëveshjes hidrokarbure për këto dy vendburime ishin të shumta, por mes tyre edhe mosrealizimi i investimeve për ruajtjen e mjedisit, shëndetit dhe sigurimit teknike në punë,” tha një zëdhënës i kompanisë Albpetrol.
“Në momentin kur Albpetrol sh.a ka marrë në dorëzim vendburimet, gjendja mjedisore ishte shumë e rëndë,” shtoi ajo, duke nënvizuar që zgjidhja e situatës kërkon investime dhe kompania është e ndërgjegjshme që “mbetet shumë për të bërë.”
‘Njolla e zezë’ e Vjosës

Lumi i Vjosës rrjedh nga malet e Pindit në Greqi dhe derdhet në detin Adriatik. Sipas shkencëtarëve, lugina e Vjosës përbën një habitat për shumë lloje kafshësh dhe bimësh që janë shumë të rralla ose janë zhdukur fare nga lumenjtë e tjerë të Evropës.
Në prill 2017, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende europiane studiuan për një javë biodiversitetin e luginës së Vjosës, duke regjistruar 300 lloje gjallesash të ndryshme, përfshirë 41 lloje speciesh që janë gjetur për herë të parë në Shqipëri, si dhe një lloj të ri peshku dhe një insekt ujor të panjohur më parë për shkencën.
Megjithatë, shumë prej këtyre gjallesave tashmë kërcënohen të zhduken nga ndotja e hidrokarbureve. Disa kilometra larg nga shtrati i lumit, mbi një kodër pranë fshatit Gorisht të Vlorës, ndodhen vaskat e dekantimit të kompanisë Albpetrol për sektorin Gorisht-Kocul. Kodra ku ndodhet dekantimi nuk është e banuar dhe të vetmit njerëz që mund të gjesh janë disa barinj që kujdesen për bagëtitë e tyre, të cilët duket sikur nuk shqetësohen nga aroma e rëndë e gazit dhe e hidrokarbureve.
Në stacionin e dekantimit, godinat e ndërtuara dekada më parë duken thuajse të braktisura dhe muret e çatitë janë shkatërruar pjesërisht. Në pjesën e poshtme gjendet një gropë e stërmadhe ku depozitohen mbetjet e ujërave teknologjike dhe të naftës. Por, këto mbetje shpërndahen gjithandej duke zënë pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së zonës së rrethuar, për t’u derdhur më pas në një përrua që bashkohet me Vjosën rreth 5 kilometra më poshtë në fshatin Karbunarë.
Përroi mbledh mbetjet e naftës që rrjedhin nga depozitat dhe puset e Albpetrol dhe së bashku me baltën dhe ujin e shiut i derdh ato në lumin Vjosë, ku ka krijuar një njollë të madhe të zezë në një bankinë prej zhavorri të bardhë.
“Këtu ndotja është ekstreme, ka pasur të paktën gjysmë metri thellësi naftë, por pjesën më të madhe e kanë larguar shirat,” tha Besnik Kapaj, një fermer nga fshati Karbunarë i Vlorës, i cili ka ndërtuar një shtëpi pranë vendit ku depozitohen hidrokarburet në brigjet e lumit Vjosë.
“Gjatë muajve të verës, situata është dhe më e dukshme pasi nafta depozitohet këtu dhe ka një aromë më të rëndë, kurse tani filluan shirat dhe gjithë ajo naftë shkon në Vjosë,” shtoi ai.
Kjo njollë e zezë rreth 15 metra e gjerë dhe gati 200 metra e gjatë, e cila mund të shihet edhe përmes pamjeve satelitore nga hapësira, nuk është e vetmja zonë e ndotur nga rrjedhja e hidrokarbureve dhe e gazit- për shkak të infrastrukturës së amortizuara të puseve dhe stacioneve të naftës së Albpetrol.

