12.1 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Berisha: Opozita do të jetë në krye të lëvizjes mbarëpopullore

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar gjendje në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort. Sipas tij edhe opozita është duke punuar për të përgatitur gjendjen e shpërthimit.
Sipas tij vetëm largimi i Edi Ramës është shpëtimi i këtij vendi.
I pyetur nga gazetarja rreth një bashkëqeverisjeje, Berisha tha se kjo përkthehet puthje me vdekje.
‘Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra. Këto janë një thirrje për shqiptarët.. ne do të bënim vetëvrasje si popull nëse heqim dorë nga BE.
Asnjë komb nuk ka vuajtur më shumë për të ruajtur vokacionin perëndimor sesa populli shqiptar. Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet pika e vlimit ose e shpërthimit në sociologji. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë.
Nëse ne si shqiptarë nuk vendosim të investojmë sado pak nga koha jonë për të ardhmen, për projektin Evropian, që është integrimi, në do përfundojmë në honet e historisë me këto ritme që po ecim.

Ne do të përfundojmë duke u larguar nga Shqipëria. Vetëm sot kanë aplikuar për tu larguar 20 mijë diplomantë.
Nëse ne arrijmë në këtë rrjedhje masive truri dhe energjish ne nuk bëhemi. Shqipëria ëhstë një nga vendet me potencialet më të mëdha. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një puthje me vdekjen.
Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me mazhorancën’, theksoi Berisha.
Me Ramën nuk ka zgjedhje
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ndërkohë ai ka ftuar sërish qytetarët shqiptarë që të ngrihen dhe të largojnë të keqen nga vendi.
‘Problemi i neveritshëm dhe i pafalshëm është që ne duam 2-3 ditë të nxjerrim rezultatin. Ka mundësi që vetëm sistemi elektronik ose diçka tjetër që brenda 6-7 orëve të nxjerrë rezultatin dhe e gjithë shoqëria shpëton. Në kushtet e grushtit të shtetit, zgjedhjet janë një iluzion qesharak në këtë vend, i ftoj qytetarët që të mos pajtohen më me këtë situatë, të dalim dhe ta nxjerrim mënjanë. Unë shoh që opozita po bën përpjekje shumë serioze, ka filluar punën për zgjedhjet, por përgjegjësitë i ka lidershpi i opozitës jo unë. Unë them këtë që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, për këtë jam shumë i sigurtë. Unë kam qenë shumë i bindur që Edi Rama do ti dhunonte zgjedhjet’, deklaroi ish-kryeministri.

Nga 4 mijë pika bastesh do të arrijnë deri në 400 mijë pas 1 Janarit, ja pse

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e ABC News, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri dhe ndryshimet në ligj.
Ai u shpreh se Rama jo vetëm që nuk do t’i mbyllë pikat e basteve, por në vend të atyre 4100 pikave do të hapen 40 mijë, 400 mijë e më shumë.
“po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 400 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular. Nëse loja ,me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës. Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës. Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit”, tha Berisha.

Berisha: Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën

Ish-Kryeministri Berisha parashikoi një fund të hidhur për kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi në studion e Abc news, se drejtësia dhe kanabisi do ta rrëzojnë Edi Ramën.
Sipas tij e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga e keqja është përmbysja me forcë e Edi Ramës, pasi rrugë tjetër nuk ka.
‘Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën, fizikisht apo politikisht është gjë tjetër. Këtu do të jemi. Sot drejtësia është në dorën e Ramës dhe të Don Agaçios. Plani B është përmbysja me forcë e tij, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka. Përmbysja sa më shpejt e tij është e nevojshme. Sot ne jemi një republikë kanabisi dhe republikë bixhozi’, deklaroi Berisha.
Berisha deklaroi se, askush nuk mund ta ndalojë fjalën e lirë në Shqipëri, qoftë ky edhe Edi Rama. Sipas tij, për Edi Ramën e vërteta është shpifje.
Berisha u shpreh se, Rama po ndjek rrugën e të atit, pasi edhe Kristaqi vuante nga fjala e lirë.
‘Aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit që bien në tokë aq mund të ndalojë dhe fjalën e lirë. Ky tregoi se po vuan një degradim psikik. Ky sorosian, që del kundër fjalës së lirë, tregon të gjithë formimin që ka. Ky po ndjek rrugën e të atit. Kam 20 vjet që i them të kërkojë falje për Havzi Nelën, sepse ka firmën babait të tij. Ne nuk mund të krahasohemi me vende e zhvilluara të BE që kanë një traditë dhe një sistem juridik që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Për Edi Ramën e vërteta është shpifje’.

