18.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Sa bulmet duhet të konsumojmë?

Deri rishtazi, dietologët kanë këshilluar zgjedhjen e bulmetit pa yndyrë ose me yndyrë të reduktuar, por, me të dhënat e reja, këto rekomandime duhet të rishikohen.
Studimi PURE (Prospective Urban Rural Epidemiology study), i publikuar në The Lancet, në 28 Gusht 2018 ka vëzhguar për plot 10 vite, konsumin e ushqimit nga 135.335 persona adulte, në 18 vende të botës. Rezultati? Vdekshmëria e rritur lidhet me konsumin e lartë të sheqernave dhe jo të yndyrnave. Përkundrazi, yndyrnat, dhe pikërisht ato që janë akuzuar me se shumti për sëmundjet e zemrës, yndyrnat e ngurta – janë lidhur me mbrojtje te sistemit kardiovaskular. Kur studiuesit u thelluan edhe më shumë në të dhënat e mbledhura, konstatuan se konsumi i përditshëm i 2 racioneve bulmet, ofronte mbrojtje nga vdekshmëria, krahasuar me konsumin 0 të bulmetit. Madje edhe bulmeti me yndyrë të plotë shfaqi të njëjtin efekt.
Por, përpara se t’i lëshojmë frenat me bulmetin, duhet te konsiderojmë edhe një tjetër studim që vjen nga vendi ku konsumohet më shumë qumësht se kudo gjetkë – Finlanda, i cili ka gjetur një lidhje te dukshme të konsumit të mbi 2 gotave qumësht në ditë, me 32% më shumë rrezik nga vdekja. Këtij konkluzioni i bashkohen edhe disa studime metanalitike të publikuara së fundmi.
Konkluzioni? Me sa duket, djathi dhe kosi janë me superior sesa qumështi.
Arsyeja përse, nëse vërtetë qumështi ka një efekt negativ për shëndetin kardiovaskular, mbetet ende të studiohet, deri atëherë, vazhdohet të këshillohet zgjedhja e qumështit pa yndyrë, jo më shumë se 2 gota në ditë.

Por, a është qumështi i pazëvendësueshëm?
Nuk ka as me te voglin dyshim që qumështi është një produkt shumë i ushqyeshëm.
Megjithatë, deri më sot, qumështi rekomandohet kryesisht për kalciumin që ka, i cili është i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët tanë. Vlen këtu të përmendim se, eksperte të Harvardit, nuk kane gjetur një efekt mbrojtës të konsumit të qumështit në parandalimin e osteoporozës dhe frakturave. Dhe fakti është se, vendet me konsumin më të ulët të qumështit, si Japonia, India, dhe Peruja, kane më pak fraktura.
Përveç kësaj, mbi qumështin vërtiten edhe disa anë të tjera të errëta, si p.sh, gjithnjë e më shumë njerëz shfaqin intolerancë ndaj tij, apo alergji serioze.
Përmbajtja e lartë e qumështit në estrogjen mund të nxisë kancerin e prostatës, gjirit dhe vezoreve.
Antibiotiket që përdoren te lopët , mund te kalojnë në qumësht nëse nuk ndiqen me rigorozitet rregullat e sigurisë nga fermerët. Megjithatë, përgjithësisht temperaturat e larta te gatimit eliminojnë pjesën më të madhe të antibiotikëve.
Kujdes, nuk duam te themi të mos pini më qumësht. Por, nga bulmeti, ndoshta disa zgjedhje të tjera mund të jenë edhe më të mira, si p.sh djathi dhe kosi. Me sa duket, procesi i fermentimit të qumështit e kthen situatën në favor të njeriut dhe mikrobeve të mira që jetojnë me të.
Atëherë, sa bulmet duhet të konsumojmë në ditë?
Për fëmijët që rrezikojnë nga kequshqyerja ose nënpesha, qumështi përbën një ushqim shumë të dobishëm.
Për fëmijët e vegjël:
Nga 1- 3 vjeç këshillohen 2 gota qumësht në ditë, (një sasi më e madhe se kaq mund të nxisë mbipeshë dhe anemi te fëmijët), 2 ½ kupa për 4-8 vjeç, dhe 3 kupa 9-18 vjeç, si një burim i rëndësishëm i kalciumit për kockat, por te mos harrojmë se kockat forcohen duke luajtur jashtë shtëpisë dhe jo përballë ekraneve. Nëse fëmija juaj nuk e preferon qumështin, mund t’i jepni kos ose djathë sepse 1 gote qumësht = 200ml kos = 45gr djathë. I vetmi ndryshim qëndron te djathi, i cili nuk përmban laktozën – sheqerin e qumështit. Ajo mbetet te hirra, bashkë me disa aminoacide te tretshme në ujë.

Për të rriturit:
Rekomandimet aktuale qëndrojnë në 3 racione bulmet në ditë. Por, në kongresin e shoqatës europiane të kardiologjisë sivjet, këto rekomandime mund të ctendosen pak për sa i përket djathit dhe kosit, ndërsa për qumështin këshillohet rreptësishtë të konsumohet pa yndyrë, dhe personat që e marrin në sasi të madhe duhet të frenohen.
Si mund të plotësoj nevojat në kalcium nëse nuk konsumoj aspak bulmet?
Sasia e Kalciumit që ofrohet në 1 gotë qumësht, mund të merret nga ushqimet e mëposhtme:
3 kupa lakër kale
3 luge te mëdha fara lulëkuqe
30gr parmixhano, 45gr djathë i bardhë
90gr sardele konserve
2 kupa fasule te bardha
120gr bajame
600gr trofte
300gr oktapod
Mesazhi përmbyllës
Bulmeti, si djathi dhe kosi, me sa duket janë zgjedhje më të shëndetshme se qumështi, por evitoni sasitë e tepruara sepse do të rrezikoni që të mos ju bëjnë me rrobat. Nëse jeni qejflinj të qumështit, më shumë se 2 gota janë të panevojshme. Por edhe nëse nuk ju pëlqen bulmeti, ka zgjedhje të tjera që me pak zgjuarsi, mund ta kompensojnë.

OSBE del hapur kundër Ramës: Dekriminalizo shpifjen për gazetarët

Rama ka paralajmëruar se do të bëjë një ligj të ri për të burgosur kritikët e tij në media për shpifje. Një ligj që synon të frikësojë kritikët e Ramës si dhe të ndjekë shembullin e lidervë diktatorë në vende të tjera të globit. Kundër këtij qëndrimi të Ramës ka dalë OSBE. Në një deklaratë publike OSBE shkon dhe më tej duke i kërkuar qeverisë që të dekriminalizojë shpifjen.
OSBE i bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare se duhet të dekriminalizojnë shpifjen në raport me median, duke kujtuar se ky është një rekomandim i hershëm i OSBE/ODIHR-it.
Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së për Shqipërinë, Bernd Borchardt, tha se Kodi Penal nuk parashikon më dënim me burg, por gazetarët marrin gjoba dhe dënime penale në rast se shpallen fajtorë për shpifje.
Mediat shqiptare, tha OSBE, nuk kanë arritur ende atë nivel profesionalizmi, sjelljeje etike dhe vetërregullimi kolektiv, që është i domosdoshëm për pavarësinë politike, financiare dhe editoriale në zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
“Dispozitat e Kodit Civil janë më se të mjaftueshme për të dënuar shpifjen. Madje, edhe dispozitat e Kodit Civil mund të paraqesin rrezik dhe të frenojnë lirinë e shprehjes, nëse përdoren masivisht dhe si një sulm i gjerë kundër gazetarëve” – tha ambasadori Borchardt.
Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të organizatave mediatike që të shmangin gazetarinë e kopjimit, të veprojnë kundër informalitetit në punësim, dhe kontrollit redaksional nga pronarët.

OSBE tha se radiotelevizioni publik duhet të funksionojë i pandikuar nga kontrolli politik, pasi roli i tij i vërtetë është të jetë partner i qytetarëve, i vetë shtetit, si edhe i sektorit tregtar.
OSBE mendon se liria e medias dhe liria e shprehjes nuk mund të përdoren si shfajësim për të përhapur shpifje dhe lajme të rreme sipas interesave të caktuar politikë dhe ekonomikë.
“Shoqatat e mediave, sindikatat e gazetarëve, pronarët e mediave duhet të përkrahin vetërregullimin e medias si alternativë ndaj rregullimit qeveritar të saj. Është më mirë të kemi një Kod Etike për Median që respektohet dhe zbatohet, se sa dispozita të Kodit Penal. Liria e medias kërkon standarde profesionale, të mishëruara në parime, rregulla dhe rregullore. Praktika më e mirë është që vetë gazetarët të hartojnë kode etike për median dhe t’i zbatojnë ato me anë të organizatave për vetërregullimin e medias”, – tha zoti Borchardt.
Aktualisht Shqipëria krahas shumë mediave radio – televizive ka edhe qindra faqe interneti që botojnë lajme të marra nga burime të paverifikuara. OSBE mendon se ato mund të shihen si shpifje, ndërsa pronësia dhe financimet e këtyre faqeve të internetit është jotransparente. Ndaj nevojitet rregullimi i mediave online në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Komentet e OSBE për gjendjen e mediave shqiptare vijnë ndërkohë që qeveria ka një projektuar një paketë ligjore kundër shpifjes, e cila synon në parim të shmangë keqkuptimet dhe keqinformimet prej shkrimeve të pakonfimuara, ndonëse ende nuk njihen shumë detaje mbi amendamentet ligjore të propozuara.

“VOA”

Lubonja ‘tallet’ me Ramën në studio: I ka ngel papagalli në…

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar një foto të kryeministrit Rama pranë një papagalli. Por me komentet e tij për Ramën, Lubonja ka shkaktuar të qeshura në studion e ABC news. Spikerja Mirela Milori nuk ka mundur të kontrollojë të qeshurën gjatë intervistës me analistin. Ajo nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Milori mori situatën në duar.
“Nevoja që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi një popull i varfër e kupton, dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë, mirëpo te ajo fotografia duket shumë i kënaqur. Nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë edhe i ka ngel papagalli, kupton. Ai duket shumë i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për të tallur, kupton ti? Ndërkohë që ne një popull i varfër kemi nevojë për shumë dashuri. Ky është përshkrimi që i bëra unë”, tha ndër të tjera Lubonja.

