29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Sekretari i Shtetit, Pompeo i bën thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.
Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.
Pas takimit, presidenti Thaçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Zërit të Amerikës, nëse e shihte vendimin për tarifat si një qëndrim kundër bisedimeve me Serbinë apo kundër ideve të tij për korrigjimin e kufirit si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, por e vuri theksin tek nevoja e zgjidhjes së problemeve me Serbinë.

“Mendoj se vetë krijimi i rrethanave të reja dhe në Kosovë dhe në Serbi dhe në rajon, por edhe në botë – sepse bota ka ndryshuar, Evropa po ndryshon, rajoni ynë është në udhëkryq – shtojnë domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.
Ai tha se Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë, Serbinë”.
Presidenti Thaçi tha se përfundimi i përbashkët nga takimi me zotin Pompeo ishte se marrëveshja me Serbinë “do të sjellë edhe më tepër paqe dhe stabilitet, edhe në Kosovë, edhe në Serbi, edhe në tërë rajonin, që do të hapë perspektivë evropiane, të shpejtë, konkrete për dy vendet dhe popujt tanë”.
“Konfirmimi dhe mbështetja e plotë dhe e fuqishme e Sekretarit të Departamentit amerikan (të Shtetit) zotit Pompeo për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, pra të dialogut dhe negociatave dhe inkurajimi që kjo marrëveshje të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur, është edhe një impuls tjetër edhe për mua si President i vendit, për institucionet e Republikës së Kosovës, të gjitha pa dallim, për fuqizimin e rolit tonë të brendshëm, arritjen e një konsensusi sa më të gjerë politik dhe përmbylljen e këtij procesi me një rrugë shumë transparente, efikase, të implementueshme edhe në Kosovë”, tha zoti Thaçi.
Presidenti i Kosovës tha se pret hapa konkretë dhe lëvizje edhe më të shpejta në ditët dhe javët e ardhshme.

Çështja e Tarifave
Qeveria e Kosovës vendosi më 21 nëntor, që të rrisë në 100 për qind taksën për mallrat e importuara nga Serbia, vetëm një ditë pasi që Kosova dështoi të sigurojë votat e mjaftueshme për anëtarësim në agjencinë ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.
Vendimi nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës të cilët kanë paralajmëruar protesta të reja me kërkesën për heqjen e taksës. Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës të tërheqë vendimin duke e cilësuar atë si shkelje të CEFTA-s.
Vendimi shtoi tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu shumë të tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Beogradi, i cili eksporton ne Kosovë mallra në vlerë prej rreth 400 milionë eurosh në vit, kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdim të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Takim i pritshëm Thaçi-Bolton dhe çështja e kufijve
Të martën Presidenti Thaçi pritet të takohet me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton. Zoti Bolton, ishte i pari zyrtar i lartë i administratës amerikane që tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme ta merrnin parasysh një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë që do të përfshinte ndryshim kufijsh.
Në gusht, ai tha se mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur ndër çështjet më me peshë dhe shumë njerëz kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë por kanë dështuar. Ai tha se ka shenja se të dyja qeveritë janë të vullnetshme që të negociojnë për këtë.

“Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të bëhemi pengesë dhe nuk mendoj se ndokush në Evropë do të bëhet pengesë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme”, tha zoti Bolton.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.
Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që e kundërshtuan sikurse Gjermania që ishte më e zëshmja kundër ideve të tilla.
Presidenti Thaçi ka përsëritur për muaj të tërë se angazhohet për korrigjim kufiri që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Por, ai mbeti pothuajse i vetmuar në Kosovë ku idetë e tij po kundërshtohen jo vetëm nga opozita por edhe pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ditëve të fundit se ideja e tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk gjeti mbështetje në Serbi.

Ushtrimet e këmbëve, të rëndësishme për sistemin nervor

Mungesa e ushtrimeve (posaçërisht ushtrimet me peshë të këmbëve) ndryshon, në të vërtetë, kimia e trupit në nivel qelizash, gjë që ndikon në sistemin nervor.
– Nuk është e rastit që njerëzit kanë nevojë të jenë aktivë: të ecin, të vrapojnë të përdorin muskujt e këmbëve në mënyrë që të ulen dhe të ngrihen etj.
Shëndeti neurologjik nuk është rrugë njëkahore në të cilën truri urdhëron muskujt, – thotë dr. Raffaella Adami nga Universiteti i Milanos, në Itali, ku kanë bërë hulumtime në minj të cilat kanë treguar që shëndeti neurologjik varet nga sinjalet të cilat muskujt e këmbëve i dërgojnë deri te truri dhe anasjelltas.
Mungesa e ushtrimeve (posaçërisht e ushtrimeve me ngarkesa të këmbëve) ndryshon, në të vërtetë, kiminë e trupit në nivel qelizash, gjë që ndikon në sistemin nervor.
Mungesa e aktivitetit fizik çon në zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në trup, pra kjo krijon gjendje anaerobe dhe ndryshon metabolizmin, gjë që megjithatë hap mundësinë për zhvillim të shumë sëmundjeve.
– Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa është e rëndësishme lëvizja në ruajtjen e shëndetit – thonë ekspertët milanezë.
Studimi i tyre ka zgjatur 28 ditë, gjatë të cilave minjtë kanë ngrënë normalisht, mirëpo u është pamundësuar lëvizshmëria e këmbëve të prapme.
Rezultati befason – përkufizimi i aktivitetit ka çuar në zvogëlimin e qelizave nervore themelore për 70% në raport me minjtë të cilët kanë mundur t’i përdorin të katër këmbët.

Vjedhja e pronave nga deputeti i Ramës: Më jep gjysmën e tokës ose të padis në Prokurori

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar në adresë të tij nga një qytetar, i cili thotë se, deputeti Alket Hyseni njihet në Qarkun e Vlorës si gjobvënës, në kohën kur kryente detyrën e Drejtorit të Antikorripsionit pranë Këshillit të Ministrave.
Qytetari denoncon të paktën dy raste kur Hyseni iu kërkoi pronarëve të tokës gjysmën e saj në të kundërt do të bënte kallëzim në Prokurori.
Sipas denoncuesit, të dy pronarët refuzuan e për pasojë Alket Hyseni bëri kallëzim në prokurori dhe në bashkëpunim me prokurorin Troci, e çuan çështjen në Gjykatë.
“Ky është Alket Hyseni që e njohin mirë në Vlorë dhe sidomos në Bashkinë e Himares”, mbyll mesazhin e tij qytetari.
Statusi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Supermafiozi Alket Hyseni, hajdut i tokave ne Himare!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor! Ky Alket Hyseni njihet si gjobevenes ne qarkun e Vlores, kur kryente detyren e drejtorit te antikorrupsionit prane Keshillit te Ministrave! Te pakten ne dy raste, nje ne Vlore dhe nje ne Dhermi u kerkoi pronareve te tokes gjysmen e saj ne te kundert do bente kallezim ne prokurori!
Te dy pronaret refuzuan dhe zotnia beri kallezim ne prokurori ku ne bashkepunim me prokurorin Troci e çuan ceshtjen ne gjykate! Njera ceshtje ka perfunduar edhe ne gjykaten e apelit dhe tjetra ne shkalle te pare eshte vendosur ne favor te pronareve! Te dy rastet i kam perfaqesuar une ne gjykate ne cilesine e avokatit dhe i kam keshilluar palet te mos pranojne presionet e ketij banditi! Te dyve u eshte kthyer toka ne kohen e qeverisjes tuaj dhe pa paguar asnje lek!
Nje prej ketyre ka votuar per Rilindjen si fis dhe sot cfare i kam bere vetes, Berisha ma dha token pa asnje leke, keta duan gjysmen! Me vjen keq qe nuk mund t’ju jap emrat se nuk kam autorizimin e paleve , te cilat jane ende te trembura nga qeveria e Rilindjes! Po tu jepja emrat do te thyeja ligjin qe me detyron te ruaje sekretet e klientit dhe nuk mund te veproje pa autorizimin e tyre! Ky eshte Alket Hyseni qe e njohin mire ne Vlore dhe sidomos ne bashkine e Himares!”

Llaxorja ka dalë nga shinat, ta ndalim sa s’është vonë!

Nga Luçiano Boçi

E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër këmbë e nëpër jetë. E na detyron revoltën e poshtshënuar.
Llaxorja nuk pushon nga mëngjesi në darkë.
Nis pi kafen herët e papritur të shfaqet llaxorja, që ta ngec kafen në fyt.
Shkon në punë, llaxorja po aty prezent, me shkresa e pa shkresa, me urdhra absurdë e me hajdutëri, batërdi e harbutëri.
Ke drojë të hysh në fcb, sepse e ke gjithmonë prapa faqes me gjuhën e saj të gjatë, pa kut e pa moral, pa din a pa imam.
I bërtet Kadriut, i hakërrehet Sabriut, përkëdhel Domenikën.
E ç’nuk sajon llaxorja!? Kë nuk mban në gojën e ligë e kë nuk shan.
Vdes për intrigën, e qan hipokrizinë, është njëshe për kollare. Mjeshtre e dallaveres, simbole e mashtrimit, ylle e babëzisë
Del shëtitje, ajo të del kudo përpara. Shkon në teatër, të shpifet befas. Zbret në bulevard, të ndez dritat e kryekazinosë.
Hap televizorin, aty e ke në çdo kanal, duke llomotitur pa pikë e presje serinë e batutave, si seriale turke, duke u ngrefur dhe shkrefur, duke kruar kokën, hundën, por dhe kurrizin që ka filluar t’i hajë shumë.
Llaxorja nuk di të ndalet.
Llaxorja nuk përmbahet.
I duket vetja Konicë, Nol e harron që është bë kaqol.
Megjithëse një ditë njerëzit vendosën që llaxoren ta vendosin në krye të punëve, me dëshirën e shpresën se do harronte zanatin e vjetër, përsëri e përsëri ajo nuk ndryshoi.
I prenë kostumet e fundit me rrobaqepës special, hipur çarterave personalë e përsëri llaxore mbeti.
Ia mbushën e i mbushi xhepat e thasët plot me para e prapë llaxorja nuk hoqi dorë nga profesioni i saj i lloqeve.

E ulën në tavolina të fisme, por nuk ndryshoi e nuk ndryshoi, sepse sipas dëshmitarëve miq të kohërave të kaluara, në mes që në mes të dhomës vazhdon ta bëjë e ta lejë.
Pështyn, ndyn, jargavit, qurravit pa pushim 24 orë në 24.
Ndërkohë si e çmeritur bërtet ekraneve, kur i plasin të vërteta para syve: “Shpifjeeeee, shpifjeeeee”!!!!
Majë plehut të pushtetit të vet rri e rrëmon në plehra, për të gjetur aty ndonjë nga ato “dy gishta letrash”, kundër miqve e nderbërsve të vet të dikurshëm që i shtruan rrugën e pushtetit. Sepse llaxorja nuk ka as mirënjohjen më minimale dhe as turpin më të vogël.
Tani llaxorja vret e pret, gjëmon e bubullon, vjedh e grabit pa ju dridhur zëri e qerpiku. Dhe pse dikur, vetëm kuiste para mikrofonit dhe me duart që i dilnin tepër, ngrinte rripin e pantallonave.
Nuk ka nevojë më as për mentorin, as për kryeredaktorin, sepse si balerin modern, piruetat 360 gradëshe, dhe hapjet e portave të budallallikut i ka shndërruar në mënyrë sjellje dhe mjet ekzistence, sepse në delirin e tij malinj të gjithë i duken tashmë kadrinj.
Llaxorja ka kapërcyer çdo kufi, çdo normë, çdo moral.
Me një laps hedh në rrugë për të bërë një minirrugë, mijëra njerëz. Nën histerinë e pushtetit prish pa një pa dy shtëpi e katandi e po kaq kollaj pastron para, mbjell krim, vret shpresa e shkatërron të ardhmen.
Nga goja e ndyrë ka kaluar tek ligjet e ndyra, tek veprimet e ndyra, tek shteti i ndyrë, tek drejtësia e zgjyrosur. Sepse çdo gjë nis në fillim nga fjala…
Për eurot e oreksit te vet, llaxorja jo vetëm llap, por dhe kafshon objekte historike, trashëgimi kulturore. Zapton ekrane, hyn nëpër kazane, fal dete e bën adete.

