Në një prononcim direkt për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, disa nga banorët e zonës së Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë treguar se banesat e tyre i kanë ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh duke punuar në emigrim.
“Unë kam një objekt 4-katëshe dhe e kam ndërtuar prej 25 vitesh. Kam qenë në emigrim dhe bëra lekë andej dhe ndërtuam këtë ndërtesë. Unë jam me origjinë nga Skrapari. Unë e kam banesën në proces legalizimi”- thotë një nga banorët.
Ndërkohë një tjetër banor shprehet se banesa e tij nuk është legalizuar, pasi i kanë kërkuar 30 mijë euro, por nuk specifikoi se kush ja ka kërkuar këto para pavarësisht insistimit të gazetares Rudina Xhunga.
“Deputeti jonë është ai që është me thasët me drogë. Është Saimir Tahiri. Ne kërkojmë që projekti të zbatohet, por të marrim mundin dhe djersën tonë. Unë kam shtëpi dhe biznes familjar. Kemi punuar në emigrim. Banesa ime nuk është e legalizuar sepse më kërkuan ryshfet 30 mijë euro. Nuk mund ta them kush më kërkoi 30 mijë euro. Disa legalizime janë bërë me ryshfet. Unë kam banesa afër meje që janë legalizuar”, tha ai.
Denoncimi/ Banori i “Astirit”: Më kërkuan 30 mijë euro ryshfet për legalizimin e banesës
Tahiri drejt burgut apo Rama, apo të dy?
Bledi KASMI
Rama u hodh në kundërsulm ndaj të gjithë atyre që kërkon thellim të hetimeve ndaj Tahirit vetëm pak ditë më parë kur ish-ministri i Brendshëm mori një përgjigje nga autoritetet italiane sipas të cilave nuk kishte prova se byzylyku i artë i blerë në një argjendari në Itali të ishte porositur për ish-ministrin e Brendshëm.
Megjithëse përgjigjja italiane nuk kishte asnjë lidhje me hetimin për drogën të Tahirit, ish-shefi i tij në qeveri doli para mediave duke përsëritur herë nën avujt e alkoolit dhe herë nën trullosjen e kokainës se të gjithë ata që e përbaltën Tahirin duhet ti kërkonin atij falje.
Rama nuk e kishte në fakt me mediat, por reagimi i tij adresohej në rradhë të parë ndaj Prokurorisë ku i bëhej presion që të mbyllte hetimet për Tahirin. Megjithëse Rama ka çelësat e Prokurorisë dhe mban prej frerësh kryeporkuroren e komanduar prej tij gjërat nuk rrodhën ashtu sikurse ai donte.
Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate të Ramës erdhi dënimi ng Gjykata për Shullazin, kreun e një prej organizatave kriminale të cilat ai kishte planifikuar që ta lironte që në muajin Shtator. Si të mos mjaftonte ky dënim i benianimit të tij me të cilin ka fituar shumë gara zgjedhore si kryebashkiak dhe në krye të qeverisë, erdhi edhe një deklaratë e fortë nga ambasada amareikane. “Kush e ka rradhën?” pyeste ambasada duke nënkuptuar indirekt Tahirin që ishte i vetmi nga zyrtarët e lartë në proces gjyqësor dhe nën hetim nga Prokuroria.
Hendeku mes Ramës dhe Shteteve të Bashkuara, ndonëse pa shumë zhurmë dhe në heshtje nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më i madh. Kjo ka të bëjë me një konsekuencë amerikane në goditjen e fortë të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me tutorët në qeveri.
Çfarë duhet kuptuar tek reagimi amerikan?
Si në asnjë rast tjetër në Europë ambasada amerikane prej të paktën tetë muajsh ka ndjekur nga afër të gjitha seancat gjyqësore ndaj Shullazit dhe është prononcuar publikisht kundër vendimit të Gjykatës që lironte nga arresti shtëpiak Tahirin. Ish ambasadori amerikan paralajmëroi vetëm 24 orë para vendimit të gjykatës se po tentoheshin të bliheshin gjyqtarët dhe se ai kishte parë prova kundër Tahirit edhe kjo një deklaratë unikale për një vend në NATO dhe që aspiron anëtarësimin në BE.
