Lideri i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia e PD deklaroi se, protestat e banorëve të Unazës së Re do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen deri sa e drejta e tyre të fitojë.
Basha tha se, sot në orën 5 të pasdites, qytetarët e Astirit do të jenë sërish në protestë dhe bashkë me ta do të jetë dhe vetë ai dhe grupi parlamentar i PD-së.
‘Banorët e Astriti sot në orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata.
Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta.
Po mos prisni se, atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera’, deklaroi Basha në konferencën për mediat.
Basha thirrje qytetarëve: Sot në orën 17:00 në protestë me banorët e Astirit!
Vjedhja në Unazën e Re, 2 mijë euro për një centimetër
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka dhënë fakte skandaloze për vjedhjen që Edi Rama kërkon të bëjë tek Astiri. Sipas Bashës, 2 mijë euro centimetri është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.
Sipas kreut të opozitës, kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë dhe e negociuar nga vetë Edi Rama.
“Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.
Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:
Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
2 mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Basha.
Basha u shpreh më tej se, banorët kanë të drejtë sipas ligjit të legalizimit që të dëmshpërblehen për pronat e tyre pasi ato nuk janë zaptues, por e kanë blerë traullin.
“Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin, shpronësohesh dhe pastaj të merret prona dhe zhvillohet projekti. Banorët duhet të dëshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer.
E drejta e banesës mbrohet me kushtetutën e Shqipërisë. Banesa është e shenjtë. Së dyti norma juridike e thotë qartë se edhe në ato raste kur je të në proces legalizimi do të shpronsohesh dhe do të marrësh dëmshpërblimin. Në 2015 është ndryshuar ky ligj, por sërish e ndalon kushtetuta, pasi ëhstë një ligj antikushtetues. Nuk mundet që dikush të marrë dëshmnpërblim dhe dikush tjetër jo në të njëjtën situatë. Pasi banorët që janë në të njëjtën gjëndje janë dëmshpërblyer.
Banorët e kanë fituar këtë të drejtë më ligj, për të mos lënë pa përmendur pas këtu dhe mashtrimin e Edi Ramës të kapur në zë dhe figurë. Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është i paskrupullt sepse po vidhet hapur nga Edi Rama.
Secili prej tyre ka blerë pronën. Secili është përfitues nga ligjit i legalizimit. Asnjë prej tyre nuk është zaptues, të gjitha kanë blerë pronën kanë paguar taksat tatimet.
Edi Rama mashtron.Secili prej tyre e ka blerë tokën. Këto janë fakte se si po vjedh Edi Rama në megaferën e tij korruptive.
Një hajdut i fiksuar pas vjedhjes ka shpikur PPP për të vjedhur shqiptarët. Është një njeri që jeton dhe mendon vetëm për të vjedhur”, u shpreh Basha.
Tmerr nga dhuna! Protestuesja shtazënë humb fëmijën pas arrestimit nga policia
Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë arrestimeve të djeshme nga policia të protestuesve që ishin tek parlamenti.
Njëra prej grave që është shoqëruar mësohet se ka dështuar nga dhuna shtazarake që policia ka ushtruar ndaj saj.
Siç kanë bërë të ditur banorët e Astirit, Erjona Dozhani ka qenë 5 javëshe shtatzënë, por fatkeqësisht ka humbur fëmijën që kishte në bark.
Burimet thanë se, ajo aktualisht ndodhet në spital, ndërsa burri i saj është arrestuar.
Aktori mesazh polices Nuka: “Dil publikisht dhe sqaro të vërtetën, do ishe heroina ime nëse do ta bëje këtë”
Efektivja e forcave Shqiponja Ina Nuka me apo pa dashjen e saj, u përdor dje masivisht edhe nga politika, pas lëndimit që iu bë në protestën ku banorët e Astirit kërkonin që të mbronin shtëpitë e tyre nga prishja.
