26.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Avokati i Popullit nis hetim për projektin e Unazës së Re

Pas protestës së sotme para Kuvendit të Shqipërisë, e cila agravoi në përdorimin e dhunës ku u plagosinë disa efektivë dhe disa protestues, ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.
Në reagimin e Avokatit të Popullit, thuhet se “Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re.”
Më tej në reagim thuhet se ka dy javë që ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të implementimit të këtij projekti, ndërsa thekson: “Avokati i Popullit këmbëngul se vetëm rruga institucionale dhe ligjore mund të jetë ajo që prodhon një rezultat të gjithëpranuar dhe koherent me interesat e publikut dhe rregullave mbi të cilat kemi ngritur shtetin tonë të përbashkët.”
AVOKATI I POPULLIT NIS HETIM PËR INCIDENTET E SOTME MIDIS PROTESTUESVE TË UNAZËS SË RE DHE POLICISË
Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re.
Ndërkohë që prej të paktën dy javësh Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të implementimit të këtij projekti të kontestuar nga një numër qytetarësh, si dhe garantimin e të drejtave të personave që preken nga ky projekt infrastrukutor, përplasjet midis këtyre të fundit dhe forcave të policisë ditën e sotme vendosin në fokus nevojën e përsëritur nga ana jonë për një debat gjithëpërfshirës rreth këtij projekti.

Avokati i Popullit këmbëngul se vetëm rruga institucionale dhe ligjore mund të jetë ajo që prodhon një rezultat të gjithëpranuar dhe koherent me interesat e publikut dhe rregullave mbi të cilat kemi ngritur shtetin tonë të përbashkët.
Dhuna nuk mund të jetë një mjet me anë të të cilit duhen kërkuar zgjidhje dhe nga ana tjetër po kaq e kritikueshme është intransigjenca e atyre autoriteteve që i bëjnë qytetarët të ndjehen të shpërfillur, pa mundësi për të dialoguar e aq më keq, të pasigurtë në jetën e tyre.
Ruajtja dhe garantimi i dinjitetit njerëzor duhet të qëndrojë në themelin e çdo vendimarrjeje e politike zhvillimi.
Mirëqeverisja si vlerë thelbësore e shtetit të së drejtës nuk mund të realizohet pa u zbatuar ligji si i vetmi burim i sigurisë për jetën, nga secili prej nesh – e nga organet e administratës shtetërore përpara të tjerëve.
Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndime nga radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve duke garantuar se një hetim paralel ka nisur të zhvillohet për të parë nëse ka pasur tejkalime të kompentencave nga ana e institucioneve.
Me shpresën se situata të tilla prej të cilëve të gjithë si shoqëri dalim humbës do të evitohen, Avokati i Popullit bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe nisjen sa më parë të një procesi të hapur, të ndershëm dhe të sinqertë komunikimi midis palëve deri në gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme dhe ligjore.

Lubonja, thirrje protestuesve: Rama, bandë horrash, nxirrni nga zyra Arta Markun

Analisti Lubonja e ka konsideruar pushtetin e Ramës si një bandë horrash që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ai i ka bërë thirrje protestuesve që të nxjerrin nga zyra Arta Markun, e cila është palë me Ramën në vjedhjen që u bëhet shqiptarëve ku një kilometër rrugë ka shkuar deri në 20 milionë euro.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se projekti i rindërtimit të Unazës së Madhe, është një vjedhje galopante e Edi Ramës dhe për këtë arsye, ai po krijon konflikt me banorët, opozitën dhe mediat e pa shitura. Bushati tha se gjeneza e gjithë konfliktit, është vjedhja galopante, që ka sjellë këtë projekt 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë.
“E vetmja gjë për të cilën e pashë me interes kryeministrin, ishte ajo puna se si kanë shërbyer kompania “Vëllezërit Hysa”, për të ndarë 40 milionë euro për 3 njerëzit. Banorëve u duhet thënë faleminderit sepse e nxorrën në sipërfaqje këtë ngjarje.
Kjo është një vjedhje galopante.
Prisja argumentat e Ramës për akuzat. Si ka mundësi që Rama e ka cuar kilometrin e rrugës 20 milionë euro?
Nëse je nisur për të vjedhur, do keqtrajtosh banorët, do fusësh konflikt partinë. Nëse merresh me Ramazanin, Anetën, Kristaqin, e bën sepse nuk do të flasë për vjedhjen galopante.
Si ka mundësi që kilometri i rrugës ka shkuar 20 milionë euro, më shtrenjtë se cdo vend i botës?
Gara fallco që është bërë, është gjeneza e të keqes. Konflikti me banorët, median dhe opozitën, vjen nga kjo. Premisa e tyre është vejdhja. Kur nisesh për të vjedhur do bësh kundërshtarë, njërëzit, opozitën dhe mediat e pa blera.
Edi Rama është nisur për të vjedhur, prandaj është sot në konflikt. Cdo tentativë me Rexhepin me Kadriun është tymnajë për të hequr vëmendjen nga vjedhja“, u shpreh Bushati.

U përplas me Ramën në spital, protestuesja në lot: Tregoi arrogancë, t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak

Një prej protestuesve, bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama sot në ambjentet e Spitalit të Traumës, është e ftuar në emisionit “Të PaEkspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.
Nga studio nr.2 ajo rrëfeu tmerrin që përjetoi paraditen e sotme gjatë përplasjes me policinë tek Parlamenti si dhe fjalët që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama në Spital.
“U tmerruan fëmijët, vetëm sot policia e këto 19 ditë nuk kemi parë asnjë polic të bashkohet me ne. Opozitën e kemi thirrur ne se asnjë deputet i mazhorancës nuk n aka mbështetur.
Unë isha në rreshtin e tretë, dhe policët kanë kaluar mbi trupin tim. Aty rashtë në tokë pa ndjenja dhe nuk mbaj më mend gjë,” tregon ajo.
Më pas tha se kreu i qeverisë Edi Rama përveç kësaj tregoi arrogancë me sjelljen e tij në spital duke i thënë se nuk kishte ardhur për të.
“Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë por qytetare me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak.
Ai erdhi sot në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen jo për ty. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës”, tregoi Lindita Protoduari.

Mediat botërore, jehonë protestës së banorëve të Unazës së Re

Protestës së banorëve të Unazës së Re i kanë bërë jehon edhe mediat ndërkombëtare. The Washington Post, NY times, AP neës agency, ABC news, Daily mail e shumë të tjera shkruajnë:
Disa qindra protestues shqiptarë janë përplasur me policinë ndërsa ata u përpoqën të hynin brënda në Parlament për të protestuar kundër një vendimi qeveritar për prishjen e ndërtesave të tyre që i hap rrugë ndërtimit të një rruge të re.
Mediat ndërkombëtare vijojnë më tej duke theksuar se banorët kanë bllokuar rrugët ccdo ditë në shenjë proteste.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama, vijojnë më tej mediat prestigjoze, u bëri thirrje protestuesve “të marrin atë që ju jep ligji dhe të largohen nga rruga!”

Edi Rama!

Nga Erl KODRA

Ti më ngjanë krejt si çetnik që ka dalë në krye të një horrdhie pushtuese, i rrethuar me çakej sulmues, buldozera, fadroma, skafandra dhe lahpera. T’i marrim gjërat me rradhë; sepse me ty duhen ndarë punët njëherë e mirë.
A e di se çfarë është një shtëpi? A e kupton se njeriu i shkretë, kudo që ndodhet ka referencë shtëpinë, strehën ku futë kryet në darkë, e pasi kalon atë prag të shenjtë, çlirohet prej të gjithë ndjesive negative që qenie si ty i shkaktojnë gjatë ditës? A e di se brenda atyre mureve, ata njerëz kanë të gjitha dashurinë e tyre, kanë bash arsyet pse ata ekzistojnë?
A e di se nën ato kulme jetojnë fëmijë, gra, burra, vajza, djem, pleq dhe plaka? A e di se ata hanë e pijnë, qajnë e qeshin, dashurojnë dhe vdesin nën ato kulme prej 30 vitesh?!
A e kupton o Naçallniku i Surrelit se bota nuk rrotullohet rreth teje, dhe se jeta e gjaku i 4000 njerëzve vlen shumë më shumë se sa soji yt i lahperave?
Nuk e kupton? Okej, se tash po e mëson.
***
Tani do t’i lutem lexuesit të dobët, atij që nuk ka ndërmend të prishë taraqillëkun e krijuar nën hyqymetin e Edi Ramës, të hiqet mënjanë. Më vjen keq që sonte do t’ia shkërrdhej kockat idhullit tuaj, por s’kam ç’bëj. Sepse unë nuk mund të ndërroj dhimbjen, nuk mund të ndërroj dashurinë, nuk mund të shes ndërgjegjen, për asgjë në botë.

Edhe pse keni vu çmim të lartë për mua; unë nuk kam ndërmend të ndalem. Jo sonte, jo në këtë jetë.
Këtu kam një mal me dhimbje, pyetje, lotë dhe mjerim të mbledhur grumbull, që nuk morën përgjigje të denjë asnjëherë. Më vjen keq që sonte të duhet të japësh ti përgjigjet e arsyeshme, e nëse me gjasë nuk i jep, i mjeri ti. Sepse për çdo përgjigje të gabuar, do të të rrjep 10 centimetër lëkurë. E nëse t’i i mbijeton këtij proçesi, do të filloj me lotët e mjerimit që mbolle nëpër Shqipëri. Në fund, përgjatë momenteve që njeriu tregon sa herë ka pi gjinin e nanës, do të nxjerrësh të gjitha arsyet pse po e bën këtë barbari mbi ne.
Sigurisht, edhe për parat.
Teknika është e thjeshtë, klasike. Me majën e penës që e kam përshtatë si grep, po filloj nga qafa, prej aty ku ti nxjerr të gjitha prapësitë. Prej aty ku rrjedh e gjithë “elokuenca” jote e ndyrë kundër popullit tënd. Prej aty ku kanë dalë me mijëra fjalë të neveritshme, që lahperat e tu i kanë kthyer në ligje të përçuda. Prej aty ku ka marrë rrugë mashtrimi me timon, tepsi dhe çitjane. Bash prej vendit ku ti ndyrësirë, sa herë që flet, në vend të fjalëve nxjerr helm si gjarpëri.
Vrraga do të jetë e gjerë, e gjatë dhe e thellë, në raport të drejtë me neverinë e vendimeve të tua për shqiptarët. Ke të drejtë të ulurishë nga ky proces; unë nuk jam krejt mizorë me ty.
Pastaj do më tregosh konceptin tënd për paret tona. Domethënë për taksat që mbledh me ligj e pa ligj, tinzash, ndërsa po tinzhisht i paketon si investim 40 milion euro për 2.2 kilometër rrugë. Do më tregosh masën tënde për 120 milion euro që i ke dhënë Vilma Nushit. Nuk shpëton dotë pa treguar sa vlejnë për ty dy dollarë, një shtëpi, një vakt bukë thatë dhe një thes me miell. Kam frikë se përgjigjet e gabuara do të shterrojnë lëkurën tënde. Qetësohu, ti ke 40 lëkurë, të cilat do t’i rrjep pa pikë mëshire.

Në shtresën e dytë përgjigjet i dua shterruese. Pa justifikime dhe sofizma, do më thuash se pse shkatërrove Gjykatën Kushtetuese? Pse e mblodhe nën hyqmin tënd llumin e Shqipërisë, ndërsa u shpërndanë copa Shqipërie, si plaçkë lufte? Pse, o përbindësh?!
Pse i përzure nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë të mirë, ndërsa mijëra të tjerë i ktheve në kriminela?! Ç’kusure të tjera do të duhet të lajmë për hesapin tënd, për pazaret e tua me botën e nëndheshme?! Deri ku shkon vrapi yt makabër, duke shtypë me shpërfillje jetët njerëzore?!
Të rrenë mendja, se ndërkohë që flet para Taulantit, Ulsiut, Gramozit, Sadriut, Ilirit, Arbenit dhe Damianit çakardisja jote do të ketë efekt?! Mos more!
Apo se gishti yt Sandër Lleshi do të tremb shqiptarët, si pinxho?! Megjithë mend kujton se këto gjeste me xhuxha sa një gisht të bëjnë punë?
Shënim: Ky tekst nuk do të ketë një përmbyllje. Unë e di se drama jonë do të ketë një fund të tmerrshëm, por ska gja, tekefundit, kjo është ma mirë se sa një tmerr pa fund. Jeni të lirë, por edhe të lutur nga unë, që ta shpërndani lajmin.
Dita e Gjykimit po vjen. Tani!

Rama, akt barbar ndaj banorëve të Unazës së Re

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së policisë dhe qeverisë, ndaj banorëve të Astirit.
I ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, Kokëdhima shkruan se që po ndodh sot në Unazën e Tiranës me ato banorë dëshmon fatkeqësinë e popullit tonë.
Sipas tij ky është një sulm i pashembullt fatal mbi ata banorë që janë në të drejtën e tyre.
“Ndërtimet e tyre nuk janë të paligjshme, por si gjithë ndërtimet informale të bëra në 25 vite të shkuara. Ata banorë goditen fatalisht. Janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pasurinë e tyre. Është krim dhe akt çnjerëzor goditja e këtyre banorëve. Ç’ndryshim ka një shtëpi e ndërtuar atje, apo një shtëpi në Transballkanike në Vlorë. Programi i Zgjidhjes është asnjë ndërtim i bërë para vitit 2013 nuk do të shembet. Ndërtimet në Shqipëri, nuk ka pasur mundësi të bëheshin në mënyrë të ligjshme se mungonte kontrolli. Prandaj çështja e atyre banorëve sot është çështje e të gjithë Shqipërisë”, tha Kokëdhima.

“Nuk trembem nga burgu, as nga Edi Rama që më ka arrestuar djalin dhe burrin”!

Nëna e Dorjan Protoduarit, i cili u arrestua paraditen e sotme nga policia gjatë protestës para parlamentit, si dhe bashkëshortja e Flori Protoduarit që qëlloi Ramën me këpucë, Lindita Protoduari, deklaroi mbrëmjen e sotme se ajo nuk ka frikë.
Gjatë protestës në Unazën e Re, Lindita Protoduari deklaroi se as ajo si burri dhe djali i saj nuk i trembet burgut, ndërsa shtoi se Rama nuk do të mundet kurrë t’u prishë shtëpitë banorëve të Unazës së Re.
“Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar”, tha Lindita Protoduari.

Berisha jep kushtrimin: Ora e përballjes me organizatën kriminale

Duke folur në bashkëbisedimin e opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit 2019, ish kryeministri Berisha u shpreh se asgjë nuk mund të vendoset, pa larguar këtë qeveri, të cilën Berisha e konsideron një organizatë kriminale. Për ish-kryeministrin rruga e vetme për zhvillimin e Shqipërisë, është përballja me qeverinë.
“ Vendi qeveriset nga një kriminel skizofren. Është fatkeqësi që është i sëmurë psikik, por problemi është së ai ka një energji të pafundme negative. Nga mëngjesi në darkë e keni në televizor duke dezinformuar qytetarët dhe duke rrezatuar negativitete. Absolutisht nuk ka gjë më të rëndësishme se buxheti për një popull, nuk ka gjë më të rëndësishme për biznesin se sa paketa fiskale, por asgjë nuk mund të zgjidhet derisa të largojmë organizatën kriminale, që quhet qeveri. Që ka ndërtuar këtu një narkoshtet, paratë e drogës vrasin cdo ditë biznesin ato blejnë politikanë bëjnë amandamente diktojne konkurencën. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion, duhet të përballemi me këtë qeveri. Të përballemi me këtë të keqe të madhe, rruga e vetme për t’i hapur rrugën Shqipërisë, është përballja. Dhe sa më shumë të kalojë kjo kohë aq çmim më të lartë do të paguajmë në cdo aspekt. “ -tha Berisha
Duke u ndalur te buxheti i vitit 2019, Berisha u shpreh se kushdo që sheh këtë buxhet konstaton se kjo është kapelë e një piramide.
“ Shqipërise sot, mund ti vesh shumë epitete po në rrafshin ekonomik është piramidë, në kuptimin e biznesit, dhe në kuptimin e mirëfilltë financiar. 20 mld dollarë duhet të kishin një produkt në këtë tokë, të qëndrueshem, gjysmë të qëndrueshëm ose të përkohshëm. Tiranë Elbasan, për 13 km rrugë 6 vite. Por krahas kësaj piramide ekonomike, kemi piramidën financiare të sigurtë shumë me e rrezikshme se ajo që kaluam ne, që ndërtuan gangsterë, shumë më të rrezikshme se piramidat identike me piramidat greke për se shpejti. 85 % është borxhi sot.” – tha ndër të tjera ish kryeministri.

Ja kush e urdhëroi sulmin ndaj deputetëve të opozitës

Banorët e zonës së “Astirit” kanë filuar për të 19 ditë protestën e tyre, në kundërshtim të prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në masë 100%.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë dhunuar dhe deputetët e opozitës, të cilët ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme në krah të qytetarëve.
Deputetët Flamur Noka, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi janë përplasur dhe shtyrë me dhunë nga forcat e policisë të pranishme në protestë.
Dhuna ndaj deputetëve të opozitës është ushtruar pas urdhrit të NënDrejtorit të policisë Xhovalin Loci.
Gjatë protestës së ditës së sotme ka pasur persona të dhunuar nga policia, po ashtu dhe efektivë policie të lënduar.

Protestuesit zbrapsin policinë, qytetarët-Ramës: Nuk na përçan dot siç përçave artistët për Teatrin

Protestuesit në Unazën e re ja kanë dalë që të zbrapsin kordonin e policisë që ishte vendosur në zonë.
Qindra banorë, me përkrahjen edhe të deputetëve të PD-së ja kanë dalë që të protestojnë dhe të bllokojnë rrugën.
Me urdhër të Edi Ramës në zonën e Unazës së re, pasditen e sotme janë dislokuar qindra policë ku mes tyre ka dhe forca speciale.
Protestuesit e Unazës së re i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos lodhet kot, pasi nuk do të mund t’i përçajë qytetarët ashtu siç bëri me aktorët e Teatrit Kombëtar.
Sipas protestuesve të vetmit banorë që kanë marrë legalizimin janë të Partisë Socialiste, ndërsa ata pa parti ose me partitë opozita re nuk janë legalizuar.
‘Edi Rama mos u lodh kot, sado miliona të na japësh nuk na përçan dot. Nuk na përçan, sepse u mësove me artistët tek Teatri, ku ndave Robert Ndrenikën me shokë. Atyre ju dhe para dhe i përçave por neve nuk na përçan dot.