15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Skandal! Kryetarja e PS emërohet drejtoreshë shkolle në Leskovik

Emërimi i kryetares së Partisë Socialiste Leskovik, në pozicionin e drejtoreshës së shkollës së mesme “Jani Vreto” të këtij qyteti është bërë në shkelje të udhëzimit nr. 57 për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar.
Emisioni “BOOM” ka zbuluar se Dallëndyshe Kravari, nuk plotëson pikën 1, të këtij udhëzimi, e cila përcakton se kandidati duhet të ketë diplomë të nivelit të dytë, në fushën e edukimit. Titulli i diplomës së saj është punonjës i shkencave politike.
Për këtë vetë drejtoresha e sapoemëruar thotë:
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Diploma ime është në fushën e edukimit, unë kam mbaruar fakultetin e Shkencave Politike, dega Filozofi. Në 85-ën. Kam bërë praktikë mësimore 2 vite shkollore, pra dhe në vit të tretë quhej atëherë dhe në vit të katërt, se jam me sistemin e vjetër. Kam mbaruar që në 85-ën.
Gazetarja: Pra e kuptoj. Kjo diploma juaj është e njësuar thoni juve dhe me nivelin e dytë, por nuk është në fushën e edukimit.
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Në fushën e edukimit jam unë, filozofi.
Gazetarja: Përpara 90-ës kam përshtypjen që nuk ishte futur filozofia në proces mësimor.

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Filozofia në 90-ën , ka qenë filozofia dhe bëhej njohuri të marksizëm -leninizmit. Po të mos kishe notën 8, në atë lëndë nuk shkoje dot në shkollë të lartë.
Gazetarja: Filozofi quhej?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Quhej njohuri fillestare të marksizëm – leninizmit.
Gazetarja: Drejtoresha, pyetja ime është çfarë ka ndryshuar nga 2016 në 2018?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Ndaj figurës sime është hedhur baltë pa të drejtë.
Gazetarja: Jo, jo çfarë ka ndryshuar nga vlerësimi në 2016-ën në vlerësimin tani?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nga vlerësimi, m’u hap dosja.
Gazetarja: Pse nuk hapej dosja juaj?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nuk hapej dosja fare.
Gazetarja: Pse?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Me pretendimin që unë nuk kam titullin mësues.
Gazetarja: Kush e ka interpretuar që ju plotësoni kriterin e ciklit të dytë në fushën e edukimit me këtë diplomë që keni?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Ne me diplomë të vjetër, ne jemi në ciklin e dytë, cikli i dytë quhet master.
Gazetarja: Jo dakord që jeni, por nuk jeni në fushën e edukimit
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Në fushën e edukimit quhem unë si s`quhem.
Gazetarja: Po shkencat politike nuk janë në fushën e edukimit.

Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Moj në shkollë ne bëjmë qytetari, bëjmë filozofi, bëj unë ç`janë partitë politike, ç`janë sistemet e zgjedhjeve, pra unë në shkollë mbuloj këto lëndë; qytetari, mbuloj ekonominë, mbuloj filozofinë dhe nuk bëj politikë, voto për këtë dhe voto për atë.
Gazetarja: Fakti që jeni dhe kryetare e degës së Partisë Socialiste në Leskovik mendoni se e komplikon një çik çështjen?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Këtu kam ardhur me meritë, nuk kam ardhur se drejtoi këtë këshillin socialist në Leskovik. Unë këtu jam mësuese dhe nuk jam në fushën që unë t`i shërbej dhe asaj partie.
Gazetarja: Dakord, po jeni edhe drejtoreshë?
Drejtoresha e shkollës/kryetarja e PS Leskovik: Nëse mua më kërkohet që të jap dorëheqjen, do jap dorëheqjen.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit, institucion që inspekton procesin e emërimit të drejtorëve në shkolla, pranon se në raste të tilla, punonjësi i shkencave politike, mund të jetë mësues, sipas udhëzimit për profil të përafërt, por jo drejtues.
Specialisti i I. ZH. A: Kjo thotë që të ketë diplomë të nivelit të dytë në fushën e edukimit. Shkencat politike janë në fushën e edukimit?
Gazetarja: Nuk është në fushën e edukimit.
Specialisti i I. ZH. A: Nuk është në fushën e edukimit.
Gazetarja: Kështu e kam interpretuar edhe unë, por…
Drejtori: Ka 20 vjet mësuese ajo.
Specialisti i I. ZH. A: Ajo mund të ketë 25, por çështja diplomën që ka është specialiste e shkencave politike.
Gazetarja: Punonjëse e shkencave politike.

