24.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

“Shtëpia jonë është jeta jonë”, protestuesit paralajmërojnë Ramën dhe Veliajn

Qindra banorë të Unazës së re, që Edi Rama dhe Erion Veliajn duan t’ju shkatërrojnë shtëpitë, kanë dalë sërish në protestë.
Në fillim të protestës së tyre, ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili u ka dhënë mbështetje të gjithanshme.
Në ditën e 11 të protestës, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën. Me pankarta në duar, me shkrime ky sulmojnë qeverinë; ‘S’jemi shpellarë, jemi qytetarë’, ‘Poshtë hajdutët’, ‘Shtëpia jonë, është jeta jonë’, banorët kanë qëndruar në rrugë, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.
Siç shihet edhe përmes fotove, disa prej protestuesve kanë bllokuar me goma një prej korsive dhe u kanë vënë atyre flakën. Banorët paralajmëruan Ramën dhe Veliajn që të dëmshpërblejnë 100 përqind banesat e tyre, nëtë kuindërt ata nuk dalin nga shtëpitë e tyre.
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se, projekti në fjalë ka 3 shkelje ligjore.

Kush e ka zënë për fyti Ramën për Tahirin?! BE foli qartë!

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklarimeve të përseritura të kreut të qeverisë Rama në lidhje me çeshtjen Tahiri dhe fajsinë e tij apo jo.
“Rama ç’hall ka, kush e ka kapur për fyti,ç’siklet e ka mbërthyer, që genjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çeshtja është mbyllur”, shkruan Vasili në një shenim në rrjetet sociale duke shtuar në të njejtin postim edhe deklarimet e ambasadorit të BE në Tiranë i cili është shprehur sipas Vasilit se “nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”
Postimi i tij i plotë në Facebook
BE e qarte,po Edi Rama ku e kane zene per fyti qe genjen per Tahirin??
Rama ç’hall ka, kush e ka kapur per fyti,ç’siklet e ka mberthyer,qe genjen paturpesisht per Tahirin dhe thote qe çeshtja eshte mbyllur.
Ja çfare deklaron Rama:
“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.
Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qarte dhe menyre koherente.
Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE ne Tirane Soreka ne :
Pyetje:Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?
“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”
Pyetje:Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?
“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”
Ja çfare kryeministri i kapur per fyti drejton qeverine.
Cdo koment tjeter eshte i panevojshem pasi mashtrimi publik i kryeministrit eshte teper i qarte.

Tabaku: Buxheti i ri, 105 milionë euro për koncesionet, rriten taksat dhe pasurohen një grusht oligarkësh

Deputetja e PD dhe Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër për projekt-buxhetin e shtetit të cilin qeveria do ta dërgojë për miratim në parlament së shpejti.
Tabaku tha në një konference shtypi se “Metoda e shpikur nën këtë qeverisje me emrin PPP u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro. Në mënyrë të paprecedentë, në vitin 2019, për koncesionet do paguhet një vlerë prej 105 mln eurosh, duke ia hequr këtë shumë investimeve në infrastrukturë, ujësjellësa dhe shkolla.
Kushdo që voton buxhetin 2019, në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë”.
Ja deklarata e plotë e znj. Jorida Tabaku, deputete e PD dhe n/kryetare e komisionit parlamentar të ekonomisë.
Këto ditë qytetarët janë bërë dëshmitarë sesi një grushti i vogël biznesesh dhe qeveritarësh po bëjnë një buxhet të korruptuar, që pasuron pakicën dhe varfëron shumicën. Shqiptarët e varfëruar për gjashtë vjet nga taksat e larta dhe jetesa e shtrenjtë, ata që enden qyteteve të papunë, ata që nuk mbyllin dot muajin dhe shumë të tjerë që jetojnë me sakrifica të përditshme vazhdojnë të ndjejnë braktisjen e qeverisë, që mendon vetëm për një grusht klientësh.
Tanimë është faktuar nga të gjitha drejtimet se kjo bandë që sot qeveris vendin nuk mendon vetëm si të vjelë sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, por edhe si të shpërdorojë sa më shumë para nga buxheti dhe arka e parave publike. Metoda e shpikur vetëm nën këtë qeverisje dhe bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPP-ve u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro.

Një shifër që është e barabartë me 31% të produktit të brendshëm bruto. Ndërsa 40% e qytetarëve të këtij vendi kanë marrë rrugën e pakthim të kurbetit dhe kërkesës për strehim politik, një grusht i vogël klientësh të qeverisë me kukullat e tyre në krye të ministrive kanë përgatitur një nga vjedhjet më të bujshme dhe më të frikshme të këtyre 2 dekadave pluralizëm.
Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 mld euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm. Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla. • Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverise. • Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve. • Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro. Kushdo që voton buxhetin 2019 në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë.
Partia Demokratike është e vendosur që të bëjë gjithçka ky buxhet skllavërues për shqiptarët të jetë buxheti I fundit I kësaj qeverie! Partia Demokratike është e vendosur ta çlirojë tregun nga tentakulat e oligarkëve dhe monopolistëve dhe me ligjin antimafia t’u kthejë shqiptarëve pasuritë e grabitura.

Vizioni i Angela Merkel për Europën

Mes bërtimave dhe thirrjeve të disa ekstremistëve të djathtë, mes të cilëve edhe një deputet britanik i Ukip-it, Angela Merkel bëri të ditur mesazhin e saj të papritur në fjalimin e mbajtur në Parlamentin Europian (PE): Ajo kërkoi thellimin e politikës së përbashkët të mbrojtjes, në mënyrë që të krijohet në fund një „ushtri e përbashkët europiane”. Kjo ushtri mund të futet në përdorim edhe brenda NATO-s. Por, tha kancelarja: „Kanë kaluar kohët, kur ne mund të mbështeteshim tek të tjerët. Ne duhet të marrim më shumë në dorë fatin tonë, nëse duam që të mbijetojmë.” Njëjtë ka folur Angela Merkel shpesh që prej zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, por për herë të parë tani ajo thotë bashkë me Emmanuel Macron se me këtë ka parasysh pavarësi më të madhe ushtarake.
Më pak vizionare, më shumë të realizueshme
Pavarësisht nga këto hapa dramatike për të dalë nga rehatia, në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, Angela Merkel mbetet tek gjërat që janë të realizueshme. Dhe ajo kujton parimet themelore të përbashkëta: “Europa mund të funksionojë vetëm si komunitet i shteteve të së drejtës dhe nëse të gjithë e respektojnë shtetin e të drejtës njësoj.”
Kush e lë shteti i së drejtës mënjanë, kufizon shtypin, vë nën presion shoqërinë civile, ai rrezikon shtetin e së drejtës në gjithë Bashkimin Europian. Ky është një refuzim i qartë i tendencave autokratike në Hungari, Poloni dhe vende të tjera të BE. Edhe një kritikë jo direkte ndaj Italisë, ishte pjesë e fjalimit, sepse ai që merr borxhe të reja pa patur parasysh monedhën e përbashkët, vepron në kundërshtim me parimet bazë të Europës.
Puna është të „kapërcejmë egoizmat nacionale”, tha Merkel, për të mirën e të gjithëve. Kështu ajo pozicionohet qartë kundër rrymave të reja të nacionalizmit në Europë, që venë në plan të parë të drejtën e shteteve të veçanta dhe duan që ta mbajnë Europën sa më të dobët që të jetë e mundur.