Një raport monitorimi mjedisor i prodhuar nga një kompani e specializuar për Albpetrolin, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, nënvizon se ky përrua nafte përbën një kërcënim për banorët e zonës, pasi shumica e gropave të emergjencës në puse nuk janë të betonizuara dhe gjithashtu madhësia e tyre nuk parashikon mbajtjen e sasive të mëdha të fluidit.
“Kjo bën që këto gropa të kenë rrjedhje të pakontrolluar në mjedis, qoftë sipërfaqësore ashtu dhe në shtresat nëntokësore, duke shkaktuar ndotje të tij,”shkruhet në raportin e përpiluar nga nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit, QMM.
“Është për t’u theksuar një situatë mjedisore shumë problematike në dekantimin Gorisht, ku ujërat që dalin në dekantim derdhen në lumin Vjosë,” shton raporti.
Raporti evidenton se në Gorisht- Kocul vihen re rrjedhje e hidrokarbureve nga depozitat në gjendje të lirë në tokë. Po kështu, QMM shprehet se ka avari teknike të depozitave apo të sistemit të transportit të ujërave, për të cilat ka kohë që nuk merren masa për riparimin e tyre.
“Këto ujëra janë lënë në gjendje rrjedhje të lirë, duke shkaktuar një ndotje të madhe të tokës, ujërave nëntokësore dhe atyre pritëse,” shkruan QMM.
“Një ekspozim i tillë shkakton një problematike të madhe në jetesën e banorëve të zonës, po kështu dhe të ekosistemit në përgjithësi, duke njohur natyrën akumuluese që kanë ndotësit që emetohen nga kjo industri duke u bërë kështu pjesë e zinxhirit ushqimor,” shton ajo.
Sipas raportit të QMM, përveç zonës së dekantimit në Gorisht, shkarkime gazi në ajër dhe mbetjesh të ngurta janë regjistruar në 7 pikat e monitoruara.

Monitorimi mjedisor i kryer nga QMM për periudhën shkurt-prill 2018, raporton se pranë grupit të puseve 2, 6, 8,9 dhe 17 në seksionin Gorisht-Kocul ka prani shumë të lartë të gazit sulfurik, 2 deri në 8 herë më të lartë se norma e lejuar. Edhe gjatë monitorimit mjedisor të kryer në sektorin Cakran-Mollaj, në pikën e monitorimit Q-59, janë konstatuar nivele tre herë më të larta nga norma e lejuar e gazit sulforik.
Sipas specialistëve, ky nivel i lartë përqendrimi mund të shkaktojë probleme shëndetësore për punonjësit, të cilët janë të ekspozuar për periudha kohore afatgjata.
“Niveli i gazit sulfurik [H2S] është mjaft problematik në pjesën më të madhe të grupeve duke kaluar disa herë normën,” shkruhet në raport.
“Kjo përbën një rrezik të lartë për jetën dhe shëndetin e punonjësve, të cilët janë të ekspozuar për një periudhë afatgjatë kohe ndaj këtyre përqendrimeve të larta të H2S. Gjithashtu, nuk shmanget ndikimi i gazit H2S dhe VOC dhe në popullatën lokale dhe në ekosistemin e zonës,” përfundon ai.
Një raport tjetër monitorimi i QMM për sektorin Cakran-Mollaj ngre këmbana alarmi për një situatë të ngjashme, ku pothuajse në të gjithë grupet ka pasur gropa emergjence për mbledhjen e fluidit në raste rrjedhjesh aksidentale apo shpime të depozitave si pasojë e korrodimit të brendshëm të tyre, por këto vaska kanë qenë jashtë standartit. Vetëm grupi Q 17 ka pasur vaskë betoni dhe prej andej mbetjet dërgohen me sistem pompimi në dekantimin Usojë. Ndërsa të gjithë grupet e tjera të sektorit Cakran-Mollaj ka rezultuar të kenë hapur gropa në mënyrë amatore, të pashtruara me beton dhe pa hidroizolim.
“Duke vlerësuar nga mënyra e ndërtimit të tyre mund të deduktojmë që ujërat që grumbullohen në këto gropa rrjedhin duke ndotur në radhë të parë ujërat nëntokësore, por edhe ato sipërfaqësore”, shkruhet në raport.
Pas interesimit të BIRN lidhur me situatën e ndotjes të shkaktuar nga shkarkimet e hidrokabureve në terren të lirë e më pas në shtratin e lumit Vjosa, dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave e Tokës Vlorë, ISHMPUT, informoi se gjatë viteve të fundit janë kryer disa kontrolle në zonën naftë-nxjerrëse Gorisht-Amonicë-Kocul.