Fillimisht u raportua se Nuka kishte humbur katër gishtat, dhe më pas u tha se ajo kishte humbur vetëm një prej tyre, dhe do t’i bëhet një implant në një nga spitalet më të mirë të Turqisë, mundësuar nga ana e qeverisë shqiptare.
Për gjithë këtë rrëmujë të shkaktuar, aktori Neritan Liçaj ka vetëm një kërkesë për Nukën, të dalë publikisht dhe të sqarojë të vërtetën e saj që ka ndodhur, ashtu siç i ka hije një personi që bën betimin e ushtarakut.
Liçaj tregon dhe respektin e tij maksimal për punonjësit e rendit, duke qenë se babai i tij është një ish-ushtarak.
Reagimi i aktorit
Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka.
Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak. E di shumë mirë sa detyrë të bukur të vështirë plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju në uniformë!
E njoh me detaje formulën e betimit kodin e nderit dhe të të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi,kombit dhe flamurit. Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe respektin të paktën timin personal.
Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikoj gjithçka deri dhe jetën tuaj sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj..dhe jo atë tregonte propaganda e çartur ku del një herë katër gisht të prerë, një herë dy gishta të prerë, një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara…
Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni. Me shumë respekt për ju.
Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë. Të tregoje të VËRTETEN para shqiptarëve!
Mashtrimi me gishtat e polices
Janë krejtësisht të dënueshme skenat që mijëra shqiptarë panë nga protesta e banorëve të Unazës së Re përballë Kuvendit ku një punonjëse policie u plagos në dorë.
Po aq e dënueshme është edhe iniciativa e qeverisë për të nxjerrë me gisht në gojë mijëra banorë të Unazës së Re duke iu prishur banesat e duke mos i dëmshpërblyer për një projekt, i cili kundërmon erë korrupsion që në letër.
Raportohet se janë 12 policë të plagosur, tek ta u zhvilluan vizita publike nga ministri i Brendshmë Sandër Lleshaj, por policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi numrin e protestuesve të rrahur dhe dhunuar dhe sa prej tyre gjenden në spital.
E sikur të mos mjaftonte kjo, propaganda qeveritare ka marrë krahë duke përdorur gjakun e polices së plagosur për të sfumuar protestën e banorëvë te Unazës së Re.
Ka një tendencë për t’i paraqitur ata si vandalë dhe shpellarë siç i quajti edhe kryebashkiaku Veliaj duke fshehur njëkohësisht edhe shkopinjtë e gomës të policisë në kokat e të miturve.
Fillimisht u tha se policja humbi 4 gishta duke ngjallur një solidarizim të madh dhe tërësisht të drejt, pastaj u raportua se humbi tre, ndërsa rezulton se policja ka dëmtuar vetëm një gisht dhe për fat të mirë nuk ka humbur asnjë.
Megjithatë, propaganda qeveritare e bëri të veten duke tentuar të sfumojë protestën e këtyre banorëve, një pjesë e të cilëve e tajkaloi me shashkat, por që pjesa më e madhe u rrahën keqaz në mes të Tiranës!
