19.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Spahia: Urrejtja e Ramës ndaj bluzave të bardha, një arsye më shumë që të largohen nga vendi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të rritur rrogat e bluzave të bardha. Spahia thekson se urrejtja e Ramës dhe indiferenca e tij ndaj shërbimit mjekësor nuk njohin kufij.
“Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijnë deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave.
U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu. Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit”, shkruan ai në Facebook.

Ja pse Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg

Jemi i vetmi shtet në Evropë, ku kryeministri bën edhe rolin e hetuesit, dhe të prokurorit dhe të gjykatësit. Pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama se kishte parë videon e komisariatit të Fushë Krujës, dhe se Taulant Balla nuk paska qenë atë dinë në komisariat siç denoncon nënkomisar Emiliano Nuhu, ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Sipas Palokës mjaftojnë vetëm deklarata e bëra nga Ramna se ai i ka bërë ekspertizën zërit të Agron Xhafës, dhe se ka parë kamerat e komisariatit që sot ai sëbashku me prokuroren Arta Marku të futen në burg.
Postimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka në Facebook
Rama beri ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt dhe vendosi qe nuk ishte i tij.
Rama ka pare dhe kamerat e komisariatit te F.Krujes dhe vendosi qe Balla dhe Rraja nuk kane qene ne komisariat.
Rama dhe Arta Marku duhet te ishin ne burg vetem per kete, po nderkohe njeri eshte ne krye te qeverise e tjetra ne sherbim te tij ne krye te Prokurorise.

Deputeti i PD, tjetër nismë humane, kurse falas për të rinjtë shqiptarë

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka marrë një tjetër nsimë humane për t’u ardhur në ndihmë të rinjve për t’u punësuar. Sheja ju ofron kurse falas të rinjve shqiptarë, të cilët më pas të kenë mundësi të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, dhe jo të largohen sepse ashtu do qeveria.
Postimi i deputetit Agron Shehaj
Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend!
JO DHE JO!
Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi.
Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.
Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.
Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.
Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.
Jeni të mirëpritur të kapni majat!

Zbulohet dokumenti/ ONM: Ja arsyet se përse duhet të shkarkohet prokurori Gent Osmani

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka sugjeruar shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Gent Osmani, i cili, në “kundërpërgjigje” ka vendosur t’i shërbejë qeverisë për të shpëtuar nga telashet e Vetingut.
“Boldnews.al” ka siguruar rekomandimin e ONM-së, në të cilin i kërkon Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e Komisionit të Vetingut për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gentian Osmani. Rekomandimi mban datën 9 gusht 2018. Rreth një muaj pas këtij rekomandimi, prokurori Gent Osmani u bë personazh publik, pasi vendosi që të mos hetonte vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, si të dyshuar për trafik narkotikësh, por të kërkonte arrestimin e denoncuesit të Agron (Geron) Xhafaj.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e ka përmbledhur rekomandimin e tij për shkarkimin e Osmanit në 3 pika kryesore, të cilat lidhen të gjitha me dyshimet mbi pasurinë e krijuar nga prokurori dhe mungesën e aftësisë së tij paguese me burime financiare të ligjshme për shpenzimet e kryera.
1. Në vitin 2009, prokurori Gentian Osmani ka deklaruar se ka porositur një apartament me sip.72 m2, me vlerë totale 67.800 euro. Po sipas deklarimit të tij, ai ka paguar paraprakisht shumën prej 47.680 euro, e cila është e përbërë nga: a. kursime të tij ndër vite; b. hua 20 mijë euro nga shtetasi A.Ç; dhe, c. dhuratë nga vjehrri në shumën 1.5 milionë lekë. Huanë prej 20 mijë eurosh ai ka deklaruar në vitet e mëtejme se e ka shlyer me këste.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka krijuar dyshime të forta, si për kursimet, ashtu edhe për shlyerjen e kësteve të huasë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e apartamentit.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, nuk konfirmohet aftësia financiare e prokurorit Osmani për të shlyer huanë në vlerën 20 mijë euro. Gjithashtu, deklarata e njëanshme e vjehrrit të tij, për dhurimin e 1.5 milionë lekëve për blerjën e këtij apartamenti është e pamjaftueshme për t’u konsideruar e vërtetë, si edhe për të shërbyer si burim i ligjshëm i prokurorit Osmani.
Pika tjetër e dyshimtë, e ngritur nga ONM për blerjen e këtij apartamenti nga prokurori Gent Osmani është fakti që, “sipas të dhënave të deklaruara, subjekti nuk ka pasur aftësi paguese për shlyerjen e kësteve të huasë gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, përfshirë edhe interesat përkatëse.
Ndërkohë, shprehet ONM, edhe nëse merret e mirëqenë që huaja prej 20 mijë eurosh është e saktë, sërish prokurori Osmani nuk arrin të justifikojë, me të ardhurat e tij, kursimet që i kanë shërbyer për të paguar një pjesë të këstit të parë për blerjen e apartamentit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mundësitë financiare të prokurorit Osmani për blerjen e një automjeti. Në rekomandimin e saj për apelimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit, ONM shprehet se diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, nuk justifikojnë shumën që është përdorur për blerjen e automjetit.

