19.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Basha me protestuesit tek Unaza e Re paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë dhunën ndaj qytetarëve!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në protestën banorëve tek Unaza e Re, ku ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do të paguajë për çdo gjë.
Sipas Bashës i vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama, dhe shumë shpejt kryeministri do të paguajë edhe për dhunën ndaj qytetarëve dhe atë ndaj policëve.
‘Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit dhe sharjet rrasiste të qytetarëve është kryeministri i vendit. Rama mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, gra me brinjë të thyera. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë. Ky njeri i papërgjegjshëm, por përdor sot për vjedhjen e 40 milionë eurove, të cilët paguhen nga qytetarët. Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen dhe së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe qytetarët përballë. Njeriu që po shkel ligjin është Edi Rama. Opozita ka qenë aty ka qenë pranë qytetarëve, unë kam qenë pranë tyre dhe do të vijoj të jem pranë tyre. Vija e kuqe u shkel kur u vuri kryqe boje shtëpive të qytetarëve. Do ta paguajë shtrenjtë edhe atë që ju ka ndodhur qytetarëve edhe atë që ju ka ndodhur policëve. Ai çoi policë të patrajtuar për të mbrojtur vjedhjen, ajo kapi kapsollën me dorë. Edi Rama i trajtoi protestuesit si turmë. Ai është një kryehajdut, një kryemashtrues. Policia të jetë në anën e ligjit jo në anën e hajdutëve. Ligji e thotë qartë, ‘banesa është e shenjtë’. Premtimi i tij është i qartë, ‘asnjë ndërtim nuk do të shembet’. Sot pse po i shemb, për një aferë korruptive 40 milionë eurosh. Dëmshpërblim i drejtë për këta banorë, dhe heqje dorë nga kjo aferë korruptive. Nuk ka pse të plagosen qytetarë e policë, për aferën korruptive të Edi Ramës’, deklaroi Basha.

Protestuesit mesazh kryeministrit: “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”!

“Edi Rama o legen, shpiat tona nuk i shemb’, kjo ka qenë një nga thirrjet e banorëve të Unazës së re drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar qytetarët kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme. Ndërsa ajo që është vënë re ka qenë numri shumë i lartë i policëve të pranishëm në protestë, çka të jep përshtypjen sikur jemi në gjendje lufte.
Qytetari, FNSH-së: Mos më prekni me dorë, po protestoj për shtëpinë time
Banorët e Unazës së re, i kanë bërë thirrje forcave të shumta të policisë që të mos ushtrojnë dhunë mbi ta, pasi po protestojnë për të drejtën e tyre dhe jo për hajdutët e Ramës.
‘Mos më prek me dorë, po protestoj për shtëpinë time’, tha njëri nga qytetarët.

Rama protestueses së plagosur: “Nuk kam ardhur për ty”, ajo ia kthen: “Unë e kam për turp të vish ti të më vizitosh”

Një nga protestueset e plagosura gjatë përplasjes me policinë para Kuvendit, i është rikthyer sërish protestës, mbrëmjen e sotme te Unaza e re, pas ndihmës mjekësore në spital. 
Ajo shprehet se i është bashkuar protestës vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
“Jam shumë pa qejf, por jam ngritur vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.
Më erdhi kryeministri në spital, më tha, ‘nuk kam ardhur për ty’. Unë i thashë, ‘e kam për turp të vish ti të më vizitosh’”, tha protestuesja.
Tregoi arrogancë, t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak
Një prej protestuesve, bashkëshortja e personit që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama sot në ambjentet e Spitalit të Traumës, është e ftuar në emisionit “Të PaEkspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.
Nga studio nr.2 ajo rrëfeu tmerrin që përjetoi paraditen e sotme gjatë përplasjes me policinë tek Parlamenti si dhe fjalët që shkëmbeu me kryeministrin Edi Rama në Spital.

