21.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Derbi i bomberave argjentinas

Të dielën do të luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit. Në “San Siro” do të jetë e fokusuar jo vetëm vëmendja e tifozëve të dy skuadrave në fjalë, por edhe të dashamirësve të futbollit në mbarë globin. Kjo, për faktin se e një rëndësie të tillë është kjo përplasje, pavarësisht qasjes aktuale të kuqezinjve dhe zikaltërve, që e shohin veten minimalisht një hap mbrapa Juventusit.
Do të jetë një ballafaqim total mes lojtarëve në fushën e blertë, mes trajnerëve në stolat respektivë, edhe mes dy tifozërive të zjarrta, që gjithmonë në derbi i “vënë flakën” stadiumit e jo vetëm. Mediat italiane, por jo vetëm, e kanë parë derbin e së dielës edhe si një “tango argjentinase”, duke iu referuar sulmuesve në të dyja kahjet: Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.
Mes të dyve (pjesë e Albiceleste) do të jetë derbi i parë milanez. Në të kaluarën ata janë vendosur ballë për ballë, por jo duke mbrojtur ngjyrat e të njëjtin qytet. Higuain ka përfaqësuar fanellat e Napolit dhe Juventusit, më parë, në Seria A, ndërsa Icardi është besnik i ngjyrave zikaltër (pa harruar eksperiencën e një sezoni te Sampdoria, por atëherë nuk ishte i njohur).
Pra, do të jetë një derbi bomberash argjentinas, ai i së dielës, në “San Siro”, veç të tjerash. Në funksion të këtij këndvështrimi, po përmbledhim në infografikun shoqërues të këtij shkrimi edhe sa “peshon” njëri e tjetri në skuadrat respektive. Për këtë kampionat, Icardi ka shënuar 3 gola, ndërsa Higuain 4 gola. Ky i fundit është një hap para, edhe pse debutues me Milanin.
Edhe sa iu takon pasimeve të sakta (të suksesshme), “Pipita” qëndron më lart, me 88%, përkundrejt 71% të kapitenit zikaltër. Edhe në shifrat e tjera specifike të futbollit, sikurse janë driblimet, krosimet, goditjet në portë, bie në sy epërsia e Higuain.
Kujtojmë se ky krahasim ka në bazë aktivizimin e tyre, i cili është i tillë: Mauro Icardi ka luajtur në 6 ndeshje të Seria A, për këtë sezon, ose ose 486 minuta lojë. Nga ana e tij, Gonzalo Higuain ka qenë prezent në 5 ndeshje të kuqezinjve, me 450 minuta lojë aktivizim. A do të kenë ndikim të dielën këto “valenca” të dy bomberave argjentinas në derbin e “San Siros”? Këtë mbetet ta tregojë fusha e lojës, por si një pikënisje për prognozë mund të shërbejnë…

Pogba përçan Barcelonën

Të gjithë duan Pogba. Në përgjithësi, sepse francezi është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, por veçanërisht nga Barcelona. Në fakt, sipas “Daily Mail”, lojtarët e Valverde-s po kërkojnë me ngulm blerjen e mesfushorit të Manchester United. Ata që duan zbarkimin e kampionit të botës në “Camp Nou” janë, Messi dhe Pique, të cilët e konsiderojnë Paul një përforcim të domosdoshëm për mesfushën, edhe pse Vidal nuk po bind.
Por nuk janë vetëm dy simbolet e Barçës që e kërkojnë një gjë të tillë; të gjithë, ose pothuajse, në Katalonjë e duan Pogba. Ai është shumë mik me dy francezët e “blaugranave”, Dembele dhe Umtiti, me të cilët ka shkuar në Disneyland në ditën e pushimit të kombëtareve. Por, përveç tyre, edhe trajneri Valverde do të ishte i gatshëm të gjente një sistemim për francezin në skemat e tij. Edhe pse eliminimi i pësuar vitin e kaluar në Champions League nga Roma dhe fillimi jo i mirë në këtë sezon, tregojnë se Barcelona-s, përveç zotërimit të topit në mesfushë, i duhen edhe pak muskuj.
Por jo të gjithë janë të bindur nga kjo ide. Vetë klubi, ose të paktën departamenti i vëzhguesve. Sipas “Daily Mail”, ka disa zëra që kanë dalë kundër blerjes së Pogba, që sipas disa prej vëzhguesve të Barcelona-s nuk do të ishte i përshtatshëm për lojën e katalanasve. Francezi rrezikon shumë kur ka topin në këmbë dhe nuk e ka aq të zhvilluar sa duhet sensin e pozicionimit në mënyrë që të përshtate menjëherë me lojën e skuadrës së Valverde. A do të mjaftojnë këto të dhëna për të bindur grupin që është pro blerjes së tij? Duke parë emrat e përmendur më sipër, ndoshta jo. Kështu, në janar (ose më parë), telenovela mund të rifillojë…