Gjithashtu, ONM ka vënë pikëpyetje edhe mbi shpenzimet e kryera nga ana e prokurorit Gent Osmani gjatë disa viteve. Në rekomandimin për apelimin e vendimit të konfirmimit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ngritur dyshimin se prokurori Osmani ka shpenzuar më shumë se sa ka pasur mundësi financiare në vitet 2005, 2009, 2011, 2012 dhe 2013.
Në shkresën drejtuar Komisionerit Publik, ONM ka rezervuar edhe një kritikë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar, KPK ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Osmani, pavarësisht se, gjatë procesit të rivlerësimit, ka zbuluar fakte të dyshimta mbi pasurinë e subjektit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi, në Korrik 2018, të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Gentian Osmani. Pak ditë pas këtij vendimi, ONM i sugjeroi zyrtarisht Komisionerit Publik që të ankimojë këtë vendim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
KPK ka detyrimin që të publikojë vendimin e plotë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Por, kur kanë kaluar rreth 2 muaj, Komisioni i Vetingut ende nuk e ka zbardhur vendimmarrjen e tij për prokurorin Gentian Osmani. Vetëm pasi të zbardhet vendimi, Komisioneri Publik mund të ushtrojë të drejtën e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

/Boldnews./

“Krahu i djathë i Ramës nuk ka dhënë përgjigje”, PD apel Ballës: Deklaro paratë që ke shpenzuar me trafikantin!

Partia Demokratike ka theksuar sërish sot se Taulant Balla, kreu i Grupit të PS-së, nuk mund të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Bruksel në bisedimet për integrimin e vendit.
Deputeti Gent Strazimiri përmes një deklaratë për shtyp kërkoi nga Balla të deklarojë paratë që ka shpenzuar në udhëtimet me charter, me mikun e tij trafikant, për sa kohë ligji i ndalon dhuratat e shtrenjta.
Deklarata e plotë e deputetit Gent Strazimiri
“As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar. Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.
Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro.
Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.
Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyta Yaris, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëve të ndershëm. As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar”.

SHBA ngre akuza ndaj kartelit meksikan të drogës, çfarë do ndodhë me Kartelin e Tiranës?

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar veprime kundër organizatës kriminale meksikane që njihet is “Karteli Jalisco Nuevo Generacion” shkurtimisht CJNG. Grupi është i përfshirë në një gamë të gjërë krimesh, përfshi trafikun e drogës, torturat dhe vrasjet. Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions tha (të martën) se Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj 15 drejtuesve të lartë të kartelit meksikan.
Siç na njeha materiali i Zërit të Amerikës, akuzat e ngritura janë pjesë e një përpjekje më të gjerë për të mborjtur amerikanët nga krimet që kanë potencialin të përhapen edhe në Shtetet e Bashkuara.
Grupi kriminal është i vendosur në shtetin meksikan Jalisco por ka një rrjet trafikantësh në mbarë vendin si dhe në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Australi dhe Azi.
Kryeprokurori amerikan Jeff Sessions njoftoi vendimin e Departamentit të Drejtësisë.
“Kartelin ‘Nju Halisko’ e konsiderojmë si një ndër pesë organizatat ndërkombëtare më të rrezikshme në botë. Ky kartel po bën një dëm të paimagjinueshëm ndaj popullsisë së vendit.”
Karteli drejtohet nga Nemesio Oseguera Cervantes, që njihet me nofkën El Mencho. Uashingtoni po ofron 10 milion dollarë për të dhëna që çojnë në arrestimin e tij.

