22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Vjedhja me Unazën e Re, 19 milionë euro për 1 km rrugë, 18 herë më shumë se 1 km në bypassin e Vlorës

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat tha se, ndërtimi i “Unazës së Re” është një nga grabitjet më të frikshme.
Sipas tij, kjo rrugë në kushte normale dhe përmes një gare mund të kushtonte 10 milionë euro dhe jo 40 milionë për 2,2 kilometra.
Gjithashtu Vasili nënvizoi faktin se skema të tilla grabitjeje ndodhin pasi nuk ka një garë ndërkombëtare. Ai shtoi se ky segment kaq i shkurtër është ndarë në tre pjesë duke e shpërndarë në po aq kompani, me qëllim grabitjen e parave.
Deklarata e plotë e Vasilit në një konferenhcë shtypi nga selia e LSI
Përshëndetje të gjithëve. Jemi në këtë komunikim të detyruar së bashku dhe që lidhet me ngjarjet shumë të rënda me të cilat po përballen qytetarët tek Unaza e Re në Tiranë. Për shkak të një të ashtuquajturi investim të rëndësishëm publik të kësaj qeverie, qeveri-bashki merreni si të doni së bashku. Dua të ndaj me qytetarët në pak minuta vetëm disa elementë të një grabitjeje skandaloze që ndodh ditën për diell, që ndodh në sy të Prokurorisë, që ndodh në sytë e qytetarëve dhe njëherazi është një grabitje e cila bie drejtpërsëdrejti mbi kurrizin e qytetarëve dhe u grabit jetën e gjakun e tyre. Kushdo do të pyeste se cilat janë arsyet që unë formuloj të tilla qëndrime kaq të forta dhe cilat janë faktet që i bazoj. Qytetarët le ta gjykojnë vetë, unë po jap vetëm faktet. Ky segment rruge që fillon nga pallati me shigjeta siç e njohim e deri tek sheshi Sheshi Shqiponja të cilën ju e njihni të gjithë, është një segment 2200 metra apo thënë ndryshe 2.2 kilometra.

Ky segment kushton 40 milion euro. Pra me një mesatare 19 milion euro për një kilometër rrugë. Ta dëgjojnë mirë qytetarët 19 milion euro për një kilometër rrugë. Është një rrugë që plotësohet dhe po zgjerohet, pra vetëm një plotësim rruge. Po i jap dy shembuj të tjerë qytetarëve që të kuptojnë sa e madhe është vjedhja në këtë tender i cili është bërë në disa copa. Pra 2.2 km rrugë është ndarë në 3 copa të vogla, ku kanë konkurruar 3 kompani dhe rivalë për çdo kompani në këtë tender ka qenë vetëm një kopani e cila ka konkurruar me një kontratë dhe ofertë 0 lekë. Pra kanë konkurruar me një kundërshtar 0 lekë, një firmë vëllezërit Hysaj. Në të treja rastet konkurron po e njëjta dhe oferta është 0 lekë. Pra këtu besoj që minimalisht po të kishim një Prokurori që do kishte minimumin e integritetit ligjor, se moral nuk po diskutojmë më, do të kishte filluar me shpejtësi hetimet dhe do të kishte hedhur kushedi sa pranga për sa i përket kësaj gjëje. Kthehemi tek çmimi i rrugës.
Thashë që kushton 19 milion euro kjo copë e rrugës, plotësim. Por sa kushtojnë rrugët në tendera të bërë në mënyrë korrekte, të vëzhguar nga Bashkimi Europian, për vepra të mëdha? Dhe kemi 2 shembuj shumë të mirë. Kemi Bypass-in e Vlorës, ju e dini në çfarë zonash kalon Bypass-i i Vlorës dhe sa kushton ky Bypass, që ta dinë qytetarët. Kushton 35 milion euro për 29 kilometra rrugë. Pra i bie rreth 1.3 milion euro kilometri rrugë e re. Kjo rrugë që është vetëm plotësim dhe e përmirësuar kushton 19 milion euro për kilometër. Qytetarë ju lutem bëni diferencën. 8-9 herë vjedhje. Marrim një objekt tjetër, prapë i ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Me garë të hapur ndërkombëtare ku kanë konkurruar 40 firma në Bypass-in e Vlorës, dhe po kaq shumë firma në Bypass-in e Fierit. Bypassi i Fierit, rrugë e gjerë, autostradë me 2 korsi në një anë, dy korsi në anën tjetër, rrugë komplet e re. 62 milion euro për 22 kilometra. 3 milion euro kilometri, autostradë rrugë e re 19 milionë kjo.

Vetëm kjo, plotësimi i rrugës. Pra një hajdutëri dhe grabitje nga më të frikshmet. Këto nuk janë shifrat e mia, këto janë shifra publike. Kushdo mund ti gjejë dhe krahasimet i bën lehtë. Po ca ka ndodhur tjetër? Njëherazi detyrimi për të hapur tendera ndërkombëtarë, të cilat janë tendera që duke u monitoruar si duhet, duke u kujdesur që procedurat të jenë të rregullta dhe të gjitha kompanitë kanë motiv që të konkurrojnë. Dhe për shkak të konkurrimit të madh ndodh dhe ulja e çmimit, e cila është në të mirë dhe të qytetarëve, pasi nuk paguajnë në mënyrë të padrejtë shumë e shumë herë në mënyrë të padrejtë nga xhepat e tyre, por edhe rruga bëhet me cilësi. Dhe një vendim të Këshillit të Ministrave që ka pasur i cili përcaktonte kufirin, kur duhet të kemi një tender të hapur ndërkombëtar, ka qenë dikur 10 milionë euro, e kanë çuar në 20 milionë euro. Në mënyrë që të jenë shifrat sa më të mëdha që shumë tendera të tjerë rrugësh të mos i nënshtrohen procedurave që ti vënë çmimet sa të duan. Tani vjen pyetja, pse nuk u bë tenderi i hapur ndërkombëtar për këto 2.2 km që kushtonin 40 milionë euro. Pasi me çmimet normale kjo rrugë do të kushtonte shumë herë më pak. Do të kushtonte 10-11 milionë, do të kishim 27 milionë të tjera, të cilat mjaftonin për të likuiduar qytetarët e varfër të cilët, po torturohen me ditë të tëra, në shi në erë, me rrezikun për të dalë nga shtëpitë e tyre. Pra do të likuidoheshin 100% dhe rruga do të bëhej dhe fondet publike do të kurseheshin.
Por që këta të grabisin të gjitha paratë, e faturojnë rrugën 19 milionë, nuk bëjnë garën e hapur ndërkombëtare.

Rrugët e reja kushtojnë 7-8 herë më pak ndërsa rrugë plotësuese, plotësim, rregullim, kushton 9 herë më shumë. Besoj tashmë është shumë e qartë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një mega grabitje, në sytë e të gjithë qytetarëve, ku kurajo për të grabitur është sheshit dhe ku praktikisht, bashkëqeverisja me qytetarët, aq shumë e proklamuar nga mashtruesit publik që qeverisin vendin është shndërruar në një dimension të ri. Ku në shpellën e Bashkisë dhe në shpellën e qeverisë, janë ngujuar dy shpellarë, një kryeministër dhe një kryebashkiak.
Qytetarët e lirë të ndershëm, të denjë për të jetuar në Tiranë, ata që kanë dhënë emrin, pulsin që i japin ritmin Tiranës, ata për të cilët Tirana ekziston janë atje në rrugë të madhe. Pasi shpellarët e qeverisë dhe të Bashkisë, u kanë rrëmbyer pushtetin, ua mbajnë atje të mbërthyer në shpellë dhe detyrojnë njerëzit të jenë në mizerje në skamje dhe të luajnë me jetën me gjakun dhe djersen e fëmijëve, të të moshuarve dhe ku dhembshuria ka vdekur pasi kusaria dhe hajdutëria ka rrëmbyer dhe ka arritur të ketë kurajën që rrugën që mund të mos bënte as 1 milionë e gjysmë euro ta bëjnë 19 milionë euro pa iu dridhur syri duke vjedhur dhjetëra e dhjetëra miliona ditën për diell. Kjo është thirrje për qytetarët për të kuptuar që janë në të drejtën e tyre, jo vetëm për protestën por dhe gjithë qytetarët e tjerë, pasi me këtë ritëm dhe me këtë shfrenim, kjo vjedhje pa kufij do ta fus Shqipërinë në një mjerim pa kthim. Dita për të reaguar është sot.

FMM jep aplarmin: Ekonomia e rrezikuar, borxhi publik më i larti në rajon, 77%

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, zhvlerësimi i monedhës vendase dhe rritja e interesave janë disa nga rreziqet e borxhit…
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik kanë diskutuar në një seminar të hapur lidhur me zhvillimet dhe risqet e sektorit fiskal dhe atij të jashtëm, si dhe risqet ndaj rritjes ekonomike.
Temat e prezantuara nga përfaqësuesit e FMN-së në Shqipëri kishin të bënin me “Zhvillimet në Sektorin Fiskal në Shqipëri”, të prezantuar nga Svetlana Cerovic, “Vlerësimi i Sektorit të Jashtëm”, të prezantuar nga Atticus Ëeller; “Risku ndaj rritjes dhe ndikimet e mjedisit ndërkombëtar në Shqipëri” nga Romain Lafarguette; dhe një prezantim mbi “Eksperienca e PPP-ve në botë” nga Armine Khachatryan.
Gjatë prezantimit të saj mbi zhvillimet në sektorin fiskal në Shqipëri, Kreu i misionit, Znj. Svetlana Cerovic tha se pas krizës në vitin 2013 u ndërmorën rregullime fiskale për të ngushtuar deficitin, por këtë vit ata presin që deficiti buxhetor të jetë në të njëjtin nivel si një vit më parë. Në fund të secilit prezantim, studentët e Fakultetit Ekonomik patën mundësinë që t’i drejtonin pyetje përfaqësuesve të FMN-së. Një prej studentëve pjesëmarrës pyeti kreun e misionit, zonjën Cerovic mbi rekomandimet e FMN-së për sistemin fiskal në Shqipëri dhe mënyrat për të luftuar korrupsionin. Cerovic shtoi se për të shmangur fenomene si korrupsioni duhet të mënjanohen përjashtimet fiskale, ndërsa sistemi fiskal duhet bërë me e thjeshtë.
Gjatë prezantimit të saj Svetlana Cerovic u ndal edhe tek borxhi publik, ku theksoi se Shqipëria është ndër vendet me borxhin më të lartë në rajon.. Ekspertët e FMN-së përmendën se rënia e borxhit i atribuohet zhvillimeve në kursin e këmbimit.
Borxhi publik është i ekspozuar nga një sërë faktorësh me risk, të cilët në një të ardhme mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të tij. Ekspertët e FMN-së vlerësuan disa prej risqeve që mund të ndikojnë në nivelin e borxhit publik. Së pari, është rritja ekonomike.

Në rast se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike nuk do të jetë kaq e fortë, borxhi publik do të rritej. Së dyti, ekspertët vlerësuan risqet nga zhvillimet në kursin e këmbimit dhe së treti ndryshimi që mund të pësojnë normat e interesit. Në rastin më të keq, ku këto tre elemente mund të bëhen bashkë, skenari pesimist është që, pas dy vitesh niveli borxhit në Shqipëri mund të jetë rreth 77% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Edhe zhvillimet e kursin e këmbimit përbëjnë një risk për borxhin, në rast të një forcimi të mundshëm të valutës, teksa Shqipëria e ka rritur peshën e borxhit në monedhë të huaj.
Ndërsa pyetjes së studentëve për sa i përket ndikimit të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit në vend, ekspertët e FMN-së thanë se kjo ndërhyrje ishte e justifikuar duke qenë se tregu i këmbimit në vend nuk po funksiononte normalisht.
Ekspertët e FMN-së u ndalën edhe te niveli i shpenzimeve publike në vend, ku theksuan se krahasuar me rajonin shpenzimet për sektorët si shëndetësi, arsimi dhe mbrojtja sociale janë më të ulëta. Për sa i përket shpenzimeve kapitale (investimeve) kanë qenë të larta, por cilësia e ulët.
Për sa i përket detyrimeve të prapambetura, niveli i tyre në 2013-14 ishte sa 5% e PBB-së, ndërsa ekspertët e Fondit thanë se në 2017-n vihet re një rritje e këtyre detyrimeve.
Një tjetër prezantim ishte edhe “Risku ndaj rritjes dhe ndikimet e mjedisit ndërkombëtar në Shqipëri” nga Romain Lafarguette.

Gjatë prezantimit të tij zoti Lafarguette listoi disa prej risqeve. Së pari Shqipëria është një ekonomi e vogël e hapur dhe mbështetet në shkëmbimet tregtare me vendet partnere dhe remitancat. Së dyti Shqipëria ka një nivel të lartë të euroizimit, më të lartin në krahasim me rajonin, dhe të borxhit të jashtëm dhe prej kësaj është shumë e ekspozuar ndaj kushteve financiare të eurozonës. Gjithashtu niveli i lartë i borxhit publik dhe i kredive me probleme janë një tjetër faktor me risk në ekonomi.
Ekspertët prezantuan edhe eksperiencën e PPP-ve në botë.
Studentët i pyetën përfaqësuesit e FMN-së lidhur me angazhimet e mëdha të projekteve PPP, që ka ndërmarrë Shqipëria. Përfaqësuesit e FMN-së thanë se praktika më e mirë sugjeron qe cash floë (flukset e parasë) të lidhura me projektet duhet te pasqyrohen te buxheti afatmesëm, duke përmendur rastin e Kilit, që është një model suksesi. Edhe garancitë, thanë ata duhet të përfshihen si borxh publik.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej një jave ndodhet në kryeqytet, ku ka zhvilluar bisedime me autoritete të larta të vendit.
Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, Shqipëria tashmë bën pjesë në të ashtuquajturin “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.
Marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt 2017.
Tashmë marrëdhënia mes FMN-së dhe qeverisë bazohet në artikullin 4, ku FMN vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të ofrojë këshilla për qeverinë, por marrëdhënia nuk është më detyruese siç ishte gjatë kohës së marrëveshjes së zgjeruar.

Shifra e tmerrshme, 807 miliardë lekë do paguani për koncesionet e Ramës me oligarkët

Shifra është e tmerrshme. Ahmetaj e ka pranuar dhe është përpjekur të manipulojë dëmin e pallogaritshëm që do të paguajnë shqiptarët. Ka përmendur koston e hidrocentraleve duke mos deklaruar se ato para nuk dalin nga xhepat e shqiptarëve, por nga xhepat e investitorëve dhe shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë hunbje me këto koncesione të hidrocentraleve, por vetëm përfitojnë energjinë e prodhuar prej tyre nga financimi i bërë me paratë e tyre.
Skema e koncesioneve të hidrocentraleve është e kundërta e vjedhjes së Ramës me koncesionet. Rama në mënyrë skandaloze po I vjedh shqiptarët duke dhënë me koncesion rrugë ku vlera arrin për një km deri në 20 milionë euro ose 18 herë më shumë se vlera reale dhe kjo ëhstë vjedhje e pastër.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mbrojti kete te marte Partneritetet Publike Private si pjesë e diskutimit në buxhetit në Komisionin parlamentar për Ekonominë duke argumentuar se vlera totale e kontratave të dhëna PPP është 807 miliardë lekë nga të cilat 391 miliardë lekë janë te hidrocentraleve. Sipas Ahmetajt 262 hidrocentrale vijojnë të jenë akoma në proces ndërkohë që balanca e fryrë e PPP është pikërisht kjo që raportohet .

Në fjalën e tij numri një i Financave theksoi se PPP-të janë një alternativë që shton asetet por edhe mundëson shërbime për qytetarët duke sjelle ne vemendje disa vepra infrastrukturore por edhe partneritete tek shendetesia.
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga opozita Ahmetaj solli në vëmendje rrugën Tiranë-Elbasan të cilën e cilësoi si një shembull të gabuar sesi është vepruar me rrugët. Rruga Tiranë-Elbasan e kontraktuar ne 2011, deri në këtë moment ka kaluar vlerën me 100 mln dollarë. “U nis me një kosto 304 milionë dollarë por ka shkuar 405 milionë dollarë. Nëse verifikohen, pretendimet ekstra kapin vlerën 36 milionë dollarë, 41.6 % më shumë në raport me prokurimin publik. Aksi Qafë Thanë-Lin-Pogradec ka kërkuar sërish më shumë para tha Ahmetaj. Ai theksoi se duke përjashtuar kontrata e PPP në shëndetësi, të tjerat do të hedhin 1.1 miliardë euro. Ai renditi disa prej partneriteteve publike private por theksoi se disa prej tyre edhe pse me kosto në buxhet janë trashëguar nga qeveria paraardhëse.
Ministri i Financave u ndal edhe një herë në fjalën e tij në ligjin e ri të partneriteteve publike private që pritet të ndryshojë mënyrën sesi veprohet sot me ofertat e pakërkuara. Ahmetaj nënvizoi se do të bëhet heqja e PPP të pakërkuara në një sërë sektorësh. “Konkretisht me anë të këtij ligji është propozuar që nga 1 korriku 2019 transporti dhe infrastruktura nuk do të ketë PPP me ofertë të pakërkuar. Po kështu do të bëhet heqja e bonusit për PPP të pakerkuara ndërkohe që dhe ato që do të mbeten pra portet dhe aeroportet, do te hiqet bonusi” tha Ahmetaj.

“Monitor”

Giggs para Shqipërisë: Reali të rrijë i qetë për Bale!

Në Spanjë prisnin që Gareth Bale të mos udhëtonte fare drejt Shqipërisë për miqësoren që Uellsi që do të zhvillojë sot në mbrëmje në Elbasan (ora 20:00), pasi ylli uellsian ka pasur probleme fizike këtë sezon dhe do i duhet të bëjë mijëra kilometra para se të kthehet në Madrid.
Megjithatë, trajneri i Uellsit Ryan Giggs nuk ka lëshuar pe dhe e ka marrë me vete Bale, i cili do të luajë edhe për të nderuar Chris Gunter, me mrbojtësin që do të luajë ndeshjen numër 93 me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në histori për kombëtaren e Uellsit.
“Nuk ka ndonjë problem me Realin, nuk janë të shqetësuar. Gareth është në duar të sigurta. Ai gjithnjë dëshiron të luajë për kombëtaren dhe dëshiron të jetë në fushë, për natën speciale të Chris Gunter.
“Është diçka e bukur që Bale është me ne dhe e gjithë skuadra është më entuziaste kur Gareth është në ekip. Askush nuk e ka vënë ndonjëherë në dyshim përkushtimin e tij ndaj Uellsit”.
Si Bale, ashtu edhe Aaron Ramsey, me shumë gjasa do të jenë në fushë nga fillimi sot ndaj Shqipërisë, por Giggs e ka pranuar se mund të bëjë prova dhe të provojë disa të rinj: “Kam mundësinë që të provoj disa lojtarë të rinj, pasi kjo ndeshje ta lejon. Do të bëj të gjitha zëvendësimet e mundshme, por kemi ardhur për të fituar, edhe pse është miqësore dhe humbja nuk do ishte fundi i botës. Bale? Vendosim para ndeshjes nëse luan në formacion apo jo, nuk është ndryshe nga të tjerët. Gunter do të luajë, nuk e di ende sa minuta, sepse është një natë historikë për të, do të thyejë një rekord të vendosur kohë më parë. Shqipëria? E pashë kundër Skocisë, skuadër solide dhe deri tek kartoni i kuq luajti mjaft mirë”.

Gjithçka duhet të dini për Shqipëri-Uells
Shqipëria dhe Uellsi vihen përballë për herë të tretë në historinë e tyre. Më parë, kuqezinjtë dhe britanikët janë ndeshur në kuadrin e eliminatoreve të “Euro 1996”. Sfida e parë u luajt në shtator 1994, me Uellsin që fitoi 2-0, me gola të Chris Coleman dhe Ryan Giggs. Ky i fundit është trajneri aktual i kësaj kombëtareje.
Në nëntor 1995 u luajt ndeshja e dytë në Tiranë, e cila përfundoi me barazimin 1-1. Golat u shënuan nga Sokol Kushta (4’) dhe Pembridge (42’). Asokohe, Shqipëria dhe Uellsi ishin në grupin 7 të kualifikuesve të “Euro 1996”.
Uellsi pozicionohet në vendin e 18-të të FIFA-s, referuar renditjes aktuale botërore të kombëtareve, ndërsa kuqezinjtë e Panuccit janë të 60-tët. Një diferencë e madhe në këtë drejtim.
Pasi përfundoi i dyti në grupin e vet të Ligës së Kombeve, pas Danimarkës, Uellsi do të synojë t’i japë fund vitit 2018 në mënyrë pozitive, me një fitore në Shqipëri. Skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs ka dhënë disa shenja inkurajuese nën drejtimin e trajnerit të ri. Nikoqirët (shqiptarët) nga ana e tyre pësuan një humbje 4-0 ndaj Skocisë, të shtunën, për të konfirmuar fushatën zhgënjyese në Ligën C, sa i takon “Nations League”.
Shqipëria ka humbur pesë dhe ka barazuar dy nga shtatë miqësoret e saj të fundit në shtëpi. Për pasojë, “SportPesa” e ka kuotuar fitoren e kuqezinjve me 49/20 (3.45) në miqësoren e mbrëmjes së sotme, që starton në orën 20:00, në “Elbasan Arena”. Uellsi nga ana e vet ka humbur gjashtë dhe ka barazuar një nga shtatë miqësoret e fundit. Për të, “SportPesa” ka ofruar kuota të tilla: 5/4 (2.25) në rast fitoreje dhe 21/10 (3.10) në rast barazimi.

Dyshja mbrojtëse, Paul Dummett dhe James Chester, do të mungojnë te Uellsi, për shkak të dëmtimit. Chris Gunter i Cardiff-it do ta fillojë si titullar dhe ai do të luajë ndeshjen e tij të 93-të me kombëtaren. Një rekord.
Gareth Bale pritet të luajë, gjithashtu, edhe pse Real Madridi e ka kushtëzuar të mos jetë në fushë 90 minuta të plota. Shqipëria ka disa ndeshje që luan pa njërin prej kërcënimeve kryesore të saj në sulm, Armando Sadiku, me lojtarin e Levantes jashtë fushave të blerta, pas një operacioni në gju.
Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë, më 17 nëntor në “Loro Boriçi”, ishte më e rënda për të në më shumë se shtatë vitet e fundit, edhe pse ia vlen të kujtohet se luajti pjesën më të madhe të lojës me 10 lojtarë.
Kuqezinjtë do të jetë të prirur për të “vënë në skenë” një shfaqje të përmirësuar sonte, edhe pse kanë vuajtur shumë në drejtim të shënimit të golave. Ata kanë dështuar ta gjejnë golin në gjashtë nga tetë ndeshjet, që kanë luajtur në vitin 2018.
Ndërkohë, ndeshjet e Uellsit kanë tendencë të dalin me rezultate të ulëta. Në 14 nga 18 ndeshjet e tij të fundit (në të gjitha garat), ka shënuar më pak se tre gola. Pra, ka shumë arsye për të na bërë të mendojmë se do të shfaqet ndryshe, sa iu takon golave në favor, në “Elbasan Arena”. Sipas kompanive të njohura të basteve, kjo miqësore do të ketë më pak se 2.5 gola, gjë për të cilën ofrohet kuota 10/19 (1.53).
Një tregues se sa ka gjasa që edhe kjo ndeshje të ketë rezultat të ulët. Shanset më tërheqëse mund të bëhen duke kundërshtuar një gol të hershëm. Kuota 20/29 (1.69) ofrohet për mungesën e golit para minutës së 30-të. Diçka që duket shumë joshëse. Secili nga pesë golat e fundit të Uellsit janë shënuar pas gjysmë ore, ndërsa Shqipëria ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, të dy kanë ardhur në pjesën e dytë.

 

5 vjet nga ndarja nga jeta/ Basha kujton Sokol Olldashin: La pas një shembull përjetësisht frymëzues

Ministri i Transportit Sokol Olldashi dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, gjate nje koncerti festiv ne Pallatin e Kongreseve te organizuar nga Forumi Rinor i PD, me rastin e 21 vjetorit te rrezimit te bustit te ish diktatorit Enver Hoxha.

5 vite pas ndarjes nga jeta të Olldashit, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka kujtuar ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
Në një mbrëmje si e sotmja me shi, në dalje të tunelit të Elbasanit në zonën e Krrabës, një aksident i rëndë rrugor i mori jetën ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Sot, 5 vite pas ndarjes nga jeta të Olldashit, kryetari i PD, Lulzim Basha e ka kujtuar ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan Basha.

Denoncoi lidhjet e Ramës dhe Tahirit me bandat e drogës, dënohet Zagani

Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me 4.5 vite burg.
Gazetari Basir Çollaku shkruan në jjë postim në Facebook se Dritan Zagani është dënuar sepse “shpërdorimi” i detyrës prej tij ka sjellë arrestime teafikantësh dhe sekuestro droge. “Tani duhet ta dënojnë dhe për kallzimin e vëllezërve Habilaj dhe kushëririt të tyre Sajmir Tahiri. Të parët janë në burg në Itali për trafik droge dhe ish-ministri i Brendshëm në hetim po për trafik droge nga Krimet e Rënda.
Vendimi kur Tani të vendosë ta publikojë do të nxjerrë xhevahiret e pathëna të gjykatës dhe Prokurorëve në 5 vite. Pafajësia e Zaganit do të jepet nga një gjykatë që nuk e ka zyrën në Keshillin e Ministrave. Pafajësia e Dritanit është çështje kohe dhe jo ligjore. Argumentet, provat dhe faktet janë pro tij. Prokurorët dhe gjykatësit janë nënshtruar vettingut dhe Edi Ranës nëpërmjet sekretarit të tij që ka vetë telashe”, shkruan Çollaku.

As fshehja dhe as pazaret Dakos me Ramën dhe Prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij

“Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim. Fshehja dhe heshtja për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, pazaret okulte që bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk prishin provat e dosjes voluminoze 339”. Deklarata është bërë gjatë ditës së sotme nga ana e deputetes së PD-së, Valentina Duka.
Duke folur nga selia blu, Duka u shpreh se përgjimet e dosjes 339 e nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Dakos me bandën e Avdyljave për të vjedhur votat në Durrës.
Deklarata e deputetes së PD, Valentina Duka 
Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.
Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!
As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.
Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.
Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.
Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit ‘vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë’.
Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.
Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.