Vasili për Check-up-in e Ramës: E çuan si langaraq, e tallën dhe e bënë helaq para gjithë dynjasë

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Rama, ku shfaqej teksa bënte Check-up dhe nuk kursente batutat me infermierët.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se vizita e Ramës pas 4 vitesh pune të koncesionarit të Check-up, tregon se është i pavlerë, në të kundërt sipas tij do të shkonte më herët.
Postimi i Vasilit
Edi Rama ben check up vetem pas 4 vjetesh,sepse nuk ka vlere.
E vune perpara ata te koncesionit dhe e cuan si lengaraq, e tallen dhe ben helaq para gjithe dynjase, qe te bente check up pas 4 vjet e kusur qe ka filluar.
Te kish pasur vlere do kishte vajtur vajtur qe diten e pare.
Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullates duke provuar qarte se eshte i panevojshem.
Kur ben Edi Rama vleresime per leverdine e check up-it eshte njelloj si pellitjen e gomarit ta shesesh si ariet e Pavarotit.

Rama bëri check-up, deputetja: Kujdes ç’del nga analizat, jo pak burra kanë dalë shtatzënë

Pas postimit të kryeministri Edi Rama pak më parë të një video ku bënte check-up-in falas në poliklinikën nr.9 në Tiranë, ka reaguar deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Me anë të një postimi në rrjetet Vokshi shkruan se në vend që të japë dorheqjen Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.
Më tej ajo deklaron se Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor.
Statusi i plotë
Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.
Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.
Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.
p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.

Berisha publikon videon: Ja si helmohen banorët e Fushë Krujës nga pushteti mafioz i Kallam Deshtakut!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video, teksa shihet tymi i madh dhe ndotja ekstreme që krijohet nga furrat e gëlqeres në Krujë.
Berisha pohon se kështu helmohen banorët e kësaj zone nga pushteti mafioz i Edi Ramës. Qytetari i shkruan Berishës se kjo situatë është e përditshme.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ja si helmohen banoret e Fushe Krujes nga pushteti mafioz i Kallam Deshtakut!
Lexoni mesazhin shikon videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor berisha ja si digje plehrat ne kameras te qytetit te krujes dhe askush nuk reagon per kete kjo vazhdon cdo dit dhe po kthehet ne nje kancer t vertet shpresoj te behet ndonje gje sepse kjo situate po behet e padurueshme..repsekte doctor.

Ja si helmohen banoret e Fushe Krujes nga pushteti mafioz i Kallam Deshtakut!Lexoni mesazhin shikon videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje doktor berisha ja si digje plehrat ne kameras te qytetit te krujes dhe askush nuk reagon per kete kjo vazhdon cdo dit dhe po kthehet ne nje kancer t vertet shpresoj te behet ndonje gje sepse kjo situate po behet e padurueshme..repsekte doktor

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 18. Oktober 2018

Balla gënjen duke përdorur edhe fenë, provat e reja të lëvizjeve me trafikantin e drogës

Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të Taulant Ballës, sipas të cilit ai është njohur me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.
Boçi i konsideroi mashtrime deklarimet e Ballës dhe solli prova të reja, sipas të cilave, Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë njohje më të hershme.
Boçi i’u referua sërish sistemit TIMS, pikërisht datës 7 korrik 2014, ku Balla ka udhëtuar me Edmond Begon. Kontrolli i dy pasaportave është bërë brenda 2 minutave çka tregon se kanë qënë pas njëri tjetrit, tha Boçi.
Më tej ai përmendi datën 22 shtator 2014, dhe në këtë rast kontrolli për Ballën dhe Begon është bërë brenda 1 minute.
Deputeti demokrat deklaroi se vetëm në vitin 2014, Ballad he Bego kanë udhëtuar së bashku jashtë vendit plot 12 herë.
Boçi I konsideroi qëndrimet e Ballës si përpjekje për ti shpëtuar përkohësisht burgut.Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për njohjen me mikun trafikant droge Edmond Bego në vitin 2015.
Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.
Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

