Babëzia nuk njeh kufi! I vihet zjarri edhe Valbonës!
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në kurorën e Valbonës. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi në kurorën e Valbonës.
Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që zjarrëfikse nga Tropoja dhe nga Shkodra janë nisur drejt Valbonës, për të mos lejuar përhapjen e flakëve. Fillimisht në vengjarje kanë shkuar banorët e zonës të cilët po luftojnë me flakët që përhapen me shpejtësi. Banorët të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë po bëjnë të pamundurën për të shuar zjarrin. Policia nuk jep asnjë njoftim për këtë ngjarje të qëllimshme.
Ismet Drishti-Ramës: Nuk ka burrë të më mbyllë gojën!
Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale.
Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA.
Siç e shikoni në faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.
Nëse fjala ime i djeg dikujt dhe kërkon të bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyej dot!
Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson, unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti I shtetit qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambjentet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Ëashington! Zoti Kryeministër, ish shoku im i fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojen pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që i vine rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!
Nëse humori im te dhëmb Ty ose bashkpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!
Unë jam gati të më bëhet vetting, po ti a je?
Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në Studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!
Ish shoku yt i fakultetit
I varur veç nga zoti
Ismet Drishti
Fundi i sektit “Rama” do të jetë i tmerrshëm dhe jo i largët

Kastriot ISLAMI
Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë të jetë i tmerrshëm. Ai do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me qeverisjet e mëparshme.
Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 5 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.
Në periudhën 2013-2017 Rama do të sundonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, që përmbyllet në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes.
Viti i parë i mandatit të dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për tu shporrur më tej me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 27 vjet nga drejtimi i vendit.
Rilindja do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 27 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij.
Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave
të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj;
të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe
të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.
Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë.
Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti.
Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për
Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.
Ky shkrim do të botohet në 4 pjesë, në vijim të njëra tjetrës…
Plagoset me armë në oborrin e shtëpisë kryetari i PD në Ulëz, policia mashtron si vetëplagosje
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burimet bëjnë të ditur se, ka mbetur i plagosur Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz. Sipas të njejtave burime, Rica është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa policia shpërndan lajmin për mediat sikur është vetëplagosur. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, Rica ka qënë në oborrin e shtëpisë së tij kur është qëllur me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica ka qënë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qënë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të të Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.
I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Rica mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Burime policore kanë bërë të ditur se po hetohet në disa pista për këtë ngjarje të rëndë.
Dy pistat kryesore të ngjarjes janë ajo e plagosjes nga një person tjetër, pasi dëshmitarë kanë treguar se gjatë mesditës së sotme Gjovalin Rica ka pasur një debat me një person tjetër.
Ndërsa po verifikohen edhe deklarimet se mund të jetë një vetë plagosje.
Deri më tani policia ka lëshuar vetëm një deklaratë paraprake për këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i Policisë
Policia ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj. R., 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj. R., është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Krimi del jashtë kontrollit
Pak ditë më parë tre punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli të Matit u qëlluan me armë dhe mbetën të vrarë. Punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drakë në local kur u qëlluan me armë nga kreu i PS, Kujtim Koxha.
Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik. Autori i krimit kishte debatuar fillimmisht me punonjësit e bashkisë duke u thënë se, “pse e dnërtoni rrugen për të bërë fushatë për Partinë Demokratike”. Aii ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur tre punonjës të bashkisë dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bushkash, por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaku i kësaj ngjarjeje.
Pak ditë më parë tre punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan me armë dhe mbetën të vrarë. Punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drakë në local kur u qëlluan me armë nga kreu i PS, Kujtim Koxha.
Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik.
Spahia: Urrejtja e Ramës ndaj bluzave të bardha, një arsye më shumë që të largohen nga vendi!
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të rritur rrogat e bluzave të bardha. Spahia thekson se urrejtja e Ramës dhe indiferenca e tij ndaj shërbimit mjekësor nuk njohin kufij.
“Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijnë deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave.
U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu. Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit”, shkruan ai në Facebook.
Ja pse Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg
Jemi i vetmi shtet në Evropë, ku kryeministri bën edhe rolin e hetuesit, dhe të prokurorit dhe të gjykatësit. Pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama se kishte parë videon e komisariatit të Fushë Krujës, dhe se Taulant Balla nuk paska qenë atë dinë në komisariat siç denoncon nënkomisar Emiliano Nuhu, ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Sipas Palokës mjaftojnë vetëm deklarata e bëra nga Ramna se ai i ka bërë ekspertizën zërit të Agron Xhafës, dhe se ka parë kamerat e komisariatit që sot ai sëbashku me prokuroren Arta Marku të futen në burg.
Postimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka në Facebook
Rama beri ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt dhe vendosi qe nuk ishte i tij.
Rama ka pare dhe kamerat e komisariatit te F.Krujes dhe vendosi qe Balla dhe Rraja nuk kane qene ne komisariat.
Rama dhe Arta Marku duhet te ishin ne burg vetem per kete, po nderkohe njeri eshte ne krye te qeverise e tjetra ne sherbim te tij ne krye te Prokurorise.