Për unitetin
Në fjalimin e saj, kancelarja gjermane i kthehet gjithnjë një pikeje, që ka të bëjë me parimet e politikës europiane, por që injorohet gjithnjë e më shumë: „Respekt për të tjerët dhe respektimi i interesave të veta nuk shkojnë në kundërshtim me njëra tjetrën, përkundrazi “. Vetëm e bashkuar BE mund të konfrontohet në arenën botërore me Kinën, Indinë dhe nëse është e nevojshme me SHBA. Ajo ka mirëkuptim për reagimet e ndryshme të vendeve të tjera, por solidariteti duhet të jetë në qendër të komunitetit, tha Merkel: “Bashkimi dhe vendosmëria për të ardhmen e Europës janë të domosdoshme. Prandaj Merkel kërkon një „Këshill europian sigurie” dhe heqje dorë sa të jetë e mundur nga unanimiteti në marrjen e vendimeve të BE.
Më në fund kancelarja gjermane i premton presidentit francez, se do të çojë përpara reformën e zonës së euros në takimin e nivelit të lartë, që pritet të mbahet në dhjetor. Por, ajo do, që të mos bëjë një hap shumë të madh, por të eci me hapa të ngadalta. Ajo flet edhe për një taksë të përbashkët digjitale, por kjo duhet vendosur kur të arrihen zgjidhjet ndërkombëtare për këtë çështje.
Merkel mbron politikën ndaj refugjatëve
Gjermania nuk ka vepruar gjithnjë „pa gabime”, tha Angela Merkel, duke mos kthyer mbrapsht vendimin që ajo ka marrë më 2015 për pranimin e refugjatëve, përkundrazi. Është kuptuar me shumë vonesë sa e papërballueshme ka qenë situata për miliona refugjatë, që kanë shkuar nga vendet e luftërave civile në vendet fqinje si Turqia ose Libani. Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre përfunduan në Europë. Ajo sfidon kështu kundërshtarët e saj në politikën ndaj refugjatëve: „Ne pranuam në Europë 1,5 milionë njerëz, a na bën kjo të jemi të aftë për të vepruar?”
Gati me të njëjtën frymë ajo lëvdoi forcimin e Agjencisë Europiane për ruajtjen e kufirit dhe detit, Frontex, marrëveshjen me Turqinë dhe politikën e re për Afriken, me të cilën BE kërkon tani të pengojë vazhdimin e migracionit me ndihmë në vend.
Shumë aprovim dhe një refuzim i hidhur
Partitë e mëdha të Parlamentit Europian patën në pak çështje kritika për parimet e Merkelit dhe fjalimin e saj. Philippe Lambertz nga të Gjelbërit përshëndeti vlerësimin prej saj të vlerave europiane. Por ai mendon se kancelarja nuk ka nevojë të flasë për solidaritet, dhe të veprojë pastaj në nivel nacional si në rastin e skandalit të naftës. Nga Gjermania ai pret më shumë vendosmëri politike.
Disa populistë të djaththë reaguan me forcë ndaj Angela Merkelit, si për shembull Ryszard Legutko nga partia polake,PiS. Ai akuzoi kancelaren gjermane se „ajo kërkon zhvendosje majtas të Parlamentit Europian dhe kristiandemokratëve gjermanë”. Për këtë akuzë dhe të tjera ajo tha në fund: “Ekzistojnë në Parlamentin Europian grupe që mendojnë se mund t‘ i zgjidhin problemet në nivel europian, dhe ka edhe të tjerë që mendojnë se shtetet nacionale mund ta bëjnë këtë gjë më mirë.”
“Kemi njerëz që duan të largohen nga BE”, pranon kolegu i Merkelit, David McAllister, dhe këtu ai nuk ka parasysh vetëm konservatorët britanikë. Kundërshtimet ndaj Merkelit vijnë nga skaji i djathtë i Parlamentit, dhe „në të ardhmen duhen bërë përgatitje për konfrontime të ashpra “. Angela Merkel nuk e prishi gjakun, por klima në pjesë të Parlamentit Europian mund të jetë një shenjë për zgjedhjet e ardhshme europiane.

Gruevski i fshehur në Hungari, kërkon strehim politik

Pas verifikimeve të shumta, ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë ka arritur të konfirmojë se IP adresa prej ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka njoftuar se ndodhet në Hungari është e vërtetë. Prezencën e Gruevskit në Budapest dhe kërkesën e tij për të kërkuar azil politik e ka konfirmuar edhe policia hungareze.
Fletarrest ndërkombëtar për Gruevskin
Policia e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Penale lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për Gruevskin. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka thënë se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të refuzohet kërkesa për azil dhe Nikolla Gruevski të ekstradohet në Maqedoni dhe ta vuaj dënimin. “Është e palejueshme që një vend anëtar i BE-së të mbështesë një person të tillë. Nikolla Gruevski nuk ka absolutisht kurrfarë kërcënimi politik që ai të kërkojë azil. Deri tani në asnjë moment as Nikolla Gruevski, e as anëtarët e sigurimit të tij, nuk kanë denoncuar në MPB se dikush i kërcënon”, ka thënë Spasovski.
I pyetur se a ka pasur mbështetje logjistike Gruevski gjatë arratisjes nga brenda apo nga vendet fqinje, Spasovski përgjigjet:
“Shihet qartë se secili që dëshiron të bëjë një veprim, hap të tillë, duhet të ketë mbështetje dhe në atë rast do të punojmë në detektimin, sigurimin e informacioneve, të dhënave për atë se kush i ka dhënë mbështetjen”, thekson Spasovski.
Ministri Oliver Spasovski nuk mendon për dorëheqje pasi sipas tij përgjegjësinë duhet ta marrë Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit. “Unë mendoj se përgjegjësinë duhet të bartin ata që nuk e përcaktuan masën e paraburgimit për ata që mund të ikin nga vendi. Imagjinoni: Jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës.Kodi Penal tregon se si duhet të trajtohen këta persona”,vlerson Spasovski.

PSP do ta gjykojë Gruevskin në mungesë
Katica Janeva prokurorja kryesore e Prokurorisë Speciale ka thënë se për lëndën “Titanik” ka kërkuar paraburgim për Nikolla Gruevskit, por se Gjykata Penale i ka refuzuar dhe ka sjellë masa tjera kujdesi ndërsa për rastin “Tanku”, nuk është kërkuar paraburgim.
“Për rastin “Tanku” ku Gruevski është dënuar me dy vite burg, ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullisht vinte në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend”, ka deklaruar Katica Janeva. Ajo pret ekstradimin e Gruevskit, sepse tani ai me siguri do të gjykohet në mungesë. Por kjo nuk do të prishë rrjedhën e provave, vlerson prokurorja Janeva. Në procedurën gjyqësore ka 20 raste të prokurorisë speciale, andaj sipas Janevës institucionet nuk duhet të fajsohen me njëra-tjetrën për fajin e arrestimit të Gruevskit. Janeva shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet në vend dhe do të gjykohet edhe për akuzat tjera.
Bashkëpartiakët e Gruevski dënojn aktin e arratisjes
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska që akuzohen së bashku me ish-kryeministrin e arratisur Gruevski, kanë deklaruar se nuk do të largohen nga Maqedonia dhe se aktualisht ndodhen në Shkup.
“Unë jam në Maqedoni dhe nuk do të më shkonte kurrë në mendje të ikja kudoqoftë”, ka thënë ish-ministrja Jankullovska. Janakievski dhe Jankullovska kanë dënuar aktin e arratisjes së Gruevskit, meqë sipas tyre kjo mund të ndikoj në proceset gjygjësore ndaj tyre.
KE nuk komenton kërkesën për azil të Gruevskit
Komisioni Evropian refuzon ta komentojë kërkesën për azil të ish-kryeministrit Gruevski në Hungari, por pohon se sundimi i të drejtës është parim themelor evropian. “Sundimi i të drejtës është parim themelor i Bashkimit Evropian për vendet anëtare ashtu si edhe për vendet kandidate. Presim të gjitha palët të sillen rreptësisht në pajtim me rregullat relevante”, thonë nga Komisioni Evropian.

Lufta financiare, Trump sulmon Makronin

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të martën, me një seri postimesh në twitter Francën dhe presidentin e saj Emmanuel Macron, duke përmendur sondazhet që flasin për mbështetje të ulët ndaj tij si dhe kritikuar ashpër tarifat franceze ndaj eksportit të verës amerikane apo faktin që Franca nuk e ka plotësuar objektivin për shpenzimet e mbrojtjes në kuadër të NATO-s.
“Emmanuel Macron-i sugjeron ndërtimin e një ushtrie të vet për të mbrojtur Evropën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia”, shkruante Presidenti Trump në Twitter. “Por në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ishte Gjermania, – si funksionoi kjo për Francën? Ata kishin nisur të mësonin gjermanisht në Paris, përpara se të mbrinin amerikanët. Paguaj ose jo për NATO-n!”, shkruante më tej ai.
Zoti Trump i ka sulmuar vazhdimisht aleatët e Amerikës në NATO, aleanca kryesore që Perëndimi ka krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, për arsye që lidhen me mos plotësimin e objektivit për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, kryesisht për armatime dhe ushtrinë.
Tetë nga 29 vende të NATO-s e kanë përmbushur aktualisht objektivin e vendosur prej 2 për qindësh. Shpenzimet e Francës për mbrojtjen janë 1.82 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por Parisi ka bërë të ditura planet për t’i rritur gradualisht fondet ushtarake për të arritur objektivin e NATO-s deri në vitin 2025. Në krahasim, shpenzimet amerikane për mbrojtjen llogariten në 3.1 për qind të një ekonomie udhëheqëse në botë prej 19.4 miliardë dollarësh.
Presidenti Trump e ka shpallur veten një “nacionalist” bazuar tek një filozofi që e konsideron Amerikën të parën në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por zoti Macron shprehu keqardhjen mbi nacionalizmin në rritje në të gjithë botën, duke e cilësuar atë si “tradhti ndaj patriotizmit”.

Të martën zoti Trump shkruante në twitter: “problemi është se Emmanuel-i gëzon një nivel shumë të ulët mbështetjeje në Francë, 26 për qind dhe vendi vuan nga një shkallë papunësie prej pothuajse 10 për qindësh. Meqe ra fjala, nuk ka vend më nacionalist se Franca, njerëz shumë krenarë dhe me të drejtë! Ta bëjmë Francën sërisht madhështore”, shkruate më tej zoti Trump.
Presidenti Trump, perandoria e biznesit e të cilit përfshin dhe një kantinë verërash në shtetin e Virxhinias, u ankua edhe për tarifat franceze mbi eksportet e verës amerikane.
Franca ka vendosur tarifa më të larta për verërat amerikane, por dallimi monetar është relativisht i vogël. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur tarifa ndaj verës franceze që variojnë nga 5 deri në 14 cent për shishe, kundrejt 11 deri në 29 cent për shishe që Franca u ka vendosur verërave të importuara nga Shtetet e Bashkuara.
Kritikët e zotit Trump bënë ironi me të në median sociale, pasi presidenti nuk shkoi për një vizite të shtunën në një varrezë të amerikanëve të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, për shkak se po binte shi. Udhëheqës të tjerë botërorë në Paris vizituan varrezat e tyre kombëtare në të njëjtën ditë dhe shefi i stafit të zotit Trump John Kelly, shoqëruar nga zyrtarë të tjerë amerikane e vizituan varrezën amerikane dhe vendosën kurora për të nderuar të rënët në luftë.
Si sqarim zoti Trump shkruante: “meqë ra fjala, kur helikopteri nuk mund të fluturojë në varrezën e parë në Francë, për shkak se nuk dukej asgjë, unë sugjerova të shkojmë me makinë. Shërbimi Sekret ka thënë jo, është shumë larg aeroportit si dhe për shkak të bllokimit të të gjithë Parisit. Fjalimi do jetë nesër në varrezat amerikane dhe nën shiun që derdhet rrëke. Pak njoftime janë bërë nga mediat e rreme! “, shkruate ai.

PD: Tre përgjimet me miqtë trafikantë që blejnë vota për PS-në janë vetëm fillimi për Dakon!

Partia Demokratike i është drejtuar sërish sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda pse ende nuk e ka marrë në pyetje kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, kur provat për të gjenden në dosjen 339.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, deklaroi se, “tre përgjimet e bëra publike me miqtë trafikantë që blejnë vota për PS-në janë vetëm fillimi, sepse Vangjush Dako ka pasur kontakte me ta edhe më pas. Dako pasi ka blerë vota, e falenderon Niçen.
Pavarësisht fakteve dhe mashtrimeve publike të kryebashkiakut të Durrësity, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëhërë në pyetje, Dakon. Kush e ka bllokuar arrestimin e Dakos, i cili duhet të ishte në burg për krim elektoral?!’
Prokuroria duhet t’u thotë shqiptarëve pse nuk po e heton Vangjush Dakon dhe kush ka bllokuar arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit.
Dako duhet të arrestohet për krimin elektoral të blerjes së votave bashkë me bandat për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës! Faktet janë në dosjen 339!”
Deklarata e plotë
“Po bëhen tre javë që shqiptarët kanë parë provat e përfshirjes së Vangjush Dakos në krimin e blerjes së votave bashkë me bandat, por nga prokuroria ka vetëm heshtje.
Nën urdhrat politikë të Edi Ramës, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk po e heton Vangjush Dakon, megjithëse është provuar publikisht se ai ka gënjyer për miqësinë dhe shkëmbimin e favoreve me bandën e Avdylajve.
Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës, të cilat prokuroria i disponon, por i fsheh, që të mos bëhen publike pazaret e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.

3 përgjimet e bëra publike me miqtë trafikantë ndërkombëtarë droge që blejnë vota për Partinë Socialiste dhe që marrin falenderimin e Vangjush Dakos pas zgjedhjeve, janë vetëm fillimi.
Ndryshe nga sa ka pohuar Dako, përgjimet faktojnë se Kryebashkiaku i Durrësit ka komunikim me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve. Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë.
Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.
Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.
Pavarësisht këtyre fakteve dhe mashtrimeve publike të Kryebashkiakut të Durrësit, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon. Shërbëtoret e Edi Ramës në Prokurori duhet t’u thonë shqiptarëve:
Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit?
Kush ka bllokuar arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?
Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg! Ai duhet të arrestohet për krimin elektoral të blerjes së votave bashkë me bandat për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës!
Faktet janë në dosjen 339! Në Shqipëri nuk ka për të patur asnjë process normal politik derisa të ndëshkohet krimi elektoral, që blen pushtetin me paratë e krimit dhe korrupsionit dhe më pas sundon vendin bashkë me bandat kundër interesave të shumicës së shqiptarëve”.

Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Maskat largohen për në mbledhjen e “Rilindjes” të takohen me Bushatin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur sot në Shkodër, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Berisha e konsideron ngjarjen si një operacion të “forcës së krimit” që godet Shkodrën.
Ai shkruan se “maskat u larguan për në mbledhjen e organizatës kriminale Rilindja ku do të takohen me Bushatin për të dëgjuar porositë e Ramës për konkurencën me kallashnikovë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder!
Maskat ekzekutojne nje banor dhe plagosin rende nje tjeter ne qytet. Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov. sb

SHBA reagon pas dënimit të Shullazit dhe shtron pyetjen: Kush e ka rradhën? Tahiri hesht

Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i ambasadës amerikane e cila e ka ndjekur nga afër këtë proces gjyqësor. Në reagimin e saj ambasada thotë se “Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”.
Ambasada Amerikane gjithashtu bën me dije se kishte inkurajuar punën e prokurorëve shqiptarë që duke u bazuar në prova bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.
Postimi i Ambasadës Amerikane
Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, 14 vite për Emiljano Shullazin, 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Emri i Emiljano Shullazit ishte përmednur edhe nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu.
Dënimi i Shullazit ka qenë një prej proceseve gjyqësore që është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga ambasada amerikane. Mesazhet e diplomatëve të ambasadës kanë qenë të prera sin ë rast8in e Shullazit ashtu edhe në rastin e Tahirit për të cilin ish-ambasadori paralajmëroi se do të lirohej nga arresti shtëpiak me vendim gjykate pasi janë paguar para.
Pyetja që shtron në fun ambasada amerikane se kush e ka rradhën, lidhet pikërisht me vijimin e hetimeve të bandës së Shullazit dhe grupeve të tjera të krimit të organizuar. Jo më larg se dje PD deklaroi se bashkë me Shullazin në burg duhet të përfundojnë edhe Rama, Tahiri dhe deputeti Çyrbja si pjes ëe kësja organizate kriminale

Guardiola apo Mourinho? Maradona tregon cili trajner është më i miri

Maradona tregon cili trajner është më i miri mes Guardiolës e Mourinhos.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është më i mirë se homologu i tij i Manchester City, Pep Guardiola. Të paktën kështu mendon një legjendë e futbollit botëror, si Diego Maradona.
Guardiola e udhëhoqi Manchester City drejt fitimit të titullit në Premier League sezonin e kaluar, ndërsa po kryeson bidshëm edhe këtë sezon. Nga ana e tyre, ”Djajtë e Kuq” të Mourinhos renditen të gjashtët në klasifikim, të mundur në derbin e të njëjtit qytet, të dielën kaluar.
Megjithatë, Maradona ndjen se ish-trajneri i Real Madridit, Chelsea dhe Interit, Mourinho, është më i miri në botë. “Unë besoj se stili i Guardiolës funksionon për shkak të fuqisë blerëse, ku ai është mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. Për mua, po, Mou është më i miri, tha Maradona për “Marca”. Do t’i jepja Pep meritat se ka përfituar nga Johan Cruyff si trajner. Unë e kam thënë në më shumë se një rast se “tiki-taka” nuk është shpikur nga Guardiola. Ai ka imituar këtë stil loje, të aplikuar nga Cruyff. Për momentin, Guardiola është në gjendje të zgjedhë çdo lojtar në botë, që ai dëshiron, sepse ka mbështetjen e duhur financiare nga klubi. Në këtë mënyrë, “tiki-taka” është më e lehtë”.
Maradona, tani në krye të skuadrës së dorës së dytë meksikane, Dorados, tha se vetë ka ende vend për t’u përmirësuar si trajner. I pyetur nëse do të ishte i interesuar për të stërvitur në Spanjë, fituesi i Kupës së Botës 1986 tha se vetëm një projekt afatgjatë do ta intrigonte, por së pari dëshiron të shkojë në Manchester për të mësuar nga Mourinho: “Unë vetë si trajner duhet të mësoj shumë dhe për këtë arsye do të shkoj në Manchester, të flas me Mourinhon, për t’i kërkuar atij shumë gjëra. Sepse ai është më i miri, pa dyshim”.
Përkundër mbështetjes së Mourinhos si trajneri më i mirë, Maradona e pranon se Manchester City i Guardiolës ka të ngjarë të jetë favorit për ta fituar sërish titullin në Premier League. Ai e përshëndeti trajnerin katalanas për kuptimin dhe leximin e lojës së futbollit: “Po, Manchester City mund ta fitojë sërish titullin. Para se të flisja për Pep, është e qartë se ai është një trajner që i kupton lojërat më mirë se të tjerët. Shumë mendojnë se e njohin mirë futbollin, por pastaj humbasin 3-0”.