31.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Zbulohet skandali i Ramës me Unazën e Re: Projekti nuk u bë nga qeveria por nga një kompani…

Autoritetit Rrugor (ASHRR) të Shqipërisë pretendon se projekti teknik për zgjerimin e Unazës së Re është bërë falas nga një kompani projektimi inxhinjerik, kompania Ave Consulting, e cila është gjithashtu kompania që monitoron zbatimin e projektit të stadiumit të ri kombëtar.
Ky pretendim ngjalli dyshime, pasi bëhet fjalë për një punë e cila kushton jo më pak se 1-1,5 milionë euro, dhe vështirë të mendohet një arsye që mund të shpjegojë këtë dhurim ndaj shtetit nga një kompani private.
Madje një arsye për këtë “bamirësi” nuk ka dhënë dot as drejtori i ARRSH-së, institucionit përfitues të shërbimit falas-pyetjes së thjeshtë se si ka mundësi që një kompani të bëjë një shërbim të tillë falas, drejtori Afrim Qendro iu përgjigj, të enjten në mbrëmje në emsionin Opinion, me një arrogancë të dukshme me fjalët: “Ku e di unë! Shkoni pyesni kompaninë!”.
E vërteta është se Afrim Qëndro e di shumë mirë arsyen, por ai nuk mund ta pranojë atë sepse do të zbulonte manipulimin e rregullave dhe shkeljet e rënda ligjore që ai ka ndërmarrë për llogari të Kryeministrit Rama në këtë projekt.
Ave Consulting nuk e ka bërë projektimin e rrugës për ARRSH-në, por për kompaninë Victoria Invest, e cila ka paraqitur një vit e gjysëm më parë një propozim të pakërkuar pranë ARRSH-së për të marrë me koncesion rindërtimin e unazës së jashtme të Tiranës.
Si pjesë e propozimit të pakërkuar, Viktoria Invest ka paraqitur projektin teknik të zgjerimit të rrugës të bërë me porosi dhe pagesë të saj nga Ave Consulting.

Është e qartë se të gjitha kostot e projektit janë vlerësuar nga Victoria Invest, në shërbim të interesit të saj për të fryrë kostot e koncesionit me qëllim për të përfituar sa më shumë gjatë zbatimit të projektit. (Në të vërtetë, kostot që ka përdorur Victoria Invest janë bazuar në një manual të Ministrisë së Transporteve, i cili përbën një skandal më vete pasi përditësimi i tij në vitin 2015 është bërë duke marrë çmimet referenciale të autoriteteve italiane dhe duke i shumëzuar për dy.)
Ndryshe nga pretendimet e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj, as qeveria dhe as bashkia nuk kanë patur ndonjë projekt apo planifikim për zgjerimin e unazës para kërkesës nga Victoria Invest. Gjithçka ka filluar me propozimin dhe interesin e Victoria Invest. Kjo gjë hedh poshtë thuajse të gjitha pretendimet e qeverisë dhe bashkisë se zgjerimi ka të bëjë me projektet e tyre zhvillimore apo interesin e tyre publik—projekti ka nisur si interes privat, i cili ka gjetur mbështetjen publike.
Burime të Exit.al janë shprehur se, pas kërkesës, koncesioni është diskutuar direkt midis pronarit të kompanisë Victoria Invest dhe Kryeministrit Rama, por nuk dihet se për çfarë arsye Kryeministri dhe pronari i Victoria Investit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për një marrëveshje koncesionare.
Ajo që dihet është se pas kësaj, Kryeministri ka vendosur ta realizojë projektin me fonde buxhetore dhe me kontraktim të thjeshtë përmes prokurimit publik.