JFK: Misteri prapa Perdes së Hekurt
Vrasja e John Fitzgerald Kennedy, Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara Amerikës, ndodhi ditën e premte, 22 nëntor 1963, në Dallas të Texas, në 12 e 30 minuta sipas orës lokale (18:30 UTC). John Fitzgerald Kennedy u godit për vdekje nga plumba pushkë, të qëlluara nga punëtori, aktivisti dhe ish ushtaraku Lee Harvey Oswald, teksa udhëtonte me të shoqen Jacqueline, me Guvernatorin e shtetit John Connally (i plagosur rëndë) dhe të shoqen e këtij të fundit, Nellie, në bordin e një limuzine presidenciale (një Lincoln Continental i vitit 1961) në Dealey Plaza. Për të hetuar atë që ndodhi u krijua një komision i posaçëm hetimor, Komisioni Warren, sipas hetimeve të të cilit – të zhvilluara midis viteve 1963 dhe 1964 – Kennedy u godit nga një snajper i vetëm (lone gunman theory). Ky konkluzion ka hasur fillimisht një mbështetje të gjerë nga ana e publikut amerikan, por sondazhe të mëpasme opinionit, duke filluar nga Gallup Poll të vitit 1966, kanë demonstruar sesi shumë njerëz qenë me mendim kundër, aq sa në vitin 1976 u krijua një organ i ri, United States House Select Committee on Assassinations (HSCA), që e paraqiti rezultatin e punës së tij në vitin 1979. Bazuar pjesërisht mbi prova akustike, HSCA-ja hipotezoi se kishte pasur 4 të shtëna, prej të cilave 3 (përfshi goditjen vdekjeprurëse) nga ana e Oswald dhe një ndoshta nga një snajper tjetër, duke konkluduar se i paqëndrueshmëri mendërisht Lee Harvey Oswald, i vrarë pak kohë më pas nga krimineli Jack Ruby, mund të kishte vepruar në kuadër të një projekti që përfshinte më shumë persona, sipas mbështetësve të ndryshëm të teorive të ndryshme të komplotit, edhe pse për këtë nuk u gjetën prova.
Vitet në Rusi të Lee Harvey Oswald. Të treguara nga ish koloneli i KGB-së që u kujdes për praktikën e kërkesës së tij për vizë. Skenaret e dyshimta pas vdekjes së Presidentit amerikan dhe hetimi i kryer nga sovjetikët. Oleg Nechiporenko, Kolonel i KGB-së në pension, e njihte vrasësin e Presidentit amerikan John Kennedy. Jo shumë kohë përpara tragjedisë, duke punuar pranë ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Meksikë nën koperturë diplomatike, kishte shprehur gjykimin e tij lidhur me Lee Harvey Oswald, që kishte bërë kërkesë për vizë. Mendimi kishte arritur deri tek drejtuesit: Oswald ju mohua viza sovjetike. Kur Nechiporenko doli në pension, nisi të bëjë shkrimtarin dhe disa prej librave të tij lidhur me vrasjen e Presidentit Kennedy u bënë bestseller. Russia Today ka intervistuar ish kolonelin.
Oleg Maksimovich, kanë kaluar 50 vjet nga dita ku vrasësi i Kennedy u ngjit në katin e 6-të të magazinës së librave shkollorë në Dallas dhe nga aty qëlloi tri herë. Versionet që qarkullojnë nuk kanë të numëruar: flitet për konspiracionin e mbretërve amerikanë të naftës, për intrigat e fanatikëve kubanezë dhe deri edhe për makinacionet e shërbimeve sekrete sovjetike. Kurse Oswald do të ishte një kokë turku e thjeshtë, siç e kishte quajtur veten përpara kamerave. Ka ardhur momenti që të hidhet dritë mbi këto mistere.
Kam opinionin tim lidhur me këtë ngjarje. Në ndryshim nga disa ish kolegë të mi të shërbimeve sekrete, nuk jam aspak dakord me idenë e “kokës së turkut”.
Le të fillojmë nga gjërat më të thjeshta: Oswald kishte shkuar në Bashkimin Sovjetik me vizë turistike dhe kishte kërkuar azil politik në vitin 1959. Ishte një fytyrë e njohur për KGB-në.
Këto janë gjërat e thjeshta? Kam shkruar libra të tërë lidhur me këtë ngjarje, për vite të tëra kam studiuar në arkiv dosjen e Osëald.
Domethënë ishte hapur një hetim?
Ju çfarë mendoni? Për dy vite e gjysmë të kaluara në Bashkimin Sovjetik ka 5 dosje voluminoze. Imagjino: jemi në vitin 1959, midis vendeve tona ka një perde të hekurt mjaft të fortë, dhe papritmas, si nga hiçi, një ish marins e deklaron veten marksist, dëshiron të marrë pjesë në ndërtimin e shoqërisë socialiste dhe kërkon të marrë shtetësinë sovjetike. Fakti ishte tejet i pazakonte dhe kishte shkaktuar reagimin e niveleve të larta drejtuese. Kështu që KGB-ja u vu në punë.
Agjentët sekretë e kishin vënë Oswald nën kontroll?
Është vënë nën kontroll qysh ditën e parë që ka shkelur Bashkimin Sovjetik si turist – më 16 tetor 1959 – dhe deri ditën e largimit, në majin e vitit 1962. Në atë kohë kishte dy nënseksione të KGB-së që merreshin me turistët e huaj. Drejtoria e Parë e Përgjithshme (PGU) interesohej për kandidatët e mundshëm për t’u rekrutuar dhe përdorur më pas si agjentë përtejkufirit. Kurse Drejtoria e Dytë e Përgjithshmë – kundërspiunazhi, zbulonte shërbimet sekrete të rivalit. Por Oswald i mundi të gjithë në kohë, duke i kërkuar qysh ditën e dytë të ardhjes së tij në Bashkimin Sovjetik guidës Rimma Sh. që ta ndihmonte në bërjen e kërkesës për marrjen e shtetësisë sovjetike.
Ky Rimma Sh. ishte agjent i juaj?
Pothuajse të gjithë punonjësit e “Inturist” bashkëpunonin me ne. Kohët qenë të tilla dhe kërkesa e një amerikani, të cilit i ishte caktuar menjëherë një emër i koduar “Nalim” (një peshk ujërash të ëmbla, shënimi im.), studiohej dhe shqyrtohej nga KGB-ja, nga shërbimet sekrete ushtarake, nga Ministria e Jashtme, nga OVIP-ja (Departamenti i Vizave dhe i Regjistrimeve, shënimi im.), nga “Inturist”-i dhe nga Kryqi Kuq. Kurse vendimi për t’ia refuzuar kërkesën ishte marrë nga Ministri i Punëve të Jashtme Gromyko, nga kreu i KGB-së Semichastnyj dhe nga shoku Anastas Mikoyan që merrej me çështjet ndërkombëtare në qeveri dhe në Komitetin Qendror të Partisë.
Inidividi shkaktonte kokëçarje. Pse e quajtët “Nalim”?
Jehona qe e tmerrshme. Sa organizma u përfshinë në këtë ngjarje! “Nalim” ishte zgjedhur pasi agjentët tanë kishin pak fantazi. Nëse e shikoni mirë fotografinë e tij, do shikoni se Lee Harvey Oswald ka disa tipare të ngjashme me këtë lloj peshku. Duhet pranuar edhe se kishte një energji të pabesueshme. Kur kërkesa e tij u bllokua, arriti gjithësesi që t’i trondisë të gjithë edhe pa e ditur rusisht. Shkruante letra, lutej dhe, kur kërkesa e shtetësisë ju refuzua, tentoi që të vetëvritej.
Nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për një gjë të tillë.
Preu damarët, përfundoi në Spitalin “Botkinskij”. Por nuk kishte prerje të thella, kishte nxjerrë pak gjak për të na future frikën. Por në atë moment të gjithë, edhe KGB-ja, kuptuam se Oswald ishte një personazh i komplikuar. Po t’i vinte vetes ndonjë objektiv, nuk e braktiste më. E kuptoni? Sikur të mos i kishte ndodhur asgjë. Po sikur papritmas të kishte tentuar ndonjë vetëvrasje të vërtetë? Skandali do të kishte qenë në nivel botëror: një njeri i majtë ëndërron shtetësinë sovjetike, ajo i refuzohet dhe ai kërkon vdekjen. Për Perëndimin do të ishte një dhuratë. Kështu që morën vendimin për të mos ia dhënë shtetësinë, duke u kufizuar në një leje të përkohshme qëndrimi në territorin e Bashkimit Sovjetik.
Po spiunazhi dhe kundërspiunazhi nuk kërkuan që ta shfrytëzojnë si agjent potencial?
