18.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Tryeza e opozitës, Basha: Buxheti më katastrofik në 25 vjet, projketi 1 miliardë më korruptivi në Ballkan

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur në në takimin e opozitës për projekt buxhetin. Tryeza është organizuar për bashkëbisedim për Buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupet e interesit.
Opzita do të bëjë transparencën e munguar për atë që është buxheti me katastrofik i 25 viteve të fundit, tha Basha.
Projketi 1 miliardë është projketi më korruptiv në Ballkan.
15 koncesione për oligarkët.
Është rritur borxhi, ka një faturë të tmerrshme për borxhin dhe ambjentin fiskal.
Basha theksoi mes të tjerash se koncesionet po i sjellin një faturë të tmerrshme buxheti të shtetit. Sipas tij, ky buxhet i propozuar nga qeveria e Edi Ramës nuk është gjë tjetër, por thjesht një ligjitimues i vjedhjes.
“Bëjmë sot transparencën e munguar për buxhetin. Për vitin 2019,ky është buxheti më katastrofik. Ky buxhet legjitimon vjedhjen me ligj të taksave. koncesionet kane sjelle një fature e tmerrshme. Një në gjashtë shqiptarë janë larguar nga qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.
Opozita e bashkuar vijon të bojkotojë seancë parlamentare, ndërsa përfaqësues të ndryshëm të opozitës nuk kanë kursyer aspak drejtuesit e qeverisë.
Ndërsa ish-ministri Edmond Panariti në takimin e opozitës së bashkuar me grupet e interesit, biznesmenë e ekspertë për Buxhetin 2019 tha se, Buxheti i sivjetëm për Bujqësinë është komplet jashtë logjikës normale.
“Me këtë buxhet ne ushqejmë vetëm bujqësinë e mjerimit, jo të eksporteve. Buxheti i Bujqësisë jo vetëm që s’ka rritje, por rrudhje në sigurinë ushqimore me -38%. Po ku shkojnë këto fonde, pyeti Panariti. Këto fondet nuk shkojnë as për laboratorë, as për aparatura që të zbulojnë ndotjen në ushqime, por shkojnë për blerje limuzinash 80 milionë lekëshe dhe për blerje të një flote fuoristradash, për të persekutuar bizneset”, tha ai.

Tabaku: Shqipëria, vendi ku shteti gjobit biznesin dhe qytetarin
Nen kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja Jorida tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”.
“Vetëm dy investimet më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 përqind rritje ekonomike. A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”, tha Tabaku.
Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. 99 përqind që varfërohen dhe një grusht njerëzish që pasurohen.
“Sot akcizat janë rritur me 650 milionë euro. 60 herë ka rritur qeveria ngarkesën fiskale, pra 60 herë ka futur duart në xhepat tuaj. Megjithëse taksat janë rritur, mblidhet vetëm 27,6 % e PBB, çka do të thotë se është rritur informaliteti”, tha Tabaku.

“Policia na ka drejtuar armët”, protestuesit të revoltuar: Këlyshët e Ramës po na provokojnë!

Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Një protestuese shprehet se ka policë të veshur civil, që po provokojnë banorët, dhe sipas saj ato po hedhin shashka dhe kapsollë. Më tej ajo shton se policia nuk i ka provokuar, por i ka sulmuar dhe madje ka drejtuar armën kundrejt tyre.
“Nuk kemi hedhur shashka. Ka të lënduar midis nesh, u lëndua nëna ime. Policia duhet të bëjë detyrën dhe mos të ngrejë shkopa gome kundër nesh. Ka pasur provokime nga policia. Ka pasur policë të veshur civilë të cilët kanë hedhur shashka dhe kapsollë për të na provokuar. Janë klyshat e Ramës. Nuk janë hedhur shashka nga ne. Nuk provokoi, policia ngrejti dorën ndaj nesh, duke na drejtuar armën”, shprehet një protestuese.
Ndërkohë, opozita vijon të jetë në në krah të banorëve që po prtoestojnë para Parlamentit.
Qytetarët kanë marrë megafonin dhe i janë drejtuar me thirrje të forta, qeverisë dhe deputetëve të PS që ndodhen brenda në Kuvend.

