Kryeministri Edi Rama po përgatitet për shembje masive shtëpishë edhe në qytetin e Vlorës. Denoncimi ka ardhur nga një qytetar i cili shkruan se nga janari pritet të fillojnë shëmbjet masive për shkak të ndërtimit të unazës së Vlorës. Ky denoncim është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.
Qytetarët nuk janë njoftuar për këtë cështje, qoftë edhe për të marrë masat e duhura.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ne Vlore gati prishjet masive te shtepive nga Edvin Kristaq Urrejtja!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Persh doktor jam nje qytetar i vlore kjo qe po i ben kryeministri astirit nuk esht asgje ne krahasim me ate qe pritet ti bej vlores ne janar me ndertimin e unazes se vlores qe kerkon te bej esht projekti gati per zbatim dhe fillon ne janar te ketij viti ju lutem mundohubi te njoftoni njerzit te marin masa sepse nuk po lajmerohet njeri esht projekti na fushe druve qe fillon te ndermarja e ujsjellsit vlor deri te shkolla ibrahim kushta dhe vazhdon kthehet na pylli sodes esht nje katastrof qe kerkon te bej ju lutem publikoheni esht informacion shum i sakt anonim ju lutem.
Rama nuk ndalet! Berisha publikon denoncimin: Edhe në Vlorë prishje masive të shtëpive
Bllokohet Unaza e Re: Thirrjet e protestuesve: Bashkohuni me ne! Bashkohuni me ne!
Banorët e Unazës së Re po përplasen me Policinë në këto momente, e cila i ka dalë në mbrojtje, punonjësve të bashkisë që po tentojnë të heqin ndriçimin rrugor. Gjithçka po ndodh në mes të shiut dhe një trafiku rrugor të rënduar.
Gazetari i Syri.net, Ermal Rizaj, njoftoi se banorët i kanë bërë thirrje punëtorëve të mos hipin në mjetet e tyre dhe të mos guxojnë të heqin ndriçimin. Një pjesë e tyre ka lëshuar thirrjen “Bashkohuni me ne! Bashkohuni me ne! Turp! Dritat nuk do t’i hiqni!”
Deputeti demokrat Klevis Balliu po komunikon me punonjësit e Policisë dhe bashkisë.
LIVE – Nga Unaza e Re , Banorët e Unazës së re ndalojnë bashkinë të fillojë heqjen e shtyllave te ndriçimit.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 26. November 2018
Maradona e jep një prej intervistave më të çuditshme
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, nuk mbetet jashtë vëmendjes së mediave pothuajse asnjëherë, qoftë kjo për deklaratat apo për veprimet e tij kontroverse. Por, këtë herë ai e ka fituar këtë vëmendje përmes një intervistë pas ndeshjes së klubit që ai e drejton.
Pasi klubi të cilin ai e menaxhon, Dorados, u mposht nga Juarez në fundjavë, Maradona u mor për një intervistë nga ESPN. Përgjigja e tij në pyetjet e gazetarëve ka bërë që videoja e intervistës të shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
58-vjeçarit iu bë pyetja: “Diego, duke qenë se tani je këtu në Meksikë, besoj që e keni shikuar ligën MX më shpesh. E keni analizuar më shumë këtë gjë, por edhe ndoshta keni ditur pak për këtë ligë paraprakisht. Çfarë mendoni për ligën MX?”
Maradona duket se u hutua mjaft shumë nga kjo pyetje, pasi që e bëri një pauzë shumë të gjatë, e cila madje i bëri të qeshin dy gazetarët, të cilët po e prisnin përgjigjen e argjentinasit.
Klubi në nivelin e dytë të futbollit në Meksikë, Dorados de Sinaloa, vendosi t’ia japë mundësinë argjentinasin për udhëheqjen e klubit. Maradona e zëvendësoi Francisco Gamez, i cili u shkarkua nga pozita e trajnerit në fillim të këtij muaji.
Tensionohet situata tek “Astiri”, banorët përplasen me policinë!
Acarohet situata tek Unaza e re! Policia ka nisur rrethimin për të nisur punimet, ndërsa banorët janë ngritur në revoltë. “Turp, turp”, dëgjohen thirrjet drejtuar punonjësve të bashkisë.
Po ashtu gjatë paradites së sotme përgjatë gjithë aksit rrugor ekzistues janë hequr shtyllat e ndriçimit, ku duket se po i hapet rrugë prishjes brenda pak ditëve të banesave.
