25.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Video-ja që po “çan” rrjetin/ Në Francë policia jo vetëm që nuk arreston protestuesit, por u bashkohet atyre

Në Francë policia jo vetëm që nuk arreston protestuesit, por u bashkohet në kauzat e tyre. Kjo video po bën xhiron e rrjetit ku tregon policët që u dalin në mbështetje të hapur protestuesve francezë, që prej disa ditësh kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburanteve.
Ndërsa në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Policia që paguhet nga taksat tona për të mbrojtur qytetarët, i arreston ata. Dje një nga protestuesit e Unazës së Re, u dënua me burg pse protestoi për një të drejtë legjitime e kushtetuese!
Në Francë, civilë e policë e kanë kuptuar që përballë taksave dhe pushtetit, janë nga e njëjta anë e barrikadës. Çmimin e naftës do ta paguajnë të gjithë të lartë nëse nuk protestojnë. Prandaj dhe policët veshën jelekët e verdhë dhe iu bashkuan protestuesve!

Në Francë policia jo vetëm që nuk arreston protestuesit, por u bashkohet në kauzat e tyre. Kjo video po bën xhiron e rrjetit ku tregon policët që u dalin në mbështetje të hapur protestuesve francezë, që prej disa ditësh kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburanteve.Ndërsa në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Policia që paguhet nga taksat tona për të mbrojtur qytetarët, i arreston ata. Sot një nga protestuesit e Unazës së Re, u dënua me burg pse protestoi për një të drejtë legjitime e kushtetuese! Sa kontrast i thellë! Sa turp!

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Sonntag, 25. November 2018

Ish ambasadori amerikan bindet për dështimin e Ramës: Nuk funksionon prej korrupsionit

Ish ambasadori amerikan, i cili u larguar nga Shqipëria si një mik i Ramës është bindur për dështimin e tij duke rrëfyer edhe arsyet se përse mund të konsiderohet dështim. Arvizu i referohet largimit masiv të shqiptarëve si një fenomen trishtues.
Është rishfaqur pas shumë kohësh në Tiranë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, për një vizitë private.
Por duket se për ish-diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë, ashtu siç kishte shpresuar gjatë kohës që ishte me detyrë këtu.
Gjatë një bisede në emisionin ‘Ëake Up’ në Top Channel, mëngjesin e sotëm Arvizu ka rrëfyer përshtypjet, se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.
Duke u ndalur në plagën e rëndë të emigrimit të qindra mijë shqiptarëve veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai e komentoi këtë si një situatë të trishtë, e cila vjen më së shumti si pasojë e korrupsionit qeveritar.
‘Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.
Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.
E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë’, deklaroi ish-amabasdori Aleksandër Arvizu.

Përse femrat vuajnë nga dhembjet e gjurit, ndërse meshkujt nga ato të shpinës

Knee runner injury

Te femrat dhembjet më së shpeshti zhvillohen në bërryla dhe gjunjë, ndërsa te meshkujt në shpinë.
Mirëpo, vetëm për atë shkak që gjendjen shpesh (nuk do të thotë që është e pashmangshme) nuk mund ta pengoni apo të bëni diçka që ta kontrolloni.
Ekzistojnë disa lloje nyjash, ata nga ana anatomike dallojnë, mirëpo kanë funksion të ngjashëm, sepse lidhin një kockë me tjetrën dhe i japin njeriut aftësi që të anohet dhe të lëvizë.
Në nyja gjenden ligamentet dhe kërcet. Ato kanë funksionin që të zbusin fërkimet e kockës me kockën me rastin e lëvizjes së nyjave.
Osteoartriti shfaqet kur trupi fillon të humbë atë ind, mirëpo ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në atë humbje.
Plakja: Faktori i parë është plakja. Duke u plakur ne, kërci tëhollohet. Me kalimin e kohës mund të pëlcasë dhe shfaqet edhe erozioni.
Lëndimet e mëhershme: Faktorët të cilët e përshpejtojnë erozionin mund të jenë lëndimet në moshën e rinisë, mirëpo edhe te personat të cilët nuk kanë pasur kurrfarë lëndimesh shfaqet erozioni.
Inflamacionet: Lëndimet e vogla ndikojnë në biokiminë e nyjave tuaja, sepse gjatë kohës së inflamacionit lirohen kimikatet të cila janë destruktive për kërcet.
Humbja e masës muskulore. Duke u plakur personat, natyrshëm, humbin masën muskulore. Nëse nuk bëni ushtrime që ta mbroni, në vend të muskujve, nyjat në vete do të marrin peshën e jetës së përditshme dhe kjo çon deri në dëmtimin më të madh në to.
Mbipesha: Sa më të madhe që detyrohen të bartin peshë nyjat, më shpejt dëmtohen. Kjo posaçërisht ka të bëjë me gjunjët. Problemi është që kërcja e cila është e humbur, nuk mund të kthehet, mund të reagoni vetëm me kohë dhe të parandaloni përkeqësimin e mëtejshëm dhe të zvogëloni dhembjen, nëse tashmë ekziston.
Këshilla:
Për fillim, kthehuni në peshë të shëndetshme. Kjo është më e rëndësishme që të ruani nyjat tuaja. Kërkoni ushtrime të cilat do të forcojnë muskujt përreth nyjave të cilat ju dhembin. Lëvizje e vogël do të thotë më shumë shtangie në nyja, prandaj ngrihuni dhe lëvizni.
Mësoni përkufizimet tuaja. Disa aktivitete thjesht janë shumë të mundimshme për nyjat tuaja, prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Zgjedhja e drejtë e ushqimit është e dobishme.
Qëndrimi i trupit duhet të jetë vertikal. Kërrusja nuk është e mirë për nyjat tuaja. Qëndrimi i drejtë i lehtëson muskujt dhe nyjat. Gjithmonë bartni mbrojtës kur merreni me aktivitete me rrezik të lartë.