“Kemi ngritur akuza ndaj babait dhe djalit që drejtojnë kartelin. Babai që njihet në botën e krimit me emrin El Mencho, është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit si drejtuesi i rrjetit”, sqaroi zoti Sessions.
Kryeprokurori amerikan tha se Departamenti i Drejtësisë ka caktuar pesë ekipe speciale për të vënë në shënjestër organizatat kriminale që paraqesin më shumë rrezik për amerikanët.
“Ato janë MS-13, Karteli Sinaloa, Klani i Gjirit, Hezbollah dhe Karteli Gjenerata e Re Halisko. Karleti që njihet shkurtimisht si CJNG është ndër më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë në të gjithë Meksikën.”
Departamenti i Drejtësisë bashkëpunon me departamente dhe agjenci të tjera rendi në Shtetet e Bashkuara, si dhe me qeveritë e vendeve të tjera.
Kirsten Madison është me Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit.
“Departamenti i Shtetit krijon bashkëpunim ndëkombëtar në mbarë botën dhe ndihmon vendet partnere si Meksika për të forcuar institucionet e tyre për të luftuar më mirë trafikun e drogës.”
Zyrtarët amerikan të zbatimit të ligjit thanë se bashkëpunimi i qeverisë meksikane është thelbësor në luftën kundër krimit të drogës në të dy vendet.
Pyetja që shtrohet është a do të ngrihen akuza edhe ndaj kartelit të drogës në Tiranë. Në fakt Shtetet e Bashkuara po ndjekin deri tani hetimet ndaj Tahirit dhe Shullazit.

Kotzias jep dorëheqjen pas akuzave si njeri i Sorosit

ӵ枴糧, ꡴�鴞존ﲠ�б���研󟰱ᬠ󽬶�場񨱯 142`�ʡ�鳬⦆�¯�, 쥠᭴骥߬孯 �孧읱�ﵠӾ존ﲠ󷥴骜 쥠�宥럮婲 󴧠䩡𱡣윴嵳砣顠��᪼ 枴笡, �Աߴ砱1 ɯ��17. (EUROKINISSI/ÉّÏӠʏ͔QɍǓ)

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur sulmet ndaj tij.
Lajmi njoftohet nga gazeta konservatoe greke, “Kathimerini” që referon burime nga qeveria greke. Kotzias është ndjerë i braktisur nga kryeministri Tsipras gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, ditën e martë, gjatë së cilës Kammenos e ka akuzuar ministrin e Jashtëm për keqmenaxhim të fondeve sekrete të Ministrisë. Një tjetër arsye është edhe Marrëveshja e Prespës, ndërkohë që Kammenos e ka zgjeruar listën e tij edhe me akuzën se Kozias është njeri i George Soros.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u largua të mërkurën nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve në kabinet rreth emrit të Maqedonisë.
Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë duke shtuar se postin e tij do ta marrë zoti Tsipras.
Në një takim të qeverisë dje, zoti Kotzias u ndesh me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit që mban në këmbë qeverinë e zotit Tsipras.
Kreu i partisë nacionaliste të Grekëve të Pavarur, Kammenos ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria pasi është kundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kotzias dhe Tsipras në fillim të këtij viti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.
Marrëveshja ka ngjallur kundërshtime të forta në të dy vendet.
Greqia ka një krahinë veriore me emrin Maqedoni, zemra e mbretërisë së dikurshme të Aleksandrit të Madh.
Shumë grekë kanë frikë se marrëveshja, që është ende në tryezë, do t’i krijojë mundësi Shkupit të ngrejë zyrtarisht pretendime ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.

Meta: As kanabisi, as bastet dhe as thesi me miell nuk e zgjidh varfërinë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi fabrikën “City Tex”, një biznes social të suksesshëm, ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës. Gjatë fjalës se ti kreu i shtetit vlerësoi se : “Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës”.
Ja njoftimi i plotë i zyrës së shtypit të Presidentit të Republikës
Presidenti Meta viziton një biznes social në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi fabrikën “City Tex”, një biznes social të suksesshëm, ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës, i shoqëruar nga Shkëlzen Marku i Fondacionit “Yunus Social Business Albania” dhe nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA dhe të USAID-it.
Tematika e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e shpallur për vitin 2018 me rastin e kësaj dite të rëndësishme, është: “Të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë gjithëpërfshirëse të respektit universal për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut”.
Në këtë kontekst, gjatë vizitës në fabrikën “City Tex”, Presidenti Meta vuri në dukje se Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë duhet të na shërbejë si një reflektim dhe “kambanë alarmi” për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër kësaj plage të madhe të njerëzimit dhe shoqërisë tonë moderne.
“Edhe më parë kam mbështetur këtë lloj aktiviteti, për shkak se është një mundësi shumë e mirë për të integruar gratë dhe vajzat në tregun e punës. Ndaj dhe jam sot këtu te ky biznes social i mrekullueshëm, që po jep kontribut për të luftuar varfërinë, për të integruar gratë dhe vajzat nëtregun e punës si dhe për të siguruar të ardhura të qëndrueshmepër dhjetra familje”, – tha Presidenti Meta.
Gjatë fjalës së mbajtur, ai theksoi se mbështetja e këtij sektori është zgjidhje për të luftuar varfërinë dhe për t’i larguar shqiptarët nga veset e këqija.

“Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim, që të kemi një shoqëri më të shëndetshme. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.
Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës.
Kjo është e vetmja rrugë që secili të ketë një jetë të qetë, një jetë të sigurtë dhe të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të familjes së tij dhe komunitetit ku bën pjesë.
E ardhmja e Shqipërisë janë këto aktivitete, janë shërbimet, por në mënyrë të veçantë janë turizmi, bujqësia dhe agro-turizmi”- theksoi Presidenti i Republikës.
Ndër të tjera, Presidenti Meta falënderoi mbështetjen e USAID për këtë biznes, që siç tha ai duhet të kthehet në një model motivues për shoqërinë shqiptare.
“Gëzohem shumë që shoh shumë vajza të reja këtu dhe kjo është një tregues shumë i mirë dhe shumë pozitiv. Falënderoj USAID-in dhe qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen që i jep këtij biznesi social dhe duhet të bëjmë çdo gjë që edhe ne të kontribuojmë më shumë për t’i shumëfishuar këto lloj biznese, për t’i bërë një model udhëheqës dhe motivues për gjithë shoqërinë mënyrë që të mos respektohet më ai që është më i fortë, ai që është më i parregullt, ai që shkel rregullat e lojës, por në këtë shoqëri duhet të respektohen njerëzit që sjellin vlera, njerëzit që tregojnë kujdes për ata që janë më në vështirësi, që u japin dorën, që i integrojnë dhe që i ndihmojnë të ecin vetë në jetë me mundësitë e tyre dhe me dinjitetin e tyre”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Pse e dha dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias?

Ka dhënë dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias. Mësohet se dorëheqja e Kotzias vjen pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me kolegun e tij në qeverinë Tsipras Panos Kammenos.
Debatet mes tyre kanë nisur për shkak të marrëveshjes ende të papërfunduar me Maqedoninë.
Burimet i thanë Kathimerinit se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve të ministrisë së jashtme dhe se ai ishte një njeri i financuesit miliarder amerikan George Sorros.
Ndihmësit pranë ministrit të jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.
Duket se ky largim i Kotzias vjen në një kohë kur ministri i jashtëm i Greqisë nuk ka mundur të mbyllë asnjë nga marrëveshjet për të cilat ishte investuar, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Superskandal në përzgjedhjen e shefave të klinikave, nga 5 anëtarë të komisionit, 4 nuk janë fare mjekë

Përzgjedhja e shefave të klinikave Universitare të vendit fsheh një superskandal të qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Në komisionin përzgjedhës të këtyre shefave, nga 5 anëtarë në total, 4 prej tyre nuk janë fare mjekë.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Berisha, i cili ka publikuar sot dokumentat që e provojnë këtë skandal.
Dihet që shefat e klinikave janë vendim-marrësit numër 1 për jetët e të sëmurëve në spitalet tona, shkruan z. Berisha.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Superskandal ne perzgjedhjen e shefave te klinikave Universitare te vendit!
Ne komisionin perzgjedhes nga 5 anetare 4 nuk jane fare mjeke!
Te dashur miq, Kallam Deshtaku ka vendosur ne nje akt skandaloz, njelloj si ne kohen me te zeze te diktatures hoxhiste, qe perzgjedhjen e shefave te klinikave, vendimmarresve numer nje per jeten e te semurve ne klinikat e spitaleve tona, ta beje jo me profesionistet me te mire te mjeksise por me militante partiake jo mjeke.
Per kete qellim ai ndryshoi vendimin e meparshem te qeverise, i cili parashikonte pjesemarrjen ne kete perzgjedhje jo vete te akademikeve me te mire te mjekesise shqiptare por edhe te asaj nderkombetare.
Me kete rast ju bej thirrje pedagogeve, mjekve, studenteve te mjekesise te refuzojne me guxim kete praktike me pasoja katastrofale per mjeksine shqiptare, jeten e qindra e mijra te semureve ne Shqiperi. sb
Perberja e komisionit i cili:
– do te vleresoje kandidatet aplikante ( VKM nr 488 dt 31.7.2018 pika 10),
– do te shqyrtoje dhe vleresoje projektin për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit (VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 pika 9)

-si dhe do te beje renditjen e tyre (VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 pika 11).
Si mundet qe nje komision me kete perberje (E. Joti- inxhinier, E. Hoxha – ekonomiste, E. Tola –juriste, E. Vasha –jo mjeke dhe vetem prof Xh. Dracini –mjek) te gjykoje dhe vleresoje projektet per zhvillimin dhe drejtimin e 41 sherbimeve aq te specializuara dhe te vecanta per gjithe sherbimin kombetar shendetesor.
Kriteret e mirefillta shencore profesionale, organizative, drejtuese, shkruese dhe referuese te domosdoshme per nje drejtim modern dhe efficient te sherbimeve reference, disa prej te cilave unike per gjithe shendetesine shqiptare u hoqen me (VKM nr 488 dt 31.7.2018 pika 10) duke u reduktuar vetem ne pasjen e titullit shkencor, pervoje mbi 10 vjet te punes ne specialitet dhe ne kohezgjatjen si pedagog I brendshem apo I jashtem .
Ne nje kohe kur strukturat universitare kane qene te ngurta ne zgjedhjen e pedagogeve te brendshem, shume te rinj me ide, projekte te qarta dhe shkencore zhvillimi mbeten jashte konkurimit vetem sepse nuk kane nr e caktuar te viteve si pedagoge apo kane me pak se 10 vite pune ne specialitet ndonese kane punuar ne sherbime respektive prestigjoze jashte.
Sistemi I pikezimit qesharak dhe absurd ne argument: p.sh nese nje kandidat me titullin professor (15) merr piket maksimale ne project (53) dhe si aftesi profesionale dhe organizative (14) permbush ne total 82 pike. Nderkohe kur nuk gjejme nje system analog nderkombetar pikezimi me maksimale 82.
E gjithe kjo farse deshtake i sherben vetem emerimeve te paracaktuara sipas interesave politike apo mediocre te drejtuesve te shendetesise.