39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Skandal! Drejtori i ISSH me biznes privat dhe punonjës të pasiguruar!

Një skandal është denoncuar sot nga emisioni investigativ, Fiks Fare i cili solli rastin e drejtorit të shumëpunësuar të ISSH Ilir Bajlozit i cili ka një fasoneri, ku punëtorët pranojnë se punojnë në të zezë. Banorët e lagjes ku ndodhet fasoneria në Korçë, tregojnë vendndodhjen e rrobaqepësisë dhe emrin e pronarit, zotit Ilir Bajlozi.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan deri në rrobaqepësi për të pyetur mbi kushtet e punës dhe përgjegjësja i tha bashkëpunëtores se mund të fillonte punë që nesër, “por siguracionet pas nja dy muajsh do fillojnë të hidhen, edhe atëherë duhet të flas me pronaren”, thekson ajo në bisedë.
Ndërkohë bashkëpunëtorët e Fiksit nuk u mjaftuan me aq, por takuan edhe punëtore të rrobaqepësisë. Njëra prej të cilave thotë se ato nuk janë të siguruara dhe punojnë për një rrogë qesharake.
“Pse ti kujton se ne jemi të siguruara? Pa siguracione jemi, marrim 120 mijë lekë (të vjetra) në muaj, unë jam gati ta lë këtë punë”, tregon punëtorja.
Një tjetër e rekomandon bashkëpunëtoren të shkojë dhe të flasë me pronaren se ja bën që të qëndrojë pa siguracione nëse asaj nuk i leverdisë.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan takuan pronarin që i doli emri nga tatimet z. Bakalli dhe në fakt ai pohon se fasonerinë, duke përfshirë ambient dhe pajisjet, ia ka lënë me qira Ilir Bajlozit. Madje pronari i godinës thotë “Prej 3 muajsh ja kam dhënë Ilir Bajlozit, por që do ja marr, pasi kemi pasur ca probleme mes ortakësh dhe me pagesat”, përfundon ai.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit iu drejtuan vetë kreut të ISSH-së Korçë, z. Bajlozi. Në bisedë me gazetaren e Fiks fare ai pranon se është i shumëpunësuar duke renditur punët që bën.
“Jam kryetar i Këshillit Bashkiak, jam edhe Drejtor ISSH, punoj dhe te stacioni sizmiologjik me honorare, pa siguracione”, tregon z.Bajlozi.
I pyetur për fasonerinë ai nuk pranoi për gazetarët se e adminstronte ai.
Sipas tij, rrobaqepësia është në pronësi të motrës së tij e cila jeton në Amerikë dhe një ortakeje nga Vlora.
“Dolor Bakalli ja ka dhënë motrës sime me qira ndërtesën dhe asetet, firma e tij ka qenë ALTERMAN tani e motrës është FASHION ALBANIA”.
I pyetur se a mund të kishte punonjës të pasiguruar në këtë biznes ai përgjigjet…
“Në këtë firmë nuk ndodh të ketë punonjës të pasiguruar”.
Ndërkohë që në kamerat e fshehta u pa qartë biseda e punonjëseve qe pohonin se ishin të pasiguruara.
Drejtori i ISSH mohoi që fasoneria që menaxhohet nga motra e tij në Amerikë të ketë detyrime të papaguara për sigurimet dhe solli si argument faktin që kjo kompani tashmë ka emër tjetër “Fashion Albania”.
Fiks Fare u interesua përsëri në drejtorinë e tatimeve për këtë kompani, por nga tatimet morëm përgjigjen se në sistem nuk është i regjistruar asnjë biznes me këtë emër.

Berisha: Lleshaj u dekretua si një i “penduar” dhe delikuent i Kushtetutës

Ish-Kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv komenton dekretin e presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Ai deklaroi se Meta ka dekretuar një të “penduar” dhe delikuent të Kushtetutës.
Nga pikëpamja kushtetuese, për ish-kryeministri Berisha, Meta duhej ta dekretonte Sandër Lleshajn, me ç’dekretimin e tij si ushtarak, por nga ana morale, vijon ish-kryeministri, ministri i ri i Brendshëm është letër e djegur.
Berisha thotë se Rama tentoi të marrë edhe kompetencat e Presidentit.
‘Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Sandër Lleshi, në thyerje të nenit 186 të Kushtetutës, ka marrë përsipër detyra të tjera, çka kushtetuta ia ndalon ushtarakut aktiv, jo në rezervë.
Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor në shkelje të kushtetutës, ka paditur presidentin e Republikës për dekretimin e tij, në një kohë kur kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në vitin 2002 se nuk mund të trajtohen në gjykatë, dekretet e presidentit.

Mafiozët e kryeministrit, e kanë bindur gjeneralin që të paditë presidentin dhe të gjejë 2-3 gjyqtarë që t’i japin të drejta që nuk i takojnë. Ai dërgoi propozimin e Ramës për heqjen e spaletave, por faktikisht u emërua ministër në rrafshin moral si një kufomë e pakallur.
Ky është vlerësimi im. Formalisht u respektua kushtetuta. Presidenti veproi në kushte in-extremis, por veproi në kushte kur e vendosën në kushte më in-extremis. I kërkuan të dekretojë një ministër në dhunim të Kushtetutës.
Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën. U tregua luajal me germën e kushtetutës, e dekretoi, në rrafshin moral, ai s’meritonte të dekretohej.
Ishte një delikuent në raport me kushtetutën, kishte mbajtur funksione të tjera, që neni 186 i Kushtetutës e pengonte. Paditi presidentin për interesa personale’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.

Berisha: Opozita ka dosjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se, opozita ka përgjime për ministrat e qeverisë dhe për Olsi Ramën.
Duke folur përballë gazetarit Ilir Babaramo në ReportTv, ish-kryeministri Berisha është shprehur se ka fakte për të paktën 6 raste të përfshirjes së Olsi Ramës në trafik kokaine me grupin Xibraka. 
‘Opozita ka një arkivë të mirë me përgjime që ia kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë.
Opozita ka përgjime të plota për shumë ministra dhe për Olsi Ramën.
Ka fakte të plota për të paktën 6 kalime të Olsi Ramës me makinën e Xibrakës.
Janë të gjitha me prova të faktuara veprimet e organizatës kriminale që quhet Rilindje.
Opozita ndjek një strategji të sajën për të luftuar organizatën kriminale më të fortë në Europë që quhet Rilindje, kjo sepse ajo ka kapur shtetin’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha: Xhafaj nisi ‘të kafshojë’, mënyra e largimit tipike mafioze
Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi nisi ‘të kafshojë’ atje ku nuk duhet.
‘Xhafaj filloi ‘të kafshojë’ ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me ‘kafshim’ Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin.
Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg.
Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova’, tha Berisha.

Ozil tregon zemërimin e CR7 për shitjen e tij tek Arsenali

Në verën e vitit 2013 (2 shtator) dhe në limit të mbylljes së merkatos, Mesut Özil u transferua nga Real Madridi tek Arsenali në këmbim të 45 milionë eurove. Operacioni “in extremis” acaroi jo vetëm tifozët në “Santiago Bernabeu”, por edhe dhomën e zhveshjes së “Los Blancos”, e cila në asnjë moment nuk e parashikonte largimin e mundshëm të “playmaker”-it gjerman.
Cristiano Ronaldo ishte një nga ata, që u mërzit më shumë nga shitja e Ozil. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari i Arsenalit në mediat britanike, teksa kujton fjalët e yllit portugez, kur mori vesh shitjen e tij: “Shitja e Ozil është një lajm i keq për mua. Ai ishte lojtari më i mirë, që i dinte lëvizjet e mia në sulm, drejt golit. Jam i zemëruar me largimin e Ozilit”.
Zemërimi i CR7 kishte argumente të forta. Në sezonin e tij të fundit në Spanjë, Özil kishte qenë asistenti më i mirë i La Liga-s dhe portugezi përfituesi kryesor. Megjithatë, nënshkrimet me Isco dhe Bale e detyruan gjermanin që të rishqyrtojë situatën e tij në kryeqytetin spanjoll: “Gjatë fundjavës isha i sigurtë se do të qëndroja te Real Madridi, por pastaj kuptova se nuk kisha besimin e trajnerit (Ancelotti), as të drejtuesve”, – pranon pesë vite më vonë turko-gjermani.
Për pasojë, ai vendosi të dëgjonte ofertat. Arsene Wenger e kontaktoi gjermanin dhe përmes një bisede telefonike e bindi që t’i bashkohej Arsenalit si lojtar kyç. Özil nuk kishte nevojë për më shumë, ndaj e mori vendimin. “Unë jam një tip lojtari, që ka nevojë për besim. Këtë e ndjeva tek interesimi i Arsenalit, prandaj u bashkova me të”, tha mesfushori, kur arriti në Londër.

Edi i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro për 1 km rrugë

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me shigjeta me Sheshin Shqiponja. Përfitues i këtij tenderi është kompania “Ave Consulting” dhe pronari i saj është Arben Dervishi.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedist në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar përmes një psotimi në facebook se “Ave Consulting është kompania e Arben Dervishit që levron paratë për llogari të Linda Rames dhe Tan Lames
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit
1. Cmimi 19 milion euro per km = dyfish me i shtrenjte per km sesa Rruga e Kombit qe kish dhjetera km tunele & ura; (18 milione euro perlan Rama dhe 0 euro per banoret?!)
2. Kompani ndertimi te lidhura me Edi Ramen, pa eksperience te meparshme fare dhe pa gare;
3. Ave Consulting eshte kompania e Arben Dervishit qe levron parate per llogari te linda rames dhe Tan Lames. Lamja i dha 640,000 USD ketij per te bere foto ndertimesh te paligjshme per vec 83 dite ose kontrate fotosh ose gati 8000 dollare dita!!!
4. Ndryshimi i projektit ekzistues nuk u konsultua me askend te pavarur as me inxhinere transporti, as me urbaniste dhe as me komunitet.
5. Di njeri te thote pse shkelet ligji per lejet e mjedisit dhe VKM per degjesat publike?
Vjedhja me zgjerimin e Unazës së Re
Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet “racist”.

Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur “shpellarët”, duke i krahasuar ata me dëmet që nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet.
Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandërgjegjshme. Apo me një dalje nga kornizat e imazhit që i imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propagandës.
Ato duhen parë në kuadër të një serie “provokimesh” që po zhurmojnë me breshëri, që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debat rreth shembjes së shqiponjës, që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në këtë dinamikë:
Pas këtyre provokimeve të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë iu turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njerëzve në hall.
Në fakt debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeke, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji, duke i zënë hapësirën një debati real. Atij se, për ndërtimin e segmentit Pallati me shigjeta- Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm për 2.2 Km rrugë. Dhe më keq akoma, se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një “garë”, ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e përzgjedhur në oborrin e Ramës.
Pra askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, të mendojmë se ai kërkoi të fshihet nga një manipulim më i madh: Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.
Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar teknologjinë e mbivendosjes së debateve shterpë mbi ato reale, që vërtiten rreth vjedhjeve apo kriminalizimit të tyre.

Babëzia/ Rama fut drejtuesin e FRESH në tregun e shit-blerjes të energjisë elektrike

Artur Mickaj, drejtues i lartë i Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit deri pak kohë më parë, tashmë ka hyrë në tregun e shit-blerjes së energjisë elektrike.
Në dt. 26 Tetor 2018, Enti Kombëtar i Energjisë vendosi licensimin e kompanisë “Ener Trade” për përfshirjen në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike. Kompania “Ener Trade” është krijuar në shtator 2018 dhe ka si aksioner me kuota të barabarta Artur Mickaj dhe biznesmenin M.GJ. Në bazë të dokumentave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Mickaj është edhe administratori i kompanisë së re.
“Ener Trade” deklaron si objekt të saj “Veprimtari në sektorin e energjisë elektrike. Import, eksport, tregtim të energjisë elektrike. Shitje dhe blerje të energjisë elektrike brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë…”. Mickaj dhe ortaku i tij deklarojnë se kompania është krijuar me një kapital fillestar 100 mijë lekë të reja, të ndara 50-50 përqind ndërmjet të dyve.
Pasi “Ener Trade” është regjistruar në QKR, kompania ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, e cila, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin, ka vendosur licensimin e saj.
Artur Mickaj është një prej aktivistëve kryesorë të Partisë Socialiste.
Ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të FRESH-it, strukturës rinore të Partisë Socialiste. Emri i tij u përmend në një situatë të sikletshme në vitin 2016. Micko ishte në drejtimin e një grupi prej 35 freshistësh, të cilët po shkonin të vizitonin Turqinë, kur një kontroll i policisë kufitare turke zbuloi drogë në bordin e autobusit me të cilin ata po udhëtonin.

Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, dhe droga është zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar në pikën doganore të Ipsalas. Pas kësaj, policia ka arrestuar punonjësin e agjencisë. Artur Micko, në cilësinë e drejtuesit të grupit të freshistëve, deklaroi në atë kohë për median shqiptare se, as ai dhe asnjë prej personave që ai shoqëronte nuk kishin lidhje me sasinë e narkotikëve që u sekuestrua në autobus.
Artur Mickaj u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që në vitin 2013, kohë kur socialistët morën pushtetin politik. Mickaj qëndroi në këtë detyrë për rreth 5 vjet, deri në shkarkimin e tij, në mars të këtij viti.
Megjithë largimin nga detyra shtetërore, Mickaj ka qëndruar në pozicionin e drejtuesit të lartë të FRESH. Arturi është djali i gjyqtarit Arben Micko, i cili shpalli fajtorë studentët e shkencave sociale, të cilët goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite që ai zhvilloi në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Pas këtij bashkëpunimi të ngushtë me Edi Ramën, tashmë Artur Mickaj shfaqet në rolin e administratorit të një kompanie që synon të përfshihet në tregun e shit-blerjes së energjisë elektrike.

Boldnews.al

Mbidoza! Rama i përgjumur në Samitin e Vjenës në një cep të sallës…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Edi Ramës, i cili ndodhet në Austri, ku po diskutohet lidhur me prespektivën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në foto, kryeministri i Shqipërisë duket i përgjumur, në një cep të sallës së samitit: “Mbidoza, Forumi Ekonomik i Vjenes!”, ironizon Berisha.
Në fjalimin e tij, Rama ndër të tjera theksoi se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Berisha publikon Videon e përleshjes së policisë me banorët: Solidaritet me qytetarët trima që po mbrojnë shtëpitë e tyre

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shihet se si forcat policore dhe ato special sulmojnë protestuesit tek Unaza e Re.
Në një postim në Facebook Berisha shkruan: “Nderim dhe solidaritet me qytetaret trima qe po mbrojne shtepite e tyre nga bandat e organizates kriminale Rilindja”.
Perleshje te ashpra midis narkopolicise dhe banoreve. Qytetaret ne Unazen e Re po mbrojne shtepite e tyre nga shembja per rrugen, projekti i te ciles ndryshoi per perfitim te ministrave dha trafikanteve te droges nga 27 m ne 63 m gjeresi dhe trotuari i njeres ane u zgjerua nga 11 m ne 33 metra.
Nderim dhe solidaritet me qytetaret trima qe po mbrojne shtepite e tyre nga bandat e organizates kriminale Rilindja. sb

Perleshje te ashpra midis narkopolicise dhe banoreve. Qytetaret ne Unazen e Re po mbrojne shtepite e tyre nga shembja per rrugen, projekti i te ciles ndryshoi per perfitim te ministrave dha trafikanteve te droges nga 27 m ne 63 m gjeresi dhe trotuari i njeres ane u zgjerua nga 11 m ne 33 metra.Nderim dhe solidaritet me qytetaret trima qe po mbrojne shtepite e tyre nga bandat e organizates kriminale Rilindja. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. November 2018

 

Kreu i Antimafias jep aplarmin: Shqipëria, porta e trafikut të kokainës për në Itali

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka konfirmuar dhe një herë sot lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafias kalabreze Ndrangheta.
Gjatë një konference me të gjtiha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke infuencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.
“Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjoneheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufijshme që ndikojnë në ekonominë reale” ka deklaruar sot Kryeprokurori i Antimafias e Antiterrorizmit italian Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencës vjetore “Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit” mbajtur në qytetin e Venecias.
“Mafia kalabreze, Ndrangheta, tha ai, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”.
Sipas kryeprokurorit të Antimafias, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre.
“Tregu i drogës, tha ai, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin”.
“Faktikisht, ka deklaruar De Raho, gjendemi përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mëndjen e tyre të rafinuar.”

“Ora News”

Dekomunistizimi/Polonia rrafshon të gjitha memorialet e “ushtrisë së kuqe”

Përplasja për hijet e së shkuarës ka rifilluar ashpër në Poloni. Një debat pak a shumë i ngjashëm me atë që u zhvillua në Tiranë për rivarimin e Mid’hat Frashërit po kacafyt dy palë edhe në ish vendin komunist. Shkak është bërë heqja e një monumenti me emrin: “Mirnjohje për ushtarët e armatës sovjetike” i ngritur që në 1946 mbi varret e 26 e të rënëve të ushtrisë së kuqe gjatë luftës së dytë botërore. Monumenti ishte vendosur në hyrjen e parkut, Skaryszeëski, pasi ishte shkëputur në 1968 nga varret e ushtarëve.
Por gjatë muajit tetor ai u rrafshua brenda disa ditëve. Shkak për këtë u bë ligji që “ndalon propagandën mbi komunizmin apo një sistem tjetër totalitar përmes emrave të ndërtesave dhe instalacioneve në përdorim të publikut”.
“Prej këtij ligji, të votuar nga shumica ultra konservatore në prill 2016 (PiS) synohet të kryehet faza e fundit të dekomunistizimit të vendit të nisur që pas rrëzimit të regjimit pro sovjetik” shkruan Le Monde e përkthyer nga Lapsi.al.
Si pasojë e tij janë ndryshuar rreth 1300 emra rrugësh, janë shkulur 56o statuja dhe kanë plasur polemika të pafundme.
Një pjesë e popullësisë mendon se koha kur sovietikët u konsideruan si çlirimtarë që përzunë nazistët, ka marrë fund. Ata shërbyen për të ndërruar një pushtues me një tjetër. Ndërsa ka zëra alternativë që thonë se ata të rinj që ndoqën me taknke hordhitë hitleriane deri në Berlin, nuk janë fajtorë për çka ndodhi më pas, prandaj duhen nderuar.
Por kjo nismë e re për të ndryshuar historinë me matarpik shihet nga grupe të ndryshme shoqërore si një tentativë e partisë ultrakonservatore në pushtet, për të përdorur të shkuarën si manipulim i të sotmes. Janë të shumtë ata që mendojnë se drejtuesit aktualë të Polonisë, po bëjnë të njjtën gjë që Edi Rama bëri me ceremoninë shtetërore për Mid’hat Frashërin. Shumë shoqata i janë drejtuar gjykatave. Sidomos pas ndryshimit të emrit të bulevardit, “Ushtria Popullore”, njërës prej arterieve kryesore të Varshavës, që sot i është vënë emri i presidentit të vdekur Lech Kaczynski, i cili është vëllai i njeriut të fortë të vendit, Jaroslaë Kaczynski, që po e fut vendin në rrugën e demokracisë iliberale dhe në një përplasje të pashmangshme me Brukselin.

Burimi: Le Monde/ Përshtati Lapsi.al