Në takimet e fundit para largimit, ish-ambasadori i bëri të qartë hetuesve të lartë nën kontroll nga Rama se në rast se nuk do ti shkohej deri në fund hetimeve për Shullazin dhe Tahirin atëhere ata do të merreshin direkt me ata që do ti lironin. Kjo nuk ishte një deklaratë kortezie, por një akt i shpalljes së një lufte të hapur dhe duhet kuptuar se në këtë rast ish-ambasadori foli në emër të qeverisë amerikane.
Eshtë e qartë pritshmëria amerikane në këtë rast. Tahirin e pret burgu dhe kjo jo se këtë e do Amerika, por se SHBA nuk mund të lejojë më nëpërkëmbjen e drejtësisë para kapjes s ëish-ministrit në flagrancë krimi.
Çfarë duhet kuptuar tek reagimi i Ramës
Ai edhe mund të mos reagonte fare. Po përse i doli hapur në krah të Tahirit duke kërkuar që ti kërkohej atij ndjesë për akuzat? Arsyeja është e thjeshtë. Rama është peng tek Tahiri me dosjen e kokainës të Xibrakës të vëlla Olsit dhe dosje të tjera që ende mbeten për tu zbardhur. Duke mbrojtur Tahirin, Rama po kërkon të mbrojë veten. Kjo për asyen e thjeshtë se burgosja e Tahirit nuk e shpëton Ramën. Mesazhi amerikan në dukje kësja rradhe nuk shkon më vetëm për tahirin, por është një paralajmërim i hapur për atë që bllokon drejtësinë në rastin “Tahiri” dhe ky është Rama.
Pyetja “kush e ka rradhën” nuk është më për Tahirin, por për Ramën
Reagimi: Rama i kapur nga krimi, del hapur kundër SHBA për Tahirin
Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përshëndetur deklaratën e bërë sot nga Ambasada Amerikane, e cila kërkoi hetim të thelluar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se amerikanët janë gjithmonë në krah të popullit shqiptar duke folur hapur kundër krimit dhe kriminelëve, ndërsa Rama është pozicionuar në krah të tyre.
Postimi i Vasilit
Edi Rama i kapur,del hapur kunder SHBA per Tahirin.
Ambasada Amerikane ne Tirane duke qene si gjithmone ne krah te popullit shqiptar dhe kunder krimineleve dhe pushtetareve te inkriminuar, foli sot shume qarte per ta dhe per Tahirin.
Ndersa kryeministri i kapur per gryke dhe nen shantazhin e krimit te ulur ne pushtet mashtroi per Tahirin duke u bere njësh me veprimtarine kriminale ben deklarata per te cilat duhet te kishte ikur qe dje.
Ja cfare deklaron Ambasada e SHBA:
“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”
Ja cfare deklaron paturpesisht kryeministri ne largim:
“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.
Kush degjon e beson më kete llum kryeminister dhe nuk degjon Ameriken do te thote qe nuk ka asnje respekt per veten.
Datat e zgjedhjeve për krerët e degëve të PD
Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor.
“Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,
URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Deklarata skandaloze e Tahirit, krahason ambasadën e SHBA me “klubin e analistëve palaço”
Ish ministri Tahiri ka reaguar në mënyrë skandaloze ndaj deklaratës së ambasëds amerikane e cila kërkonte hetim të plotë për të. Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, tahirir arrin deri aty sa e krahason deklaratën e ambasadës me “klubin e analistëve palaço”.
Kjo është një deklaratë jashtë çdo përfytyrimi sepse nuk është as politike as juridike, por një sulm banal i një ish-ministri të ramës që e ktheu Shqipërinë në hambar droge për Europën
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratës s bërë sot nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila përshëndeste vendimin e gjykatës për personat e dënuar, ndërsa bënte thirrje për hetim të thelluar për Tahirin.
Me anë të një reagimi në Facebook, Tahiri shkruan se Ambasada Amerikane ka folur më shumë se ai, sa u përket akuzave për trafik droge.
Postimi i Tahirit
Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!
Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.
Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.
Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.
Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.
Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!
Skandali/ Berisha publikon dokumentat e falsifikimit të provimit për Komisar
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike sot me dokumente një skandal ku është përfshirë zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.
Sipas ish-Kryeministrit, vendimi për anulimin e provimit të Komisarëve në Policinë e Shtetit është i falsifikuar.
Dokumentet e faktojnë këtë gjë.
Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Falsifikime firmash, mashtrime mafioze nga narkodrejtori i narkopolicisë për provimin e Narkokomisarëve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe dokumentat e tij.
“Pershendetje Doktor. Me erdhi nje i njohur. E kishte kontaktuar nje polic, mik i tij, ne lidhje me anulimin me heret te testimit per gradat e policise (besoj). Anulimi qenka bere me firme te Aida Hajnaj, zvdrejtore e pergjitheshme. Por sipas ketij personi, disponon dokumentacion qe ajo ka qene jashte ne diten kur ka nenshkruar anulimin. Pra ka falsifikuar.
akti i nenshkruar ka ne tekst qe komisioni eshte mbledh me date 3.nga tims del qe eshte kthyer me date 3 ne koken e dok eshte vene data 5”.
Gjelat e Beogradit e të Prishtinës e dështuan pranimin e Kosovës në INTERPOL!
Nga Enver Bytyçi
Kosova nuk u pranua sot në INTERPOL. Mori mbi gjysmën e votave, por nuk mundi t’i marrë 2/3-at! Për mua nuk është me rëndësi nëse Kosova pranohet sivjet apo pas dy vitesh në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare. Mospranimi nuk është thjesht problem i luftës së gjelave të Beogradit. Është shumë më tepër. Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, shpesh herë i zbulon disa të vërteta të hidhura për Kosovën dhe shqiptarët. Pas këtij dështimi ai u shpreh se “një rezultat i këtillë tregon se pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë dhe se asgjë nuk mund të bëhet me dhunë”. Problemi pra është te dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.
Beogradi dhe Hashim Thaçi në Prishtinë do ta përdorin këtë dështim të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si “argument” për realizimin e ndarjes së Kosovës. Prandaj dhe Ivica Daçiç Aleksandër Vuçiç e serbët në përgjithësi, ishin kaq të gëzuar, kaq euforikë. Ndërsa Hashim Thaçi sot u tregua i vëmendshëm. Kritikoi Serbinë për qëndrim destruktiv ndaj Kosovës. Nuk tha asnjë fjalë për dështimin e Kosovës. Por përmes Behgjet Pacollit fajësoi për këtë kryeministrin Haradinaj. Pacolli në emër të Thaçit, edhe pse vartës i Haradinajt, po kërkoi dorëheqjen e kryeministri i partisë së Pacollit pa pikë përgjegjësie thoshte se “Unë e kam ditur se Kosova nuk pranohet në INTERPOL”.
Këto deklarata paralajmërojnë furtunë në politikën e Kosovës dhe revansh të forcave proserbe në Prishtinë. Duket qartë se para votimit në Dubai është pritur me dëshirë dështimi i këtij pranimi. Është bërë gati gjithashtu një skenar i rrezikshëm për vendin.
Presidenti i Kosovës, ministri i Jashtëm dhe marionetat e tjera serbe në Kosovë do të bëhen zellshëm zëdhënës të politikës së Beogradit, sipas së cilës “Pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë” dhe me këtë do t’i imponojnë vendit zgjidhje dramatike, si ajo e ndarjes së territorit.
Mospranimi i Kosovës në INTERPOL është sukses i forcave destruktive dhe antiKosovë në Beograd, Moskë, por edhe në pjesën serbe të Prishtinës. Ndërkaq përgjegjësia kryesore për këtë dështim është dhe duhet t’i faturohet Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit dhe ministrit të Punëve të Brendshme. Hashim Thaçit, sepse ka uzurpuar në një republikë parlamentare të gjitha atributet ekzekutive në ushtrimin e politikës së Jashtme. Behgjet Pacollit, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur me mburrjet e tij për njohjet dhe tashmë kur ka ardhur në rend të ditës zhbërja e shtetit të Kosovës përmes ndarjes po punon për ç’njohjet e saj. Gjithashtu për përgjegjësinë direkte personale që ka në monitorimin e situatës gjatë fushatës së pranimit të vendit në INTERPOL. Ndërsa ministri i Brendshme qoftë dhe për faktin se e paska ditur rezultatin dhe ka lejuar të shkohet në votim, duke i bërë një shërbim publik politikave të presionit dhe mburrjeve në Beograd.
Për gjithë sa thamë, politikanët në Beograd nuk duhet të mburren aq shumë. Sepse mospranimmi I Kosovës në INTERPOL nuk është thjesht meritë e tyre. Është njëkohësisht meritë e Hashim Thaçit, pasi ky I fundit në vend të takohej me personalitetet e botës për këtë çështje, ua shkuli xhaketat atyre me lutjen për ndarjen e Kosovës. Është meritë e Bahgjet Pacollit, sepse ky, ndonëse polemizon me batuta me Ivica Daçiç, ia le atij shtigjet hapur dhe ia lehtëson punën destruktive kundër Kosovës.
Tirane, 20.11.2018
SHBA: Hetim të plotë për Saimir Tahirin!
Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn, ky i fundit i përfshirë në ngjarjen në ish Bllok në 4 tetor, ku mbeti i vrarë një person.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA shprehet se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, ndërsa pret që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin dhe Ervis Martinajn.
Njoftimi i ambasadës ne Facebook:
🇦🇱️ | Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën
Protestuesit përplasen me policët civilë, banorët: “Nga nesër do e mbrojmë pronën me armë”
Është tensionuar edhe sot protesta e banorëve në Astir. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fax News, protestuesit janë përplasur fizikisht me banorë të tjerë, që sipas tyre janë policë civilë.
“Nga nesër e tutje do e mbrojmë pronën me armë, jo me duar në xhepa“, ka qenë paralajmërimi i banorëve në ditën e 17-të protestës.
“O Erjon o legen, prite popullin se po vjen’, ‘Qeveri hajdute’ ishin disa nga thirrjet e protestuesve sot tek Unaza e Re.
Në protestë për të mbështetur banorët është edhe një përfaqësi nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Protestës së banorëve të Astirit i janë bashkuar edhe Robert Budina, Neritan Liçaj, Ervin Goci, por edhe deputetët e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Denoncimi/ Helmim masiv në çerdhen e qytetit, kryebashkiaku terror për ta fshehur ngjarjen
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, i cili zbulon ngjarjen e tmerrshme në qytetin e Pukës, e cila sipas tij po mbahet e fshehur nga vetë kryetari i Bashkisë, Gjon Gjonaj dhe Ministria e Shëndetësisë. Qytetari në denoncim shkruan se një helmim masiv ka ndodhur në çerdhen e këtij qyteti dhe të paktën 8 fëmijë janë shtruar në gjendje të rëndë në spital.
Qytetari në mesazhin e tij thekson se ngjarja po mbahet e fshehur nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj. Ngjarja sipas tij ka ndodhur të premten më 16 nëntor dhe pavarësisht se kanë kaluar kaq ditë, bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë po bën çdo gjë për ta fshehur.
“Prindërit e fëmijëve të alarmuar, janë përpjekur të ngrenë zërin dhe të kërkojnë informacion, por janë ndeshur me qëndrimin agresin të kreut të bashkisë, i cili me çdo mjet dhe formë është përpjekur të shuajë çdo “zhurmë” rreth kësaj çështjeje, pasi bashkia e ka kuptuar se kjo gjë ka ndodhur për shkak të tenderimit korruptiv të bashkisë për blerjen e produkteve ushqimore për institucionet e saj të varësisë (çerdhe, koëpsht, konvikt), tenderim, i cili i është dhënë si shpërblim një klienti dhe militanti partiak, dhe që nuk plotëson asnjë kriter liçensues për shërbime të tilla.
Madje, dhe autoritetet inspektuese që erdhën nga ministria e shëndetësisë, vepruan dhe inspektuan në fshehtësi të plotë, duke synuar mbajtjen të fshehtë të rastit nga opinoni publik. Edhe sot, pas pesë ditësh, ka ende fëmijë që janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur”, shkruan qytetari.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Helmim masiv ne çerdhen e qytetit te Pukes, famozi Gjon Gjonaj terror per ta mbajtur te fshehur!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje, doktor Berisha!
Dua të të referoj një rast, përtej të imagjinueshmes dhe tejet shqetësues që ndodh në bashkinë Pukë, pët të kuptuar se në ç’pikë të hallit janë banorët e kësaj bashkie, të cilët, nën pushtetin kriminal të kreut të bashkisë Gjon Gjonaj, e kanë të pamundur të ngrenë zërin, qoftë dhe kur u rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre.
Ditën e premte, me datë 16, nëntor të gjithë fëmijët e çerdhes së qytetit janë shtruar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit, pasi janë helmuar nga dieta ushqimore e servirur nga institucioni. Drejtoresha e këtij institucioni, duke dashur ta mbajë të fshehtë ngjarjen, pasi ka kuptuar se një gjë e tillë ka ardhur nga produktet ushqimore të përdoruara ka vonuar njoftimin e urgjencës së spitalit duke komplikuar situatën dhe rrezikuar seriozisht jetën e fëmijevë, ku 8 prej tyre janë shtruar në gjendje të rëndë helmimi.
Prindërit e fëmijëve të alarmuar, janë përpjekur të ngrenë zërin dhe të kërkojnë informacion, por janë ndeshur me qëndrimin agresin të kreut të bashkisë, i cili me çdo mjet dhe formë është përpjekur të shuajë çdo “zhurmë” rreth kësaj çështjeje, pasi bashkia e ka kuptuar se kjo gjë ka ndodhur për shkak të tenderimit korruptiv të bashkisë për blerjen e produkteve ushqimore për institucionet e saj të varësisë (çerdhe, koëpsht, konvikt), tenderim, i cili i është dhënë si shpërblim një klienti dhe militanti partiak, dhe që nuk plotëson asnjë kriter liçensues për shërbime të tilla.
Madje, dhe autoritetet inspektuese që erdhën nga ministria e shëndetësisë, vepruan dhe inspektuan në fshehtësi të plotë, duke synuar mbajtjen të fshehtë të rastit nga opinoni publik. Edhe sot, pas pesë ditësh, ka ende fëmijë që janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur.
Doktor, Berisha!
Në lidhje me këtë rast, janë në dijeni shumë institucione, por prindërit e fëmijëve nuk guxojnë ta referojnë askund, qoftë dhë në organet e drejtësisë. Ky rast edhe pse synohet të mbahet i fshehur nga kreu i bashkisë me sejmenët e tij, prapëseprapë ka prova të mjaftueshme, pasi është i shënuar në dokumentacionin përkatës të spitalit të qytetit, si dhe në dokumentacionin që posedojnë prindërit e fëmijëve që vazhdojnë të trajtohen me ndihmë mjekësore nga helmimi i pësuar në çerdhe. Anonim të lutem!