Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 17-vjeçarit Daniel Dobra mbrëmjen e djeshme në zonën e rrugës së Kavajës.
Pasi e shpallën si autorin e hedhjes së kapsollës që i dëmtoi një gisht polices Ina Nuku, policia është vënë në ndjekje të adoleshentit.
Ai është gjetur në rrugën ‘Babë Rexha’. Dhe aty ka nisur hakmarrja e policëve ndaj 18-vjeçarit.
Daniel Dobra në prani të avokatit ka akuzuar policët se, e kanë goditur me grushte e shkelma.
Ai ka akuzuar policët se e kanë qëlluar me shkelma në gishtërinj me qëllim që të ja thyenin si hakmarrje për gishin e Inës.
Avokati ka treguar se djali ka pasur gishtat e mavijosur dhe është goditur me shqelma në to me qëllim që të ja thyenin në shenjë hakmarrje për policen.
Veprimet e policisë janë të gjitha të dokumentuara në dosjen e 17-vjeçarit dhe pritet padi ndaj policisë për dhunën kriminale të ushtruar ndaj Dobrës.
Avokati tregon si e torturuan policët adoleshentin për t’i thyer gishtat
Kryemadhi për “Europian Interest”: Ruajtja e status-quo në Shqipëri, destabilizim
Nga Monika Kryemadhi
Shqipëria është një vend që prej shumë vitesh aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Një vend i vogël në Ballkan, por me një besnikëri të madhe ndaj një partneri strategjik siç është BE, edhe pse mes shumë sakrificash, përpjekjesh dhe sfidash për t’u përafruar me vlerat dhe trajektoren europiane.
Që prej vitit 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat, por rrugëtimi i saj që prej atij viti është ngadalësuar shumë. Sot përballemi me një proces të paparashikueshëm, pa një kalendar të qartë hapash, që e bëjnë gjithmonë e më të paprekshme perspektivën tonë europiane.
Fenomenet e kohëve të fundit me të cilat është ndeshur BE si Brexit, flukset migratore dhe terrorizmi, e kanë zbehur gjithmonë e më shumë politikën e zgjerimit duke e spostuar atë në rradhët e axhendës prioritare. BE çdo ditë e më shumë ndjen nevojën e jashtëzakonshme për një reformim të thellë strukturor. Nevoja për të forcuar unitetin mes 27 vendeve anëtare tanimë është më emergjente se sa imbarkimi i vendeve të reja aspirante, që shpesh mbartin me vete problematika shtesë për vetë BE.
Shqipëria është pjesë e këtij udhëkryqi, ku nevoja për mbështetje nga BE është ulëritëse.
Problemi më i madh mbetet në politikën e brendshme.
Shqipëria është një vend me institucione të dobëta, me shoqëri civile gati jo ekzistente, dhe me një kulturë politike ku shteti është i kapur në të gjitha nivelet nga një individ i vetëm.
Një vend ku liderat mendojnë më shumë për marrje pushteti, se sa për shpërndarje të pushtetit dhe për ndërtim të një shteti të drejtë për qytetarët e saj. Reformat janë përdorur më së shumti për populizëm sesa për standarte dhe ndaj sfida jonë nuk është thjesht fitimi i zgjedhjeve, por shtrimi i themelit të demokracisë.
Kanë kaluar më shumë se 2 vite nga fillimi i implementimit të Reformës në Drejtësi dhe sot po përballemi me një koncept totalitar të kapjes së shtetit në të gjitha hallkat e tij. Rrezik edhe më të madh përbën fenomeni i konstatuar nga vetë Komisioni Europian në Strategjinë e Zgjerimit, ai i lidhjes së politikës me botën e krimit. Fatkeqësisht ky i fundit ka penetruar në qeverisje dhe deri në ekonomi, duke rrezikuar Sigurinë Kombëtare por edhe atë europiane.
Ekonomia e vendit është krejtësisht nën kontrollin e pak grupeve oligarkike, të lidhur me kryeministrin.
Shpenzimet publike realizohen ekskluzivisht nga këto grupe. Qeveria ka iniciuar programin e Partneritetit Publik Privat, pavarësisht kundërshtimeve të forta prej disa institucioneve ndërkombëtare si FMN. Nëpërmjet procedurave jo transparente, realizohet pa konkurrim prokurimi i veprave publike, me fatura të jashtëzakonshme detyrimesh vjetore nga buxheti i shtetit ndaj privatit, me burime financimi të dyshimta, me kosto të disafishta të punimeve, që rrisin kështu detyrimet buxhetore (borxhin publik) ndaj tyre në vitet e ardhshme. Opozita dhe institucione të pavarura kanë akuzuar kryeministrin për përdorimin e këtyre skemave për pastrimin e parave të krijuara nga lulëzimi i ekonomisë së drogës cannabis nën këtë mazhorancë.
Kjo skemë korruptive dhe pastrimi i parave i lidhur me të, ka shkatërruar edhe listën e prioriteteve të energjisë dhe infrastrukturës si detyrim i vendit ndaj Hartës së Samitit të Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ndërkohë, politikat ekonomike kanë dështuar të rrisin eksportet e vendit (ndër më të ultat në rajon në raportin eksporte/PPB), të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë, dhe të forcojnë besimin e biznesit dhe konsumatorit. Për të mos folur për mungesën e vizionit strategjik në prioritetet zhvillimore të vendit, reflektuar në ndryshime të shpeshta fiskale dhe metoda “quick fix” në mbështetjen e sektoreve prioritare.
Ne kemi nevojë për lidera me vizion dhe bashkëpunues, që do t’i japin mundësi vendit të pozicionohet qartë në perspektivën euro atlantike por njëkohësisht të ruaj marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të dijë të peshojë aktorët e rëndësishëm global, siç është dhe Kina.
Në fund të fundit rrugëtimi i integrimit të Shqipërisë ne BE është i lidhur ngushtë me zhvillimin tonë ekonomik, me standartin e jetës së qytetarëve tanë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë, BE dhe Kinës nuk kanë pse të jenë kushtëzuese dhe as përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Axhenda jone e integrimit europian nuk pengohet dhe as mbi vendoset me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Kinën. Përkundrazi, financimi i projekteve strategjike me impakt direkt në ndërlidhjen e infrastrukturës rajonale me tregun europian është në interesin jo vetëm të zhvillimit të shpejtë ekonomik të rajonit, por edhe të vetë BE-së në raport me axhendën dhe ambicien e saj të zgjerimit.
Vetë BE është munduar të forcojë konceptin e stabilitetit dhe mirëqeverisjes në vendet si Shqipëria. Fatkeqësisht deri më tani kjo alternativë ka dështuar. Ruajtja e status-quo nuk e ka ndihmuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, madje ka shkaktuar një destabilizim të brendshëm duke rikthyer tiparet diktatoriale dhe duke i polarizuar palët politike më shumë se kurrë.
Ajo çka Brukseli ka harruar është se në vendin tonë stabiliteti vjen vetëm nëpërmjet forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ndaj vendosja e theksit te rëndësia e institucioneve dhe jo te individi është tashmë jetike për ne.
Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, çelja e negociatave të Shqipërisë me BE është një katalizator për ecurinë e reformave, një proces që mbart vlera të mëdha në vetvete. Ky është i vetmi proces që mund ta vendos Shqipërinë në kornizën e rregullave dhe standardeve si dhe nën monitorim të rreptë nga vetë BE, nga e cila përfitojnë më shumti qytetarët shqiptarë.
Një shoqëri e rraskapitur nga pritja për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa dhe nga zhgënjimi i politikës dhe qeverisë aktuale, po humbet rininë dhe të ardhmen, që po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi për të rigjetur shpresën në vendet e zhvilluara të BE. Negociatat janë e vetmja etapë që mund t’i japë fund arrogancës qeverisëse.
Shqipëria ka nevojë për një dritë jeshile dhe për një proces strikt të bazuar mbi meritë, jo vetëm për të patur rezultate konkrete, por në të njëjtën kohë për rolin nxitës të vetë bisedimeve për anëtarësim!
“Artikulli i botuar në Europian Interest”
Reagimi i fortë i ish-ministrit: Me ç’leje e ndërtoi Rama shtëpinë në Surrel?
Nga Ylli Manjani
Artur Zheji sugjeron që Kryeministri të fusë kamerat në shtëpinë e tij në Surrel e të tregojë sa luks ka brënda.
Megjithë respektin, nuk jam dakort!
Jeta private e tjetrit është e shenjtë dhe duhet respektuar me çdo çmim.
Pavarësisht se Kryeministri hyn në jetët private të të tjerëve, ne nuk mund t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Kjo jo për respekt ndaj Atij, por për respekt ndaj vetes dhe të drejtës kushtetuese për privatësi.
Nga ana tjetër do ishte më e udhës që për barazi para ligjit; për transparencë dhe për të shuar (ose jo) dyshimet, publiku do kishte më shumë interes të informohej për këto çështje:
1. Me ç’leje ndërtimi e ndërtoi shtëpinë në Surrel? Kush e lëshoi atë leje dhe mbi ç’ligj? Kush aplikoi për leje?
2. Si u bë pronar i tokës ku ndërtoi? Me ç’akt?
3. Toka ku ndërtoi ishte truall apo tokë arë?
Ja kaq, do ishte më me interes.
Tortura çnjerëzore në polici protestuesit, i thyhen gishtërinjtë, Berisha: Bashkë kundër horrave!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale dhunën me të cilën po përballen sipas tij dy të rinjtë, banorë të Astirit, që janë arrestuar pas protestës në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Berisha thotë se me urdhër të Ramës, Daniel Dobraj, 18-vjeçarit që është arrestuar nën akuzën se ka hedhur shashkën në drejtim të efektives Ina Nuka, i janë dëmtuar gishtat e dorës në shenjë hakmarrje.
Nga ana tjetër ashtu siç deklaroi dje dhe e ëma e tij, një i mitur, Paolo Ahmetcenaj, po ashtu është dhunuar në ambientet e komisariatit nga ana e policëve.
‘’Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera”, shkruan Berisha mes të tjerash në statiusin e tij.
Reagimi i plotë:
Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!
Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!
Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.
Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.
Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb
Prokuroria zbardh mashtrimin e Ramës: Policja nuk ka thyerje të gishtave
Prokuroria bën të ditur se punonjësja e policisë, Ina Nuku e plagosur gjatë protestës para Parlamentit, nuk ka thyerje të gishtave në asnjërën dorë. Nga organi i akuzës thuhet se, në trupin e 24-vjecares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.
Prokuroria ka publikuar të dhënat në lidhje me protestën e dy ditëve me parë para Kuvendit, ku për pasojë u plagosën disa policë dhe banorë të Unazës së Re.
Prokuroria ka kerkuar burg për 6 nga 11 të arerstuarit.
KËRKESË
Për vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi
GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANE
Ne Tirane, me 23.11.2018
Ne Kreshnik Ajazi dhe Ndini TAVANI, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, pasi studiuam aktet e procedimit penal nr 9146/2018,
KONSTATUAM:
Prokuroria prane gjyktates se shkalles se pare Tirane , ka regjistruar procedimin penal nr 9146/ 2018 per veprat penale te parashikuara nga nenet 236/2, 262, 274 dhe 237 te K.Penal.
Nga materialet e para hetimore ka rezultuar se:
Fakti penal:
Me daten 22.11.2018, rreth ores 10:30, ne rrugen Xhroxh Bush dhe pikerishte para parlamentit nje numer I konsiderueshem personash ,po zhvillonin nje proteste kunder vendimit per prishjen e shtepive ne Zonen e Unazes se Re Tirane.
Gjate zhvillimit te protestes disa persona kane hedhur kapsolla ,shishe plastike uji si dhe shkopa druri kundrejte punojesve te policise te cilet ishin te planizuar me sherbim ne hyrje te Parlamentit ku disa nga keta punojes jane demtuar.
Nga ana e oficereve te policise gjyqesore eshte bere procesverbali i kqyerjes se vendit te ngjarjes. Vendi i ngjarjes eshte hyrja kryesore e Kuvendit te Republikes se Shqiperise ne afersi te sheshit Fan Noli Tirane. Gjate kqyerjes se vendit te ngjarjes ne siperfaqen e e shtruar me beton jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 4 kapsolla me ngjyre te kuqe te pa plasur,6 kapsolla me ngjyre te kuqe dhe te zeze te plasura,12 bidona me mbishkrime te subjekeve qe I tregetojne ,1kapak stilografi ngjyre blu,tabela me mbishkrime , dy shkopinje druri,dy copa perde me mbishkrime . Eshte bere vendimi i ekspertimit daktiloskopik vleresues te shisheve plastike objekte ekspertimi si dhe eshte bere vendimi i ekspertimit kimik te kater kapsollave te pa plasura.
Ne lidhje me kete ngjarje eshte mare deklarim qe tregon rrethana hetimi punojeses se policies, te demtuares Ina Muka e cila eshte punojese e repartit Shqiponja Tirane . Ajo ka qene me sherbim ne hyrje te Kuvendit ne rreshtin e dyte dhe gjate protestes ajo ka pare qe protestuesit kane ardhur me pankarta ne duar si dhe me bidona plastike dhe kapsolla,dhe nderkoh qe po zhvillohej kjo situate ne nje momente ajo ka ndjere nje djegie ne pjesen e qafes nga ana e djathte e saj dhe njekohesishte nje ere tymi dhe menjehere ajo ka vendosur doren e djathte ne pjesen e qafes dhe ne kete momente ka degjuar nje shperthim dhe dhimbje ne pjesen e qafes dhe ne doren e djathte. E demtuara ka deklaruar se kapsolla ka ardhur perballe ne drejtim te Komunitetit Myslyman .Eshte bere edhe kqyerja fizike e shtetases Ina Muka ku konstatohet demtime ne pjesen e qafes nga ana e djathte e saj,demtime ne gishtin tregues dhe gishtin e mesit ted ores se majte,si dhe demtime massive ted ores se djathte me apumtim teresor te gishtit te madh.
