23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Fotot e terrorit ndaj banorëve te Unaza e Re, protestuesja tregon shenjat e dhunës: Policët më tërhoqën zvarrë

“Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi. Kam qenë në spital, pasi isha shumë keq”. Ky ka qenë denoncimi i një prej protestuesve tek Unaza e Re për kamerën e ‘Neës24’ dhe gazetarin Erjon Skëndaj.
Teksa tregonte shenjat e zeza në kra, zonja akuzoi policët e komisariat të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.
“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja.

Unaza e Re/ Reagon ish-Presidenti: Fashistë të rinj, shpejt do t’ju vijë radha të gjitha këtyre dhunimeve!

Ish-Presidenti Bujar Nishani shkruan në një postim në Facebook se, “vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: “të jenë apo të mos jenë””. Po ashtu ai tha se shpejt do t’ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve që të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.
Reagimi i ish-Presidentit Nishani
Të nderuar miq, kur kam bërë betejën time institucionale si President i Republikës me veprimet antikushtetuese të Qeverisë Rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për PRONAT jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal.
Nuk jam angazhuar tu kthej përgjigje shpifarakëve për arsye se qëllimi im nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë thjesht të instaloj një debat shterpë me anarkistët.
Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil.
Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.
Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj.
Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve.
Më i fundit barbaria e një pushtetit anarkistësh mbi qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore) vendosin ti marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk ngurojnë as ti quajnë shpellarë (njerëz të kategorisë së dytë) ata shqiptarë “faji” i vetëm i të cilëve është se ata nuk janë oligarkë që të financojnë blerjen e votave apo vrasës e trafikantë që të vjedhin e grabisin vota për rilindësit.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk kanë nevojë më, të shantazhojnë e kërcënojnë gjyqtarët për interesat e tyre, ata i kanë asgjesuar fare gjykatat kryesore, atë të Lartë dhe atë Kushtetuese.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë ti mbyllin me ligj mediat, ata i blejnë dhe i vënë në shërbim të tyre pikërisht me paratë që ju grabisin qytetarëve duke ju marrë pronat e bisneset.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë të rilindin monizmin sepse ata i blejnë, vjedhin e tjetërsojnë votat me “karrotë” apo me “shkop”, si dha sa t’jua ketë qejfi, pa ju thënë askush “plaç” me gojë.
Pas hetimeve dhe denoncimeve prej agjensive të huaja të grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës në Vlorë, Shkodër, Krujë, Shijak, legjitimiteti kushtetues i kësaj qeverisje ka rënë.
Hetimet treguan se votat u blenë e u
tjetërsuan nga vullneti i lirë i popullit.
Parimet e Kopenhagenit kanë rënë totalisht në Shqipëri.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë për legjitimitet kushtetues.

Me moralin, parimet, pushtetin e tyre ata i japin vetes të drejtë të injorojnë demokracinë dhe në vend të qeverisjes për ta bërë jetën e qytetarëve sa më të lehtë dhe normale ata kanë preokupimin ti shërbejnë paligjishmërisë dhe amoralitetit të oligarkëve.
Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve.
Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve.
Fashistët e rinj nuk kanë shqetësim shtëpitë modeste të familjve të thjeshta shqiptare por janë në hall për çmimet e shitjes së ndërtimeve të oligarkëve në zonën atje.
Historia na ka mësuar shumë gjëra.
Mbi gjithçka atë se: “asgjë e askush nuk është i përjetëshëm”.
Shpejt do t’ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin.
Shpejtësinë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët.
Të gjithë, pa përjashtim!
Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: “të jenë apo të mos jenë” ?!
Disa po ikin!
Kjo nuk është e ardhmëja më e mirë.

