22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Kush është gjyqtari që dënoi të riun e FRPD pse qëlloi Veliajn me vezë, lidhjet me PS-në (Foto)

Partia Demokratike përmes kryetarit të FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar vendmin e dhënë nda ana e gjyqtarit Arben Micko për Oleg Gorën, i cili qëlloi me vezë në drejtim të Erion Veliajt. Sipas PD-së vendimi është politik, pasi Micko është babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko. 
”Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.
Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.
Reagimi i plotë
“Drejtësia” e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!
Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.
Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.
Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë!

Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.
Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.
E vënë tërësisht në shërbim të Edi Ramës, drejtësia liron çdo ditë kriminelët dhe dënon qytetarët e pambrojtur.
Është kjo drejtësi e kapur politikisht që mbron ministra dhe ish ministra të përfshirë në trafiqe e korrupsion dhe dënon të rinjtë që protestojnë se nuk paguajnë dot tarifat e rritura te shkollës.
Është kjo drejtësi që mbron Vangjush Dakon, i cili duhej të ishte në burg për bashkëpunim me krimin në blerje votash dhe dënon të rinjtë që protestojnë në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe kundër korrupsionit, që po na merr frymën. Është drejtësia e kapur dhe policia politike që i trajton si kriminelë të rinjtë që protestojnë tek Unaza e Re në mbështetje të banorëve që po u prishen shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim.
Dhuna dhe presioni politik orkestrohet nga Edi Rama për të trembur dhe për t’i mbyllur gojën të rinjve të FRPD dhe çdo të riu tjetër që proteston kundër padrejtesive, keqqeverisjes dhe krimit që na sundon prej 5 vjetësh.
Dua ta garantoj sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn se nuk do të shpëtojnë dot duke dënuar të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike!
Ne do të vazhdojmë të jemi përballë tyre derisa ta largojmë këtë të keqe, që është arsyeja pse Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në botë të të rinjve që duan të largohen.
Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk ta lejojmë të keqen që na qeveris sot të mbajë peng të ardhmen tonë europiane!

 

“Në Shqipëri jemi të kërcënuar me vdekje!”, historia e familjes shqiptare që ka bërë bashkë Francën

Që nga viti 2016, një çift shqiptar dhe tre fëmijët e tyre jetojnë në Brive të Francës. Por ndaj tyre autoritetet kanë paraqitur një urdhër për dëbim. Ndërsa nga ana tjetër shumë shoqata dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut u kanë dalë në mbështetje.
Në fund të vitit 2015, Sabah dhe Vilma Muhja dhe tre fëmijët e tyre u larguan nga Shqipëria, duke lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, jo për arsye ekonomike, por për arsye sigurie.
“Ne jemi në rrezik në Shqipëri: familja jonë është e kërcënuar me vdekje nga njerëz të rrezikshëm”, thotë çifti. Bashkëshortët shqiptarë kanë marrë së fundmi një kërkesë për të lënë territorin francez nga (OQFT).
“Në fillim ne u përballëm me vështirësi, por gjatë muajve u integruam dhe u ndjemë të sigurt”, ka thënë më tej çifti, raporton La montagne.
Tre fëmijë në shkollë
Çifti kishte shkuar në Francë që në vitin 2015 dhe kishin qëndruar tek të afërmit e tyre në Brittany . Më pas ata kishin marrë mbështetja nga Qendra e Pritjes për Azilkërkuesit (CADA) në Brive. Pas qëndrimit për ca kohë në kamp, familja Muhja ishte dërguar në një apartament.
Fëmijët, të moshës 6, 10 dhe 12 vjeç, shkonin në shkollën Thérése-Simonet dhe Kolegjin Rollinat. Ndërsa prindërit filluan të mësonin të flisnin frëngjisht në Qendrën Raoul-Dautry dhe në Klubin Courteline.
Një premtim për punësim
Duke pasur statusin e azilkërkuesi çifti nuk kishte të drejtë të punonte. Por nga ndihma sociale që u jepte shteti ata kishin qenë në gjendje të kursenin dhe të blinin një makinë. Shteti i jepte familjes rreth 600 euro.
Vilma, e cila punonte si përkthyese vullnetare për shoqata, ka dhënë edhe provimin Delf B2. Ndërsa Sabahu, i cili ka punuar si shofer kamioni në Shqipëri, mori një premtim për t’u punësuar me kontratë të përhershme si murator.

Mospërdorimi i rrjeteve sociale ju mbron nga vetmia dhe depresioni

Konstatimet e reja nga hulumtuesit e universitetit të Pennsylvanisë kanë thënë se kufizimi i përdorimit të Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it menjëherë shpie në reduktim të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Studimi i ka analizuar 143 studentë përgjatë tri javëve.
Studentët janë ndarë në dy grupe: njëri grup ka vazhduar përdorimin e rrjeteve sociale siç i kanë përdorur zakonisht; grupit tjetër iu është kufizuar përdorimi i rrjeteve sociale në 10 minuta për ditë.
Nga ky eksperiment, hulumtuesit zbuluan se grupi që e ka kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale kishte raportuar për reduktime të dukshme në simptomat depresive.
“Mos krahasimi i jetës sime me të tjerëve kishte pasur një ndikim më të madh nga ç’kisha pritur, e gjithashtu jam ndjerë më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, ka thënë njëri nga studentët pjesëmarrës.
Ndonëse edhe studimet tjera kanë gjetur lidhje mes rrjeteve sociale dhe problemeve të shëndetit mendor, ky studim pohon se është i pari që ka zbuluar një lidhje të qartë mes reduktimit të përdorimit të rrjeteve sociale dhe përmirësimit të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Është ironik por jo befasues fakti se reduktimi i rrjeteve sociale – të cilat na ndihmojnë të lidhemi me tjerët – faktikisht u ndihmon njerëzve të ndihen më pak të vetmuar dhe të depresionuar.

Aktiviteti fizik që mbron më shumë shëndetin e zemrës

Ngritja e peshave ju mbron nga ataku i papritur në zemër më shumë se vrapi apo çiklizmi. Ky është rezultati befasues që sugjeron një studim i ri mbi sëmundjet kardiovaskulare.
Të dyja llojet e stërvitjes përmirësojnë masat kryesore të shëndetit kardiovaskular, por peshëngritja është më efektivja mes tyre. Ushtrimet e ndërtimit të muskujve çojnë në ulje më të madhe të peshës trupore dhe presionit të gjakut dhe më pak incidenca të diabetit.
Por as kjo lloj forme e aktivitetit nuk përmirëson sasinë e yndyrave që bllokojnë arteriet e gjakut, siç është kolesteroli.
Ndërkohë studimi sugjeron që të moshuarit mund të përfitojnë më shumë nga transportimi i qeseve të mëdha tregtare në autobus, sesa të shkojnë për një shëtitje të shpejtë.
Hulumtuesit nga Universiteti i St George’s, në Grenada, analizuan të dhënat shëndetësore dhe shprehitë ushtrimore të 4,086 të rriturve.
Ata gjetën se 36% e pjesëmarrësve në studim nga 21 deri në 44 vjeç janë angazhuar në stërvitje “statike” dhe 28% në stërvitje “dinamike”, siç është vrapimi. Shifrat për të rriturit e moshës 45 dhe më të vjetër ishin 25% dhe 21% respektivisht.
Angazhimi në të dyja llojet e aktivitetit uli faktorët e rrezikut kardiovaskular nga 30% në 70%, por lidhja ishte më e fortë në stërvitje statike dhe tek të rinjtë.
Ndër të rriturit më të vjetër, peshëngritja ulte presionin e gjakut, indeksin e masës trupore dhe diabetin, por jo kolesterolin. Aktivitete të tilla si vrapi ose çiklizmi ulën BMI-n e tyre – por jo aq shumë.