Deputeti i PD, tjetër nismë humane, kurse falas për të rinjtë shqiptarë
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka marrë një tjetër nsimë humane për t’u ardhur në ndihmë të rinjve për t’u punësuar. Sheja ju ofron kurse falas të rinjve shqiptarë, të cilët më pas të kenë mundësi të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, dhe jo të largohen sepse ashtu do qeveria.
Postimi i deputetit Agron Shehaj
Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend!
JO DHE JO!
Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi.
Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.
Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.
Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.
Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.
Jeni të mirëpritur të kapni majat!
Zbulohet dokumenti/ ONM: Ja arsyet se përse duhet të shkarkohet prokurori Gent Osmani
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka sugjeruar shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Gent Osmani, i cili, në “kundërpërgjigje” ka vendosur t’i shërbejë qeverisë për të shpëtuar nga telashet e Vetingut.
“Boldnews.al” ka siguruar rekomandimin e ONM-së, në të cilin i kërkon Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e Komisionit të Vetingut për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gentian Osmani. Rekomandimi mban datën 9 gusht 2018. Rreth një muaj pas këtij rekomandimi, prokurori Gent Osmani u bë personazh publik, pasi vendosi që të mos hetonte vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, si të dyshuar për trafik narkotikësh, por të kërkonte arrestimin e denoncuesit të Agron (Geron) Xhafaj.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e ka përmbledhur rekomandimin e tij për shkarkimin e Osmanit në 3 pika kryesore, të cilat lidhen të gjitha me dyshimet mbi pasurinë e krijuar nga prokurori dhe mungesën e aftësisë së tij paguese me burime financiare të ligjshme për shpenzimet e kryera.
1. Në vitin 2009, prokurori Gentian Osmani ka deklaruar se ka porositur një apartament me sip.72 m2, me vlerë totale 67.800 euro. Po sipas deklarimit të tij, ai ka paguar paraprakisht shumën prej 47.680 euro, e cila është e përbërë nga: a. kursime të tij ndër vite; b. hua 20 mijë euro nga shtetasi A.Ç; dhe, c. dhuratë nga vjehrri në shumën 1.5 milionë lekë. Huanë prej 20 mijë eurosh ai ka deklaruar në vitet e mëtejme se e ka shlyer me këste.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka krijuar dyshime të forta, si për kursimet, ashtu edhe për shlyerjen e kësteve të huasë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e apartamentit.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, nuk konfirmohet aftësia financiare e prokurorit Osmani për të shlyer huanë në vlerën 20 mijë euro. Gjithashtu, deklarata e njëanshme e vjehrrit të tij, për dhurimin e 1.5 milionë lekëve për blerjën e këtij apartamenti është e pamjaftueshme për t’u konsideruar e vërtetë, si edhe për të shërbyer si burim i ligjshëm i prokurorit Osmani.
Pika tjetër e dyshimtë, e ngritur nga ONM për blerjen e këtij apartamenti nga prokurori Gent Osmani është fakti që, “sipas të dhënave të deklaruara, subjekti nuk ka pasur aftësi paguese për shlyerjen e kësteve të huasë gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, përfshirë edhe interesat përkatëse.
Ndërkohë, shprehet ONM, edhe nëse merret e mirëqenë që huaja prej 20 mijë eurosh është e saktë, sërish prokurori Osmani nuk arrin të justifikojë, me të ardhurat e tij, kursimet që i kanë shërbyer për të paguar një pjesë të këstit të parë për blerjen e apartamentit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mundësitë financiare të prokurorit Osmani për blerjen e një automjeti. Në rekomandimin e saj për apelimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit, ONM shprehet se diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, nuk justifikojnë shumën që është përdorur për blerjen e automjetit.
Gjithashtu, ONM ka vënë pikëpyetje edhe mbi shpenzimet e kryera nga ana e prokurorit Gent Osmani gjatë disa viteve. Në rekomandimin për apelimin e vendimit të konfirmimit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ngritur dyshimin se prokurori Osmani ka shpenzuar më shumë se sa ka pasur mundësi financiare në vitet 2005, 2009, 2011, 2012 dhe 2013.
Në shkresën drejtuar Komisionerit Publik, ONM ka rezervuar edhe një kritikë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar, KPK ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Osmani, pavarësisht se, gjatë procesit të rivlerësimit, ka zbuluar fakte të dyshimta mbi pasurinë e subjektit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi, në Korrik 2018, të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Gentian Osmani. Pak ditë pas këtij vendimi, ONM i sugjeroi zyrtarisht Komisionerit Publik që të ankimojë këtë vendim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
KPK ka detyrimin që të publikojë vendimin e plotë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Por, kur kanë kaluar rreth 2 muaj, Komisioni i Vetingut ende nuk e ka zbardhur vendimmarrjen e tij për prokurorin Gentian Osmani. Vetëm pasi të zbardhet vendimi, Komisioneri Publik mund të ushtrojë të drejtën e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
/Boldnews./