30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vasili: Vjedhje gjigande dhe kriminale tek Unaza e Re, ja faktet që flasin vetë, pse nuk heton Prokuroria?

Kreu i Grpupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një reagimi në ‘Facebook’ thotë se me tenderin e rrugës tek ‘Unaza e Re’ po bëhet një vjedhje gjigande dhe kriminale.
Ai thotë se janë tre tendera (40 milionë euro) për 2.2 km rrugë nga “Pallati me Shigjeta” për tek sheshi “Shqiponja”.
“Dhe ne cdo oferte vetem dy konkurues dhe gjithmone i dyti nga konkuruesit e ka oferten ZERO lek.
Pra gara ishte shitur ne menyren me te turpshme dhe me korruptive”, shkruan Vasili.
Sipas tij këto fakte duhet t’i shohë prokuroria dhe të mos bëhet “palë me megahajdutërinë”.
Postimi i plotë i Vasilit
Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rruges te Unaza e Re,prokuroria te mos behet pale me megahajduterine.
Tre tendera per 2.2 km rruge ,40 milion euro per 2.2 km rruge nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.
Dhe ne çdo oferte vetem dy konkurues dhe gjithmone i dyti nga konkuruesit e ka oferten ZERO lek.
Pra gara ishte shitur ne menyren me te turpshme dhe me korruptive.
Nje korrupsion i tille i pafytyre eshte kaq i qarte,kaq kriminal,kaq i pacipe sic eshte fytyra e hajduterise se cfrenuar te kesaj qeverie dhe ketij kryeministri.
Tenderi i vjedhur dhe i manipuluar sheshit,cmimi me shume se 18 milion euro per km,tre oferta me ZERO lek,si s’ka turp Prokuroria qe hesht eshte qartesisht pale me kete vjedhje te qeverise.
Prokuroria duhet te kishte filluar me kohe hetimin kryesisht pas denoncimeve publike me dhjetra fakte skandaloze.
Prokuroria te ndahet nje here e mire sa s’eshte shume vone nga vjedhja kriminale e qeverise.
Te nderuar qytetare me poshte keni faktet qe flasin vete dhe le ti shohe edhe prokuroria.

“Para se t’u mbijë fiku në derë…”, Shkëlzen Berisha ironizon Veliajn

Shkëlzen Berisha ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar aktiviteteve të fundit për ndezjen e dritave festive në kryeqytet. Në një status në “Facebook”, Shkëlzen Berisha iu sugjeron prindërve të ndezin sa më shpejt pemën me fëmijët e tyre.
“Pemën e Vitit të Ri ndizeni sa më shpejt me fëmijët, para se t’u mbijë fiku në derë”, shkruan ai.

Lal Fiku tallet me banorët që do t’u shemben banesat te Unaza e Re
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjuar banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej ditësh për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Veliaj tha se Unaza e Re nesër do të bëhet më e mirë, duke e cilësuar projektin një fitore për gjithë Tiranën. Si shembull për këtë, ai solli projektin e Pazarit të Ri.
“Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara është kjo: në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë një parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Fitoi Pazari i Ri, fitoi Bulevardi, Lodrat te Liqeni, të gjitha investimet që kemi bërë te Unaza e Vogël. Nëse mbajmë këtë ritëm dhe e trajtojmë vitin 2019 si një vit të mundësive të mëdha, mund të bëjmë mrekulli për qytetin tone”, tha Veliaj gjatë aktivitetit të ndezjes së dritave të festës në “Pazarin e Ri”.
Për t’iu dhënë një mesazh protestuesve, Veliaj ishte i shoqëruar nga një ‘ish-protestues’, Ylli, i cili kundërshtoi hapur kryebashkiakun e Tiranës madje dhe e kërcënoi për projektin e Pazsarit të Ri, ndërsa sot u shfaq bashkë me të.
“Mbaj mend kur e filluam punën te Pazari i Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë sherr që kam bërë unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet gjaku, do ta mbroj me armë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, ja ku është shembulli: sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, tha Veliaj.

“M’u thaftë dora që e kam votuar Ramën! Atëherë na tha; shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak”

Protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet, e cila ka mbremjen e sotme ka zgjatur rreth 2 orë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë. Në ditën e 16 të protestës banorët janë shprehur se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Ne disa momente banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas shoqërimit në komisariatin e policisë të 6 protestuesve.
Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat protestuesit Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo, Paolo Ahmetcenaj, ky i fundit 17 vjeç.
Pas disa minutave kaos dhe tension, situata është normalizuar por banorët shprehen se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh.
Me flamur amerikan në duar dhe me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, protestuesit kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ishin sërish pranë protestuesve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjarrë.
“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar” kanë qenë disa nga parullat e banorëve në protestë.

Një banore e zonës në protestë tha se sot tek ta ka shkuar një polic rrugor dhe iu ka kërkuar të largonin mjetet. Ajo deklaroi se askush nuk ka shkuar për të biseduar me ta dhe se do të vazhdojnë protestat.
“Ka ardhur një polic i rrugores dhe më tha hiq makinën se nga nesër do jetë kantier ndërtimi. Jam vetë prezent tek videoja ku është Rama. Kam qenë tek rreshti i tretë kur ai vinte dhe mblidhej. Thoshte se shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak, por do legalizohen. M’u thaftë dora se kam qenë kryetare e organizatës. Kemi 16 ditë në rrugë, në vend të rri me fëmijët e të merrem me mësime, jam këtu.
Është mashtrim thirrja e ARRSH. Unë nuk i njoh 900 familje por çfarë kap rotondo dhe pjesa e Lanës i njoh sepse jam rritur. Askush nuk i ka takuar e nuk i ka kërkuar. Ku janë këta njerëz që do takohen me ne. Nëse do na presin do shkojmë sepse është problemi ynë që duhet t’i japim zgjidhje.
Është folur qëkur që do bëhen pallate por jo që do hidhen në rrugë banorët. Ajo tokë është blerë nuk është zaptuar”, deklaroi banorja.

Banorët protestojnë me flamuj amerikanë në duar, Rama i rrethon me forca speciale (Foto)

Protesta e banorëve të Unazës së re është tensionuar gjatë mbrëmjes së sotme. Ata kanë pasur edhe një përplasje me policinë në momentin që kanë sulmuar kantierin e firmës private që do të shkatërrojë shtëpitë e tyre.
Por në përgjigje të protestave të banorëve, qeveria e Edi Ramës ka dërguar forcat speciale të FNSH-së, për tu përballur tek Unaza e re.
FNSH-ja ka marrë në mbrojtje edhe kantierin e firmës private.
Ndërsa banorët kanë protestuar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë në duar duke hedhur parrulla të ndryshme.
Deputeti i PD, Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos përplasen me policët pasi ata po zbatojnë detyrën. Balliu i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Tiranës që të tërheqë efektivët për të mos provokuar më shumë banorët.
“Asnjë prej këtyre nuk do t’iu prishë shtëpinë, po zbatojnë detyrën. I bëj thirrje drejtorit të policisë të tërheqë trupat mos të ketë provokime. Asnjë këtu se ka me Policinë e Shtetit. Ju jeni në të drejtën tuaj të mbroni shtëpitë tuaja. Por fajin nuk ua kanë këta policë”, iu tha Balliu, banorëve.
Pas bisedimeve, banorët janë tërhequr disi, ndërsa forcat e FNSH vazhdojnë të qëndrojnë kordon në pjesën fillestare të kantierit për Unazën e Madhe.

Revolta te Unaza e Re, policia sulmon protestuesit dhe arreston 10 banorë, mes tyre edhe minorenë

Policia ka sulmuar mbrëmjen e sotme protestuesit tek Unaza e re, duke arrestuar dhjetë banorë, mes tyre edhe minorenë.
Protesta është acaruar kur banorët protestues kanë mbërritur tek kantieri i ndërtimit i ngritur nga firma private dhe aty ka nisur edhe një përballje me policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie dhe ata te FNSH-sqë kanë arrestuar protestuesit.
Mes të shoqëruarve, sipas banorëve, ka edhe minorenë. Mësohet se Policia i ka shpërndarë të shoqëruarit nëpër të gjitha komisariatet e Tiranës, me qëllim, “copëzimi n” e protestuesve dhe të afërmëve të të shoqëruarve.
Nga ana tjetër mësohet se banorët kanë denoncuar në Prokurori, për “mashtrim dhe fyerje”, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo padi vjen, pas premtimit të pa mbajtur të Erion Veliajt, për legalizimin e banesave të tyre, si edhe pas fyerjes dhe etiketimit prej tij si “shpellarë”.
Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish sot në ditën e 16, në protestën e tyre. Protesta e banorëve të “Astirit” kanë bllokuar sërish sot rrugën, ndërsa kanë artikuluar të njëjtat kërkesa.
Në mbështetje të banorëve, sërish sonte kanë rreshtuar edhe deputetët e opozitës.
Kërkesat e tyre lidhen me dëmshpërblimin për shpronësimin e banesave të tyre, në vlerën e tregut.
Protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, filluan pasi qeveria dhe bashkia ju dërgoi njoftim për dëbimin nga shtëpitë e tyre, sepse ato do ti nënshtrohen rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.
Përballë kësaj kërkese të qeverisë dhe bashkisë, të cilat “premtojnë” vetëm 3 vjet pagesë qiraje, banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim për banesat e tyre, me vlerën e tregut.
Kërkesa e tyre ka ndeshur në indiferentismin e qeverisë dhe në fyerjet prej kryebashkiakut ët Tiranës, Erion Veliaj.