Ja si bastardi që është tek Unaza me fadromë mashtroi për legalizimet

Kryetari i Grupit të lSI, Petrit Vasili ka publikuar sot dy video me premtime të qarta të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale për legalizimin e banesave, ku Rama shprehet se shtëpia është e djersës dhe gjakut.
Vasili ka zgjedhur si video të dytë atë ku Rama bën të njëjtin premtim vetëm për të rrëmbyer votat, por me theks edhe më fortë; ‘shtëpitë e ndërtuara pa leje edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, nuk shemben!”.
‘Ndërkohë, – komentoi Vasili, – ky jo si Enveri i ri, por ky si bastardi i ri, ndodhet tek Unaza e Re me fadromë në dorë për të shembur banesat. Ai ka dërguar naziskinët e rinj që t’u vënë kryqin e kuq si hebrenjve tek dera. Dhe gjithçka që e ka pjellë këtë, bushtra e të gjitha të këqiajve, është ai 40 milionësh eurosh”.

Ndërkombëtarziohet protesta tek Unaza e Re, Forumi i Grave të PPE në mbështetje të banorëve

Presidentja e rizgjedhur e Forumit të Grave të Partisë popullore Europiane konfirmoi mbështetjen e këtij forumit në mbrojtje të të drejtave të ligjshme të qytetarëve shqiptarë, që protetsojnë tek Unaza e Re.
Deklarata u bë në Ljubjanë, aty ku deputetja Albana Vokshi përcolli në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane shqetësimin se vendosja e një regjimi autokratik në Tiranë ka thelluar edhe dhunën ndaj grave dhe cënimin flagrant të të drejtave të njeriut.
Për ta konkretizuar këtë shqetësim, zonja Vokshi iu referua edhe ngjarjeve të fundit ku dhjetëra gra e të mitur kanë qenë viktima të dhunës shtetërore dhe asaj policore. “Qindra familje shqiptare, po nxirren me dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre në shkelje të konventave ndërkombëtare e të drejtave ligjore e kushtetuese për realizimin e një projekti korruptiv rrugor për interesat direkte të kryeministrit”-tha zonja Vokshi në PPE.
Vokshi vuri në dukje se “Shqipëria, po shndërrohet në eksperimentin më të rrezikshëm të autokracisë, ku nuk respektohet Kushtetuta, Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat Themelore. Dhuna kundër grave dhe të miturve këto ditë në Tiranë është një skandal i korrupsionit shtetëror, që kushton 40 milion euro dhe që penalizon qindra familje, duke i hedhur në rrugë, pa ju siguruar strehim e kushte normale jetese, ashtu sic konventat ndërkombëtare detyrojnë qeveritë të veprojnë”.

Deputetja Albana Vokshi kërkoi që anëtaret e EPP Women, pjesë e Komisionit Europian, Parlamentit Europian, deputete e politikane të vendeve anëtare, të mbështesin këtë kauzë të drejtë të mbi 2 mijë banorëve të Tiranë. “Kërkoj mbështetjen tuaj për të përcuar shqetësimet e mijëra qytetarëve shqiptarë për shkeljen e të drejtave që mbrohen nga konventat ndërkombëtare prej projektit korruptiv të Qeverisësë Tiranës. Në asnjë vend europian një kilometër rrugë fushore nuk kushton 20 milione euro. Ne kemi nevojë të flasim më një zë e të jemi të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta europiane, që nisin nga mbrojtja e familjeve.
Në fund, znj Doris Pack, Presidente e EPP Women shprehu shqetësimin e madh për ngjarjet në Shqipëri dhe rastet e fundit të dhunës e të shkeljes së të drejtave të grave e të drejtave të njeriut, pjesë e kriterit nr. 5 në procesin e integrimit. Znj. Pack, e cila u rizgjdh si presidente e EPP Woman, konfirmoi mbështetjen e Forumit të Grave të PPE në mbrojtje të të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

Juventusi kanibal dhe sundimi i tij absolut: Thyen rekordin e vitit 2000

Deri në fund të kampionatit (Seria A) janë për t’u luajtur edhe 25 ndeshje. E thënë ndryshe, në lojë janë edhe 75 pikë në 6 muaj, por ndjenja është se barazimi në shtëpi i Napolit kundër Chievos ia ka dorëzuar një pjesë të bukur të titullit të tetë radhazi Juventusit kanibal.
Bardhezinjtë, në sajë të fitores së pritshme të së shtunës kundër SPAL, janë distancuar +8 pikë nga vendi i dytë në klasifikim (Napoli, në fakt). Ky është hendeku më i madh i krijuar mes dy vendeve të para në Seria A, pas 13 javësh kampionat, që nga viti 2000. Ky rekord i komandimit të renditjes mbahej nga Roma e drejtuar prej Fabio Capellos.
Përveç kësaj, asnjë skuadër, që nga viti 1994 (data e futjes së tri pikëve për fitoren) e deri më sot, nuk kishte fituar 37 nga 39 ndeshje, apo 12 nga 13 ndeshje radhazi të një kampionati të ri. Të gjitha këto arritje mbartin në vetvete edhe sulmin më të mirë (28 gola të shënuar) dhe mbrojtjen më të mirë (vetëm 8 gola të pësuar).
Numra që vërtetojnë një Juventus absolutisht dominues në Itali. Shpresa e kundërshtarëve tani, me pak fjalë, mbetet vetëm kalendari që në muajin e ardhshëm do të vendosë në rrugën e Juventusit mjaft pengesa sfiduese: Fiorentina, Inter, Torino, Roma, Atalanta dhe Sampdoria.
Ndjenja, megjithatë, është se ndalimi i furisë bardhezi nuk do të jetë i lehtë për askënd, të paktën në Itali. Kjo është arsyeja pse qëllimi i vërtetë i sezonit të Juventusit, sidomos pas blerjes së Cristiano Ronaldos, mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve.
Hapi i parë, natyrisht, do të arrijë të martën në mbrëmje, kundër Valencias, kur ekipit të trajnerit Allegri i mjafton të mos humbasë për t’u kualifikuar në raundin e dytë të këtij kompeticioni (atë me eliminim direkt) dhe të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e pamundur gjatë 22 viteve të shkuara.

Nis heqja e shtyllave të ndriçimit tek “Astiri”, banorët e revoltuar nisen drejt ish-sheshit “Shqiponja”

Punonjësit e ARRSH-së kanë nisur heqjen e shtyllave të ndriçimit në zonën e Astirit. Kjo ka sjellë acarimin e banorëve të cilët mbeten të vendosur për të mos lejuar të vazhdojnë punën grupet e vlerësimit të dërguara në terren.
Gazetarja e ‘Fax News’ Mirilda Tili raportoi nga vendngjarja se banorët janë nisur drejt ish-sheshit Shqiponja ku një grup pune po kryen matje.
“Banorët janë të vendosr që të mbrojnë shtëpitë e tyre dhe në komunikim që kemi patur me ta janë shumë të tensionuar dhe nuk pranojnë asnjë veprim nga qeveria në Unazën e Re pa u dëmshpërblyer.
Aktualisht që flasim banorët po shkojnë drejt ish-sheshit Shqiponja, duke qenë se janë atje është një tjetër grup që po bën matje. Nuk ka patur konfrontime fizike por komunikim të acaruar”, tha gazetarja e Fax News.