Basha me përfaqësuesit e Partisë së Theresa May: Shoqëria në krizë, filtra të fortë moral për politikën

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim sot me përfaqësues të Partisë Konservative Britanike të Partisë së kryeministres Theresa May në pushtet, nga të cilët ka marrë mbështetje për vendimin historik të PD-së, zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se, i ka njohur ata me iniciativat e demokratëve shqiptarë dhe ato janë vlerësuar.
“I uroj mirëseardhjen dy zotërinjve. Dua të falenderoj z. David Jones, kryevlerësuesin e Komitetit të Vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të parlamentit britanik si dhe z. Mathju Vikers, kandidat për parlamentin britanik, të dërguar këtu nga Partia Konservatore, Partia jonë simotër në Britanië e Madhe.
Siç e dini, prej prillit, PD ka miratuar në statusin e saj, një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimarrjen tek anëtarësia e PD dhe ka vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale dhe me përkushtim ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtësës, respektit për vlerat njerëzore.
Sot shoqëria është në krizë, se parlamenti është mbushur me persona që nuk kanë shpesh asnjë lidhje me partitë, si psh asnjëhërë anëtarë të PS dhe janë përfaqësus të bandave. Qytetarët shqiptarë shohin se përfaqësohen nga njerëz në Kuvend që s’kanë lidhje me partitë politike, siç është organizuat e Rilindjes, ku në mesin e saj gjendjen biznesmen me kredencialë të dyshimta. Kjo duhet të marrë fund. Që të marrë fund, PD po kontribuon në dy drejtime. Në procesin e dekriminalizmit, dhe përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve, përmes vet reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe të partive politike. Kemi hedhur hapin konkret të ndryshimit statutor dhe po marrim përvojën më të mirë në botë, për seleksionim të kandidaturave. Pra, PD do të imponojë në skenën politike një standart europian”, u shpreh Basha.

Bisedat telefonike me “Niçen” dhe mesazhet e “Qimes” fundosin Dakon, pse nuk vepron Prokuroria?

Partia Demokratike ka bërë publike sërish akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për të mos e lënë në harresë të opinionit dhe për ta kthyer në vëmendje të prokurorisë, faktet që provojnë se si u blenë votat nga Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit.
Deputeti Bardh Spahia tha se, ‘biseda telefonike e shkurtit me Niçen, falenderimi pas zgjedhjeve të qershorit po me Niçen, mesazhet e “Qimes” për të ndërhyrë tek FNSH-ja janë disa nga faktet e “aisbergut të provave” sesi u asgjesuan zgjedhjet.
Pa burgosjen e vangjushërve që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend”, nënvizoi Spahia.
Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun. Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos – me standartin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral.
Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017.

Autor i këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Abdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.
1. Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylaj, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore,
2. Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj,
3. Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjesuan zgjedhjet, pra vullneti i lirë i shqiptarëve në votime.
Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për process normal politik në vend”.

Aksidenti i autobusit me nxënës, dëshmitari: Shoferi kishte pirë, fëmijët i shpëtoi Zoti!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një dëshmitari, i cili shkruan se Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti!
Një nga dëshmitarët okularë të aksidentit të frikshëm që ndodhi dje në Qafe Thanë, ku një autobus me fëmijë për pak sa nuk përfundoi në greminë, ka nxjerrë faktë te reja tronditëse rreth asaj që ka ndodhur.
Ky person, i cili i ka dërguar një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, thotë se në vend-ngjarje erdhi vetëm një ambulancë ndërkohë që gjatë kohës që po ndihmonin në nxjerrjen e fëmijëve, mësueset i porositnin ata që të mos e bëjnë publike.
Dëshmitari thotë se njëra nga mësueset komunikonte me kryebashkiaken e Roskovecit ndërsa shtoi se kishte mësuar nga fëmijët që shoferi kishte pirë dy birra dhe po ecte tej normave të lejuara.
Berisha shkruan se në këtë ngjarje të rëndë, fëmijët i ka shpëtuar Zoti
Lexoni mesazhin e deshmitarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe janë transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxënësit mos e beni publike, shume kanë thyer këmbët, duart e me fraktura te ndryshme. Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Një nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra, sipas mendimit tone shpejtësia ishte tej normave te lejuara pavarësisht se rruga kishte lagështirë. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.
Dje një autobus me nxënës të një gjimnazi në Roskovec u përfshi në një aksident, e për pasojë disa prej tyre ngelën të plagosur. Sipas qytetarit, në ndihmë të nxënësve të plagosur erdhi vetëm një ambulancë, ndërsa të tjerët u transportuan me makina të rastit. Po ashtu ai tha se nxënësit kishin treguar se shoferi kishte pirë 2 birra, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishte kaluar edhe një makinë me targa zyrtare, por nuk ndaloi.

Tensionohet situate te Unaza e Re, Banorët: Do t’i mbrojmë shtëpitë deri në pikën e fundit të gjakut!

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sot në ditën e 14-të të protestës së tyre, të irrituar nga hapat që bashkia e Tiranës ka hedhur gjatë natës për t’u shembur shtëpitë dhe bizneset. Shtyllat e ndriçimit rrugor dhe tabelat e sinjalistikës janë hequr dhe në mëngjes, banorët kanë parë se kishte nisur edhe shkulja e pemëve në trotuare.
Banorët paralajmëruan se do të bënin gjithçka për ta mbrojtur pronën e tyre, deri në pikën e fundit të gjakut se pronat i kishin vënë me djersë.
“Ka qindra zgjidhje për ne nëse ata duan ta zgjidhin, ndaj ne kërkojmë dialog, – tha njeri prej tyre. – Kemi 30 vjet këtu, e kemi blerë tokën, kemi paguar taksat dhe jemi në proces legalizimi. Tani nuk mbetet tjetër veçse ta mbrojmë me armë”.
Një grua protestuese e mori fjalën: “Ku ishte shteti këto 30 vjet që jemi ne këtu? Kemi paguar taksat dhe em taksat tona ka mbjellë këto pemë. Pse po i shkul tani? Shtëpinë time e kam përgjysëm projekti, po gjysmën tjetër kush e merr? Shteti? Për të bërë ndërtime, pra. Neve na është vënë kryqi, asnjë letër nuk na është dhënë.

Të gjallë ne nuk lejojmë të na prishë, burrat dhe djemtë tanë kanë lënë kockat në kurbet, nuk kanë ku të shkojnë më se janë nga 60 vjeç. I humbëm paratë njëhërë në firmat piramidale…”
Një banor nga veriu u shpreh: “Është futur thika në shtyllën kurizore, nuk mban më”.
Banorët kanë paralajmëruar kompaninë e ndërtimit të mos i afrojë mjetet e saj pranë tyre, siç ka vepruar fshehurazi gjatë natës, sepse ata nuk kanë për ta lejuar t’u shembë shtëpitë.
Në zonen e Astirit ka patur tension dhe perlasje me punonjës të bashkisë dhe të policisë, Banoret kanë protestuar pasi u janë prerë dritat dhe janë shkulur shtyllat e tensionit dhe sinjalstike duke treguar se punimet kanë nisuar.
Burime policore kanë shpjeguar se janë arrestuar 11 persona nga ana e forcave blu pas protestës së banorëve.
Ndëkrohë kishte nga ata protestues që thanë se do ti mbronin me armë pronat e tyre. Banorët nuk u shprehen kundër rrugës por kërkojnë dëmshpërblmin për pronat e tyre.
Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit.

Kryemadhi: Alternativa e Ramës kazani, shushunjat, garuzhdet dhe tepsitë, ja pse u larguam prej tij

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në Shkodër teksa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë faktin se pse u pozicionua në opozitë.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se, në qershor të 2017-ës LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse tek disa njerëz solli sipas saj zhgënjim. Po ashtu ajo komentoi edhe deklaratat e Ramës që shpesh herë ai bënte kundër LSI, duke përmendur kështu disa fjalë si; kazan, tepsi, shushunja e garuzhde’.
“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, tha Kryemadhi.