Sipas ISHMPUT, më datë 29 qershor 2015 është inspektuar dhe është marrë masë administrative me gjobë në masën 5 milionë lekë ndaj kompanisë Phoenix Petroleum” për shkarkime të ujërave të ndotur.
Gjithashtu, më datë 11 mars 2017 është inspektuar dhe është marrë masë administrative me gjobë në masën 1 milionë lekë për mosvënie në punë të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në qendrën e dekantimit. Po në vitin 2017, më datë 21 prill, ISHMPUT Vlorë ka kryer inspektim dhe ka marrë masë administrative me gjobë në masën 2 milionë lekë për derdhje të ujërave të përzier me hidrokarbure fshatin Malkeq. Këto gjoba nuk janë ekzekutuar ende dhe janë në shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.
Me datë 29 mars 2018, periudhë që përkon edhe me monitorimin e QMM, ISHMPUT Vlorë ka inspektuar qendrën e dekantimit në Gorisht, dhe u shpreh se vendosja e një impianti për trajtimin e naftës e kishte përmirësuar situatën.
Vendburimet Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj kanë qenë deri në tremujorin e parë të 2017-tës në përdorim nga tre shoqëri koncesionare, në fillim nga “Stream Oil and Gas” (2007-2015); më pas Transatlantic Albania (2015-2016) dhe në periudhën e fundit GBC (2016-2017).
E pyetur nga BIRN, kompania Albpetrol e pranoi ndotjen e shkaktuar nga puset e saj, për të cilën Albpetrol pretendon se është ndotje historike, pasojë e keqmenaxhimit në kohën e komunizmit dhe gjatë dekadës së fundit nga kompanitë koncesionare.
“Në momentin kur Albpetrol sh.a ka marrë në dorëzim vendburimet, gjendja mjedisore ishte shumë e rëndë dhe kërkonte ndërhyrje e investime për rehabilitim dhe mirëmbajtje,” tha kompania e nxjerrjes së naftës.
“Në lidhje me këto vendburime theksojmë se bëhet fjalë për një situatë mjedisore të rënduar, e trashëguar historikisht prej më shumë se 50 vite të aktivitetit hidrokarbur,” shtoi ajo.

Lumi në rrezik
Shfrytëzimi i fushave të naftës në jug të Shqipërisë që nga vitet ‘30 të shekullit të kaluar nuk ka qenë pa pasoja për mjedisin dhe banorët vendas. Një investigim i BIRN i publikuar në tetor 2017, pasqyroi pasojat shëndetësore që ka shkatuar për banorët e zonës së Patos Marinzës – fusha më e mbadhë naftëmbajtëse në Shqipëri, industria hidrokarbure.
Sipas ekspertëve dhe aktivistëve, derdhja e hidrokarbureve në lumin Vjosë mund ta zgjerojë hartën e zonave të ndotura nga industria e naftës dhe përbën një rrezik për habitatin e tij.
“Kur kemi të bëjmë me lumenjtë dhe konkretisht me lumin Vjosa, që e konsiderojmë si nga më të rëndësishmit në Ballkan e më gjerë për shkak të biodiversitetit që gjendet aty, konsiderojmë se duhet trajtuar në një mënyrë të veçantë,” shprehet Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”.
“Ndotja industriale ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në faunën e këtij lumi dhe prek gjithë zinxhirin ushqimor, duke pasur parasysh edhe faktin se ka peshkatarë që sigurojnë jetesën duke peshkuar në ujërat e lumit Vjosa,” shtoi ai.
Për rëndësinë e lumit Vjosë bie dakord dhe Lavdosh Ferruni, duke nënvizuar se kjo luginë duhet të ishte një park i mbrojtur natyror dhe jo zonë e ndotur nga hidokarburet.
“Në këndvështrimin e shumë institucioneve shkencore, por edhe të shoqërisë civile vendase dhe ndërkombëtare, shpresojmë edhe të politikës, perspektiva e luginës së Vjosës është për zhvillimin e një parku natyral të mbrojtur, që mund të krijojë një produkt shumë të rëndësishëm turistik,” tha Ferruni.
“Për këtë arsye, industria e naftës mund të ekzistojë vetëm nëse respektohen standardet më të mira evropiane për menaxhimin e tyre. Çdo shmangie nga këto standarde nuk është gjë tjetër veçse një krim mjedisor,” shtoi ai.
Nika, i cili prej vitesh drejton një fushatë për mbrojtjen e Vjosës nga digat, bën thirrje për reagim nga institucionet për ndotjen e shkaktuar nga hidrokarburet.
“Në këtë rast flagrant, Inspektoriati i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave duhej të kishte vepruar me kohë,” tha ai. “Kjo ndotje e dëmton seriozisht lumin e fundit të egër të Evropës,” përfundoi Nika.

“BIRN”

Basha publikon një tjetër Video për mashtrimin e Ramës ndaj banorëve të Unazës së Re

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përball Edi Ramën me mashtrimet e tij për legalizimet, realitetin e banorëve tek Unaza e Re dhe talljet e Edi Ramës me shqiptarët e mashtruar prej tij.
Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Kryeministri Edi Rama shfaqet me deklaratën e tij më të njohur gjatë dhe pas zgjedhjeve se ‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen, edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, se janë investime të bëra me gjak.’
Në video janë edhe banorë të Unazës së Re, që tregojnë se i kanë ndërtuar shtëpitë me djersë e gjak nga puna në emigracion dhe tani po kërkojnë t’ua shembin me një kryq që u kanë vënë në derë. Video shoqërohet me të qeshurën tallëse të Edi Ramës, kur pyetet për prishjen e shtëpive të banorëve të Unazës së Re.
Statusi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha:
‘Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët.
Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve’.

Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 27. November 2018

Eurostat: Shqipëria në tre vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike

Eurostat ka publikuar sot të dhënat mbi çmimet e energjisë elektrike për kËh për familjet gjatë gjashtë mujorit të parë të 2018-s. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi ka çmimin më të lartë të çmimit të energjisë për konsumin e familjeve me 0.1 euro për kËh .
Me pas renditen Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria me përkatësisht 0.085 dhe 0.084 euro për kËh .
Ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët në rajon, me 0.059 euro për kËh . Në vendet e tjera të rajonit çmimi i energjisë elektorë për familjet ishte rreth 0.07 euro për kËh (përfshirë dhe taksat).
Në Europë çmimi mesatar i energjisë për familjet për kËh ishte 0.2 euro gjatë gjysmës së parë të 2018-s.
Çmimet e energjisë në Europë
Në gjysmën e parë të vitit 2018, çmimet ishin të qëndrueshme në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2017, duke qëndruar në 20 euro për 100 kËh . Çmimet mesatare të gazit në BE ishin gjithashtu të qëndrueshme dhe qëndronin në 6 euro për 100 kËh në gjysmën e parë të vitit 2018.
Taksat dhe taksat përbënin më shumë se një të tretën (37%) të faturave të energjisë elektrike të ngarkuara për familjet në BE në gjysmën e parë të vitit 2018.
Rënia më e madhe e çmimeve të energjisë elektrike në Poloni, rritja më e madhe në Rumani
Ndërmjet gjysmës së parë të vitit 2017 dhe gjysmës së parë të vitit 2018, rëniet më të mëdha në çmimet e energjisë elektrike për familjet në monedhat kombëtare, janë vërejtur në Poloni (-4,3%) dhe Greqi (-3.6%), pasuar nga Letonia (-3.5%) , Maltë dhe Gjermani (të dyja -3.2%). Në të kundërt, rritja më e madhe u regjistrua në Rumani (+ 14.1%), e ndjekur nga Estonia (+ 11.7%), Holanda dhe Kroacia (të dyja me 9.2%).
Çmimet mesatare të energjisë elektrike për familjet në gjysmën e parë të vitit 2018 kanë qenë më të ulëta në Bullgari (9.8 euro për 100 kËh ), Lituani ( 11.0 euro ) dhe Hungaria (11.2 euro ) dhe më të larta në Danimarkë (31.3 euro), Gjermani (29.5 euro ) dhe Belgjikë (27.3 euro).

Kryqet në shtëpitë e kryeqytetasve

“Monitor”