Ushqimet që luftojnë gripin dhe forcojnë imunitetin

Nëse jeni të ftohur apo dëshironi që të shmangni gripin duke forcuar imunitetin tuaj, këto produkte ushqimore, gjithsesi do të jenë të dobishme.
Peshku
Edhe pse mendojmë që është i mirë vetëm gjatë verës, duhet ta dini që do t’ju bëjë mirë edhe ditëve të ftohta. Lloje të ndryshme peshqish përmbajnë thartira të ndryshme yndyrore të cilat forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër ftohjes dhe gripit.
Hudhra
Hudhra prodhon antikosidante të cilat luftojnë ftohjen dhe veprojnë në imunitet si asnjë artikull tjetër ushqimor.
Çaji
Asgjë nuk funksionon më mirë sa një gotë çaji të nxehtë në ditët e ftohta. Jo vetëm që do të zbusë dhembjen e fytit, por ka edhe përbërës të cilët luftojnë kundër gripit.
Kërpudhat
Kërpudhat përmbajnë antioksidante, kalium, vitamina dhe fibra të cilat gjithashtu mund të përmirësojnë imunitetin dhe mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër ftohjes.
Patatja
Patatja e ëmbël është aleate e mirë në mbrojtjen e shëndetit në këto ditë të ftohta. Ajo prodhon përbërës të cilët shndërrohen në vitaminë A, e cila është e domosdoshme për mirëmbajtjen e imunitetit të fortë.

Ekspertët japin alarmin: Në vitin 2030 nuk do të mjaftojnë insulinat

Në vitin 2030, 40 milionë diabetikë nuk do të kenë insulina. Ndërkohë që numri i njerëzve që jetojnë me sëmundjen e diabetit vazhdon të rritet, qasja tek insulina e nevojshme po përballet me rritjen e kërkesës dhe së shpejti mund të ketë probleme.
Sipas një studimi të ri, deri në vitin 2030, 79 milionë të rritur me diabet të tipit 2 pritet të kenë nevojë për insulinë për të mënaxhuar sëmundjen, e nëse nivelet aktuale të qasjes do të vijojnë, vetëm gjysma e tyre mund të jenë në gjendje të sigurojnë sasinë që u duhet.
Studimi i publikuar në gazetën “Lancet”, “Diabeti dhe endokrinologjia”, nënvizon se qasja tek insulinat do të vështirësohet shumë veçanërisht në rajonet e Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë, që do të preken më shumë.
“Këto përllogaritje tregojnë se niveli aktual i qasjes tek insulina nuk përputhet me nevojën e parashikuar dhe duhen bërë shumë përpjekje për të kapërcyer këtë sfidë”, tha Sanjay Basu, profesor në Universitetin Stanford.
Insulina nevojitet për të trajtuar të gjithë personat e prekur nga diabeti i tipit 1 dhe të tjerë të prekur nga diabeti i tipit 2. Kjo formë e fundit e sëmundjes lidhet shumë me faktorë të jetesës së përditshme, si obeziteti, dieta e mangët apo mungesa e aktivitetit fizik.
Ekspertët thonë se numri i të prekurve nga diabeti do të rritet, ndaj duhen marrë masa për insulinën. Në të gjithë botën, numri i të rriturve me diabet të tipit 2 do të rritet nga 406 milionë në 2018, në 511 milionë në 2030. Nga totali i 511 milionë të prekurve, 79 milionë parashikohet të kenë nevojë për insulinë, që do të thotë 20 për qind rritje të kërkesës, e vetëm 38 milionë do të mund ta sigurojnë atë.

Basha publikon videon, ja si mashtroi Rama: “Shtëpitë pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka demaskuar kryeministrin Edi Rama duke i publikuar videon e fushatës elektorale të vitit 2013 ku Rama mashtron qartazi banorët me zë dhe me figurë tek premton: ‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet. Nuk prishen!, thekson Rama në video.
Dhe jo më kot Basha e ka komentuar këtë skenë me fjalët: “Kur mashtron dhe mohon veten për të vjedhur 40 milionë”.
Partia Demokratike, e cila ka dalë në mbrojtje të familjeve dhe bizneseve tek Unaza e Re, ka bindjen e plotë mbështetur me prova se aty është planifikuar një megavjedhje nga kryeministri dhe tre ortakë të tij të 40 milionë eurove.

Kur mashtron dhe mohon dhe veten për të vjedhur 40 milionë euro:

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 25. November 2018