Drejtori: Janë këto që kanë mbaruar filozofi o burrë, që kanë dhënë mësim një jetë.
Specialisti i I. ZH. A: Punonjëse e shkencave politike, nuk është mësues. Më përpara kanë qenë diploma të integruara 4-vjeçare. Dhe kjo është e njëvleftshme me këtë të parën.
Gazetarja: Edhe kjo duhet të jetë në fushën e edukimit?
Specialisti i I. ZH. A: Të edukimit, po. Ai mësues vlen, sepse ne kemi udhëzim tonin për profilin dhe ngarkesën thotë, profili i drejtpërdrejt, i përafërt. Pra i përafërt, na duhet për mësues, por jo për drejtor shkolle.
Gazetarja: I njëjti person ka konkurruar edhe njëherë përpara dy vjetësh dhe është bërë një procesverbal i cili thotë… Është në të njëjtat kushte ë, pra ajo nuk është se ka bërë një master. Nuk plotëson pikën e parë të kësaj shtojce mbi titullin mësues si kriterin bazë të diplomës. E kanë skualifikuar. Tani disa nga këta anëtarët që kanë hedhur firmën këtu, janë po prapë ata që e kanë zgjedhur.
Specialisti i I. ZH. A: Qenka një precedent përpara, tani kanë shkelur dhe precedentin.
Udhëzim nr. 57 në pikën 9 parashikon se drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar nuk duhet të bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike. Në lidhje me këtë fakt përgjegjësi i zyrës Arsimore Kolonjë pranon se znj. Kravari i mban aktualisht të dyja pozicionet në shkelje të këtij udhëzimi.

Tangoja e fundit në Paris: Një intervistë me Bernardo Bertolucci

99% e të rinjve nuk e di as se çfarë është “Tangoja e fundit në Paris”

Prolog. Romë, ditë. Dritare të mbyllura, heshtje, tenda të ulura, mbrëmje prilli. Në plan të parë, Bernardo Bertolucci është në apartamentin e tij, dy hapa larg nga burgu i Regina Coeli: «Nga ideja që karrigia me rrota ishte një burg kam dalë një ditë duke parë një seri Marvel. Kam harruar zviceranët, klinikat, bisturitë, rehabilitimet e tyre. Kam pranuar gjendjen time dhe kam rinisur të jetoj».

Zviceranët kanë edhe metoda të tjera.
«Eutanazia? Jemi çmendur? Nuk më ka kaluar asnjëherë në mendje. Testamentin biologjik e kam bërë prej disa kohësh. Mos t’i ngatërrojmë».

Në moshën 77 vjeçare, italiani i vetëm që ka fituar një Çmim Oscar oër regjinë duket i lumtur si një fëmijë. Pi gllënjka të mëdha uji nga një shishe plastike që duket si biberon dhe ka ende nevojë që të qeshë, të kuajë, të ndërtojë kështjella, të vihet në lëvizje, të thotë “Xhirim”: «Ti rrëzohesh mirë. Për shumë kohë kam besuar se ai gëzim shumë fëminor, ajo kënaqësi e thellë, ajo ndjenjë e të ndjerit komod vetëm në sheshxhirim ndoshta ka mbaruar përgjithmonë. Por prej shumë pak javësh ka një ide. Është ende shumë embrionale, por po nis të marrë formë. Nuk e di akoma as çfarë do të bëhet dhe as çfarë jetëgjatësie do të ketë, por di se jam kthyer të shkruaj dhe të mendoj se, po, një film mund dhe dua akoma ta bëj. Kam lexuar një kolonë tek kronika dhe jam bërë kureshtar. Zakonisht e ndjej në pak minuta nëse dua të eci përpara apo jo dhe kësaj radhë, pas 5 vitesh boshllëku pneumatik, e kam kuptuar. Dëshira për të punuar ekziston, gjithçka tjetër vjen natyrshëm».

Tema do të jetë dashuria?
«Dashuria po, le ta quajmë kështu. Në realitet, tema është komunikimi dhe, për pasojë, edhe moskomunikueshmëria. Argumentin e parapëlqyer nga Michelangelo Antonioni dhe gjendjen që mu desh të përballoja edhe unë kur kalova nga kinemaja për pak, filmat e mi të viteve ’60, në një kinema më të gjerë, të gatshëm për të takuar një public më të madh».

Çfarë ishte vërtet “Tangoja e fundit në Paris”?
«Ndoshta nuk ishte gjë tjetër përveçse një fantazi mbi atë sesi do të mund ta kishja një histori pa ndjenja të rënda faji. Një histori sekrete. Një histori pa borxhe. Një ëndërr universale. Të mbaja gjithçka mbyllur në një dhomë: dashurinë, dhimbjen, kënaqësinë. Pa dëmtuar askënd, pa bërë të ditur asgjë për veten dhe pa njohur asgjë nga tjetri. Dy njerëz në formë. Vetëm këtë».

Çfarë fantazie ishte ajo e jotja?
«Fantazia e një djali që profesionalisht dhe kreativisht ishte shumë i parakohshëm, por që në planin njerëzor dhe seksual kishte një vonesë të caktuar. Në moshën 21 vjecare, duke drejtuar filmin La commare secca, isha padiskutim më i riu i të gjithë trupës. Flija në dhomë me tim vëlla. Ai ngrihej e shkonte në shkollë dhe unë ngrihesha e shkoja në sheshxhirim. Isha si në jerm. Por jeta është një diçka tjetër. Nuk e kujtoj mirë, por besoj të kem bërë dashuri përpara 19 vjeçëve, edhe pse ajo ishte një epokë ndalimesh të mëdha në të gjitha aspektet dhe dëshira për të prishur tabùtë, që vinte nga ‘68, për të bërë pak transgresion dhe ndryshuar rregullat, ishte prapa shumë prej zgjedhjeve që bënim».

Duke shikuar “Tangon e fundit në Paris” vonesa jote nuk pikaset.
«E xhiroja filmin sikur të njihja gjithçka për seksualitetin, por isha akoma duke e zbuluar. Filmi lindi nga një propozim i Dan Talbot, distributori i parë entuziast amerikan, pronari i kinemasë së famshme “Newyorker”. Më tha: “Dua të më prodhosh një film”. Isha në New York, u mendova pak dhe më pas shkrova një faqe në të cilën flitej për takimet ë dy të panjohurve. Filmi titullohej “Një ditë e një natë dhe një ditë e një natë” dhe ishte historia e dy dashnorëve që takoheshin në një apartament bosh, duke i lënë jashtë tij identitetet e tyre sociale. Pas dere, bota. Brenda, territori magjik në të cilin arrihet të komunikohet me gjuhën e vetme të vërtetë që e ka një kuptim, atë të trupave. Në ato vite koncepti më shkonte shumë për zemër».

Ku ishte rëndësia e “Tangos së fundit në Paris”?
«Në sintezën e dy pulsioneve. Hyrja në një histori kaq të forte mundësonte që t’i shkohej deri në fund transgresionit. Rrëfimi të godiste në stomak prej dëshpërimit ekzistencial të personazhit të luajtur nga Marlon Brando, por natyrisht që njerëzit nënvizonin përdorimin e gjalpit në skenën e përdhunimit. Reagime që më bënin ta kuptoja më mire filmin që kisha bërë».

Si ka mundësi?
«Një penetrim anal me përdorimin e gjalpit, objektit më të rëndomtë e me përdorim të përditshëm në familje, teksa Brando ulëret mallkimin e tij kundër familjes – “Familja tempull i gënjeshtrës ku të mësojnë të gënjesh”. Ishte e pashmangshme që do të shkonte kështu, nuk më interesonte aspak nëse filmi kalonte për i turpshëm apo deri për pornografik dhe që kjo e ka shoqëruar “tangon e fundit në Paris” gjatë dekadave. Gjëja që më dukej e rëndësishme është që njerëzit ta shikonin gjithësesi dhe ta merrnin emocionin që filmi dinte të jepte».

Sekuestrimi i parë i filmit ndodhi pak ditë pas daljes.
«Kalova momente të vështira. Menjëherë pas daljes së “Tangos së fundit në Paris” nisa të përgatisja “Nëntëqindën”. Pak vite më vonë, teksa po miksoja, mora lajmi se për Kasacionin të gjitha kopjet e filmit duheshin asgjësuar. Për mua, Marlon Brando dhe për Alberto Grimaldi, producentin, ishte parashikuar burg 2 muaj me kusht. Ishte sikur ai dënim të zgjerohej nga filmi i atëhershëm tek “Nëntëqinda”. Fakti që nuk mund të votoja për 5 vjet më tingëllonte si një paralajmërim i papëlqyeshëm dhe i padrejtë. Më dukej haluçinante që kishin përdorur akuzën e ofendimit të cipës për të më hequr të drejtën e votimit».

Antonioni tha: “Jo vetëm që jam i indinjuar nga “Tangoja e fundit në Paris”, por imagjinoj edhe që dy të dashuruar në një dhomë mund të bëjnë gjëra shumë më të guximshme nga sa nuk ka imagjinuar Bernardo”.
«Nuk e kujtoja, por është një gjykim që më pëlqen shumë, plot me ndjenjë humori. Michelangelo ishte një njeri i dashur, një mik i vërtetë, jetët tona janë kryqëzuar shpesh. “Tangoja e fundit në Paris” doli kështu, nga errësira e vetëdijes. Një gjë është të bësh pyetje a posteriori, një tjetër është t’i bësh në kohë reale. Kur xhiroj një film nuk jam në gjendje të racionalizoj. Ndoshta – dhe nuk është as e thënë – mund t’ia arrij tani, pasi 50 vitesh».

Dhe pas 50 vitesh çfarë shikoni në atë apartament parisian?
«Një vend ku askush nuk është zbutur, nënshtruar, mundur krejtësisht. Është një takim degëzimesh reciproke me një rreth të shenjtë: të mos dish asgjë për tjetrin, të mos thuash emra, të mos zbulohesh. Një pakt që është njeriu i cili tradhëton i pari. Është ai që në fund e prish paktin, flet për veten, ndërpret lojën e tyre. nëse është e vërtetë që në një sekuencë ai është tejet i dhunshëm ndaj saj, më pas do të jetë ajo që e përdhunon atë. Nuk ka viktima dhe xhelatë, por ekziston një bashkëfajësi në dhimbje, në dëshirë, në kënaqësi».

Ju e xhiruat “Tangoja e fundit në Paris” në moshën 31 vjeçare. Ishit ambicioz?
«Nuk kisha ambicien për të shkuar në Venezia apo në Cannes, doja direkt të fitoja Çmimin Nobel. Kujtoj se kam pasur ambicie të pafundme, të patregueshme».

Pjellë e kujt?
«Unë dhe Glauber Rocha kishim vendosur që t’i quanim filmat tanë si demat andaluzë me lëkurë prej gize, Miura. Dema aq të papenetrueshëm, thoshte legjenda, sa nuk lejonin as edhe një mizë që t’u futej në vrimën e bythës. Në të njëjtën mënyrë, në kinematë ku shfaqeshin filmat tanë nuk hynte as edhe një spektator. Nuk na intersonte rezultati komercial. Ndjenim nevojën e të shprehurit në maksimum dhe kjo na mjaftonte».

Si u çliruat?
«Në ’68 realizova “Partner”, një film vetëvrasës. Nuk e pa askush. Me kalimin e dehjes, gjeta qetësinë me “Strategjinë e merimangës” dhe nisa ta imagjinoja “Konformistin” si një film i fundit të viteve ‘30 që do të ketë publikun e tij të natyrshëm. Do ishte e bukur të bëhej një dialog me spektatorët dhe të mos mbaheshin larg, siç mendoja më parë, ndoshta prej frikës. Kuptova se një film duhet të zhvillonte një raport sensualiteti me publikun. Një film duhej të thoshte “të dua” atij që po e shikonte».

“Tangoja e fundit në Paris” e thotë?
«Besoj se po. E thotë me një forcë e tillë sa të mund të refuzohet, por e thotë. Sigurisht që nuk dëshiron të ngushëllojë, mbrojë apo sigurojë».

Më shumë sesa imazhet, tek “Tangoja e fundit në Paris” janë deprimuese dialogët dhe atmosferat.
«Vite më vonë e ripashë atë apartament, totalisht të rinovuar dhe të banuar nga një familje normale, që nuk e donte çfarë kishte ndodhur aty në 1972. Kujtoj ato trupa pre të braktisjes që më çonin në kuadrot e Francis Bacon. Tek “Kënaqësia e tekstit”, Roland Barthes flet për përzierje të stileve: ajo ishte ideja ime për kinemanë e atëhershme. Një kinema ku infektimi i stileve të arrinte në Kamasutrën e të folmes. E quajta Kamerasutra… Pastaj ishte Strindberg. Pjesë e atij monologu që Marlon bëri përpara trupit prej qeramike të Veronica Lazar, gruas së tij të vetëvrarë, vinte pikërisht nga një refleksion i Strindberg: “Një burrë mund të njohë e të zbulojë të gjitha sekretet e universit, por do të mund ta kuptojë kurrë misterin e gruas së tij”».

Dhe pjesa tjetër?
«Në monolog, dërrasa e zezë prapa makinës së xhirimit, Marlon ka sktuar shumë nga vetja. Ama vetëm disa shprehje, jo të gjithë. Nuk donte ta mësonte rolin përmendësh që të ishte i lirë nga kushtëzimet e dialogut të shkruar. Donta ta harronte që të mundej më pas ta kujtonte, duke e bërë kështu përfundimisht të tijin. Kur tha për herë të parë You fucking pig-fucker, një shprehje shumë të fortë që unë e kisha dëgjuar më parë, të gjithë në sheshxhirim patën një të rrënqethur. Ishte kështu që ai shprehte faljen, mërinë, vetminë, por edhe urrejtjen që mund të provohet për njeriun që të ndëshkon me vetëvrasjen».

Brando qe një befasi për të gjithë.
«Dhe, falë Zotit, për motive të ndryshme, Belmondo dhe Delon thanë jo. Qe një mrekulli. Brando kishte një karizmë të pabesueshme, një sharm të cilit nuk i rezistonte askush. Prania e tij ka bërë të pranohej filmi».

Nuk e patët kuptuar menjëherë?
«Ideja e Marlon erdhi thuajse rastësisht. Bashkëproducentët francezë
nuk e donin, por dikush tek Paramount njihte agjentin e tij. Realizimi i një takimi, edhe falë një mikeje të përbashkët kineze, pronare e njz zinxhiri supermarketesh, nuk qe i vëshyirë. Erdhi në Paris dhe dëshiroi të shikonte “Konformistin”, pastaj më ftoi në California. Kaluam një muaj midis shtëpisë së tij dhe restoraneteve anonimë japonezë me xhama të errët. Diskutonim për gjithçka, përjashto “Tangon e fundit në Paris”. Donte të fliste për gjithçka, ishte i hapur, kureshtar, paksa konfuz, paksa filozofik, paksa oriental dhe paksa spiritualist. Donte të kuptonte se kush isha, nëse mund të më besonte, deri në fund. Unë zbulova Los Angeles për herë të parë. E pëlqeva menjëherë. Kur të jem vërtet plak, do të shkoj ta kaloj dimrin në Los Angeles».

Ndjeheni i plakur?
«E dini edhe ju, koha nuk ekziston. Jam plak përpara misterit të parrëfyeshëm të smartfonave. (Qesh, loz me telefonin, rifillon diskutimin). Jam plak njëlloj si atëhere, për hir të së vërtetës, më dukej Marlon Brando. Ndjehesha më afër me Maria Schneider dhe me Léaud, kurse nga ku e shikoj sot Marlon më duket i ri dhe jashtëzakonisht tërheqës. Është hera e fundit që është. Tërheqës, por edhe pak monstruoz, thuajse një Toten, do të jetë tek “Apocalypse Now”»

Ju çfarë i tregonit Brando për veten tuaj?
«Ndoshta për fëmijërinë në fshat, për gjuetinë e bretkocave dhe ngjalave, në lumin po që ishte Missouri ynë apo ndoshta për Bataille dhe sesa e rëndësishme ishte të prisheshin tabùtë. Si gjithmonë, kur nuhat dhe dëshiron të kënaqesh, kishte një tërheqjeje reciproke. Unë shkoja në analizë prej disa vitesh dhe besoj se e kam përdorur me themel përvojën për t’i nxjerrë atij që dëshiroja. Më pas ai u ndje si bosh dhe i plaçkitur, por nuk jam ndjerë kurrë në faj. Kur shkova në Los Angeles për të bërë casting e “Nëntëqindës”, i telefonova. Ai ishte aty, por u shtir sikur nuk ishte. U ndjeva keq. Më telefonoi mikja jonë kineze: “Është pak i zemëruar, por nëse pranon të drejtosh një film për miqtë e tij lëkurkuqë, ndoshta të fal”. Refuzova. “Po shkoj të bëj një film për familjen Dalcò, fshatarët e mi lëkurkuqë, në Emilia”».

Me ju përpara se të vdiste, qe e ashpër edhe Maria Schneider. Çfarë do të ndjenit që t’i thoshit sot Jessica Chastain, e cila ju ka sulmuar fort duke folur për përdhunim në xhirim, apo Asia Argento, që është bërë flamuri i lëvizjes #Metoo?
«Që “Tangoja e fundit në Paris” është film, fiksion, është inskenim. Nëse është e vërtetë që Maria është përdhunuar në atë apartament, atëhere është e vërtetë edhe se Brando ka vdekur në atë ballkon. Kurse Asia Argento e ndjej dëshpërueshmërisht simpatike».

Reagimet që kanë pasuar “Tangon e fundit në Paris”, tha, ju dhanë një ndjesi të çuditshme.
«Do ta quaja plotfuqishmëri, mendoja se mund të realizoja çdo gjë, sikur të ishte e lehtë të kishe sukses. Qenë emocione shumë të fuqishme dhe u bëra gjithnjë e më i vendosur në bërjen e filmave që doja. Jashtë xhirimit ajo siguri zhdukej dhe, për këtë arësye, e pashë veten të bëja filma gjithnjë e më të gjatë për ta përkëdhelur atë ndjenjë mirëqenieje».

«Kush nuk ka jetuar në vitet e para të revolucionit nuk e di se çfarë është ëmbëlsia e të jetuarit». Shprehja e Talleyrand ishte në fundin e një prej filmave të tu të parë.
«Realiteti më interesonte shumë më pak se makina e xhirimit. Jashtë xhirimit dërsija, vegjetoja. Pësoja një vajtje që nuk ishte vetëm ajo krijuese. Në mes të të tjerëve ndjehesha keq».

Mund edhe të ishit bërë shkrimtar. Në moshën 21 vjeçare fituat Viareggio me një përmbledhje poezishë.
«Më dukej e pamundur të ribëja rrugëtimin e tim eti. Sipas Edipit më elementar, për t’u bërë burrë, ishte e nevojshme që ta vrisja».

Martin Scorsese thoshte se ju ishit regjisori i vetëm i aftë që të lidhnit Marcel Proust me proshutën.
«Mallëngjehem kur mendoj se Scorsese ndoshta falë filmave të mi flet për proshutën».

Duke cituar, Bunuel thotë: “Falë Zotit, jam ateist”. Keni ndryshuar ide?
«Falë Zotit, jo».

Nëse do t’ju duhej të thonit se çfarë shenje keni lënë në këto dekada?
«Shenjën e Zorro!!!».

E dini se me “Tangon e fundit në Paris”, dyshja komike Franchi e Ingrassia kanë bërë deri një parodi?
«Sigurisht. Dhe isha shumë i lumtur që e dija. Nëqoftëse vihemi të kërkojmë, gjejmë akoma DVD në celofon. Nuk e kam parë kurrë “Tangoja e fundit në Zagarol”. Kam pasur gjithmonë dyshimin, për të mos thënë frikën apo sigurinë, se ishte më i mirë nga filmi im».

Çfarë raporti keni me kujtimet?
«Nuk i kujtoj mirë të gjithë filmat e mi, por pasi kam riparë “Tangon e fundit në Paris” më ka lindur dëshira që të punoj akoma. Siç ka thënë Eugenio Scalfari në television: “Harroj më kë kam darkuar mbrëmë, por kujtoj shumë mirë vargjet e Ovidit”. Siç ndodh me të gjithë, edhe unë jam i lidhur me kujtimet e vjetra».

Më thoni gjënë parë që ju vjen në mendje.
«1983, Venezia. Jam President i Jurisë. I japim 3 apo 4 çmime Godard dhe Kupën Volpi si aktorja më e mirë nga plake nga Guadalupe me emrin shumë të bukur, Darling Legitimus, e cila kishte luajtur në “Sugar Cane Alley”. Më thotë: “Nuk po më njeh? Jam portierja e “Tangos së fundit në Paris”. Pothuajse më rat ë fikët. Kinemaja është edhe kjo. Të fluturosh mbi kujtime të tilla».

Çfarë mendoni se mbetet sot nga “Tangoja e Fundit”?
«99% e të rinjve nuk e di as se çfarë është “Tangoja e fundit në Paris” dhe shumë prej tyre nuk e njohin Marlon Brando. Mendoj se ashtu si ne, që nëqoftëse donim të tregonim diçka të vjetër dhe të pluhurt, përdornim termin “është e Tetëqindës”, ashtu edhe të rinjtë e sotëm thonë për ne që jemi “të Nëntëqindës”. Kështu qemë. Filmat tanë të restauruar do të shihen në të ardhmen. Kjo është siguruese. Vittorio Storaro që kërkon teknologjinë më të sofistikuar për të ruajtur filmat tanë, më vjen dëshira që ti them “Le ti dërgojmë në hapësirë”. Por do të ishte akoma më e bukur nëse kinotekat, si ajo e Bologna që sapo ka restauruar “Nëntëqindën”, të më thonin: “Bernardo, mbaruam së restauruari filmat e tu, tani duam të të restaurojmë ty”».
(nga Il Fatto Quotidiano)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Basha: Na pret një betejë e madhe

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar nga Njësisë Nr.8 ku votoi për Kryetarin e ri të kësaj dege se demokratët dhe shqiptarët kanë një betejë të madhe përpara.
Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme para Kuvendit Kombëtar tëqë do të zhvillohet në datën 15 dhjetor. Në këtë kuadër, gjatë pasdites ka votuar edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar për kryetarin e ri të njësisë numër 8 në Tiranë.
Pas Këshillit Kombëtar do të krijohen shtabet elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes’, u shpreh kreu i PD-së, pas votimit.
Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha:
Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege.
Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grupseksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD.
Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit.

Mziu me ambasadorin polak shpërndajnë ndihma për familjet e përmbytura në Kamëz

Kryebashkiaku Xhelal Mziu me ambasadorin polak Karol Bachura dhe Caritas-in Shqiptar shpërndanë ndihma humanitare për familjet e përmbytura në territorin e Bashkisë Kamëz, si në Zall-Mner,Valias dhe Bathore. Janë 90 familje përfituese të këtyre ndihmave, kryesisht në pajisje elektroshtëpiake, si: soba, lavatriçe dhe frigoriferë. Ambasadori polak vlerësoi punën këmbëngulëse të kryebashkiakut Mziu, i cili ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Kishën Katolike në Bathore, duke zhvilluar edhe marrëdhënie mjaft të ngushta me Ambasadën Polake dhe nëpërmjet saj me qeverinë polake. “Jo më pak kontribuues ka qenë kryebashkiaku Mziu, – theksoi ambasadori në takimet e vazhdueshme që ai ka pasur dhe mbajtur me Ambasadën Polake për të kërkuar ndihmë konkrete për familjet e përmbytura në zonat Zall-Mner,Valias dhe Bathore. – Falë kësaj këmbënguljeje u bë e mundur ndihma e shtetasve polakë për këto familje, duke sjellë në vëmendje edhe një herë gatishmërinë që kanë pasur qytetarët polakë për familjet shqiptare dhe në veçanti ata që jetojnë në territorin e Bashkisë Kamëz”. Zoti Mziu vlerësoi punën e mrekullueshme të Ambasadës Polake, atë të famullitarit të Kishës Katolike në Bathore si dhe të Caritas-it Shqiptar të cilët kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in Polak duke u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. “Është me interes të shtrijmë bashkëpunimin e nisur, – theksoi kryebashkiaku Mziu, – që kjo nismë të vijojë dhe më tej”. Ambasadori polak Karol Bachura vlerësoi punën e mrekullueshme të kryebashkiakut Mziu, duke i cituar se është në zemrat e qytetarëve polakë për punën dhe përkushtimin ndaj gjithë komunitetit të Kamzës. “Ky është hapi parë që kemi nisur, – theksoi z. Mziu, – dhe në prag festash u uroj qytetarëve të Kamzës dhe atyre polakë mbarësi dhe fat në jetën e tyre si dhe një vëmendje për të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit”, – e mbylli fjalën e tij z. Mziu. Ndërkaq, kryebashkiaku Mziu dhe ambasadori polak vizituan edhe 13 familjet në Bathore, të cilave iu dogjën banesat disa ditë më parë. Ambasadori Bachura premtoi se edhe për këto familje së shpejti do të ketë ndihma nga institucionet e mësipërme.

Shkrimtarja e njohur: Shqipëria po vdes, akuzoj Ramën për arrogancën dhe korrupsionin e tij absolut

Shkrimtarja Elvira Dones, një mbështetëse e fuqishme e Edi Ramës, në kohën që ai ishte në opozitë, ka bërë një status pesimist për të ardhmen e Shqipërisë, teksa këto ditë është kthyer në Tiranë.
Ajo thotë se Shqipëria po vdes dhe Rama ka shuar çdo shpresë të shqiptarëve.
“Është kjo “gjëja” në Shqipërinë time, kjo “gjëja” që gjen në të gjitha vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.
Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.
Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre.
Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali.

Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të zhveshur, të pafajshëm, të marrë.
Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti…
Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme.
Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e “shitshëm” për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.
Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut.
E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve.
Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj.
Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe.
I couldn’t care less of your dismissiveness. I accuse you.
Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes”, shkruan Dones në faqen e saj në facebook.

“Llasticat nuk i marr në punë”, ja kush është punonjësja më e re e Bashkisë që punësoi sot Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi ditën e sotme disa persona që, sipas tij, preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndonëse protestuesit e “Astirit” thanë se, ata nuk përfaqësonin interesat e tyre dhe nuk i kishin parë asnjë ditë në protestë.
Pas kësaj, ai lajmëroi se do të shkonte për drekë në familjen e cila kishte pranuar të linte shtëpinë e tyre të ndërtuar pa leje dhe të hynte në një banesë sociale në Shkozë.
Gjatë drekës në këtë familje, Veliaj për asnjë moment nuk ka reashtur së bëri PR, ndërsa gjithçka kulmoi me ofertën e tij për të punësuar një prej vajzave të shtëpisë si punonjëse në Bashkinë e Tiranës.
“Nga e hëna duam ta marrim në staf në Bashki. Fatmirësisht ajo ka studiuar teknologji Informacioni, sepse të gjithë kanë studiuar juridik, e nuk marrin zanat, edhe pse u kemi thënë merrni zanat”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se ato që kanë vuajtur përparojnë, e jo ata që çdo gjë e kanë marrë të gatshme nga prindërit.
“Llasticat nuk i marr dot në punë, e di pse sepse ata janë rritur të llastuar, nuk bëjnë asnjë punë. Ai që ka njohur hallet, që ka njohur vuajtjet, ai ecën në jetë”, tha Veliaj.
A vijoi më tej duke bërë PR-in e jo vetëm për Bashkinë që drejton, por edhe për punën e kryeministrit Rama ndërsa tha: “Edhe ky portali që ka bërë kryeministri tani, çdo gë e raporton në internet. Kryeministri ka bërë zap tani, dhe ministri për 10 ditë do të japë zgjidhje”.

Protestuesi denoncon policin civil Gëzim Tale: Vjen në protestë futet mes turmës dhe na godet e kërcënon

Një nga protestuesit tek Unaza e Re akuzoi me emër një polic, i cili sipas tij bën diversantin dhe i godet gjatë protestës.
Ai shtoi gjatë fjalës së tij që minimumi për efektivët e policisë është të paraqiten me uniforma që të jenë të identifikueshëm për minorenët.
‘Këtu edhe mund të kënaqen. Sot nuk kanë asnjë garanci që punonjësit e policisë mund të jenë edhe civilë kur kanë tentuar të më godasin, kam kërkuar të kenë uniformë dhe jo civil.
Nëse je ti që provokon, nuk e di tjetri, nëse je ti që shtyn në turmë nuk e di tjetri, nëse hedh kapsollë nuk e di tjetri.
Në shtetin gjerman të japin subvecion për këto që po bëjnë, i gjurmonte dum dumat që i kishte miq e shokë, dhe na çuan neve.
I bëj thirrje të lër spiunlliqet të lërë diversionet, ky person është non grata në Unazë të Re. Vish uniformën e policit dhe hajde përballu me mua. Më kanë përcjellë të gjithë të komisariatit numër 2 etj.
Nëse hyjnë policët civila nuk e njeh minoreni. Këto metodat t’i harrojnë, marr guximin të përmend emrin e Gëzim Tales, të tjerët do t’i përmend me radhë. Unë jam dëshmitar kur ndiqte personat, dum dumat për 50 mijë lekshat.
Një ditë të bukur në drekë, se nuk vuaj nga këto harresa. Mua më kanë ardhur në shtëpi kanë marrë një projekt që kisha marrë te zyra e planeve, unë nuk jam dekonspirues. Vjen polici kur po marr lekët. Ta harrojnë gjuetinë e shtrigave’, u shpreh ai.

Terror ndaj demokratëve të Kukësit me urdhër të Ramës, arrestohen mbi 20 persona

Policia e Kukësit ka arrestuar mbi 20 persona, mbështetës të PD, për shkak të protestës së tyre paqësore ndaj vizitës së Edi Ramës në Kukës.
Denoncimi është bërë te ish-Kryeministri Berisha nga një prej mbështetsve të PD në këtë qytet.
Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje të rëndë, si hakmarrje primitive të Edi Ramës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Hakmarresi primitiv Edvin Kristaq Urrejtja ushtron terror ndaj demokrateve te Kukesit!
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe narko-sve te tij me uniforme, ju ftoj miq te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha . Une qe po ju shkruaj jame nje qytetar i Kukesit njekohesishte dhe anetar i PD ne kukes me pozicion kryetar i grupaeksionit 1 ne qytetin e Kukesit. Heren e fundit te vizites se Kryeministrit te krimit Edi Rames ne Kukes ne si demokrate de si qytetare te ndershem u mblodhem bashke dhe demostruam ne menyre paqesore ne forme proteste kundra vizites se kryeministrit Rama ne Kukes.
Dje dhe sote policia na ka thirre ne ambjentet e veta me shume se 20 persona ku na ka mare ne pyetje dhe po na procedon penalisht per proteste te pa ligjeshme kundra Edi krimit. Ne komisariat jane thirre mbi 20 veta duke fillu nga Kryetari aktual i PD kukes z. Arif Rexhmati une Sabah Cenaj kryetar grupseksioni ne qytet dhe te gjithe te tjeret kryetar dhe sekretare seksionesh ne qytet.
Qeveria don te bej presion mbi demokratet qe te vrasi shpirtin e protestes . Une jam nje nder protestuesit kryesore ne rrugen e kombit bashke me shum demkrat dhe qytetar qe nuk e duan kete qeveri krimi . Me poshte po ju qoj dhe fletethirrjen qe me kan qu ne policin Kukes.

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Të bashkohemi me protestuesit sa s’është vonë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI së Tiranës, i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI, por edhe të gjithë qytetarëve të mos rreshtin së mbështeturi dhe suportuari banorët protestues të Unazës së Re.
Kryemadhi tha se këta banorë janë heronj të vërtet, jo sepse ata dolën sot kundër Edi Ramës, por sepse janë bërë bashkë dhe po rezistojnë përballë dhunës dhe presionit qeveritar.
“Dhe një kërkesë tjetër do tju kërkoja. Të gjithë të mos ndalemi, ti bashkohemi protestës së banorëve të Unazës së Re. Të gjithë kemi nga një mik, nga një shok, nga një familjar që jetojnë atje. Janë njerëz si puna jonë, janë njerëz të cilët janë stërmunduar janë rraskapitur për të ndërtuar banesat e tyre, edhe bizneset, se nuk ka asnjë gjë të keqe, se nuk jemi në kohën e Partisë së Punës, që kush kishte biznese ishte kulak.
Jemi në demokraci, nëse ne diskutojmë sot edhe demokracinë, atëherë kot që rrimë këtu. Prandaj do tju bëj thirrje, kudo që jeni, çdo ditë, brenda mundësive, pa prishur programin tuaj, por ndonjëherë edhe duke e prishur programin dhe rutinën tonë, tju bashkohemi qytetarëve të Unazës së Re, banorëve të Unazës së Re, sepse ata janë heronj të vërtet.
Nuk janë heronj, sepse dolën sot kundër Edi Ramës, janë heronj sepse më shumë se 20 ditë kanë qëndruar të bashkuar, kanë qëndruar bashkë, ju kanë bërë ballë çdo presioni, çdo dhune, çdo intimidimi, çdo përçarje dhe kanë qenë një mësim i mirë për të gjithë. Sepse ne, nuk do të bashkohemi me ta, nesër do të jetë shumë vonë. Nesër do të jetë rradha e secilit qytetar të Tiranës, ku do të vijë dhe të trokasi qeveria e krimit, qeveria e trafikut për të zaptuar pronat e tyre. Prandaj çdo ditë e më shumë të përkrahim vëllezërit tanë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Banorët- Veliajt: Nuk ka bir kurve që të prekë shtëpitë tona!

Banorët e Unazës së Re e kanë cilësuar si mashtrim një takim të kryebashkiakut Veliaj me disa banorë të pretenduar të kësaj zonë, që u zhvillua sot në Bashki.
Qytetarët protestues, u rimblodhën sërish në unazën e re dhe u deklaruan prerë se askush nuk do të mundet t’u prekë shtëpitë e tyre.
“Nuk ka bir kurve, siç u pëlqen të flasin këtyre rilindasve, që të prekë shtëpitë tona. Ne jemi të vendosur që t’i mbrojmë ato”, tha një banor i indinjuar.
Ai tha se asnjë nga personat që takuan sot Erjon Veliajn, nuk ka qënë asnjë ditë pjesë e protestës së tyre.
Në protestë mori pjesë edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, cili i cilësoi zyrat e Bashkisë dhe të Rilindjes, si zyra të mashtrimit.