Gjermania u mund 2-1 nga Franca të martën në mbrëmje dhe rrezikon zbritjen në Ligën B të Nations League, por ish-futbollisti i famshëm Lothar Matthäus këtë radhë nuk kritikon, sepse ka vetëm lëvdata për lojën e Gjermanisë dhe njëkohësisht nuk e sheh më trajnerin Joachim Löw në rrezik largimi.
“Skuadra nuk u shpërblye për paraqitjen e mirë dhe rezultati është e vetmja gjë për të cilën mund të ndihen në faj. Ishte një ndeshje e bukur, sidomos pjesa e parë u luajtur shumë mirë nga Gjermania”, tha Matthäus në një intervistë për Sky Sport News HD.
Ish-kampioni i botës ka mbetur i kënaqur nga të gjithë lojtarët: “Disiplinë në mbrojtje, fantazi në mesfushë, shpejtësi në fazën sulmuese”.
Löw bëri ndryshimet e duhura
Arsyeja madhore për këtë transformim të Gjermanisë është ndryshimi i formacionit nga Joachim Löw. Trajneri i Die Mannschaft bëri atë që i kërkojnë prej kohësh, duke futur 5 emra të rinj – Leroy Sane, Serge Gnabry, Nico Schulz, Niklas Süle e Thilo Kehrer – ndërsa Jonas Hector, Emre Can, Mark Uth e Thomas Müller u ulën në stol dhe Jerome Boateng ishte i dëmtuar.
“Vendimet e Löw para ndeshjes ishin të mira për ekipin dhe ai e ka kuptuar se duhet të ndryshojë diçka – me lojtarë të shpejtë, ambiciozë, të rinj dhe që luajnë me zemër, duke dhënë gjithçka për atdheun”, tha Matthäus, i cili ka fjalë të mira për trajnerin: “Humbja është e dhimbshme, por na ka treguar se nuk duhet të kemi dyshime rreth trajnerit, i cili ka shumë cilësi”.
Matthäus ndryshon qëndrim: Kjo është Gjermania që duam!
“Babalja”, Vasili: Prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi, por i bindet ekspertit Rama
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj prokurorisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ekspertizën e audio-përgjimit për çështjen ‘Babalja’ ku implikohet në pazare droge Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një dalje për mediat në selinë e LSI-së, Vasili tha se, prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.
“Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private!
Prokuroria thotë se, kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerrë një akt të paligjshëm”, tha Vasili.
Vasili akuzoi Prokurorinë se është vënë në shërbim të plotë të Edi Ramës.
Ai rikujtoi skandalin e vitit të kaluar kur Rama u bëri thirrje policëve që të lënë kapelet dhe të mbledhin vota për Partinë Socialiste. Edhe në këtë rast, tha Vasili, prokuroria i mbylli hetimet me justifikimin se Rama ka kërkuar falje në Facebook”.
Prova e re, Balla në krah të një tjetër të arrestuari
Ku janë kriminelë dhe hajdutë është edhe Taulant Balla.
Duket se kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nuk i mbarojnë fotot me persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, apo të arretsuar.
Rasti më i fundit është fotoja që ka publikuar më poshtë Faxweb.al në të cilën Balla shihet në krah me Medi Hana, i cili është arrestuar jo më larg se paraditen e sotme për korrupsion në qytetin e Elbasanit.
Ai punonte si sekser mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Prrenjas.
Një foristradë e bërë shosh nga plumbat gjendet në Shkodër, gjurmë gjaku brenda saj (Foto)
Një foristradë, e cila ishte gjuajtur me një breshëri plumbash është gjetur në fshatin Shtoj i Vjetër në afërsi të shinave të trenit. Makina është gjetur tre ditë më parë por është mbajtur e fshehtë nga policia. Brenda fouristradës forcat e policisë kanë gjetur edhe njolla gjaku.
Dyshohet se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur, por nuk dihet më tej lidhur me fatin e tij.
Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se ku ndodhet ai shtetas dhe se kush është plagosur.
Megjithatë sipas burimeve nga vendngjarja por edhe burime policore ka një dyshim se kemi të bëjmë me një person problematik që dyshohet se ka qenë brenda fouristradës.
Forcat e policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.
Një prej të dyshuarve kryesor por jo i vetëm sipas burimeve nga vendngjarja dhe policisë është edhe shtetasi Artan Koçeku.
Ky i fundit është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017-ës si autor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur tek varrezat e Stom Golemit.
Kjo vrasje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge. Fouristrada e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura.
Në spitalin rajonal të Shkodrës sipas burimeve që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve.
Deri më tani kjo ngjarje nuk është bërë e ditur nga policia e Shkodrës në njoftimet e saj ashtu si në të gjitha rastet e tjera. Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët dhe për të gjetur nëse personi i plagosur ka qenë i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër.
Lihet në burg djali përdhunues i deputetit të Ramës
Është lënë në fuqi masa e arrestit e burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Pavarësisht pretendimeve të këtij të fundit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës.
Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Avokati i Rrajës thotë se, klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.
Madje Murati thotë se, “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.
“Xhisiela më ka ardhur në zyrë, pranoi që e kishte bërë për xhelozi”, ka thënë avokati. Kërkesa e Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtarja Shpresa Beçaj.
Një psiko-delirant pa bythë/Ishe i sinqertë kur rrihje për vdekje dhe nxirrje lakuriq rrugëve…
Nga Briken Fejzullai
Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.
Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.
Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.
Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.
Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.
Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.
Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.
Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.
Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.
Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.
Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.
Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.
Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.
Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.
Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.
Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.
Një psiko-delirant pa bythë!
Berisha publikon vendimin e Gjykatës: I dënuari futet në polici vetëm pse ka qënë krytar komisioni i PS
Edhe pse është i dënuar me vendim gjykate një punonjës policie mbahet në punë nga “Rilindja” vetëm pse ka qënë krytar komisioni i Partisë Socialiste në fshatin Spiten Lezhë. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i ka dërguar edhe vendimin e gjykatës ushtarake Shkodër.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Denimi nga gjykata merite per punesim ne Narkopolici. sb
Nje punojse policie i ne Drejtorin e policis qarkut Lezhe, denuar nga gjukata ushtarake Shkoder, dhe sote perseri kta te rilindjes e mbajne ne pune veq se ishte krytar komisjoni i partise socialiste ne fshatin spiten Lezhe, qe quhet Anton Preng Dodaj.
Ndodhi edhe kjo/Qeveria ka gënjyer Komisionin Europian se Gjykata Kushtetuese funksionon
Megi NDREGJONI
Pak muaj më parë Komisioni Europian (KE) kërkoi shpjegime nga qeveria shqiptare lidhur me çështjen e ligjit për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Një nga çështjet kryesore për të cilën KE kërkoi sqarime ishte gjendja e Gjykatës Kushtetuese—një nga pikat kryesore të kundërshtimit të ligjit special është pretendimi për antikushtetueshmëri të tij.
Gjykata Kushtetuese është institucioni përgjegjës kushtetues që shqyrton dhe vendos pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën.
Exit.al ka siguruar dhe shqyrtuar korrespondencën midis qeverisë shqiptare dhe KE-së në lidhje me këtë çështje.
Nga këto dokumente mësohet se qeveria ka pohuar se:
a) Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale
b) GJK mund të pranojë kërkesat për shqyrtim;
c) GJK nuk mund t’i gjykojë dot ato.
Për të mbështetur këtë pohim, qeveria ka informuar KE-në se Gjykata Kushtetuese ka sot tre anëtarë në detyrë nga nentë, të cilët mund të mblidhen për të shqyrtuar kërkesat që i paraqiten dhe të vendosë pranimin ose jo të tyre.
Mbështetur në këtë fakt, qeveria ka pretenduar se Gjykata Kushtetuse vepron normalisht “në fazat paraprake”.
Por ky pohim i qeverisë është faktikisht i pavërtetë, ligjërisht i pabazuar dhe logjikisht absurd.
Së pari, Gjykata Kushtetuese ka vetëm dy dhe jo tre anëtarë, sikurse ka informuar qeveria. Nga nëntë anëtarët e saj: dy janë janë dorëhequr—Sokol Berberi dhe Besnik Imeri; njërit i ka mbaruar mandati dhe u dorëhoq—Vladimir Kristo; katër të tjerë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit—Fatos Lulo, Altina Xhoxha, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari.
Në detyrë janë vetëm kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha, të dy të konfirmuar nga KPK-ja, por Dedja do t’i nënshtrohet vendimit të Kolegjit të Apelimit pasi kualifikimi i tij është kundërshtuar nga Komisioneri Publik.
Duke patur vetëm dy anëtarë, GJK nuk mund të të ushtrojë asnjë funksion qoftë edhe dytësor. Ajo nuk mund të marrë në shqyrtim pranimin e asnjë kërkese pasi për këtë gjë duhen të paktën tre anëtarë. Kushtetuta shprehet në nenin 133/1, se kërkesat që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese shqyrtohen nga një numër i përcaktuar gjyqtarësh. Ligji për funksionimin e GJK e ka përcaktuar se çdo kërkesë duhet paraprakisht të pranohet ose jo nga një kuorum prej tre gjyqtarësh (neni 31/1). Duke qenë se Gjykata ka aktualisht vetëm dy, ajo nuk është në gjendje të pranojë asnjë kërkesë nga subjektet që kanë të drejtën t’i drejtohen.
Kaq mjafton për të rrëzuar pretendimin e qeverisë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Por edhe sikur Gjykata të ishte në gjendje të pranonte kërkesa, ajo sërish nuk mund të vendoste për to pasi shyrtimi i një çështje dhe marrja e vendimit kërkon një kuorum prej 6 gjyqtarësh.
Kjo do të thotë se edhe sikur ajo të kishte tre anëtarët e nevojshëm për pranimin e kërkesave—sikurse ka gënjyer qeveria—pohimi se Gjykata funksionon do të ishte absurd: qëllimi i funksionimit të GJK është shqyrtimi i pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën dhe për aq kohë sa ajo nuk e ushtron dot këtë funksionin, do të thotë që ajo nuk funksionon.
Duke ju rikthyer kontekstit të çështjes, mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka hequr çdo mundësi për të sfiduar pajtueshmërinë me Kushtetutën të ligjit special për Teatrin Kombëtar, duke i dhënë kështu qeverisë një pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar që mund të ngrihet edhe mbi Kushtetutën.
Sa kohë i duhet organizmit tuaj për të tretur ushqimin?
Ndikimi i tretjes në humbje të peshës është mjaft i madh.
Siç edhe e kemi dëgjuar shprehjen shpeshherë, ne vërtetë jemi ajo çfarë hamë, transmeton Telegrafi.
Normalisht, koha e saktë e tretjes së një ushqimi varet nga shëndeti fizik i një individi, metabolizmi, mosha, madje edhe nga gjinia, por, nëse flasim në përgjithësi, disa ushqime do të treten shumë shpejt, ndërkaq disa tjera qarkullojnë më gjatë në sistemin tuaj.
Nëse e thjeshtësojmë termin, periudha e tretjes është procedura kur ushqimi që e hani copëtohet në copëza të vogla të cilat transferohen përmes sistemit intestinal në sistemin e qarkullimit të gjakut. Është e rëndësishme ta kuptoni kohën e tretjes në mënyrë që të humbni peshë ose ta mirëmbani atë çfarë keni arritur.
USHQIMET QË TRETEN LEHTË
Nëse konsumoni shumë ushqime që treten lehtë, atëherë do ta gjeni veten duke ngrënë më shpesh dhe më shumë sesa ç’duhet, pasi që menjëherë pasi ta hani, ushqimi zhduket dhe ju ndiheni të uritur prapë.
Ky lloj i ushqimit ju jep një rritje të shpejtë të energjisë, por trupi pastaj mbushet me glukozë dhe nuk e përdor ata, kështu pjesa e mbetur shndërrohet në dhjam.
USHQIMET QË TRETEN NGADALË
Ushqimet që treten ngadalë jua rrisin nivelet e sheqerit në gjak më ngadalë, duke ju dhuruar energji të balancuar dhe të qëndrueshme.
Sidoqoftë, kjo është lista me disa prej ushqimeve më të zakonshme që i hani dhe periudhën kohore që marrin ato për t’u tretur:
– Uji futet në zorrë menjëherë
– Pemët apo perimet marrin kohë 15-20 minuta për t’u tretur
– Perimet marrin kohë rreth 30-40 minuta
– Perimet e gatuara marrin kohë 40 minuta
– Peshku merr kohë rreth 45-60 minuta
– Sallata me vaj merr kohë rreth 1 orë
– Orizi dhe quinoa marrin kohë 2 orë
– Produktet e bulmetit marrin kohë 2 orë
– Produktet arrore marrin kohë 3 orë
– Mishi i pulës merr kohë 1.5-2 orë
– Mishi i kuq merr kohë 3 orë
Ja përse nuk duhet të pini lëngjet e frutave
Pavarësisht se nga cilat fruta janë lëngjet, gjithmonë është më e shëndetshme të konsumoni fruta të papërpunuara sesa lëngjet e frutave.
Lëngjet e frutave nuk e meritojnë një reputacion aq të mirë kur është fjala për ushqim të ekuilibruar apo përmirësim të shëndetit të organizmit.
Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë vetëm kalori dhe sheqerna, ndërsa përmes konsumit të frutave të papërpunuara, ju merrni një mori të mineraleve dhe vitaminave që janë të mira për trupin tuaj.
Një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët australianë tregoi se vetëm një gotë me lëng frutash në ditë është e mjaftueshme për ta rritur nivelin e presionit të gjakut.
Shkencëtarët e kryen hulumtimin i cili zgjati 12 muaj. Pjesëmarrësit e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e jetës së tyre. Kur i morën në konsideratë faktorët e tjerë, siç janë mosha dhe pesha, ata dolën me rezultate të qarta.
Presioni sistolik i gjakut ishte për 3-4 njësi më i lartë tek personat që pinin lëngje frutash çdo ditë, në krahasim me personat që i pinin lëngjet rrallë ose fare.
Përmes konsumimit të lëngjeve ju merrni sheqer të tepërt, i cili është i njohur për rritjen e nivelit të presionit të gjakut.
Pirja e lëngjeve të frutave është bërë e popullarizuar gjatë dekadave të fundit, ndërsa opinionet e ekspertëve në lidhje me ndikimin e lëngjeve të frutave ndryshojnë. Megjithatë, shumica e tyre pajtohen se është më mirë të konsumohen frutat e papërpunuara.
Lëngjet e frutave mund t’i harroni plotësisht, përveç nëse i shtrydhni vetë. Madje edhe atëherë duhet t’i pini në mënyrë të moderuar, dhe kjo do të thotë disa herë në javë.