21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Tritol makinës, flet drejtori i Hekurudhave 

“Më njoftuan komshinjtë se kishin gjetur një bidon. Nuk e di nëse ishte vënë për mua apo për dike tjetër tritoli, sepse nuk kam konflikt me njeri”.
Kështu deklaroi Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhave në Durrës për gazetaren e ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj, ndërsa ka dhënë sqarime për lëndën plasëse që u gjet sot afër makinës së tij. Ai tha se nuk kishte konflikte me askënd, duke shtuar se në Durrës lëviz gjatë gjithë kohës në këmbë.
“Më lajmëruan komshinjtë mëngjesin e sotëm se një bidon i zi gjendej poshtë makinës së tij. Fqinjët e kishin parë dhe me morën në telefon. Shkova e pashë bidonin e zi poshtë makine dhe lajmërova, bidoni ishte në tokë. Nuk e di nëse ishte vënë për mua apo për dike tjetër, sepse nuk kam konflikt me njeri. Unë lëviz në këmbë në gjithë Durrësin dhe nuk mendoj se jam unë objektivi”, tha Dyrmishi.

E vranë apo u vetëvra polici?!

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që ka shumë enigma. Policia thotë se është shoqëruar një person për të sqaruar rethanat e vdekjes së punonjësit të policisë.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.
Burime bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.
Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.
Njoftimi i plotë i Policisë
H.Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:
T.Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia.

Autobusi me nxënës përplaset me veturën, një i vdekur e disa të plagosur në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin.

Astiri dhe Transballkanikja!

Disa banore te Vlores te cileve u jane prishur shtepite nga nderhyrja per Transballkaniken, me konfirmuan dje se ende nuk jane trajtuar financiarisht apo me strehim sipas premtimit. Premtimi ishte do te jene prioritet per te perfituar nga banesat sociale, por kryetari i bashkise u ka thene se nuk ka fonde per te ndertua banesat sociale.
Paralajmerim per banoret e Astirit: Rezistoni per shtepite tuaja! Premtimet qe po merrni nga ministrat dhe kryebashkiaku i Tiranes jane llafe boshe dhe tallje.
Pyesni vlonjatet e Transballkanikes!
Nada Meçorapaj
Deputete e PD

Represion militar ndaj protestuesve, qeveria u ndërpret dritat

Qeveria ka filluar të përdorë metoda ushtarake për spastrimin nga baneset e tyre të familjeve të zonës së Astirit. Ajo ka prerë energjinë elektrike për familjet që kërkon të nxjerrë nga shtëpitë, duke lënë në errësirë dhe në të ftohtë qindra familje
Lënia pa shërbimet jetësore të familjeve derisa ato të dorëzohen është taktikë ushtarake që përdoret ndaj qyteteve dhe fortesave armike për t’i tharë ato nga furnizimet me qëllim që të dorëzohen. Ështe veprim kriminal i cili rrezikon jetën qytetarëve, sidomos të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve.
Pas prerjes së energjisë, policia arrestoi 11 banorë të cilët po protestonin kundër këtij veprimi kriminal. Banorët shprehen se ndërprerja e energjisë elektrike është e qëllimshme, për t’i hapur rrugë prishjes së banesave.
Ky veprimi i qeverisë erdhi pas deklaratave arrogante të Kryeministrit Edi Rama:
Që në vitin 2018 akoma diskutohet në Tiranë, se mund t’i imponohesh me forcë interesit publik, kundër ligjit dhe të ardhmes së qytetit, është e kotë të diskutojmë. Unaza e Madhe është e domosdoshme. Ka familje dhe biznese siç ka pasur kudo, por ka prevaluar interesi publik. Për ata që e kanë pa leje, 3 vite shteti paguan qira. Shtëpitë kanë qenë pa leje, s’prevalon dot sfida e atyre.

Do hapet rruga se do bëhet rruga për të gjithë. Këtë debat e kam zgjidhur që në vitin 2000.
Më herët, Kryebashkiaku Veliaj i kishte quajtur banorët shpellarë:
S’i t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut? […] Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godina, që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Që ne kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot e që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”
Me sa duket, Rama dhe Veliaj kanë vendosur t’i trajtojnë si “shpellarë” banorët, duke i lënë pa energji elektrike.
Qeveria po kërkon të prishë të paktën 317 godina—ka burime që pohojnë se janë deri mbi 800 të tilla—në të cilat banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë legalizimi, pa i lajmëruar fare qytetarët.
Qecveria ka vendosur t’i nxjerrë nga banesat dhe bizneset qytetarët pa procedurë dhe kompesim të drejtë, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat kushtetuese të tyre.
Duke qenë se qytetarët kanë vendosur të qendrojnë dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, qeveria duket se po zgjedh mënyra ushtarake për t’i detyruar ata të dalin.

Lulzim Basha!

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Nga Erl KODRA

A jeni i ndërgjegjshëm se çfarë vullkani do të shpërthejë prej shpirtit, prej nga del shpirti?!
Unë e di se shumë njerëz nuk do të jenë dakort me tekstin tim. Në fakt unë nuk e pres një dakortësi të tillë, por do të isha i lumtur nëse ata që kundërshtojnë apriori, të pakën të mendohen qoftë edhe për një çast të vetëm, të shohin realitetin ku jetojmë, duke menduar seriozisht për rrugën që duhet ndjekur.
Që në krye të herës unë e them bindje se ka vetëm një alternativë: Partia Demokratike e Shqipërisë. Disfatistët që predikojnë se “politika është njësoj, partitë janë njësoj, vet politikanët janë njësoj” nuk bëjnë asgjë tjetër veçse vrasin shpresën tonë se një ditë edhe Shqipëria mund të ndryshojë faqe, dhe njerëzit mund të bëjnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre. Fundja, shoqëria njerëzore nuk njeh një sistem ku nuk ekziston politika, dhe qeverisja e një vendi mund të bëhet jasht politikës. Pastaj ka edhe një arsye tjetër; Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka asgjë të përbashkët me PS-në, për më tepër me Rilindjen e Edi Ramës. Diferenca është e qartë në të gjitha aspektet, por kjo është një temë tjetër, sepse unë nuk do t’u drejtohem disfatistëve, por vet Lulzim Bashës, Kryetarit të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha,
Ju jeni njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri. Kjo do të thotë se ju jeni njeriu tek i cili shqiptarët kanë varur shpresat se do ta largoni kontraversin mafioz Edi Rama dhe bandën e tij nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë. Saktësisht, ne shqiptarët e zakonshëm nuk kemi një alternativë tjetër më të mirë. Gjestet tuaja, qasjet tuaja publike, vendimet tuaja dhe aksionet politike, shihen, vlerësohen dhe intepretohen nga ndjekësit dhe mbështetësit tuaj, dhe jo vetëm.

Shkurt, qenia Kryetar i Partisë Demokratike është pozita më e rëndësishme politike, por njëkohësisht edhe përgjegjësia absolute para shqiptarve. Kjo pozitë jua kushtëzon dhe limiton mundësitë e sjelljes, jua kufizon lirinë personale, dhe ju vë para faktit se ju keni vetëm një alternativë: të fitoni mbi të keqen. Ky është kushti që duhet të përmbushni.
Lulzim Basha nuk i përket më vetes së tij, miqve ose familjarve të tij. Domethënë, qytetari Lulzim Basha nuk është më një qytetar i zakonshëm, i cili mund të sillet plot mirësjellje duke argumentuar ato që beson, me fjalor të zgjedhur dhe elegancë mendimi, ndërsa kundërshtarët e tij pikërisht për këtë, poshtërsisht, ta rrëmbejnë harbutërisht fjalën nëpër studiot televizive. Sjelljen normale, mjerisht, në Shqipëri akoma e marrin për dobësi.
Gjendja është e rëndë, si asnjëherë më parë. Ekrane që mbyllen, analistë që deformojnë dhe keqintepretojnë gjithçka deklaron dhe thotë opozita, duke u sulur në tufë si hienat zërit opozitar. Pikat e komunikimit mediatik me shqiptarët janë zënë nga batakçinjë që hiqen si personalitete gazetarie, ndërsa gazetat dhe web-i me kohë janë pushtuar dhe kutërbojnë nga komsat. Sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama ka hapur televizionin e tij ERTV, ndërsa Erion Veliaj mban një ushtri mercenarësh mediatik, dhe të dy agresojnë pa ndërprerje shqiptarët, me propagandë neveritëse.
E di, kjo situatë nuk është e denjë për një shoqëri normale. Prandaj ju mirëkuptoj në përpjekjen tuaj titanike për të thënë të vertetën, për të denoncuar mashtrimin, për t’u treguar me gisht, me emër dhe mbiemër kriminelët mafioz që kanë zaptuar qeverinë shqiptare.
Por a mjafon vetëm kaq?!
Lulzim Basha,
Ju jeni njeriu me hallet më të mëdha në Shqipëri. Madje, ju mbani mbi supe jo vetëm hallet e Partisë Demokratike (!), por hallet e tmerrshme të të gjithë shqiptarve. E di, është barrë e rëndë sa malet e Shqipërisë. Por, tek e fundit, dikush duhet ta mbajë këtë barrë të rëndë, apo jo? Dikush duhet t’u dalë për Zot punëve në këtë vend shpresëhumbur. Mbreti Rast ju solli në krye të Partisë Demokratike, ndaj ju jeni dënuar të fitoni, jo për veten tuaj, jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.

Ndryshe, unë nuk e di një mënyrë se si mund të ndalojë zbrazja e Shqipërisë nga djemtë dhe vajzat e saj. Nëse ju nuk e fitoni betejën me të keqen, unë nuk e di se kush mund të mbetet në atë vend pa u bërë shkelës ligji, trafikant ose kultivues droge. Nëse nuk e rrëzoni kumbarin Edi Rama, unë nuk e di se ku do të ndalojë shpërfytyrimi i 500 mijë shqiptarve që zvarriten në humnerën e mjerimit. Merreni me mend; 500 mijë njerëz që nuk e mbushin barkun me bukë, në një popull prej vetëm 2.5 milion. Kjo është katastrofë kombëtare.
Unë e di se ndodheni në pozitë të vështirë, për shumë arsye, nga shumë faktor. Por detyra juaj nuk është të lodheni duke shpjeguar këto arsye, detyra juaj është t’i zhbëni ato. Kjo domethënë se nuk mjafton ajo që keni bërë deri sot. Kjo do të thotë se ndonjëherë, dhe ajo herë është tani, nuk mundet të lejohet që thika në formë sharre të grryej kockat tona, sepse mishi është shqyer me kohë. Detyrë e rëndë, e madhe, por absolutisht e domosdoshme. Fundja, nëse nuk e bëni ju, prej kujt duhet të presin shqiptarët?!
A mund ta bëni këtë Z. Lulzim Basha?
Të ndryshoni. Të ndërroni regjistrin e zërit, agjendat, profilin, qasjen. Të shkatërroni çdo komunikim të veshur me mirësjellje, duke i dhënë goditjen fatale mercenarve mediatik. Duke i denoncuar me emër dhe mbiemër, por edhe duke i ftuar të bashkohen me ju për luftën finale.
Pastaj të dilni fillikat vetëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Të ndalni hapin para dritares së Kryeministrit Edi Rama, dhe të thërrisni me zë të lartë shqiptarët. Do të shihni si do të vijnë njëri pas tjetrit, sepse tek ty do të shohin prijësin. A ka gjë më madhështore se sa të bëheni prijësi i qindra mijëra shqiptarve që kanë humbur shpresat? A e dini se çfarë do të ndodhë? A jeni i ndërgjegjshëm se çfarë vullkani do të shpërthejë prej shpirtit, prej nga del shpirti?!
A e dini se shumica e shqiptarve pret vetëm një shenjë nga ju, një dritë, një shpresë, se dikush do t’u dalë për Zot? E ku mund ta kërkojnë tjetër shpresën, përveçse tek Kryetari i Partisë Demokratike?
“Burrat e bëjnë historinë, jo anasjelltas. Në periudhat kur nuk ka udhëheqje, shoqëria qëndron në vend. Përparimi ndodh kur udhëheqësit e guximshëm dhe të aftë shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për mirë. » thotë Harry S. Truman, Presidenti i 33-të i SHBA-ve.

Baxhanaku i deputetit të PS arrestohet në Qafë Thanë për kontrabandë gomash

Mbrëmjen e sotme policia ka sekuestruar 2100 goma në Doganën e Qafë Thanës, ku janë arrestuar edhe 9 persona, mes tyre dhe 5 doganierë.
Mes të arrestuarve është edhe Stefan Hila 50 vjeç, i cili është baxhanaku i deputetit të PS-së, Ilir Xhagolli, i përfolur si një kandidatët e mundshëm për bashkinë e Pogradecit në zgjedhjet e ardhshme.
Operacioni
SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, kanë finalizuar me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e një linje të kontrabandimit të mallrave të ndaluara (goma të përdorura) që kryhej në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sekuestrohen 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.
Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës.
• Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.
• Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.
• Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

• Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, (të pestë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal)
• Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë (nenet 186 e 171).
• Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (neni 171 i Kodit Penal),
• Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit, (nenet 186 e 171 të Kodit Penal),
• Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë, (neni 179 i Kodit Penal).
Arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.
Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë sekuestrimi i kamionit që transportonte mallin kontrabandë së bashku me mallin (rreth 2100 goma të përdorura).
Vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

Protestuesit paralajmërojnë Ramën e Veliajn: Po u vjen fundi, shtëpitë do t’i mbrojmë me armë

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e stome në protestë ku i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, që t’i dëmshpërblejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t’i mbrojnë me armë.
‘Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratike. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot. Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat’, tha një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër banore ka thënë se nëse shteti do t’i marrë shtëpinë dhe nuk do ta dëmshpërblejë atëherë ajo do të zbatojë kanunin..
‘Unë shtëpinë time do ta mbroj sipas zonës nga vij, do ta mbroj me kanun me armë, deklaroj një tjetër Banore.
‘Nga Unaza e Re do tu vijë fundi o Veliaj dhe Rama’, theksoi një tjetër protestues.
Kujtojmë se sot është dita e 14-të që banorët e Unazës së re dalin dhe protestojnë.

Është mbyllur edhe sot protesta e banorëve të Astirit, të cilët prej disa ditësh janë organizuar kundër vendimit të shembjes së 317 objekteve në zonën e Unazës së Re.
Teksa kërkuan dëmshpërblim 100 % për banesat dhe objektet e tjera që kanë pronësi, prostuesit i bënë apel për ndihmë edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Të shumta ishin edhe thirrjet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i kërkuan jo vetëm të vëjë dorën në zemër, por edhe një përballje me ta.
Një nga protestueset dhe banorët e Astirit tha se nuk do t’i nështrohet atij, teksa kërkoi edhe një ballafaqim.
“Pse fshihet pse nuk del dhe përballet me popullin. Mendon se do t’i nënshtrohemi tij. Aty janë vite investim. E gjithë Shqipëria është e palegalizuar, çfarë do ndodhë nëse Erionit do t’i teket të zgjeroj rrugët e Tiranës, do të shembë të gjithë shtëpitë”, u shpreh ajo për Fax News.

Shpërthen Vasili: Konet mediatike të Ramës që u çqepën pas …

Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shpërthyer sot ndaj gazetarëve të paguar nga qeveria.
Sipas tij, këta gazetarë për të marrë ndonjë investim nga qeveria, po bëjnë të [pamundurën të pastrojnë Edi Ramën nga të gjitha pisllëqet.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se këta gazetrë po shqyhen që të qepin virgjërinë e Edi Ramës.
Postimi i Vasilit
Konet mediatike qe u çqepën pas nje dekreti.
Konet e çkrehura mediatike me Laps e pene po çqepen vete qe te qepin virgjerine e shqyer te Edi Rames…. Dhe e bejne edhe per fare pak gje……per miniera, qe vrasin njerez,a koncesione, qe vjedhin te tjere, a tendere, qe grabisin edhe ca te tjere……
Ç’e pyet ,hajdute parimorë mo…..

Mziu-Veliajt: Me Kamzën merrem unë, ti puno për Tiranën, mjaft përurove punët e Bashës!

Reagimi i kryetari të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu ndaj Erion Veliajt, kryetar i Bashkisë Tiranë

Lali Eri, njeriu karton i krijuar si kryebashkiak nga propaganda, nga mediat që kanë nën kontroll përmes blerjes dhe presionit, njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni, guxoi të përmendte sërish Kamzën, një prej bashkive, e cila ka njohur zhvillimin më të vrullshëm në këto 28 vite duke qenë edhe një bashki e re dhe veçanërisht ky zhvillim ka marrë hov pas vitit 2007. I gjendur ngushtë, pas skandaleve të nxjerra nga goja, pasi paturpësisht ofendoi zgjedhësit e Bashkisë së Tiranës duke i quajtur shpellarë, sot kjo vemje rreket të shpërqendrojë vëmendjen, duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë ndaj 400 familjeve që kërkon t’u shembë shtëpitë dhe t’i hedhë në rrugë të madhe dhe një i dështuar si ai, një llazore e vërtetë, merr në gojë bashkitë e tjera, bën analizën e kolegëve. Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga hallet e tij që e kanë zënë.
I kujtojmë Erion Veliajt se ndryshe nga ai që pret shirita në projektet e paraardhësit të tij Lulzim Basha, Bashkia Kamëz është kthyer në një kantier ndërtimi duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën në tërësi dhe mjedisin me buxhetin e saj, pa asnjë ndihmë nga qeveria e “Rilindjes”.
Lali Eri është një gënjeshtar e mashtrues, pasi teksa po e mbyll një mandat, ai do të mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve, me mbjellje pemësh 6 muaj, çdo vit, po ngushton rrugët e Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet.

I kujtojmë Lali Erit se pavarësisht vetos qeveritare, Kamza çdo ditë njeh ndryshim rrënjësor falë investimeve të Bashkisë, investime të kryera 100% me fondet e saj, pasi qeveria e shefit të tij Rama nuk ka financuar asnjë prej 150 projekteve që nga viti 2013, të cila flenë në sirtarët e ministrive.
I kujtojmë Lali Erit se Kamza është qyteti me progresin më të madh në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, në infrastrukturën arsimore, ka Pallatin e Kulturës me të madhin në vend ku organizohen mjaft aktivitete kulturore madje edhe nga banorët dhe institucionet e Tiranës! Lali Eri, Ministria juaj e Financave e ka shpallur Bashkinë Kamëz me performancën më të mirë financiare në 61 bashkitë në vend sa i përket mirëmenaxhimit.
Falë qindra projekteve në infrastrukturë, Kamza ka çliruar edhe trafikun e Tiranës me rrugët dhe urat e ndërtuara në Paskuqan. Kamza është qytet i pastër, por ai e sheh me syze nga Tirana, sepse nuk ka kaluar ndonjëherë. Kamza është qyteti me rritjen më të madhe të bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat, për shkak të politikës lehtësuese fiskale që vazhdon të përdorë Bashkia ende sot. Me qindra kompani kanë ikur nga Tirana për shkak të taksave e tarifave dy herë më shumë se në Bashkinë Kamëz dhe po zhvillojnë aktivitetin e tyre në qytetin tonë.
I kujtojmë Veliajt që të mos merret me banorët e Kamzës, të mos ecë nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama, duke nxitur një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë.