40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Rilindja” me kariera abuzive mermeri në zëmër të Parkut Kombëtar Pyjor të Leskovikut dhe Kolonjës

Fatmir GUDA

“Rilindja” me kariera abuzive mermeri në zëmër të Parkut Kombëtar Pyjor të Leskovikut dhe Kolonjës. Harresa dhe përbuzja do të ishte më e pakta që pushteti i “rilindjes” do t’i rezervonte Leskovikut dhe Kolonjës.
Sepse përveç papunësisë dhe varfërisë të ulur këmbëkryq aty, një babëzi e pashterur po spikat tanimë në plan të parë, teksa konstaton me keqardhje që një grusht njezish të lidhur me pushtetin, sapo kanë nisur një etapë të re, atë gllabërimit dhe të degjenerimit total të një prej krahinave më me vlerë kombëtare, historike dhe turistike duke arritur deri aty sa të vënë dorë mbi mjedisin e papërsëritshëm dhe rrezikuar seriozisht resurset e mbetura në atë zonë.
Të gjithë qytetarët aty ndihen të shqetësuar dhe të pafuqishëm ndërsa shprehin indinjatë për shkatërrimin që po përgatitet t’i bëhet një territori të gjelbër në sipërfaqe të konsiderueshme me hapjen dhe shfrytëzimin e karierave për nxjerrje mermeri, pikërisht mu në një nga masivet e rralla pyjore të vëndit, atë të zonës Gërmënj – Shelegur të shpallur edhe Park Kombëtar. Por në vënd që në këtë zonë pyjore të krahinës së Leskovikut të duartrokiten dhe inkurajohen nismat për ngritje fermash bletorale dhe resortesh turistike që për fat të mirë dhe nuk kanë munguar të ngrihen me shumë guxim e jo pak risk për shkak të infsratrukturës rrugore të munguar, papritur vjen si thikë pas shpine dhe kjo tentativë korruptive për tua dëmtuar dhe ato vlera natyrore që shihen si shpresa e vetme për të mbajtur gjallë vlerat turistike dhe zhvillimin e kësaj krahine. Sipas banorëve, kjo është pabesia e rradhës që qeveria e “rilindjes” po u rezervon pas zhdukjes së Leskovikut nga harta e bashkive, një prej qyteteve me histori, kulturë dhe me tradita të hershme kombëtare, ç’ka u shoqërua dhe me braktisjet masive nga njerzit çdo ditë të kësaj zone.

Dhe vënia dorë mbi mjedisin duke dëmtuar bukurinë natyrore që ofron masivi pyjor aty, i vuri kapak mungesës së dashamirësisë së qeverisë për këtë krahinë dhe mallkim më i madh për juglindjen e izoluar dhe të prapambetur nuk mund të bëhej. Megjithse të sfilitur nga hallet e përditshme dhe pamundësitë e përballimit të jetës së vështirë, leskoviqarët kurrsesi nuk bien dakort ta lejojnë, që natyra e virgjër e zonës së tyre të bjerrë preh e orekseve të njerzve të pandjeshëm që vijnë me kapadaillëk në emër të pushtetit duke bërë fakt të kryer marrjen e lejës së shfrytësimit nga ministria e energjitikës. Dhe dihet se kush janë të zotët e pushtetit në këto anë, që i shkelin syrin prologut të kësaj masakre mjedisore.
Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali, të cilët të zgjedhur prej pushtetit pa asnjë lidhje me atë zonë i kanë hedhur në kosh fjalët e mira dhe superlativat maramendëse të thëna përmëndësh nëpër fushata votimesh për mjedisin, natyrën e virgjër të Leskovikut e Kolonjës dhe njerëzit e mrekullueshëm të asaj treve dhe si dy jabanxhinj të këqij larg çdo detyrimi ligjor dhe përgjegjshmërie qytetare po i gatisin të zezën e rradhës.
E çuditshme se ndërsa nga njëra anë dëgjon të flitet për aksione të qeverisë në mbylljen e të tilla masakarave mjedisore të përhapura pa kriter në gjithë territorin e vëndit dhe nga ana tjetër valon noterizimi i kontratave të reja në zona ku pretendohet se mungon sensibiliteti dhe vëmëndja e duhur qytetare, sigurisht që mbrojtja e territorit sidomos atij të gjelbërt mesa duket më shumë sesa propogandë është një zhurmë e rëndomtë qeveritare, pas së cilës po tentohet të mbulohet shfrytëzimi abuziv me konçensione korruptive që po u vret leskoviqarëve si gjithë shqiptarëve shpresën e të ardhmes për të jetuar pa u rënë kush në qafë dhe pa i rënë në qafë kujt.

Klyshi i Ramës në Bashki ofendon protestuesit nga bodrumi: Janë shpellarë

Këlyshi i Ramës në Bashki, Erion Veliaj pasi nuk ka guxuar të flasë me protestuesit është shfaqur para kamerave vetëm 40 minuta pasi protestuesit janë larguar nga rrethimi i Bashkisë.
Veliaj duke folur nga bodrumi i Bashkisë ku u sigurua me policë dhe mbylli dyert me zinxhirë deklaroi se nuk ka kujt ti flasë dhe se ka përballë tij shpellarë. “Çfarë tu them miqve të mij ndërkombëtarë që vijnë këtu dhe më japin çmime për Tiranën që kam përballë një parti me shpellarë që sulmojnë institucionet?” u shpreh Veliaj para një grupi të vogël punonjësish të bashkisë të cilët i kishte përballë së bashku me një grusht mediash.
Ofendimi si shpellarë për disa mijëra qytetarë që kërkojnë që shtëpitë e tyre nëse preken nga zgjerimi i rrugës të kompensohen realisht me vlerën që u takon dhe jo të hidhen në rrugë të madhe është një provokim që kërkon një përgjigje të fortë nga protetuesit.
Ky klysh kurvi që mendon se ka të drejtë të ofendojë një komunitet do të përgjigjet për ofendimin që ka nxjerrë sot për protetsuesit. Mjaft më. Koha e tolerancës ndaj këtyre pederastëve që mendojnë se mund të ofendojnë këdo ka marrë fund dhe është koha e revanshit popullor.

Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e ndërtimit të projektit dhe deklaroi se nuk do të frenojnë ndërtimin e qytetit për shkak të disa njerëzve të pacivilizuar. Ai theksoi se ky është i njëjti film që përsëritet në kryeqytet.
“Dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve kërkojnë që Tirana të zgjerohet. Kush do dëshmi mjafton që të bëjë rrugën nga TEGU tek Komuna Parisit për 3 minuta. Është i njëjti film që e kemi parë dhe më parë. Dhe ky film përfundon me fitoren e këtij qyteti.
Nuk do të na pengojnë disa shpellarë, që nuk janë civilizuar. Njërëz që vijnë nga shpella, nuk respektojnë qytetin. Ato njerëz në epokën e gurit nuk pranojnë dëmshpërblimin.
Njërëzit thonë që kur të zhbllokohet qarkullimi tek Shqiponja, atëherë do të marri frymë qyteti. Do të mbetemi në epokën e gurit. Nuk ka shanse! Zero! Do pranojmë që falimentojmë si shtet, përndryshe! Këtë betejë do ta fitojë civilizimi.
Për të gjithë ato qytetarë, do të kenë trajnim edhe më të mirë. Kemi ofruar 3 vite qera. Për ato që nuk kanë asnjë letër dhe që kanë zaptuar tokën e dikujt dhe nuk kanë asnjë letër. Aty kalon rruga.
Po i bien me shkel civilizimit. Për të gjithë ato që preken bonusi i qerasë do të shtyhet për 3 vjet. Ama bashkia do të heqë një shkollë, se do tu paguajë qeranë këtyre banorëve. Çfarë pret nga një ish kryetarë bashkie i llastuar, ai ndërton për vetë pa leje, vari leshin thotë dhe për këta banorë.”– tha Veliaj.

“Niçja” kërcënon Ramën e Dakon: Më lironi nga burgu ose do të flas

Kreu i bandës së drogës, Astrit Avdylaj ka bërë sot një deklaratë publike të fortë nga salla e gjyqit duke thirrur “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet e mia” ka thënë Astrit Avdylaj. Deklarata e Avdylajt është bërë në fillim të seancës gjyqësore ku anëtarët e bandës së trafikut të drogës kanë kërkuar lirimin nga burgu.
Mesazhi i Astrit Avdylajt të konsideruar si një nga krerët e bandës së drogës të laboratorit të Hasit të zbuluar nga shërbimet partnere është qaqrtazi një kërcënim i hapur për Ramën dhe Dakon. I njohuri si “Niçja” ka kërkuar përmes fjalisë të shprehur para fillimit të seancës gjyqësore se në rast se Rama dhe Dako nuk e lirojnë atë nga burgu, atëhere ai do të flasë.
Kjo mund të jetë deklarata më e fortë e kreut të një karteli droge, i cili ka folur hapur dhe me gjuhën e koduar të mafias i ka dhënë ultimatum Ramës e Dakos që ta lirojnë. Se çfarë pritet të ndodhë kjo pritet të shihet në përfundim të senacës gjyqësore, por edhe në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet deri tani është se në përgjimet e bandës së drogës ka rënë edhe kreu iBashkisë së Durrësit, i cili po ahstu e ka pohuar publikisht se e njeh “Niçen” dhe se i ka kërkuar vota në zgjedhje.
Pse ‘i shiti’ kreu i organizatës së Shijakut, Dakon dhe Ramën
Deklarata shokuese e një prej krerëve të organizatës së madhe kriminale, që shtrinte veprimtarinë e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, duket se ka ardhur pas braktisjes që i është bërë kësaj bande, nga kumbari i tyre Vangjush Dako dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Burime për “Syri.net” kanë konfirmuar, se vëllezërit Avdyli kanë kërkuar që të mbrohen prej partisë në pushtet, por kopsitja e dosjes së tyre prej shërbimeve të huaja, ka bërë që këta të fundit “të bëjnë sikur nuk i njohin”.

Deklarata e Astrit Avdylit në seancën e parë, përveçse ka qenë shenjë e hakmarrje për këtë braktisje, duket se është edhe një paralajmërim i frikshëm për vetë Edi Ramën; Nëse nuk na mbroni do të tregojmë gjithçka…
Përveç të tjerave ajo që ra në sy në këtë seancë ishte edhe mungesa e dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë në Apel ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, kurse 8 mungojnë, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko, që përfaqësohen nga avokatët.
Të arrestuarit që ndodhen në burg pas operacioni “Vol-Vo 4”
Arben Çuko
Arben Ndoka
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro
Arrest shtëpie
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli
Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura

Protesta, Veliaj në panik mbyllet si mi brenda Bashkisë, siguron dyert me zinxhira

Protestuesit kanë detyruar kreun e Bashkisë që të mbyllet si mi brenda zyrës së tij. Ai ka siguruar dyert e Bashkisë me zinxhira në mënyra që të jetë i sigurtë në zyrën e tij. Protestuesit fillimisht kanë shpërthyer gardhin e policëve, por nuk kanë mundur që të ngjisin shkallët e Bashkisë që të mbërrijnë tek zyra e Veliajt për shkak se dyert kanë qenë të mbyllura me zinxhirë. Mund të jetë një rast unik kur kryebashkiaku I një kryeqyteti të mbyllet Brenda në zyrë duke siguruar dyert me zinxhirë në një kohë që duhet të dialogonte me qytetarët të cilëve kërkon tu prishë banesat.
Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen.
Me thirrjet “jemi të gjithë për një qëllim”, protestuesit kanë shkundur portën prej hekuri të bashkisë, por pa mundur ta hapin, pasi ishte siguruar me zinxhirë nga Policia.
Ata kanë ndeshur me Policinë dhe pas disa tentativave, janë kthyer mbrapsh, duke e konsideruar vetëm si paralajëmrim këtë akt.
Gra e burra jashtë hyrjes kanë rinisur thirrjen “Duam shtëpitë tona”, “Shtëpitë tona janë me gjak”.

Personat mbipeshë më pak inteligjentë sesa ata me peshë normale?

Personat me mbipeshë janë më pak inteligjent sesa njerëzit që përpiqen të mos kenë probleme me peshën, pohon një studim provokues. Meshkujt dhe gratë që vuajnë nga mbipesha kanë më pak materie të bardha dhe të hirta në zonat e truri. Hulumtuesit kanë thënë se zbulimi i tyre mund të shpjegohet se përse personat me mbipeshë marrin vendime të gabuara sa i përket zgjedhjes së ushqimit – për shkak se nuk e kanë kapacitetin mendor ta kontrollojnë veten e tyre. Kjo teori mund të kundërshtohet shumë lehtë duke treguar që problemet me peshë dallojnë nga individi në individ.
Hulumtimi kishte përfshirë imazhe të sofistikuara të trurit të 32 të rriturve – 16 meshkuj dhe 16 gra – të zgjedhur nga qyteti i Baltimore, SHBA. Çdo njeri që kishte pasur histori të dëmtimeve në tru, abuzimit me substanca të ndryshme apo sëmundje mendore, ishte përjashtuar nga grupi.
Hulumtuesit e kishin matur BMI-në, matje zakonshme që përdoret për të përcaktuar se sa mbipeshë është një person, si dhe përqindjet e dhjamit në trup dhe i kanë krahasuar ato me ndryshimet ë strukturat e trurit dhe funksionin e trurit.

Udhëheqësi i këtij studimi, Chase Figley, kishte thënë se skanimet e trurit kishin qenë tejet të tërësishme. Ai thotë se i kishin mbuluar ndryshimet përgjatë tërë trurit, e gjithashtu “rrjetet specifike”. Në veçanti ai ishte interesuar në “rrjetin e spikatjes”, që ai e ka përshkruar si “ulëse të motivimit, vullnetit dhe aftësisë për t’i bërë ballë sfidave fizike dhe emocionale”.
Rezultatet kishin shfaqur se nuk kishte pasur dallime shumë të mëdha në termet e materies së bardhë mes njerëzve që kishin pasur peshë normale dhe atyre mbi peshë.
Sidoqoftë, njerëzit me BMI më të lartë kishin pasur dukshëm materie më të madhe të hirtë. Veç kësaj, shikimi i rrjeteve të veçanta, kishte zbuluar se aq më të rëndë dhe mbipeshë që ishin personat, aq më pak materie të bardhë kishin pasur në rrjetin e spikatjes.
Dy e treta e meshkujve dhe 57 për qind e grave në Britani janë të kategorizuar si persona me mbipeshë, gjë që e bën Britaninë me përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë.
Studimi ishte raportuar në revistën Frontiers in Neuroscience.

Studimi, 70 përqind e personave bëhen të varur që pas cigares së parë

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e studimeve të mëparshme me mbi 215,000 njerëz nga e gjithë bota për të treguar se 70 për qind prej tyre kishin filluar të pinin duhan rregullisht që pasi kishin pirë cigaren e parë.
Profesori Peter Hajek nga Universiteti ‘Queen Mary’, Londër, thotë se kjo është hera e parë që tregon varësinë të cilën mund ta krijojë konsumimi i vetëm një cigareje, transmeton Telegrafi.
“Në zhvillimin e çfarëdo varësie, kalimi nga eksperimentimi në përdorim të rregullt është gjë e rëndësishme, sepse tregon që një aktivitet rekreacional po shndërrohet në një nevojë.
Ne kemi zbuluar se përqindja e atyre që e provojnë duhanin dhe shndërrohen në konsumues të rregullt të duhanit është shumë e lartë, dhe kjo ndihmon në konfirmimin e rëndësisë që ka parandalimi i eksperimentimit me cigare”, ka treguar ai.
Në vitin e kaluar, një studim i përmasave të mëdha nga shkencëtarë kanadezë – me rreth 44,000 persona të moshave 14 deri 18 vjet – kishte zbuluar se ata të cilët përdorin cigare elektronike janë thuajse dyfish më të prirë të bëhen konsumues të rregullt të duhanit.
Shkencëtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se cigaret elektronike ndihmojnë në ‘ri-normalizimin’ e duhanpirjes pas disa viteve të krijimit të shprehisë së duhanit.

Reagimi i ashpër i Manjanit: Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris këtë vend!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar për shkak të mungesës së Gjyakatës Kushtetuese.
Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat themelore që dhunohen çdo ditë Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese, ndërsa për dekretimin e Sandër Lleshit premtohet se do bëhet shpejt gjykata!
Postimi i plotë
Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;
Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;
Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;
Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.
Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!

Ulje drastike e temperaturave, ja kur pritet të bjerë borë

Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohte në të gjithë vendin.
Edhe fundjava parashikohet e kthjellët dhe e ftohtë, ndërsa dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të javës janë e premtja dhe e shtuna.

Matja e numrit të rrahjeve të zemrës mund t’ju shpëtojë jetën

Matja e të rrahurave të zemrës gjatë pushimit mund të ndihmojë në parashikimin e problemeve me zemër te femrat, pavarësisht aktivitetit fizik dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, pohon studimi i ri.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 129.135 në postmenopauzë, të cilat deri atëherë nuk kishin pasur probleme me zemrën.
Këtyre femrave i është matur numri i të rrahurave të zemrës gjatë kohës kur ato kanë pushuar.
Para fillimit të studimit janë marrë parasysh edhe faktorët e rrezikut (shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit etj.) të cilët mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës si dhe në numrin e të rrahurave të zemrës në minutë.
Këto femra janë përcjellë për tetë vite dhe janë shënuar të gjitha vizitat mjekësore dhe problemet me zemër. Gjatë kësaj periudhë nga numri i përgjithshëm (129.135), probleme me zemër kanë pasur 2.281 femra, ndërsa 1.877 prej tyre kishin pësuar infarkt të zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilat kishin numër më të madh të të rrahurave të zemrës në minutë (më shumë se 76 rrahje në minutë) gjatë kohës kur ato pushonin, ishin të prira që të zhvillonin probleme me zemrën, në krahasim me fermat të cilat kishin numrin më të ulët të rrahjeve në minutë (62 rrahje në minutë ose më pak) gjatë kohës kur pushonin.
Më tutje është treguar se lidhja ndërmjet numrit të të rrahurave të zemrës gjatë pushimit dhe problemet e zemrës nuk varen nga aktiviteti fizik, ndërsa këto probleme më shpesh shfaqen ndërmjet moshës 50 dhe 64 vjeçare.

Berisha zbulon simbolin të cilit i përulet Rama: Rrëzoi Shqiponjën për bunkerët e etërve të tij xhelatë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer sërish rrëzimit të monumentit të Shqiponjës nga ana e qeverisë dhe ka zbuluar simbolin që i përulet Kryeministri Rama.
Përmes një postimi në facebook, Berisha thotë se Rama e urren shqiponjën e flamurit dhe simbol të tij ka bunkerin e etërve të tij xhelatë.
Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha
Jo shqiponja e flamurit qe urren por bunkeri i eterve te tij xhelat eshte simboli i Zografit bis. sb