22.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Protestuesja rrëfen si u dhunua nga policia: Një polic nga rradha e dytë zgjati dorë dhe më goditi

Një qytetare e Unazës së Re, ka treguar sot se si është dhunuar nga policia ditën e djeshme në protestë.
Ajo i ka treguar kreut të opozitës Lulzim Basha, shenjta e dhunës barbare të ushtruar një ditë më parë nga policia.
Lefteri Duraku, një zonjë e moshura e cila mbeti e lënduar gjatë protestës së djeshme përpara parlamentit.
E përlotur, Duraku u shpreh pwr FaxNews se nuk është zaptuese dhe se shtëpinë e ka ndërtuar me djersë.
“Si të gjithë banorët e Unazës së Re, kur po protestonim turma më mori para dhe dola para policëve. Rradha e parë e policëve nuk na prekën, një polic nga rradha e dytë zgjati dorë dhe më goditi.
Polici me goditi nga të dyja këmbët. Unë për momentin kisha dhimbje. Më janë enjtur të dyja këmbët. Nuk lëziv dot tani.
Këtë shtëpi e kemi bërë me djersë. Burrin e kam invalid. Është turp për të gjithë policinë e shtetit. I thash burrit gjej një karrocë dhe me nxirr të dal në protestë.
Po bëhet 25 vjet që banoj në këtë banesë.Unë e kam blerë tokën. Dhe me kanë ngel vetëm shtëpitë. Vija kuqe me kalon mes për mes shtëpisë. Nuk e kam bërë as me drogë asgjë e kam bërë me djerësë. Jam e prekur dhe nga fjalët e kreyministrit.Kush i ka bërë legalizmiet kanë paguar para”, u shpreh përlotur ajo.

Basha me protestuesit: Agai i bëri pazaret, projekt 40 milionë euro për vilën në Surrel

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar sërish protestës së qytetarëve mbrëmjen e sotme tek Unaza e re, nga ku ka denoncuar sërish megavjedhjen që po bën qeveria.
Sipas tij opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë deri në fund, pasi ky projekt nuk është për qytetarët por për Edi Ramën.
Fjala e plotë e Bashës
Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët.
Rama ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!
Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me protestues të Unazës së Re
-Zoti Basha, Rama sapo ka thënë në facebook se kjo nuk është një protestë e hallexhinjve, por protestë e Partisë Demokratike dhe e opozitës.
Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit.

Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.
-Zoti Basha, janë shoqëruar me dhjetëra protestues, çfarë ka bërë opozita për ta? Ka marrë informacionin e duhur ku janë shoqëruar këta protestues, dhe çfarë do bëhet në vijim?
Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.
-A ka ndryshime gjatë këtyre 24 orëve, ka ndryshuar situata…?
Ka ndryshuar. Po ju s’keni hetuar fare për këtë punë, prisni të vij unë t’jua them? Hetojini dhe ju se sa janë, sa janë liruar, se kush janë këta persona, pse janë ndaluar. Bëni edhe ju punën tuaj, mos prisni të vij unë t’jua them gjithçka.
Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët.

Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje. Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq. Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi. Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë. Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!
-Çfarë do t’u sugjeroni banorëve të Astir-it, pas protestës së djeshme?
Unë nuk kam nevojë t’u sugjeroj asgjë banorëve të Astirit. As unë e as ju. E dinë vetë se çfarë bëjnë. Një gjë ju kam thënë, do të jemi në krah të tyre dhe jemi në krah të tyre.

Protestuesit thirrje Ramës: “O Edvin o Zagar do të heqim me litar”!

“O Edvin o Zagar do të heqim me litar’’, kjo ishte një nga thirrjet e protestuesve tek Unaza e Re.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme, për të protestuar tek Unaza e Re për të mbrojtur pronat e tyre, të cilat qeveria kërkon ti prishë pa i dëmshpërblyer.
Qytetarët i kanë bërë sërish thirrje Ramës që t’i takojë për të gjetur një zgjidhje.
Në ditën e 20 të saj, qytetarët janë më të vendosur se kurrë.
Sipas deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, pjesëmarrës në protestën e sotme, “Edi Rama po vjedh hapur qytetarët me një projekt klientelist dhe kriminal.
Edi Rama një kryeministër injorant që provokon qytetarët për të fshehur vjedhjen më të madhe në histori, për 2 km rruge – 40 milionë euro.
Nuk do e kalojë me batuta dhe brekushe kësaj here sepse qytetarët janë në të drejtën e tyre legjitime. Qytetarët po protestojnë për pronën e tyre, kundër një kryeministri hajdut që ka vetëm një mision, të dhunojë dhe të rrjep qytetarët.
Të gjithë në këmbë kundra këtij kryeministri antikombëtar”.

Hidhet në erë me tritol makina në Vlorë, kush është biznesmeni që u gjymtua

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.
Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703. Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.
48-vjeçarit Agron Alushaj, rreth orës 16:30 të ditës së sotme, i shpërtheu makina në hyrje të qytetit të Vlorës sapo kishte dalë nga një lavazh. Eksplozivi i ishte vendosur brena në makinë. Alushaj ndodhte në gjendje të rëndë në spital ku dyshohet se ka humbur këmbët nga shpërthimi.
Ai është pronar i një guroje në Drashoviç dhe vëllai i ish-drejtoreshës së Hipotekës në Vlorë Loreta Alushaj-Tozaj. Policia ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
48-vjeçari Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Automjeti po dilte nga një lavazho dhe do të udhëtonte drejt qytetit.
I plagosuri nuk ka precedentë penalë dhe nuk dihen ende shkaqet e vënies së lëndës plasëse. Alushaj ende nuk ka dhënë informacione për uniformat blu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Policia e Vlorës është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarje, duke vendosur postblloqe në disa zona të qytetit.

U dhunua nga policia, protestuesja tregon kurrizin e nxirë: Më lironi djalin, ndryshe do të kryej vetëgjyqësi!

Lindita Protoduari është një nga protestueset që mbeti e plagosur dje pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Gruaja e plagosur ka treguar në ‘’Fax Neës” për gazetarin Sokol Dema dhe shenjat e nxirjes në kurriz, e megjithatë thotë se, as nuk do që t’ia dijë për dhembjet e trupit por kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se shteti po e detyron që të kryejë vetëgjyqësi.
“Më lironi djalin, kaq i kërkoj shtetin, shtëpitë i kemi bërë me mund, kam nxjerrë sytë në gjilpërë dhe kam punuar 20 orë në ditë. Po na çoni në vetëflijim”, u shpreh Protoduari.
Dorjan Protoduari u arrestua dje nga ana e policisë në ambinetet e spitalit të Traumës ku kishte shkuar për të takuar të ëmën e tij, e cila mbeti e plagosur.
Ai akuzohet për organizimin e paligjshëm të protestës, edhe pse i ati i tij këmbëngul që banorët kanë dalë vetë të gjithë në rrugë, dhe nuk ka pse të bëhet një përgjegjës.
“Kur nuk e kam mirë fëmijën, nuk dua që tia dijë as për pasurinë, i bëj thirrje zotit Lleshi që të mos më mbajë djalin si organizator, të gjithë ne kemi qenë në protestë”, u shpreh Florian Protoduari, i cili tregoi dhe vitet e persekutimit të familjes së tij gjatë regjimit komunist.

Gjermania apel Kosovës dhe Serbisë

Pas deklaratave të ardhura nga Brukseli, edhe Berlini është shprehur kundër vendimit të qeverisë Haradinaj për rritjen në 100 përqind të taksave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Siç bëri të ditur për DW një burim nga qeveria gjermane të enjten në Berlin, Berlini, sikurse edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Hahn, e shohin këtë rast si shkelje të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, shkurt CEFTA. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Prishtinës që ta tërheqë këtë vendim”, tha i njëjti burim për DW.
Por, njëkohësisht, Gjermania bën thirrje në përgjithësi që Kosova dhe Serbia të bëjnë ç’është e mundur për të shënuar përparime në normalizimin e marrëdhënieve mes njëra-tjetrën. Edhe Beogradi mund të japë ndihmesë për përmirësimin e atmosferës me hapa konkrete, thuhet nga qarqet qeveritare në Berlin.
Sinjal kundër MSA
Edhe raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer, e mbështet thirrjen e BE-së. “Vendimi i djeshëm i Kosovës për t’i ngritur deri në 100 për qind taksat për mallrat e ardhura nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për tregtinë e lirë midis vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe mund të cilësohet si një sinjal kundër Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës“, tha deputeti demokristian për DW të enjten në Berlin.

Beyer, në deklaratën e tij, shtoi se “qysh prej rritjes së parë të taksave me 10 përqind, javën e kaluar, raporti ndërmjet dy shteteve është tensionuar”. Beyer tha se bashkohet me kërkesën e BE-së dhe i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta tërheqë vendimin sa më shpejt. Beyer, i cili është raportues në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, tërhoqi vëmendjen se konfliktet tregtare duhet të gjejnë zgjidhje në instancat dhe proceduarat e parapara për to.”
Liberalizimi i vizave nuk është dhuratë por detyrim
Për të Gjelbrit, përgjegjësia për vazhdimin e dialogut qëndron tek të dyja palët: Raportuesi i kësaj partie në Komisionin e jashtëm të Bundestagut, Manuel Sarrazin, në një deklaratë dhënë DW i kritikoi sjelljet e shfaqura rishtazi nga Serbia dhe Kosova. „Spiralet e përshkallëzimeve nuk janë kurrë të dobishme. As nga ana e qeverisë serbe, e cila ndër të tjera ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatën policore ndërkombëtare, INTERPOL, dhe as nga ana e qeverisë kosovare, e cila tani po përgjigjet me rritjen e taksave doganore”, ka thënë Sarrazin i pyetur për DW. “U bëj thirrje të dyja palëve që t’i kthehen dialogut konstruktiv. Pa marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, anëtarësimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian do të shtyhet edhe më larg”, tha deputeti i gjelbër.
Por Sarrazin vuri në dukje se ky rast nuk duhet të ndikojë ndaj çështjes së liberalizimit të vizave. “Parakushtet e caktuara nga komisioni i BE-së janë plotësuar. Prandaj liberalizimi i vizave nuk është dhuratë për kosovaret dhe kosovarët, por një pjesë e një marrëveshjeje që duhet të respektohet edhe nga ana e BE.

Një divorc i qetë, Britania dhe BE bien dakord për deklaratën politike të Brexit

Drafti i marrëveshjes për Brexit është gati, me të edhe shpresa për samitin e posaçëm të BE për Britaninë e Madhe, që pritet të zhvillohet të dielën. Të enjten (22.11) iu vu pika edhe treguesve të fundit të marrëveshjes paraprake për marrëdhëniet mes BE dhe Britanisë së Madhe. Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE ranë dakord për deklaratën politike për të ardhmen e marrëdhënieve mes unionit dhe Mbretësisë së Bashkuar. Këtë e konfirmoi Donald Tusk duke theksuar se kemi arritur një deklaratë “në nivelin politik”, dhe se një deklaratë e tillë i është dërguar të 27 krerëve të qeverive dhe vendeve të BE.
Kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi deklaratën politike të enjten si “‘deal’-in e duhur për Britaninë e Madhe”. May tha se marrëveshja e daljes nga BE është gati e prekshme, dhe vendos piketat për një të ardhme më të mirë, ku Britania e Madhe do të vendosë vetë për kufijtë, ligjet dhe paratë e saj. Të enjten në mbrëmje, Theresa May u paraqit para parlamentit në Londër dhe të shtunën ajo do të udhëtojë edhe njëherë në Bruksel për një raund të fundit të bisedimeve para samitit.
Londra dhe Brukseli – një aleancë e ngushtë
Sipas draftit të marrëveshjes, si BE edhe Britania e Madhe synojnë një partneritet të ngushtë në shumë fusha, që nga tregtia dhe bashkëpunimi ekonomik, ndjekja penale, drejtësia dhe politika e jashtme deri tek çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ndër të tjera parashikohet një marrëdhënie tregtare për shkëmbimin e mallrave që do të jetë mundësisht sa më e ngushtë, thuhet në dokumentin e deklaratës politike. Do të zhvillohet një “partneritet i ambicionuar dhe i gjerë ekonomik”. Palët parashikojnë një marrëdhënie të “ndershme” dhe “të thellë”. Periudha e tranzicionit pas Brexit do të duhet të zgjatet deri në dy vjet. Në këtë kohë, Britania e Madhe do të paguajë në buxhetin e BE-së.
Merkel: Ka ende diskutime
Ede kancelarja gjermane, Angela Merkel sheh ende nevojë për të dialoguar para samitit të enjten. “Ne kemi ecur shumë mirë përpara”, tha ajo në Berlin, por sigurisht do të ketë “ende shumë diskutime, veçanërisht në Britaninë e Madhe. Merkel e mbështet arritjen e një marrëveshjeje. “Unë do të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia që të arrijmë një marrëveshje”, theksoi Merkel. Në 29 mars të vitit 2019 Britania e Madhe do të largohet nga BE.

Basha-ndërkombëtarëve në Tiranë: Heshtja ju bën bashkëfajtorë, jeni këtu për të pirë dhe ngrënë?

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka sfiduar ashpër sot, organizatatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, që po heshtin përballë konfliktit të madh që qeveria ka krijuar me banorët e Unazës së Re.
“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare në Shqipëri: Ku jeni, për çfarë paguheni?!
Për çfarë jeni këtu?! Për të bërë pasarela, për të ngrënë e për të pirë? Sa e mirë është vera shqiptare?! Ku jeni?!
Ja ku është “drejtësia shqiptare”! Pse heshtni?! Heshtja ju bën bashkëfajtorë!”, theksoi Basha.
Basha u shpreh se, banorët kanë të drejtë sipas ligjit të legalizimit që të dëmshpërblehen për pronat e tyre pasi ato nuk janë zaptues, por e kanë blerë traullin.
“Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin, shpronësohesh dhe pastaj të merret prona dhe zhvillohet projekti. Banorët duhet të dëshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer.
E drejta e banesës mbrohet me kushtetutën e Shqipërisë. Banesa është e shenjtë. Së dyti norma juridike e thotë qartë se edhe në ato raste kur je të në proces legalizimi do të shpronsohesh dhe do të marrësh dëmshpërblimin. Në 2015 është ndryshuar ky ligj, por sërish e ndalon kushtetuta, pasi ëhstë një ligj antikushtetues. Nuk mundet që dikush të marrë dëshmnpërblim dhe dikush tjetër jo në të njëjtën situatë. Pasi banorët që janë në të njëjtën gjëndje janë dëmshpërblyer.
Banorët e kanë fituar këtë të drejtë më ligj, për të mos lënë pa përmendur pas këtu dhe mashtrimin e Edi Ramës të kapur në zë dhe figurë. Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është i paskrupullt sepse po vidhet hapur nga Edi Rama”, tha Basha.

Kosovë: Arrestohen të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës arrestoi në veri të Mitrovicës katër persona në kuadër të hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dy nga të arrestuarit janë policë serbë të Kosovës. Njësitë speciale të policisë së Kosovës ROSU, arrestuan në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës katër persona, në kudarë të hetimeve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ndodhi më 16 janar të këtij viti. Mediet lokale serbe në veri njoftojnë se në mesin e të arrestuarve ka pjesëtarë serbë të policisë së Kosovës. Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, thotë se dy nga të arrestuarit janë nga komanda veriore e policisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Daut Hoxha, konfirmon arrestimin e katër personave në veri të Mitrovicës.
“Pjesëtarë të Njësisë speciale të Kosovës, ROSU, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar katër persona në bastisjet që kanë bërë në katër lokacione, tre nga ta lidhen me hetimin rreth një lënde dhe të katërtin që ka penguar policinë gjatë operacionit”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.
Gjatë kohës së arrestimit të katër serbëve në veri të Mitrovicës, në këtë pjesë janë dëgjuar sirenat për rrezik nga ajri, që ka bërë që të mblidhen turma të vogla njerëzish në sheshin kryesor të qytetit. Situata tash për tash sipas policisë, paraqitet e qetë.
Vuçiç me garanci nga KFOR-i
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas arrestimit të katër serbëve në veri, tha në Beograd se ka marr garanci nga KFOR-i që do të ndalë siç thotë “çfarëdo çmendurie”.

“Shumë mirë e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për serbët dhe Kosovën. Ne jemi të vendosur t’i ndihmojmë popullit tonë. Ju lus t’i shmangeni çdo lloji incidenti sepse, nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj çfarë ju lejohet atyre, gjithmonë kërkojnë fajtorin tek ne”, citojnë mediet serbe Aleksandër Vuçiqin.
E nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se “veprimi i policisë në veri të Mitrovicës, nuk lidhet me asnjë zhvillim politik”.
“Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhërit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik”, shkroi në profilin e tij Haradinaj.
Oliver Ivanoviq, udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u vra me armë zjarri më 16 janar të këtij viti para zyrës së tij në veri të Mitrovicës. Operacioni i sotëm i policisë së Kosovës u bë vetëm dy ditë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës doganore për 100% për të gjitha Mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Ky vendim ka ngritur tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por edhe serbëve të Kosovës, të cilët madje kanë paralajmëruar edhe vendosjen e barrikadave në rrugë. Lista “Srpska”, që ka 10 deputetë në Parlamentin e Kosovës dhe është pjesë e koalicionit qeveritar tashmë ka bojkotuar të gjitha institucionet e Kosovës.

“Prisni kur Rama të kërkojë t’i kërkojmë falje Vangjush Dakos”!

Partia Demokratike ka bërë thirrje sot që jo vetëm opozita, por e gjithë shoqëria, të mos reshtë, të mos lërë gurë pa lëvizuar, që banditët të shkojnë aty ku e kanë vendin, qofshin këta edhe zyrtarë.
Deklarata u bë nga deputeti Genc Pollo, i cili ngriti zërin për mungesën e reagimit nga shteti dhe prokuroria ndaj fakteve të bëra publike tashmë të lidhjeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve.
“Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjigmet zyrtare të bandës së Avdylajve dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit dhe shefi politik i Rilindjes, është palë kontraktore me këtë bandë, tha Pollo. Avdylajt i mblidhinin atij vota me para dhe kërcënime. Shef rilindasi lokal i shërbente duke i mbrojtur nga Policia, duke i dhënë tendera dhe leje ndërtimi dhe duke i emëruar minibanditët me shkollë në drejtoritë e Durrësit.
Në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen për ti çelur rugën hetimit të pandikuar.
Në një vend normal, partia e tij do ta kishte zhveshur nga funksionet partiake.
Në një vend normal, shefi i qeverisë do ta dënonte aktin e ofiqarit dhe do të insistonte së paku një sqarim të plotë dhe hetim të thellur. Por në Shqipërinë rilindase kemi kryebashkiakun që tërsëllon, herë me zë të trashë dhe herë me qësendi dhe është i pakursyer ën padi. Partia e tij gjallon nën thundrën bandito-rilindiste.
Shefi i mazhorancës i jep mbrojtje mbi dhe nën rrogoz dhe së shpejti pritet të apelojë se kush mendoi keq për Dakon, duhet t’i kërkojë atij falje publike. Ndaj është detyrë primare e opozitës dhe gjithë Shqipërisë të mos reshtim dhe mos lëmë gurë pa përmbysur derisa të jemi një vend normal”.