21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Pavarësia e gjyqësorit, debat i pazakontë mes Trump dhe kreut të drejtësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kreu i Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Roberts, patën një shkëmbim të pazakonshëm mbi pavarësinë e gjyqësorit në SHBA.
E gjitha nisi pasi Trump e kritikoi një gjykatës, i cili e refuzoi politikën e tij të azilit, duke e quajtur “gjykatës i Obamës”.
Roberts, udhëheqës i gjyqësorit federal, i emëruar nga republikanët, i kundërshtoi komentet e Trumpit dhe e mbrojti pavarësinë e gjyqësorit.
“Ne nuk kemi gjyqtarë të Obamës, as gjyqtarë të Trumpit, as gjyqtarë të Bushit dhe as gjyqtarë të Clintonit”, tha Roberts.
“Ajo që kemi është një grup i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve të përkushtuar që të bëjnë më të mirën për ata që dalin para tyre. Gjyqësori i pavarur është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi mirënjohës”, shtoi Roberts.
Trump u përgjigj në Twitter, duke thënë se Roberts po gabon.
“Gjykatësit e Obamës kanë një pikëpamje shumë më ndryshe se njerëzit që janë të ngarkuar me sigurinë e vendit tonë”, tha Trump.

Është jashtëzakonisht e rrallë që një anëtar i lartë i gjyqësorit të përplaset me një president amerikan.
Kolegu i gjykatësit Roberts, Ruth Bader Ginsburg, ka qenë kritik edhe më i zëshëm i Trumpit. Në vitin 2016, ai ka kërkuar falje pasi e ka quajtur Trumpin “mashtrues”.
Trump, në të kaluarën, ka sulmuar disa gjyqtarë federalë që kanë vendosur kundër politikave të tij. Në vitin 2017, ai e ka quajtur një jurist federal, i cili ka anuluar urdhrin e tij kontrovers për ndalim të udhëtimit, “gjykatës të ashtuquajtur” me opinione “qesharake”.
Gjatë fushatës presidenciale, Trump po ashtu e kritikuar gjykatësin Roberts për votën vendimtare më 2012, për të ruajtur planin e presidentit Obama për rregullimin e kujdesit shëndetësor.
Këtë javë, gjykatësi federal në San Francisko, Jon Tigar, e bllokoi urdhrin e lëshuar nga presidenti Trump për t’iu mohuar azilin migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme.
Trump e nënshkroi urdhrin e tij më 9 nëntor, në përgjigje të një karvani migrues që po lëviz drejt kufirit.
Por, gjykatësi Tigar, në vendimin e tij, shpjegoi se legjislacioni aktual e bën të qartë se çdo i huaj që hyn në SHBA, “pavarësisht nëse është apo jo në një port të caktuar të mbërritjes”, mund të aplikojë për azil.
Trump reagoi me zemërim, duke thënë se ai është “gjykatës i Obamës”.
Trump ka përdorur retorikë të ashpër rreth karvanit të migrantëve, duke e cilësuar atë si “pushtues”.

Mattis: “Jo armë kundër migrantëve”

Në rast se refugjatët do të përpiqen me dhunë të kalojnë kufirin nga Meksika në SHBA, atëherë doganat dhe mbrojtja kufitare mund të kërkojnë më shumë ushtarë për përforcim, por ushtarët nuk janë të armatosur, tha ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis. Ata janë të pajisur me “mburoja dhe shkopinj gome”, tha ai. “Jo me armë”. Sipas Mattis në kufirin me SHBA janë vendosur aktualisht 5764 ushtarë.
Presidenti Donald Trump dërgoi ushtrinë për shkak të valës së migrantëve në kufi. Para zgjedhjeve për kongresin ai bëri fjalë për “invazion” dhe nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve kundër refugjatëve.
Atmosfera në Meksikë ka ndryshuar
Ndërkohë mijëra migrantë që kanë vazhduar udhëtimin e tyre nga vendet amerikanoqendrore në drejtim të SHBA-së kanë mbërritur në qytetin meksikan, Tijuana. Në strehimoren më të madhe të migrantëve në një qendër sportive, “Benito Juarez” vetëm gjatë ditës së mërkurë mbërritën 1.300 migrantë. Ndërkohë në Tijuana kanë qëndruar rreth 4500 migrantë nga Amerika Qendrore. Autoritetet presin një rritje të numrit të refugjatëve deri në 10.000 vetë.
Por ndërkohë ka ndryshuar edhe atmosfera kundër migrantëve. Për shkak se procedura e azilit në SHBA zgjat me muaj, shumë migrantë që qëndrojnë në veriun e Meksikës nuk kanë punë dhe as strehë dhe janë të varur nga ndihmat humanitare. Qindra qytetarë të Tijuanas i kanë kërkuar kreut të bashkisë të kthejë njerëzit në vendet e tyre, Honduras, El-Salvador dhe Guatemala. Para një muaji nga këto vende mijëra vetë morën rrugën në drejtim të SHBA-së me shpresën e ikjes nga varfëria dhe dhuna.

