Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, petrit Vasili, ka bërë krahasimin mes asaj që po bën Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Me anë të një statusi në Facebook, Vasili shkruan se ndryshimi mes Ramës dhe Salvinit, është se i pari po prish shtëpitë e shqiptarëve ndërsa i dyti shtëpitë e mafiozëve.
Postimi i Vasilit
Salvini shemb shtepite e mafiozeve, Rama te qytetareve.
Në Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz shume te njohur dhe te rrezikshem “Casamonica”.
Ndersa ne Tirane qeveria
“Casamonica ” e Edi Rames perkundrazi prish shtepite e qytetareve,se mafiozeve ju rruan bishtin.
Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve!
Haradinaj: Taksa nuk hiqet pa u ndalur agresiviteti i Serbisë!
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se vendimi për rritjen e taksës për produketet serbe nuk ishte i papritu sepse e kishte paralajmëruar se taksa prej 10% mund të rritej.
I pyetur në lidhje me reagimin e presidentit serb, Vuçiç që mblodhi ambasadorët e huaj dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Serbi pas vendimit të qeverisë kosovare, Haradinaj tha në ‘T7’se kjo taksë nuk hiqet pa u ndalur agresiviteti i Serbisë.
Sa u përket presioneve që mund të vijnë nga ndërkombëtarët , kryeministri i Kosovës theksoi se Kosova “ka toleruar boll” dhe ka pritur nga BE që të ndalë agresivitetin e Serbisë por kjo nuk ka ndodhur. Madje ai ka thënë se edhe dialogu mes dy vendeve nuk duhet të ndodhë pa e respektuar Serbia Kosovën.
“Janë zhvillime të brendshme të Serbisë, ne i respektojmë. Këto janë vendime sovrane të Kosovës. Nëse rikthehet normaliteti, ndalet agresiviteti i Serbisë, respektohet marrëveshja e energjisë dhe shumëçka tjetër ne mund ta diskutojmë heqjen. Por këto janë vendime sovrane të Kosovës.
Presionet mirë se të vijnë, Kosova s’ka ku shkon, deri kur duan me na mbajtë konflikt i ngrirë, ne kemi toleruar shumë gjëra me shpresën që bashkësia ndërkombëtare do ta gjejë një zgjidhje, por shihet se nuk jemi aty. Ka vetëm një agresivitet ndaj Kosovës, çfarë të bëjmë”, u shpreh ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Skandal edhe në testin për “Kryekomisarët”
Zbulohen të tjera shkelje në lidhje me konkursin për gradën e kryekomisarit në Policinë e Shtetit. Një prej 280 konkurrentëve që ka garuar në 12 ka pasur njëherësh edhe detyrë të mbikëqyrte testin.
Ai është Arjan Zoton, që rezulton si një prej 30 fituesve, pasi ka arritur të sigurojë 87 pikë.
Zoto, sipas këtij dokumenti të mëposhtëm, edhe ka marre pjese ne konkurs edhe ka mbikëqyrur kolegët e tij që të mos kopjonin në sallën 1 të akademisë, çka është në kundërshtim me rregullat e zhvillimit të testit.
Zyrtarisht nga Akademia e Sigurisë, një nga institucionet përgjegjëse për zhvillimin e testit, nuk ka ende sqarime për rolin e Zotos. Ky fakt del në dritë teksa konkurrentë të tjerë janë ankuar për mënyrën e strukturimit të tezës, e cila, sipas tyre është ndryshuar pa paralajmërim në momentin e fundit.
Testi për këtë gradë po zhvillohet i ndarë në tre faza dhe përfundon të enjten.
Por problemet kryesore janë konstatuar në testin e parë për gradën Komisar, kryesisht në urdhrin e drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ta anuluar atë 6 ditë pas përfundimit.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre për anëtaret e komisionit, ku bën pjesë edhe Veliu dhe Prokuroria po kryen verifikimet për të parë nëse ka shkelje penale.
Heroinë e kokainë nga Shqipëria në Itali, pranga shqiptarëve
Një operacion i madh antidroge ka përfshirë rreth 80 policë në Teramo, duke goditur një rrjet të shpërndarëve të drogës. Hetimi ka hedhur dritë mbi një rrjet të shpërndarësve të lëndëve narkotike, të lokalizuar në veçanti në Giulianova (Teramo), një stacion për blerësit e shumtë edhe nga zonat fqinje.