Ndër të rriturit e rinj, peshëngritja uli vetëm indeksin e masës trupore dhe vetëm diabetin. Ushtrimet dinamike ulën BMI-në por me një sasi më të vogël.
Në sajë të rezultateve, Organizata e Shëndetit publik në Angli sugjeron 30 minuta stërvitje me intensitet të moderuar pesë ditë në javë dhe ushtrime forcuese të muskujve dy herë në javë.
Ndërkohë udhëheqësja e studimit, Dr Maia Smith, tha: “Si trajnimi i forcës ashtu edhe aktiviteti aerobik duket të jenë të shëndetshëm për zemrën, madje edhe në sasi të vogla, në nivel të popullsisë”.
“Megjithatë, aktiviteti statik u duk më i dobishëm sesa dinamiku dhe pacientët që bënë të dyja llojet e aktivitetit fizik dukeshin më mirë se pacientët të cilët thjesht ngritën nivelin e një lloji të aktivitetit”, sqaroi Smith.
Një detaj interesant ishte se aktiviteti statik dhe dinamik ishin pothuajse aq të popullarizuar për njerëzit e moshuar.
“Unë besoj se kjo i jep mundësi klinicistëve të këshillojnë pacientët e tyre më të vjetër se ata duhet të futen në palestër dhe jo në maratonën vjetore”, tha Smith.
“Gjëja e rëndësishme është të sigurohemi që ata janë të angazhuar në aktivitet fizik”, theksoi doktoresha.
Gjetjet u paraqitën në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë në Konferencën Latino Amerikane në Lima, Peru.

Alarmi, mos konsumoni kurrë domate të konservuara!

Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, ekspozimi ndaj bisfenolit-A është shumë i përhapur në gjithë botën.
Për t’u kujdesur më mirë për shëndetin tonë, është e nevojshme që çdo ditë të hamë ushqim të freskët, ndërkaq të shmangim atë në konserva, sepse mund të përmbajë kimikatin shumë të dëmshëm.
Domatja e konservuar
Brendësia e ambalazhit të shumicës së artikujve të konservuar përmban bisfenol-A (BPA), kimikat i cili është si estrogjeni dhe i cili çrregullon aktivitetin hormonal të organizmit.
Hulumtimet e lidhin BPA-në me sëmundjet e zemrës, dëmtimin e zorrëve, sterilitetin dhe me probleme të tjera riprodhuese.
Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, ekspozimi ndaj bisfenolit-A është shumë i përhapur në gjithë botën.
Edhe pse të gjithë artikujt e konservuar nuk janë për t’u brengosur, domatja e konservuar është posaçërisht e dëmshme, sepse për shkak të thartirës së saj të lartë BPA-ja mbetet në të.

Rama u shpall “luftë” banorëve të Unazë së Re: Nuk do të dëmshpërbleheni!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e Unazës së Madhe, duke thënë se banorët po bëhen gazi i botës me protestat e tyre, ata nuk do të dëmshpërblehen.
Sipas Ramës ata banorë nuk kanë të drejtë të zënë rrugën, sa kohë që ndërtimet e tyre i kanë bërë në mënyRë të paligjshme, dhe as nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim në 100% të vlerës.
‘’Nga Buxheti duhet të marrim para sipas këtyre për të dëmshpërblyer zaptuesit, që kanë nga 7 apo tetë shtëpi në zonat bregdetare të vendit. Dëmshpërblim në emër të kujt?! Ata njerëz duhet të largohen nga rruga dhe ti hapin rrugë zhvillimit të mos bëhen gazi i botës dhe të bëhen mish për top i opozitës, që pretendon që të jepet dëmshpërblim për paligjshmërinë”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës banorët janë duke abuzuar shumë me pretendimet se banesat e tyre janë në proces legalizimi, ndërsa arsyet e mosdhënies së certifikatës së pronësisë për ta janë të bazuara qartësisht në ligj.
“Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Mbi cilin ligj? Me ç’të drejtën morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj?”, u shpreh më tej Rama.
Prej më shumë se dy javësh tashmë banorët protestojnë në mënyrë të përditshme, pasi sipas tyre, projekti i Unazës së Madhe është devijuar në mënyrë të qëllimshme, dhe ata do të lihen në mes të katër rrugëve dhe mundi për ndërtimin e banesave do të shkojë dëm.

Terror në Shkodër! Policia dhunon qytetarët në mes të rrugës pa asnjë shkak (Video)

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon dhe mesazhin e dërguar nga një qytetar nga Shkodra, i cili shkruan se, policët kanë goditr në mes të rrugës një qytetarpa asnjë shkak.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Dhune e narkopoliceve ndaj qytetarit ne mes te rruges pa asnje shkak ne Shkoder!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Mirmrama zoti Berisha. Jam nje qytetar shkodran, me rastisi sot pasdite te shikoja kte skenen, pa asnji shkak e goditen dhe e masakruan nji qytetar, per me shum shikoni videon. Te uroj shendet”.

Dhune e narkopoliceve ndaj qytetarit ne mes te rruges pa asnje shkak ne Shkoder!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb “Mirmrama zoti Berisha. Jam nje qytetar shkodran me rastisi sot pasdite te shikoja kte skenen ,pa asnji shkak e goditen dhe e masakruan nji qytetar, per me shum shikoni videon. Te uroj shendet.”

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 21. November 2018

Çmenduria/ Ahmetaj: Për 20 kilometra rrugë Tiranë-Kashar, jo 330 milionë euro, por 450 milionë euro

Fatura e konçesionit të rrugës Thumanë-Kashar nuk ka të ndalur dhe rritet thuajse çdo ditë. Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbuloi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se shifra e negociuar e rrugës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë koncesionare Gener 2 është 56 miliardë lekë ose plot 450 milionë euro.
“Thumanë Kashar do të ketë një kosto totale 56 miliardë lekë dhe do të shlyhet për 13 vjet,” deklaroi Ahmetaj para deputetëve socialistë në Komision.
Thumanë-Kashar është një aks 20.8 kilometër i gjatë. Kjo do të thotë se 1 kilometër e kësaj rruge do të kushtojë 21.6 milionë euro. Me këtë çmim, Thumanë-Kashar shndërrohet zyrtarisht në rrugën më të shtrenjtë në Europë. Në vend të dytë, renditet autostrada Bar-Moljarë në Mal të Zi, që u ndërtua po me koncesion nga një kompani kineze për një kosto mesatare prej 20 milionë euro për 1 kilometër.
Rruga Thumanë-Kashar do të ndërtohet me konçesion nga kompania Gener 2. Kjo kompani do ta ndërtojë rrugën me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për 13 vjet. Në këmbim qeveria do t’i paguajë Gener 2, plot 450 milionë euro me këste të barabarta për 13 vjet.

Vet Ministria e Infrastrukturës nuk e ka njoftuar ende publikisht përfundimin e negociatave dhe vlerën përfundimtare të saj. Por shifra e bërë publike nga Ahmetaj në komisionin e ekonomisë është gati zyrtare.
Në 13 vitet e ardhshme, nga hyrja në fuqi e kontratës, qytetarët shqiptarë do të paguajnë deri në 40 milionë euro në vit për ndërtimin e rrugës, fatura e së cilës rritet gati nga dita në ditë.
Rritja e madhe e kostove për këtë rrugë, por edhe disa akse të tjera që do të ndërtohen me koncesion është pranuar edhe nga vetë deputetët e maxhorancës “Në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018 na është dhënë si kosto për Thumanë-Kashar vlera 33.5 miliardë lekë, ndërkohë që në buxhetin e vitit të ardhshëm na është dhënë nje vlerë tjetër me diferencë të ndjeshme,” deklaroi Erjon Brace duke pyetur Ahmetajn për arsyet. Ky i fundit është përgjigjur se vlera fillestare prej 33 miliardë lekësh ishte parashikim ndërsa ajo prej 56 miliardë lekësh është fatura reale e bazuar në projektin konkret.

“Nëse ti bën si të themi ne, nuk të kapin dot, nëse tenton të ikësh je e vdekur ti dhe fëmija yt”

Trafikimi i qenieve njerëzore është një ndër fenomenet më negative që ka shoqëruar tranzicionin e gjatë në Shqipëri pas vitit ‘90. Siç njofton gazetarja Mimoza Picari në këtë material të përgatitur për Zërin e Amerikës, numri i grave dhe vajzave të trafikuara dhe të identifikuara nga strukturat përgjegjëse është rreth 100 në vit, ndërsa numri real brenda dhe jashtë vendit nuk mund të përcaktohet për aq kohë sa ato mbeten të pa raportuara.
Drejtues të organizatave joqeveritare vërejnë me shqetësim uljen e numrit të identifikimeve, uljen e moshës së vajzave të trafikuara nën 18 vjeç, si dhe rritjen e trafikimit të brendshëm. Qeveria shqiptare, e cila ka krijuar dhe një organizëm të gjerë me shumë aktorë, që drejtohet nga Koordinatori Kombëtar për çështjet e trafikimit, i është përgjigjur kritikave në vijimësi, me një plan veprimi të hartuar së fundi. Zyrtarët shmangin akuzat se ka rënë vëmendja ndaj trafikimit për shkak të përqendrimit të energjive të qeverisë në luftën ndaj drogës, duke argumentuar se grupet kriminale që janë goditur kanë pasur ndër aktivitetet e tyre përveç drogës edhe trafikimin.
Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një ndër fenomenet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare për më shumë se dy dekada. Ai është pranuar me vështirësi nga zyrtarët qeveritarë pas vitit 1997, të cilët kanë tentuar ta konsiderojnë si emigracion të paligjshëm. Trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka prekur mjaft familje shqiptare. Një dëshmi tronditëse, sjell një grua në qendrën Vatra në Vlorë.

Denoncuesja: “Më tha do të çoj te një çift, te një shoku im si fillim. Pastaj do të vij të të marr pas një muaji prapë. Ky çifti faktikisht trafikonte vajza. I merrnin, i transportonin, i çonin në Itali, u bënin pasaporta false. Më thoshin që duhej të shkoja me të tjerë. Dilja natën veja nëpër hotele. Dhe e bëja sepse ndryshe më rrihte. Nuk duronte fare fare, asnjë pyetje. Dhe këtë gjë e kuptova por nuk e ndryshoja dot”.
Qendra Vatra që prej vitit 2001 kur shndërrua në strehimore, ka trajtuar mbi 1 mijë e 600 gra dhe vajza, si kjo grua, që i kanë shpëtuar trafikantëve. Pas saj janë krijuar dhe tre të tjera, mes tyre dhe ajo shtetërore në periferi të Tiranës që ka afruar shërbime për mbi 600 gra dhe vajza viktima të trafikut. Shërbimet që ofrojnë ato janë thuajse të njëjta.
E gjithë veprimtaria antitrafik ndiqet nga koordinatori kombëtar për çështjet e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Toneve kritike të raportit të Departamentit të Shtetit, por jo vetëm, që nënvizoi në qershor të këtij viti se Shqipëria nuk plotëson standardet minimale në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, qeveria shqiptare i është përgjigjur së fundi me hartimin e planit kombëtar të veprimit 2018 – 2020 për trafikimin.
Një pjesë të rëndësishme të luftës kundër trafikimit zë ndërgjegjësimi dhe koordinatorja kombëtare e antitrafikut thotë se këtij qëllimi i shërbejnë dhe kurikulat në gjimnaze për të njohur fenomenin.

Në 9 muajt e parë të këtij viti regjistrohen 20 viktima më pak të trafikut të qenieve njerëzore, të identifikuara, se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtaret e qeverisë e lexojnë si sukses por drejtuesit e organizatave joqeveritare mendojnë se kjo lidhet me rënien e numrit të identifikimeve dhe jo zbutjen e fenomenit të trafikimit.
Brikena Puka, Drejtore ekzekutive e Qendrës Vatra në Vlorë pohon se “Në mënyrë të veçantë në vitin 2018 identifikimi i viktimave të trafikut të qenieve njerëzore ka rënë, nga të gjitha institucionet në përgjithësi”.
Në nivel kombëtar numri i viktimave të mundshme të trafikimit të identifikuara është rreth 100 në vit. Ndërkohë numri real i grave dhe vajzave të trafikuara brenda dhe jashtë vendit mbetet i panjohur për aq kohë sa ato janë të paidentifikuara.
Marjana Meshi Drejtore e qendrës “Të ndryshëm dhe të barabartë”, thotë se identifikimi është shumë i vështirë. Duke qenë se është një veprimtari e fshehtë kriminale, sqaron ajo, viktimat janë nën kontrollin e trafikantëve.
Një prej viktimave të trafikut që dëshmoi në qendrën Vatra rrëfen kërcënimin që merrte nga trafikantët nëse ajo do të denonconte.

Denoncuesja: “Nëse ti bën si të themi ne, nuk të kapin dot. Nëse ti tenton të ikësh je e vdekur. Ti dhe fëmija yt. Më shumë i thosha vetes time të bëja durim. Të bëja durim se do ta gjeja mundësinë. Isha e sigurt se do ta gjeja një mundësi. Me guximin që i dhashe vetes time ja arrita në fund. Vajta në polici dhe bëra denoncimin.”
E megjithatë drejtuesit e organizatave joqeveritare e lidhin numrin e ulët të identifikimeve edhe me përqendrimin e vëmendjes së qeverisë në luftën kundër drogës, sipas tyre, duke lënë mënjanë luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
Akuzat për trafik droge dhe trafikim të qenieve njerëzore prekën vitet e fundit edhe disa të zgjedhur në parlament dhe pushtetin vendor. Procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë i ndaloi ata të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet për të cilat ishin zgjedhur.
Një problem tejet shqetësues, në fenomenin e trafikimit të grave dhe vajzave lidhet me moshën e vajzave të trafikuara.
Brikena Puka drejtuese e qendrës “Vatra” thotë se rreth 50% e tyre janë minorene, nën moshën 18 vjeç. Ose edhe kur kanë qenë mbi këtë moshë në momentin e identifikimit, sqaron ajo, është konstatuar më pas, se kur kanë nisur të shfrytëzohen kanë qenë nën 18 vjeç.

Organizata “Tjetër Vizion” që ofron shërbime për fëmijët e trafikuar, nënvizon me shqetësim rritjen e trafikimit të brendshëm.
Arjan Çala Drjtues i qendrës bën me dije se po zhvillohet trafikimi i brendshëm, që do të thotë se trafikimi si fenomen po gjen terren edhe në Shqipëri, jo vetëm jashtë saj- sqaron ai. “Gjysma e fëmijëve trafikhen brenda territorit të Shqipërisë për shfrytëzim, punë të detyruar, abuzime seksuale etj”, thekson zoti Çala.
Të katër strehimoret e trafikut të qënieve njerëzore, kanë krijuar një koalicion dhe veçojnë bashkëpunimin e mirë me strukturat e policisë. Tre strehimoret private, vlerësojnë financimin në pjesën më të madhe nga shteti që pas vitit 2015, por thonë se kjo mbështetje duhet të rritet. Koalicioni vëren se riintegrimi i viktimave vështirësohet edhe nga paragjykimi i shoqërisë. Atyre ju sigurohet punë, banesë dhe gjatë qëndrimit në qendër ju jepet mundësia e kualifikimeve profesionale.
Denoncuesja: “Dua një jetë normale si gjithë të tjerët. Të kem një shtëpi timen, një punë të përditshme dhe fëmija të më shkojë në shkollë”.
Lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore është një betejë e vështirë, thonë protagonistë të shoqërisë civile, që, sipas tyre, mund të fitohet nëse nuk lejohet që krimi të jetë më i organizuar se shteti.