Barcelona në alarm, Leo Messi kërkon yllin holandez

Tek Barcelona bien kambanat e alarmit. Dëmtimi i Umtiti-t mund të jetë diçka shumë më serioze dhe më e rëndë nga sa pritej. Sipas “Don Balon”, mund të bëhet fjalë për diçka kronike.
Ish lojtari i Lyon-it, i pazëvendësueshëm për Valverde-n, mund të humbasë pjesën e mbetur të kampionatit. Një kampionat ku priten gjëra të mëdha dhe ku objektivi i madh është Champions League.
Tani për tani, mbrojtja është e copëtuar. Në dispozicion të blaugranave janë vetëm Pique dhe Lenglet, ndërsa Varmaelen nuk është një alternativë. Por Messi, gjithmonë sipas “Don Balon”, ka thënën mjaft. Argjentinasi dëshiron një skuadër që aspiron gjithçka dhe tashmë ka kërkuar transferimin e një lojtari në merkaton e dimrit.
Atë të Matthijs de Ligt, i cili është dëshira e madhe, por Ajax nuk do ta lejojë largimin e tij në janar. Skriniar, Koulibaly…lista e kandidatëve është e gjatë dhe njëri prej tyre do të përforcojë klubin e blaugranave.

Ibrahimoviç: “Juventus me ktheu në makineri”

Zlatan Ibrahimovic beson se është kthyer “në makinë” te Juventusi, falë stërvitjeve me gjuajtje konstante të Fabio Capello. Sulmuesi suedez u bashkua me “zonjën e vjetër” nga Ajax në 2004-ën, në fillim ishte më popullor për shfaqjet e tij sesa për golat.
“Në fillim nuk duhej thjesht të shënoja gola, por të tregoja aftësitë e mia më të mira, ai ishte tekniku më i mirë dhe e kujtoj kudo që shkoj,”- ka thënë Ibrahimovic për BBC Sport.
“Kjo ndryshoi kur shkova te Juventus. Gjithçka ishte e re për mua. Thoja ‘uau, klub i madh, lojtarë të mëdhenj, trajner i madh dhe histori e madhe’. Që në ditën e parë të stërvitjes, dëgjova Fabio Capello-n të ulërinte ‘Ibra!’. Ai kishte marrë djem nga akademia, ekipi i të rinjve dhe unë stërvitesha me ata. Ata më pasonin e unë shënoja, çdo ditë për 30 minuta.”
“Disa herë thjesht doja të shkoja në shtëpi pasi isha i lodhur dhe s’doja të gjuaja më, nuk doja të shihja as golin e as portierin. Po të dëgjoja Ibra e dija ç’të bëja, thjesht të gjuaja, gjuajtje të mira apo të këqija. Në fund u ktheva në makineri, para golit, shënoja gola, veçanërisht në Itali, pasi për ata është pozicion i vështirë sulmuesi sepse janë shumë taktik.”

