28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Erionët e Rrugës dhe Veliaj i Bashkisë…

Agim XHAFKA

Sot u nisa drejt Korçës. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim rojes së garazhit më ze rrugën një makinë e Laçit. Bëhu pak më anash, i thashë, sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij. Mos bëj fjalë,të lutem,më tha gruaja. Po zjeja,por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi e dashura e tij,vendosi një tufë me tulipanë prapa,përplasi derën e ata u nisën. Ne pas tyre.
Në tunelin e Qafë Krrabës rradhë e madhe makinash. Kishte aksident para.U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova,hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi të mos merrem me mafiozët. Hyra në makinë…
Ecëm rehat deri te Qafa e Thanës. Aty ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes, i bërtita ta largonte ujin,por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja,kur m’ua frua një çun,shoku i vet e më tha lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta,ika përpara.
Në rrugën para Maliqit më parakalon një fuoristradë,tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte,ngjitet me mua. U shmanga,gati dola nga rruga. U nxeha,por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.
Ndëkohë në radio dëgjoj se u rrit çmimi i ujit në Tiranë.
– Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit.Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja. Dukej plot nerva.
Aty nuk durova më,fola,por ama i nxehur.
-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht, më the. Në tunel na hyri një Erion pa rradhë. Lere se është i mafies, më tha dikush. Një Erion na lagu me zorrë uji. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë,prodhojnë Veliajn që rriti taksat, shtrenjtoi biletën e urbanit ,shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore,po rrjep troje e po jep leje për kulla. Quan qenër e shpellarë të gjithë ata që duan informacion për aferat e tij.Askush nuk u ngrit,askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen i pylli orbital,jo helm Tirane.
Doja të vazhdoja,por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer,i dhashë zemër vetes. E i rashë borijes kot,fare kot. Rruga ishte e lirë. Po hyja në Korcën time…

Unaza e Madhe/ Nis rrafshimi i 16 banesave me madhësi të ndryshme

Unaza e Madhe duket se do të rrafshojë qindra banesa në disa prej zonave të kryeqytetit. Nëse situate në zonën e Astirit vijon që të jetë e nxehtë, IKMT njofton sot prishjen e 16 banesave në zonën e Shkozës.
Me një shënim në faqen e vet në Facebook, IKMT ka njoftuar se sot do të shemben objekte me madhësi të ndryshme.
“Nisim sot një aksion të ri në Shkoze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”, njofton IKMT.
Ndërkohë që në zonën e Astirit kanë mbërritur sot katër grupe vlerësimi nga ARRSH-ja, një pjesë e të cilëve janë përzënë nga ana e banorëve.

Danieli nga Unaza e Re dhe Zaho nga Surreli…

Basir ÇOLLAKU

Daniel Dobraj është fëmijë, njëlloj si Zaho Rama. Pavarësisht moshave janë të mitur të dy. Baballarete e të dyve i kane banesat në një gjendje juridike të njëjtë. Pronësi të diskutueshme. Njëri tek Unaza e Re, tjetri në Surrel. Njëri banese normale nga puna plot djersë e prindërve, tjetri Saraj i pakuptimtë dhe dyshimplotë për nga marramendësia e investimit. Danieli një nxënës ekselent, Zaho një etje pikture, siç lajmet e pushtetit na e kanë servirur trashegiminë qeveritare. Qoftë talent i mirë. Por telashet janë për Danielin.
Projekti korruptiv i babait të Zahos te Unaza e Re, do të shembë jashtëligjshmërisht banesën e babait të Danielit. Kështu Danieli do kthehet i pastrehë dhe Zaho as do dëgjojë për të derisa ngjarjet të rrokullisen në vëmendje më vonë. Duke përdorur shëmtuar, shpifur, në trajtë neveritëse incidentin ku mbeti e dëmtuar oficerja e policies Ina Nuka, gjithnjë e pavërtetë se si dhe sa është dëmtuar, babai i Zahos nis dhunimin e Danielit se mbrojti babanë e tij. Adoleshenti i shkëlqyer dhunohet nga policet e trimëruar nga babai i Zahos. Ata vënë dorë mbi të miturin dhe janë gati ti thyejnë gishtat, duke e lënduar kafshërisht. Sepse ndjen triumf babai i Zahos!!
A ka kohë Ministri i Brendshëm Sander Lleshi të urdhërojë SHÇKB, Shërbimin e Çështjeve të Kontrollit të Brendshëm, në varësi të tij, hetimin e kësaj ngjarje të rëndë?

A ka kohë të hetojë policët kur tërheqin zvarrë qytetarët dhe një 7-vjeçar mbetet në shi, i braktisur se nuk shkon dot në shtëpi?!
A është e ligjshme të mbrosh dhunshëm diçka të paligjshme?
A mund të ketë nesër një projekt udha e të cilit bie nga Surreli, bash në banesën e stërmadhe hanitshme e mistershme për nga përmbajtja të babait të Zahos?
Mund ti bjerë radha e shembjes dhe kur i zoti pretendues nuk do jetë kreu i pushteteve por një moshë e tretë e lodhur a do e djegë dëshpërimi për fatet e fëmijëve të tij kur duan ta mbrojnë mbase nga një investim publik?
Ka shume ngjarje në sfond të cilat së shpejti do të rrokin dhe babanë e Zahos, ndërsa babai i Danielit do ia ketë dalë me drejtësinë dhe banesën. Duhen mbrojtur gishta policësh, fëmijësh, të miturish, sepse janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk mund të marrësh të pandehur një popull. Sepse vjen një dite kur populli edhe me shpirt ndër dhëmbë, të degdis tej imagjinatës. Në një Shqipëri ku sundon e drejta dhe ligji, Danieli nesër mund të jetë ministër, Kryeministër, shumëçka. Dhe Zaho të jetë një qytetar, me babanë dikur kryeministër. Një baba i padobishëm, për çka u bëri qytetarëve të tij. Dhe njerëzit do të duan të kenë më shumë Daniele nga Unaza e Re. Ata luftojnë për të drejtën…

”Lëre se na prish punë, është nën moshë”, protestuesi 17-vjeçar rrëfen dhunën në Polici

Paolo Ahmetcenaj është 17-vjeçari që u mbajt tre ditë në ambientet e paraburgimit për shkak se ishte pjesë e protestës për mbrojtjen e pronës së tij dhe të familjes në zonën e Astirit.
Ai tregon në një intervistë ekskluzive për Fax News se në protestë kishte qëndruar në rreshtat e fundit dhe nuk ka pasur lidhje me hedhjen e kapsollave.
Paolo rrëfen se ndaj tij është ushtruar dhunë në Drejtorinë e Policisë, ndërsa shumë prej oficerëve e kishin ngatërruar atë me Daniel Dobrajn, i cili dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së efektives Ina Nuka.
“Kam shkuar pak me vonesë se isha në shkollë, isha në rreshtet e fundit të protestës. Një civil më ka shtrirë në tokë dhe më ka gjuajtur me shqelma, ka pasur njerëz që kanë ardhur dhe ka lënë kapsolla në mes të rrugës, i mora dhe i futa në çantë, i doja që ti kisha te shtëpia, nuk kisha ndërmend që ti hidhja atë ditë.
Më mori babi në telefon dhe më tha nisu për shtëpi, dhe u nisa së bashku me xhaxhanë. Duke ikur për shtëpi vjen një makinë e Shqiponjave dhe na ndalon para këmbëve, erdhën dhe disa motora, po nuk po bënin asnjë veprim derisa erdhi një civil, që iu tha kapini këta. Më çuan te rajoni numër 1, na morën telefonat, së bashku me xhaxhain. Nuk më lanë që të telefonoja asnjë nga prindërit, deri në momentin që duhej firma.
Ka ardhur më pas babi, në rajonin numër 1 kanë qëlluar një prej personave të tjerë të shoqëruar. Nga aty na kanë çuar te drejtoria e policisë, vjen një civil duke na ofenduar. Vjen një civil dhe më pas më tregon një foto të Danjelit, pasi dyshonin se isha ai. Një person erdhi në korridor dhe tha: Kush ishin ata që ofenduan policët, më ka gjuajtur me grusht në nofull, edhe pse i tashë që isha 17-vjeç, tentoi sërish të më gjuante dhe i mbajta dorën.

