13.3 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Flet nëna e Stresit: Nuk kishte armë, ia la në dorë policia me një peshqir të bardhë

Nëna e ‘Stresit’, këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, thotë se, arrestimi i djalit të saj është një ‘hakmarrje 24 orëshe’ pasi i shoqi i saj paditi Taulant Ballën.
“Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.
Shpresa Lushaj ka thënë për gazetën ‘Panorama’ se ‘Stresi’ nuk është as bandë dhe as grup kriminal, por një artist i lirë.
“E arrestuan në gjumë. Policët i vunë një armë para me një peshqir të bardhë dhe thanë se e kapën me armë pa leje. Djali im nuk kishte armë. Është thjesht një sajesë. Po përdorin të njëjtat metoda si në kohën e komunizmit. Gjithçka është parapërgatitur.
U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë’, është shprehur ajo.
Arkimed Lushaj u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Tiranë. Policia tha se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet. Por sipas nënës së tij arma nuk është e tij.
Ajo u shpreh se, djali i saj ka qenë në një ditëlindje dhe më pas ka fjetur në hotelin ku u arrestua nga policia.

Pjesë nga intervista botuar në gazetën Panorama
“Hakmarrje 24 orëshe” e quan nëna e Stresit arrestimin e tij në një hotel në Linzë dy ditë më parë. Sipas Shpresa Lushajt, gjithçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi, Sali Lushaj, depozitoi në Gjykatën e Tiranës kundër deputetit socialist Taulant Balla.
Madje, nëna e këngëtarit ka dyshime të forta për momentin e arrestimit të Stresit, aq sa shprehet se pistoleta e pretenduar si e të birit dhe që e mbante pa leje, nuk ishte e tij. Ajo thotë se djali i saj ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi Policia për ta arrestuar, duke i vënë prangat në gjumë.
Ndërsa policët mbanin në dorë një pistoletë dhe një peshqir. Kështu i është shprehur vetë Stresi avokatit gjatë ditës së djeshme. Shpresa Lushaj hedh poshtë çdo mundësi që i biri të jetë pjesë e një grupi kriminal dhe të gjithë këtë operacion policor ajo e quan një farsë të turpshme.
-Djali juaj është arrestuar të mërkurën, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Çfarë dini ju rreth akuzave të ngritura ndaj Stresit?
Padia që i bëri bashkëshorti im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra, është një hakmarrje 24 orëshe.

-Pra, ju mendoni se arrestimi i Stresit është hakmarrje?
Po, absolutisht hakmarrje. U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin dhe Gjykata mori një vendim. Një vendim i pabesueshëm, në kuptimin që, nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë, as grup kriminal.
Absolutisht është një artist i lirë, i pacensuruar, i rritur deri në moshën 19-vjeçare në Europë, siç rriten të gjithë europianët. Sheh të bardhën i thotë e bardhë, sheh të zezën i thotë e zezë. E zhvesh këmishën në lokal, sepse i duket e lirë çdo gjë. Ka sedër, është djalë me principe morale. Nuk mund t’i thuash Stresit grup kriminal. Ne në familjen tonë çfarë nuk kemi kaluar. As nuk kemi prona, as nuk kemi lokale, restorante, hotele, jahte, makina luksoze, as parcela të mbjella.
Nuk jemi aluduar asnjëherë për shitje, për mbjellje, për asnjë gjë të tillë. Ne jemi njerëz që na u ka vënë politika, jo sot, por 40 vjet përpara. Të internuar politikë, bashkëshorti im i dënuar politik, unë që kam rritur fëmijët pa burrin, duke shkuar nga një burg politik, në internim, nga internimi prapë në burg politik derisa kemi ardhur këtu.
Intervista
nga Etleva Delia


 