Protesta e një pjese të banorëve të Tiranës për pronat që do t’ju prishen, se aty do të kalojë Unaza e Re e kryeqytetit, është shpërthimi i problemeve që ky projekt ka që në nisje e që mund të mos përfundojë mirë për të gjithë.
Ndërtimi i këtij aksi ka qenë nevojë e kryeqytetit, me kohë. Kjo rrugë nuk është thjesht një trajektore e re lëvizje për automjetet, por edhe trajektorja se si nesër do të organizohet qyteti më i rëndësishëm i vendit, në shumë dimensione.
Rëndësia dhe ndikimi i këtij projekti është e shprehur edhe në Planin e vonuar të Rregullues të kryeqytetit, si në aspektin social, ekonomik, etj. Si i tillë, i gjithë publiku dhe jo vetëm të prekurit direkt nga ndërtimi i kësaj
rruge, meritonin të njiheshin me çdo detaj të tij. Fatkeqësisht, plani i qeverisë u mor vesh kur banorët panë mbi shtëpitë tyre kryqet e qeverisë, që tregonin se cilat nga pronat nuk do të ekzistonte më, pasi do të prishen.
Deri sa pa shpërthyer protesta e së enjtes në bulevard, askush nuk e dinte me saktësi as numrin e objekteve që prekeshin. Cilat do të shpronësoheshin, cilat jo, cilat do të rivlerësoheshin apo cilat do të kompensoheshin kundrejt qirasë së përkohshme. Institucionet përgjegjëse ishin konfuze në deklarata.
Dhe sa më shumë thellohej protesta, aq më shumë dilnin detajet nga qeveria e zënë ngushtë. Këto fakte na tregojnë se projekti nuk po ndiqte rrugën e duhur ligjore, e cila është dizenjuar për të puqur sa më afër interesat e të
gjitha palëve. Vetë projekti u quajt i mbyllur shumë javë pasi qytetarët u shënjuan me kryqin se prona që ata zotërojnë nuk do të ishte më e tyre, kur në fakt duhet ë ndodhte e anasjella.

Një pjesë e madhe e objekteve në atë zonë janë në proces legalizimi ose njohje prone. Por siç u pa, agjencitë ligjzbatuese e vunë në lëvizje procesin vetëm kur panë se do të hasnin në rezistencë të gjatë dhe të fortë të banorëve. Për këtë projekt ka mjaft kundërshti publike për kostot dhe leverdishmërinë e tij. Publiku dhe jo vetëm banorët përgjatë segmentit ku do të kalojë rruga, nuk panë asnjë mundësi alternative dhe me të drejtë, fi lluan të dyshojnë edhe për devijime të aksit në mënyrë të çuditshme.
Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është dizenjuar disa vite më parë. Por zona përgjatë aksit është zhvilluar si nga ana urbane, komunitare, ekonomike etj. Edhe me ndarjen e re administrative, ajo formalisht quhet pjesë e integruar e kryeqytetit, i cili i ka shtrirë kufijtë e tij të verdhë shumë larg. A mos vallë ky projekt i konceptuar si ide shumë herët, tani nuk po aq i vlefshëm sa më parë? A qëndron nga të gjitha parametrat? A ndikon ai pozitivisht në zhvillimin jo vetëm të zonës, por gjithë kryeqytetit, apo mund të krijohet një geto që në vend t’i bashkojë, i ndan qytetarët?
Me pak fjalë, a është ai i leverdishëm nga të gjitha aspektet, si ekonomike, sociale, mjedisore, arkitekturore, urbane etj. Këtë nuk di ta thotë askush, e ndoshta as qeveria, përderisa është kaq refraktare me publikun, duke i treguar atij vetëm copa detajesh shpesh kontradiktore.
Pyetja që duam të shtrojmë është ndryshe: nga ky projekt kush dëmtohet, vetëm banorët përgjatë rrugës apo efekti është më i madh, më i gjerë? Deri tani, kryqet mbi shtëpitë nuk mjaftojnë, ato duken më shumë si gjurmë
inkuizicioni, sesa shenjat e një zhvillimi gjithëpërfshirës që ka marrë pëlqimin e shumicës, por që deri tani ka dalë nga shinat e qeverisjes së mirë dhe gjithëpërfshirëse.

Flet Liri Berisha: “Nuk e imagjinoja veten me një filxhan kafeje…”

E ftuar në “Ftesë në 5” Liri Berisha ka ndarë fragmente të jetës së saj. Ajo rrëfeu ditët e para të daljes në pension si momente reflektimi se çfarë do të bënte më tej. “Nuk e mendoja veten time në shtëpi, duke hapur dhe mbyllur sirtarët, apo me një filxhan kafeje në dorë!”, u shpreh ajo.
Znj.Berisha tregoi se themelimi i Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” janë vitet më produktive të saj. Ajo ndau me publikun vështirësitë e para në këtë projekt, të cilat lidheshin me gjetjen e donatorëve, ndërsa nuk ngurroi që sot pas 13 vitesh pune e realizimi në ndihmë të fëmijëve autik të falënderonte biznesin.
Liri Berisha rrëfen se sot del në punë 5-6 orë në ditë, ndërkohë që pjesën tjetër ajo e ka përkushtim për familjen, nipërit e mbesat, mes dashurisë për njeri-tjetrin dhe pasionit për gatimin, për të cilin tregoi se e ka të trashëguar nga nëna e saj.