Dy modele: Haradinaj si Rugova, ndërsa Thaçi si Milosheviçi

Nga Enver Bytyçi

Kur para disa ditësh Ramush Haradinaj me qeverinë e tij vendosi taksën prej 10 përqind të mallrave serbe e boshnjake që do të hynin në Kosovë shumë prej nesh menduan se ai do të sprapsej nga presioni serbo-europian. Por ndodhi e kundërta: Dje qeveria Haradinaj vendosi të pamendueshmen, të paparashikueshmen, rritjen e kësaj takse nga 10 në 100 përqind.
Kur themi se ky vendim ishte i paparashikueshëm, kjo nuk përkthehet se ishte i palogjikshëm. Ishte i paparashikueshën në kontrast me qëndrimin e Hashim Thaçit. Sepse prej dje në Kosovë do të kemi dy simbole të reja. Nga njëra anë një ndjekës të Ibrahim Rugovës, i vendosur, i përkushtuar, këmbngulës, atdhetar e shtetar si Ramush Haradinaj dhe nga ana tjetër një Milosheviç, që beson e lufton për zgjerimin e territoreve të Serbisë, si Hashim Thaçi.
Kam shkruar dhe kam thënë se “Vetëm Ramush Haradinaj mund ta mposhtë Hashim Thaçin”! E nëse mposhtet Thaçi, mposhtet dhe Beogradi! Dje kryeministri i Kosovës ka hapur varrin e idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës. Duhet të caktohet vetëm disa dhe ora e varriit të kësaj ideje. Por ai nuk ishte I vetëm. E ndihmuan Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe ministrat e PDK-së në qeveri. Kjo ndoshta është fitorja më e madhe e Kosovës në këto 20 vite. Megjithatë “gjarpërit” nuk i shihen këmbët! Duhet kujdes për lëvizjet e tij!
Reagimi ishte i ashpër edhe në Beograd, edhe nga shërbëtorët e Beogradit në Bruksel. Këta burokratë dhe cinikë të profesionit politik që përfaqësojnë nuk reaguan as ashpër, as butë ndaj destruktivizmit serb në Kosovë.

Ka pasur njëmijë arësye për ta bërë këtë. Po përmend vetëm një prej tyre: Beogradi nënshkroi marrëveshjen për linjën e interkonjuksionit energjitik për Kosovën. Gjermania investoi në linjat energjitike qindra milionë euro. Por Beogradi e hodhi poshtë atë marrëveshje. Në Bruksel askush nuk u merakos për këtë.
Askush nuk e qortoi qeverinë dhe presidentin e Serbisë. Ndërkohë vendimi I qeverisë së Haradinajt shkaktoi tërmet në Komisionin Europian. E përmendën Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ndërkohë që as vetë nuk janë të bindur se kjo marrëveshje të ketë funksionuar ndonjëherë. Por nuk përmendën liberalizimin e vizave, megjithëse e premtuan pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin en Zi.
Vendimi për taksimin e mallrave serbe në fakt është marrë në Beograd dhe në Bruksel. Haradinaj thjesht ka formuluar dhe firmosur tekstin e atij vendimi. Pra ky vendim është refleksion I qëndrimeve destruktive të Beogradit e të Brukselit ndaj Kosovës. Qëllimi i tij është vendosja e ekulibrave politikë e diplomatikë në marrëdhëniet me Serbinë, por edhe me Bashkimin Europian. Gjithçka në këtë botë zhvillohet e duhet të zhvillohet në ekuilibër. Kjo taksë është refuzim i padrejtësive që i janë bërë Kosovës. Eshtë produkt i padrejtësisë më të madhe në historinë e saj e planifikuar të bëhej keta muajt e ardhshëm me ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë. Kjo taksë i jep fund dilemës së varësisë së verbër të politikës së Kosovës ndaj politikës së Beogradit dhe të Moskës. Kjo masë e kthen në logjikën e sjelljes normale Beogradin dhe kësisoj do ta ndihëmojë edhe vetë Mogherinin e zotin Hahn, të cilët janë shndërruar në propagandues të mashtrimeve të radhës sa i përket integrimeve europiane të Kosovës dhe përkujdesen vetëm për fatin e serbëve, duke mos lloogaritur se në Kosovë jetojnë edhe shqiptarë, edhe boshnjakë, edhe kroatë apo malazezë. Pra taksa vendos thjesht balancën e munguar deri më sot. Si e tillë nuk ka pse qortohet!