“Gjeli i Egër” që detyroi ministrin të fshijë postimin në rrjetet sociale

Pas publikimit të një postimi, ku faqja e ministrit të Turizmit Blendi Klosi, shprehet për një projekt 20mijë euro për gjelin e Egër në Malin e Tomorrit, ku ndër të tjera shkruhet me superlativa për moratoriumin e gjuetise, kanë vërshuar një sërë komentesh nga gjuetarët për rezultatet e moratoriumit.
Në postim e ministrit shkruhej me superlativa për moratoriumin, por nuk jepet asnjë shifër konkrete të numrit të llojit në fjalë, ndërkohë që ministri jep dhe lajmin për hapjen e një shtegu, ku turistët do kenë mundësine të shohin gjelin e Egër.
Sipas komentuesve kjo është një propagande e pastër për të mbyllur shkatërrimin e vërtetë të faunës që po ndodh çdo ditë.
Gjithashtu ata shprehen të alarmuar për gjendjen, duke kritikuar me sarkazmë dhe deklaratat e ministrit, ku sipas tyre janë qesharake e aspak profesionale, madje të rrezikshme dhe shqetësuese kur dalin po vete nga ministri.
Komentet e shumta të gjuetarëve kanë bërë që ministri Klosi, të fshijë postimin e tij në rrjetet sociale, duke mos dhënë asnjë shpjegim për komentuesit.

Borxhi i paralajmëruar dhe projekti “1 miliard euro”

Nga Jorida Tabaku

Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”.
Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.
Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit.
Sot Shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së.
Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëvve.
Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi.
Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare.
Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës.

Ibra: Prej atij u lragova nga Juventus…

Revista “Fuorigioco ka publikuar disa fragmente nga libri biografik i Zlatan ibrahimovic. Në veçanti, mosmarrëveshjen me ish-drejtuesin e bardhezinjve, Luciano Moggi, gjatë kohës që luante tek Juventusi.
Suedezi ka thënë se kur po negocionte për rinovimin e kontratës me Juventus-in u la jashtë në ndeshjen kundër Bayern-it. Në lidhje me këtë episod Moggi i tha se duhet ta harronte rinovimin dhe kjo ka bindur suedezin t’i japë fund aventurës me bardhezinjtë dhe të refuzojë çdo propozim për paqe.
“Nuk dua të qëndroj në Torino. Nuk ka asgjë që mund të më ofrosh për të më bërë që të qëndroj”, mësohet t’i ketë thënë sulmuesi drejtuesit.
Më pas ndodhi Calciopoli dhe shitja e tij ishte e pashmangshme. Në vazhdim, Ibra ka folur edhe për kalimin e tij nga Inter-i tek Barcelona:
“Teksa Maxwell po mblidhte gjërat e tij, i dhashë një palë nga atletet e mia dhe i thashë: ‘M’i dërgo te Barcelona. Do të të takoj në një kohë shumë të shkurtër atje’. Të gjithë filluan të qeshnin. Mendonin se po bëja shaka. Brenda dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash isha lojtar i blaugranave”.

Spaho flet pas takimit me përfaqësuesit e “Venecias”

Përfaqësues e komisionit të Venecias, për rreth një orë kanë zhvilluar një takim me kryetarin e grupit paralamentar të PD-së, Edmond Spaho, i cili shoqërohej nga Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi.
Në përfundim të takimit, Spaho u shpreh se PD kërkon nga Komisioni i Venecias që të ndjekë të njëjtin standard që është vendosur për prokurorët dhe gjyqtarët.
“Në thelb është që nuk duhet të ketë dy standarde, por ai që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët të aplikohet edhe për politikanët kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte që asnjë reformë nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin” deklaroi Spaho për mediat.

Sa vonë, është shumë vonë!

Komentet monotone të diplomatëve të huaj që në Tiranë gjithnjë më pak arrijnë të mbulojnë realitetin e zymtë të reformës në drejtësi.
Duke ju përgjigjur në tym shpërqendrimeve ekzotike që ofron politika shqiptare dhe hollësive te pakuptueshme të teksteve ligjore të reformës—asnjë prej tyre nuk duket se i ka lexuar apo kuptuar siç duhet këto tekste—diplomatët janë vënë në garë me njëri-tjetrin për te dhënë afate kohore kur do funksionojë reforma dhe po artikulojnë qëllime e arritje të pakuptimta të reformës, teksa po zhyten ngadalë në gropën e rërës, të cilën ata dikur e kishin imagjinuar si themel të fortë për një të ardhme “evropiane”.
Çdo deklaratë dashamirëse, çdo thirrje për “shpirtra të ndershëm’” që duhet të dalin vullnetarë dhe t’i japin një dorë reformës për të mirën e vendit, çdo thirrje për bashkëpunim dy partiak, po i thith ata edhe më thellë në gropën e llucës nga e cila nuk do të mund ta nxjerrin më veten.
Dhe, ndërsa rëra e lagur ka arritur pothuajse në buzët e tyre, ata me krenari shpjegojnë: “Reforma në drejtësi është një sukses i madh! Ne ia dolëm!”
Për të pasur një prespektivë më të qartë të gjendjes së tanishme, duhet ta nisnim që në momentin kur filloi reforma në drejtësi, me miratimin unanim të ndryshimeve kushtetuese në korrik 2016.
Më 22 korrik 2016, me votat e 139 deputetëve nga 140 të mundshëm, u miratua Ligjin 76/2016 për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Ky ligj, pra ndryshimet kushtetuese, hynin në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Ligji u publikua më 27 korrik 2017 në Fletoren Zyrtare 138, që do të thotë se ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi më 11 gusht 2017.

Kushtetuta vendosi afate kohore të ngurta për formimin e institucioneve shtetërore të sistemit të ri të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).
KLGJ është përgjegjëse, ndër të tjerave, për emërimin e gjyqtarëve të rinj, ndërsa KLP për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritjen e Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Byrosë së Hetimit (BKH).
Të dyja bashkë, KLGJ dhe KLP, janë përgjegjëse për caktimin e kuotave të studentëve që pranihen çdo vit në Shkollën e Magjistraturës, dhe emërimin e të sapodiplomuarve nga kjo shkollë, prokurë dhe gjyqtarë, në sistemin e drejtësisë. Me fjalë të tjera, krijimi i KLP-së dhe KLGJ-së është thelbësor për të vazhduar më tej me reformën në drejtësi.
Duke qënë se një pjesë e magjistratëve mund të mos e kalojnë vetingu, KLP dhe KLGJ do të bëjnë zëvendësimin e tyre. Prandaj, neni 179 i Kushtetutës parashikon që KLP dhe KLGJ duhet të formohen 8 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, që do të thotë përpara 11 prillit 2017.
Në mënyrë që të fillohet me vetingun, parlamenti miratoi më 30 gusht 2016 me 138 vota, Ligjin 84/29016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut. Në mënyrë të pashpjegueshme, ligji nuk i jepte prioritet kalimit në procesin e vetingut të kandidatëve për KLP dhe KLGJ, edhe pse ato ishin thelbësore për përparamin e reformës në drejtësi.
Ligji u publikua në fletoren zyrtare më 23 shtator 2016 dhe hyri në fuqi më 8 tetor 2016. Partia Demokratike dhe Bashkimi i Gjyqtarëve të Shqipërisë e apeloi një pjesë të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, e cila dha vendimin e saj më 18 janar 2017, duke u shprehur se ligji i vetingut është kushtetues.

Ligjet e tjera të reformës në drejtësi u kundërshtuan kushtetueshmërisht, gjithashtu. Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” u miratua nga Kuvendi më 6 tetor 2016 me 86 vota të shumicës, dhe më pas u padit në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve. Më 16 prill 2017 Gjykata Kushtetese vendosi të pranojë pjesërisht padinë e tyre.
Ndërkohë, që u bë e qartë se procesi i aplikimit për anëtarë të KLP-së dhe KLGJ-së nuk kishte mbledhur numrin e mjaftueshëm të kandidatëve të kualifikuar.
Si fakti se shumica votoi e vetme ligjin dhe fakti që u ai dërgua në Gjykatën Kushtetuese tregoi se procesi legjislativ nuk ishte tërësisht i suksesshëm, dhe që shpirti i bashkëpunimit dypartiak u thye, pavarësisht trysnisë të madh të ndërkombëtarëve.
Njësoj, ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” u miratuan vetëm me votat e shumicës më 6 tetor 2016. Ky vendim pati menjëhere pasoja negative.
Më 3 dhjetor 2017, përfundoi mandati 5-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe duhej të emërohej një kryeprokuror i ri. Por, në shkelje të Kushtetutës, KLP nuk ishte formuar ende, dhe ligji i prokurorisë ishte i paqartë për periudhën kalimtare dhe, natyrisht, nuk e parashikonte një situatë të tillë të shkeljes së afateve kushtetuese në fromimin e KLP-së.

Një opinion ligjor ad hoc dhe i argumentuar dobët nga misioni i SHBA-ve për ndihmë teknike OPDAT dhe misioni i ndihmës teknike të BE-së EURALIUS u përdor nga qeveria për të zgjedhur, sërish vetëm me votat e shumicës, Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, një titull dhe funksion që ligjërisht nuk ekziston askund, por që tani ka gjetur vend deri edhe në termat e përdorur nga institucionet e vetingut.
Arta Marku u betua më 18 dhjetor 2017, e zgjedhur me një shumicë të thjeshtë prej 69 deputetësh, pra, më pak se gjysma e numrit të deputetëve të Kuvendit, duke u bërë kështu e para funksionare në historinë e Shqipërisë e zgjedhur nga Kuvendi pa marrë as shumicën e thjeshtë të anëtarëve të tij. Emërimi i saj i hapi rrugë një sërë veprimesh antikushtetuese dhe krijoi imazhin e një prokurorie të kapur nga qeveria.
Ndërkohë, qeveria miratoi personelin dhe buxhetin e institucioneve të vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit të Posaçëm të Apelimit, dhe Komisionerët Publik, në 17 shtator 2017, duke e ulur buxhetin e tyre me 40 për qind nga ai i kërkuar prej tyre.
Dosjet e para të vetingut, përshfirë edhe të kandidatëve të KLP-së dhe KLGJ-së, filluan të shqyrtohen më 1 dhjetor 2017, 8 muaj pas afatit të përcaktuar nga Kushetuta.
Aktualisht, dy kandidatë për anëtarë të KLP-së dhe një kandidat i KLGJ-së janë ende në pritje të vetingut, ndërsa ka pasur një sërë parregullsish me procesin e aplikimit të kandidatëve.

Që prej 11 majit 2018, Gjykata Kushtetuese nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të formuar kuorumin, pra, ajo nuk mund të gjykojë asnjë çështje. Më shumë se gjysma e anëtarëve të KED-së së vitit 2018, e cila bën renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, nuk e kaluan vetingun.
Ndërkohë, asnjë student nuk mund të pranohet në Shkollën e Magjistraturës, pasi ligji për statusin e magjistratëve përcakton se numri i tyre caktohet nga KLGJ dhe KLP, të cilat nuk janë krijuar ende—ndryshimet në këtë ligj kërkojnë edhe votat e opozitës e cila kundërshton amendimin e përgatitur nga socialistët për t’ja dhën komptencat kalimtare kryeprokurores në dytyrë Arta Marku dhe KLD-së aktuale.
Ky ortek me data, ligje dhe procedura mund të jetë i ngatërrueshëm, por është një antidot i domosdoshëm ndaj termave të thjeshta me të cilat bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria kanë portretizuar reformën e drejtësisë dhe përparimin e saj.
Ndërveprimi ndërmjet Kuvendit, aktualisht i kontrolluar nga shumica socialiste, institucioneve të vetingut, dhe pjesës së mbetur e gjyqsorit janë të ndërlikuara dhe të politizuara.
Grafiku më poshtë përmbledh të gjithë zhvillimet kryesore të reformës në drejtësi që prej korrikut 2016, dhe kjo është vetëm një tablo e thjeshtuar, ku nuk janë të përfshira proceset për zgjedhjen e anëtarëve jo-magjistratë të KLP-së e KLGJ-së, debatet e shumta në parlament mes shumicës e opozitës, roli i Komisionit të Venecias gjatë procesit të hartimit të reformës, deklaratat e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve për kohëzgjatjen e vetingut, e shumë të tjera.
Megjithatë shpresoj që grafiku të japë një pamje të gjendjes aktuale të reformës së drejtësisë dhe se kemi arritur këtu ku ndodhemi sot.
/Exit.al