Reagon ish-Presidenti: Rama shfrytëzon pushtetin dhe ekranet kundër qytetarëve të pambrojtur

Ish-Presidenti Nishani ka reaguar në një shënim në faqen e tij në Facebook pas protestës së sotme tek parlamenti të banorëve të Unazës së Re dhe ka akuzuar kreun aktual të qeverisë se, “po shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pameritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra”.
“Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë”, shkruan ish-Presidenti.
Postimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Personi që mban sot postin e Kryeministrit në formën më të ulët shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pa meritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra.
I paturpëshmi përfiton se qytetarët e thjeshtë që ai përmend nuk kanë mundësi ti përgjigjen paturpësisë së tij.
Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë.
Po mirë, ja paska 5-6 persona që duan të abuzokan sipas këtij kryeministri (që gënjeu për avionët e drogës, që gënjeu për kanabisin anekënd vendit, që gënjeu për vidieon e Xhafës, që gënjen çdo vit për rroga e pensione), po ata 350 të tjerë që ju premtua, ju mor vota për të legalizuar shtëpinë e tani me pushtetin që ju mor atyre po ju grabitet shtëpia dhe prona?!
Qytetarët nuk mund të mashtrohen dhe shkelen më!
Shikoni, nje grup i vogël narkodeputetësh që duartrokasin logorenë burracake të kryerilindësit përballë urrejtjes së furishme të popullit para parlamentit.

Kolegët e mi të mjerë qeshin kur kryeinjoranti e servili i përulur i krimit tallet me njerëzit e vujatur

Bardh SPAHIA

Qeshin e zgerdhihen pa turp te turpshmit kolege deputete te mazhorances, servila te zhveshur nga integriteti e dinjiteti njerezor per hir te peruljes dhe injorances. Qeshin e tallen me Azemin dhe me kercenimin e nje kolegu te tyre. Qeshin e tallen si servila te peshtire a thua se hallet e votuesve te tyre i kane zgjidhur te gjithe, gjithsecili ne zonat e veta elektorale. Qeshin e tallen edhe kur kryeinjoranti e servili i perulur i krimit ne vendin tone, humoristi vulgar Edvin Kristaq Rama, tall edhe dy perfaqesues te medias. Qeshin e tallen me cdo gje e me gjithkend me hallet e vuajtjet e kujtdo, sikur keta te mjere kolege te mi te ishin te ndershem, te paster, njerezor, te mençur, duke harruar ata por jo shumica derrmuese e njerezve te ketij vendi qe vuan poshtersine, babezine e servilizmin e tyre te neveritshem.

Terror i paparë/ Policia tërheq zvarrë nga spitali protestuesit e plagosur dhe i fut në furgon (Video)

Ka nisur shoqërimi me forcë i banorëve të Astirit pas protestës së tyre përpara ambienteve të Kuvendit. Disa protestues që kanë përfunduar të shtruar në Spitalin Ushtarak pas protestësqë zhvilluan para kuvendit janë marrë me zvarrë nga policia nga shtrati i spitalit dhe janë future në furgonin e policisë. Nga ana e policisë është përdorur dhunë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë dhe të veshur si civilë.
Mes personave që kanë ndërhyrë për të tejkaluar konfliktin kanë qenë dhe deputetët e LSI-së, ndërsa Luan Rama shihet që t’i heqë nga duart e policisë një prej të rinjve.
Ndërkohë që arrestimet kanë nisur dhe pranë spitalit të Traumës në Tiranë, gjithccka ka ndodhur live në praninë e mediave dhe të deputetëve të PD-së.
Duke se pas sinjalizimit të kryeministrit Edi Rama se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet, efektivët kanë nisur shoqërimet në masë.
, shprehen për mediat;
“Jam e stresuar, e…Nuk e dimë se çfarë do të bëjë ky shtet me ne. Sepse këto janë, fëmijët, shtëpia, kjo është e ardhmja jote. Nuk e dimë … Ky është shteti ynë, që na merr përpara të gjithëve ne, me fëmijë, që i la të shtypur atje si sardele”, u shpreh gruaja e shtruar në spital

Videot e mëposhtme tregojnë dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit të banorëve:

Vajza e terrorizuar nga policia: “Pashë tmerr me zy, lashë shkollën për të mbrojtur pronën e babit”

Në mesin e protestuesve të banorëve të Astirit kishte edhe vajza të reja që kishin lënë shkollën, për të mbështetur prindërit e tyre. Për kamerat e Fax News, një nga vajzat që ishte e pranishme gjatë protestës, rrëfeu se kishte lënë shkollën për të mbrojtur pronën e babait.
Vajza e terrorizuar e cilësoi protestën si gjënë më të tmerrshme që kishte parë në jetën e saj, duke iu referuar plagosjes së banorëve të Astirit.
“Jam një vajzë që kam lënë shkollën për të mbrojtur pronën e babit, nuk e gjeti pronën në rrugë, por e ka ngritur me djersë. Mbi të gjitha unë kam vetëm atë Allah sipër, jo ata që prishin pronat e popullit që i kanë nngritur me djersë, jo me drogë siç i kanë ngritur të tjerët. Duam të jetojmë të qetë. Nuk i njihja, ishte gjëja më e tmerrshme që kisha parë në jetën time”, u shpreh vajza.

Mijëra studentë protestojnë para Kryeministrisë, Shqipëria në prag revolte

Tirana po zien nga protestat ditën e sotme. Ndërsa te Kuvendi po protestojnë banorët e Astirit, para Kryeministrisë kanë marshuar qindra studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës. Studentët protestojnë nën moton “Ulni tarifat, rritni buxhetin!” dhe thirrje të tjera si “Jam rini që revoltohem!”, “Arsimit Publik Falas!”, “Refuzoj të jem e ardhmja, që nga sot do jem e tashmja!”
Paralel me banorët e ‘Astirit’, në Tiranë po zhvillohet një tjetër protestë te sheshi ‘Nënë Tereza’.
Janë studentët e Tiranës, të cilët po protestojnë pranë Universitetit Politeknik për një arsim më cilësor.
Fotot janë publikuar nga ish-zv.ministri Taulant Muka, i cili i mbështet, ndërsa shkruan: “E ardhmja e Shqipërisë- bravo që nuk frikoheni dhe kërkoni të drejtat tuaja! Arsimi është mundësia jonë për të krijuar shtetin e së drejtës!”
Ndërkohë, një ditë më parë shkruante se “rinia shqiptare ka shume potenciale, dhe meriton më shumë! Vetëm kur rinia dhe shoqëria shqiptare të kërkojë ndryshimin cilësor në arsim, mund ti kthejmë dinjitetin universiteteve, japim zë intelektualit të vërtetë, zhvillojmë ekonominë dhe sigurinë sociale, dhe ruajmë identitetin tonë kombëtar! Mos qëndro indiferent, Bashkohu dhe ti!”.

Fotot e dhunës/ Dy gra të plagosura: ”U goditën me shkop gome në shtyllën kurrizore”

Dy prej banoreve të zonës së Astirit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet, për shkak se kanë mbetur të lënduara në protestë.
Sipas një tjetër banoreje, Marsela Lekli shashkat që janë hedhur nuk kanë qenë të tyret, por të personave që kanë qenë të inflirtuar në protestë dhe synonin provokimin e tyre.
Lekli tha për Fax News se njëra prej banoreve ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore pas goditjes që ka marrë me shkop gome nga ana e policisë.
“Njëra prej zonjave ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore, ndërsa zonja tjetër është në gjendje të rënduar, është duke marrë serume. Ne kemi qenë shumë pranë me njëra-tjetrën dhe forcat e policisë janë hedhur mbi to.
Njëra prej tyre është goditur nga pas me një shkop gome nga ana e policisë.Kapsollat janë hedhur nga persona të tjerë që kanë qenë në protestë, si të infiltruar, mund të bëjmë dot ne identifikimin e tyre pasi kanë qenë shumë persona në protestë.
Erdhën punonjës të shumtë të policisë edhe në spitalin ushatarak, po iu bënin dhe video policëve që u sollën në spital, ndërkohë që askush nuk u interesua për zonjat që janë plagosur rëndë. Policët ecnin me këmbët e veta, dhe nuk ishin të lënduar rëndë”, u shpreh Lekli.