Taksa për mallrat serbe në Kosovë i bën mirë dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Mbi të gjitha jep mesazhin se autokratët që udhëheqin të dy vendet nuk mund të marrin vendime në emër të popujve që ata përfaqësojnë. Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq prej dje nuk kanë më ëndërr të marrin ndonjë Çmim Nobel për Paqe si shpërblim për ndarjen e Kosovës. Nëse e duan këtë çmim të dy këta duhet t’i kërkojnë falje viktimave të Milosheviçit në Kosovë dhe duhet ta njohin përfundimisht shtetësinë e saj në kufijtë dhe territorin aktual të saj. Po kështu dhe Mogherini. Ndërsa Haradinaj ka obligim që të qëndrojë fort, madje të planifikojë dhe masa tjera antiserbe, sa herë që Serbia dhe Thaçi veprojnë kundër Kosovës. Shtetësinë dhe pavarësinë Kosova e ka fituar me sakriifica të jashtëzakonshme. Nuk mundet që këto sakrifica të fshihen nga memorja e shqiptarëve me një firmë të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq nën mbikëqyrjen e Mogherinit.
Kurse opozita nuk duhet të marroset pas fushatave për zgjedhje të reja. Eshtë e turpshme për opozitën në Kosovë që iniciativave të tilla t’i bashkohen politikanët e partisë që ka themeluar Hashim Thaçi dhe të kundërshtohen ose stigmatizohen nga ata që quhen opozitarë. Opozitarët e vërtetë në Kosovë janë ata që mbrojnë së pari territorin e vendit, shtetësinë e Kosovës dhe i japin asaj dinjitetin dhe integritetin e munguar. Këtë bëri dje Ramush Haradinaj dhe për këtë meriton përkrahjen e të gjithë Kosovës!
Tiranë, më 22.11.2018

Terror te Parlamenti! Protestuesja humb ndjenjat pas dhunës policore (Foto)

Një prej protestueseve ka humbur ndjenjat përpara Kuvendit, pas përplasjes me punonjësit e policisë, dhe më pas është mundur që të dërgohet drejt spitalit.
Prej disa minutash situata ka qenë mjaft e tensionuar para Parlamentit.
Protestuesja ishte mbuluar me flamurin e SHBA-ve, për tëtreguar se protesta e tyre është larg ngjyrimeve politike. 
Ndërkohë që për situatën ka reaguar pak minuta më parë dhe policia e shtetit.
”Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit”.
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tension te Parlamenti/ Policia mashtron për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Ndërkohë që ka patur tensione midis protestuesve dhe policëve. Këto të fundit ju kanë bërë thirrje banorëve të Astirit që të tërhiqen duke mashtruar se janë plagosur 5-6 policë.
“Mos ushtroni dhunë, policia nuk po dhunon protestuesit. Janë plagosur 5-6 punonjës policie. Ju lutem mos ushtroni dhunë. Ne jemi në krye të detyrës. Mos hidhni kapsolla”, janë thirrjet e policisë.
Ndërkohë që protestuesit në mënyrë kategorike thonë se asnjë prej tyre nuk ka hedhur shashka, dhe dikush tjetër po provokon policinë.
Banorët janë shprehur edhe më herët për Fax News se protesta e tyre është paqësore. Që prej mëngjesit u evidentua një numër shumë i madh efektivësh të policisë që kishin blinduar zonën pranë parlamentit.