Mediat italiane shkruajnë se heroina dhe kokainë vinte nga Shqipëria. Të ardhurat nga droga u kishin sjellë një jetë me standarde të larta, pjesëtarëve të grupit, kryesisht shqiptarë dhe romë.
Darka mijëra euro, blerje banesash, si dhe dhjetëra mijëra euro gjithmonë të disponueshme, janë disa nga faktet rreth grupit siç dëshmohet nga konfiskimet. Në një apartament u gjetën 40 mijë euro para të gatshme. Këto janë disa nga detajet e operacionit “Fort-Apache”, që çoi në ekzekutimin mëngjesin e sotëm të 10 urdhër-arresteve me burg.
7 kg dhe 1 kilogram kokainë u konfiskuan përveç pajisjeve për paketimin e dozave.
Persona të shumtë janë përfshirë në hetimet e kryera në terren, me përgjime telefonike dhe mjedisore, të cilat lejuan të identifikonin vendin ku ruhej droga nga shqiptarët.
Si u mashtruan banorët e Bulevardit të Ri, thirrje banorëve të “Astirit”: Banesat mbrojini me armë!
Pas më se 2 vitesh që nga prishja e banesave për zgjerimin e Bulevardit të Tiranës, banorët e prekur nga ky projekt ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
Ana Alla, një prej banoreve që i është prishur banesa dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Për mikrofonin e Fax Neës, Ana tregon se prej 2 vitesh jeton me qira.
Gjatë intervistës ajo ka edhe një mesazh për banorët e “Astirit:. Ajo kërkon që ata të mos tërhiqen nga protesta dhe t’i mbrojnë me armë banesat e tyre pasi në të kundërt do të dalin të humbur.
Në atë kohë edhe pse disa familje patën përplasje me policinë dhe bënë rezistencë për mos prishjen e banesave, nuk ia dolën që të mbronin banesat e tyre.
Lubonja: Po grabisin me paturpësinë më të madhe, po punohet që të fitojë një grusht i vogël njerëzish
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve të “News24”, ka komentuar projektin e ndërtimit të ‘Unazës së Madhe’. Për Lubonjën i gjithë projekti është një vjedhje e madhe.
Teksa komenton koston prej 40 milionë euro të projektit, Lubonja shprehet se po punohet që të fitojë një grusht i vogël njerëzish.
I pyetur nëse 40 milionë euro është një kosto e fryrë për 2.2 km rrugë, Lubonja e cilësoi si një tjetër çështje, duke theksuar se duhej transparencë.
“Ajo është tjetër çështje, pastaj. A i pyete ti këta qytetarë në emër të cilëve po flet, se ku do ishin më mirë të harxhoheshin 40 milionë euro? Apo të kishe më shumë parqe, që njerëzit të kishin cilësi jete.
Është një pyetje tjetër, në qoftë se po ta ngrinim këtë çështje qoftë në Këshillin Bashkiak, qoftë po të kishim njerëz normal në këtë qeveri, do ta ngrinim këtë çështje kështu.
E gjithë analiza të çon se këtu punohet për një grusht njerëzish për ato 40 milionë euro. Këtu është bërë ha, kafsho edhe ik. Kafsho ku të mundesh, pa asnjë strategji, prandaj është bërë Shqipëria siç është bërë, këtu nuk ka zhvillim. Ky nuk është zhvillim. Po të kishte zhvillim nuk do kërkonin mbi 50% e shqiptarëve të ikin. Po na grabisin me paturpësinë më të madhe”, tha ai.
Basha: Projekti i Unazës korruptiv, shpronësimi garantohet me ligj!
Kreu i PD, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv.
Ai ka kritikuar qeverinë lidhur me politikat arsimore, pasi sipas tij tarifat për studentët janë shumë të larta, ndërkohë që ka akoma familje që konsumojnë një vakt.
Më tej ai u shpreh se qeveria në çdo hap duhet të jetë transparente me popullin, ndërsa tha se shteti do të paguajë çdo shpenzim të studentëve. Basha u bëri thirrje rinisë që të ngrihen kur gjithpërfshirja është në rrezik.
Më tej ai u ndal edhe tek protesta e banorëve të “Astirit”, ku tha se shteti duhet t’i shpronësojë.
“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është garantuar me ligj.
E treta është transparenca. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi”, tha Basha.
Banorëve iu kërkua të lironin shtëpitë, ja si u shkel ligji në rastin e Astirit
Çështja e Unazës së Madhe prej më shumë se dy javësh është shtruar në diskutim për shkak të protestave të përditshme të banorëve, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që siç thonë ata i kanë ndërtuar me para gjaku.
Edhe pse prej disa ditësh ka nisur shkulja e pemëve në zonë, dhe heqja e shtyllave të ndriçimit, vetëm dje Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të vazhduar punën.
Në mbledhjen e fundit KKT që mban datën 20 Nëntor është miratuar leja e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor, ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja’.
Ky vendim i KKT-së vërteton akuzat e opozitës dhe të banorëve se punimet që tentuan të nisin në këtë segment nga firmat private ishin pa leje.
Banorëve u kërkohet që të lirojnë shtëpitë, u vihet kryq i kuq mbi mure, hiqet ndriçimi i rrugës, priten pemë rrethohet ambienti, shkojnë fadromat, ndërkohë që e gjithë kjo sipërmarrje nuk kishte ende leje nga autoriteti përgjegjës që është Këshilli Kombëtar i Territorit.
“Unaza e Re”/ Rebelohen protestuesit ndaj Ramës: O kryefaqezi, nesër na ke në Parlament
Banorët e Unazës së Re, të cilët sërish kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 18 të saj, kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave që preken nga projekti.
Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin “Shqiponja”.
Drejtuesit e mjeteve nuk ishin shumë entuziastë për këtë fakt dhe revoltën e tyre e shprehen me bori makinash.
Por përkundër kësaj, banorët e “Astirit” thonë se asgjë nuk do t’i ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.
“Ku ka qenë ky shtet 24 vite që më thoshte, ‘pse ke ndërtuar në këtë tokë’, ku ka qenë ky shtet gjithë këto vite”, tha një prej banorëve.
Ndërsa një tjetër qytetar tha se ai nuk do lejojë që të t’i prishet banesa dhe bëri dhe një “kërcënim”…
“Edi Rama duhet të ketë kujdes, se një fjale i thonë e vogla sjell gjithmonë të madhen”.
“I bëj thirrje kryeministrit, që nesër protesta do të jetë përpara parlamentit dhe nëse nuk dëgjoni ne mund të futemi dhe brenda në Kuvend. Prandaj nëse në orën 10 do të jemi të gjithë përpara Parlamentit të mbështetur dhe nga banorët e Bregut të Lumit”, shtoi një tjetër qytetar.
“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë. U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!
Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti. Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.
Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë Ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do ti mbrojmë me gjak pronat tona. Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot.
Protestuesi: I bëj thirrje Edi Ramës, shporru!”, u shpreh një tjetër qytetar.
Në ditën e 18 të protestave të tyre, banorët e zonës së “Astirit” te Unaza e Re bllokuan sërish këtë segment rrugor.
Banorët kanë ripërsëritur kërkesat ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, që t’i dëmshpërblejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t’i mbrojnë me armë.
Edhe në protestën e sotme, banorët mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’, apo edhe ‘Shtëpia mbrohet me jetë’.
Banorët janë shprehur se, “Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat”.
Ata kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Në mbështetje të protestuesve ishin deputetë të opozitës, por edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që kundërshtojë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Për projektin e “Unazës së Madhe” parashikohet që të shemben 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe 123 janë me vërtetime pronësie.
Autoritetet thonë se do të veprohet sipas ligjit duke kompensuar vetëm ndërtimet e ligjëruara, ndërsa ato joligjore do të ndihmohen me dhënien e bonuseve të qirasë deri në tre vjet.
“U lirua nga burgu, do të vrasë me snajper” letra nga burgu për Salianjin, kush është vrasësi
‘Do të vritesh me snajper’.
Ky është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejt deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.
Letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë dhe për këtë çështje janë duke u bërë hetime nga ana e institucioneve përkatëse.
Kërcënimi me jetë Salianji mësohet se e ka mësuar me anë të një letre që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij.
Në një deklaratë për SYRI.net, Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.
‘Janë sajesa dhe forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.
Ju e dini sot, si rast unë kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike.
Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.
Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji.