12.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025

Vokshi: Rama kërkon të vendosë censurë shtetërore, AKEP të pezullojë urdhërin për Portalet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median, Albana Vokshi i ka kërkuar AKEP-it, pezullimin e menjëhershëm të urdhrit për regjistrimin e portaleve online.
Vokshi ka publikuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD drejtuar Ilir Zelës, kryetarit të AKEP-it, ku thuhet se, “urdhëri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike; në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, shkruan Vokshi në vijim, i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor. Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”.

Salianji: 57 udhëtimet e Ballës me trafikantin e drogës, Taos i merret goja

Deputeti Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook duke deklaruar se Taulant Balla ka reaguar plot 57 herë me trafikantin e drogës, Bego. Balla pranoi të ketë udhëtuar me trafikantin Bego. Ai tha se nuk e mbante mend se sa herë kishte udhëtuar. Pyetjes së bërë nëse ishte një numër I konsiderueshëm udhëtimesh, Balla u shprej jo. Në fakt 57 udhëtime janë shumë dhe jo pak.
Postimi i Salianjit
Balla Sapo tha në Opinion që e njoh nga viti 2015 ndërkohë ka udhetuar që në vitin 2013!
Datat dhe ditët mund ti shohë kushdo.
P.s. xhamia e Dragostunjës është inauguruar në Qershor 2015, jo ne fillim 2015
Tao gënjen edhe për njohjen me Begon dhe Xhaminë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.
Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.
Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.
Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

Policia arreston Stresin një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën!

Vetëm një ditë pasi Sali Lushaj paditi në Prokurori Taulant Ballën, policia ka arrestuar me akuza të dyshimita të brin e tij këngëtrain, “Stresi.
Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj paditën në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.
“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”.
Sali Lushaj kërkon 2 milionë lekë nga Taulant Balla.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Stresit
Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka bërë ët ditur se në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr. 1972 datë 17. 10. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal .

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .
Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.

Babëzia nuk njeh kufi! I vihet zjarri edhe Valbonës!

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në kurorën e Valbonës. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi në kurorën e Valbonës.
Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që zjarrëfikse nga Tropoja dhe nga Shkodra janë nisur drejt Valbonës, për të mos lejuar përhapjen e flakëve. Fillimisht në vengjarje kanë shkuar banorët e zonës të cilët po luftojnë me flakët që përhapen me shpejtësi. Banorët të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë po bëjnë të pamundurën për të shuar zjarrin. Policia nuk jep asnjë njoftim për këtë ngjarje të qëllimshme.

Ismet Drishti-Ramës: Nuk ka burrë të më mbyllë gojën!

Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale.
Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA.
Siç e shikoni në faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.
Nëse fjala ime i djeg dikujt dhe kërkon të bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyej dot!
Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson, unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti I shtetit qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambjentet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Ëashington! Zoti Kryeministër, ish shoku im i fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojen pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që i vine rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!
Nëse humori im te dhëmb Ty ose bashkpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!
Unë jam gati të më bëhet vetting, po ti a je?
Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në Studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!
Ish shoku yt i fakultetit
I varur veç nga zoti
Ismet Drishti

Fundi i sektit “Rama” do të jetë i tmerrshëm dhe jo i largët

Deputeti i PS Kastriot Islami, duke folur per gazetaret gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, ku pritet te votohet programi i ri politik, i permbledhur ne nje broshure prej 92 faqesh me titullin Rilindja Shqiptare.

Kastriot ISLAMI

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë të jetë i tmerrshëm. Ai do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me qeverisjet e mëparshme.
Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 5 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.
Në periudhën 2013-2017 Rama do të sundonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, që përmbyllet në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes.
Viti i parë i mandatit të dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për tu shporrur më tej me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 27 vjet nga drejtimi i vendit.
Rilindja do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 27 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij.
Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave

të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj;
të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe
të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.
Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë.
Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti.
Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për
Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.
Ky shkrim do të botohet në 4 pjesë, në vijim të njëra tjetrës…

Plagoset me armë në oborrin e shtëpisë kryetari i PD në Ulëz, policia mashtron si vetëplagosje

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burimet bëjnë të ditur se, ka mbetur i plagosur Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz. Sipas të njejtave burime, Rica është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa policia shpërndan lajmin për mediat sikur është vetëplagosur. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, Rica ka qënë në oborrin e shtëpisë së tij kur është qëllur me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica ka qënë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qënë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të të Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.
I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Rica mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Burime policore kanë bërë të ditur se po hetohet në disa pista për këtë ngjarje të rëndë.
Dy pistat kryesore të ngjarjes janë ajo e plagosjes nga një person tjetër, pasi dëshmitarë kanë treguar se gjatë mesditës së sotme Gjovalin Rica ka pasur një debat me një person tjetër.
Ndërsa po verifikohen edhe deklarimet se mund të jetë një vetë plagosje.
Deri më tani policia ka lëshuar vetëm një deklaratë paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Policisë 
Policia ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj. R., 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj. R., është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Krimi del jashtë kontrollit
Pak ditë më parë tre punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli të Matit u qëlluan me armë dhe mbetën të vrarë. Punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drakë në local kur u qëlluan me armë nga kreu i PS, Kujtim Koxha.
Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik. Autori i krimit kishte debatuar fillimmisht me punonjësit e bashkisë duke u thënë se, “pse e dnërtoni rrugen për të bërë fushatë për Partinë Demokratike”. Aii ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur tre punonjës të bashkisë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bushkash, por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaku i kësaj ngjarjeje.
Pak ditë më parë tre punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan me armë dhe mbetën të vrarë. Punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drakë në local kur u qëlluan me armë nga kreu i PS, Kujtim Koxha.
Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik.

Spahia: Urrejtja e Ramës ndaj bluzave të bardha, një arsye më shumë që të largohen nga vendi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të rritur rrogat e bluzave të bardha. Spahia thekson se urrejtja e Ramës dhe indiferenca e tij ndaj shërbimit mjekësor nuk njohin kufij.
“Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijnë deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave.
U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu. Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit”, shkruan ai në Facebook.