Personi që më gjuajti ka qenë rreth 27 vjeç, po nuk e mësova dot emrin e tij. Më nxjerrin foton e Danjelit, po unë nuk e njihja dhe nuk kisha pasur asnjëherë kontakte me të. Për videon e Danjelit këmbëngulnin se isha unë. Po më detyronin në njëfarë mënyre që të pranoja një gjë që nuk ishte e vërtetë, se unë kisha qenë pranë Danjelit. Kam pasur një moment shumë të vështirë, po dridhesha.
Më gjuanin lehtë te faqja, një që ishte ulur në karrige tha: Lëre se na prish punë se është nën moshë. Më shtrëngonin në trup, dhe thonin: Hajde se do e shikosh se si do e hash! As nuk e mbaj mend se çfarë kam firmosur, herë pas here i ndyrshonin dhe më bënin presion. Në dhomat e paraburgimit nuk kam ankesë, madje mua janë munduar që të më trajtojnë më mirë se të tjerët”,u shpreh Paolo Ahmetcenaj.
“Në një moment ai polici më kapi nga qafa, më merrte me të mirë, por psikologia i tha të lutem largohu, mos i bëj presion, më pas psikologia ka thënë që për cdo lloj nevoje që të kesh, më thuaj.
Avokati i caktuar nga shteti më bëri presion tha , kjo dënohet 3 deri në 10 vite burg”, u shpreh më tej 17-vjeçari.
Paolo dhe mamaja e tij insistojnë se ata nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, dhe se shtëpinë e tyre e kanë në proces legalizimi prej 17 vitesh.
Nënë e bir shprehen se në rast se ata dorëzohen, do të mbeten më mes të rrugës, pasi shteti nuk iu ofron asnjë zgjidhje.
‘’Jemi në proces legalizimi dhe derimë tani nuk na kanë dhënë asnjë shpresë”, u shpreh Marta Ahmetcenaj.
17-vjeçari shprehet se për shkak të shoqërimit në polici do të detyrohet që të lërë edhe shkollën, pasi vendimi i gjykatës e ka lënë që të paraqitet 3 herë në muaj.

Drogë nga Shqipëria, operacion i madh në Itali, 41 urdhër-arreste

Policia italiane po zhvillon një operacion të madh në provincat e Leçes, Brindisit dhe Barit.
Policia po kryen ekzekutimin e 41 urdhërarresteve të lëshuar, 30 në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie.
Personat e mësipërm dyshohet se janë pjesë e një organizate që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria.
Nuk jepen të dhëna për drogën e sekuestruar, por pritet që policia italiane të dalë me një deklaratë për mediat.
Mediat italiane shkruajnë se droga nga Shqipëria vijon të futet në Itali pa asnjë problem si nga toka edhe nga deti Adriatik. Tarfiku i drogës nga Shqipëria ka vënë në alarm prej disa kohësh autoritet italiane.

Tension tek Unaza e Re/ Mbërrijnë 4 grupe vlerësimi të shoqëruar me polici, banorët i përzënë

Fax News raporton se 4 grupe vlerësimi nga ARRSH kanë mbërritur në Unazën e Re. Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët.
Por me të parë këto grupe, banorët kanë filluar të mblidhen dhe të kundërshtojnë grupet e inspektimit. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi pa u zgjidhur problemi i tyre dhe prezencën e grupeve të vlerësimit e kanë konsideruar provokim nga ana e qeverisë Rama.
Ata kanë patur dhe debat me grupet e vlerësimit, duke përzënë njërin prej tyre. “Ikën, u larguan ata, mbrojmë shtëpinë tonë, ta harrojë se mund ta prishë shtëpinë”, tha njëri nga banorët për Fax News.
ARRSH është shprehur edhe më herët se banorët që kanë shtëpitë me legalizime do të kompesohen, ndërsa pjesa tjetër që është në proces, do të përfitojë bonus qerajeje për tre vite. Zgjidhje kjo që është cilësuar e papranueshme nga ana e banorëve.
Situata prej disa ditësh ka qenë mjaft e nxehtë në këtë zonë, për shkak dhe të protestës së të enjtes përpara parlamentit, ku nuk munguan as episode e dhunës dypalëshe mes policisë dhe banorëve.

Basha paralajmëron Ramën: Do ta pësosh keq, mos përdor policinë ndaj qytetarëve!

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm edhe mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Astirit që po protestojnë tek Unaza e re, për të mbrojtur shtëpitë e tyre. ‘Shpitë tona do t’i mbrojmë me gjakl! Poshtë qeveria, Edi Rama o hajdut’, ishin disa nga thirret e protestuesve tek Unaza e Re sot në ditën e 21-të të protestës. Ata i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga vendimi për prishjen e shtë[pive pa i dëmshpërblyer.
Basha tha se shtëpitë e qytetarëve nuk do të prishen, ndërsa ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos preke më dorë qytetarët dhe të mos lëshojë policinë ndaj tyre, pasi do të ndëshkohet rëndë.
‘Jam pranë protestuesve bashkë me shumë qytetarë të tjerë, deputetë të opozitës, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Siç e kemi thënë prej ditës së parë, jemi pranë tyre dhe do të jemi pranë tyre, sepse ajo që po ndodh këtu është një barbari, një shkelje barbare e ligjeve themelore të vendit, e kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesën si gjënë më të shenjtë, e ligjeve që garantojnë transparencën dhe dëmshpërblimin e duhur, sa herë që ndërtohen vepra publike dhe të mënyrës së si vetë kjo vepër publike është prokuruar, që tregon se jemi para një afere të tmerrshme kriminale.
Pra, jemi këtu për të mbrojtur të drejtën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë e tyre bashkë me ta, dhe për t’i dhënë të njëjtin mesazh që po dëgjoni sot, se ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori i kësaj tragjedie që ka kapur këto familje, Edi Rama, duhet t’i vërë gishtin kokës. Afera është e qartë, për 40 milionë euro, 2 mijë euro për një centimetër rrugë. Pra, për një vjedhje të tillë astronomike, Edi Rama do të nxjerrë nga shtëpitë mijëra vogëlushë si Vilsoni që sapo dëgjuat. Vilsoni ishte i vogël, po e patë se si artikulonte? Nga halli, babai i tij është në burg.

Babai i tij është në burg sepse kriminelët e vërtetë janë të lirë, janë biznesmenë, deputetë, janë njësh me Edi Ramën, i cili vjedh Shqipërinë, nga mëngjesi deri në darkë. Këtë bën, vetëm vjedh Shqipërinë. Ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur Shqipërinë. Ka shpikur PPP-të, me të cilat ju vjedh shqiptarëve, deri më sot, 2,2 miliardë euro. Dhe vazhdon e shtohet fatura. Këtu vjedh vetëm me një dorë 40 milionë euro. Vjedh 40 milionë euro jo për të zhvilluar Tiranën, por për të mbushur thasët, prandaj them se ky nuk është projekt i qytetarëve të Tiranës, ky është një projekt i Agait të Surrelit.
Ndaj jemi në krah të këtyre banorëve dhe do të vazhdojmë të jemi në krah të tyre, për të mbrojtur të drejtën e tyre, por për të mbrojtur po kështu edhe kushtetutën dhe ligjin. Edi Rama po keqpërdor gjithçka, po keqpërdor edhe Policinë e Shtetit, të cilës dua t’i bëj një thirrje të qartë e të prerë, të mos bëhet vegël, policëve ju bëj thirrje të mos vendosen kundër ligjit, përballë banorëe, përballë qytetarëve.
Po kështu, dua t’i bëj një thirrje Edi Ramës dhe qeveritarëve, t’i bëjnë mirë hesapet, kur vërsulin policinë kundër këtyre qytetarëve, sepse gjithçka, dhuna që ushtrohet ndaj tyre në protestë, dhuna dhe tortura që kanë ushtruar në komisariate kundër të shoqëruarve, që janë edhe fëmijë, 13 vjeç, por edhe nëna, edhe gra. Gjithçka është regjistruar dhe çdokush prej tyre do të mbajë përgjegjësi. Secili prej tyre me emër dhe mbiemër do të mbajë përgjegjësi. Për këtë i garantoj.

Pyetje: Do denonconi në prokurori këtë aferë që ju e quani vjedhje?
Basha: Po të kishim prokurori, do të kishte nisur hetimi. Por nuk kemi prokurori, ne kemi një bandë kriminale, një prokurore kukull të Edi Ramës, e cila një vit pasi është emëruar, gjithë shqiptarët e kuptojnë pse është emëruar. Është emëruar që të mbrojë këto afera korruptive, të mbrojë këto vjedhje, të mbrojë Edi Ramën, të cilit i ka mbyllur plot 4 kallëzime nga opozita, pa asnjë shpjegim, të mbrojë Damian Gjiknurin, hajdutin me çizme, bashkë me Arben Ahmetajn, të mbrojë Taulant Ballën, Vangjush Dakon, i cili sot duhet të ishte në arrest, sepse është provuar katërcipërisht bashkëpunimi i tij me bandat kriminale. E patë ç’ngjante në Itali? Një person që ishte kandidat për deputet vetëm se ishte kapur në fotografi me nipin e një mafiozi, kryetari i partisë së tij e refuzoi. Ndërsa këtu, bandat kriminale dhe qeveria janë bërë një. Dhe kjo nuk mund të ndodhte po të kishte një prokurori, por ne nuk kemi një prokurori. Kemi një prokurore politike që ka një detyrë, të shkelë ligjin e të shkatërrojë hetimet për të mbrojtur Edi Ramën. Prandaj edhe zemërimi popullor ka marrë këto përmasa. Ata e kanë kuptuar se qeveria i dhunon, ju shkel të drejtat e tyre, ju nëpërkëmb të drejtat e tyre, ju merr pronat, i gjobit, dhe pastaj kur shkojnë për të kërkuar të drejtën e tyre tek drejtësia, e kuptojnë se edhe drejtësia është një me kryeministrin: prokurorë dhe gjyqtarë që komandohen me telefonata.
Prandaj, rruga e vetme është rruga e përballjes popullore, dhe zgjidhja e vetme politike është largimi i kësaj bande hajdutësh, me në krye Edi Ramën’, tha Basha.

“Vdekje taksave të larta” kush po i udhëheq francezët?

Protestors stand in front of a fire of furnitures during a protest of Yellow vests (Gilets jaunes) against rising oil prices and living costs near the Arc of Triomphe on the Champs Elysees in Paris, on November 24, 2018. - Security forces in Paris fired tear gas and water cannon on November 24 to disperse protesters. Several thousand demonstrators, wearing high-visibility yellow jackets, had gathered on the avenue as part of protests which began on November 17, 2018. (Photo by Bertrand GUAY / AFP)

Në Francë, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner akuzoi sot të djathën ekstreme për nxitjen e akteve me dhunë dhe të përleshjeve të protestuesve me policinë në Paris.
Marine Le Pen, Kryetarja e Partisë së Asamblesë Komnbëtare, që më parë njihej si Fronti Kombëtar, në fillim të javës, i bëri thirrje protestuesve që të shkonin drejt Bulevardit kryesor të Parisit, Champs-Elysées, megjithëse autoritetet kishin ndaluar zhvillimin atje të demonstratave.
Ministri i Brendshëm francez i bëri këto komente ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë qindra demonstrues të zemëruar, të mbledhur sot në Paris për të protestuar kundër bllokadave në rrugë, nën udhëheqjen e shoferëve të makinave që kundërshtojnë rritjen e taksave për karburantin dhe drejtimin e vendit nga Presidenti Emmanuel Macron.
Në protestat e zhvilluara në mbarë Francën ditët e fundit u përfshinë 23 mijë vetë, 5 mijë ndër ta vërshuan në Bulevardin Champs-Elysees. Minsitri i Brendshëm u tha gazetarëve se protesta është dobësuar.
Për të vënë nën kontroll demonstruesit e zemëruar u dërguan mijëra policë. Gjatë një jave me demonstrata, ku protesteusit mbanin në duar parrulla me fjalët “Vdekje taksave”, dy vetë humbën jetën dhe qindra njerëz pësuan lëndime.
Situata politike në Francë shihet si një tregues i pakënaqësive ndaj Presidentit Macron, i cili akuzohet për indiferencë ndaj vështirësive të jetës për francezët e thjeshtë.

“VOA”

“Kjo është frika më e madhe e Edi Ramës”!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sërish lidhur me protestën e banorëve të Astirit. Kryemadhi thotë se ato banorë po kërkojnë të drejtat e tyre që po kërkon t’ua heqë kryeministri. 
Ajo thotë se frika më e madhe e kryeministrit është rebelimi popullor i shqiptarëve, rebelim që sipas saj nuk mund ta ndalë asnjë dredhi politike, pazar, apo medie e shitur.
“Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera në ‘Facebook’.
Postimi i plotë
Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës.
Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më sot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.

I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve. Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij. që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë protestë kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.
Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.
Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë.

Deputetet e LSI, Ramës: Matu mirë para se të prekësh shtëpitë e shqiptarëve
Në mbështetje të protestës së qytetarëve në Unazën e Re, ishin edhe deputetet e LSi-së, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.
Në një prononcim për mediat, Malaj theksoi se ka ardhur koha që qeveria tu shërbejë qytetarëve dhe jo kriminelëve. Ajo ka kërkuar nga Rama që të zgjidhë problemin e qytetarëve.
‘Sot jemi këtu në mbështetje të banorëve të zonës të cilët më shumë se sa kurrë, sot i kërkojnë Qeverisë që të ketë veshë të dëgjojë, të ketë sy të shikojë dhe të kuptojë që kur gratë tundin djepin ato e lëkundin edhe shtetin.
Sot ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë, në mënyre që shqiptarët të mos quhen emigrantë që jetojnë në shtetin e tyre. Sot ka ardhur momenti që çdo taksapaguesi në Jug dhe në Veri, t’i shpërblehet e drejta e tyre, e drejta e shtëpisë dhe e drejta e ekzistencës së tyre.
Sot ka ardhur momenti që të mos tallemi as me Rrugën e Kombit, as me qytetarët që jetojnë në Tiranë, as me ata që e duan këtë vend dhe janë qytetarë që punojnë dhe vlerësojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi të gjithë këtu sot për t’i mbështetur këta banorë. Dhe nuk duam ta politizojmë këtë kauzë, por duam t`i tregojmë qeverisë që qeveria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.
Nëse e duan popullin, të vijnë këtu, të ulen me ta, ta zgjidhi sa nuk është vonë se kjo nuk është beteja e tyre, por kjo është beteja e gjithë shqiptarëve nga jugu në veri pasi Tirana është e shqiptarëve, Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e mercenarëve.
Sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit.

Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë’, tha Malaj.
Ndërkohë që Mehmetaj ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se duhet të matet mirë para se tu prekë shtëpitë shqiptarëve.
‘Banorët të jenë të bindur që ne do të jemi këtu me ta, do të jemi krah tyre. Në fakt jo vetëm ne, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Sepse sot të gjithë qytetarët shqiptarë janë banorë të Unazës së re. Në fakt nuk ka asgjë më të keqe për familjet shqiptare sesa të të marrin strehën pronën dhe shtëpinë, që e ke paguar me djersë dhe me gjak dhe me të cilën mban fëmijët e tu. Dhe kushdo që vjen dhe guxon e prek shtëpinë e shqiptarit, duhet të matet mirë. Sepse nuk do përballet jo vetëm me qytetarët këtu, por do përballet edhe me qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Pa u bërë shpronësimi i pronave 100% me çmimin e tregut dhe pa u zbardhur afera korruptive e jashtëzakonshme që po ndodh këtu me rrugën e Unazës së Re, as ky kryeministër nuk mund të shkeli në shtëpitë e banorëve. Dhe ky është një cak që nuk duhet kaluar dhe të mos provojë njeri që ta kalojë.
A do vazhdojë Lëvizja Socialiste për Integrim të mbështesë çdo ditë protestën e banorëve?
Padyshim që do të jemi këtu. Do të jemi me ta nga mëngjesi deri në darkë, sepse nuk është vetëm problemi i pronës. Tani fëmijët e tyre janë të arrestuar, por jo vetëm. Po dhunohen si kafshë nga oficerët e policisë duke i zvarritur nëpër rajone. Burrat e tyre janë të arrestuar. Gra e nëna, të cilat nga dhuna që është ushtruar ditëve të protestave kanë plagë në trup. Kështu që ne jemi me ta nga mëngjesi deri në darkë dhe do jemi krah tyre në çdo moment të kësaj sfide, që është mbi çdo sfidë tjetër’, deklaroi Mehmetaj.

I vihet flaka Parisit, 280 mijë qytetarë në revoltë kundër rritjes së çmimit të karburanteve

PARIS, FRANCE - NOVEMBER 24: A fire rages as protesters wearing yellow vests protest against rising fuel prices on the Champs-Elysees avenue on November 24, 2018 in Paris France. The police have used tear gas and water cannon to in an attempt to disperse the protest, which was organised by 'Yellow Vests' (Vestes Jaunes), a protest movement without political affiliation that protests against taxes and rising fuel prices. (Photo by Chesnot/Getty Images)

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë protestuesit të cilët protestojnë prej dy javësh kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
Përplasjet shpërthyen në Champs-Elysées pavarësisht kordonit policor perreth zonave të ndjeshme në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 280,000 vetë morën pjesë në protesta në më shumë se 2,000 zona te ndryshme në Francë të shtunën e kaluar kunder rritjes se çmimit te karburantit.
Organizatorët e quajten protesten e sotme si akti dy në fushatën e tyre te mosbindjes.
Tensionet e sotme u shkaktuan kur protestuesit goditen policet me shishe uji duke nxitur reagimin e autoriteteve te rendit. Sipas mediave te huaja, ne proteste u perfshine edhe grupet e ekstremit te djathte te cilet provokuan policine me aktet e tyre te dhunshme.
Rreth 3,000 policë janë dislokuar në Paris për të parandaluar protestuesit që te mos demostrojne në zona të paautorizuara. Çmimi i naftës, karburanti më i përdorur në makinat franceze, është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të kaluar në një mesatare prej € 1.51 për litër, niveli më i lartë që nga fillimi i viteve 2000.
Çmimet botërore të naftës u rritën përpara se të uleshin përsëri, por qeveria e Macron ngriti taksën e hidrokarburevekëtë vit me 7.6 centë për litër në naftë dhe 3.9 centë në benzinë, si pjesë e një fushate për makina dhe karburant më të pastër.