Çmenduri me librat shkollorë! Ekspertët: Pasaktësi të rënda shkencore dhe fjali pa kuptim

Buxheti i rritur për arsimin dhe reforma me tekstet shkollore nuk e ka zgjidhur problemin e pasaktësive të rënda që gjenden në këto tekste. Gjeografia për shkollat 9 vjeçare është e mbushur me pasaktësi të renda shkencore dhe me shifra që nuk kanë asnjë lidhje me studimet dhe statistikat zyrtare.
Libri i gjeografisë i klasës së nëntë, nuk duhet të shkojë tek nxënësit. Duke nisur nga ndarja e kapitujve, varfëria gjuhësore, fjalitë pa kuptim deri te pasaktësirat shkencore të shumta, përmbajtja e këtij teksti shkollor i miratuar nga Ministria e Arsimit është problematik, fakton profesori i Gjeografisë, Gjovalin Gruda me 40 vjet karrierë, pasi deformon njohuritë për brezin e ri. Një nga gabimet e patolerueshme është dhe mosha e trojeve shqiptare.
“Trualli i Shqipërisë bën pjesë ne trojet më të reja të Europës, në rregull… kur vjen këtu tani e hedh poshtë ‘rreth 600 milionë vjet më parë’. Kjo nuk ekziston në mënyrë kategorike, sepse të gjithë kontinentet dhe gropat oqeanike fillojnë nga Pangea, nga megakontinenti që është para 250 milionë vitesh”, u shpreh Gjovalin Gruda, profesor i Gjeografisë.
Si dhe ky tekst mësimor i prodhuar në 2018, nuk ka të përditësuara informacionet, por bazohet në studimet e vitit 2011, në një kohë kur ato kryhen vit pas viti.

“Shumica e popullsisë banon në qytet me 53.7%, përkundrejt 45.3% në fshat. Diagnostimi e jep 58% në qytet dhe 42% në fshat. Pra, një ndryshim goxha”. “Po këtu ke për liqenet, janë rreth 230 liqene, në fakt janë 247 liqene te pasuritë ujore klimatike të Shqipërisë. Liqenet artificiale me sipërfaqe tërësore 40 km2, kur vetëm Fierza është 72.6 km2”, tregon Gjovalin Gruda.
Mangësitë nuk përfundojnë me kaq.
“Arrin bëhet gabimi deri aty saqë ngatërrohet ku bashkohet Osumi me Devollin, thuhet në hyrje të Beratit, për lumenjtë thuhet në dalje ,jo në hyrje, po vendi i bashkimit është në fshatin Arrëz dhe është rreth 14 km në veri perëndim të këtij qyteti”, shton profesori i Gjeografisë.
Në përmbajtjen e këtij libri spikatin sidomos problemet fiziko-gjeografike, që janë baza e edukimit të nxënësve, ndaj ky tekst duhet rishkruar medoemos. Pasi edhe mësuesi shpjegon brenda kornizës së tekstit mësimor.
“Edhe mësuesi të jetë i mirë, me këto mangësira s’ka ca bën, sepse nuk del dot nga teksti. Është tekst i miratuar nga Ministria e Arsimit. Le që edhe mësuesi nuk i ka kapur këto probleme, se po t’i kishte kapur ka 2 muaj që ka nisur shkolla. Pse nuk kanë bërë kërkesë? Pse nuk kanë pasur një farë reagimi?”, tha Gjovalin Gruda, profesor i Gjeografisë. /TCH

Rama, fund si autokrat, në burg, i arratisur ose…

Nga Kastriot Islami

Shqipëria është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe më i inkriminuar në Europë dhe ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE gjatë periudhës 2013-2018. Kryeministri më diletant i Ballkanit që çdo ditë po sheh gjithnjë e më qartë dështimin e plotë të qeverisjes së tij si askush tjetër në këto 27 vjet kërkon të dalë nga kjo vorbull me sjellje e veshje perverse, dhe deklarime delirante e batuta banale.
***
Ishpiktori-Kryeministër, pasi ka mbaruar në Rostok të Gjermanisë ekspozimin e zhgarravinave të lyera me bojra gjatë takimeve zyrtare nga që nuk i duron dot interlokutorët e tij ftuar në takime zyrtare, paska deklaruar në TV gjerman ARD, se “është kryeministri më i mirë gjatë të gjithë kohrave në Shqipëri”??!!!…Minimalisht mund të thuhet se kjo është një deklaratë prej deliranti që ka bërë për të qeshur të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Një ëndërr që as vetë nuk e beson. Batuta e marrëzisë së radhës. Zullumi of the Day që nuk duhet ti jepet asnjë rëndësi për të mos zhvendosur vëmendjen nga hallet e shqetësimet reale të qytetarëve

***
Aktualisht autokrati shqiptar më i korruptuar i Ballkanit adhuron stilin anadollak por me veshje e fasadë perverse dhe sjellje anarshiste. Autokrati anadollak e pervers shqiptar, më i korruptuari i Ballkanit s’është gjë tjetër veçse një përzierje e një “gallosheje të vjetër puniste” në përmbajtje, me një fasadë prej deliranti anadollak që prezantohet në publik me retorikë perverse e batuta të vjetra banale.
***
Autokratët “modernë” s’pranojnë ti quash autokratë. Ato pretendojnë dhe shtiren si demokratë të vërtetë. Ata në mënyrë delirante e anadollake vetëpërcaktohen si më të mirët dhe madje i japin vetes të drejtën ti cilësojnë kundërshtarët e tyre inferiorë, të paligjshëm e me lloj epitetesh të tjera ofenduese. Ata i akuzojnë kundërshtarët e tyre si tradhtarë, fundërrina të kazanit, rrota-kadrinjshë, shpellarë. Sepse ata mendojnë që në emër të demokracisë ata mund të thonë çfarë të duan, madje mund të justifikojnë të gjithë etiketimet për kundërshtarët me retorikën e tyre banale e perverse.
***
Autokratët anadollakë e perversë janë ekstremist të korruptuar. Synimi i tyre kryesor është pasurimi i paligjshëm dhe vjedhja me CD mjet e mënyrë e pronës dhe fondeve publike. Autokratët modernë janë të bindur se jetëgjatësia e tyre në pushtet lidhet ngushtësisht me madhësinë e pasurisë e paligjshme. Për të siguruar pasuri të cilën kërkojnë ta rrisin çdo ditë, autokratët modernë përdorin jo vetëm shtetin por ata përmes shtetit krijojnë lidhje korruptive e klienteliste me bizneset e mëdha të cilave ju shpërndajnë një pjesë të pasurisë kombëtare duke u bërë njëkohësisht bashkëaksionerë me ta.

***
Autokratët anadollakë e perversë herët e vonë, për të përjetësuar pushtetin e tyre personal përfundojnë të lidhur ngushtë me bandat e krimit dhe klanet mafioze. Të cilat i bëjnë pjesë të qeverisjes së tyre dhe përmes të cilëve kërcënojnë qytetarët duke dobësuar sigurinë njerëzore. Meqenëse kanë shumë frikë nga kriminelët, ata i konsiderojnë ata si shokët më të mirë dhe i mbajnë gjithnjë shumë afër, duke mos kursyer as ti tradhtojnë e deri ti eleminojnë nëse ata bëhen pengesë për përjetësimin e pushtetit të tyre personal.
***
Streha e fundit e autokratëve anadollakë e perversë është gjithnjë cënimi i interesave kombëtarë për të mbajtur e forcuar pushtetin personal, madje shkojnë aq larg sa që veprimet e antikombëtare përpiqen ti shesin me një retorikë të rrezikshme nacionaliste.
***
Fundi i autokratëve anadollakë e perversë është i njëjtë për të gjithë. Burgosja, arratisja por ka fatkeqësisht edhe raste kur ata përfundojnë të ndëshkuar nga vetë qytetarët.

Vokshi në takimin e OSBE: Mediat në pjesën më të madhe kontrollohen nga qeveria

Me shumicën e pjesëmarrësve jemi takuar edhe në forume të tjera, ku është folur për lirinë e shtypit, lirinë e fjalës, për pasigurinë fizike dhe financiare të gazetarëve.
Liria e shprehjes dhe e medias janë dy të drejta themelore për një shtet dhe shoqëri demokratike vecarërisht për demokraci fraxhile si kjo e jona e cila rrezikon të rrëshqasë në autokraci. Pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut, ato mbrohen nga aktet juridike kombëtare dhe ndërkombëtare: Duke filluar nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë që garanton lirinë e shprehjes, shtypit, radios dhe televizionit dhe ndalon çdo lloj forme censure. Për të vazhduar me nenin 10 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, në neni 19 parashikon lirinë e mendimit dhe të opinionit pa ndërhyrje.
Komisioneri Hahn: “Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për t’u bërë shtet anëtar në Bashkimin Europian”, nuk ka hapje të negociatave pa siguruar më parë lirinë e shprehjes e të medias.
Raportet e institucioneve të specializuara dhe organizatave ndërkombëtare japin një situatë jo të mirë në sektorin mediatik në Shqipëri:
1. Raporti i fundit Departamentit Amerikan të Shtetit flet për presione politiko-ekonomike që shkojnë deri në kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve, sidomos ndaj atyre investigativë. Presionet, të shoqëruara me mungesën e pavarësisë ekonomike kanë çuar në vetë-çensurë e heshtje për çështjet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe drogës.
2. Raporti i Freedom House për vitin 2018 e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve pjesërisht të lira dhe përmend vetë-çensurën dhe lidhjet politikë-biznes-media. Raporti evidenton përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes nga 2013 e në vazhdim të pavarësisë së medias.
3. Reporterët Pa Kufij (2018) e rendisin Shqipërinë në vendin e 75 në botë për lirinë e medias. Rrjetet e mëdha të mediave janë të përqendruara vetëm në pak duar biznesmenësh të fuqishëm. Kjo ka sjellë vetë-çensurën nga gazetarët, të cilët në masën 80% nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale. Problematike sipas këtij raporti janë edhe gjuha dhe fyerjet e përdorura nga kryeministri ndaj gazetarëve, të tilla si sharlatanë, injorantë, helm, armiq publik apo kazan.

Liria e shtypit pra në Shqipëri ditë pas dite po humb terren dhe askush nuk po bëhet barrikadë për ta mbrojtur atë.
Përballë nevojës për një media të lirë e të pavarur gjendemi shpesh para një makinerie propagande gjigande që zbeh ose fsheh të vërteta dhe realitetin, e mban qytetarët të painformuar. Si dhe a mund të ç’montohet kjo makineri ?!
Pyetje me përgjigje të zymtë ndoshta. Por më e pashpresë bëhet e ardhmja, nëse gjithsescili prej nesh mban fjalimin e rradhës e ikën pa një impenjim real e të sinqertë.
Në një konferencë të disa ditëve më parë në Tiranë, organizuar nga South East Europe Media Forum, gazetarët shqiptarë dhe përfaqësues të organizatave mediatike ngritën shqetësimin e rrezikut të financimit të medias nga krimi i organizuar. Ata artikuluan ekzistencën e trinomit: politikë+krimi i organizuar+biznes.
Mediat në Shqipëri në pjesën më të madhe kontrollohen nga qeveria përmes pronarëve të medias, të cilët në rastin më të keq intimodohen me regjim taksash dhe në shumicën e rasteve shpërblehen me tendera publikë.
Sot në Shqipëri, referuar studimit të Reporterëve pa Kufij dhe BIRN, kemi 62 televizione, 6 prej tyre me licensë kombëtare, mbi 650 portale informative dhe afërsisht 200 gazeta, revista periodike. Referuar numrit të popullësisë, në Shqipëri kemi 1 media për 3 mijë banorë.
Shumë për një vend si Shqipëria dhe pak informim në favor të interesit publik, pak investigime dhe pak të vërteta në media.
Ky është një tregues që provon përdorimin e medias për qëllime të pastra përfitimi. Në disa qarqe të rezervuara flitet se industria e medias po përdoret tani edhe për pastrim parash.

Studimi i fundit i reporterëve pa kufinj dhe BIRN shpreh shqetësim për burimet financiare që mbështesin median online. shumë portale kanë të njëjtën histori të dyshimtë financimi sic ndodh edhe me median tradicionale dhe po ashtu flitet për influenca të forta të qeverisë dhe politikës duke e shmangur kështu median nga roli dhe misioni I saj thelbësor që është informimi, edukimi I qytetarëve përmes informimit.

Kaosi informativ që qeveria shpërndan ka qëllim të shmangë vëmendjen nga keqqeverisja, korrupsioni, trafiku i drogës, papunësia, varfëria dhe problemet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. Mjafton të hedhësh një vështrim gjatë muajve të fundit dhe shikon se jashtë vemendjes së medias, Qeveria funksionon kryesisht në mënyrë ekstrainstitucionale. Ajo po tjeterson pasuritë kombëtare duke jau dhënë privatëve për qëllime të pastra fitimi (rasti i teatrit kombëtar – që në shkurt cdo ditë protesta nga artistët e asnjë media nuk e transmeton). Qeveria po shkel të drejtën e pronës, po shkel të drejtën për strehim (rasti i familjeve në Unazën e madhe që për gati 20 ditë po protestojnë – është shkelje flagrante e kushtetutës dhe cdo konvente ndërkombëtare, pjesë e kriterit nr 5 për procesin e integrimit në BE – e shumë pak media e transmetojnë). Sot po shkelen e drejta për arsim falas, e drejtën për shërbime shoqërore, e drejta për punësim, informim…dhe media ka qenë më së shumti e heshtur, ose në rastin më të mirë për çdo gjë ka transmetuar vetëm variantin zyrtar servirur në kasetë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Në Shqipëri, nga 2013-2018, dhjetëra gazetarë janë dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur për shkak të publikimeve të historive për përfshirjen e Kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë në afera korruptive dhe në lidhje të ngushta me krimin e organizuar.
Vetëm këtë vit u kërcënuan me armë dy gazetarë.
– Asnjë i dënuar për plumbat në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala.
– Asnjë i arrestuar për pistoletën në kokën e korrespondentit, Julian Shota.
Për gazetarin investigativë; Jetmir Olldashi u dha masë dënimi “detyrim me paraqitje” pse publikoi një audio që dëshmonte që vëllai i ministrit të brendshëm kishte përsëri lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa për Basir Çollakun nisi procedim penal për shpifje sepse intervistoi nënkomisarin që dëshmoi në azil në lidhje me rastin e përdhunimit dhunimit të një vajze jetime nga djali i një deputeti dhe u kërcënua me jetë në prani të Kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë në pushtet.

Unioni i gazetarëve ka ngritur alarmin që dhjetra gazetarë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar mbrojtje në vendet e Bashkimit Europian sepse jeta e tyre rrezikohej.
Ende në platformën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarëve nuk ka përgjigje nga qeveria shqiptare për kërcënimin dhe përndjekjen e gazetares Alida Tota dhe dhjetëra kolegëve të tjerë që u larguan nga Tirana me urdhër policor.
Prokuroria ende nuk ka zbardhur rastet e dhunës, kërcënimeve, largimeve nga puna dhe përndjekes së gazetarëve.
Asnjë deklaratë nuk pati as dje, kur dhjetëra gazetarë dhe operatorë u kërcënuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Asnjë mbështetje nuk pati për operatorin e Klan Plus që u dhunua një javë më parë gjatë xhirimeve në protestën e Astirit.
Sot, inkurajoj të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias të qëndrojnë dhe të mos thyehen. Ata duhet të fitojnë me çdo kusht luftën për të shpërndarë të vërtetën dhe për të qënë gardianë të interest të publikut.Të mos tremben dhe të mos pranojnë të shfrytëzohen si skllevër me paga 200 dollarëshe.
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Medias së bashku me përfaqësues të komunitetit të gazetarëve, juristë dhe akademikë do të vazhdoj angazhimin për të kërkuar me forcë zbatimin në terren të legjislacionit që mbron dhe siguron jetën dhe punën e gazetarit.
Është e nevojshme që të gjitha përpjekjet tona të shkojnë për të rritur lirinë profesionale dhe atë financiare të gazetarëve! Duhet të ngremë zërin të gjithë pa përjashtim.
Në 2 Tetor 2018, KM Rama njoftoi që qeveria do të miratojë një ligj kundër shpifjes në parlament. Shoqatat e gazetarëve, mediat dhe opozita kanë shprehur shqetësim të madh e kritikë të fortë ndaj kësaj iniciative që shihet si rrezik i presioneve apo mbylljes së atyre mediave që ende Qeveria nuk I ka nën kontroll. Menjëherë pas kësaj, AKEP, në një vendim krejtësisht antiligjor e antikushtetues njoftoi brenda 72 orësh 44 portale do të mbylleshin nëse nuk regjistroheshin në QKB.

Kujtoj që lista e AKEP përfshinte NGO, jo përfituese apo entitete që janë të regjistruara sipas legjislacionit shqiptar si dhe disa media të regjistruara jashtë Shqipërisë. Përfaqësuesi I OSBE për lirinë e medias, z. Harlem Desir e shprehu shqetësimin që një veprim i tillë mund të ishte rrezik për lirinë e mediave. Si kryetare komisionit për median kërkova pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi antiligjor e antikushtetues.
Dua të përmend këtu edhe aktinne fundit te AMA, që në një procedure jo të zakonshme, në një urgjencë e pa kaluar hapat ligjorë për verifikimin e informacionit, po kërkon të shkarkojë me votë të maxhorancës një anëtar të opozitës në bordin e AMAs.
Në këtë angazhim, do të ftoja edhe institucionet dhe organizatata ndërkombëtare që janë apo jo prezent në këtë takim, që të ndihmojnë në përpjektet tona për një media të lirë e të pavarur në Shqipëri e për të mos lejuar kontrollin e saj nga Qeveria, asnjë Qeveri e sotme apo e nesërme. Do i ftoja këto institucione e organizma për projekte për financimin e ligjshëm të mediave. Shpenzohen miliona euro për projekte për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe në fakt shtylla e tyre është media Pa gazetari të lirë, themelet e demokracisë dhe shtetit ligjor rrëzohen me një stuhi politike. Nuk mund të ketë demokraci dhe llogaridhënie të qeverisë pa një publik të informuar saktë dhe me vërtetësi absolute!
Ne kemi mirëpritur Cdo mekanizëm që ruan median nga ndërhyrja e qeverisë, sepse i heq asaj mundësinë për të kontrolliar edhe hapësirën e internetit, duke e shndërruar në një mjet kundër opozites dhe kritikëve.
Përsa më takon si deputete, kryetare e Komisionit përgjegjës për median, mbetem e hapur dhe plotësisht e angazhuar për të punuar për ofrimin e zgjidhjeve në të mirë të lirisë, pavarësisë dhe profesionalizmit të medias, si premisë për një shoqëri demokratike.

Basha-studentëve: Po u ngritët ju, sistemi bie

Dyfishim fondit për arsimin e lartë, ligj të ri për arsimin e lartë dhe 10 mijë stazhe pune për të rinjtë
Kemi humbur 2 herë rekomandimin për të të hapur negociatat me BE dhe një nga arsyet ka qënë moszbatimi i ligjit
E keni ju në dorë që të mos vazhdojë më kështu. Po u ngritët ju të rinjtë, sistemi ka rënë.
Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj. Pse duhen 40 milionë euro për 1.9 kilometra të një unazë egzistuese?! Ka ardhur koha prap që studentët ta kuptojnë që së pari që nuk mund të vazhdohet më kështu.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Forumin Kombëtar “Studentët për Qeverisjen e mirë” ku foli për programin e opozitës për arsimin dhe punësimin e të rinjve. Basha tha se qeveria e demokratëve do të dyfishojë fondet për arsimin e lartë, do të bëhet një ligj i ri për tarifa të ulëta dhe do të investohet në stazhe pune për 10 mijë të rinj në vit.
“Çëlësi janë universitetet, ato që përgatisin të rinjtë si shkencërisht ashtu edhe profesionalisht. Ndaj jo vetëm që do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë, jo vetëm që do ta dyfishojmë financimin për arsimin e lartë, pro sikur teorikisht të gjendesha para një zgjidhje se çfarë do të vendosja nga fushat kryesore të bashkëjetesës dhe shoqërisë për të financuar për vetëm 1 mundësi, gjithmonë do të vendosja arsimin e lartë. Sepse po zgjodhje arsimin e lartë atëhere ai do të zgjidhë të tjerat. Do të arsimoj të rinjtë, do ti pajis me dije, do ti pajis me model analitik, me aftësi dhe me përkushtim që të rindërtojnë edhe të tjera, ekonominë, shëndetësinë e gjithë të tjerat.
Ndaj zgjidhja e parë është një ligj i ri për arsimin e lartë i cili do të bëjë të mundur që çdo shqiptar i ri dhe e re të ndjekë studimet pavarësisht se ka mundësia familja apo jo. Që do të thotë se shteti siç e ka me Kushtetutë do të subvencionojë arsimin e lartë public dhe do të mundësojnë që shqiptarët të mos kenë më hallin e mospagesës që tarifës së shkollës. Natyrisht me një sistem konkurues që shpërblen perfomancën.

E dyta që do të bëjmë e cila kushton pak më shumë se projekti i Unazës së Re është programi stazheve të punës për 10 mijë të rinjtë me një vlerë fillestare prej 25 milionë eurosh në vit që do tu përgjigjet 10 mijë të sapodiplomuarve për një vit ku do të kenë një pagesë nga shteti prej 300 mijë lekësh, në stazh pune dhe ambjent pune. Pse?! Që të mësojnë hapat e parë në një ambjent krejt ndryshe nga universiteti që është ambjenti i punës. Të krijojnë rrjetin e njohjeve dhe të fillojnë të zbatojnë aplikimin praktik të profesionit të tyre”, tha Basha.
Kreu i opozitës u tha studentëve që të ngrihen dhe të marrin fatin e tyre në dorë. Shqipëria ka humbur kohë dhe i është refuzuar 2 herë hapja e negocitavave për shkka të keqqeverisjes.
“Asnjë vendim nuk mund të merret pa shpjegim të plotë dhe konsultim të plotë me ju. Asnjë vendim. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur por vendimet e marra në kushtet e mungesës së transparencës i kushtojnë Shqipërisë vite të humbura. Kemi humbur 2 herë rekomandimin për të të hapur negociatat me BE dhe një nga arsyet ka qënë moszbatimi i ligjit, mungesa e transparencës në vendimarrje dhe mospërfshirja e qytetarëve në vendimarrje.
Përkëthyer në fjalë të tjera; zgjedhjet, ndërshkimi i krimit dhe i korrupsionit dhe transparenca e vendimeve të qeverisë që nga buxheti i shtetit, tek politikat arsimore e gjithçka tjetër. Që jeni kaq shumë sot dhe dëgjoni me dyrim me mbush me shpresë më shumë për të marrë rolin që ju takon. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu dhe roli që ju takon ju është shumë më i madh se ai që mund ti njihni vetes. Ishte rinia që përmbysi një sistem. E keni ju në dorë që të mos vazhdojë më kështu. Po u ngritët ju dhe ju që jeni në këtë sallë, sistemi ka rënë. Sepse kur të ngriheni ju do të ngrihen të gjithë pas jush. Nuk do u thonë që ju jeni parti politike, apo se keni interesin e pushtetit, por do kuptojnë që shpirti i kulluar i këtij vendi e ka vënë vijën e kuqe. Kështu nuk vazhdohet më. Kjo thirrje u drejtohet të gjithëve pavarësisht bindjeve të majta apo të djathta”, tha Basha.

Ai kërkoi nga studentët të ndryshojnë realitetin ku 78 % e të rinjve duan të largohen, përmes vlerave dhe parimeve që kanë zbatuar vendet europiane.
“Në raport me situatën aktuale më e rëndësishmja është që të mbani mend se 28 vite më parë sistemi ndryshoi falë studentëve. Studentët ishin ata që u ngritën dhe e kuptuan që nuk mund të vazhdohet më kështu dhe e dyta që sistemi kishte rënë dhe vazhdonte për inerci. Ka ardhur koha prap që studentët ta kuptojnë që së pari që nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk duhet të presim më që 78 % e studentëve dhe të rinjve duan të largohen apo të largohen dhe e dyta që të mos ketë asnjë arsye që të mos e ndryshojmë më këtë. Është në dorën tonë ta ndryshojmë. Nëse shumica do që ta ndryshojë, do të ndryshojë. Rruga për ndryshim kalon përmes këtyre vlerave dhe parime që kanë ndërtuar edhe shoqëritë e lira dhe europiane ku shkojnë edhe të rinjtë.
Të vendosim në radhë të parë gjithëpërfshirjen që të keni edhe ju një zë në universitet, jo formal por të vërtetë, në politikat që bëhen për politikat arsimore, një zë në zgjedhjen e kuvendarëve që marrin vendime. E gjithë kjo energji duhet të vërshojë brenda këtyre rathëve të hapur që sot janë kështjella të mbyllura dhe të korruptuara e të mykyra të pushtetit politik.
Ti hapim e të lëmë gjeninë krijuese të rinisë shqiptare që sot na nderon me emra të mëdhenj të muzikës botërore, të sportit, financave, teknologjisë së informacionit, në Angli, Amerikë, Gjermani, Itali dhe asnjëherë këtu. Pse ?! Për shkak të këtyre strumbullarëve që janë mbledhur prap grusht si para 30 viteve për të kontrolluar gjithçka vetë. Ti thyejmë ato. Si do ti thyejmë?!
Unë jam partizan i palëkundur i demokracisë dhe mënyra më e mirë për ti thyer është përmes pjesëmarrjes masive të rinisë në procese demokratike si zgjedhjet, votime. Vota e ndryshon realitetin dhe aty ku vota është në rrezik, aty ku gjithëpërfshirja është në rrezik, atëhere duhet vërshimi i rinisë me të gjitha format dhe mjetet demokratike. Doni shembull?! Atje ku është çuar rinia, kanë rënë tiranitë”, tha Basha.

Kryetari i PD foli edhe për keqqeverisjen duke marrë si shembull projektin e Unazës së Re, ku po shpenzohen 40 milionë euro pa asnjë transparencë, pa u pyetur qytetarët dhe për më tepër duke u shëbur banesat pa i bëshpërblyer afër 1 mijë familjeve.
“Shqipëria është vend i vogël dhe nëse të ardhurat publike dhe pushteti grumbullohen në një grusht njerëzisht, atëherë nuk mbetet asgjë për të tjetër.
Le ta ilustrojmë me një shembull. Ju e dini debatin për Unazën e Re që është një rrugë egzistuese. Tani kanë bërë një projekt prej 40 milionë eurosh që mbi atë rrugë egzistueste të ndërojnë një tjetër dhe më shumë korsi dhe duan të prishin 317 banesa ku jetojnë afro 1 mijë familje pa i dëmshpërblyer. Projekti është bërë pa transparencë dhe pa konsultim dhe me një tender korruptiv pa asnjë garë.
Le të marrim 3 parimet kryesore për gjithëpërfshirje. i pyeti njeri banorët?! Asnjë nuk u pyet. Pyeti njeri inxhinjerët apo shoqërinë civile për nevojën për një rrugë kaq të gjerë në mes të qytetit?! Jo asnjë. A mori njeri mendimin e komunitetit se çfarë do të thotë kjo tek siguria rrugore, tek ambjenti apo ndotja?! Jo, nuk ka gjithëpërfshirje.
Vijmë tek e dyta, sundimi i ligjit. Është shkelur me të dyja këmbët. Jo nga ndonjë bandit por është shkelur nga vetë shteti. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj.
E treta është transparenca. Pse duhen 40 milionë euro të prindërve tuaj të shkojnë për 1.9 kilometra të një unazë egzistuese. A ka nevoja të tjera më të ngutshme Tirana dhe ky vend?! Pse janë shkelur?! Pra është shkelur parimi i mirëqeverisjes sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk duhet të grumbullohet në një grusht njerëzish.
Me 40 milionë euro çfarë mund të bëhej për arsimin e lartë?! 40 milionë euro është i gjithë buxheti i ndihmës sociale në Shqipëri gjithë familjet në varfëri ekstreme që llogariten në 150 mijë janë rezervuar 50 milionë euro për 50 mijë familje dhe të tjerët vrafshin veten. A jeni ju dakord me këtë vendim?! “, tha Basha.

“Ju lutemi demaskojeni këtë të çmendur se po shfaq urrejtje e rracizëm ndaj krejt Veriut të Shqipërisë”

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan: Ju lutemi demaskojeni këtë kryeministër të çmendur e me kartelë, sepse me “zgjuarsinë” e tij sot, në këtë status, ka tallur keq krejt veriun e Shqipërisë, duke luajtur me shkronjat “xh” dhe “gj” të fjala “ingjinjera”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohet urrejtja, rracizmi i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj Veriut te Shqiperise!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Zoti Berisha. Ju lutemi demaskojeni kete kryeminister te cmendur e me kartele, sepse me “zgjuarsine” e tij sot, ne kete status, ka tallur keq krejt veriun e Shqiperise, duke luajtur me shkronjat “xh” dhe “gj” te fjala “ingjinjera”. Besoj ka pasur parasysh edhe Juve me kete, edhe mua qe po te shkruaj. Kush ka mbaruar gjuhesi, si une, e di se pjesa veriore (dialekti i veriut) e ka nje problem te tille ne shqiptim dhe nuk e ben dot dallimin “xh” me “gj”. Ka raste qe e ngaterrojne edhe ne te shkruar. Pikerisht deri ketu shkon urrejtja , racizmi, cmenduria e ketij njeriu ndaj verioreve, sa mundohet te tallet me to, duke i konsideruar edhe ata te Unazes se Re, protestuesit e Astirit, si “maloke” (nuk dallojne dot “xh” me “gj”, si dikur kur thoshte se njerezit nga veriu duhet te pajisen me pasaporte per te hyre brenda unazes se Tiranes. Ju uroj pune te mbare, por kesi “piruetash” prej gjasme te zgjuari mendoj se duhet t’ia plasni ne fytyre nje anti-veriori kaq te madh si ai.

Postimi Ramës

“Sciamano”/ Mediat italiane: Banda e kokainës në Itali merrte urdhëra nga Shqipëria!

Detaje të reja zbulohen lidhur me aksionin antidrogë në Itali të koduar “Sciamano”, që çoi në goditjen e dy organizatave të trafikut të drogës të lidhura mes tyre, që drejtoheshin nga shqiptarë.
Hetimet, siç raportojnë mediat italiane, kanë zbuluar se grupi qe vepronte në zonën e Lombardisë ka planifikuar të hynte në territorin e një stacioni të karabinierëve, për të marrë një sasi droge.
Më 31 Mars të vitit 2018, u transportua në stacionin e karabinierëve në Cavalese, makina që përdorej nga Vladimir Cufollarit, anëtar i bandës. Duke menduar se droga që gjendjen në automjet nuk ishte gjetur nga efektivët, Florenc Shkrepa dhe një tjetër anëtar i bandës shkuan pranë stacionit të karabinierëve për të mbikëqyrur situatën.
Më pas, i dhanë detajet përmes celularit shefit të tyre, Petrit Arapi, i cili asokohe ndodhej në Shqipëri, duke i thënë se makinën e ruante brenda territorit të kazermës vetëm një efektiv, raporton “La voce del Trentino”.
Për këtë arsye, grupi kishte planifikuar të futej brenda perimetrit të stacionit për të rikuperuar sasinë e drogës që ndodhej në makinë. Por më pas, zbuluan se sasia e drogës e fshehur në makinën që përdorej nga Cufollari, ishte sekuestruar nga karabinierët dhe kështu nuk vepruan.