Eshte mare kallezim punojsit te policise se Komisariatit te Policise nr 1 Tirane shtetasit Agim Troci, i cili ka qene i planizuar me sherbim ne hyrjet te Parlamentit ne anen e rruges se Elbasanit dhe pasi ai ka pare se protestuesit kane perparuar te hyjne ne Parlamente ai ka shkuar ne ndime te kordonit te policise ku ai ka pare qe nje person i gjate 175 cm me floke gjysem bjond me xhup te kuq me blu me bluze blu me tuta sportive ngjyre gri e ka goditur me grushte ne fytyre dhe pasi kane nderhyre sherbimet e tjera per ten a ndare ai ka tentuar perseri ta godasi ate me shkelma.Pasi eshte bere e mundur shoqerimi ne Komisariat ky person quhej Fluturim Rexhep Goleci I datelindjes 20.05.1988 lindur ne Diber dhe banues ne Paskuqan.
Punonjes te policies se Shtetit jane pyetur nga oficret e policies gjyqesore. Ata kane deklaruar per dhune fizike te ushtruar ndaj tyre nga persona qe merrin pjese ne proteste, persona te identifikuar deri ne kete faze te hetimeve si dhe persona te tjere per te cilet po hetohet per identifikimin e tyre.
Eshte perpiluar raport sherbimi nga punonjesit e Komisariatit Nr 1 Tirane te cilet ishin te vendosur ne sherbim ne lidhje me protesten dhe gjate sherbimit ata kane evidentuar disa persona qe kane bere veprime te dhuneshme si duke gjuajtur punojsit e policise me shashka,flakadane,si dhe sende te fort ate cilet jane shoqeruar ne Komisariat me emrat Alban Qemal Ahmetcenaj,Paolo Ajet Ahmetcenaj,Fluturim Rexhep Golemi,si dhe jane evidentuar shtetasit Dorjan Protoduari dhe , Luan Metalia . Deri ne kete faze te hetimit rezulton se shtetasit e mesiper kane goditur me kapsolla dhe sende te forta ne drejtim te punojesve te policise.
Eshte perpiluar raport sherbimi nga punonjesit e policise te seksionit te forces se posaçme Shqiponja te cilet pasi kane mare njoftim ne lidhje me dy persona qe dyshohen se kane hedhur kapsolla pasi ishin pjesmares ne proteste qe do zhvillohej ne hyrje te Parlamentit te cilet ishin Alban Ahmetcenaj i datelindjes 30.09.1980,te cilit gjate kontrrollit ju gjeten nje kapsolle piroteknike me ngjyre te kuqe me mbishkrimin Enigma Fire Ëorks,eshte shoqeruar shtetasi Paolo Ahmetacenaj i datelindjes 03.07.2001 ku gjate kontrrollit fizik te tij jane gjetur 40 (dyzet)kapsolla piroteknike me ngjyre te kuqe me mbishkrimin Enigma Fire Ëorks,ku 20(njezet)cope jane gjetur ne xhepat e tij te xhupit dhe 20(njezet)cop jane ne nje kuti te pa hapur te cilen e mbante ne nje çante shpine.Ne lidhje me kete raporte sherbimi eshte bere edhe kapja ne flagrance te tyre.
Eshte perpiluar nje raport-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 4 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te parlamentit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane pare qe protestuesit kane filluar te kryenin veprime te dhuneshme ndaj punojsve te policise duke qelluar ne drejtim te punojsve me uniforme me sende te forta dhe fishekzjarre. Nga ana e tyre jane evidentuar dy persona te cilet ishin ne rradhet e para te protestuesve te cilet ushtronin dhune ndaj punojesve te policise te cilet jane shtetasit Amarildo Bexhet Sinanaj dhe Shpati Hyso Bilbilaj. Ne lidhje me keta shtetas eshte bere edhe video me pamje filmike nepermjet celulareve.
Nga ana e punojesve eshte bere edhe keqyerja e pamjeve filmike,ku ne kete pamje shikohet nje person I veshur me nje bluze sportive me ngjyre te zez dhe me nje çante krahu me pak mjeker eshte me floke te zeza me vetulla normale fytyre rrumbullaket I cili ndodhet ne mesin e turmes dhe ndez nje kapsoll dhe e hedh ne drejtim te punojseve te policise. Gjithashtu shikohet nje femer e veshhur me xhup te holle me ngjyre gri me floke te verdha te kapura siper me njekase e cila shikohet ne fillim te turmes se protestuesve dhe fillon te dhunoj punpojsit e policise. Gjithashtu shikohet nje person ne mesin e protestuesve i cili eshte i veshur me nje xhup me ngjyre te zeze sportive dhe mban ne duar nje bankart.Ky shtetas eshte me floke me ngjyre geshtenje me mjeker i pa rruar i cili fillon te gjuaj ne drejtim te punojesve te policise me bankarte qe mbante ne dore si dhe me nje derrase qe e mer ne toke.Po ne kete pamje shikohet edhe nje person tjeter i cili ndez nje kapsoll dhe e hedh ne drejtim te punojesve te policise.
Eshte perpiluar nje raport-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 3 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te kuvendit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane pare qe protestuesit kane filluar te kryenin veprime te dhuneshme ndaj punojsve te policise duke qelluar ne drejtim te punojsve me uniforme me sende te forta dhe fishekzjarre.Nga ana e tyre jane evidentuar shtetasit Rruzhdi Dukagjin Daci,Fejzi Mino,Marsel Velillari Gezim Sadikaj.Ne lidhje me keta shtetas eshte bere edhe video me pamje filmike nepermjet celulareve ku me pas eshte bere edhe kqyerja e pamjeve filmike te cilat jane hedhurne DVD ku ka rezultuar se e oren 01:32 te dates 22.11.2018 kane identifikuar shtetasit Gëzim Sadikaj I cili eshte I vendosur ne reshtin e pare perballe parlamentit duke ushtruar dhune dhe konfroktohet me punojsit e Policise dhe me Drejtorin e Policse Tirane Z.Kastriot Skënderaj si dhe vihet re se persona te paidentifikuar kane hedhur kapsolla ,tymuese si dhe sende te forta duke rezikuar rende shendetin e punojseve te policise.
Eshte perpiluar disa raporte-sherbimi nga punojes te policise se Komisariatit Nr 1 Tirane te cilet jane planizuar me sherbim ne afersi te parlamentit ku gjate zhvillimit te protestes ata kane identifikuar shtetasit Sali Lusha, disa deputet te opozites si Salianji,Boçi,Balliu,Gjyshaj dhe Vasili.
Eshte perpiluar nje raport sherbimi nga Seksioni I Operacioneve Speciale te cilet kane bere foto dhe filmime ne lidhje me protestueset ku nedr te tjera kane konstatuar nje shtetas te seksit mashkull i moshes 35 vjeç trup te shendosh me floke te rena i gjate rreth 180 cm i veshur me xhup te zi i cili kundershtonte punojsit e policise si dhe ka hedhur sende te ndryshme si kapsolla tymuese etj i cili pasi eshte shoqeruar eshte identifikuar si shtetasi Dorjan Protoduari.Ne oren 11:12 kane konstatuar nje shtetas rrerth oshes 20 vjeç i gjat rreth 180 cmi veshur me xhup me ngjyre te zez me kapuç me bluze gri e erret i cili bente veprime dhune ndaj punojesve te policise.Ne oren 11:25 eshte konstatuar nje person i moshes 50 vjeç i veshur me xhup te zi me kapuç i cili bente veprime te dhuneshme ndaj punojesve te policise i cili pasi eshte shoqeruar eshte identifikuar si shtetasi Rruzhdi Daci.Rreth ores 11:30 eshte konstatuar dy shtetas Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj te cilet qellonin kordonin e policise dhe hidhnin kapsolla dhe tymuese ku njeri nga keta persona eshte i moshes 20 vjeç i veshur me xhup te zi dhe me nje çante te zeze me figura ngjyre gri ndersa tjetri i moshes 30 vjeç me mjeker me xhup te zi.