Shumica prej protestuesve janë gra dhe fëmijë, të cilët kanë sfuiduar sot dhe kushtet e vështira të motit, me reshjet që i kanë shoqëruar përgjatë gjithë ditës.
Protestuesit shprehen se ata nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Edhe më herët banorët u shprehën për mikrofonin e Fax News se ata nuk do të lejojnë që të hidhen në rrugë në mënyrë të padrejtë nga Edi Rama dhe nga Erion Veliaj.
Më herët nisi heqja e shtyllave të ndriçimit, por ndërhyrja e banorëve bëri që grupet e punës të largoheshin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me situatën e krijuar tek Unaza e Re ku banorët nuk kanë lejuar grupet e punës të dërguara nga ky institucion për të bërë matjet në terren.
Në deklaratë ARRSH thotë se inxhinierët e dërguar në terren janë dhunuar nga banorë të tjerë të zonës që nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen.
ARRSH thotës e procesi i verifikimit në terren po vazhdon, dhe punonjësit janë të shoqëruar nga Polici e Shtetit.
Miratohet marrëveshja e Brexit, ja çfarë parashikon
Marrëveshja për ndarjen mes Beritanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë. Marrëveshja rregullon edhe të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkësat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. BE i ka ofruar Britanisë së Madhe një lloj partneriteti “të ndershëm” ekonomik dhe politik.
Përfaqësuesi i BE në negociatat për Brexit, Michel Barnier, thotë se marrëveshja “është një hap i domosdoshëm për rikthimin e mirëbesimit mes BE dhe Britanisë së Madhe.” Edhe pas Brexiit raportet mbeten shumë të ngushta: “Ne do të mbetemi partnerë dhe miq.”
Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, thotë se edhe PE qëndron pas kësaj marrëveshje. “PE e mbështetë këtë marrëveshje”, thotë Tajani. Deputetët e PE do të debatojnë dhe votojnë për këtë çështje në janar dhe në shkurt. Paketa e masave duhet të miratohet në PE dhe në Parlamentin britanik. Në Londër deri tani nuk ka ndonjë shumicë të qartë për këtë marrëveshje.
“Marrëveshja për një të ardhme më të mirë”
Para samitit BE-BM, kryeministrja britanike May i ka dërguar një letër kombit të saj, me të cilën kërkon mbështetje për marrëveshjen me Brukselin. Marrëveshja e respekton rezultatin e referendumit dhe paraqet një bazë të mirë për “një fillim të ri dhe pajtim”, shkruan May. Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti në Londër.
Marrëveshja është në interesin e kombit, si për kundërshtarët ashtu edhe për ata që mbështesin Brexitin, pohon May. “Kjo është një marrëveshje për një të radhme më të ndritshme, një marrëveshje e shansave të reja.” Parlamenti britanik do të votojë për këtë marrëveshje brenda disa javësh. May thotë se ajo do të angazhohet për këtë marrëveshje “me mish e me shpirtë”.
“Plani B”?
May i është drejtuar kohët e fundit disa herë përfaqësuesve të ekonomisë dhe opinionit britanik. Mediat britanike janë të mendimit se ajo në këtë mënyrë do të shtojë presionin ndaj Parlamentit. Krahas opozitës edhe konservatorët e ngurtë kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër marrëveshjes.Për këtë marrëveshje do të votohet në BM në pjesën e parë të dhjetorit. Por gazeta “Sunday Telegraph” shkruan se diaplomatët e BE dhe përfaqësuesit e BM janë duke përgatitur në mënyrë sekrete edhe një “Plan B”, në rast dështimi të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Përshkallëzimi i konfliktit, Ukraina mund të shpallë sot luftën
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë kërcënon të shkallëzohet. Pas konfrontimit të dhunshëm të anijeve ushtarake ruse me ato ukrainase në Detin Asov, parlamenti ukrainas mund të shpallë të hënën ligjin e luftës. Sipas presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, Rusia nuk mund të qëllojë kaq thjesht anijet ushtarake ukrainase. Presidenti ukrainas u shpreh natën e së dielës pas një takimi urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Ukrainës. Në këtë takim është formuluar lutja që Rada, parlamenti ukrainas të shpallë ligjin e luftës për 60 ditë. Sipas Poroshenkos, ligji i luftës nuk do të thotë, që Ukraina do të ndërmarrë operacione në mënyrë ofensive. Këtu bëhet fjalë “vetëm për mbrojtjen e territorit dhe sigurisë së qytetarëve tanë.”
Ndërkohë politikanë të tjerë ukrainas kanë përdorur tone të ashpra. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavel Klimkin shkroi në twitter: “Ky sulm nuk është për ne, por për të gjithë botën e civilizuar. Tani ka luftë me Federatën Ruse në vendin tonë dhe përtej.” Ndërsa për gazetën gjermane, “Bild”, Klimkin u shpreh, se akti i Rusisë “është akt agresioni kundër Ukrainës në ujërat neutrale të Detit të Zi.” Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të përballen me agresionin rus. Në Kiev u mblodhën të dielën në mbrëmje dhjetëra demonstrues për të protestuar para ambasadës ruse.
Gjermania, BE, NATO të shqetësuara
Qeveria gjermane kërkoi të hënën që të dyja palët të punojnë për çtensionimin e situatës. Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth u shpreh për Deutschland funk të hënën se “kjo është natyrisht e rrezikshme”. Dhe se shkallëzimi i situatës është gjëja, për të cilën nuk kemi nevojë. Gjermania bën thirrje që të mos përdoret forca ushtarake. “Të dyja palët duhet tani të çtensionojnë” dhe të mos punojnë për një spirale të re, “që në fund mund të çojë në pasoja shumë të tmerrshme”, tha Michael Roth.
Edhe NATO u shpreh e shqetësuar dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe çtensionim. Në një deklaratë të aleancës veriatlantike, thuhet se po ndiqen me vëmendje zhvillimet në Ngushticën e Kertshit në Detin Azov. NATO e mbështet pa kufizime sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës. Aleanca i bëri thirrje Rusisë “në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të garantojë akcesin e papenguar tek portet ukrainase në Detin Azov.”
Edhe BE i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës për “vetëpërmbajtje të tejskajshme” me qëllim që situata në këtë rajon të mos shkallëzohet më tej. BE pret që Rusia të mundësojë sërish kalimin në Ngushticën e Detit Azov. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic se të dyja palët “duhet të reagojnë me kujdesin më të madh, që të çtensionojnë menjëherë situatën.”
Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet të hënën për të diskutuar për situatën e re para Krimesë. Sipas diplomatëve kjo mbledhje është kërkuar nga Rusia, por edhe Ukraina.
Akuza të ndërsjella nga të dyja palët
Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë ndodhi një incident mes anijeve ushtarake ruse dhe atyre ukrainase. Një anije kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.
Ka muaj që situata është e trazuar në Detin Azov, ku me gjasë po krijohet një vatër e re konflikti mes të dy vendeve. Kievi kishte njoftuar, rritjen e prezencës së anijeve ushtarake ukrainase në Detin Azov. Të dyja palët në muajt e kaluar kanë konfiskuar anije peshkimi. Ngushtica e Kertshit që kontrollohet nga Rusia është rrugëkalimi i vetëm detar i anijeve. Në brigjet e Detit Azov gjendjen edhe rajonet industriale të kontrolluara nga separatistët rusë, si Donbasi, por dhe qyteti-port, Mariupol. Ky është një qytet i rëndësishëm industrial për Ukrainën dhe i fundit i kontrolluar nga ky vend në këtë rajon.
Tensione të mëdha ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, takim emergjent në OKB
Rusia hapi zjarr ndaj dy anijeve të marinës ukrainase dhe goditi një tjetër të dielën në Detin e Zi dhe kapi anijet, duke pretenduar se ato hynë në mënyrë të paligjshme në ujërat e saj territoriale.
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën gjashtë marinarë të saj janë plagosur, ndërsa mohoi pretendimet e Rusisë duke e akuzuar atë për përfshirje në agresion ushtarak.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “veprimet e tilla paraqesin rrezik për sigurinë e të gjitha vendeve të Detit të Zi dhe së këndejmi kërkojnë një përgjigje të qartë të komunitetit ndërkombëtarë”.
Shërbimi Federal rus i Sigurisë, (FSB) akuzoi Ukrainën për provokim të qëllimshëm.
“Armët u përdorën për të ndaluar me forcë anijet ushtarake ukrainase. Për rrjedhojë, të tri anijet e marinës ukrainase janë kapur në ujërat territoriale ruse në Detin e Zi”, thuhet në një deklaratë të FSB-së.
Incidenti i së dielës filloi kur një rimorkiator ukrainas po shoqëronte dy anije të marinës nga porti i Odessas në Detin e Zi për në portin ukrainas në Mariopol, në Detin Azov nëpërmjet ngushticës Kerç.