Unaza e Re, Avokatja e Popullit: Bashkia të mos fillojë punimet pa u pajisur banorët me lejet…

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, në deklaratën e bërë publike sot për nisjen e hetimeve lidhur me situatën e krijuar nga zgjerimi i Unazës së Re, ka zbuluar faktin se punimet po kryhen nga bashkia e Tiranës pa pasur leje ndërtimi, në shkelje të ligjit.
Në deklaratën e AP, Ballanca i ka kujtuar kryebashkiakut Erion Veliajt se ligji duhet të veprojë njëlloj kur shklet ligji:
“… institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime publike. Në një shtet të së drejtës, ligji duhet të vlejë për të gjithë njëlloj…”përfundon deklarata.
Peticioni i 200 banorëve drejtuar Avokatit të Popullit
Institucioni i Avokatit të Popullit njoftoi se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re. në deklaratën e mëposhtme jep edhe arsyet çfarë e ka nxitur këtë hetim:
DEKLARATA E PLOTE:
Një peticion i nënshkruar nga mbi 200 qytetarë i është dërguar Avokatit të Popullit, me kërkesën që institucioni të hetojë nëse ka shkelje të procedurave shtetërore që cënojnë të drejtën e tyre.

Edhe përpara mbërritjes së këtij peticioni, prej të paktën dy javësh, Avokati i Popullit ka nisur me iniciativë hetimin administrativ mbi këtë çështje që duket se prek interesat e një numri të madh qytetarësh.
Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Re që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri.
Fatkeqësisht, asnjë prej rekomandimeve që Avokati i Popullit përfshiu në Raportin e tij special i cili iu dërgua gjithë institucioneve relevante, përfshi Kuvendin e Shqipërisë, nuk është adresuar dhe për pasojë, jemi në kushtet e një krize të re të paralajmëruar.
Sidoqoftë, në përputhje me ligjin në bazë të të cilit vepron, Avokati i Popullit ka depozituar edhe kësaj radhe kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj.

Gjithashtu, përfaqësues të institucionit kanë marrë kontakt si me përfaqësues të këtyre autoriteteve shtetërore, ashtu edhe në terren me banorët duke e parë konkretisht situatën në mënyrë që argumentimi i raportit që pritet të përfundojë të jetë sa më korrekt.
Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.
Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime publike. Në një shtet të së drejtës, ligji duhet të vlejë për të gjithë njëlloj.

VKM që skualifikon kasat, reagon PD: I detyron bizneset të pagujnë 1000 euro nga vendimi korruptiv

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë për vendimin që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera.
Në një dalje nga selia blu, deputeti i PD, Endri Hasa tha se, kostoja e këtij vendimi korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes.
Sipas PD-së, nga 1 herë në ditë, bizneset detyrohen të transmetojnë çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.
“Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës. Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.
Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese. Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro. Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese”, pohon në emër të PD-së Hasa.

Gazetari spanjoll i infiltruar në Shqipëri: Do të demonstroj më zë e figurë lidhjet e zyrtarëve me mafian

Investigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe të qenieve njerëzore në Amerikën e Jugut duket se e ka “sjellë” gazetarin spanjoll David Beriain në Shqipëri, duke na rrëfyer që nga metodat “e lehta” të ndryshimit të identitetit, deri tek përballja me mafiozët shqiptarë, me kodet e tyre stërgjyshërore të nderit dhe hakmarrjes.
Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke patralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentaresh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet.
Dhe në spotin e këtij dokumentari media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafias shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.
Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë. Ai thotë se falë korrupsionit të zyrtarëve ka qenë e lehtë  të marrin një identitet të ri në Shqipëriuke hyrë me mafian e atij vendi.
“Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, shkruna fax zeb, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX.