18.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Zheji i kujton Ramës si e shpëtuan nga “hoteli 313” dhe një histori me prokurorin-deputet

Nga Artur Zheji

Sa poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Berishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë…
Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ’97.
Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën? Ndonëse kisha kritika për Saliun, shpesh brinjë më brinjë, nuk e bëra dot, sepse e dija, po aq mirë sa ty, që kompanitë e huaja që kishin marrë tenderin e madh, ishin edhe kompani lobiste, që sollën presidentin Bush në Shqipëri pas ca kohe. Ishin kompani të tilla, që vështirë të jepnin nën banak zarfa shumëmilionëshe.
Tani, ti përtyp, si çëmçakëz, emrat tanë, në mbllaçitjet e tua trishtake, idhnake dhe acide, por gjithmonë e më pak simpatike.
Lundrove bukur tërë këto vite, vlla i dashur, me talentin e batutave të tua, herë të sajuara prej teje dhe herë mjeshtërisht të vjedhura, por gjithësesi të lëvdueshme për nga humori dhe nënteksti i hollë e artistik. Shqiptarët, të bënë kryeministër dhe të mbajnë si pasha mbi supe plot 21 vjet.
Kërceve shpejt, edhe në dietën tënde ushqimore, nga picat e Juvenilies, te karkalecat krudo, merluci i filetuar dhe vera e shtrenjtë. Nga unaza e tunxhit, te rrobaqepësit që dërgon ti marrin me charter.

Nga një djalë populli, anti rregjim, në një diktatoruc, llocur në një lojë të fortësh e bandash, në një skemë të një kupole kastash, që një milion euro, ja hedhin prostitutave që ja mbrrijnë të rindezin orgazmat e tyre të shuara.
Dhe duket se nuk del dot më, nga ky klub, plot bira k..vash, që të kanë shndrruar edhe ty, dikur shpresë reale për ndryshim, një një klloun që ke lënë penelin, për të marrë në dorë furçën, për të lyer e për të fshehur haletë e dhjera të mëkatarëve që ke për partner të sotëm.
Vlla i dashur, unë nuk quhem Artur Kadriu, ashtu si edhe ti nuk quhesh Edi Rrumpalla, por që je duke mbjellë një rrumpallhanë, sepse nuk ke kthjelltësinë që të duhet për të parë me sytë e tu, që janë gjithmonë e më të dehur dhe të veshur me një vello, nga ku nuk depërton dot realiteti.
Nuk është faji im, që ti dhe puthadorët e tu, tenderojnë për 40 milion euro veç 2km autostradë qytetase, kompanisë tënde të Sallillarit të partisë, që e ke bërë pjesë të propagandës tënde dhe që punëson si hekuraxhi, varfanjakun e spoteve të tua delirante.
Unë të rri përballë dhe nuk më ke paguar asnjëherë ndonjë drekë, por, përsëri kafshoj gjuhën të them e të shkruaj, se çfarë kam bërë unë në favorin tënd, në ditët e tua të vështira, që nuk kanë zgjatur pak dhe kur ke qenë shumë afër Hotelit 313, (burgu 313) nga ku të shpëtoi një Prokuror që e bëre më pas deputet…

Rri e mbaj vendin që ke, për aq sa e ke, mos përgjak popullin dhe mos mbllaçit në gojën tënde emrat e gazetarëve, por merru nëse mundesh, me kopenë e ujqërve që ke në qeveri, e mbaju dorën në vjedhjet që bëjnë ditën për diell, se po thyejnë çdo rekord!
Bën dot një autokatharsis? Do kesh mbështetje herët apo vonë!
Kap dot për leckash ndonjë bandit nga ministrat e tu, e ta çosh nga veshi në burg?
Do të themi bravo!
E hap dot shtëpinë tënde bunker për kamerat, që të rrëzosh legjendat se vetëm dyshemenë e saj e ke porositur me materialet më të kushtueshmet në botë? Bëje dhe shumë gojë mbyllen vetevetiu!
I dëmshpërblen dot 350 familjet e Astirit? 4-5 milionë euro duhen, aq sa harxhojnë kastat e të pasurve për operacione plastike, për zuzkërinë e shtrenjtë të veshur me Hermes dhe Gucci, dhe ca udhëtime sekrete në Maladive, apo aq sa kushtojnë jahtet në Capri, të disa prej ministrave të tu….
Porse, mister Rrumpalla alias kryeministër, je vetë peng dhe shërbëtor i tyre dhe kjo është keqardhja e thellë e imja personale për ty, vlla.
Sepse, nuk e fsheh, mendoj se të largohesh, është tani koha, por jo të të përzënë me tërsëllimë e kanoçe, se kishe një barrë talent e mendje të zhvilluar, por deliri dhe veset që të mundojnë, po të marrin në qafë dhe po rrezikojnë të gjithë Shqipërinë që nuk të ka asnjë borxh!
Kjo është Çështja!
Unë edhe mund ta mbyll gojën, por shqiptarët të përgojojnë çdo ditë, në kuvlinë e ndrojtjes dhe frikës së tyre, që po u del ditë pas dite, mister Rrumpalla, Kadri Kazani apo Kazan Kadri Rrumpalla i Parë…
Tung, dhe po të kujtoj një fjalë të urtë nga gjyshja ime që ti e njeh, si unë që njihja dhe adhuroja zonjën Vera, gjyshen tënde fisnike: “Bëhu pishman që fole dhe mos u bë pishman që s’fole!”
/360gradë.al.

Banorët e ‘Astirit’ ultimatum Ramës: Mbaj premtimin e dhënë ose largohu!

Banorët e ‘Unazës së Re’ vijojnë të protestojnë kundër vendimit të mazhorancës për shembjen e shtëpive të tyre dhe ndërtimin e një projekti me vlerë 40 milion euro për 2.2 km.
Është faqja “Mbeshtetje banoreve te ‘Unazës së Re’, që ka paralajmëruar kryeministrin Rama të mbajë premtimet e dhëna në fushatën elektorale të vitit 2013.
“Banore te Unazes se Re!Po na lajmerojne me telefona se do te na dergojne zarfet nga ARRSH ku do na komunikohet “Paligjshmeria jone ” ne menyre zyrtare. SHTETI me ne fund ,pasi na dhunoi shtepite duke na vene kryqin e kuq,pasi na voli takse pasurie per 25 vjet me rradhe per keto shtepi qe thote qe s’jane tonat(thote e c’nuk thote),pasi na gjakosi ne proteste dhe po na terrorizon cdo dite ne dhe femijet tane vendosi te “BEHET SHTET”. Do te jete ligjerisht ne rregull me ne.Por nuk eshte kjo pergjigjja qe pret populli i Unazes se Re. MBAJ PREMTIMIN kryeminister qe ke bere me ze dhe figure para popullit shqiptar per legalizimet se shtepite e shqiptareve jane me gjak ose LARGOHU!”, thuhet në këtë faqe.
Projekti prej rreth 317 shtëpi, ndërsa vetëm 50% e tyre pritet të dëmshpërblehem me një çmim, i cili është larg referencave të tregut.

“Eshtë ulur vetë me tre kompanitë dhe ka përcaktuar si do të ndajnë 40 milionë eurot”, Basha tregon pazarin e Ramës

Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet.
Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët.
Rama ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!
Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me protestues të Unazës së Re
Zoti Basha, Rama sapo ka thënë në facebook se kjo nuk është një protestë e hallexhinjve, por protestë e Partisë Demokratike dhe e opozitës.
Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.
Zoti Basha, janë shoqëruar me dhjetëra protestues, çfarë ka bërë opozita për ta? Ka marrë informacionin e duhur ku janë shoqëruar këta protestues, dhe çfarë do bëhet në vijim?

Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.
A ka ndryshime gjatë këtyre 24 orëve, ka ndryshuar situata…?
Ka ndryshuar. Po ju s’keni hetuar fare për këtë punë, prisni të vij unë t’jua them? Hetojini dhe ju se sa janë, sa janë liruar, se kush janë këta persona, pse janë ndaluar. Bëni edhe ju punën tuaj, mos prisni të vij unë t’jua them gjithçka.
Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët. Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje. Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq. Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi. Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë. Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!
Çfarë do t’u sugjeroni banorëve të Astir-it, pas protestës së djeshme?
Unë nuk kam nevojë t’u sugjeroj asgjë banorëve të Astirit. As unë e as ju. E dinë vetë se çfarë bëjnë. Një gjë ju kam thënë, do të jemi në krah të tyre dhe jemi në krah të tyre.

Rakipi rrëfen tre ngjarje të rënda të Ramës: Je një i çmendur, në Paris ndynje në dhomë…

Mirëmbrëma Edi Diarreja!
Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.
Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.
Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.
Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.
Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.
Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.
Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.
Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.
Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.

Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.
Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.
Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.
“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.
Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?
Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.
Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?
Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.
Unë e di hallin tënd. Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth. Ti jeton në një gjendje haluçinante.

Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot më miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ.
Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve.
Unë kam patur një maredhënie kontraktuale 10 vjecare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.
Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më.
Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.
Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë.
Në Paris përshmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës. Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe.
Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda.
Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…
Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, “Nesër, me atë gjykim që ke gjykuar, do të të gjykojnë”.
Natën e mirë, Edush!

Flet nëna e 17-vjeçarit që u dhunua nga 5 policë: Hë për hë do ia lë drejtësisë, do të vijë edhe dita jonë

Banorët e “Astirit” kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, teksa kërkojnë dëmshpërblim 100% për pronat e tyre si dhe lirimin e të arrestuarve të ditës së djeshme pas protestës së dhunshme përballë Kuvendit.
Për mikrofonin e Fax News, foli edhe nëna e 17-vjeçarit, videoja e arrestimit tij bëri xhiron e rrjetit, pasi 5 policë e dhunonin.
Ajo teksa pyeti kryeministrin se si ndihet tani që djali i saj është i arrestuar dhe nën moshë, ndërsa moshatarët e tij janë në bankat e shkollës, paralajmëroi se ata që e kanë dhunuar të birin nën moshë do të përgjigjen.
Më tej ajo u shpreh se 17-vjeçari është dhunuar edhe në ambientet e komisariatit të policisë pas arrestimit.
“Është dhunuar brenda në komisariat. Unë kam disa pyetje për Edi Ramën. A është i gëzuar sot që djali im 17-vjeçar është i arrestuar dhe të gjithë shokët e tij janë në bankat e shkollës?
A janë të gëzuar të gjithë këta për djalin tim. Unë ia lë në dorë drejtësisë.
Djali im akuzohet për hiç gjë, ai ka dalë në protestë është arrestuar politikisht.
Do të vije një ditë që do të përgjigjen për dhunën ndaj djalit tim si në komisariat ashtu edhe në protestë.
Hë për hë do ua lë organeve kompetente, do të vijë edhe dita jonë”, tha nëna e të arrestuarit.
Ndërkohë në protestë sot krahas thirrjeve për lirimin e të arrestuarve, u është bërë apel emigrantëve që të mos vijnë prë të investuar në Shqipëri, pasi do të vidhen. “Qeveri hajdute”, ishte një nga thirrjet e mbrëmjes së sotme.

NENA E DJALIT 17 VJEÇAR QE U DHUNUA DJE NE PROTESTE.BEJINI SHARE.AJO E KA MARRE VENDIMIN E SAJ. DEGJOJENI ME ZE TE LARTEZonja, eshte nena e 17 vjecarit qe u rrah ne menyre barbare nga 8 police gjate protestes se djeshme. Djalin e kane arrestuar edhe e ema pohon live se e kane rrahur edhe ne komisariat.Degjojeni me vemendje. Ne zerin e saj nuk ka asnje emocion. Kjo zonje eshte shume e qete, ajo e ka marre vendimin e saj.Ajo nuk ka çfare humb me! Dhunimi i te birit, shkaterrimi i shpejte i shtepise, aty ka i ka rritur femijet e saj, aty ku ngriti familjen, se shpejti nuk do te jete me. Edhe me e keqja ajo nuk ka ku t’i strehoje pas kesaj femijet e saj. Ajo si nene nuk po e mbron dot nga dhuna ne komisariat, birin e saj.Ajo eshte e qete. Qetesi shume e frikshme.Ftoj keshilltaret e Rames tja tregojne kete video. Do ishte ndihma me e mire qe mund te benin per shefin e tyre.Ndihmojeni edhe ju duke bere SHARE, te shohe me syte e tij ku e ka çuar nje nene.Ajo eshte shume e qete. E ka marre vendimin e saj.

Gepostet von Dritan Kaba am Freitag, 23. November 2018

Zbulohet skandali! Ramos doli pozitiv pas testit antidoping dhe UEFA e mbuloi

Sipas Football Leaks, Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv ndaj një testi anti-doping të bërë para finales së Champions League të luajtur kundër Juventus në Kardif. Një rezultat ky që është mbuluar nga UEFA.
Të dielën e 4 qershorit të 2017-ës një mostër është dërguar në laboratorin e dopingut në Seibersdorf, një qytet në Austri, në jug të Vjenës. Kishte kodin 3324822 dhe është dërguar nga Uellsi. Brenda shishes së mbyllur kanë qenë 110 mililitra urinë të marra nga një lojtar i Real Madrid një natë para finales së Champions League të luajtur kundër Juventus në Kardif.
Vetëm një muaj më vonë, më 5 korrik, drejtori i laboratorit në Seibersdorf ka dërguar një raport në zyrat e UEFA-s. Austriakët kanë analizuar kampionin dhe kanë gjetur gjurmë deksametazoni, një substancë që ka një efekt kundër dhimbjeve ose ënjtjeve të mundshme. Gjithashtu, rrit përqendrimin dhe euforinë. Dhe është pjesë e listës së substancave të ndaluara nga WADA, agjencia ndërkombëtare anti-doping.
Nuk ka qenë e vështirë për stafin mjekësor të UEFA-s për të zbuluar se i kujt ishte ai kampion me numrin 3324822 pas finales së Champions League të luajtur në Kardif. Në fakt, ata kanë patur në zotërim dokumente me emrat e lojtarëve dhe kodet e tyre.

Dhe kampioni në fjalë ka qenë i Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës, një lojtar që kishte fituar Kupën e Botës dhe dy Europianë deri në atë moment dhe që atë natë fitoi Champions League për herën e tretë. Ai është një nga më të mirët në botë.
Ky informacion nuk është bërë asnjëherë publik dhe dokumenti mbetet i mbyllur në zyrat e UEFA-s. Asnjë masë disiplinore nuk është marrë, as kundër lojtarit dhe as kundër doktorit të Real Madrid, pavarësisht të gjitha anomalive të rastit. Në fakt, mënyra si UEFA e ka mbajtur të fshehtë gjithë këtë histori ngre shumë dyshime në lidhje me luftën anti-doping në elitën e futbollit europian, shkruan telesport.
Dy ditë pas marrjes së raportit nga Austria, një pjesëtar i grupit anti-doping të UEFA-s ka kontaktuar Ramos për të marrë një shpjegim. Lojtari është përgjigjur më 10 korrik me një deklaratë prej katër rreshtash. Doktori i Real Madrid, ka shkruar ai, e ka mjekuar një ditë para ndeshjes. Të gjitha detajet e tjera, ka bërë të ditur Ramos, janë përfshirë në një “raport mjekësor” të përgatitur nga mjeku. “Shpresoj që kjo të sqarojë plotësisht situatën”, ka qenë mbyllja e deklaratës më shkrim të Ramos.

Gishtat e Ramës në iPhon-in e Inës

Nga Basir Çollaku

Gishtat e Ramës dhe iPhoni i Inës janë dy ngjarje mbushur me trukim dhe trishtim. Dëmtimi i oficeres së policisë Ina Muka, është mbuluar me propagandë dhe stisje deri ne pabesueshmëri.
Ka humbur katër gishta, është sakatuar, e të tjera gjëma të pretenduara se i kanë ndodhur vajzës së re, u shpërndanë nga Edi Rama, fugmenët, punonjësit qeveritarë në rrjete sociale, mediat pa bythë rrotull pushtetit dhe eunukët si vlerë e pashtuar e komunikimit.
Batërdi viktimizimi për punonjësen e gabuar vendosur në rreshtin dhe vendin e gabuar, sa i përket vështirësisë profesionale dhe pritshmërive për reagime agresive nga protestuesit.
E pyeta ministren e Shëndetësisë zonjën Manastirliu, mbrëmë në emision në Top Channel sa ishte dëmtuar oficerja në protestë dhe përgjigja e saj nuk shkonte më shumë se një gisht në rrezik për tu hequr e te tjerë në gjendje më të lehtë.
Mjeku nga spitali kur foli ishte më shumë si kontekst se sa si tekst. Pyes disa mjekë me shumë përvojë njeri prej të cilëve profesionist në raste të ngjashme mjekimi më thotë:
Mjeku përpara se të ndërhyjë për të prerë gishtat nëse gjendja ishte e parikuperueshme, duhej ta dokumentonte deri dhe në fotografim e kjo të ishte pjesë e dosjes së pacientes. Nëse gishtat sado të dëmtuar do të kishin një pjesë lëkure e cila i mbante ende të lidhur, ata mund të rehabilitohen dhe mjekohen dhe pacienti nuk i humbet. Mjeku duhet ta thotë hapur publikisht këtë duke e shoqëruar me kartelën e të dëmtuarës.
Por kjo nuk ndodhi. Tani duke besuar dashur dhe uruar shërimin e polices, pa dashur ta quajme ‘Griselda 2’, gjurmët flasin se plagosja e vërtetë e vajzës është pas vajtjes në spital.

Aty nisi deformimi dhe loja me gishtat e saj nga gishtat e Edi Ramës. Dy, 3, 4, njëri ministër harronte sa kishte thënë tjetri dhe mjeku s’mbante mend sa i kishin thënë, Kryeministri vrapoi pas fashimit dhe bëri kingun me atlete.
Vajza me duar fashuar mori dhuratë një iPhon, ndonëse gishtat e të plagosurës ishin të gjithë nën fashimin e mjekëve të trullosur për nga transparenca, në pamundësi shtypje te opsionit tuch.
Telefoni nuk blihet me gishta, as me gjymtime, as me përdorje dhe këtë pajisje prapë se ka blerë nga xhepi KM. Pasi u bënë videot dhe shkrepjet e rastit vajza u nis për në Turqi. Deri atëherë punët harrohen dhe telefoni do të punojë me gishtat e Ramës.
Kjo dhuratë telefonie e ktij modeli një njeriu me pamundësi përdorje të gishtave është si ti vesh ashensor banesës një katëshe. Sepse të gjithë telefonat qeveritarë, pushtetarë dhe Rilindas, punojnë me gishtat e Ramës. Ne këtë trajtë të gjithë janë gishtaprerë dhe se përdorin dorën pa ua thenë ai i gjati.
Gjeneral Lleshi, tashmë nëpunës i lepurzuar, nuk hedh as 10 centimetër hapa këmbësh, nëse nuk ia ka miratuar kapterri Kryeministër. Ndërsa banorë të masakruar nga dhuna, gra që abortojnë e humbasin fëmijën nga kjo barbari policore se duan të mbajnë në strehë banesë familjen, për ata nuk ka sjellje njerëzore.
Madje KM plot urrejtje i thotë në spital gruas së plagosur nuk kam ardhur pêr ty. KM këpucegoditur nga mendimi të cilit i ka mbetur koka në atë hulli frike, duke e ditur se njerëzit kanë nisur ta shtyjnë drejt humnerës.
Madje dhe Ina do të jetë shëruar deri atëherë dhe në Iphoni-n dhuratë nga Rama do të shohë e këndojë lajmet se si iku e po largohet nga pushteti dhunuesi i vërtetë i saj Edi Rama.
Gishtat qofshin jetëgjatë Ina, ashtu si Griselda humbi atë që nuk kishte në mandatin e parë te rrëmetit Rilindas.

Deklarata e fortë: Rama po provokon shqiptarët, policë civilë mes protestusve për të krijuar incidente

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një deklaratë për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka në plan për të përçarë qytetarët.
Teksa u ndal tek protesta e banorëve të Unazës së Re, në emër të LSI-së Mehmetaj tha se Rama pavarësisht se u premtoi atyre legalizime, me këtë projekt do të fitojë miliona euro.
Po ashtu ajo theksoi se në protestat e këtyre banorëve janë futur edhe persona provokatorë, për të sjellë incidente.
Deklarata e plotë e deputetes Kejdi Mehmetaj 
Sapo kthehemi nga protesta e radhës e zhvilluar nga banorët e zonës së Unazës së Re, sot në ditën e 20-të të saj.
Ndjejmë dhimbje për të gjithë situatën e rënduar që është krijuar ndërmjet banorëve të asaj zone ku një pjesë e madhe e tyre kanë provuar tmerrin e dhunës dhe një pjesë tjetër dergjen birucave vetëm e vetëm, sepse po protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre.
Edhe njëherë duam të denoncojmë të gjithë aktet e dhunës që janë zhvilluar ndaj banorëve me urdhër të Edi Ramës apo provokimet e vazhdueshme për ta gjeneruar protestën e tyre legjitime në dhunë dhe konflikt.
Këta banorë nga vetë Kryeministri kur në mënyrë të paturpshme mashtronte qytetarët dhe u premtonte që do të legalizonte pronën e tyre, sot me të drejtë dalin dhe protestojnë.
Edhe njëherë do të sjellim në vëmendjen tuaj momentin kur Kryeministri i paturp i premtonte qytetarëve të zonës së Unazës së Re.

Edi Rama për të mbajtur pushtetin dhe për të fituar miliona nga afera e rëndë korruptive e ndërtimit të rrugës së re në këtë zonë, ku një kilometër barazohet me 22 milion euro që vijnë nga votat e shqiptarëve, ka filluar të zbatojë mbi banorët planin e tij makiavelist.
Këto metoda makiaveliste të kryeministrit për të përçarë shqiptarët e për t’i vendosur ato përballë njëri-tjetrit, nuk do të funksionojë dhe as nuk do ti trembi qytetarët.
Të lënë në mes të katër rrugëve, pa asnjë zgjidhje apo shpjegim, me të drejtën që u japin ligjet e këtij vendi, banorët e Unazës së Re vazhdojnë të protestojnë për pronën e tyre, për shtëpitë e tyre.
Kryeministri ogurzi, i cili kur kërkonte votat për t’u zgjedhur në krye të vendit, u premtonte banorëve legalizimet e pronave ashtu siç vetë ju e dëgjuat dhe vetë pranonte se ishin ndërtuar me djersë e gjak, sot i ka vendosur ata nën diktatin e dhunës dhe shkatërrimit.
Ditën e djeshme, ndërsa me arrogancë e përçmim kërkonte këndin e duhur për të bërë foto nga spitali, ogurziu Kryeministër i drejtohej me përçmim njërës prej grave protestuese të shtruara në Spitalin e Traumës e me pasoja të rënda nga dhuna që ishte ushtruar.
Ai thoshte se nuk do t’ia dijë për qytetarët, i thoshte se duhej të zhdukeshin një orë e më parë. A është e denjë që një Kryeministër t’u thotë qytetarëve të tij që duhet të zhduken një orë e më parë?
Kryeministri dhe e gjithë struktura e Policisë së Shtetit duhet të japin shpjegim përpara shqiptarëve për të gjitha rastet e dhunës që janë bërë publike nga mediat dhe banorët e zonës së Unazës së Re.

Gjithashtu duhet të japin shpjegime se përse gjatë protestave të qytetarëve vendosen provokatorë, te cilët janë identifikuar nga protestuesit dhe që synojnë të sjellin konflikt brenda protestës.
Tani po sjell përpara jush me figurë, të cilat ju i keni parë gjatë këtyre ditëve moment nga protesta:
-Rasti i një minoreni, një minoren që dhunohet në mënyrë barbare nga policët dhe aty kemi qenë vetë prezentë për ta vërtetuar këtë. Ja ku është i njëjti rast, sërisht me një minoren, i cili ndodhej në të njëjtin spital, por kryeministri kishte mendje vetëm të bënte deklarata e shoë përpara medias.
A ka ndonjë fjalë që mund të tregojë më shumë, se sa rasti i thinjave të bardha të kësaj nëne, e cila mbronte pronën e saj, të fëmijëve të saj, të nipërve të saj, të cilët nesër mund të mbeten në mes të katër rrugëve.
Keni rastin e zonjës Lindita, e cila përveçse është rrahur e në kurrizin e saj ka shenja, rrahje nga Policia e Shtetit, në të njëjtën kohë fëmija i saj ndodhet i arrestuar. Keni këtu një rast tjetër e shikoni këtu sërisht, së bashku me burrin e saj, një zonjë tjetër e cila është dhunuar nga Policia e Shtetit. Keni edhe një zonjë tjetër, Adelina Shehu, e cila ka thyer këmbën gjatë protestës edhe ka dëmtime të rënda nga protesta që është zhvilluar dje. Keni po prapë foto dhe situate të cilat aksesohen lehtësisht nga qytetarët.
Ja pra, ky Kryeministër, Edi Rama sot kthehet në simbolin e dhunuesve të grave, në simbolin e shkatërruesit, në simbolin e atij që vjedh paratë nga xhepat e shqiptarëve dhe për këtë Kryeministër nuk duhet të ketë më as mëshirë e as durim.
Edhe njëherë po theksojmë këtu përpara qytetarëve shqiptarë, që secili prej nesh sot është banor i Unazës së Re dhe kushdo që mendon se mund të shkatërrojë pronën e qytetarëve shqiptar pa e dëmshpërblyer atë, duhet të mendohet mirë, sepse pasojat do të jenë shumë të rënda.

Emigranti i çjerr maskën Edvinit: Do të mbyllë bastet për të favorizuar kompaninë e vëlla Olsit

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe, ka denoncuar tek ish-Kryeministri Berisha, se si ‘bast Arena’ e Olsi Ramës tashmë është bërë aplikacion në telefonin e tij, krahas institucioneve ku ai duhet të paguajë taksat në Shqipëri.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook:
Emigranti dixhital i çjerr maskën Edvin Kristaq Ramës.
Mbylli bixhozin per ti dhënë monopolin vellaçko Olsit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha!
Une jam nji shtetas shqiptar dhe jetoj ne Britanine e Madhe (Angli). Ndjek vazhdimsisht politiken shqiptare dhe krizen qe ka kapluar shqiptaret atje, ku shkak eshte flliqsira e sotshme qe mban emrin kryeminister. Kam ndjekur ceshtjen e mbylljes se basteve dhe parimisht jam dakord me kte nisme, edhe pse ktu ne angli por dhe ne te gjitha vendet europiane funksionon. Por sot kur po shkarkoja aplikacionin easypay per te mundur te paguaj faturat e familjes ne Shqiperi pasi ata skane mundesi ekonomike (si pjese me e madhe e shqiptarve sot), pashe qe ne kte aplikacion ed hajduti paska arritur te mundesoj llotot sportove online (e vetmja bastarena/olsarena/rilindjearena/familjaramaarena). Ne cdo menyr ai ka planifikuar qe leket e llotove sportive ti shkojne ols arenes!

Luftë në Vlorë, të shtëna me armë në lagjen “29 nëntori” dhe tek “Bishti i Kalldrëmit”

Qyteti i Vlorës është tronditur disa herë sot nga tritoli dhe të shtënat e armëve. Bëhet e ditur se, të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar në qytet.
Tani të shtënat janë dëgjuar në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
Dyshohet se janë të njëjtë persona që rreth 30 minuta më parë hapën zjarr në lagjen “29 nëntori”. Breshëritë e plumbave kanë krijuar panic tek qytetarët ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion.
Ora 19:26 – Pas shpërthimit të një makine, qyteti i Vlorës është tronditur sërish nga të shtëna me armë zjarri.
Ato janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” ku besohet se çdo gjë ka nisur pas një sherri.
Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen e po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.
Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij.
Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.