Ngushtica Kerç, është kalimi i vetëm ndërmjet dy deteve.
Një traktat i viti 2003, i përcakton Detin Azov dhe ngushticën Kerç, si ujëra të përbashkëta territoriale.
Ukraina tha se roja bregdetare ruse goditi dhe dëmtoi rimorkiatorin dhe qëlloi mbi dy anijet dhe i bllokoi ato.
Ukraina tha se Rusia përdori një tanker për të mbyllur ngushticën.
Rusia tha se anijet ukrainase shkelën në ujërat e saj territoriale dhe akuzoi Ukrainës se nuk e ka informuar që anijet po planifikonin të lundronin nëpërmjet ngushticës – pohime këto që u hodhën poshtë nga Ukraina.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, mbajti një takim emergjent të kabinetit të dielën dhe tha se do t’i propozojë parlamentit shpalljen e ligjit të luftës.
Një takim emergjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet sot pasdite sipas kohës së Evropës qendrore, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Presidenti nuk pranon të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Presidenti Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).
Vendimin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit përmes një letre drejtuar Kuvendit.
“Për shkak të vakumit ligjor, nuk e hedh dot shortin e KED. Hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”, lexohet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.
Sipas procedurës ligjore, nëse shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nuk hidhet në presidencë deri më 5 dhjetor, kur edhe është afati i fundit, atëherë ai do të hidhet në Kuvend.
Shorti në Kuvend do të hidhet pas datës 5 dhjetor dhe pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Do të vjedhë 40 milionë euro duke prishur 320 shtëpi e 620 biznese, reagon Berisha: Kurrë, kurrë o hajdut!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj mashtrimit të Edi Ramës i cili gjatë fushatës elektorale të 2013-ës premtoi se:
‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet. Nuk prishen!’.
Berisha e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, videon me premtimin e Ramës duke shkruar:
Ç’më duhet mua së cfarë kam thënë. Dua të vjedh 40 milionë euro duke prishur 320 shtëpi dhe 620 biznese”.
Reagimi i plote i ish-Kryeministrit Berisha
‘Ç’me duhet mua se çfare kam thene. Dua te vjedh 40 milione euro duke prishur 320 shtepi dhe 620 biznese.
Kurre! Kurre o hajdut
Ç’me duhet mua se çfare kam thene. Dua te vjedh 40 milione euro duke prishur 320 shtepi dhe 620 biznese.Kurre! Kurre o hajdut! sb
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 26. November 2018
Te Barcelona nuk ka qetësi, Dembele rebelohet!
Ousmane Dembele është ende çështja e ditës te Barcelona, edhe pse goli i shënuar ndaj Atletico-s fundjavën e shkuar u duk se qetësoi të gjithë.
Sulmuesi i ka kërkuar Barcelonës ta lejojë të largohet në merkaton e janarit, raporton Goal.com, që e lidh largimin e tij me një transferim të mundshëm të Neymar në Camp Nou.
Francezi 21-vjeçar nuk po arrin të përshtatet me jetën në Barcelonë, pas transferimit të bujshëm nga Dortmundi për 105 milionë euro, ndaj tashmë ka kërkuar largimin, pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për shitje apo huazim.
Barça ka kohë që po e mendon shitjen e tij, duke u penduar për sforcimin e frikshëm në merkato, vendim i nxituar edhe për faktin se duhej patjetër një blerje e madhe kur iku Neymar. Tashmë synimi i klubit blaugrana është hapja e një tratative me PSG-në për Neymar, duke përfshirë në marrëveshje Dembele dhe shumë miliona.
Dembele mund të ketë oferta edhe nga Anglia dhe ka khë që flitet për një interesim nga ana e Liverpool-it, por realisht vlera e tij në treg është e papërballueshme.
Kohët e fundit Dembele ka qenë nën akuzë për sjelljen e tij, me AS që raportoi para pak ditësh se sulmuesi kishte munguar në një seancë stërvitore për shkak se kishte luajtur gjithë natën videolojëra me shokët, ndërkohë që kritikohet edhe profesionalizmi dhe dieta e tij, me thashetheme se Dembele preferon të hajë ushqime aspak cilësore, duke refuzuar gatimet e këshilluara nga kuzhinieri i tij personal.
Dembele ka luajtur 7 ndeshje nga minuta e parë në La Liga, për herë të fundit ndaj Athletic Bilbao në fund të shtatorit, ndërsa zakonisht është në plan të dytë, krahasuar me emra si Messi, Suarez e Coutinho.