Saimir Tahiri është rrahur për dosjen Xibraka të kokainës të Olsi Ramës

Ajo që qarkullon prej ditësh në media është pohuar sonte në “Opinion” nga lideri i PD Lulzim Basha. “Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”, kështu deklaroi Basha.
Ai u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur?
“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha.
Basha ka deklaruar se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e kokainës të Xibrakës dhe kjo tashmë është e pohuar nga burimve të brendshme si dhe të partnerëve ndërkomëbatrë.
Basha është shprehur se pikërisht detajet e kësaj dosje të Olsi Ramës që i kanë Tahiri dhe Xhafa e mbajnë peng kreun e qeverisë, I cili nuk e fut dot në burg Tahirin dhe as nuk e shkarkon Xhafën,
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar deputetin socialist taulant balla, si kontakti i Ramës me krimin. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha ka deklaruar se balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin, duke u bërë ai sot kontakti që lidh Ramën me krimin.

‘Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty, Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë.
Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo I kam marrë në kohën e opozitës.
Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari I fabrikuar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlaa, etj.. I kam këtu përgjimet.
Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet ti bëjë publike, siç I bëjmë ne publike.
Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë.
Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani I mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo’, tha Basha.

Basha: Rrëzimi i Ramës me koston më të vogël për vendin

Kryetari i opozitës, Basha deklaron se tashmë po diskutohet jo vetëm rrëzimi i qeverisë por që rrëzimi të ketë koston më të vogël për vendin. “Këta po e çojnë vendin drejt kaosit dhe anarkisë”, tha Basha.
Lulzim Basha u pyet disa herë mbrëmjen e sotme nëse do të hyjë me Ramën kryeministër në zgjedhje.
Ai tha se do të ketë protesta të vazhdueshme nëse mazhoranca nuk do të pranojë zgjidhje politike të krizës në vend. Ai tha se në parim është kundra dhunës. “Nuk shkel mbi kufoma për të ardhur në pushtet”, theksoi ai.
Basha: Ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra, ti presim kokën dhe jo këmbët.
Pyetje: Ska për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?
Basha: Nëse ndodh kjo atëhere popullit i lind e dreta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci smund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet.

Por populli i ka të gjitha mjetet ta rrëzojë çdo qeveri me të gjitha mjetet. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.
Pyetje: Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?
Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rrëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim ska nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht.
Por ka shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor.
Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka që të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë.
Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës dhe kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerës në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike.

Ky është prishur nga mendtë e kokës, pse nuk i denoncon në prokurori kriminelët që e kërcënojnë nga burgu?

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, duke zbuluar dhe bisedat që ka bërë me të në 2013.
Ndërsa Rama foli për presione e kërcënime ndaj deputetëve socialiste dhe mesazhe nga burgu 313, Vasili shprehet “habinë” që “burgjet paskan rënë në dorë të krimineleve. Skandaloz përdorimi i celularëve. Perse kryeministri nuk i denoncon në prokurori?”.
“Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. SMS vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje. Pse ka frikë, të bëjë fije-fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës. Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?”, u shpreh Vasili.

Basha: Nuk do të lejojmë monopolin e Olsi Ramës tek lojrat e fatit, do mbyllen të gjitha

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion tha se pas mbylljes së lojërave të fatit fshihet një aferë e madhe. Sipas tij, do t’i jepet monopoli i lojërave të fatit online një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon.
Basha: A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëhere me statistika. Ishin 840. Sa janë tani? 4200. Kush janë aksionerët kryesorë? njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos.
Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot.
Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe poi a marr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut.
Pyetje: Pse nuk propozoni ti mbyllnit ju si parti konservatore?
Basha: Unë kam qënë i pari që ka propozuar për zhvendosjen e tyre tek Kombinati i Autotraktorëve. Pra largimin e tyre nga gjithë pikat e qytetit dhe ky propozim u rrëzua për shkak të mungesës së maxhorancës në Këshillin Bashkiak.
Absolutisht që PD zotohet që do ti mbyllë të gjitha por nuk do të lerë monopolin e vëllait të kryeministrit ndaj basteve.
As të atij që është sot dhe as atij që do vijë nesër. Ky është ndryshimi mes mej dhe Ramës, mes PD dhe PS. Edhe atehere kur porpozon një masë gjoja në interes public, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

Basha: Rama do të largohet nga politika dhe do të përballet me drejtësinë

Kryetari i opozitës, Basha paralajmëroi nga studio e “Opinion” largimin e Ramës nga politika dhe përballjen e tij me drejtësinë.
“Nuk ka shans Edi Rama te na shantazhojë as mua, as PD per te na ndalur ne qellimin e shpalla sot: Të largojmë Ramen nga politika dhe ta çojme para drejtesise”.
Kështu u shpreh kreu i PD, kur u pyet nga Lorenc Vangjeli nëse Rama po e shantazhon përmes një verifikimi që po bëhet në prokurori për fondet e lobimit të PD-së.
“Më shiko mirë. Rama nuk mund të më shantazojë!”, tha Basha.
Vangjeli: Po ka të dhëna nga SHBA për lobimin tuaj. Dhe këto të dhëna janë në prokurorinë e Tiranës?
Basha: Ti nga e di ti… jam unë ai që kam kërkuar verifikim dhe pres me qetësi totale verifikimin e prokurorisë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë intervistës në emisionin ‘Opinio’n ka deklaruar se asnjë nga njerëzit e tij të afërt apo familjarë nuk janë përfshirë në videopërgjimet e publikuara nga PD.
Teksa Blendi Fevziu i ka përmendur se Rama dhe Balla e kanë quajtur opozitën ‘Kinostudio e re’ që prodhon video, Basha ka shkuar më tej duke i akuzuar gazetarët për cektësi në gjykim.
Basha u shpreh se në videopërgjimet e publikuara nga PD nuk ka asnjë manipulim.
“Cila pjesë është e ‘Kinostudios’ fikja e cigareve në këmbët e Xhisielës. Pjesë e filmit të ‘Kinostudios’ është largimi i Agron Xhafës në burg”, u shpreh Basha.

OSBE paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga mbyllja e portaleve, po thyen rëndë lirinë e shprehjes

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu të enjten shqetësim ndaj paralajmërimit që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëri pak ditë më parë ndaj 44 portaleve mediatike për mbylljen e tyre nëse nuk rregjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të pajiseshin me NIPT brenda 72 orësh. Zoti Désir, i cili i ka dërguar një letër të posaçme për këtë çështje kryeministrit Edi Rama thekson se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”.
Ndërhyrja e AKEP-it, pasoi një paralajmërim të bërë javën e shkuar përmes Tëitterit nga kryeministri Rama në kuadër të asaj që ai e ka cilësuar si një paketë masash anti shpifje. Nga diskutimi i kësaj pakete “del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, shkroi kryeministri. Dhe pikërisht dita e hënë, ishte momenti kur AKEP-i publikoi listën me emrat e 44 portaleve, një pjesë e mirë e të cilave deklaruan se ato janë tashmë të rregjistruara pranë autoriteteve tatimore qoftë si biznese qoftë si organizata jofitimprurëse. Ekspertë të fushës e konsideruan si “të pavend dhe në kapërcim të kompetencave të saj”, ndërhyrjen e Autoritetit të Komunikimeve.

Edhe Përfaqësuesi i OSBE-së, Désir, u shpreh se “është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“.
Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.
Ndërsa në letrën dërguar kryeministrit, Përfaqësuesi i OSBE-së solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se “çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së”.
Me shqetësim për situatën e krijuar reagoi dhe Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders, e cila u bëri thirrje autoriteteve shqiptare ”të heqin dorë nga të gjitha masat që mund të frenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe dënon fuqishëm Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë për lëshimin e ultimatumit për 44 portalet e lajmeve”.
Sipas organizatës “vendimi i Kryeministri të vendit Edi Rama, se të gjitha portalet e lajmeve në vend duhet të regjistrohen dhe të kenë një NIPT , thyen rëndë lirinë e shprehjes dhe rrit ndërhyrjet qeveritare mbi numrin e kufizuar të mendiave të lira ende ekzistente”. Përmes një deklarate, Vasilika Laci, drejtuese e programit të Civil Rights Defenders në Shqipëri theksoi se “në vend të kërcënimeve për mbylljen e portaleve, Qeveria duhet të sigurojë që parashikimet ligjore ekzistuese po zbatohen korrektësisht. Për të rregulluar bazën ligjore të publikimeve online, shteti duhet të përgatisë një draft/ligj për median online në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar dhe në mënyrë transparente”.

Paralajmërimi i Berishës: Republika e bixhozit dhe e drogës do të rrëzohet me forcë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Abc news. I pyetur për aksionin e opozitës, bojkotin, zgjedhjet dhe protestat, Berisha tha se plani “B” është rrëzimi i Ramës me dhunë nga pushteti.
“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet”, tha Berisha
“Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore që megjithëse e dhimbshme është e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë. Ne bëjmë vetëvrasje nëse ne heqim dorë apo lodhemi nga anëtarësimi në BE. Asnjë popull nuk ka vuajtur më shumë se ne për vokacionin perëndimor.
Në PD nuk po flet asnjë për protestat? Opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo orë për këtë”, tha ish-kryeministri.
Berisha tha se, “revolucioni krijon kushtet në rast se bnjë qeveri vendos të përdorë fonde të pakufizuara, vendos të përdorë policinë çka do të thotë të mobilizojë të gjithë rrjetin e policisë kriminale për votën, përdor resurset ajo nuk ka vullnet për të dorëzuar pushtetin ajo duhet rrëzuar me forcë”.Berisha e sheh situatën politike në vend në kushtet e një grushti shteti.

Berisha: Këta mashtrojnë! Statistikat e tyre një turp
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar statistikat e nxjerra nga Ministria e Brendshme se i përket krimit në Shqipëri, si të turpshme dhe një mashtrim të madh. I ftuar në ABC news, ish-Kryeministri deklaroi se, sot nuk ke kujt t’i besosh, pasi ministri flet për bandat Rama thotë nuk kemi banda.
‘Të gjitha goditjet janë bërë pas denoncimit të opozitës ose pas përplasjeve me armë të grupeve të armatosura. Për Ramën që sot e tutje do ta quajmë Kallam Dështaku. Pra Rama thotë ne s’kemi banda kemi rrugeçër. Dje i ranë atij kryetarit të PD-së së Ulzës, dhe e dhanë këta tentativë vetëvrasje, ppor ai nuk kishte as mundësi vetëvrasjeje. Statistikat e tyre janë të turpshme. Ndërkombëtarët kanë qenë më kritikë se kurrë me Shqipërinë. PE voton që të mos ketë datë për negociatat me Shqipërinë. Dje po lexoja një nga të përditshmet më serioze të Europës. Nuk është më parlamenti por Komisioni Evropian, që bllokon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo tregon se Rama dhe qeveria e tij ecin në drejtim të kundërt. KE e kuptoi që Rama po kanalizon vendin. KE e kuptoi që ajo që u nis si refomë në Drejtësi, përfundoi si një drejtësi në xhepin e Edi Ramës’, deklaroi Berisha.

“Kur të duash pimë kafe”, inspektori i merr 700 euro për të mos i mbyllur biznesin

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të enjteje një skandal lidhur me inspektorët tatimorë, të cilët gjatë muajve të verës kanë ushtruar kontrolle kundër informalitetit, në bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet bregdetare.
“Fiks Fare” paraqiti një rast, ku inspektorët tatimorë, edhe pse konstatojnë shkelje për një subjekt të paregjistruar në organet tatimore, nuk marrin asnjë masë, por kundrejt ryshfetit që kërkojnë, largohen nga subjekti.
Skandali u denoncua në “Fiks Fare” nga qytetari, i cili ka rënë prè e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve, e në këto kushte ka regjistruar bisedën me ta. Inspektorët tatimorë i kërkojnë 700 euro qytetarit, që të mos e gjobisin për biznesin e tipit këmbim valutor, të cilin e kishte pa licencë.
Pas sinjalizimit, gazetarët e “Fiksit” u nisën drejt Sarandës, por biznesmeni, i cili ishte detyruar të paguante 700 euro, nuk pranoi të jepte intervistë. Ai vuri në dispozicion të gazetarëve të “Fiksit” të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, aty ku kishte ndodhur edhe dhënia e ryshfetit karshi inspektorëve të tatimeve.
Inspektorët kanë shkuar ditën e parë në biznesin e zotërisë dhe kanë konstatuar se, biznesi i tipit “Agjenci Turistike” ishte në rregull, por këmbimi valutor që zotëronte i njëjti pronar operonte pa licencë.
Ditën që inspektorët vajtën në biznes kontrolluan gjithçka, por në mungesë të pronarit të biznesit i lanë një porosi punëtorit: Që pronari të shpëtonte nga gjoba, duhej t’u jepte inspektorëve të tatimeve 700 euro.

“Fiksi Fare” transmetoi me zë dhe me figurë ditën kur inspektorët kthehen në biznes dhe bëjnë bisedë me pronarin, të cilin nuk e gjetën në biznes ditën e parë. Inspektori i thotë se “nuk kishte kohë të ulej në kafe”. Ndërkohë, qytetari i thotë se “kishte marrë edhe një tjetër gjobë në një hotel, e kërkonte ndihmën e tyre për t’ia hequr”.
Inspektori i thotë se do të fliste me kolegët edhe për këtë rast. Kur pronari e pyeti se ku mund t’ia jepte lekët, ai e tërhoqi në një anë të biznesit, që nuk monitorohej nga kamerat, dhe i tha “lekët eja dhe m’i jep aty”. Pasi merr 700 euroshin, inspektori ikën dukë i thënë biznesmenit që të mund ta kontaktojë në telefon, kur të ketë dëshirë, për çdo gjë.
Takimi i inspektorit me pronarin e biznesit për të marrë 700 euro ryshfet
Inspektori: Ishe dje ti?
Qytetari: E kam ngritur me gjak këtë punë. Jo mo nuk isha unë, kam qënë në Tiranë unë kur folëm bashkë, kam ardh në orën 2 e gjysmë të natës.
Inspektori: Exchange-in e ke pa licencë.
Qytetari: E di unë, e kam bërë licencimin tek Anila Thomai, dhe më tha shprehimisht kështu, Ali.
Inspektori: Nuk je fare për licencim.
Qytetari: Bravo, jo , je për licencim se unë i plotësoji të gjitha kushtet, por problemi është se mund të bëhet vetëm në shtator. Ke mundësi më tha mua me u rregullu me çunat tha, troç. Me një fjalë ajo tek Banka e Shqipërisë, rregullohu me çunat tha puno. Është punë kulakçe, varet si e shohin ato.

Inspektori: Do punosh, Vazhdo puno ti.
Qytetari: Kur do pimë kafe?
Inspektori: Kur të duash pimë kafe , vetëm jo sot se jemi në monitorim.
Qytetari: Ku të t’i jap këto “lekët”?
Inspektori: Hajde more atje, aty…
Qytetari: Do t’i bije telefonit për ndonjë gjë.
Inspektori: Do vij, por nuk vij dot që sot tek hoteli.
Qytetari: Të vish edhe je i mirëpritur atje.
Inspektori: Do të vij por do të marr këtu që të ashtu…
Qytetari: Sqaroje, po nuk e pate problem atë Visin “inspektori tjetër’, thuaji me atë çunin , se është çun dora jonë thuaji.
Inspektori: Me Visin tani, te Visi kalojmë vetë ne. Hajt mirupafshim.
Qytetari: Mirupafshim.
Inspektori: Bjeri telefonit ë…
Qytetari: Patjetër.