Të dënuarit grevë urie, reagon Avokati i Popullit: Të mbyllet burgu i Burrelit

Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën për t’u futur në grevë urie për shkak të kushteve të këqija me të cilat trajtoheshin, vjen reagimi nga Avokati i Popullit. Përmes një njoftimi për shtyp AP sqaron se ekipi i këtij institucioni ka arritur të sigurojë dëshminë e këtyre të dënuarve që po refuzojnë ushqimin.
Institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni, ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e tij. Sipas AP-së të dënuarit hasen me kushte të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.
Reagimi i Avokatit të Popullit
Menjëherë pas sinjalizimit në linjën tonë të dedikuar nga të burgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në këtë burg ku mësohet se disa të dënuar po refuzojnë ushqimin në kuadrin e një greve urie të shpallur prej tyre.
Ekipi i Avokatit të Popullit në mision faktmbledhës, ka arritur të sigurojë deklarime nga 18 të dënuar të sektorit të sigurisë së lartë në këtë institucion.
Nga deklarimet është konstatuar se: disa vuajtës të dënimeve për vepra të ndryshme në këtë burg kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij refuzimi përfshijnë kushtet e këqija të jetesës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetëruar dhe te amortizuar të këtij burgu.
Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit, etj.
Drejtuesit e burgut të Burrelit janë aktualisht në negociata me pjesëmarrësit në grevë dhe janë informuar mbi protokollin e saj.
Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendjen e publikut por edhe të autoriteteve përgjegjëse, se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni e është kërkuar nga ana e institucionit tonë mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të tij vërtet të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.
Avokati i Popullit nënvizon se ndonëse në disa prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale anembanë Republikës vërehen përpjekje për përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve, zgjidhja tërësore dhe pa asnjë përjashtim e problemit të atyre burgjeve që ende nuk arrijnë të marrin “notë kaluese” për sa u përket kushteve që ofrojnë për qytetarët që kryejnë dënimet në to, mbetet një sfidë për autoritetet tona përgjegjëse.

Raporti zyrtar: Sa vjedh Rama me koncesionet e rrugëve

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Gjatë një viti, e njëjta kategori rruge e ndërtuar në Shqipëri ka kushtuar më shumë se dyfishi kur është ndërtuar me fonde të brendshme në krahasim me të njëjtën njësi rruge që është ndërtuar me financim të huaj.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, një kilometër rrugë e kategorisë B, me fonde të huaja, ka kushtuar 88,1 milionë lekë për kilometër, ndërsa me fonde të brendshme ka kushtuar 187 milionë lekë për kilometër, ose 112% më shumë.
Nga të dhënat zyrtare gjatë 8-mujorit 2018, qeveria shqiptare ka ndërtuar 22 kilometër rrugë të kategorisë B (me dy korsi) me fonde të huaja që i kanë kushtuar 1.9 miliardë lekë, ndërsa ka raportuar se ka harxhuar po 1.9 miliardë lekë me fonde të brendshme dhe ka ndërtuar vetëm 10 kilometra. Rrugët me financim të huaj na kanë kushtuar këtë vit 53% më lirë se investimet me fonde të brendshme.
Sipas të dhënave zyrtare të çdo viti, shihet se kostoja e një kilometri rrugë në të gjitha kategoritë ku është ndërtuar me fonde të huaja është gati sa gjysma e kostos kur ndërtohet me fonde të brendshme.
Ekspertët e sektorit e shpjegojnë këtë diferencë me elementet korruptive që shoqërojnë procedurat e prokurimit me fonde të brendshme. Ndryshe nga politikat kombëtare, donatorët e huaj aplikojnë procedura me strikte për disbursimin e huave dhënë Shqipërisë, ndërkohë që lejon financimin e kostove të palogjikshme.

Për rrjedhojë për të njëjtën sasi fondesh, me fondet e huaja ndërtohen dy herë më shumë rrugë.
Publiku është mësuar të dëgjojë realizimet në përqindje të planit të investimeve të huaja dhe të brendshme, ku gjithmonë ka një mosrealizim të fortë të fondeve të huaja. Por kur vjen fjala për produktin final, shihet se qytetarët shqiptarë me fondet e huaja marrin më shumë cilësi dhe sasi se produktet me investimet që kryhen me fonde të brendshme.
Qeveria shqiptare ka limituar fondet buxhetore të investimeve në rrugë vitet e fundit, por nga ana tjetër shihet se kostot për kilometër janë rritur në mënyrë të dukshme.

Qytetarët të shpërthejnë në protesta, demonstrata e revolta të papërmbajtshme për rrëzimin e Ramës

Nga Kastriot Islami

Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një regjim autokratik, antipopullor, policor e represiv që ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në Kuvend:
Duke i mohuar tërësisht funksionin vendimmarrës, madje edhe kur është nevoja për vendime me maxhorancë të cilësuar, Rama tenton të blejë vota deputetësh sesa të negociojë me opozitën;
Duke e penguar të kryejë funksionin e saj hetimor e kontrollues parlamentar, madje ka shkuar shumë larg duke orkestruar goditje fizike të pjesëtarëve të opozitës përmes deputetëve të tij me rekorde kriminale për ti mbyllur gojën dhe mohuar fjalën e lirë.
Duke tentuar ta kthejë opozitën në fasadë e të kërcënojë me burg apo të komprometojë kundërshtarët politikë e mediatikë.
Mund të thuhet pa hezitim:
Opozita institucionale është në kufijtë ekstremë të veprimit dhe të ekzistencës së saj politike në një vend demokratik ku funksionin qoftë dhe minimalisht shteti ligjor.
Sistemi gjyqësor është nën kontrollin politik e personal të Ramës dhe Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë janë inekzistente, pra edhe formalisht opozita nuk ka ku të drejtohet për drejtësi. Aq larg kanë shkuar gjërat në Shqipëri saqë lidershipi i opozitës po shqyrton vendimin e ‘abandonimit të parlamentit të kriminalizuar’ apo të ‘djegies së mandateve’.

‘Vrasja’ e shpirtit të protestës dhe shpresës për të qëndruar në vend
Qeveria Rama po ashtu ka tentuar të godasë fuqimisht jo vetëm veprimin institucional të opozitës por edhe ‘vrasë’ shpirtin e protestës e të reagimit qytetar:
Duke i nënshtruar qytetarët përmes papunësisë e varfërimit të tyre të skajshëm,
Duke i kërcënuar qytetarët përmes veprimeve policore e burgosjes dhe,
Duke i frikësuar përmes veprimeve të grupeve kriminale e banditëve të lidhur ngushtësisht me qeverinë dhe cenuar rëndë sigurinë publike e njerëzore.
E vetmja rrugëdalje-emigrimi që po boshatis e mplak vendin
Qeveria Rama e ka ‘vrarë’ shpresën të gjithë shqiptarëve duke ju lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin dhe kthyer Shqipërinë në vendin e parë në botë si azilkërkues në të gjithë vendet e BE.
Edhe organizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë, BB e tjerë kanë arritur në përfundimin se Shqipëria po boshatiset e po mplaket me shpejtësi.
Aplikimi i ‘diplomacisë së kanabisit’ për të komprometuar ndërkombëtarët
Qeveria Rama përmes mashtrimeve dhe komprometimit duke përdorur me sukses ‘diplomacinë e kanabisit’ ka arritur t’ju mbyllë gojën dhe ti bëjnë të heshtin disa zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqësues të tyre në Tiranë për keqqeverisjen e vendit, lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe korrupsionin galopante që po fundos ekonominë e vëndit.

Shqipëria në udhëkryq: Demokracia në rrezik. Ekonomia drejt rrënimit
Përfundimi i nxjerrë nga shumica e qytetarëve është: Vendi është në udhëkryq për të mos thënë ka rrëshqitur drejt humnerës i pashpresë.
Demokracia është në rrezik të madh sepse vendi drejtohet nga autokracia modern, në përmbajtje dikatoriale, oligarkike e kriminale, por me fasadë e retorikë demokratike.
Dallimi mes të varfërive e të pasurve është rritur në ekstrem dhe në mënyrë galopante, duke dëmtuar rëndë stabilitetin social. Ekonomia është drejt rrënimit të pakthyeshëm.
Siguria publike dhe njerëzore janë cenuar rëndë nga lufta mes bandave dhe beteja mes klaneve mafioze qeveritare, që heqin, vendosin e kontrollojnë qeverinë Rama dhe kryetarët e bashkive kryesore. E ardhmja duket e pasigurtë për shumicën e qytetarëve, sidomos për fëmijët e tyre.
Alternativat e reagimit
Kanë mbetur pak mundësi për të dalë nga kjo situatë dhe rivendosur vendin në shinat e normalitetit:
Qytetarët të bashkohen dhe të ndjekin alternativën opozitare pavarësisht vërejtjeve e kritikave të shumta që mund të kenë ndaj saj me një objektiv: Të gjithë të ndershmit bashkë kundër Aleancës së Qelbësirave;
Dhe/ose qytetarët të shpërthejnë në protesta, demonstrata e revolta të papërmbajtshme, me një qëllim të vetëm: largimin e qeverisë Rama të korruptuar, dhe të lidhur me krimin e trafikantët;
Ose qytetarët të tentojnë të emigrojnë individualisht ndërkohë që dyert e emigrimit po mbyllen, duke e boshatisur vendin dhe e lënë drejtimin qe qeverisë në duart e hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve;
Ose qytetarët të pashpresë e të pamundur ti nënshtrohen përkohësisht këtij regjimi diskriminues autokratik e të dhunshëm policor me pasoja shumë të rënda për të ardhmen e vendit, një gjendje që me siguri nuk do të zgjasë gjatë.
Me siguri njëra nga këto alternativa ose kombinim i tyre do të ndodhë, por cdo ditë që kalon rrit vështirësitë dhe pasojat.