18.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

Rama reklamë basteve online nga Parlamenti: Çfarë ju duhet që të luani

Rama ka dalë para Parlamentit për ti bërë jehonë mbylljes së pikave të basteve, ndërsa i ka bërë reklamë atyre duke treguar edhe detajet se si duhet të luash në këto pika bastesh, për të cilat ai është i paqartë nëse do të mbyllen. Rama ka përfituar nga dalja në Parlament për të treguar detaje se si duhet të luash në bastet online. Ai ka porositur se cilido që luan në këto baste duhet që të ketë një kartë bankare si dhe kartën e identitetit.
Rama deklaroi dy netë më parë se ai po mendon që të mbyllë të gjitha bastet online ndërkombëtare, ndërsa deklaroi se do ti jepete leje vetëm një kompanie në tregun vendas pasi të shqyrtohet me kujdes nga qeveria. Bëhet fjalë për kompaninë e cila bën reklamë edhe për momentin duke deklaruar se Bastarena” nuk do të mbyllet. Kjo ëhstë një kompani e afërt me Ramën dhe familjen e tij që kontrollohet nga vëllai i tij dhe kryebashkiaku i Durrësit.
Lënia në treg e vetëm një kompanie të basteve online nënkupton që tregu prej 150 miliardë lekësh i basteve dhe lojrave të fatit të adresohet tek kjo kompani.
Ndryshe nga deklarata e bëra dy net më parë, Rama ka deklaruar sot se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.

“Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës. Keqardhja për mesazhet nga burgu 313. Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’i jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmure nga marrëdhënia me fatin. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave e faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket Onllinet, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë një një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri dha detaje të reja sa i takon pikave se ku do të ngrihen llotot dhe kazinotë . Ai tha se vendet do të përcaktohet nga qeveria dhe hotelet me 5 yje do t’i kenë të pranishme këto lojëra.
Ai sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas Ramës, prijësi legjendar mban anën e basteve dhe është njëherësh në krahun e tyre.
“Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeverisë, përkatësisht. Asnjë lëshim dhe në asnjë hapësirë tjetër. Ata që sot mungojnë këtu, janë në krahun e tyre që janë on-line. Personalisht, lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre”, shtoi ai.

Deklaratat e rreme të Ramës për Xhafën dhe loja e pistë për ta nxjerrë të virgjër në laborator

Kryeministri Edi Rama në emisionin Dritare të Rudina Xhungës foli për skandalin regjistrimin të pretenduar të Agron Xhafajt.
Kryeministri Rama pohoi se:
Unë e di këtë histori. Unë e di mbas 24 orësh që kaseta është e montuar. Unë i kam kërkuar partnerëve, ka partner Shqipëria, dhe i kam thënë a ka mundësi të di çfarë është kjo?
Kjo deklaratë ndryshon nga reagimi i tij i parë publik i Kryeministrit pas publikimit të audio përgjimit nga opozita më 14 maj 2018. Kryeministri Edi Rama deklaroi atëherë se regjistrimi i vëllait të Ministrit të tij të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte analizuar nga një studio prestigjoze e huaj dhe se ishte vërtetuar që është e sajuar. Në një artikull të mëparshëm, Exit.al ka sqaruar se është gati e pamundur që Kryeministri të kishte marrë, dërguar dhe marrë përgjigje nga një laborator i huaj brenda 24 orësh për vërtetësinë e kasetës apo zërit të Agron Xhafajt.
Pohim i dytë i bërë dje duket edhe më i pabesueshëm se i pari sepse për të bërë të njëjtat veprime për mes një qeverie të huaj brenda 24 orësh është edhe më e pamundur.
Ndërsa një laborator privat mund të marri një porosi direkt pa asnjë procedurë, qeveritë e huaja nuk kanë asnjë mundësi që të veprojën jashtë procedurave të caktuara.

Për shembull qeverisë italiane iu desh më shumë se 1 muaj të vlerësonte kërkesën zyrtare të prokurorisë dhe të kthente përgjigjie, e cila ka mbetur e paqartë pse është refuzuar. Ndërsa policisë britanike iu desh tre muaj për t’i kthyer përgjigje qeverisë shqiptare.
E paimagjinueshme është edhe skenari në të cilin Kryeministri Rama t’ja ketë dhënë kasetën ndonjë qeveritari të huaj privatisht dhe ky i fundit ta këtë analizuar kasetën privatisht në një laborator të huaj.
Deklarata e Kryeministri duket edhe më shumë e çuditshme duke ditur se Instituti i Policisë shkencore në Itali iu desh më shumë se 1 muaj për tu shprehur zyrtarisht Prokurorisë shqiptare se nuk e analizon dot kasetën.
Ndërsa laboratotik britanik iu desh rreth 3 muaj për tu shprehur zyrtarisht mbi kërkesën e prokurorisë se materiali që prokuroria kishte dërguar në Britani nuk ishte origjinal, ndaj nuk mund të identifikoheshin zërat e personave që bisedonin më njeri tjetrin.
Ndaj deklaratat e kryeministrit me shumë gjasa janë të rreme. Por më e rëndësishëm është fakti se këto dy deklarata me gjasa të rreme i shtohen numrit të deklaratave apo pohimeve të rreme ose të dyshimta që ka bërë Kryeministri dhe qeveria e tij për këtë video duke shtuar dyshimet se ato po mundohen të fshehin të vërtetën cilado qoftë ajo.

Pse gardistët vrasin veten rregullisht, apo marrin me vete ç’u kanë parë sytë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj situatës problematike në vend që lidhet me sigurinë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se si pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policisë u janë bashkangjitur grupeve ‘të të fortëve’, si truproja të tyre, ndërkohë që gardistët që ruajnë personalitetet e vendit vrasin veten rregullisht.
Postimi i plotë i Manjanit
Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:
1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah…
2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..
Përplasje profesionale…
Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë…
Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët…
Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.
Apo edhe kjo është shpifjeeeeee….

Rraca e ndyrë e mohuesve…

Adriatik R.DOSTI

E shikoni kete koke-shinukun e kaptine pa formen ne foton e meposhteme?
….E pra ky me bind mua 120 perqind se disa njerez te llojit te tij nuk e kane prejardhjen e tyre nga Niandertali e as thjesht nga Majmuni por saktesisht nga Orangutangu ose nga Gorilla – Shimpaze…
A e pate se si rrinte ne studion e Urjahipit Feqezi…si i dhjere ne breke…dylle i verdhe, goja i ikte shtrember, syte i cakerroheshin e trurin e kish fiksuar vetem tek te njejtat pergjigje….jo nuk jam une…jo nuk kam qene une…jo nuk e kam bere une…jo nuk i njoh keta une..jo nuk kam asnje lidhje me keto qe me thoni e me akuzoni…. etj etj…
Po kush priste qe ti pohoje ti o fshatari pervers i Cermenikes,..o bastard i koheve te mbrapshta qe jeton ai vend e ai popull fale teje e Ulsiut me shoke…fale psikopatit tend kryeminister e kriminelit te 2 prillit sot ne krye te Parlamentit tuaj mbushur me bandite e kriminele….
Jo thoshte pa piken e turpit e te pergjegjesise morale …nuk jam une ne kete fotografi me keta bandite, kriminele e drogmene me ka bere foto-montazh Saliu…
Po ketu …ne video i thosh Faqeziu ,,,edhe ketu nuk je ti?
Jo..as aty nuk jam une ..serisht fajin e ka Saliu me Lulin.. se ata cfare s’bejne per te prishur imazhin tim…
Uuuuu pika kur ke mesuar edhe ti katundari koke kater qoshesh ,,,fjalen imazh…u shofte kjo fjale nga fjalori kur ke imazh edhe ti qe vjen akoma era Cjap e Dhi…
Jo thoshte nuk kam udhetuar me Carter…dhe personin qe mund te kete qene ne te njejtin aeroplan me mua nuk e njihja hic dhe per te kaluaren e tij kriminale nuk dija gje fare…

Jo…s’kam qene ne komisariatin e Fushe Krujes une dhe s’kam kercenuar njeri me arme dhe s’jam fare ne kamera… keto i sajojne ”dezertoret”si puna e atij Nuhut… dhe qytetari Dixhital…thoshte ne vijim kaptin -matarja i Cermenikes…
Morepo jane jo nje por 57 udhetime te tuat me bandite e gangstera …jane jo nje por disa foto te tuart me ta.,,eshte jo nje por disa video te tuat po me kete lloj ”rrace” te fortesh tuajen ….njcuk- njcuk mermeriste Taua..s’jane te verteta jane Shpifje…ndaj i kam kallzuar ne Prokurori te tere…Saliun, Lulin, Salianjin, Basriun J.Olldashin, Babalen , Alizotin, Nuhun etj etj…
Ore po si ka mundesi qe kudo je ti…ja priste Faqeziu….e pra ku ta di une pergjigjej i menderosur koke e kembe koke pa forma…Tao…..
Ok …dhe tani per TY e sojin, xhinsin e rracen tende e tuajen perverse e antinjerezore une kam ca fakte kokeforta ..dhe nese te duken edhe keto Shpifje,,,mos me kurse me kallzo edhe mua ne Prokurori dhe po e fitove Gjyqin me mua merr ca dollare prej kendej ku jetoj une ne USA…se vendin tim aty…Tiranen ma keni zene TI, Gramozi, Ulsiu , Spiropali e sorollopi juaj pa fund e krye i fshatareve injorante e ere perc…….dhe me ato para rindertoje nga e para Kasollen e Nene Zyrase tende ne Galigat te Librazhdit…qe neser te mos therni serisht Dhine e vetme per partizanet e te lini pa qumesht tufen e vocerrakeve te uritur..ok…
A ishit ju qe mohuat gjakun tuaj dhe e vrate ate pabesisht e me se shumti pas shpine gjate se ashtuquajtures Lufte N-Cl…?
A ishit ju qe mohuat, tradhetuat dhe e shitet Kosoven tek serbi 7 dekada e kusur me pare ?
A ishit ju qe e mohuat ne menyren me te ndyre kapitulluese gjakun e Camerise martire?
A ishit ju qe mohuat Zotin dhe i vute dinamitin kulteve fetare dhe i shkuat ne plumb e ne litar sherbestaret e Perendise?
A ishte Babai juaj shpirteror Enveri qe mohoi deri edhe Babane e tij fiziollogjik teksa Xhaxhait te tij Cenos i therriti Baba derisa qe gjalle e Babait te tij ..xha Halilit kurre s’ja zuri emrin ne goje?
A ishit e jeni po ju qe deklaroni publikisht se me shume doni Partine se sa Shqiperine duke mohuar harbuterisht Atdheun e Kombin tuaj?

A eshte Kryeministri yt i sotem qe deri dje arriti e mohoj edhe femijen e tij dhe akuzoi ish bashkeshorten e tij te nderuar e te respektuar…se femijen e kishte me te jatin e tij e jo me te ?
A jeni po ju qe po e mesoni Xhisielen e brezin e saj qe edhe pse perdhunohen e ju fiken cigaret neper trup, edhe pse rrihen brutalisht e perdhosen gjithandej…nga ca femije – monstra ….Deputetesh tuaj ….. te dalin e te thone te kunderten…jooo ne jemi vetperdhunuar e veterrahur…vete-keqtrajtuar etj etj dhe kriminelet jemi ne ndersa ATA [ pra JU ] jeni engjejt e pa fajshem qe ju biem kot me qafe…?
A jeni po ju qe e ”harruat” ne burg P.Arbnorin me shoke ..dhe te nesermen pa pike turpi e fytyre njerezore …kerkuat te fshini nga faqja e dheut historine makabre shqiptare tek nxituat ti benit nje Bust ..e madje guxuat ti shpini edhe Lule si nderim te xhelatit mbi viktimen?
A ishit e jeni po ju qe burgjet e kampet e tmerreshme te komunizmit tuaj barbar ..po i mohoni e po kerkoni t’ju a servirni shqiptareve e botes si Kampe Pushimi permes Xhufeve e Aroneve tuaj te neveritshem ?
A ishit e jeni po ju qe keni 74 vjet me radhe qe nuk beni be e nuk betoheni kurre per nderin e moralin njerezor, familjen , flamurin a kombin por vetem betoheni e zotoheni per Ideal te Partise e per Koke te Komandantit?
A ishit e jeni po ju qe dje dhe sot mohuat Babe e Nene, moter e vella, grua e femije , kusherinj , fare e fis….krushqi e komshinj…..vetem e vetem per te ruajtur te paster Biografine tuaj.. vetem e vetem se i kishit dhene besen Partise e Komandantit..vetem e vetem per nje vend pune ne shtetin tuaj te Diktaturese se Proletariatit…etj etj…
A ishit ju qe i kalbet neper burgje njerezit e gjakut tuaj duke i spiunuar e duke i bere Lanet…e mbi ta vute Partine dhe Enverin e teksa Dolline e pare edhe kur martonit femijet tuaj nuk e ngrinit per ata qe i kishin bere koken Djalit apo Vajzes…por per Partine e Komandantin?

A ishit ju qe mohuat Atdheun tuaj tek u ngjizet si muti pas kepuces pas Internacionalizmit proletar ?
A ishit ju qe si te lindur te pa bese i prete ne bese shqiptaret e Shqiperine si askush tjeter me pare ne historine e tyre kombetare tek i genjyet gjate luftes e pas saj duke i lene te vdisnin urie permes Tollonave tuaj famekeqinj…….. e po i mashtroni serisht edhe sot ne ”post-komunizmin” tuaj bastard?
A ishi po ju qe deri dje e shpallet Shqiperine si vendin e vetem Ateist ne Bote ..duke i mohuar nje nga te drejtat themelore dhe me elementare te njeriut,,,besimin fetar,,,e sot dilni e prisni me tapet te kuq e i puthni doren Papes se Vatikanit?
E pra ju i perkisni rraces me bastarde te pas epokese se gurit …rraces me anti-humane mbi Dhe…sepse ju nuk njihni as komb e atdhe, as bese e fe, as moral e karakter, as personalitet e dinjitet..ju jeni thjesht perbindesha me dy kembe e gabimisht me fytyre njeriu…
Ju jeni te lindur per te qene te pa fytyre ndaj dhe quheni rrace e pershtire e mohuesve perverse qe as skuqen e as zverdhen as nxihen e as zbardhen…
Ja pra…keta jeni JU more plehra …ju qe gjithe jeten keni hedhur Gurin e keni fshehur Doren …..ju qe te vrisni Naten e te qani Diten ….
Nje prej sherbestareve trima, te mencur , patriote e nacionaliste te flakte te Kombit tone z, M.Frasheri e ka percaktuar kaq bukur rracen e ideollogjine e rraces suaj tek thote sakte e qarte se,,,
….komunizmi me pare te merr mendjen e me pas edhe Shpirtin e gjithcka tjeter per te shnderruar nga Njeri ne Perbindesh…
O zot sa te drejte paske patur o i pavdekshmi Qazim Bej Mulleti tek i paske njohur kaq mire dekada e dekada me perpara sojin e xhinsin e tyre bastard..kur qysh atehere leshove piskamen tende te mencur paralajmeruese e brilante tek the se….
….kur katunari zdryp m’qytet …kombi osht m’rrezik…dhe tek shtove se jon Fare e keqe….fare Hislli…….
A.R.DOSTI

Mosha e pubertetit të djemve varet nga nëna

Bazuar në një studim të publikuar nga “Human Reproducion”, puberteti i djemve varet nga nënat. Në studim u shqyrtuan gati 16 mijë gra dhe fëmijë në Danimarkë. Mosha në të cilën djemtë hyjnë në pubertet lidhet me moshën kur nënave u kanë filluar periodat. Në rast se nënave u kanë ardhur periodat më herët se moshataret, atëherë edhe tek djemtë e tyre shenjat e pubertetit – si akne, qimet, trashja e zërit etj – do të shfaqen më herët. Ekspertët sugjerojnë që nëse mjekët ndeshen me raste të pubertetit të vonuar, atëherë ata duhet të shqyrtojnë historinë e periodave të nënës ndër të tjera. Lidhja mes moshës së pubertetit të nënës dhe djalit është marrë gjithnjë si e mirëqenë, por tani studimi e konfirmon.

A është e prishur çokollata nëse ka shtresë të bardhë?

Keni vendosur që të ëmbëlsoheni dhe keni hapur çokollatën, mirëpo ajo në sipërfaqe ka një shtresë të hollë të bardhë, për shkak të së cilës duket sikur është e prishur! A bën ta hamë çokollatën e tillë?
Mos u shqetësoni, është e sigurt për t’u ngrënë, ndërkaq shtresa e bardhë në çokollatë shfaqet për dy arsye.
Shtresa e bardhë në çokollatë, për shkak të së cilës ëmbëlsira e preferuar më nuk duket aq tërheqëse, ndodh kur në sipërfaqe dalin sheqeri apo yndyra, mirëpo kjo nuk do të thotë që është e prishur.
Zakonisht ajo shtresë është e thatë nëse në sipërfaqe ka dalë sheqeri, ndërkaq e lagësht nëse është fjala për yndyrën.
Në të vërtetë, nëse çokollatën e ruani në vend të ngrohtë, ndodh shkrirja e sheqerit, i cili pastaj në kristale qëndron në sipërfaqe. Gjithashtu, me rastin e ndryshimit të temperaturave, yndyra bëhet e dukshme në çokollatë.
Shkencëtarët kanë zbuluar që temperatura më e mirë për ta ruajtur dhe magazinuar çokollatën është 18 gradë celsius, ndërsa përfundimi është që ndryshimet në mënyrën se si të ftohet çokollata dhe pastaj magazinohet mund të zvogëlojnë shfaqjen e yndyrës në sipërfaqe.
Gjithashtu hulumtimet kanë treguar që çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin.
Të anketuarit të cilët hanë çokollatë një herë në javë kanë qenë më të mirët në testet e aftësive kognitive sesa ata të cilët nuk e konsumojnë.

Përse përgjumemi pas ushqimit?

A ju ka ndodhur që të ndiheni të lodhur pas buke? Ja për ç’arsye ndodh kështu.
Shkencëtarët e Institutit hulumtues “Scripps” në SHBA kanë krijuar sistemin me cilin mund të masni sjelljen e mizave të pemëve, kur është fjala për gjumin dhe ushqimin.
Është konstatuar që insektet, sikur edhe njerëzit, flenë më gjatë pas racioneve të pasura. Hulumtimi ka treguar që lloje të caktuara të ushqimit çojnë në përgjumje pas ushqimit.
Shkencëtarët kanë krijuar sistemin “Activity Recording CAFE” (ARC), i cili mundëson përcjelljen vizuale të konsumimit të ushqimit dhe lëvizjen e insekteve.
Rezultatet e përcjelljes së sjelljes së mizave të pemëve pas racioneve kanë treguar që ato kanë fjetur më gjatë.
Periudha e gjumit zgjat nga 20 deri në 40 minuta, ndërkaq mizat të cilat hanë më shumë në përgjithësi flenë më gjatë.
Për të konstatuar a mund të ndikojnë disa përbërës ushqimorë në gjumë pas racionit, shkencëtarët u kanë dhënë ushqim mizave i cili përbëhet nga proteinat, kripa apo sheqeri.
Pas hulumtimit është konstatuar që proteinat dhe kripa ndikojnë në gjumë pas racionit, gjë që tregon që këtë lloj gjumi vërtet e rregullojnë lloje të caktuara të ushqimit.

Vokshi: Rama kërkon të vendosë censurë shtetërore, AKEP të pezullojë urdhërin për Portalet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median, Albana Vokshi i ka kërkuar AKEP-it, pezullimin e menjëhershëm të urdhrit për regjistrimin e portaleve online.
Vokshi ka publikuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD drejtuar Ilir Zelës, kryetarit të AKEP-it, ku thuhet se, “urdhëri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike; në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, shkruan Vokshi në vijim, i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor. Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”.

Salianji: 57 udhëtimet e Ballës me trafikantin e drogës, Taos i merret goja

Deputeti Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook duke deklaruar se Taulant Balla ka reaguar plot 57 herë me trafikantin e drogës, Bego. Balla pranoi të ketë udhëtuar me trafikantin Bego. Ai tha se nuk e mbante mend se sa herë kishte udhëtuar. Pyetjes së bërë nëse ishte një numër I konsiderueshëm udhëtimesh, Balla u shprej jo. Në fakt 57 udhëtime janë shumë dhe jo pak.
Postimi i Salianjit
Balla Sapo tha në Opinion që e njoh nga viti 2015 ndërkohë ka udhetuar që në vitin 2013!
Datat dhe ditët mund ti shohë kushdo.
P.s. xhamia e Dragostunjës është inauguruar në Qershor 2015, jo ne fillim 2015
Tao gënjen edhe për njohjen me Begon dhe Xhaminë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.
Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.
Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.
Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

Policia arreston Stresin një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën!

Vetëm një ditë pasi Sali Lushaj paditi në Prokurori Taulant Ballën, policia ka arrestuar me akuza të dyshimita të brin e tij këngëtrain, “Stresi.
Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj paditën në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.
“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”.
Sali Lushaj kërkon 2 milionë lekë nga Taulant Balla.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Stresit
Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka bërë ët ditur se në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr. 1972 datë 17. 10. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal .

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .
Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.