Kundërspiunazhit i mjaftonin pak javë për ta studiuar një subjekt, u krye një verifikim special nga ku u arrit konkluzioni i mëposhtëm: “Nuk kemi asnjë interes lidhur me qytetarin amerikan Lee Harvey Oswald”. Nuk i hynte në punë as PGU-së (Drejtorisë së Parë Qendrore, shënimi im.), çfarë informacionesh do të mund të ofronte?
Oleg Maksimovich, kjo do të thotë se tani unë dhe ju po arrijmë në një përfundim të mirë. Oswald nuk ka qenë agjent sovjetik?
Kurrë. Askujt nuk i shkoi në mend që ta rekrutonte. Për shëbimet tona sekrete ishte një persona non grata. Kishte edhe dyshime lidhur me të, nuk përjashtohej gjithësesi të ishte duke spiunuar amerikanët. Kur u transferua në Minsk, ia dërguam dosjen KGB-së bjelloruse. Qe sikur të kishim hequr një thes nga shpatullat dhe, siç e kujtoi KGB-së Semichastnyj gjatë një bisede me ne, “kontrolli ndaj Oswald ishte rutinë, me përdorimin e agjentëve, me teknologji operative, me vëzhgim të jashtëm…”
Ama nuk është e qartë se pse e kanë dërguar në Minsk.
Donin ta dërgonin në shtetet balltike, por Oswald refuzoi në mënyrë kategorike. Pranoi me gjysmë zemre të shkojë në Minsk. Më pas u transferua, shkoi të punojë në fabrikën e impianteve të radios si punëtor me kategorinë më të ulët dhe qendra e ndërpreu totalisht interesimin ndaj tij.
Nëse ishte në një nivel kaq të ulët, atëhere duhet të ketë qenë e vështirë mbijetesa për Oswald.
Mos e vrit mendjen. Nëpërmjet Kryqit të Kuq ju caktuan 5000 rubla me vendim të Komitetit Qendror të PKBS-së, ju caktuan 700 rubla rrogë dhe një apartament.
Për standardet e atëhershme ishte një mal me para. Por Oswald vendosi njëlloj të largohej drejt Shteteve të Bashkuara.
Rezultoi mendjemadh. Punonte në mënyrë të trashë. Përveç marksizmit, nuk interesohej për asgjë. Nuk e mësoi kurrë mirë rusishten. Në kompensim, ishte i pranishëm në të gjitha festimet, pëlqente vajzat, u martua me një 20 vjeçare, Marina Prusakovaya. Këto janë të gjithë sukseset e tij. Në Minsk nuk e kishin vënë as në survejim të rreptë. Perceptohej se kishte në mendje që të largohej, atëhere pse të nxirreshin njerëzit zbuluar? Ama kur kanë dalë problemet për nisjen, sërish demonstroi një energji dhe dinakëri të pabesueshme. U mësua se pavarësisht deklaratave të tij, nuk e kishte hequr shtetësinë amerikane. U nis me gruan e re bjelloruse Marina, që ndërkohë kishte lindur një fëmijë, dhe të gjithë morrëm frymë lirisht. Ky tip nervoz dhe egoist na kishte kushtuar shtrenjtë dhe kishte qenë totalisht kot. Pas ikjes u formulua një konkluzion i sigurtë: “Gjatë një hetimi të vëmendshëm të Osëald, nuk kanë dalë të dhëna që dëshmojnë lidhjen e tij me organet e spiunazhit amerikan”.
Një njeri si Lee Harvey Oswald mund ta kishte vrarë i vetëm Presidentin e Shteteve të Bashkuara?
Me gjithë eskortën që ishte dhe duke pasur parasysh se nuk ishte një qitës i mirë. Po, mund ta kishte vrarë. dhe kush ka thënë që qitësi “Nalim” nuk ishte i zoti? Në Minsk kishte blerë një pushkë njëtytëshe që e përdorte kur shkonte për gjueti. Edhe në Shtetet e Bashkuara e gjeti një pushkë.
Oleg, ju jeni një prej 3 funksionarëve të ambasadës ruse në Meksikë që keni folur me Oswald pak kohë përpara vrasjes së Kennedy në Dallas, kur “Nalim” ju drejtua juve për të kërkuar vizën sovjetike? Për çfarë ju kishte paralajmëruar?
Pas atentatit ndaj Kennedey, në shtëpinë e Oswald amerikanët gjetën dokumentat tona me mendimin negativ për kërkesën e hyrjes në Bashkimin Sovjetik. Imagjino se çfarë kasaphane do ishte bërë sikur t’ia kishim dhënë vizën? Më 27 shtator të vitit 1963, Lee Oswald ka ardhur në ambasadë. Në fillim të bisedës ishte në një gjendje të ndrydhur, më pas e ka marrë veten. Na ka informuar për jetën në Minsk, për martesën me një shtetase sovjetike. Motivi për të cilin donte të kthehej në Bashkimin Sovjetik ishte survejimi konstant nga ana e FBI-së. Fillimisht fliste mjaft i irrituar, por më pas erdhi duke u qetësuar. Mu duk njeri nevrastenik. Është e qartë se në Minsk Oswald kishte qenë nën kontrollin tonë, por në një orë bisedë më të nuk na shkoi as në mendje ideja e një bashkëpunimi të mundshëm me të.
Pse?
Nuk ishte i përshtatshëm për operacionet. Fliste rusisht, por i hante fjalët, shqiptimi ishte i tmerrshëm, nganjëherë kalonte në anglisht. Pati edhe një takim të dytë në ambasadë, me dy kolegë të mi. Edhe atyre ju duk për atë që në thelb ishte: një nevrastenik.
Si ka arritur atëhere ta vrasë Kennedy?
Për ta thënë me dy fjalë, pati një seri kushtesh që u zhvilluan në mënyrë të pabesueshme në favor të Oswald. Për Kennedy, për Amerikën, për ne, qe një tragjedi. Më 22 nëntor të vitit 1963 zgjodhi një prej vendeve ideale për vrasjen e Presidentit, përgjatë kortezhit presidencial, domethënë Dealey Plaza në Dallas. Ka dy kthesa në rrugë: njëra 90 gradëshe, ndërsa tjetra i detyron makinat që të kthehen në 120 gradë. Oswald punonte në zyrën kur gjendej magazina e librave shkollorë, pikërisht përgjatë rrugës së kortezhit. Mund të futej pa problem dhe ta fshihte pushkën me dylbi optike. Të habit fakti që policia nuk ka kontrolluar shtëpitë përgjatë rrugës, pasi shërbimet sekrete zakonisht nuk e kërkonin këtë lloj inspektimi. Për ta kuptuar deri në fund se çfarë situate ishte krijuar, kam përfshirë në punën kërkimore bashkëpunëtorët e policisë federale. Kreu i saj më ka konfirmuar se zgjedhja kishte qenë korrekte dhe, sipas tij, ndërtesa e magazinës së librave shkollorë ishte një vendstrehim i mirë që i ofronte snajperit mundësinë e shkrepjes së armës nga një mbështetëse. Kjo e rriste në mënyrë të konsiderueshme saktësinë e gjuajtjes. Këndi midis snajperit dhe objektiv, bashkuar me pjerrësinë e rrugës, e bënë më të thjeshtë marrjen e shënjestrës “nga prapa”.
Kështu e paskam kuptuar mirë, deri edhe një snajper joekspert mund të arrinte të mos dilte huq?
Po, bile edhe ekspertët mendojnë se në ato kushte kërkesat e profesionalizmit të ekzekutuesit janë më të ulëta. Mund të pohohet me siguri që deri një snajper i mesëm do të kishte qenë në gjendje të siguronte një efikasitet të lartë gjuajtjeje. 3 plumba të shtënë nga Oswald e centruan objektivin.
(nga Storica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Rummenigge “zbret në fushë”, e ardhmja e tij, ajo e James dhe lëvizjet në merkato
Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionit Sport 1 mbrëmjen e së enjtes dhe ndër të tjera ka prekur edhe temën më të rëndësishme për tifozët bavarezë, atë të planeve të klubit për rindërtimin e skuadrës në të ardhmen e afërt.
“Bayern duhet dhe do të bëjë diçka, por mendoj se ne kemi ende një skuadër shumë të mirë në këtë moment. Nuk e shoh kaq dramatike, po ky ekip para 6 muajsh shpallej kampion me 21 pikë avantazh, ndërsa kanë ardhur edhe të rinj si Goretzka, Renato Sanches e Serge Gnabry. Do të veprojmë, në janar apo me shumë gjasa në verë, Salihamidzic po punon dhe jam shumë i qetë. Financiarisht jemi në gjendje të shkëlqyer, ndaj nëse do të jetë e nevojshme, do ta përdorim ‘barutin’ që kemi në dispozicion”, tha Rummenigge.
Gjithsesi, bosi i Bayern-it këmbëngul se klubi bavarez nuk do ta tradhtojë filozofinë e vet, duke refuzuar të futet në garën e çmendur të shpenzime të tipit Neymar-PSG: “Verën e shkuar tregu u çmend, u regjistruan shifra absurde si për Neymar, Mbappé e të tjerë, por te Bayern-i kemi një filozofi dhe i qëndrojmë besnikë, duke marrë vendime racionale dhe me bazë financiare solide. Në ankande të çmendura nuk futemi, nuk do të bëjmë kurrë shpenzime si për Neymar”.
Një tjetër temë delikate është e ardhmja e mesfushorit kolumbian James Rodriguez, për të cilin Rummenigge tha: “Mendoj se James luajti futboll fantastik sezonin e shkuar, ishte ndër më të mirët për ne. Kam ende në mendje paraqitjen fantastike të tij kundër Realit në Champions League.
Të gjithë mendojmë se është një lojtar i mrekullueshëm, për fat të keq ai është dëmtuar dhe nuk do të luajë më këtë vit. Në janar e tutje do të zbavitemi sërish me të në fushë. E ardhmja e tij? Kemi një marrëveshje, ku ekziston një opsion që mund ta ushtrojmë deri në 15 qershor 2019. Jemi në nëntor, nuk ka kuptim të flasim që tani për këtë çështje. Do të vendosim në momentin e duhur, por me siguri jo më të ardhmen e afërt. Nuk ka pse të nxitohemi, duke parë klauzolën që kemi në kontratën e huazimit të tij nga Reali”.
Rummennigge për Oliver Kahn, i përfolur si kandidat për pasuesin e Uli Hoeness: “Nuk e takoj prej muajsh dhe nuk e kam idenë çfarë planesh ka për të ardhmen. Janë çështje personale dhe diskutohen e vendosen nga Bordi Drejtues”.
E ardhmja e vetë Rummennigge-s, i cili ka kontratë deri në 2019? “Mund të them që Uli dhe Bordi më kanë kërkuar të rinovoj dhe do ta bëj së shpejti”.
Franck Ribéry dhe shuplaka e famshme dhënë një gazetari francez pas humbjes në Dortmund: “U ndjemë keq për atë ngjarje, por mendoj se erdhi edhe nga gjendja e rënduar emocionale pas asaj disfate. Franck ishte shumë i tensionuar, por ka kërkuar falje dhe historia është mbyllur tashmë”.
Salillari, faturinoja që u bë oligark!
Nga Namir Lapardhaja
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin metamorfizime të jashtëzakonshme të tipit: nga badigard shndërrohesh në miliarderë, në ndërtues kullash e më pas në politikanë të suksesshëm; nga ish-kapter i regjimit në biznesmenë me miliona euro pasuri; nga ish-faturino autobusi në ndërues i rrugëve publike dhe i veprave më të mëdha infrastrukturore në të gjithë Shqipërinë, duke bashkëpunuar në mënyrë të errët dhe të dyshimtë me të gjitha qeveritë.
Ky i fundit është rasti i P. Salillarit, emri i të cilit është rikthyer në vëmendjen e publikut, lidhur me tenderin e fituar për ndërtimin e pjesës së mbetur të unazës së Tiranës, në të cilën, jashtë çdo logjike infrastrukturore, një kilometër rrugë do të kushtojë diku tek 20 milionë euro.
Përse kjo kosto kaq e lartë?
Logjika ekonomike e “Salillarit” me pushtetin është shumë e thjeshtë: aty janë lekët që do të ndërtohet rruga, është përqindja që do të fitojë pushteti, po ashtu janë lekët që do të hidhen në fushatën e radhës në favor të pushtetit.
Po sjell në vëmendjen e lexuesve vetëm rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 në Berat: 6 muaj para zgjedhjeve, firma “Salillari” mori në Berat 4 punë të mëdha, me vlerë midis 600 milionë dhe 800 milionë lekë (të vjetra) secila. Punët ishin: restaurime tratuaresh dhe rehabilitim i lulishtes së Dëshmorëve të Kombit. Jo vetëm që punët e bëra shkaktuan më shumë dëme se sa dobi, por lekët e hedhura nuk justifikuan ciësinë e punimeve, vetëm atë që u fol në atë kohë: “Salillarit” i duhej të hidhte shuma të mëdha lekësh në favor të fushatës së pushtetit, qoftë në zgjedhjet lokale, qoftë në ato të përgjithshme.
E njëjta logjikë po përdoret edhe tani. Ajo që është shqetësuese është se firma në fjalë është kliente e rregullt e të gjitha qeverive, ndaj opozita, veç të tjerash, duhet të mbajë edhe qëndrim të qartë dhe të hapur se çdo të bëjë nesër në pushtet me këta klientë, të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, hedhin lekë për fushatë dhe blejnë zgjedhjet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Mediu: Përgjigje e fortë qytetare, protesta çdo ditë para Kryministrisë kundër dhunës dhe arrogances
Pas dhunës se policisë ndaj protestuesve të Unazës së re para Parlamentit por edhe gjatë protestës së pasdites në afersi të banesave të tyre ka reaguar kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu.
Ai në një shenim në rrjetin social facebook shkruan se, “arroganca dhe shpërfillja përballë jetës dhe pronës duhet të ketë një përgjigje të fortë qytetare”.
Postimi i plotë i Mediut
Dhuna ndaj qytetarëve burgosja e tyre.
Sharja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptarëve, intimidimi i tyre.
Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare
Ne keto kushte:
Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise.
Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare.
Jemi ne Kushtet Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te
Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.
Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, Pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli.
Skemi me kushtetut por vetem nje njeri qe ben si te doje
Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonomine
Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet.
Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet, por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, cdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin.
Policia, terror pas mesnate në Astir, arreston 50 banorë për protestën para Parlamentit
Numri i të arrestuarve në radhët e banorëve të Astirit pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit ka qenë shumë i madh.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në total janë arrestuar më shumë se 50 persona, ndërsa policia ka qenë deri në orët e vona të mesnatës në zonën e Unazës së Re.
Protesta e pasdites së djeshme u shoqërua po ashtu me konfrontime mes banorëve dhe policisë, ndërsa nuk u kursyen as deputetët e PD-së të cilët ishin në mbështetje të protestuesve.
Derimë tani zyrtarisht nga Policia është njoftuar arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua.
Më pas shoqërime me forcë pati edhe pas hedhjes së këpucës në drejtim të kreut të qeverisë Rama në ambientet e Spitalit të Traumës.
“Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:
-23Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç;
– Fluturim Goleci, 30 vjeç;
– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
– Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç;
– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);
– Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
– Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës””, thuhej dje në njoftimin e policisë.