Eshte perpiluar nje raport sherbimi nga nd/specialist prane seksionit te krimeve ndaj Prones ku thuhet se shtetasi Ali Tahir Nalic i datelindjes 03.09.1983,lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane eshte pare duke kryer veprime te dhuneshme duke tentuar te kaloj me force kordonin e punojesve te policise.
Nga ana jone eshte bere keqyerja e pamjeve filmike te nxjera nga interneti ne lidhje me protesten e dates 22.11.2018 ku shikohen pamjet filmike te protestuesve qe godasin dhe hedhin kapsolla ne drejtim te punojesve te policise ku me pas jane demtuar punojesaja e policise Ina Muka dhe Dhimitraq Ziu.
Eshte bere keqyerja fizike dhe marja e faktoreve plotesues te qitjes per shtetasit:Amarildo Sinanaj, Shpati Bilbilaj, Marsel Velillari,Lulzim Dozhllani,Erjona Dozhlani,Ali Nalic,Paolo Ahmetcenaj,Alban Ahmetcenaj, Dorjan Protoduari, Rruzhdi Daci, Flurim Goleci, Ermir Goleci, Mariglen Braçaj, Adem Cara Bujar Gjata.
Eshte bere vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor per punojsit e policise,I Nuka,K.Muçolli,A.Asllanaj, K.Bala,Q.Brahimi,F.Kopani, H.Polici, G.Sula, R.Murataj, E.Asllanaj,L.Osmani,M.Luli eshte bere vendimi i ekspertimit kimik ne lidhje kapsollat te gjetur ne vendin e ngjarjes si dhe kapsollat sekuestruar shtetetasve Alban dhe Paolo Ahmetcenaj.Eshte bere vendimi i ekspertimit kimik per faktore plotesues te qitjes.
Per sa me siper pasi jane administuar prova materjale nga raportet e sherbimit dhe kapjes ne flagrance te punojsve te policise si dhe jane njxere edhe fotografime te personave te arrestuar ne momentin qe ata kane gjuajur me mjete te forta nga pamjet filmike te administruara nga ana jone.
Ne lidhje me kete ngjarje eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve:Alban Ahmetcenaj,Paolo Ahmetcenaj,Lulzim Dozhdani,Fluturim Goleci,Ruzhdi Daci,Marsel Velillari,Dorjan Protoduari,Amarildo Sinanaj,Shpati Bilbilaj , Ali Nalic dhe Erald Muçaj per veprat penale,”Goditje per shkak te detyres”,Kundershtim i punojsit te rendit publik”,”Organizim dhe pjesmarje ne grumbullim dhe manifestim ne menyre te paligjshme,Prishje e rendit dhe qetesise publike te kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 262,236/2,237 dhe 274 te Kodit Penal
Arrestimi i ketyre shtetasve duhet të vleftesohet i ligjshëm për shkak se:
1.Ekzistojnë kriteret për arrestimin në flagrancë parashikuar nga neni 251/2 i Kodit të Procedurës Penale.
2.Arrestimi i tij është bërë në gjendje flagrance në bazë të nenit 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, menjeherë pas kryerjes së veprës penale .
3.Kërkesa për vleftësimin e arrestit është paraqitur në gjykatë, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga çasti i arrestimit,
Gjithashtu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta, të parashikuara nga nenet 228, 229 e 230/1 të Kodit të Procedurës Penale për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarit , per shkak te mekanizmit te kryerjes se vepres penale, rrezikshmerise se autoreve dhe te veprave penale, pasojave te ardhura .
Nga sa me siper rezulton se egzistojne kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, , 238 dhe 234 , te K.Pr.Penale, per caktimin e mases se sigurimit detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore , dhe arrest ne burg dhe me konkretisht:
1.Egziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se shtetasit e arrestuar , kane kryer vepren penale te parashikuar nga nenet 236/2, 237 , 262 dhe 274 te K.Penal. Ky dyshim mbeshtetet ne:
•Procesverbali i arrestimit ne flagrance
•Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes
•Raportet e sherbimit te punonjesve te policise se shtetit
•Procesverbalet e kallezimit te vepres penale
•Procesverbalet e deklarimit te personave qe kane dijeni per vepren penale
•Procesverbalet e sekuestrimit te proves materiale
•Procesverbalet e kqyrjes se pamjeve filmike
•Vendimet per kryerjen e akteve te ekspertimit mjekoligjor , kimik dhe per faktoret plotesues te qitjes.
•Nuk egzistojne shkaqe padenueshmerie apo te shuarjes se vepres penale, shtetasit e arrestuar jane madhor dhe i pergjegjshem perpara ligjit
Shtetasi Erald Muçaj, i datëlindjes 21.08.1996, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë Elton Shuli, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke shtyrë dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Pasi është verifikuar në rrugë operative se ky shtetas punonte si kamarier pranë Hotel Brodëay Tiranë, është bërë shoqërimi i tij për në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtetasi Dorjan Protoduari. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kundërshtonte punonjësit e policisë, duke hedhur sende të ndryshme si kapsolla, tymuese etj. dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja, nga ambjentet e Spitalit të Traumës.
Shtetasi Amarildo Bexhet Sinanaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtetasi Shpati Hyso Bilbilaj. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Jorgo Qirici, Anton Gjeci, Shpëtim Karaj, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ishte në rradhën e parë të protestuesve, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është bërë shoqërimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shtetasi Ali Tahir Nalic, i datëlindjes 03.09.1983, lindur në Kukës, banues në Tiranë tek ish Uzina e Autotraktorëve. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, Nd/specialist Grisild Kariq dhe Shkëlqim Tola, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si dhe ka bërë thirrje për tu futur në Parlament. Pas përfundimit të protestës, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Shtetasi Ruzhdi Daci, i datëlindjes 01.06.1965. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas kryente veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe për këtë është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3.
Shtetasi Alban Qemal Ahmetcenaj, i datëlindjes 30.09.1982, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.
Shtetasi Paolo Arjan Ahmetcenaj, i datëlindjes 03.07.2001, banues në zonën e Unazës së Re. Sipas raportit të shërbimit të punonjësve të policisë, N/Komisar Kreshnik Aliaj, N/Komisar Ilirjana Zylfo, Inspektor A.Xhepa, G.Bajrami, D.Peci, E.Isufi, I.Lurtaj, E.Reci, A.Hoxha, E.Mekshi, S.Omeri, datë 22.11.2018, rezulton se ky shtetas qëllonte kordonin e policisë, duke hedhur kapsolla e tymuese dhe për këtë është shoqëruar nga shërbimi Shqiponja.
Shtetasi Lulezim Dozani. Sipas raportit të shërbimit të punonjësit të policisë të përpiluar nga N/komisar Ylli Çako, datë 22.11.2018, nga ana e tij dhe ndhmës specialistëve të tjerë janë evidentuar dy persona të dhunshëm. Pasi është shoqëruar si person i dyshuar, rezulton se shtetasi Lulezim Dozani ishte pjesëmarrës në protestë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme. Pas verifikimit rezultoi se personi i dhunshëm ishte bashkëshortja e tij, shtetësja Erjona Dozani.
Cmojme sa me siper referuar mekanizmit te vepres penale, veprimeve active te secilit prej te arrestuarve dhe pasjoave te ardhura
Sa më sipër, bazuar në nenet 228, 229, 230, 234 , 238 251/1 e 252, si dhe nenet 244/1 e 258/1 të Kodit të Procedurës Penale,
KËRKOJMË:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Erald Muçaj, I biri I Isakut dhe Adrianes, I dtl.21.08.1996, lindur ne Tirnae dhe banues ne Tirnae, rruga Aleksander Moisiu, pall 6/2 prane Raifeisen Bank, I padenuar me pare.
2.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqeosre _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
3.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Ali Nalic, I biri I Tahirit dhe Drites, I dtl.03.09.1983 , lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane , ish Uzina e Autotraktoree, banese private pa numer.
4.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
5.Vleftesimin sit e ligjshem te shtetasit Alban Ahmetcenaj, I biri I Qemalit dhe Hamdijes, I dtl.30.09.1982, lindur ne Mat dhe banues ne Tirane, rruga Xhevat Gjata, banese private.
6.Caktimin e masës së sigurimit “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore _” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
7.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Paolo Ahmetcenaj, I biri I Arjetit dhe Martes, I dtl .03.07.2001, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane rruga Xhavit Gjata, banese private.
8.Caktimin e masës së sigurimit ‘detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore’ parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Lulzim Dozhlani, I biri I Arifit dhe Ferides, I dtl.11.04.1973 , lindur ne Bujan Tropoje dhe banues ne Tirane , rruga Gjergj Legisi, blloku I pallateve Gintash.
10.Caktimin e masës së sigurimit “detyrimin per tu paraqitur ne policine gjyqesore ” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
11.Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Fluturim Goleci, I biri I Rexhepit dhe Sadetes, I dtl.20.05.1988, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane Paskuqan 2.
12.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
13.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Ruzhdi Daci, I biri I Dukagjinit dhe Xhevahires, I dtl.01.06.1965, lindur ne Diber dhe banues ne Unaza e Re, banese private.
14.Caktimin e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
15.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Marsel Velillari, I biri I Mbarimit dhe Lindites,I dtl.12.03.1990, lindur ne Pogradec dhe banues ne Tirane prane Televizionit Klan.
16.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
17.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Dorjan Protoduari, I biri I Florit dhe Lindites, I dtl.03.09.1988, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane rruga teodor Keko, banese private.
18.Caktimin e masës së sigurimit ‘ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
19.Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Amarildo Sinanaj, I biri I BExhetit dhe Lumturijes, I dtl.04.02.1988, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, rruga Teodor Keko, banese private nr 27.
20.Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
21.Vleftesimin sit e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Shpati Bilbilaj, I biri I Hyso dhe Lumturise, I dtl.20.08.1987, lindur ne Tirane dhe banues ne Tirane, Unaza e Re, rruga Fejzi Hizmo, banese private.
22.Caktimin e masës së sigurimit “ arrest ne burg _” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
PROKURORET
KRESHNIK AJAZI NDINI TAVANI
Hapi digën e mbyti Tiranën/ Vasili sulmon Ramën: Legen kryeministër, na paska gënjyer llumi
Pas deklaratave që bëri dje Ylli Rakipi, gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Të paekspozuarit’, kundër kryeministrit Edi Rama, në këtë debat është përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Dje Rakipi pohoi se gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, bashkia hapi portën e Digës së Liqenit dhe u përmbyt Tirana, fakt që sipas tij e fshehu në atë kohë.
Sot përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili sulmon ashpër Ramën duke e quajtur ‘llum’, ndërsa shton se ky i fundit ka gënjyer për Digën. Sipas Vasilit, pas deklaratës së Rakipit, e vërteta doli më në fund në shesh. “Ky legen kryeminister qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan.”, shkruan Vasili.
Reagimi i Vasilit
Na paska genjyer per Digen,ç’legen kryeminister!!!!!!
Asnje nuk e ka harruar dhe as do te harroje se me cfare gjëme u perball Tirana nga hapja e Diges se Liqenit Artificial.
Te tille drame Tirana s’kishte pare kurre.
Shkaktari i vetem ishte Bashkia, qe drejtonte atehere ky shkollepaku, qe eshte sot kryeministet dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, qe e rrethonin dhe e rrethojne edhe sot e kesaj dite.
E verteta doli me ne fund ne shesh.
Faleminderit Ylli Rakipi qe e bere kete te vertete te rende dhe te pakundershtueshme prone te te gjithe shqiptareve.
Ky legen kryeminister qan e lan rrugeve si llaxore, se gjoja genjejne mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat…… ky llumi.
Ja e verteta e Diges se Liqenit,qe ky mashtrues ja fshehu qytetareve te Tiranes per 20 vjet doli ne shesh.
Pas kesaj te vertete qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar,sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend.
Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme.
Hakmarrje primitive e Ramës, i thyhen gishtat në komisariat 17 vjeçarit që akuzohet për plagosjen e polices
Rama ka urdhëruar oficerët e Policisë së Tiranës ti’thyejnë gishtat e dorës adoleshentit Daniel Dobraj, i akuzuar gjoja si personi që hodhi shashkën që i dëmtoi një gisht polices, Ina Nuku.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministrit Berisha, i cili shkruian në jnjë postim në Facebook se, pas arrestimit të Dobrajt, policët kanë tentuar ti thyejnë gishtërinjtë në shenjë hakmarrje.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!
Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!
Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.
Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.
Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb
Vilma e koncesionit të check-up, femra më e pasur, milionat e eurove që paguajmë për të në vit
Cilat janë femrat më të mëdha sipërmarrëse në Shqipëri, sipas qarkullimit vjetor. Në renditjen e 2017-s ndryshon vendi i parë pas tre vjetësh. Cilat janë bizneset e udhëhequra nga gra që fitojnë më shumë
Të vetme, apo përkrah bashkëshortëve, ato po ia dalin. Edhe pse në pjesën më të madhe duhet të kënaqen me fitime minimale, nuk heqin dorë. Janë më të tërhequra, më korrekte dhe nuk priren të bëjnë korrupsion. Femrat në pronësi të bizneseve të mëdha në Shqipëri janë të pakta dhe thonë se, në një shoqëri maskiliste, nuk ndiejnë të kenë ndonjë përparësi në biznes.
Shumë prej tyre preferojnë të mbajnë profil të ulët, edhe pse kanë një rol të rëndësishëm në punësim. Nuk janë të njohura në publik, (shumë prej tyre nuk pranuan të sillnin foto dhe as t’i përgjigjeshin pyetjes sa e vështirë është të jesh sipërmarrëse në Shqipëri), por kjo nuk i ka penguar të jenë në suksesshme në bizneset që kanë në pronësi.