Si ta di nëse kam thyer ndonjë kockë?

Mund të keni kocka të thyera pasi ndonjë aksident siç është rrëzimi, ose pasi të jeni goditur nga ndonjë objekt.
Janë tri shenja të zakonshme të thyerjes së kockave (siç janë të njohura si frakturat):
⦁ Dhembjet
⦁ Ënjtjet
⦁ Deformimet
Sidoqoftë, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’u treguar nëse një kockë është e thyer ose e dal nga vendi.
Nëse keni thyer ndonjë kockë, mund të keni këto përvoja:
⦁ Do të dëgjoni ose ndjeni një zhurmë të kërcitjes gjatë lëndimit.
⦁ Mund të keni lëndime, mavijosje, brishtësi përreth zonës së lënduar.
⦁ Mund të ndjeni dhembje kur vendosni peshën, e prekni, shtypni ose e lëvizni vendin e lëndimit.
⦁ Pjesa e lënduar mund të duket e deformuar- në pjesët e lënduara ashpër, kocka e thyer mund të jetë duke ngacmuar lëkurën.
Në këtë gjendje, mund të keni trullosje, dhe të ndjeni shumë dhembje ose të kuptoni që keni kocka të thyera.
Duhet të kërkoni ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse mendoni se e keni thyer ndonjë kockë.
Nëse keni thyerje duhet të mbahet drejt dhe në një vend pjesën e lënduar, shpesh duhet ta mbani me mbajtëse, në pozicionin e duhur.
Nëse nuk e merrni trajtimin e duhur, mund të zhvilloni infeksion serioz ose deformime permanente. Dhe mund të zhvilloni probleme afatgjata me nyejt.
Është mirë mos të hani dhe pini asgjë nëse mendoni se keni thyer ndonjë kockë, dhe do t’ju duhet mpirje e tërësishme për të lejuar doktorin kontrolluar atë.
Të vjetrit dhe ata që kanë osteoporozës duhet të jenë të kujdesshëm, pasi që kockat e tyre janë të dobëta dhe mund të thyhen shumë lehtë

Denoncimi: Tonelata e drogës së kapur në Qafë Thanë i përket njerëzve të kryetarit të Bashkisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se, droga e kapur në Qafë Thanë është 1 ton dhe është e partisë, e kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Në një status në “Facebook” Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se dyshimet janë se droga i përket Lalës, ndaj dhe nuk ka deklaratë zyrtare nga Policia.
Deri tani policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht se sa ishte sasia e drogës së kapur në një furgon në Qafë Thanë apo nëse ka persona të ndaluar.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Breaking Neës:
Droga mbi 1 ton e kapur ne Qafe Thane është e Partisë
Don Lala në tavë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Dr.Berisha!
Sipas një informacioni që më dha një oficer policie në Elbasan, më konfirmon që droga në furgon ishte mbi një ton dhe dyshimet e para janë se i përket njerëzve të Lalës (Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bën një deklaratë zyrtare! Gjithsesi mund ta verifikoni për më gjerë këtë çështje!

Përleshje te Kuvendi, policia sulmon banorët (Video&Foto)

Protestuesit tek Parlamenti jane përplasur me policinë.
Dita e 19 e protestës, i ka zhvendosur banorët e zonës së Astirit përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të protestojnë për prishjen e objekteve të tyre banimit apo biznesit.
Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që ti afrohen Kuvendit, dhe janë ndeshur në rezistencën e policisë. Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.
Banorët e kanë ndezur situatën pas provokimeve që Rama ka bërë nga brenda, duke i përmendur shumë prej tyre në emër. Ata i kanë kërkuar kryeministrit një ballafaqim, duke bërë thirrje që ai të dalë në sheshin e burrave.
Ndërkohë që protestës po i bashkohen dhe deputetët e PD-së, që ishin duke zhvilluar një mbledhje paralele me atë të Kuvendit në Hotel Tirana.
Disa prej banoreve gra kanë tentuar që t’iu heqin kapelen punonjësve të policisë, cc’ka ka tensionuar edhe më shumë situatën.
‘’Parlamenti është i joni, të largohen hajdutët që kanë vjedhur votat. Nëse je burrë dil këtu në shesh, mos na provokoni”, kanë qenë disa nga thirrjet e bëra nga ana e banorëve.

Protesta para Kuvendit e banoreve te Unazes se Madhe

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 22. November 2018

Konsumi i kafes ul rrezikun e diabetit

Konsumimi i 3 ose 4 filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2, sugjerojnë shkencëtarët.
Ata arritën në këtë përfundim pas një hulumtimi shkencor që iu është bërë 30 studimeve të mëparshme, ku janë përfshirë gati 1.2 milionë njerëz.
Studimi është drejtuar nga hulumtuesit shkencorë të Institutit për Kërkimet Shkencore të Kafes, që është themeluar në vitin 1990. Rezultatet e studimit u publikuan gjatë një takimi të realizuar në Berlin nga Shoqata Evropiane për Studimet mbi Diabetin. Shkencëtarët zbuluan se konsumi i 3 filxhanëve kafe ul rrezikun e zhvillimit të diabetit me 27%.
Drejtuesi i këtij studimi, dr. Mattias Carlström, tregon se lidhja mes kafes dhe diabetit vlen për të dyja gjinitë, megjithatë efektet pozitive janë është pak më të dukshme te gratë.
Shkencëtarët mendojnë se këto efekte vijnë si pasojë e substancave të kafes, si trigonelinë, kafestol, acid kafeik dhe acid klorogjenik, substanca këto shumë të rëndësishme për organizmin, dhe vetive anti-inflamatore dhe antioksiduese të kafes.

Mijëra protestues sulmojnë Parlamentin

Mijëra protstues të revoltuar nga urdhri i qeverisë për ti prishur shtëpitë tek Unaza e Re kanë sulmuar Parlamentin duke u konfrontuar me policinë. Ata kanë kërkuar të hyjnë në Parlament duke deklaruar se Parlamenti është i popullit.
Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa banorët e Astirit janë përplasur me punonjësit e policisë.
Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që ti afrohen Kuvendit, dhe janë ndeshur në rezistencën e policisë. Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.
Banorët e kanë ndezur situatën pas provokimeve që Rama ka bërë nga brenda, duke i përmendur shumë prej tyre në emër. Ata i kanë kërkuar kryeministrit një ballafaqim, duke bërë thirrje që ai të dalë në sheshin e burrave.
Ndërkohë që protestës po i bashkohen dhe deputetët e PD-së, që ishin duke zhvilluar një mbledhje paralele me atë të Kuvendit në Hotel Tirana.
Deklara e Rames
Kujt t’ia marrim rrogën që t’ia japim dëmshpërblimin Xhovalinit nga Laçi që ka 2 godina të tjera në njësinë numër shtatë në Tiranë që I janë legalizuar, një tjetër ndërtesë në Kashar dhe një tjetër në Laç? Kujt t’ia heqim rrogën që të dëmshpërblejmë Ramazanin, që ka katër prona të tjera pa lej? Zoti Ramadan, jo vetëm që ka zënë shtratin e Unazës, po këndon sloganin shtëpia mbrohet me jetë, Ja këta janë.
13 milionë dollarë do të shkojnë për të rritur pagat e 30 mijë punonjësve të arsimit parauniversitar, po për këta të Unazës së Re, kjo duhet itiu hiqet mesuesve dhe ti jepet Agronit nga Elbasani.
Ai e nisi lojën e ndërtimeve pa leje me shtesa në Elbasan dhe erdhi në Tiranë dhe ndërtoi dy godina të tjera në njësinë numër shtatë, ndërsa Pali që ka dy objekte në Paskuqan dhe një tjetër në Kombinat, e ka zënë mbarë Tiranën, mbase ka ardhur dhe këtu sot, po nuk e pashë se dola që ti përshëndesja.