Berisha: Rama po i monopolizon të gjitha bastet në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar në studion e Abc news, deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri.
Sipas ish-kryeministrit, Rama do të mbyllë 4100 pika bastesh për t’ia dhënë monopolin e basteve vëllait të tij Olsit, Vangjush Dakos dhe Gaz Demit.
“Ai po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 4000 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular. Nëse loja, me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon, sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës. Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës. Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit”, tha Berisha.
Berisha tha se, Rama e ka aq seriozisht luftën kundër basteve sa e pati seriozisht për luftën kundër drogës. Sipas Berishës, sapo Rama i shpalli luftë pikave të basteve ato njëlloj si droga u përhapën si kancer në Shqipëri.
Beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pasi e shndërroi Shqipërinë në kanbistat, bëri be që do luftojë drogën, sot droga është në nivelin më të lartë. Ndërkohë që bastet ose industria e mëkatit, ky erdhi me një betim solemn se s’do lë asnjë në këmbë, bëri betejën mori llokmat gjatë betejës. Nga 910 pika që ishin në vitin 2013-të sot janë 4100 pika të regjistruara.
Shqiptarët e kanë të qartë se si Fatmir Xhafa për llogari të Geronit mbajti ligjin për lojërat e fatit në parlament. Shqiptarët e panë se si u ulën me 3 herë taskat për pronarët e lojërave të fatit. Shqiptarët e kanë të qartë se sot janë 4100 pika bastesh në Shqipëri’, tha Berisha.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, Basha: Kontribut për paqen në Ballkan

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e ligjit për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Në një status në Facebook, Basha shkruan se Kosova me ushtrinë e vet do jetë kontribut i shtuar për paqen e sigurinë në Ballkan.
“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, shkruan Basha.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës është miratuar me 96 vota pro.
Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!

Sali Berisha

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!
Status i dt 25 dhjetor 2015. Nje kujtese!
Te dashur miq, Edi, Linda dhe Aneta ne sulm frontal kunder fjales se lire. Ata kane alergji nga fjala e lire!
Kancer i quan e Edi kritikat e gazetareve, ndaj dhe ka vendosur t’iu presi gjuhen si Lukashenko gazetareve dhe kundershtareve me ligjin e kriminalizimit te shpifjes. Nderkohe kur ishte ne opozite votoi per dekriminalizimin e saj.
“Po na helmojne opinionistet” – denoncon Linda Rama ne fjalimin e saj ne takimin e fundvitit me gazetaret dhe fjalen e ka per ata opinioniste qe ende rezistojne pa bolinizuar apo këllirizuar(pra qe nuk jane bere ende si Bolino apo mjerua)
Se fundi, Aneta Koleka, mamaja e Edit, djalit me kompleks Edipi, ushtron presion dhe i kerkon poetit (per mua bejtexhiut ekstermistit te majte) Arben Duka t’i kerkoje ndjese asaj apo ndjese publike sepse ne nje bejte te fundit ai i ka kerkuar Edivinit ti heqe dekoratat edhe Kristaq Rames dhe Gramoz Ruçit!!
Te dashur miq, keta kane alergji familjare ndaj fjales se lire. Standarti i tyre familjar eshte ai i denimit te fjales se lire. Ne mediat shqiptare jane sot jo nje por disa gazetare, qe me shperblimet qe kane marre per shpifjet e tyre te perditshme ndaj politikaneve te caktuar kane ndertuar vila dhe biznese dhe nuk jane paditur ndonjehere apo as dhe i ngacmuar per ato qe kane trilluar.
Arben Duka ka vargje bejtesh te pafundme, te gjata me kilometra qe shkojne se paku nga Tirana ne Vlore kunder meje, po ndonjehere njeri ne telefon nuk e ka marre per bejtet e tij.
Klani Koleka eshte sot klani me armiqesor ndaj lirive tona. Ti krrejme sa me pare! sb

RTSH në shtetrrethim, çfarë po ndodh në televizionin shtetëror?

Një shqetësim i ngritur në portalin e ankesave të Edi Ramës ka bërë që në Radio Televizionin Shqiptar të shpërthejë një raprezarje nga drejtuesit e tij.
Gazetarë dhe punonjës të RTSH-së kanë treguar për SYRI.net se dyert e televizionit janë mbyllur dhe askush nuk hyn e nuk del.
Sipas tyre, pak ditë më parë disa punonjës kanë bërë një ankesë në portalin e Edi Ramës ku janë ankuar për drejtuesit dhe shpenzimin pa kriter të parave me projekte e preventive fikse.
E në vend që portali i Ramës tu zgjidhte hallin punonjësve, denoncimi i tyre ka përfunduar në tavolinat e drejtuesve.
Pikërisht pas marrjes së ankesave, drejtuesit e RTSHsë kanë vendosur mbylljen e dyerve deri sa të gjejnë denoncuesit.
Pritet që drejtuesit të marrin masa të shumta ndaj denoncuesve deri në largime nga puna.

Derbi i bomberave argjentinas

Të dielën do të luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Në “San Siro” do të jetë e fokusuar jo vetëm vëmendja e tifozëve të dy skuadrave në fjalë, por edhe të dashamirësve të futbollit në mbarë globin. Kjo, për faktin se e një rëndësie të tillë është kjo përplasje, pavarësisht qasjes aktuale të kuqezinjve dhe zikaltërve, që e shohin veten minimalisht një hap mbrapa Juventusit.
Do të jetë një ballafaqim total mes lojtarëve në fushën e blertë, mes trajnerëve në stolat respektivë, edhe mes dy tifozërive të zjarrta, që gjithmonë në derbi i “vënë flakën” stadiumit e jo vetëm. Mediat italiane, por jo vetëm, e kanë parë derbin e së dielës edhe si një “tango argjentinase”, duke iu referuar sulmuesve në të dyja kahjet: Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.
Mes të dyve (pjesë e Albiceleste) do të jetë derbi i parë milanez. Në të kaluarën ata janë vendosur ballë për ballë, por jo duke mbrojtur ngjyrat e të njëjtin qytet. Higuain ka përfaqësuar fanellat e Napolit dhe Juventusit, më parë, në Seria A, ndërsa Icardi është besnik i ngjyrave zikaltër (pa harruar eksperiencën e një sezoni te Sampdoria, por atëherë nuk ishte i njohur).
Pra, do të jetë një derbi bomberash argjentinas, ai i së dielës, në “San Siro”, veç të tjerash. Në funksion të këtij këndvështrimi, po përmbledhim në infografikun shoqërues të këtij shkrimi edhe sa “peshon” njëri e tjetri në skuadrat respektive. Për këtë kampionat, Icardi ka shënuar 3 gola, ndërsa Higuain 4 gola. Ky i fundit është një hap para, edhe pse debutues me Milanin.
Edhe sa iu takon pasimeve të sakta (të suksesshme), “Pipita” qëndron më lart, me 88%, përkundrejt 71% të kapitenit zikaltër. Edhe në shifrat e tjera specifike të futbollit, sikurse janë driblimet, krosimet, goditjet në portë, bie në sy epërsia e Higuain.
Kujtojmë se ky krahasim ka në bazë aktivizimin e tyre, i cili është i tillë: Mauro Icardi ka luajtur në 6 ndeshje të Seria A, për këtë sezon, ose ose 486 minuta lojë. Nga ana e tij, Gonzalo Higuain ka qenë prezent në 5 ndeshje të kuqezinjve, me 450 minuta lojë aktivizim. A do të kenë ndikim të dielën këto “valenca” të dy bomberave argjentinas në derbin e “San Siros”? Këtë mbetet ta tregojë fusha e lojës, por si një pikënisje për prognozë mund të shërbejnë…

Pogba përçan Barcelonën

Të gjithë duan Pogba. Në përgjithësi, sepse francezi është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, por veçanërisht nga Barcelona. Në fakt, sipas “Daily Mail”, lojtarët e Valverde-s po kërkojnë me ngulm blerjen e mesfushorit të Manchester United. Ata që duan zbarkimin e kampionit të botës në “Camp Nou” janë, Messi dhe Pique, të cilët e konsiderojnë Paul një përforcim të domosdoshëm për mesfushën, edhe pse Vidal nuk po bind.
Por nuk janë vetëm dy simbolet e Barçës që e kërkojnë një gjë të tillë; të gjithë, ose pothuajse, në Katalonjë e duan Pogba. Ai është shumë mik me dy francezët e “blaugranave”, Dembele dhe Umtiti, me të cilët ka shkuar në Disneyland në ditën e pushimit të kombëtareve. Por, përveç tyre, edhe trajneri Valverde do të ishte i gatshëm të gjente një sistemim për francezin në skemat e tij. Edhe pse eliminimi i pësuar vitin e kaluar në Champions League nga Roma dhe fillimi jo i mirë në këtë sezon, tregojnë se Barcelona-s, përveç zotërimit të topit në mesfushë, i duhen edhe pak muskuj.
Por jo të gjithë janë të bindur nga kjo ide. Vetë klubi, ose të paktën departamenti i vëzhguesve. Sipas “Daily Mail”, ka disa zëra që kanë dalë kundër blerjes së Pogba, që sipas disa prej vëzhguesve të Barcelona-s nuk do të ishte i përshtatshëm për lojën e katalanasve. Francezi rrezikon shumë kur ka topin në këmbë dhe nuk e ka aq të zhvilluar sa duhet sensin e pozicionimit në mënyrë që të përshtate menjëherë me lojën e skuadrës së Valverde. A do të mjaftojnë këto të dhëna për të bindur grupin që është pro blerjes së tij? Duke parë emrat e përmendur më sipër, ndoshta jo. Kështu, në janar (ose më parë), telenovela mund të rifillojë…

Vasili për Check-up-in e Ramës: E çuan si langaraq, e tallën dhe e bënë helaq para gjithë dynjasë

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Rama, ku shfaqej teksa bënte Check-up dhe nuk kursente batutat me infermierët.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se vizita e Ramës pas 4 vitesh pune të koncesionarit të Check-up, tregon se është i pavlerë, në të kundërt sipas tij do të shkonte më herët.
Postimi i Vasilit
Edi Rama ben check up vetem pas 4 vjetesh,sepse nuk ka vlere.
E vune perpara ata te koncesionit dhe e cuan si lengaraq, e tallen dhe ben helaq para gjithe dynjase, qe te bente check up pas 4 vjet e kusur qe ka filluar.
Te kish pasur vlere do kishte vajtur vajtur qe diten e pare.
Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullates duke provuar qarte se eshte i panevojshem.
Kur ben Edi Rama vleresime per leverdine e check up-it eshte njelloj si pellitjen e gomarit ta shesesh si ariet e Pavarotit.