“Monitor” ka përpunuar për të katërtin vit radhazi të dhënat e kompanive më të mëdha në Shqipëri, sipas qarkullimit vjetor, duke hartuar listën e 43 femrave më të mëdha sipas qarkullimit vjetor. Në renditje janë përfshirë bizneset, që kanë të paktën një aksionere femër me minimumi 30% të aksioneve. Renditja është hartuar sipas xhiros totale të bizneseve, pavarësisht përqindjes që zotërojnë aksioneret femra.
Në listë janë sipërmarrëse të suksesshme prej vitesh, si Vilma Nushi, Donika Mici, Merita Sheqi, Eleni Babameto, Donika Gega, teksa sipërmarrëse të reja hyjnë vazhdimisht në listë.
Sektorë të preferuar janë tregtia, media, farmaceutika, agjencitë turistike, por nuk mungojnë as sipërmarrëse në biznese si tregtimi i naftës.
Po cilat janë sipërmarrëset më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor dhe sa fitojnë bizneset në pronësi të tyre? (shih dhe tabelën në fund).
1. Vilma Nushi
Anisa Skëndaj, e cila prej tre vitesh qëndronte në krye të listës së sipërmarrëseve femra më të mëdha, sipas qarkullimit vjetor, ka shitur aksionet që zotëronte në Info Telekom (60%), DIGICom (40%) dhe Professional Marketing Albania (30%) tek ortaku i saj, Marin Gjonaj.
Tërheqja e znj. Skëndaj nga biznesi i ka lënë sërish vendin e parë znj. Vilma Nushi, një nga sipërmarrëset e para të pas viteve ‘90. Znj. Nushi është aksionere e vetme e kompanisë Marketing & Distribution, e krijuar që në vitin 1997.
Marketing & Distribution (M&D) një prej më të mëdhave në fushën e distribucionit, me të ardhura prej 8 miliardë lekësh në vitin 2017, me rënie 23% me bazë vjetore. Marketing & Distribution zotëron dhe 80% të aksioneve të 3P Life Logistic, e krijuar në 2001-n, që zbaton Kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë, me të ardhura 876 milionë lekë.
Në total, të ardhurat e dy kompanive ishin rreth 70 milionë euro dhe fitimet rreth 3.2 milionë euro. M&D kishte 323 të punësuar dhe 3P Life Logistic 160 të punësuar, sipas të dhënave të Tatimeve, që i përkasin vitit 2017. M&D ka edhe 35% të aksioneve të KAVEX – ELBASAN TOBACCO CO SA, me aktivitet në grumbullimin dhe përpunimin e duhanit në Elbasan, por shoqëria kishte aktivitet minimal në 2017-n.
2.Femrat e familjes Hoxha
Ëndrra e Dritan Hoxhës, e ndërprerë 10 vjet më parë vijon të çohet më tej nga bashkëshortja dhe fëmijët e saj, duke u bërë në 2017-n, biznesi i dytë më i madh në vend, i drejtuar nga sipërmarrëse femra. Vjollca Hoxha, së bashku me tre vajzat dhe djalin kanë paketën kontrolluese të aksioneve (51%) të Digitalb, operatorit televiziv me pagesë më të madh në vend, një model novator biznesi për kohën kur u zbatua në Shqipëri, që sot është një nga kompanitë më të suksesshme në vend.
Familja zotëron 100% të Top Channel, televizionit më të madh në vend sipas të ardhurave, dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët (në maj të vitit 2018, Vjollca Hoxha i ka dhuruar 40% të aksioneve që zotëronte tek Top Albania, Ervin Zenelit).
Në total, të ardhurat e 5 kompanive ishin 7.2 miliardë lekë, nga të cilat 73% nga Digitalb dhe 19% nga Top Channel. Sipas përqindjes përkatëse të aksioneve, fitimet e familjes Hoxha ishin 127 milionë lekë, ose rreth 1 milion euro.
Top Channel dhe Digitalb janë dy punësues të mëdhenj, me përkatësisht 573 dhe 334 punonjës, sipas të dhënave nga Tatimet, deri në fund të 2017-s.
Vjollca Hoxha pohon se në një shoqëri maskiliste si e jona, gratë biznesmene janë të pakta, por jo më pak të suksesshme. Ka prej tyre që e kanë krijuar prej fillimit biznesin e tyre, dhe prej tyre që e kanë çuar përtej një biznes pasi kanë marrë drejtimin e tij. Ajo shprehet se për një grua të drejtojë një biznes është pak a shumë organike, na vjen së brendshmi, sepse menaxhojmë celulën më të rëndësishme të shoqërisë, familjen!
“Sigurisht që bashkë me ndjeshmërinë të duhet të kesh edhe cilësi që në mënyrë seksiste u atribuohen vetëm burrave, dhe në një sens, të “kërkohet” të burrëzohesh. Eksperienca ime më ka treguar se mund të bësh dhe pa këtë të fundit, duke kuptuar mirë se çfarë i duhet biznesit tënd për momentin, duke bashkëpunuar me njerëz me pasion si një prej aspekteve më të rëndësishëm për suksesin e një biznesi, por edhe duke përdorur mençurinë e një gruaje, e cila shpesh është superiore. Të mos harrojmë, Gruaja mbylli djallin në shishe!”, pohon ajo, duke shtuar se dëshira e saj është të shohë më tepër gra në pozicione drejtuese, dhe një shoqëri që frymëzojnë gratë për tu bërë të pavarura dhe për të ndryshuar vendin tonë për mirë.
3. Ina Topalli
Ina Topalli, e cila zotëron 49% të Global Resource Trading, u rendit në vend të tretë sipas të ardhurave, pas dyfishimit të të ardhurave të kompanisë në 6.5 miliardë lekë. Kompania u krijua në shtator 2015 dhe njohu rritje të shpejtë të të ardhurave dy vitet e fundit. Fitimi në 2017-n ishte 20 milionë lekë (160 mijë euro).
4. Melika Leka
Një hyrje në vitin 2016, Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHË, këtë vit renditet e katërta ndër sipërmarrëset më të mëdha (sipërmarrësi Luan Leka, në prill 2016, kaloi një kuotë të aksioneve prej 33% te bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit).
Që prej vitit 2016, EHË deklaron bilanc të konsoliduar, së bashku me Qafë Shtama dhe Conad Albania. Në 2017-n, xhiro e kompanisë ishte rreth 5 miliardë lekë dhe fitimet arritën në 451 milionë lekë. Kompania ka 201 punonjës.
5. Merita Sheqi
Merita Sheqi është sot sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe e pesta nga kompanitë e drejtuara nga femra. Ajo e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin, me të cilin ndan përgjysmë pronësinë dhe ka njohur rritje të qëndrueshme të aktivitetit vit pas viti, duke qenë sipërmarrja më novatore dhe serioze në segmentin ku vepron.Në vitin 2017, shoqëria kishte një qarkullim vjetor prej 3.6 miliardë lekësh, ndërsa fitimet u rritën në rreth 200 milionë lekë (rreth 1.6 milionë euro).
Shoqëria tjetër, R&S FARMA, e krijuar në 2014-n, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, ka vijuar rritjen e shpejtë edhe në 2017-n, duke arritur në një qarkullim vjetor prej 624 milionë lekësh.
6. Donike Gega
Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012. Znj. Gega operon në biznesin familjar të tregtimit të naftës, teksa është administratore edhe e Gega Oil dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të “Genklaudis”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të tregtimit me shumicë të naftës në vend.
Për vitin 2017, të ardhurat e GEGA CENTER GKG ishin 3.7 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 111 milionë lekë (rreth 870 mijë euro). Kompania ka parë rritje të shpejtë të të ardhurave në tre vitet e fundit, ndërsa kishte 313 punonjës.
7. Donika Mici
Donika Mici është një prej sipërmarrëseve të para në vend, që kompaninë Donianna e transformoi nga një aktivitet fason, në një biznes të mirëfilltë prodhues me cikël të mbyllur. Ajo është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1500 të punësuar në Donianna, Albanian Shoes Coorporation 2, Dophil, Rozimpex. Të ardhurat e 4 kompanive ishin rreth 2.9 miliardë lekë në vitin 2017, ku më e madhja është Donianna, me një qarkullim vjetor prej 1.8 miliardë lekësh. Fitimet para taksave të tre kompanive ishin 60 milionë lekë.
Krahas këpucëve, znj. Mici ka hapur në vitin 2016 aktivitet për prodhimin e çantave të lëkurës, nëpërmjet DonaElegant, nga i cili në 2017-n realizoi 85 milionë lekë të ardhura. Në korrik të 2018-s, znj. Mici ka kaluar 50% të kuotave të saj tek Rozimpex tek e bija, Dorina, në një vazhdimësi të aktivitetit po nga femra. Edhe aksioneri tjetër i Rozimpex, Luigi Russo, ka shitur kuotën e tij prej 50% të aksioneve, ndërsa si ortake ka hyrë Hëna Hoxha.
8. Mimoza Çobo
Znj. Mimoza Çobo është aksionere e shoqërisë D E N I S A, e krijuar në vitin 2005, duke pasur një aktivitet të qëndrueshëm në vite. Kompania, sipas ekstraktit në QKB, ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim: të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje. Për vitin 2017, të ardhurat e subjektit ishin 2.5 miliardë lekë, ndërsa fitimi para taksave arriti në 71 milionë lekë.
9. Nertila Kole
Nertila Kole është një hyrje e re në listën e sipërmarrëseve femra më të mëdha për 2017-n, me aktivitet në fushën e turizmit. Ajo është aksionere e vetme e Travel Hub Solutions, themeluar në prill 2014 (znj. Kole i bleu aksionet në mes të 2017-s). Travel Hub Solutions zotëron 49% të aksioneve të shoqërisë së fluturimeve Alba Ëings, që ka njohur rritje të shpejtë në tregun e fluturimeve ajrore dy vitet e fundit, duke pasur si destinacion kryesor qytetet e Italisë. Qarkullimi vjetor i Alba Ëings ishte 2.5 miliardë lekë në 2017-n, në katërfishim në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa fitimet ishin 156 milionë lekë (1.2 milionë euro).
Alba Ëings shënoi rritje të peshës së tregut në 8% të totalit të fluturimeve në 2017-n, sipas numrit të pasagjerëve në 2017-n, nga 2% vitin e mëparshëm, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Ndërsa në gusht 2018, pesha e tregut arriti në 15% sipas statistikave të Autoritetit të Aviacionit Civil.
10. Romina Ylli
Romina Ylli (Shemaj) është një tjetër femër në listën e sipërmarrëseve më të mëdha në vend për nga xhiro, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve. Ajo është aksionere e vetme e kompanisë së tregtimit me shumicë të karburanteve AFT, në gjurmën e aktivitetit të familjes, ku “Shemaj sh.p.k.”, që prej vitit 1994, kishte aktivitet në sektorin e tregtimit me pakicë të naftës. Në vitin 2017, të ardhurat e AFT arritën në 2.5 miliardë lekë, ndërsa fitimet para taksave ishin rreth 21 milionë lekë.
11. Motrat Malo
Motrat Malo zotërojnë 60% të aksioneve të Top Start, të trashëguar nga babai i tyre. Në vitin 2017, kompania, me aktivitet në fushën e basteve sportive qarkulloi 2.3 miliardë lekë dhe kishte fitime prej 44 milionë lekësh. Në fund të 2017-s, Top Start kishte rreth një mijë të punësuar.
Në fillim të vitit të ardhshëm hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit, që përfshin dhe bastet sportive.
12. Monika Hamzaraj
Monika Hamzaraj është një tjetër hyrje e re në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, përmes biznesit familjar. Ajo ka blerë 50% të aksioneve të Megapharma, shoqërisë së tregtimit të produkteve farmaceutike nga Rasim Hamzaraj në tetor të vitit 2018. Kompania kishte qarkullim vjetor prej 2.3 miliardë lekësh në 2017-n dhe fitime prej 139 milionë lekësh. Në shtator të 2018-s, Arba Merkoçi, e cila në 2016-n ishte në listën e sipërmarrëseve më të mëdha, shiti 30% të kuotës që ajo zotëronte tek Megapharma.
13. Entela Mehmeti
Në një biznes familjar, Entela Mehmeti zotëron 30% të aksioneve të ALBTOURS”D”-VAS tour, një prej operatorëve më të mëdhenj turistikë në vend. Në 2017-n, të ardhurat e kompanisë ishin 2.2 miliardë lekë dhe fitimet 7.4 milionë lekë.
14 Eleni Babameto
Prej më shumë se 20 vitesh, Eleni Babameto drejton së bashku me bashkëshortin, firmën Teuta Durrës, me aktivitet në fushën e importimit dhe eksportimit, paketimit, prodhimit të brumërave dhe tregtimit të artikujve ushqimorë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto 20 vjet, teksa sipërmarrja sot është shumë më e organizuar. Në vitin 2017, të ardhurat e kompanisë ishin 2.2 miliardë lekë dhe fitimet rreth 106 milionë lekë.
15. Alba Nicoli
Alba Nicoli, aksionere e vetme e ALPI-COM HOLDING, e krijuar në shtator 2013, ka zbritur në vendin e 15, në renditjen sipas të ardhurave. Qarkullimi vjetor i shoqërisë ishte 1.9 miliardë lekë, në 2017-n, me tkurrje 37% me bazë vjetore. Fitimet ishin minimale, në raport me xhiron, prej 27 milionë lekësh. Kompania e saj, sipas burimeve zyrtare është një operator alternativ i ri, për të ofruar komunikime elektronike në Shqipëri, në veçanti telefoninë, duke ofruar telekomunikim me pakicë dhe shumicë.
Daljet
Krahas Anisa Skëndaj, një tjetër dalje është ajo e Elida Flora, që zotëron 100% të kompanisë R.E.K-NB, me aktivitet në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mallrave industriale dhe bujqësore. Ndërsa në 2016, znj. Flora u rendit e pesta ndër sipërmarrëset më të mëdha sipas xhiros, në fillim të vitit 2018, kompania ka pezulluar aktivitetin.
Hyrjet e reja
MEKTRIN TRUCKS, me aksionere të vetme, Marilda Shahini, që ka nisur aktivitetin në fund të 2014-s ka shënuar rritje të shpejtë të të ardhurave në 2017-n, duke arritur në 1.7 miliardë lekë, me rritje 27 herë nga viti i mëparshëm.
Kush fiton më shumë
Bazuar në deklarimet zyrtare në bilanc në 2017-n dhe përqindjen përkatëse të aksioneve, sipërmarrësja me fitime më të larta në vitin 2017 ishte Vilma Nushi, me rreth 3 milionë euro (para taksave).
Në vend të dytë është Arta Gurabardhi, e cila zotëron 40% të aksioneve të Abkons, me aktivitete në shërbime këshillimi, që është dhe nënkontraktor i gazsjellësit TAP. Fitimet, sipas pjesëmarrjes me aksione, ishin rreth 2.1 milionë euro, para taksave. Abkons ishte një prej kompanive më fitimprurëse në vend në 2017-n, me një normë kthimi (fitim para taksave/ardhura) prej 41%.
Në vend të tretë është Sonjela Gjolaj, aksionere e vetme e B.M SHPK, kompanisë së tregtimit të produkteve bujqësore, me seli në Shkodër dhe e krijuar që në vitin 2006. (Ajo u bë aksionere në vitin 2012, pas dhurimit të aksioneve nga Imer Gjolaj, sipas lëvizjeve në QKB). Fitimet e kompanisë ishin rreth 1.8 milionë euro në 2017-n dhe norma e kthimit 24%.
Në vend të katërt është Melika Leka, me rreth 1.2 milionë euro fitime.
Në vend të pestë është familja Hoxha, me rreth 1 milionë euro fitime (bazuar në përqindjen e aksioneve në 5 kompani). Sipas normës së fitimit, kryeson Universiteti Aldent, 49% të së cilës zotërohen nga Elira Alushi, me një normë kthimi prej gati 50%, e ndjekur nga Abkons me 41%. Karakteristikë e bizneseve me aksionere femra është norma e ulët e fitimit, një tregues indirekt i vështirësisë të të bërit biznes nga gratë në Shqipëri.
Norma mesatare e fitimit para taksave e kompanive më të mëdha, të cilat kanë të paktën një aksionere femër me 30% të aksioneve, është mesatarisht 2-4%, më e ulët se kthimet prej 5-15% në sektorët e ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Sipërmarrëset thonë se bizneset në pronësi të femrave janë më pak të prira të fshehin aktivitetin, nuk punojnë me tenderë publikë, që përgjithësisht kanë kthime të larta, teksa korruptojnë më pak se burrat.
Në drejtim të televizioneve
Me bashkëshortët apo vetëm, femrat të cilat kanë në pronësi televizionet më të mëdha, nuk mungojnë. Vjollca Hoxha, me fëmijët, tashmë ka marrë në pronësi të gjithë televizionin Top Channel, më i madhi në vend për sa u përket të ardhurave, ndërsa ka një kuotë zotëruese prej 51% të aksioneve në platformën televizive me pagesë Digitalb (së bashku me 4 fëmijët). Alba Ginaj ka në pronësi 40% të aksioneve të TV Klan dhe 20% në ABC Neës.
Femrat e familjes Dulaku kanë marrë sërish në fillim të 2018-s pronësinë e plotë të Tring TV (në dhjetor 2016, Holta Dulaku (e cila kishte 33% të aksioneve), Melina Dulaku – 33%; Ridvana Dulaku – 34% shitën 80% të aksioneve te Sotiraq Toshi dhe mbajtën të tria 20% të aksioneve, ndërsa në shkurt 2018 u miratua revokimi i Shitjes së Aksioneve të Shoqërisë te blerësi z. Sotiraq Toshi).
Metodologjia
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor” sipas metodologjisë së mëposhtme: nga lista e kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros, sipas Tatimeve, janë shkarkuar ekstraktet përkatëse në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nga ekstraktet janë përzgjedhur kompanitë, në të cilat pronësia e femrave (e identifikuar në bazë të një apo më shumë emrave) është më e lartë se 30%. Kërkimi ka vijuar deri sa janë identifikuar 40 kompanitë më të mëdha me pronare femra dhe përfshiu 400 kompanitë më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor.
“Monitor”
“15 femrat e fuqishme të biznesit në Shqipëri, kush e rrëmbeu kurorën”, titulli i revistës
Shehaj: Tërhiqet kompania e koncesionit të aeroportit të Vlorës, bie edhe “Air Albania”
Deputeti i Vlorës Agron Shehaj ka deklaruar në një intervistë tek “Zonë e lirë” se kompania turke që do të merrte me koncesion aeroportin e Vlorës është tërhequr. “Ishte një aferë korruptive dhe duhet thënë shyqyr që nuk avancoi” tha deputeti Shehaj. Ai ka deklaruar se edhe kompania e reklamuar me pompozitet nga Rama si Air Albania ka rënë dhe se nuk do të jetë asnjëherë një kompani relae. “Nuk ka ekzistuar asnjëherë Air Albania” tha Shehaj duke nxjerrë bllof një tjetër mashtrim tëRramës, i cili nisi të deklarojë uljen e çmimeve të biletave të avionëve nga futja në treg e kësja kompanie.
Çfare ishte “Air Albania”
Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i dha mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.
Kompania fantazëm është krijuar vetëm përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.
Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.
Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi.
Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.
Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:
Të kujt janë paratë e Air Albania?
Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?
Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?
A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?
Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane.
Mesazhi ndryshe i Brukselit për Ramën
BE duket se ka marrë një kahje tjetër nga ajo e pak muajve më parë në zhvillimet politike në Shqipëri. Ndryshe nga mesazhet e deri një viti më parë të Brukselit ku theksohej si prioritet kyç, reforma në drejtësi dhe vettingu, tani duket se mesazhet politike kanë ndryshuar.
Ambasadori i ri i BE në Tiranë, në një reagim të shkurtër pas betimit në Presidencë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm është shprehur se tani prioritet kyç për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është lufta ndaj krimit të organizuar, të cilin ai e konsideron si “prioritet kyç”.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pasditen e sotme në Presidencë. Soreca thotë se BE nga ministri i Brendshëm pret luftë të bashkëpunojë në luftën kundër krimit të organizuar që është një prioritet kyç.
“Sot Sandër Lleshi SanderLleshi u betua si ministër i ri i Brendshëm para Presidentit Ilir Meta. Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruan në Tëitter Soreca.
Vendosja e luftës ndaj krimit të organizuar si një “prioritet kyç i BE për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE është një mesazh i qartë dhe i fortë politik i Brukselit për Ramën. Mesazhi lë të kuptohet se këputja e lidhjeve të krimit të organizuar me politikën janë tashmë në axhendën e Bashkimit Europian.
Mesazhet e Brukselit ndonëse me tone të qarta politike po kalojnë pa vëmendjen e duhur. Veçse ku ndryshim i kursit politik të Brukselit është paralajmërim për zhvillime të forta në goditjen e jo vetëm të krerëve të krimit të organizuar, por edhe të lidhjeve të tyre me politiken.