Ndërsen policë ndaj hallexhijve të lënë mes katër rrugëve, shpall dëshmorë telefonash, tërheq zvarrë nëna, gra e fëmijë, burgos ish të burgosur politikë. Madje thyen me përdhunë gishta adoleshentësh e në shenjë hakmarrje e prangos tinëzisht njerëz për t’i përkulur.
Shantazhon qytetarët e thjeshtë, i hakërrehet kundërshtarëve politikë e mediatikë, pa e kuptuar që huri i pushteti ku është ulur është me majë.
Llaxorja ka dalë nga shinat – bërtasin njerëzia e ditur, po pak po e dëgjojnë.
Kështu ka qenë gjithmonë – thonë miqtë e vjetër, por pak po e besojnë.
Megjithatë kallaji ka filluar të shkrijë dhe nën të, bakri i ndyshkur po shfaqet dita-ditës.
Ato që e ngritën aty ku është, nuk po e durojnë më dot e sot e shohin si kryeveprën më të shëmtuar të profesionit të tyre.
Kanë rënë pishman. Por llaxorja e di mirë që pishmanin e merr era, karrikja mbetet. E karrikja për të është më e shtrenjta, më e mira dhe më e bukura.
Për të i bën të gjitha.
Prandaj, për “t’i mbyllur gojën” llaxores, nuk mjaftojnë vetëm shkrimet, vetëm faktet e “lumturive” të para të tij e as vetëm kapërcimi e anashkalimi i kazanëve që me lugën e drunjtë, ai i komandon nga zyra e vet me kosh brenda e jashtë. Nuk mjafton as “ta varësh prej gjuhe”.
Për “t’i mbyllur gojën” llaxores nuk duhet t’i fusim shuk topin e basketbollit, por duhet t’i heqim karriken, sepse ajo është spina që furnizon me ligësi cdo folje e veprim të tij.

Si ndikon tradhtia e prindërve në jetën e fëmijëve

Psikologët sugjerojnë një familje të shëndetshme për rritjen e një fëmije.
Sipas një studimi, në 1/3 e martesave, partnerët e pranojnë se kanë tradhtuar dhe 35 për qind e atyre që kanë tradhtuar partnerin/partneren do ta bënin sërish këtë gjë.
Ndonjëherë prindërit nuk i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre në familje dhe nuk e dinë se si vendimet që ato marrin mund të shkatërrojnë jetën e fëmijëve.
Bright Side na tregon se si tradhtia e prindërve ndikon në jetën e fëmijëve:
Ata fajësojnë veten
Fëmijët kanë tendencën të fajësojnë veten kur prindërit ndahen.
Kjo ndodh sepse ata nuk mund ta ndajnë veten nga prindërit: Nëse babai dhe mamaja nuk duhen më, ata mendojnë se ka ndodhur për fajin e tyre, për një veprim të gabuar të tyrin.

Do të tradhtojnë edhe ata
Fëmijët ndjekin hapat e prindërve shumicën e kohës, prandaj ata përsërisin vendimet e këqija që bëjnë mami dhe babi. Sipas një studimi, 55 për qind e fëmijëve që prindërit e tyre kanë tradhtuar, bëhen gjithashtu partnerë tradhtarë.
Kjo ndodh sepse ata i shikojnë prindërit si heronj dhe modele për t’u ndjekur. Në mendjen e tyre, çfarëdo që bën një prind është një diçka e drejtë: prandaj ata veprojnë njësoj si prindërit.
Frika nga braktisja
Një fëmijë që njëri nga prindërit ka tradhtuar, do të ndjejë gjithmonë se ai apo ajo nuk është besnik ndaj të gjithë familjes.
Fëmija e ndjen se njëri prind nuk e ka merituar këtë tradhti dhe braktisje. Prandaj, fëmijët që e përjetojnë këtë braktisje në familje rriten me frikën se edhe të tjerët do t’i lënë kur ata të rriten.

Revolta e ish-ministrit: Arrestoni policët që i thyen gishtat 18-vjeçarit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë thirrje sot për arrestimin e policëve që dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka.
Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se si konventa europiane e të drejtave të njeriut ashtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë ndalojnë torturën. Ndaj sipas tij nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit për të shamngur hakmarrjen nesër.
Postim i plotë i Manjanit
Neni 3 i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut;
Neni 25 i Kushtetutës së Republikës;
Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal;
Ndalojnë dhe dënojnë Torturën nga përfaqësuesit e Shtetit!!!!
Thyerja e gishtave si ndëshkim hakmarrës të 18-vjeçarit, është torturë dhe trajtim çnjerëzor. Pa asnjë dyshim!
Nëse dikujt në këtë palo shtet i ka mbetë ende sapo pak respekt për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duhet që sa më parë të arrestojë ata polic që kryen krimin e Torturës!
Duhet ta bëjë shteti sot, që të mos e bëjë hakmarrja nesër!

Si të ushqehemi për të pasur më shumë energji

Shumica e njerëzve e kanë një fazë gjatë ditës ku ndihen pa energji. Mungesa e energjisë mund të ndikojë në aktivitetet ditore që i keni, e po ashtu ju bën më pak productive. Fakti është se lloji dhe sasia e ushqimit që e hani luan rol esencial në atë se çfarë nivele të energjisë keni gjatë ditës.
Edhe pse të gjitha ushqimet ju japin energji, disa ushqime përmbajnë nutrientë të caktuar që jua rrisin nivelet e energjisë ndërkohë që jua mirëmbajnë përqendrimin dhe vëmendjen në nivel.
Më poshtë e keni një listë me disa prej ushqimeve që është dëshmuar se ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë:
– Bananet
– Orizi i kaftë
– Patatet e ëmbla
– Kafja
– Vezët
– Mollët
– Uji
– Çokollata e zezë
– Quinoa
– Tërshëra
– Jogurti
– Hurmet
– Avokadot
– Portokajtë
– Produktet arrore.

Zbythet policia nga Unaza e Re pas revoltës së banorëve, largohen edhe mjetet e rënda (Foto)

Banorët e Unazës së Re të revoltuar nga nisja e punimeve për heqjen e shtyllave anës së rrugës kanë detyruar policinë bashkiake të largohet nga Unaza. Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës.
Banorët bllokuan rrugën dheu përplasën me policinë bashkiake, por pas negociimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi.
Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë. Ndërkohë, forca të tjera policie kanë ardhur në zonë. mësohet se një protestues është shoqëruar në komisariat.
Banorët, sikurse edhe dje, kanë dalë nëpër shi dhe nuk lejojnë të kryhen punime pa u kompensuar 100%. Në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: “Rama do ta ketë fundin e vet në ‘Astir'”.

Deputeti i PD në krah të banorëve tek Unaza e Re: Nuk ka mënyra të tjera me këtë njeri, vetëm protestë!

Deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka shkuar në mbështetje të banorëve që po protestojnë tek Unaza e Re.
Në një prononcim për mediat, Bumçi e vlerësoi mjaft të drejtë reagimin e banorëve të kësaj zone.
‘Kjo është një mënyrë, nuk ka mënyra të tjera me këtë njeri, tha Bumçi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Kryeministri e zhduku Gjykatën Kushtetuese. Ndaj, protestë, protestë!”
Banorët kanë bllokuar rrugën dhe janë përplasur me policinë bashkiake, e cila ndodhej në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Pas negociimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi.
Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës.
Kjo është dita e 24 e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.

Banori shpërthen ndaj Ramës: “Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rob q….”

Situata në zonën e Astirit, ku që prej mëngjesit janë parë në zonë punonjës të policisë bashkiake dhe të policisë së shtetit, vijon të jetë mjaft e tensionuar.
Një prej banorëve u shoqërua me forcë nga ana e policëve të shqiponjave, mirëpo banorët e tjerë që ishin në protestë bllokuan furgonin duke bërë të mundur lirimin e tij.
Duke folur për Fax News, banori Sokol Dema, tha se policët ushtruan dhunë ndaj tij duke e qëlluar me grushte. Edhe në pjesën e buzës protestuesi kishte rrjedhje gjaku, ç’ka vërteton dhunën e ushtruar.
“Kam punuar 15 vite në Angli dhe e kam sjellë të gjithë mundin këtu në këtë shtëpi, dhe të vijë të ma prishë ky ropq*ri”, u shpreh banori që u shoqërua me forcë nga ana e policisë.
Banori vijoi më tej duke thënë se kjo është hera e katërt që po tentohet që ti prishet banesa dhe lokali, ku ka mundur që të punësojë një pjesë të të afërmve të tij që gjenden në kushte të rënduara ekonomike.