Burimet tona pretenduan se kompanitë që do të zbatojnë projektin, të ndarë në tre segmente, janë paracaktuar nga qeveria, dhe pas kësaj zgjedhje arbitrare, ARRSH ka manipuluar të gjitha procedurat dhe rregullat duke zhvilluar një garë fiktive për të legjitimuar kontratat me kompanitë e paracaktuara.
ARRSH e ka adoptuar projektin e paraqitur nga Victoria Invest si projekt te vetin, pa asnjë procedurë formale, as ligjore dhe as teknike, dhe mbi të gjitha pa asnjë diskutim dhe analizë teknike. Madje, ARRSH nuk ka konsideruar asnjë alternativë tjetër teknike.
Duke qenë se çdo gjë ka qenë e paracaktuar, ARRSH dhe qeveria kanë shkelur çdo lloj procedure për hartimin e projektit, në mënyrë të veçantë kanë shkelur ligjet për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe konsultimit me publikun.
Duke e kthyer projektin privat të propozuar nga Victoria Invest në dokument bazë të sajin, por duke e fromalizuar atë si punë të bërë falas dhe dhuruar ARRSH-së nga Ave Consulting, kompania e kontraktuar nga Victoria Invest. ARRSH nuk është shqetësuar as të bëjë ndonjë vlerësim teknik dhe financiar të projektit, por e ka zyrtarizuar atë siç u paraqit nga privati.
Mbi këtë bazë, ARRSH zhvilloi një tender fiktiv, me tre loto, ku marën pjesë tre kompani të paracaktuara dhe kompania Vëllezërit Hysa, e cila nuk paraqiti asnjë ofertë, por shërbeu vetëm si fasadë për të legjitimuar “garën”.

ARRSH lejoi pjesëmarrjen në “tender” edhe të vetë kompanisë Victoria Invest.
Rezultatet e tenderit tashmë janë publike, sikurse janë bërë publike, sikurse edhe kostot e tejskajshme me të cilat Kryeministri Rama ka vendosur ta realizojë projektin.
Ajo që nuk është diskutuar, deri më tani, është fakti se edhe projekti teknik i zgjerimit të Unazës së Re është i një cilësie të debatueshme. Në mënyrë të veçantë, zgjidhja e nyjes në Sheshin Shqiponja është një zgjidhje problematike, si nga pikëpamja teknike edhe ajo mjedisore.
Një ekspert i njohur transporti, u shpreh për Exit.al se projekti teknik i nyjes tek Sheshi Shqiponja është i papërshtatshëm, dhe veçanërisht zgjidhja me tre nivele është e panevojshme, e papërshtatshme dhe do të rezultojë problematike në praktikë. Sipas tij, e vemtja vlerë e “zgjidhjes” së propozuar është rritja e kostove, që gjithashtu rrit mundësitë e abuzimit me kostot.
Por ky fakt duket se nuk ka shqetësuar askënd, ndoshta sepse qëllimi i vërtetë i projektit nuk ka qenë asnjëherë cilësia teknike dhe as menaxhimi i kostove, por përfitimi privat.
Natyrisht, një projekt i konceptuar dhe hartuar nga një kompani private për interesat e saj private, për mundësimin e të cilat vihen në shërbim instutcionet publike, i shërben në rradhë të parë interesit privat dhe jo atij publik.
/Exit.al/

Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës: Je diarre me fjalor legeni!

Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi i është përgjigjur dje deklaratave të kryeministri Edi Rama të bëra në sallën e Kuvendit. Rama sulmoi Rakipin dhe analistët që kundërshtojnë linjën e tij, duke i pagëzuar me nofkën ‘Kadrinj’.
Ky epitet nisi të përdorej nga Rama pasi një komentues me emrin Kadri Veseli hodhi akuza ndaj tij dhe i kërkoi llogari në rrjetet sociale. Pasi një sinkroni që solli një përmbledhje të fjalës së Ramës, Rakipi e cilësoi të gjithë deklaratën e kryeministrit një ‘pjesë të diarresë’.
“Ky sinkron që ndoqët është pjesë e diarresë që bëri sot Rama, nga paraditja, deri në mesdite. Fjalën që lëshova nuk është në etikën e gazetarit. Ka kohë që ky kryeministër e ka humbur qetësinë, ka kohë që etiketon median si kazan. Ky kryeministër ka mbetur te fjalori ottoman. Ka dhe fjalor tjetër si legen, që ne mund t’ja themi Edi Ramës, por ne nuk e bëjmë”, tha Rakipi.
Çfarë tha Rama në Kuvend:
Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, që ta ngrejë këtë pyetje vetë, do thoshte, “nga lekët e vetë Unazës së Re merrni dhe jepjani zaptuesve, sepse e keni korruptiv çmimin e kilometrit”. Kjo qasje, e cila është e përhapur nga kadrinjtë e ekspozuar të opozitës politike dhe ndër ata të paekspozuarit e opozitës medatike është një kadriotizëm me yllin në ballë dhe me Andin nën shalë. Por patër do flas konkretisht edhe për këtë. Ka kryeqytet, por ka edhe Bashkim, Kujtim, Pal, Agron, Edmond edhe patjetër ka edhe Ramazan! Të gjithë këta i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI-së, bashkë me kadrinjtë e paekspozuar nga Ylli Kadriu, te Andi Kadriu, deri tek Qim Kadriu, të gjithë bashkë.

”Shtëpia për shqiptarin është e shenjtë”, Islami: Është një qeverisje antipopullore, situata do të përkeqsohet

Ish-ministri sociaist dhe ish-deputeti, Kastriot Islami ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar protestën e fundit të banorëve të Astirit, teksa tha se, situata është agravuar për shkak të qëndrimeve të kryeministrit Rama.
Islami tha se, Rama me gjuhën e tij prej injoranti ka provokuar qytetarët, duke përdorur dhe policinë e shtetit në mbrojtje të pushtetit të tij.
‘’E gjithë kjo situatë është rrjedhojë logjike e qeverisjes së vendit, nuk është e çuditshme që qytetarët të përplasen me pushtetin, është qeverisja e një pakice njerëzish, të lidhur ngushtë me krimin. Është një qeverisje antipopullore, dhe mendoj se situata do të përkeqsohet.
Rama flet me gjuhën e një superinjoranti, për të ofenduar këdo që ka përballë. Është hera e katërt që po ndërhyhet në këtë zonë, ti nuk mund të prishësh folenë e këtyre njerëzve dhe t’i hedhësh në rrugë, pasi ne e dimë që shtëpia për çdo shqiptar është e shenjtë.
Unë do ju bëja thirrje dhe policëve që të jenë të kujdesshëm, kam parë që policët i janë sulur protestuesve me dhunë. Ka pasur një angazhim special dhe nga Zëri i Amerikës që protesta të transmetohej dhe atje, edhe pse ka qenë ora 5 e mëngjesit.

Është një mesazh i qartë për shqiptarët se po monitorohen. Prandaj u bëj thirrje policëve që të mos kalojnë kompetencat e tyre dhe të zbatojnë urdhërin e një kryeministri dhe një ministri kukull. Rama përdor për intersat e tij podiumit që iu takon qytetarëve, siç është podiumi i parlamentit.
Njerëzit nuk janë të dhunshëm dhe as policët, gjithçka ka ndodhur për shkak të provokimeve të bëra nga Edi Rama, qytetarët janë viktima në këtë rast. Përmes mediave të Ramës të krijohet ideja sikur policët do marrin hakun për kolegen e tyre. Duhet të veprojë dhe prokuroria me urgjencë, që për fatin tonë të keq nuk është e pavarur. Protesta është kushtetuese, pasi çdo qytetar ka të drejtë që të përfaqësohet.
Ashtu si i kam lexuar unë qëndrimet e Ramës ai nuk ishte fare i qetë, as te situata që ndodhi te spitali ushtarak, ai është mes një dileme mes depresionit dhe sjelljes arrogante”, u shpreh Islami.
Islami tha më tej se, ka një terr informativ për publikun dhe për koston që do të kushtojë Unaza e Madhe, duke shtuar se kjo bëhet për interesa klienteliste.

A duhet të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?

Sulmet e zemrës ndodhin kur furnizimi me gjak në zemër ndërpritet papritmas.
Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës janë sëmundjet koronare të zemrës – sëmundje ku enët e gjakut që e furnizojnë zemrën me gjak bllokohen me depozita të kolesterolit.
Kjo ndodh kur niveli i kolesterolit, lloj i një substance yndyrore, është shumë i lartë.
Në mënyrë që të parandalohen sulme te zemrës, sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet tjera me shëndetin e zemrës, është shumë e rëndësishme që të mbahen të ulëta nivelet e kolesterolit.
Kjo mund të bëhet me ndërprerjen e konsumimit të ushqimeve që i rrisin nivelet e kolesterolit, siç janë ushqimet që përmbajnë yndyrë të ngopur.
Pasi që kolesteroli gjendet në plot ushqime, siç janë vezët, mund t’ju duket sikurse ngrënia e vezëve vetëm sa jua rritë nivelet e kolesterolit në gjak.
Por, a është e këshillueshme të shmangni konsumimin e vezëve nëse keni kolesterol të lartë?
Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, përgjigja e thjeshtë është jo.
Kjo për shkak se ndonëse vezët përmbajnë kolesterol, ato kanë pak yndyrë të ngopur, dhe është yndyra e ngopur ajo që është shkaktare e kolesterolit të lartë.
Veç kësaj, vezët janë të pasura me shumë proteina, vitamina dhe minerale.

Kujdes nga cigaret elektronike, mund të shkaktojnë sëmundje kronike

Përdoruesit e cigareve elektronike mund të jenë duke e vënë veten në rrezik nga sëmundjet e mushkërive, pasi që një studim i ri tregon se si këto cigare e bllokojnë aftësinë e sistemit të imunitetit për t’i pastruar mushkëritë dhe për të ndaluar krijimin e kimikaleve të dëmshme.
Një studim nga universiteti Birmingham ka zbuluar se nikotina e thithur nga cigaret elektronike bëhet shumë më e fuqishme në vrasjen e qelizave.
Autorët ende e theksojnë faktin se cigaret elektronike kanë rrezik më të ulët për shkaktimin e kancerit të mushkërive sesa produktet e zakonshme me duhan, por thonë se nuk janë aq të sigurta sa pohojnë prodhuesit e këtyre cigareve dhe shumë pak dihet për efektet afatgjate.
“Unë nuk besoj se cigaret elektronike janë më të dëmshme se cigaret e zakonshme, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos besojmë se janë aq të sigurta sa pohohet për to”, ka thënë njëri nga autorët e këtij studimi.
Për këtë hulumtim, i cili është kryer në teste laboratorike me qeliza njerëzore dhe është publikuar në revistën ‘Thorax’, ekipi ka zbuluar se disa nga dëmet e shkaktuara nga cigaret elektronike janë ekuivalente me dëmet që shkaktohen nga duhani i zakonshëm.

Përse nuk duhet lënë pas dore shëndeti mendor

Çrregullimet mentale llogariten si 4/10 e shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në gjithë botën. Për më shumë, shëndeti mental është një nga veçoritë e lëna anash, të cilin asnjë vend nuk e konsideron si të nevojshëm për të vepruar pa ekzistuar rreziku emergjent.
Në emergjencë, raporti i njerëzve me çrregullime mentale (siç janë psikozat, anksioziteti dhe çrregullimet e lidhura me stresin) planifikohet të jetë 1% më i lartë.
Njerëzit me çrregullime mendore janë në veçanti të lëndueshëm. Një çrregullim ekzistues mund të përkeqësohet nga ngjarjet stresuese, nga mungesa e furnizimit me barna dhe nga mungesa e mbështetjes sociale që më herët i ka përkrahur këta njerëz.
Provat tradicionale për t’i mjekuar me “shërues shpirtërorë”, nuk do të kenë sukses. Pacientët në përkujdesje institucionale mund të lihen anash nga stafi dhe vetë institucioni.
Personat me sëmundje mentale nuk mund ta kuptojnë rrezikun e të qëndruarit me të afërmit, ose ata mund të braktisen nga familjet e tyre dhe komuniteti. Turpi, po ashtu, mund të bëjë familjarët që të fshehin një anëtar të familjes që mund të jetë mentalisht i sëmurë, kështu që individi nuk është në gjendje të vendos për vetveten. Në këtë mënyrë, mbetet pa kujdes adekuat, në mungesë të barnave dhe stafit profesional.

Ndërhyrjet e shoqërisë për njerëzit me sëmundje mendore, përfshijnë testimet e shërbimeve ekzistuese dhe gjetjen e atyre të nevojshme; krijimi i një marrëdhënie me mjekët dhe lehtësimi i përdorimit të metodave tradicionale shëruese; sigurimi i barnave psikotrope; nxitja e trajnimit të shpejtë të stafit për mbikëqyrje intensive; si dhe krijimi i një shërbimi që do të shmangte formimin e shërbimeve paralele.
Shërbimi duhet të zhvillojë ndërhyrje themelore biologjike dhe psikosociale për të lehtësuar simptomat dhe të rikthejë funksionimin; të edukojë dhe mbështesë kujdestarët ekzistues; të punojë me strukturat lokale dhe grupet për të pamundësuar fshehjen e ndonjë të sëmuri mendor dhe të bashkëpunojë me shërbimet shëndetësore dhe autoritetet për të krijuar një kujdes të qëndrueshëm.
Njerëzit që përjetojnë ndonjë konflikt ose fatkeqësi ndihmohen kryesisht nga ndërhyrjet sociale që merren me nevojat e tyre bazike dhe iu mundësojnë atyre që të jetojnë jetën e vet. Këto intervenime, duhen po ashtu, të përmbajnë mbështetjen humane dhe profesionale për personat me çrregullime mentale.
Ky afrim “i shenjtë”, kërkon një përgjigje integruese, të shumë sektorëve, përkundër fragmentimit të kujdesit siç ndodh në shumicën e rasteve.

Dhuna ndaj protestuesve, Manjani: Rama fajtor, me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e ndodhura dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.
Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se, gjuha e përdorur nga Rama është njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Sipas tij, me këtë gjuhë përçarje, Rama kërkon të fshehë krimin financiar të radhës.
Postimi në Facebook
Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!
Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!
Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!
Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.
Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.
Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.
Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!

Ish-zv.ministri rrëfen çmendurinë në qeveri: Ministrat vlerësoheshin nga like-t që merrnin në facebook

Pavarësisht se dha dorëheqjen pak kohë më parë nga posti i zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka në rrjetet sociale ka ndarë prapaskenat e mbledhjes së parë të qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.
Muka tashmë është zyrtarisht jashtë administratës, por kjo se pengon të ndajë përshtypjet me ndjekësit e tij. Muka shkruan se gjatë mbledhjes qeveritare, ajo që i ka bërë përshtypje është fakti që Rama fliste, ndërsa të tjerët mbanin shënime.
Ish-zv.ministri thekson se e vetmja gjë që diskutohej gjatë mbledhjes qeveritare ishin liket dhe komentet në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Beteja bëhet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë?
Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka tëmë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!
Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.

Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup ËhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.
Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj). Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar të cilat janë në gjuhën Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”. Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkron rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e Shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të forte dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale…fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!

“Dëgjova dy vajzat që ulërinin dhe më pas shoh policët që më morën djalin 13 vjeç”

“Dëgjova dy vajzat e mia që ulërinin, dhe më pas shoh që policët më morën djalin 13 vjeç”. Ky ishte rrëfimi që bëri Flora Mano nga Tirana për emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Ajo denoncoi publikisht policinë se kjo e fundit i kishte marrë padrejtësisht djalin me dhunë dhe ia kishte shoqëruar në komisariat, ndërkohë që ai u la i lirë në mbrëmje.
“Kisha dalë krejt papritur me fëmijët dhe vjehrrin dhe të afërm. Po shihja se aty kishte protestues, i bashkohem. Ishim duke ikur në shtëpi dhe aty shoh që dy vajzat e mia po ulërinin, kur shoh që policia më mori djalin 13 vjeç. Arrita që të hipi në furgon bashkë me vjehrrin. Djali i motrën time ndërhyri, por edhe atë e mori policia. Sot në darkë më doli djali nga policia. Policia u tregua në mënyrë barbare, më mori djalin 13 vjeç. Ne si banorë jemi pjesë e zgjatimit të Bulevardit, që nuk dëmshpërblehemi”, tha gruaja.