33.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Zbulohet mashtrimi i Veliajt! Protesta te Unaza e Re, banori: Më nxorën emrin për qeranë, s’jam paraqitur

Pavarësisht kushteve atmosferike jo të përshtatshme, banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 17 të tyre. Banorët janë mbledhur sërish sonte për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.
Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar protesta pa afat.
“Kërkojmë që këtyre që u kemi dhënë votën të vijnë të na takojnë. I bëj thirrje politikaneve dhe tyë vijën të na takojnë se nuk u dhamë votën që të na bëjnë gropën. Presidenti Meta të mendojë për këtë popull. Qeveri hajdute, Turp të kenë hajdutët. Ja ku jam, le të vijnë të ma arrestojnë”- thotë një nga banorët.
Ndërkohë një tjetër banor thotë se ARRSH e ka nxjerrë në listën e personave që janë paraqitur për konsultime, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë.
“Nxorën emrin e babait tim dhe timin në listën e ARRSH. Afrim Qendro tha se unë jam tërhequr. Janë mashtrime të Qendros dhe Veliajt. Nuk kemi takuar asnjë. Pse të shkojmë ne tek ARRSH, le të vijnë ata këtu. A i kanë vënë kryq shtëpisë këtu, le të vijnë të takohemi me kamera, s’kemi asgjë për të fshehur. Pse të venë banorët atje një nga një, le të vijnë ata këtu. Ne jemi të gjithë për një qëllim. Si mund të shkoj tek ARRSH. Pse ka frikë nga njerëzit. Pse duhet të shkojmë ne tek ARRSH. T’i bëjmë gjërat përballë kamerave dhe hapur”- thotë një tjetër banor.
Në mbështetje të protestuesve janë edhe deputetë të opzites, aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që kundërshtojë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Deputetët e LSI Endrit Braimllari, Klajda Gjosha dhe Floida Kërpaçi gjithashtu kanë qenë në përkrahje të protestuesve tek Unaza e Re. Deputetët e LSI kanë takuar banorët duke mbështetur kërkesat e tyre.
“Banorët e Unazës së Re janë në protestë për të drejtën e tyre. Edi Rama të mos guxojë t’i afrohet banesave tek Unaza e Re sepse këto banesa janë të qytetarëve të ndershëm dhe jo të kriminelëve dhe oligarkëve të Edi Ramës. Do të jemi në mbështetje të banorëve çdo ditë sepse kjo është një e drejtë legjitime. Edi Rama nuk mund të tallet me djersën e banorëve. Edi Rama është antikombëtar”, deklaruan deputetët e LSI.

“Rama do hajë kokën”! Protestës te Unaza e Re i bashkohen edhe artistët

Në ditën e 17 të protestës së tyre, banorëve të zonës së ‘Astirit’ të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe artistë të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, aktori Neritan Licaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, pasi asgjë nuk kanë cfarë ju bëjnë. Ai tha se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën.
“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë. Kemi të bëjmë me një pushtet anti kombëtar. Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën. Do i mblidhemi tek Kryeministria dhe do flasë si Rikardi i tretë ‘një kalë, një kalë’. Qëndroni se asgjë nuk kanë për t’ju bërë. E kanë ditën e shkurtër”, tha aktori Neritan Licaj.

Standardi i grabitjes

Nga Dritan KABA

Bypass i Vlorës 29 km-35.5 milion euro.
Tender ndërkombëtar, i mbikëqyrur nga Organizmat e BE.
I financuar nga BEI dhe BERZH. Rruge e re superstrade, me ura nënkalime, mbi kalime.
40 firma pjesëmarrëse në tender.
Bypass i Fierit 22 km-60 milion euro.
Tender ndërkombëtar, i mbikëqyrur nga organizmat e BE. Financuar nga BEI dhe BERZH. Rrugë autostradë me mbikalim më të madh se i Tiranës, tre ura nga 90 metra secila, me 4 unaza dhe kryqëzime.
Mbi 30 firma pjesëmarrëse në tender.
Unaza në Tiranë 2.2 km-40 milion euro.
Zgjerim rruge dhe një mbi kalim.
Tender i qeverisë së Rilindjes! Financuar nga taksat e shqiptarëve. 2 firma pjesëmarrëse në tender. Njëra pa ofertë, në të tre lotet dhe ajo që ngel fituese.
Ndarë në tre segmente që shifra e investimit të mos kapi vlerën e tenderit të hapur ndërkombëtar.
Dhe për shqiptarët e thjeshtë nuk ka dëmshpërblim.
Ky është standardi i grabitjes rilindëse.

Deputeti i Ramës, Hyseni ofendon personat me aftësi ndryshe, revoltë në rrjetet sociale

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ditën e djeshme në një postim në rrjetet sociale, ka përdorur termin “autik” për sharje politike, me një gjuhë rrugaçësh, e cila nuk i shkon përshtat një deputeti.
“O plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh”, ka shkruar Hyseni, duke ju drejtuar ish-kryeministrit Berisha.
Por pas publikimit të këtij statusi, ka shpërthyer një revoltë ndaj deputetit ordiner të Ramës. Ai është sulmuas në rrjetet sociale nga qindra komentues. Ne po publikojmë një pjesë të tyre.
Po ashtu ka reaguar ashpër edhe politika.
Deputetja e PD, Albana Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që çmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut.
“Deputeti i Ramës Alket Hyseni, në një status në rrjetet sociale, ka përdorur një gjuhë raciste, diskriminuese dhe të papranueshme ndaj personave me aftësi ndryshe duke i përdorur ata si standart përcmimi, sharje e urrejtje.
Ndjesa e mëvonshme e pandjerë deputetit Hyseni është e pamjaftueshme. Heshtja e Ramës dhe e grave deputete te PS ndaj gjuhës së pushtetit që nxit urrejtje e dhunë, është e papranueshme.
Gjuha e tij raciste duhet të dënohet hapur dhe prerë nga të gjithë ata që cmojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut. Organizmat ndërkombëtare duhet të reagojnë.
Kryetari i Kuvendit të zbatojë menjëherë nenin 6, të Kodit të Etikës, që ndalon deputetin të përdorë një gjuhë të shprehuri, që nxit urrejtjen dhe diskriminimin ndaj personave me aftësi ndryshe.
Kërkoj nga institucionet kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të reagojnë sipas dispozitave ligjore”, shkruan Vokshi.

Qeveria e Kosovës fajëson Serbinë për mospranimin në Interpol

Qeveria e Kosovës shprehu zhgënjimin e saj të thellë që Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, që lufton krimin transnacional. Për këtë dështim, qeveria e Kosovës fajin e hedh tek Serbia. Kryeministri Haradinaj thotë se “Serbia bëri fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”.
Reagimet nga Kosova
“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thotë në reagimin e parë kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij, “gjatë gjithë kohës së përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, diplomacia e Serbisë ishte angazhuar në kundër-lobim për të penguar këtë anëtarësim”.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se mos-anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, është humbje edhe për Kosovën edhe për Serbinë. “Kjo gjë iu mohua padrejtësisht Kosovës por, në të njëjtën kohë duhet të arrijmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë përndryshe do të humbasim të dy vendet duke e penguar njëra tjetrën në procese”, shkroi Presidenti Thaçi.

Fitore e madhe e Serbisë
Dështimin e Kosovës që të pranohet në INTERPOL, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur fitore të madhe të Serbisë. “Jam shumë krenar për këtë. Dua t’i falënderoj të gjitha ato shtete që së bashku me ne e kanë votuar këtë fitore dhe që i kanë përballur presionet e mëdha të vendeve të mëdha dhe të fuqishme, të cilat kanë votuar në favor të Kosovës”, citojnë mediet në Serbi Nebojsha Stefanoviq-in.
Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shtet ky që ishte i angazhuar në lobimin për Kosovën për anëtarësim në INTERPOL, në një deklaratë për medie thotë se “Policia e Kosovës ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore”. Prandaj sipas ambasadës së SHBA-së në Prishtinë “shumica e vendeve e kanë parë këtë sukses të policisë së Kosovës përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës”.

Ambasada e SHBA: Të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet për marrëveshjen
“Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Interpol kurrë nuk ka qenë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbasim”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. Prandaj SHBA-së, thonë se do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja.
“Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit”, thekson Ambasada e SHBA-së, duke u bërë thirrje të dyja vendeve “që t’i shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie”.
Sidoqoftë, kjo është hera e tretë që Kosova dështon të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Kosova për herë të parë ka aplikuar për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në vitin 2010. E ka përsëritur kërkesën pesë vjet më vonë, në vitin 2015, ndërsa, tash është hera e tretë që Kosova dështon të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare për bashkëpunim policorë. INTERPOL-i aktualisht numëron 192 shtete anëtare

Përse Europa ka frikë nga ekonomia gjermane

“Unë kam më pak frikë nga pushteti gjerman, sesa nga mungesa e aktivitetit gjerman”, deklaroi në vitin 2011 ministri i atëhershëm i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski, në një fjalim të mbajtur në Berlin. Një fjali e tillë, siç thotë në një intervistë për DW historiani Andreas Rödder, ka qenë e pamundur të dëgjohet para viteve 1990 – e më së paku nga Polonia.
Ndërkohë në Varshavë po dëgjohen tone krejtësisht të tjera. Atje qeveria partia nacional-konservatore PiS, kryetari i të cilës është Jaroslav Kaczynski, i cili asokohe donta ta nxirrte Sikorskin para gjykatave për shkak të kësaj deklarate. Raportet mes këtyre dy vendeve edhe sot komentohen me tone te ndryshme. “Nga Gjermania ka sot pritje të tjera – t’a udhëheqë Evropën”, thotë historiani Rödder. “Por njëkohësisht Gjermania po konfrontohet me dilema, për zgjuarjen e frikës së vjetër, se Gjermania do të ushtrojë superfuqinë e saj në Evropë.”
Ndaj Gjermania dhe politikanët e saj janë në dilemë. Në njërën anë Gjermania duhet të jetë e kujdesshme. E në anën tjetër Gjermania duhet të vendosë për gjërat e domosdoshme, të cilat e bëjnë Evropën të aftë të konkurrojë në skenën botërore politike.” Kur ke parasysh historinë dhe sfondin e zhvillimeve, kjo është një detyrë shumë e vështirë.

Diktati gjerman dhe çështja e refugjatëve
Një zgjidhje e thjeshtë nuk ekziston. Gjermania duhet ta kuptojë seriozisht këtë detyrë në rrafshin e institucioneve të BE, por edhe në nivelin nacional. Gjermania duhet të tregojë vetëbesim, por pa dëmtuar interesat e të tjerëve”, thotë Rödder. “Gjermania ka bërë një gabim të rëndë në kohën e krizës së refugjatëve”, thotë Rödder, duke iu referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave nga shtatori i vitit 2015. Asokohe disa vende udhëheqëse kanë vendosur, megjithë kundërshtimet e disa vendeve të tjera, që ato të marrin kontigjente të caktuara të refugjatëve. “Kjo është kuptuar si një diktat gjerman.”
Gjermania dhe trashëgimia kulturore
Në këtë kontekst është manifestuar edhe një veçori e historisë gjermane, e cila shprehet edhe në një studim të bërë së fundi. Evropianët janë pyetur në këtë studim nëse kulturën e tyre e çmojnë më shumë se kulturat e vendeve tjera fqinje, 46% e gjermanëve kanë votuar “Po”. Ndërkohë që kjo përqindje tek francezët ishte vetëm 23 %.
Rödder mendon se kjo ka lidhje edhe me trashëgiminë që nga koha e luftërave të Napoleonit. “Kur shoqëritë evropiane në fillim të shekullit 19 filluan të kuptojnë veten si shtete, francezët kaherë e kanë pasur shtetin e tyre.” Ndërsa gjermanët kanë jetuar pas Perandorisë së shenjtë romake me 1806 në të ashtuquajturin “mozaik”, me Prusinë dhe Austrinë si fuqi hegjemoniste si dhe shumë principata dhe qytete të lira.
Gjermania asokohe nuk ekzistonte, ndaj gjermanët filluan të kuptohen si një lloj kombi kulturor. “Kjo lloj vetkuptueshmërie ka pasur gjithmonë një pasojë – perceptimin e vetvetes si një komb me vlerë më të lartë kulturore dhe morale.” Këtë mund ta gjejmë edhe sot: “Të shikojmë vetëm kulturën e mirëseardhjes në vjeshtën e vitit 2015, kur mendohej se jemi në anën e duhur nëse ndihmojmë.”

Kriza e Euros, kancdelarja dhe Hitleri
Gjermania ishte në një pozitë edhe më të vështirë në kohën e borxheve dhe krizës ekonomike 2010 – 2015. “Në Evropë asokohe gjejmë dy histori krejtësisht të ndryshme”, pohon Rödder. Njëra ku thuhet se është reaguar tepër vonë dhe tjetra ku thuhet se Gjermania vullnetarisht ka pranuar të garantojë për borxhet e një vendi tejtër.
Gjermania në njërën anë u detyrua të luajë rol vendimtar. E kur vërtet e mori këtë rol dhe u krijuan ombrellat dhe planet e shpëtimit financiar, shumë vende anëtare të Eurozonës mendonin se kjo nuk është në rregull. Pjesë e këtyre planeve ishin edhe ato për kursime masive, që nga disa vende u kuptua si diktat i Gjermanisë. Demonstruesit në Greqi e krahasonin Angela Merkelin madje me Hitlerin.
“Veçoria e stereotipeve është se ato mund të riaktivizohen gjithmonë”, thotë Rödder. Gati çdo vend në Evropë ka ndonjë histori lufte me Gjermaninë. Ndërsa në rastin e Greqisë kjo ka të bëjë me kohën e pushtimit në Luftën e Dytë Botërore.
Frika nga fuqia ekonomike e Gjermanisë
“Frika në Francë, e cila është partnerja më e rëndësishme, rezulton që nga lufta e viteve 1870/71 dhe përvojat traumatike të Francës.” Por kjo ka të bëjë edhe me dy luftërat botërore. Ndonëse Franca ishte në anën e fituesve, ishte e qartë se këtë fitore nuk do të mund ta arrinte pa ndihmën e vendeve të tjera.
Këto shqetësime nuk kuptohen më si kërcënime, thotë Rödder. Por shqetësimi ka të bëjë me fuqinë ekonomike të Gjermanisë. “François Mitterand fliste në vitet 80-të për bombën atomike gjermane, duke menduar për Markën gjermane dhe Bankën Federale të Gjermanisë.”
“Në kohën kur ekonomia është më e fuqishme se fuqia ushtarake, Gjermania konsiderohet më e fuqishmja”, thotë Rödder. “Ndaj Gjermania me këtë fuqi duhet të jetë konstruktive dhe operative në Evropë.”
Trashëgimia e Merkelit dhe përfytyrimi i Gjermanisë
Pikërisht këto dy kriza e kanë shënuar fuqinë e trashëgimisë së Angela Merkelit në rrafshin evropian. Por kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme tek fqinjtë evropianë. “Në njërën anë mendohet se ajo ka evituar shkatërrimin e institucioneve evropiane”, thotë Rödder. “E në anën tjetër kjo ka shkaktuar përçarje në Evropë, në veçanti në kohën e krizës së refugjatëve.” Madje edhe në Britani të Madhe thuhet shpesh se politika e Merkelit ndaj refugjatëve ka bërë që sot të kemi votën për Brexit.

Dështon anëtarësimi në Interpol, Kosova e zhgënjyer

Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e organizatës ndërkombëtare të policisë.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit,që po mbahet në Dubai, kërkesa e saj u hodh dy herë radhazi në votim.
Herën e parë në votimin e hapur, nga 156 vende që morën pjesë në votim, 76 mbështetën Kosovën, 56 ishin kundër ndërsa 22 abstenuan.
Në raundin e dytë të votimit që ishte i fshehtë, Kosova mori mbështetjen e 68 vendeve, kundër ishin 51, ndërsa abstenuan 16 nga 135 vendet sa morën pjesë në votim.
Zyrtarët serbë që ndodhen në Dubai e cilësuan fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.
Kosova e zhgënjyer
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk kishte fitues në votimin e së martës në Interpol. “Krekosjet e Beogradit nënkuptojnë hapësirë më shumë për terrorizmin, kriminalitetin, trafiqet e kontrabandës dhe migrimin ilegal. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë”.
Ai shkroi në rrjetet sociale se e ka ndjekur procesin e “aplikimit për anëtarësim me shqetësim dhe atë të votimit me dëshpërim të madh. Gjatë gjithë procesit kam pasur rezervat e mia dhe drojën e një epilogu të tillë. Pozita aktuale e Kosovës në arenën ndërkombëtare pamundëson anëtarësime ku kërkohet votim me 2/3-ta. Unë edhe një herë ju bëjë ftesë institucioneve shtetërore dhe partive politike parlamentare që të bëhemi bashkë në çështjet e interesit shtetëror, sepse kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksese të reja për Kosovën. Po ashtu, ftoj që të kuptohet realiteti aktual dhe domosdoshmëria e arritjes së marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që nënkupton njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate shprehu zhgënjimin e saj të thellë që, sic thuhet, “Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional. Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.
Një vit më parë, Kosova hoqi dorë nga kërkesa për anëtarësim, për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, ndërsa sivjet autoritetet në Prishtinë besonin se mund të siguronin përfshirjen në këtë organizatë, që sipas tyre do të ndihmonte forcimin e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Serbia kishte ngulur këmbë se hyrja e Kosovës në Interpol “do të paraqiste dhunë ligjore”.
Ambasada amerikane: Humbje për të gjithë
Ambasada amerikanë në Prishtinë e cilësoi humbje për të gjithë dështimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në një komunikatë të ambasadës amerikane thuhet se “Policia e Kosovës është plotësisht e integruar dhe institucion i aftësuar dhe i dëshmuar në luftën kundër terroristëve ndërkombëtarë, krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe rrjeteve të trafikut me njerëz. Shumica e vendeve e kanë të qartë këtë dhe e mbështetën kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, përballë fushatës së udhëhequr nga Serbia për të ushtruar trysni kundër kërkesës së Kosovës. Mbështetja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk kishte të bënte me njohjen e pavarësisë së saj, por më forcimin e bashkëpunimit të forcave të rendit dhe tejkalimin e boshllëkut të sigurisë në në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë ne humbim”.

Në komunikatë, ambasada amerikane thekson mbështetjen e plotë ndaj bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Tash më shumë se kurrë, të dyja pakët duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që është rruga e vetme për të dyja palët që të cojnë përpara aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të dyja vendet, Serbia dhe Kosova duhet ta kenë të qartë se rruga e tyre drejt ardhmërisë evropiane është normalizimi. Së këndejmi u bëjmë thirrje që të shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimet evropiane, ndonëse kundërshton pavarësinë e saj që u shpall në shkurt të vitit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Reagon Zagani pas dënimit nga Gjykata e Fierit

Ditën e sotme në media doli lajmi se Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte dënuar me 4.5 vite burg ish-oficerin e Antidrogës Dritan Zagani, me pretendimin se ky i fundit ka bashkëpunuar me një oficer të Guarda Di Finanzave, duke i dhënë atij informacione.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar pak më parë dhe vetë Zagani, i cili thotë se ai dhe avokati i tij nuk janë njohur me vendimin, dhe së shpejti do të nisë dhe zbardhja e kësaj farse.
Në mënyrë ironizuese ai falenderon dhe sistemin e drejtësisë që më në fund sipas tij arriti të jepte një përfundim në shkallën e parë, për një çështje që qëndron e hapur prej disa vitesh.
Reagimi i Dritan Zaganit
Faleminderit shegertit te Rilindjes Carlo Bolino, sepse fale punes se ndritur qe ai ben,si dhe shegerteve te tije u zgjova me nje lajm qe se kisha akoma as nga avokati im…se shpejti me zbardhjen e fakteve mbi farsen e fundit…!
P.s…falenderoj dhe Naqen per perfumdimin e shkalles se pare me ne fund…!
Kujtojmë se Dritan Zagani ishte i pari oficer i lartë i policisë së shtetit që denoncoi situatën e kanabizimit të vendit, gjatë kohës kur në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë Saimir Tahiri.
Ai u sulmua nga qeveria Rama, dhe u detyrua që të lërë vendin duke marrë azil politik në një nga vendet europiane ku u shoërngul së bashku me familjen e tij.

Mesazhi i fortë i Papa Franceskut: Ju duhet zhvillim i vërtetë që të rinjtë të mos emigrojnë

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.
R.SH. – Vatikan
Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë,
vëllezër e motra,
me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje, edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në emër të lidhjeve të lashta të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën Pjetrit. Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën Pali VI deshi të presë një përfaqësi të shqiptarëve.
Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht.
Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit.

Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.
Pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në Itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të Ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës.
Prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh, me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se heroi kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës.
Për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, “Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil.
Puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme, dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet.

Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XIX, Pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim.
Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, “klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin” (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: Insegnamenti II, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë. Gatishmëria për t’i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t’u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut.
Duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi, i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar. Një favor, mos harroni të luteni për mua. Faleminderit.

“Mos flisni”! Mësuesit kërcënojnë nxënësit pas aksidentit të autobusit në Qafë-Thanë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në “Facebook” një mesazh të nxënësit dixhital, i cili denoncon faktin se drejtoresha e shkollës dhe mësuesit i bëjnë presion që mos të flasin për aksidentin e autobusit me gjimnazistë nga Roskoveci që ndodhi para pak ditësh në Qafë-Thanë. Sipas nxënësit, në shkollë sot shkuan dy gazetarë, ndërsa ata nuk u lejuan që të flisnin për ngjarjen.
Postimi i poltë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nxenesit e aksidentuar denoncojne drejtoreshen e shkolles dhe kryetaren e Bashkise! sb
si je z.berisha
Jam nje nga nxensit e aksidentuar ne eskursionin qe u organizua nga drejtoresha dhe zonja kryetare bashkisë.
Jemi komplete ne terrore nga mesuesit dhe nga drejtoresha. sot erdhen 2 gazetare prane shkolles tonë dhe donin nxensit e aksidentuar per ti mare ne interviste por asnjeri nga ne nuk lejohesh qe te afrohej gazetarve mesuasit na luteshin qe te mos jepnim intervista. Ndersa drejtoresha qe fshihej ne shpi dhe nuk paraqitesh per asnjë shpjegim ..
anonim ju lutem se janë gjakpirësa këta.