37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Shpërthen në lot arbitri pas Gjermani-Holandë, Van Dijk e ngushëllon

Një skenë e veçantë u kap nga kamerat në përfundim të Gjermani-Holandë 2-2, sfidë dramatike që kualifikoi Holandën në minutat e fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk ngushëlloi arbitrin Ovidiu Hategan, me këtë të fundit që ishte i përlotur në fushë.
Van Dijk shënoi golin që kualifikoi Holandën për në finalet e Nations League (ku janë kualifikuar edhe Anglia, Portugalia e Zvicra), ndërsa më pas vuri re arbitrin që po qante dhe shkoi ta pyeste.
“Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet”, tha pas ndeshjes Van Dijk, për Voetbal International.
“I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”.

Terapia revolucionare që lufton kancerin me një gjilpërë

Mjekët po e sulmojnë tumorin me gjilpërë të nxehtë (shkrirje me radio frekuenca) madje njëkohësisht po bëjnë biopsinë, ku një pjesëz e vogël e kancerit eliminohet për testim në mënyrë që të konstatohet a është agresiv dhe a është përhapur nëpër organizëm.
Trajtimi i ri dukshëm shkurton kohën e nevojshme që të merren rezultatet e biopsisë në 2 javë dhe kështu zvogëlohet nervozizmi i pacientit, ndërkaq tumori i cili ka qenë i pamundshëm të trajtohet pa intervenim kirurgjikal tani mund të mposhtet për disa minuta nën efektin e anestezisë.
Pacientët te të cilët kanceri i mushkërive është vërejtur me kohë kryesisht si zgjidhje kanë kirurgjinë invazive për ta eliminuar atë, apo radioterapinë në mënyrë që zvogëlohet.
Mirëpo, pothuajse një e treta e pacientëve nuk është e mundur të operohen për shkak të sëmundjeve të tjera siç është bronkiti kronik i cili mund të jetë fatal nëse pas operacionit shfaqen komplikime.
Edhe pse është efikase, radioterapia përfshin disa vizita në spital dhe mund të shkaktojë efekte të shumta negative anësore.
Nga ana tjetër, tretmani me gjilpërë të nxehtë është më i sigurt dhe mund të aplikohet disa herë.
Gjatë procedurës, pacientit i jepen sedativë para anestezionit lokal. Është vendosur nën skanerin CT, gjë që mjekut i mundëson të përcjellë lëvizjet kirurgjikale në kohë reale.
Gjilpëra e hollë, (1,5mm) futet në gjoks, midis brinjëve, në pozitën më afër tumorit. Pastaj radiologu nëpërmjet kësaj gjilpëre fut edhe një më të hollë në mënyrë që të marrë mostrën e tumorit për analizë.
Pas kësaj, futet edhe gjilpëra e tretë mikroskopike me elektrodë në majë. Ajo është e lidhur me gjeneratorin i cili dërgon energji në qendër të tumorit e cila e nxeh në 70 gradë celsius dhe e shkatërron.

Dash Shehi: Gruevski iku se ishte i shkurtër, por Rama e ka të vështirë të fshihet se…

‘Gruevski iku kollaj se është i shkurtër… por Rama e ka më të vështirë të fshihet se është i gjatë’. kështu u shpreh deputetit Dashamir Shehi në studion e ‘A’ me Adi Krastën në News24.
Duke komentuar pjesë pikante të debatit të javës nëpër ekrane, Shehi foli për paralelizëm midis fatit të ish-kryeministrit të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Për sulmet e analistëve ndaj opozitës, Dash Shehi zgjedh një tjetër batutë: ‘Mos t’raftë qeleshja dhe në të raftë, mos u kthe me e marrë’, duke e lidhur kështu edhe me një farë kulture që, sipas tij, ekziston ndër shqiptarë, sulmin ndaj të dobëtit.
Dashamir Shehi bashkë me Sokol Shametin e Erjon Kriston, ishin të ftuarit e pjesës së tretë të programit, për të folur mbi momente pikante kryesisht të politikës, zhvilluar nëpër ekrane, portale e rrjete sociale në një javë.

Tenisi, sporti që ju zgjat jetën

Është e njohur që çdokush që merret me sport jeton më shëndetshëm dhe më gjatë. Mirëpo, një numër i vogël njerëzish e di që sportet e caktuara kanë ndikim posaçërisht të volitshëm në jetëgjatësinë e pritur.
Studimi, diagnozat e të cilit janë publikuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings, është marrë me çështjen e jetës së 8.500 danezëve të shëndetshëm të rritur lidhur me sportet me të cilat merren. Rezultati: Sportet e caktuara veprojnë si eliksir i vërtetë magjik për jetë të gjatë dhe të plotësuar.
Duhet përmendur që ai i cili merret me sport, përgjithësisht, zgjat jetën e vet. Mirëpo, në hulumtim, sportet kolektive janë treguar si faktor pozitiv për jetë të gjatë.
Fituesi absolut është tenisi, i cili mund të zgjasë jetën mesatarisht 9,7 vjet.
Lojtarët e badmintonit mund të presin që të jetojnë nja 6,2 vjet më shumë se njerëzit të cilët nuk merren me sport.
Futbolli gjithashtu është treguar si armë magjike për jetë të gjatë – zgjat jetën 5 vjet.
Noti zgjat jetën për 3,5 vjet, ndërkaq gjimnastika për 3,1 vit.
Shkencëtarët kanë pyetur përse djersitja në çift apo në ekip është më efikase. Siç edhe ka rezultuar që lidhur me këtë ka të bëjë faktori shoqëror.
“Puna e shpejtuar e zemrës është e rëndësishme për shëndetin”, ka thënë njëri ndër bashkautorët e studimit, James O’Klif, dhe ka shtuar: “Mirëpo duket që është njësoj me rëndësi si edhe kontakti me njerëzit e tjerë”.
Në sportet ekipore, njerëzit jo vetëm që lëvizin, por edhe shoqërohen dhe shfaqin ndjenjat.
Rezultati është që pas përfundimit të sportit, ata ndihen më të plotësuar dhe më të relaksuar sesa pas treningut individual.

Shenjat që tregojnë nivel të lartë toksinash në trup

NË ORGANIZËM çdo ditë fusim një grumbull të materieve të dëmshme, toksine, të cilat i marrim me frymëmarrje nga ajri i ndotur, cigaret apo i fusin me ushqim të cilat përmbajnë pesticide dhe substanca artificiale…
Trupi rregullisht nëpërmjet djersitjes apo urinës pastrohet nga këta ndotës mirëpo nëse e helmojnë së tepërmi, helmet do të grumbullohen në organizëm.
Këtë mund ta identifikojmë nëse në trup vërejmë së paku tri nga këto shtatë shenja. Ky është sinjal që trupit tonë i nevojitet dedoksifikimi.
Gjuha e verdhë apo e bardhë
Ushqimi i cili përmban materie të dëmshme mund të çrregullojë mukozën delikate të sistemit tretës gjë që përfshin edhe gjuhën. Nëse është në sipërfaqe të gjuhës shtresa e bardhë apo e verdhë, pothuajse është e sigurt që sistemin tretës lufton me helmet.
Probleme me shëndetin e lëkurës
Nëse keni lëkurë të infektuar dhe keni të kruara, ndërsa që higjiena është e rregullt, duhet pasur kujdes nga helmet.
Dhimbjet e shpeshta të kokës
Dhimbjet e kokës në të shumtën e rasteve janë tregues se pjesë të trupit tuaj nuk funksionojnë si duhet, e një nga arsyet mund të jetë edhe sasia e tepërt e helmeve në trup.

Mungesa e energjisë
Nëse ndieni lodhje kronike pa marrë parasysh se sa flini, me siguri se duhet të shikoni, nëse keni sasi të madhe të helmeve në gjak.
Yndyra e tepërt në zonën e barkut
Yndyra e tepërt në zonën e barkut mund të na tregojë se trupi është plot me toksina, pasi ato pengojnë aftësitë e organizmit për të rregulluar nivelet e glukozës dhe për të metabolizuar kolesterolin.
Sinuse të bllokuara
Toksinat e vazhdueshme që vijnë nga ajri i kontaminuar mund të shkaktojnë një gjendje të tillë.
Probleme me fshikëzën e tëmthit
Ajo mund të rëndohet për shkak të formacioneve të toksinave në mëlçi. Gjithashtu fshikëza e tëmthit mund të bllokohet.
Temperaturë
Për shkak të nivelit të lartë të toksinave në organizëm, mëlçia mund të punojë më tepër se ç’huhet dhe në këtë mënyrë prodhon nxehtësi shtesë, duke shkaktuar temperaturë në organizëm.
Pagjumësia
Nëse për një kohë të gjatë flini me vështirësi ose cilësia e gjumit nuk është si dikur, kjo mund të jetë shenjë e nivelit të lartë të helmeve në trup.

Kamza “kantier ndërtimi”, Mziu: Investojmë në mbi 70 rrugë, zero fonde nga qeveria!

Në Kamëz çdo ditë po punohet me intensitet të madh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ky qytet i mbi 15-fishuar gjatë viteve të tranzicionit, 22 vjet bashki, ka pasur shumë nevojë për investime, si rrugë, KUN, shkolla e plot nevoja të tjera, duke qenë se qytetarët dhe institucioni bashki e ka ngritur gjithçka nga e para. Kamza ka pësuar ndryshime rrënjësore krahasuar me vite më parë dhe kjo, si nga puna vitale e qytetarëve, por edhe vëmendjes maksimale të Bashkisë Kamëz, veçanërisht pas vitit 2007, falë vizionit të kryetarit të Bashkisë, Xhelal Mziu.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, pohon se nga dita që është ulur në karrigen e kryebashkiakut janë me qindra e qindra kilometra rrugë të ndërtuara në Kamëz dhe Paskuqan së bashku me KUN, ujësjellës, përfshi këtu dhe akse rruge të rëndësishme siç është ai i rrugës “Demokracia” nga Ura e Institutit deri në Babrru dhe vijon deri tek Kafja e Rremës.
“Vetëm gjatë këtij viti Bashkia Kamëz po investon në mbi 70 rrugë, një pjesë e të cilave kanë përfunduar dhe disa janë në proces drejt përfundimit. Nuk kemi pasur asnjë mbështetje nga qeveria, pavarësisht se i kemi kërkuar mbështetje në mënyrë sistematike për të financuar projektet zhvilluese të Bashkisë, të cilat shkojnë në dobi të komunitetit. Çdo kilometër rrugë në Kamëz po ndërtohet me buxhetin e Bashkisë Kamëz, e cila po bën më të mirën për të mirëmenaxhuar ta ardhurat, taksat dhe tarifat e qytetarëve duke i kthyer në investime në çdo lagje”, thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Kryebashkiaku Mziu çdo ditë ndodhet në terren për të inspektuar punët, të cilat kanë nisur dhe janë në proces dhe duke inauguruar ato që kanë përfunduar. Zoti Mziu ka inspektuar punimet e përfunduara në rrugën “Faik Halil Hoxhaj”, lagjja nr. 5 Kamëz, investim i Bashkisë i realizuar me të gjithë parametrat e një rruge bashkëkohore evropiane. Të tjera investime janë dhe ato në rrugët: “Arras” në lagjen Bathore 1, “Xhemal Dervishi” në Babrru-Kodër, “Eqrem Çabej” në Zall-Mner. Investime të këtij viti janë dhe rruga “Kuvendi i Dibrës” në Bathore, “Myslym Shyri” në Babrru. Bashkia Kamëz vijon realizimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturën urbane të qytetit si rruga “Roma”, e cila ndodhet në lagjen nr. 1 Kamëz, ka përfunduar edhe ndërtimi i rrugës “Serafin Kodra” në Babrru. Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka inspektuar punimet për ndërtimin e trotuareve në rrugën “7 Marsi” në lagjen Bathore 7, rruga “Horizonti” Bathore 1, “Sali Murat Vranishti” në Babrru-Kodër. Inspektimet e kryebashkiakut Mziu nuk kanë munguar as në rrugën “Kaltërsia” në lagjen 1 Bathore si dhe ndërtimi i trotuareve në rrugën “Bujar “Lako”, në rrugën “Bytyç” në lagjen 1 Bathore, rrugën “Hasan Zylfia” në Babrru-Kodër, investim i Bashkisë Kamëz që përfundon së shpejti dhe dhjetëra akse të tjera rrugore që kanë përfunduar dhe janë në proces. Prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi i plotë i infrastrukturës në territorin e Bashkisë Kamëz dhe çdo qindarkë e qytetarëve të kthehet tek ta përmes investimeve.

Dy shqiptarë kapen në Itali me mijëra euro në makinë

Po tentonin të fusinin në Shqipëri një sasi të madhe parash por janë arrestuar nga policia në portin e Barit.
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia pas kontrollit në automjetin e tyre.
Sipas njoftimeve nga mediat italiane dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u arrestuan pasi tentuan të nxirrnin nga Italia një sasi prej 114 mijë euro, të padeklaruara.
Sasia e eurove ishte fshehur në bagazhin e makinës.
Policia sekuestroi eurot dhe po punon për të gjetur burimin e fitimit të tyre.

Kryemadhi me banorët te Unaza e Re: Rama mos të guxojë t’u afrohet banesave të qytetarëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar sot banorët e Astirit të cilët protestojnë prej 16 ditësh në mbrojtje të banesave dhe të tyre, pasi u paralajmëruan se do të shembeshin në kuadër të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Takimi mes kryetares së LSI-së dhe banorëve ka zgjatur rreth 1 orë, në të njëjtin ambient ku banorët ishin takuar gjithashtu me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Pas takimit të zhvilluar banorët, Kryemadhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që të tërhiqet nga vendimi për shkaterrimin e shtepive, pasi sipas saj veprimet e tij jane të paligjshme.
Kryemadhi tah se, opozita qëndron qytetarëve pasi janë në të drejtën e tyre.
“Ndoshta me vonesë por me të vetmen arsyen që politika të qëndojë larg nga protestat që lindin nga shpirti i qytetarëve. Nuk kam pikën e dyshimit që janë në të drejtën e tyre dhe nuk kam pikën e dyshimit se Edi Rama vjedh paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së deklaroi se Edi Rama ka spostuar rrugën në dëm të qytetërëve dhe projekti është devijuar kur bëhet fjalë për pronat e “klientëve të tij”.
Ajo u bëri thirrje edhe tre kompanive që kanë marrë këtë tendër që të mos guxojnë që të prekin shtëpitë e këtyre banorëve.
“Kjo do të thotë se Edi Rama ka dy standarte, standartin e klientëve të vet dhe atë të fukarenjve që i nxjerr në rrugë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi. Po u bëj thirrje edhe atyre tre kompanive, të mos guxojë tu afrohen shtëpive të qytetarëve”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Ajo i bëri thirrje Ramës dhe firmave të ndërtimit që të rrinë larg, e të mos u afrohen banesave të qytetarëve.

Njeriu në kabinetin e Ramës tek Dosja 339/1, bisedat e “xhuxhit” me vrasësin

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e ‘A’ në News24 përballë pyetjeve të Adi Krastës, foli për gazetarinë e kronikës së zezë, trazimet që i ka sjellë politikës ky sektor i medias dhe problematikën me të cilën ndeshen gazetarët e kësaj fushe. E pyetur nga Krasta se çfarë do të ishte një informacion i rëndësishëm i momentit, gazetarja veçoi një dosje të rëndësishme të quajtur Dosja 339/1, atje ku sipas saj gjenden shumë emra zyrtarësh e personalitetesh që na tregojnë se cili është shteti jonë, kush na drejton. Atje ku ajo thotë se flitet për shumëçka veçse jo për hallet e qytetarëve.
“Ajo çfarë di të them lidhet me faktin se unë kam disa ditë në fakt që po gjurmoj një material që është në fakt një dosje e vetme dhe ajo është dosja me numër 339/1. Jemi në një fazë kritike të kriminalitetit në vend, sa i përket kriminalitetit, lidhjeve okulte të krimit me politikën. Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të lartë në vepra korruptive, vettingu që po ecën më hapin e breshkës dhe një sërë problematikash që duhen diskutuar. Për momentin unë jam fokusuar tek një çështje dosja me numër 339/1. Adi, kam arritur të shoh një pjesë të saj në pamundësi për ta parë të gjithën por më besoni se aty ka perla në se mund ta quaj në gjuhën e zbukuruar mediatike.

Janë përgjuar aq shumë njerëz e aq shumë personalitete, aq shumë zyrtarë të gjitha fushatë e të gjitha niveleve dhe aty kupton dhe njeh shtetin tënd. Në atë dosje kupton se si funksionon shteti ynë sepse aty flitet për shumëçka, por vetëm për interesin e qytetarëve nuk flitet. Kur ti sheh se një kryetar bashkie flet me një njeri që ka qenë i dënuar për vrasje, kur ne kemi një pjesëtar të kabinetit të kryeministrit që flet për gjëra të caktuara dhe mos më kërko të them shumë detaje për faktin se gjëja është në zhvillim, kur ti ke të përgjuar prefektë të qarqeve duke folur për gjëra të caktuara…etj. Unë si gazetare pres që prokuroria të veprojë me shpejtësi skëterrë që të mos iu jepet shansi këtyre njerëzve me pushtet që të dëmtojnë provat”, tha gazetarja në studion Krastës.
Ndërkohë pyetjes së Krastës nëse ndihet e rrezikuar apo e kërcënuar, Klodiana Lala iu përgjigje prerë ‘jo’. Referuar ngjarjes së pak kohëve më parë kur disa plumba u lëshuan mbi banesën e saj, gazetarja Kladiana Lala, thotë se ngjarja është tashmë e tejkaluar për të dhe familjarët e saj.