“U tmerruan fëmijët, vetëm sot policia e këto 19 ditë nuk kemi parë asnjë polic të bashkohet me ne. Opozitën e kemi thirrur ne se asnjë deputet i mazhorancës nuk n aka mbështetur.
Unë isha në rreshtin e tretë, dhe policët kanë kaluar mbi trupin tim. Aty rashtë në tokë pa ndjenja dhe nuk mbaj më mend gjë,” tregon ajo.
Më pas tha se kreu i qeverisë Edi Rama përveç kësaj tregoi arrogancë me sjelljen e tij në spital duke i thënë se nuk kishte ardhur për të.
“Rama na ka futur djemtë nëpër burgje. Kam 28 vjet që i paguaj shtetit, po nëse jemi ne të paligjshëm sic na thotë ky kryeministër drogaxhi, mos na i merrte taksat. Nuk jam shpellare unë por qytetare me shtëpi me hipotekë, me legalizim. Kemi fëmijë, kemi punuar me gjak për atë shtëpi. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit t’i vejë gishtin kokës se shtëpinë do e mbrojmë me gjak.
Ai erdhi sot në spital, dhe tregoi edukatën e vet, kam ardhur për policen jo për ty. Dhe unë i thashë e kam për turp të vish ti për mua, dhe s’dua të vish këtu kurrën e kurrës”, tregoi Lindita Protoduari.

Opa spektakli! Ja dhe kokeministri i dhimbsur qe tani po ben cmos per vajzen police te plagosur! Ne viziten e paradites nuk i eci se e perzune si legen dhe ka zgjedhur darken. Ky eshte vetem nje spurdhjak qe kish nxjerre ne vije te pare nje cope femer per te mbrojtur kete, kryeministrin me te mire qe nga shekulli V para krishtit. Legen burre! PS: Asaj vajzes i uroj te shkuara dhe sherim te shpejte!

Gepostet von Armand Maho am Donnerstag, 22. November 2018

 

Rama provokon, protestuesit e qëllojnë me këpucë tek Spitali Ushtarak

Kryeministri Rama është qëlluar me këpucë nga protestuesit tek Spitali Ushtarak pas provokimeve që ai bëri.
Pasi ka rrethuar spitalin me policë, Rama ka dalë jashtë për të folur, por është pritur me protesta.
Në ato momente Rama ka provokuar protestuesit duke u thënë që të heshtin, ta mbyllin.
Kjo ka sjellë reagimin e protestuesve, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me këpucë. Më pas policia e ka arrestuar protestuesin.
Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku do të vizitojë të plagosurit, por edhe aty është përballur me protestues.
Në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjohet teksa brohorasin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, i drejtohet një tjetër familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.
Reagimi i parë nga LSI
Pas ‘pritjes’ që protestuesit i bënë sot kryeministrit Edi Rama tek spitali i Traumës, ku njëri prej tyre e qëlloi dhe me këpucë, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se edhe aty Rama arrestoi njerëz se i thanë ‘hajdut e maskara’.
“Kryeministrit me kepuce kokes.
Kryeministri qellohet me kepuce nga populli, se ndyu spitalin me diarrene e deklaratave te tij,bile arrestoi edhe atje njerez sepse i thone “hajdut dhe maskara”.
Po pse i arreston? Se thone te verteten?”, shkruan Vasili në ‘Facebook’.

 

 

“Me spraj në dorë, si nazistët hebrenjve”, kështu duan të shembin banesat

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka publikuar foto të punonjësve për ndërtimin e projektit të ‘Unazëz së Re’, të cilët po ngjyrosin me spraj banesat që do të shemben nga zbatimi i projektit.
“Ditë më parë, megjithëse mohuan pafundësisht se çfarë u kishin bërë qytetarëve, u kishin shkuar t`i paralajmëronin, u soll si naziskin me ta dhe po u demonstroj se çfarë u ka bërë ky qytetarëve ende pa dalë herët, pa pasur asgjë në rregull, pa pasur vendim të këshillit të ministrave, siç pretendon ministri e të tjerë, qytetarët nën plaçkitjen, nën dhunën e tij, nën dhunën e rrëmbimit të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra, kanë qenë në shtëpitë e qytetarëve. Ja ku ka qenë, në shtëpitë e qytetarëve. Janë edhe me spraj në dorë. Përse duhet spraj? Do pyeste me shumë të drejtë teleshikuesi që na ndjek. Ja ku i keni zotërinjtë me spraj në dorë”, shprehet Vasili.
Më tej ai deklaron se: sprajti duhet pasi ky naziskini i ri, i cili për fat të keq ka uzurpuar qeverisjen e vendit, keni përpara syve tuaj damkosjen me vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve.
Deklarat e plotë
Për megahajdutërinë e qeverisë tek Unaza e Re, do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze të detyruar edhe pas deklarimeve provokative, të ulëta për sa i takon nivel shoqëror dhe politik të Kryeministrit, i cili u demonstrua sot as më shumë e as më pak, një provokatori ordiner në krizë, pasi lukunia e hajdutëve ndjen që po u preken interesat e tyre dhe tashmë hajdutëria është në sytë e publikut.

Ky, kryetar i lukunisë së hajdutëve, quhet Edi Rama. S`ka emër tjetër, jam i detyruar dhe të më ndjejnë qytetarët, por nuk e përcaktoj dot ndryshe këtë njeri, i cili po ndërton antishtetin në Shqipëri, pa u marrë ende as leje zhvillimit të territorit e të tjera, pasi merr nga KRTSH-ja i Republikës apo Këshilli Kombëtar i Territorit leje, leja merret në datën 20. Kjo është data 20 e lejes.
Ditë më parë, megjithëse mohuan pafundësisht se çfarë u kishin bërë qytetarëve, u kishin shkuar t`i paralajmëronin, u soll si naziskin me ta dhe po u demonstroj se çfarë u ka bërë ky qytetarëve ende pa dalë herët, pa pasur asgjë në rregull, pa pasur vendim të këshillit të ministrave, siç pretendon ministri e të tjerë, qytetarët nën plaçkitjen, nën dhunën e tij, nën dhunën e rrëmbimit të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra, kanë qenë në shtëpitë e qytetarëve. Ja ku ka qenë, në shtëpitë e qytetarëve. Janë edhe me spraj në dorë. Përse duhet spraj? Do pyeste me shumë të drejtë teleshikuesi që na ndjek. Ja ku i keni zotërinjtë me spraj në dorë.
Sprajti duhet pasi ky naziskini i ri, i cili për fat të keq ka uzurpuar qeverisjen e vendit, keni përpara syve tuaj damkosjen me vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve. Ky damkos me kryq të kuq shtëpitë e qytetarëve të ndershëm, gjakun dhe djersën e tyre, i trajton ata tamam si naziskinët dikur dhe ky hajdut dhe i çmendur njëherazi, del dhe vret dhe bën moral me antishtetin e tij. Megjithatë qytetarët duhet të jenë akoma më të qartë se më parë dhe seç ndodh me megahajdutërinë.
Dje u kam dhënë shembuj pafund qytetarëve se sa kushtonte rruga Fier-Vlorë. U kam shpjeguar qartë se sa kushtonte rruga Levan-Tepelenë. U kam shpjeguar disa bypasse, atë të Fierit, atë të Vlorës, e Rrogozhinës, etj.

Sot po u jap shembuj të tjerë qytetarëve që të kuptojnë se çfarë hajduti kanë në krye të qeverisë.
Shoqata Amerikane e Ndërtimit të Rrugëve dhe Transportit për vitin 2017, jep çmimet zyrtare të autostradave të reja amerikane të një niveli që sigurisht nuk i bën as Edi Rama dhe as kërkush tjetër në Shqipëri. Sa është çmimi? Çmimi varion nga 1.8 në 2.7 milion euro për kilometër. 2.7 milion është maksimumi i çmimit për kilometër një autostradë e re në SHBA, por rruga që përmirëson Edi Rama bën 19 milion e kusur euro.
Më ndiqni të nderuar qytetarë. Maksimumi i një autostrade të re në SHBA kushton 2.7. Këtij kryehajduti i bën 19 dhe del e gënjen njerëzit atje. Për të kuptuar se çfarë hajdutërie është, po marr me mirëkuptim dhe po huazoj një përllogaritje shumë të bukur të bërë nga një përfaqësues i nderuar i Shoqërisë Civile, z. Edi Shabani, i cili thotë: Një unazë floriri 6 cm kushton deri në 500 euro. 6 cm asfalt me çmimet e Edi Ramës kushton 1092 euro. Dyfishin e floririt na kushton asfalti i Edi Ramës. Këto janë shifrat, nuk janë të opozitës, nuk janë të Petritit, janë atje.
Pra ç’na binte qytetarë, edhe ta bënim me florinj do na binte më lirë sesa me asfaltit e Edi Ramës. Ky hajdut dhe i çmendur që ka marrë pozicionin e çelësit kopil, pra çelës kopil që hap çdo derë, ky bën piktorin ambulant, ky bën kërcënuesin dhe kriminelin, ky bën inxhinierin, ky bën filozofin, ky flet për shkencën, ky flet për naftën, pre e vetmja gjë që ky flet saktë është hajdutëria.

Prandaj çdo ditë të nderuar qytetarë që ne kemi dhe që vazhdon të jetë ky njeri në pushtet, asfalti do na kushtoje dyfishin e floririt autostradat tona do kushtojnë shtatëfishin e autostradave amerikane dhe ky i panginjur nuk do të qetësohet në çmendurinë e tij pasi çmenduri, padituri dhe krim të bëra bashkë, kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për Shqipërinë, dhe çdo ditë që ky qëndron në pushtet do na duhet një ditë më shumë nesër për të vendosur në vend shtetin e tronditur, shtetin e zhbërë, antishtetin, i cili çdo ditë grabit qytetarët dhe njëherazi të nderuar qytetarë u vë damkën e kuqe si dikur nazistët hebrenjve, nazisti i ri ua vë qytetarëve shqiptare.
Këto janë të vërtetat, e ftohta, e qarta që nuk ka nevojë për komente të gjata dhe për këtë arsye shprehja e madhe e shkrimtarit çek Julius Buchinsky “Njerëz jini vigjilent”, është më aktuale se kurrë, sot.

Zëri i Amerikës: Përleshje në Tiranë me policinë, Rama tensionoi protestuesit

Në Tiranë protesta e sotme e banorëve të prekur nga projekti për zgjerimin e Unazës së re, në pjesën e njohur si “zona e Astirit”, u kthye në një përleshje me forcat e policisë para selisë së parlamentit. Shashka dhe tymuese të shumta u hodhën drejt oborrit të parlamentit ku ishin rreshtuar forca të shumta të policisë, të cilat sprapsën disa përpjekje të protestuesve për të çarë me forcë kordonin e krijuar prej tyre. Janë 11 punonjës policie të cilët rezultojnë të lënduar nga goditje me mjete të forta, apo lëndë plasëse. Një prej tyre rezulton të ketë humbur gishtat e njërës dorë. Në spital kanë përfunduar ndërkohë dhe disa nga protestuesit.
Tensioni përpara parlamentit erdhi e u rrit ndërsa në sallë kryeministri Edi Rama duke folur për e zgjerimit të Unazës së re, ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me zgjidhjen e ofruar për largimin e banorëve që preken. Sipas shifrave zyrtare bëhetë fjalë për afro 240 objekte me së të cilave, banesa por dhe mjedise shërbimi. Afro gjysma rezultojnë të jenë ndërtime pa leje dhe në proces legalizimi. Kryeministri deklaroi se për ata që kanë godinat me leje do të bëhet shpronësi i plotë sipas ligjit, ndërsa për banesat pa leje do të ofrohet 3 vjet qera. Zoti Rama tha se mes atyre që kanë ndërtime pa leje ka dhe nga ata që rezultojnë të kenë të tilla dhe në zona të tjera të Tiranës apo qytete të tjera të vendit.
Kryeministri reagoi më pas dhe për ngjarjet e dhunshme gjatë protestës. Përmes një postimi në Tëitter ai u shpreh se “dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”.
Pas vizitës në spital të policëve të plagosur, zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi u shpreh se “është për të ardhur keq, është e papranueshme, është e pakuptueshme, që në një ditë të tillë, krejt normale, të na ndodhi një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit në krye të detyrës. Konstatojmë për fat të keq, se ajo sot është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët në shkelje të plotë të ligjit, ngrenë dorën mbi Policinë e Shtetit. Po ashtu Policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politikë, të cilët po ashtu në kushtet e papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike, inspirojnë dhunë ndaj forcave të Policisë së Shtetit”. Zoti Lleshi ju drejtua me një thirrje “ edhe përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil, që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të Policisë”.

“Do ta gjej shkërdhatën që goditi nënën, ajo nuk erdhi të vriste Edin!”, revolta e vajzës protestuese

Një nga policët ka goditur një grua 65-vjeçare në protestën që po zhvillohet para godinës së Kuvendit. Një vajzë e re, mes lotësh mori megafonin në dorë dhe tha para të gjithë protestuesve të tjerë, që do e gjente videon ku polici shihet duke i goditur të ëmën. Me zërin që i dridhej, vajza tha se, gruaja kishte ardhur këtu për shtëpinë e saj dhe jo për të “vrarë Edin”, duke iu referuar kryeministrit, njofton Hashtag.al.
“Këtu ka kamera, ka njerëz që filmojnë me celularë. Aty në fund ndodhet nëna ime. Një nga policët e ka goditur, unë do ta gjej atë video. Videon kur ai shkërdhata godet nënën time 65-vjeçare.
Do ta marr jetën o shkërdhatë që ngrite dorën në një moshë të tretë. Nuk e kam zakon të ofendoj, por kjo fjalë ishte pak për ty. Unë do ta marr jetën, ta dëgjojnë të gjithë.
Ju kërkoj ndjesë që kam përdorur fjalë banale, por është nëna ime. Më dhemb shpirti që e ka goditur. Turp për uniformën që keni veshur, që godisni një 65-vjeçare. Nuk erdhi ta vriste Edin, erdhi këtu për shtëpinë e saj”, deklaroi protestuesja.

Dhuna dhe arrestimi i protestuesve, Vasili paralajmëron se do të publikojë fakte të reja

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë fakte të reja korruptive në lidhje me ndërtimin e segmentit të “Unazës së Re”.
Vasili ka denoncuar edhe me fakte të tjera se në Unazën e re po ndodh një megaaferë vjedhjeje. Sipas Vasilit, kryeministri Rama po ndërton në Shqipëri antishtetin përmes hajdutërisë dhe dhunës ndaj qytetarëve.
Ai deklaroi se autoritetet shtetërore kanë shkuar ditë më parë në shtëpitë e banorëve teksa iu kanë damkosur dyert me kryq të kuq pa patur një VKM në dorë.
“Do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze për te Unaza e Re. Të detyruar edhe nga provokimet më të ulëta të kryeministrit. Ky kryetar i lukunisë së hajdutëve quhet Edi Rama. Ai po ndërton anti-shtetin në Shqipëri. Pa iu marrë leje zhvillimit të këshillit të territorit, ditë më parë u shkuan n në shtëpi pa patur një vendim dhe një VKM. Keni përpara syve tuaj kemi damkosjen e dyerve me vulë të kuqe, siç bënin nazistët ndaj hebrenjve. Ky kryeministër ka marrë çelësin kopil, që hap çdo derë. ky flet për shkencën, për naftën, por e vetmja gjë që ky flet sakët është hajdutëria”, tha ai.

“Kanë marrë Gonin, kanë marrë Gonin”, arrestohet me forcë dhe një 13-vjeçar (Video)

Kanë nisur shoqërimet e dhunshme të banorëve të Astirit, mes tyre dhe të miturve që kanë qenë pjesë e protestës përpara ambienteve të Kuvendit. Burime bëjnë me dije se pak minuta më parë është shoqëruar dhe një 13-vjeçar.
Ka qenë një furgon i forcave Shqiponja ai që ka marrë të miturin në komisariat, teksa ka qenë duke ecuar dhjetra metra larg vendit ku u mbajt protesta.
Babai i tij kërkon të bindë policët ta lënë se është minoren dhe qan. Pavarësisht tentativave të familjarëve për të ndaluar furgonin e policisë, përpjekjet janë çuar dëm.
Menjëherë pas protestës ka qenë kryeministri Rama ai që duket se ka nxitur reagimin e menjëhershëm të uniformave blu, të cilët derimë tani nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me personat e shoqëruar në komisariat.

Serbia i kundërpërgjgijet taksës, bojkotohen punimet e CEFTA-s në Prishtinë

Që nga vendosja e taksës doganore prej 10% dhe ngritjes së kësaj takse 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina bojkotuan takimet e grupeve punuese që po zhvillohen në Prishtinë në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Këto takime të grupeve punuese i paraprijnë takimit të gjashtë dhjetorit në Prishtinë, ku takohen ministrat e Tregtisë dhe Industrisë së vendeve anëtare të CEFTA-s, në përfundim të kryesimit të kësaj organizate nga Kosova.
Mospjesëmarrjen në këtë takim tashmë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, i cili tha se “Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimin në Prishtinë”.
Vendosja e taksës doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ka tensionuar raportet Kosovë-Serbi, ndërsa, ka acaruar edhe raportet ndërmjet deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisë Haradinaj. Lista Srpska ka në kuvendin e Kosovës 10 deputetë dhe ky subjekt është në koalicion qeveritar në Kosovë.
Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, deklaroi se “masat e Kosovës për vënien e taksës 100 për qind në mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, kërcënojnë të shkaktojë krizë humanitare për serbët”.
“Pasojat e këtij vendimi tashmë po ndjehen. Alternativa tregtare të tjera nuk ka dhe prodhimet serbe janë më të lira dhe më mirat. Serbët jetojnë shumë vështirë tash e nesër kërcënon edhe kriza humanitare”, citon RTS Goran Rakiqin. Sipas tij, Lista Srpska nuk do të përkrahë me asnjë vendim të koalicionit qeverisës në Prishtinë, ndërsa, njoftoi se sot ata do të takojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, për të diskutuar hapat e mëtejmë.
Kosova dhe Serbia kanë shkëmbim tregtar, jo të barabartë. Është zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj, i cili tha se “importi i deklaruar i mallrave serbe në Kosovë brenda vitit kap shifrën e 450 milion eurove, ndërsa, kjo shifër jozyrtarisht sipas tij, është dyfish më shumë. E sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Serbisë, “eksporti vjetor i Serbisë në Kosovë është 450 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi është vetëm 20 milionë euro”.

Më së shumti nga Serbia në Kosovë, eksportohen prodhimet bujqësore dhe ushqimore.
Por, si e shohin ekspertët e ekonomisë vendosjen e taksës doganore prej 100% për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë i tha DË-së, se Serbia dhe Bosnja vazhdimisht e kanë shkelur marrëveshjen për tregti të lirë CEFTA, duke përdorur masa tarifore dhe jo-tarifore në raport me Kosovën.
“Çdo prodhim i Kosovës që provon të eksportohet në Serbi duhet të bëjë një rivlerësim të mallit, sepse Serbia nuk i njeh institucionet shtetërore të Kosovës që bëjnë kontrollin e produkteve. Serbia prej vitesh ka bllokuar transportin tranzit të mallrave të Kosovës që kanë destinacion tregun e Bashkimit Evropian. Ndërsa, nga ana tjetër, bizneset nga Serbia kanë përfituar mbi 100 kontrata publike në Kosovë, disa prej tyre shuma tepër të mëdha në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa kompanitë kosovare as që kanë të drejtë të marrin pjesë në prokurimet publike në Serbi, për shkak se nuk njihen certifikatat dhe dëshmitë tjera të biznesit”, thotë Naim Gashi.
Z. Gashi thotë se “Serbia e bllokon Kosovën, në funksionalizimin e autostradës së energjisë me Shqipërinë, Beogradi ka vënë veto në anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Energjisë dhe në këtë mënyrë humbje ekonomisë së Kosovës i shkaktohen 30 deri në 40 milionë euro”.
Por, cilat mund të jenë pasojat për Kosovën pas ngritjes së taksës 100% për të gjitha mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës? Naim Gashi, thotë se presioni ndërkombëtar do të vazhdojë ndaj Kosovës.
“Unë pres një presion të partnerëve ndërkombëtarë në raport me Kosovën, ndërsa sa i përket ndikimit të këtij vendimi në treg, besoj që është i papërfillshëm, pasi që vetëm 14% e importit në Kosovë vjen nga Serbia. Tregtarët kosovarë kanë me dhjetëra alternativa të furnizimit të tregjeve, kryesisht ato duhet të orientohen në tregjet e BE-së”.
E presioni ndërkombëtar në raport me Kosovën tashmë po ndodh. Është shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, të cilët i kërkuan qeverisë së Kosovës që të tërheq taksën për mallrat serbe.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në 100 % është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këto vendime”, u tha në reagimin e zyrës së Mogherinit, vetëm disa orë pasi qeveria e Kosovës e mori vendimin e saj. Në të njejtën linjë u shpreh edhe komisionari i BE-së për zgjerim Johanes Hahn.
“Ky akt, që dëmton edhe konsumatorët dhe bizneset e Kosovës, duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë. Së shpejti do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar në Twiter Johanes Hahn.