LUÇIANO BOÇI, DEPUTET PD
Taulant Balla u shfaq mbrëmë para shqiptarëve si një peng i krimit të organizuar dhe i parave të pista.
Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, këtë rradhë, Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Begon.
Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar për herë të parë me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.
Dokumentat zyrtare provojnë se ata kanë udhëtuar së bashku disa herë me makinë dhe me avion në të njëjtën orë, përpara vitit 2015.
Të dhënat e sistemit TIMS provojnë se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014 dhe kontrolli i të dyja pasaportave është bërë brenda dy minutave, çka tregon se ata kanë qenë pas njëri-tjetrit.
Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku edhe në 22 shtator 2014, kohë në të cilën sipas deklaratave të mashtruesit të Edi Ramës, ata nuk njiheshin me njëri tjetrin. Këtë herë pasaportat janë kontrolluar brenda 1 minute.
Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.
Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

 

Shehu: Rama, tjetër goditje pas shpine SHBA-ve!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook shkruan se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB. Shehu shprehet se, të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.
“Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e më tej në Gjenevë”, shkruan Shehu.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

Brexit, samiti i shkurtër që nuk zgjidhi asgjë

Ishte pra samiti më i shkurtër i të gjitha kohërave. U zhvilluan takime, pati një darkë të përbashkët dhe pastaj secili shkoi në punë të vet. Në këto orë gati nuk ndodhi asgjë. Kryeministrja britanike, Theresa May nuk paraqiti asgjë të re, sepse ajo është personi i fundit që e ka një zgjidhje në xhep për këtë situatë të koklavitur. Megjithëse topi thuhet se është në anën e britanikëve, sepse europianët në javët e fundit e kanë zbutur pozicionin e tyre për një kufi të fortë në ishull aq sa nuk mund të njihet më.
Drama është pjesë e lojës
Në fakt koreografia e negociatave të tilla ndërkombëtare dihet. Në fillim shënohet progres dhe partnerët paraqiten të gatshëm për lëshime. Pastaj bëhet fjalë për detaje dhe palët kapen me njëra-tjetrën. Pas kësaj vjen faza e përdorimit të parimeve, dhe në fund zjarri nën kazan duket se nxeh kaq shumë saqë palët të detyrohen që në minutën e fundit të arrijnë një ujdi. BE ka shumë përvoja me një gjë të tillë.
Në samitin e Brukselit të mërkurën u prezantua një menaxhim i pritshmërive. Kaq shumë shpresë, vendosmëri, dhe vullnet për ujdi ka pasur rrallë. Sikur po vepronte një magjistar Voodoo. Madje edhe presidenti francez, Emmanuel Macron që njihet si i ashpër kundrejt britanikëve, mendonte se suksesi ishte shumë pranë.

Në Britaninë e Madhe arsyeja është vënë në gjumë
Ndërkohë kundërshtarët e një ujdie të mirë për Brexit po kërcejnë nga tryeza në tryeza në Britaninë e Madhe. Përfaqësuesit e vijës së ashpër duan të dalin brenda natës nga BE, pa asnjë detyrim, pa asnjë pagesë përfundimtare. Ata mezi presin të lirohen nga prangat e aleancës së urryer. Ndërsa përfaqësuesit më të moderuar janë të zhgënjyer nga sukseset e negociatave të Theresa Mayt. Miqtë e Europës duan ta ndalin karrocën që po merr të tatëpjetën dhe kërkojnë një referendum të dytë. Unionistët irlandezoveriorë betohen, se ata do të bllokojnë gjithçka, skocezët kërcënojnë me dorëheqje, opozita do zgjedhje të reja, dhe mundësia e Theresa Mayt për të lëvizur në ndonjë krah është 0-centimetër.
Shansi i vetëm i europianëve në këtë kaos është të kufizojnë sa të munden këmbënguljen e paarsyeshme në parime. Nëse partia unioniste, DUP partia që i siguron shumicën Theresa Mayt në parlament vë në lojë parimet e shenjta të unionit Britani e Madhe, atëherë ka për të dështuar çdo lloj zgjidhje. Ose May do t’ia dalë t’i zbusë pozicionet e tyre, ose duhet përdorur më shumë presion.
Fundi çlirues është shumë larg
“Me qetësi dhe durim” – tha kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier në fund të samitit – kështu do t’i vazhdojë ai negociatat. Europianët vërtet duhet të vazhdojnë kështu pa ndryshuar qëndrim me britanikët, derisa paniku në rritje të detyrojë palën tjetër të marrë kthesën. Kjo mund të ndodhë në dhjetor. BE duhet të shfrytëzojë deri në fund hapësirën e saj të veprimit në çështjen e Irlandës së Veriut. Edhe për atë që në fund të mos duhet ta pyesë veten, nëse i shfrytëzoi të gjitha hapësirat e mundshme.
Megjithatë nuk dihet nëse strategjithë e njohura do të funksionojnë deri në fund. Kryeministrja britanike, Theresa May është e dobët në pozicionin e saj në vend dhe mund të bëhet viktimë në partinë e saj. Gjendja politike në Londër është e paparashikueshme dhe e paqartë, dhe është tërësisht e pasigurtë nëse mund të ketë një mazhorancë në parlament për marrëveshjen finale. Arma më e fortë e europianëve në këtë rast është uniteti i fortë brenda tyre. Krerët e qeverive e njohin ligjin e Murphy-t -në fund – si në përralla të gjithë janë të lumtur.

Neymar, kthim pas në La Liga? Dy gjigantët përgjojnë nga “vrima e çelësit”

Neymar si domatja…, është në treg gjatë gjithë vitit. Këtë sezon nuk ka nevojë as të presë për shirat e para të vjeshtës, sepse ka “lulëzuar” sërish debati mbi të ardhmen e brazilianit, i cili u transferua te PSG për shumën rekord botëror të 222 milionë eurove, pak më shumë se një vit më parë.
Duket se “Ney” nuk e sheh të ardhmen në Paris. Të paktën, kjo është ajo që “filtrohet” nga mediat në çdo kohë. Ai mendon se gaboi duke e lënë Barcelonën, se eliminimi nga Real Madridi në Champions e bëri të kuptojë realitetin aktual të PSG. Prandaj, braziliani do të ishte i lumtur të kthehet në La Liga.
Konkurrenca në Ligue 1 nuk e motivon sa duhet atë. Të gjitha mesazhet që lindin rreth kapitenit të Brazilit kanë të njëjtën adresë: atë të rrugës së largimit nga kryeqyteti francez. Tani është Barcelona, klubi që shfaqet në plan të parë, kur flitet për Neymarin. Vizitat e tij në qendrën e trajnimit të katalanasve dhe marrëdhëniet e mira me lojtarët më të rëndësishën të Barcelonës, rrisin zërat për rikthimin e tij aty.
“Senatorët” e kampionëve në fuqi të La Liga-s do ta mirëprisnin atë me krahë hapur. Natyrisht, duhet të dihet pozicioni i drejtuesve, të cilët morën akuza në momentin e largimit nga Neymar. “Ky president është një shaka”, – tha Neymar për Bartomeu.

Ashtu sikurse Real Madridi e di dhe siç është raportuar nga “MARCA” në disa raste, Neymar mund ta ndërpresë kontratën e tij me parizienët në verën e vitit 2019, duke përdorur klauzolën e njëjtë prej 222 milionë eurosh, që PSG depozitoi për ta marrë më 3 gusht 2017.
Kjo është një klauzolë e përcaktuar në marrëveshjen mes klubit parizien dhe lojtarit brazilian, i cili është i vetëdijshëm për interesimin e “Los Blancos”. Sepse, pavarësisht shikimeve, të fshehura apo jo, të dërguara nga Barcelona në Paris dhe anasjelltas, “Santiago Bernabeu” po e pret ende Neymar. Florentino Perez nuk heq dorë nga ideja e marrjes së “10” së Brazilit në Madrid.
Këtë verë, klubi merengues ka dashur të lëshojë më shumë se një deklaratë, që të mohonte kontaktet me Neymar, me hijen kërcënuese të PSG. Presidenti i të bardhëve e ka lënë mesazhin në kutinë postare të sulmuesit brazilian (duke qenë pjesë e Real Madridit, ai do të kenë më shumë mundësi për të fituar “Topin e Artë”. Real Madridi është një klub, që i duhet një lojtari të madh për të arritur kësi trofesh individualë. Gjithkush e di tashmë se doja të nënshkruaja me të në atë kohë) dhe, nëse operacioni do të qëllojë, nuk do të hezitojë të bëjë hapat e duhur financiarë drejt tij.
Fakti është se Neymar, i cili ka filluar të eklipsohet disi nga bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappé, nuk është rehat, as i lumtur dhe i motivuar te PSG. Sinjalet që i vijnë nga kjo anë e Pirenejve e bëjnë atë të ndihet i dashur, i rëndësishëm dhe përsëri në qendër të vëmendjes. Dhe kjo është ajo, ku Neymar ndihet më i rehatshëm, më i lumtur, më i motivuar apo të gjitha përnjëherë.

Arma sekrete e SPD-së për Evropën

Ka gati një gjysmë viti që Katarina Barley është ministrja gjermane e Drejtësisë. Politikanja me dy pasaporta tani synon Brukselin, si kandidatja kryesore e Partisë Socialdemokrate për zgjedhjet europiane 2019.

Një njeri mund ta portertizosh në forma të ndryshme. Formalisht përmes biografisë. Politikanja socialdemokrate Katarina Barley lindi në 19 nëntor 1968 si vajza e një gjermaneje dhe një anglezi, i cili ka punuar madje redaktor për Deutsche Wellen. Ajo studioi shkenca juridike në Marburg, Paris dhe Mynster. Juristja me doktoraturë ka punuar si avokate në Hamburg, si punonjëse shkencore në Gjykatën Kushtetuese dhe si gjykatëse.
Katarina Barley është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 2008 ajo u zgjodh referente në Ministrinë e Drejtësisë në Mainc. Ajo ka punuar atje derisa në vitin 2013 u zgjodh deputete në Bundestag. Në vitin 2015 ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e partisë, në qershor 2017 ajo mori postin e Ministrisë së Familjes nga Manuela Schwesig.
Kaq e preferuar saqë krijohet edhe një klub fansash
Pas zgjedhjeve ë Bundestagut, ajo mori madje edhe postin e ministres së Familjes si ministre në detyrë, për të zëvendësuar kolegen e partisë, Andrea Nahles, që kaloi në postin e kryetares së partisë. Me fillimin e punës të qeverisë së re gjermane, 49 vjeçarja mori postin e ministres së Drejtësisë.
Kush do të dijë më shumë për Katarina Barley-n, më shumë për personin pas politikanes, mjafton të hedhë një sy në Twitter. Nën hashtagun #stilllovingkatarina, fansat e saj shkruan pa fund në twitter, me qëllim që idoli i tyre të vazhdonte karrierën politike.
Katarina Barley gëzohet për simpatinë që gëzon. Ajo konsiderohet si e natyrshme, e zgjuar, e hapur dhe miqësore. Me këtë simpati ajo rrëmbeu edhe zemrën e SPD-së, ku ajo shihet si një politikane e majtë e moderuar. Për postin e Sekretares së Përgjithshme kjo nuk mjaftonte. Shumë pak sulmuese, shumë pak aftësi për të çuar gjërat në fund, këto ishin kritikat që u dëgjuan, kur kandidati i SPD-së për kancelar, Martin Schulz pas një startimi të fuqishëm filloi rënien. Vërtet Katarina Barley nuk është një grua që ngre zërin, por ajo është e përkushtuar dhe këmbëngulëse.

Ajo di të pozicionohet
Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley nuk e ka të vështirë të pozicionohet. Ajo nuk i trembet as përballjes. Me Facebook-un Barley u grind për më shumë transparencë të rrjetit social. Në koalicionin me bazë të gjerë, ajo doli kundër nocionit të përdorur nga partneri i koalicionit, CSU, „azil-turizëm” që nënkuptonte ardhjen e refugjatëve. Po ashtu ajo doli kundër mbrojtjes së ashpër që unioni i bëri ndalimit të pllakateve për abortet. Si ministre e Familjes, Barley kritikoi një „kulturë të heshtjes” në biznesin gjerman të filmit, por kërkoi edhe „zbardhjen e plotë” të rastit të regjisorit Dieter Wedel, që u akuzua për përdhunime e dhunë seksuale.
Katarina Barley nuk e ka fshehur se është e hapur për shumë detyra. Ajo është „arma universale” e SPD-së, tha ajo, kur bëhej fjalë për postet ministrore në koalicionin e madh. Por ajo është përpjekur gjithmonë të pozicionohet tematikisht. Në faqen e saj të internetit gjenden temat sociale, ato të familjes, pensionet, shëndetësia, demografia, Europa, energjia dhe transporti.
Europa është po ashtu një temë që i intereson Katarina Barleyt edhe për shkak të sfondit të saj familjar. Megjithëse ajo nuk ka jetuar asnjëherë në Angli, Barley e sheh veten si gjermane dhe angleze, por në radhë të parë si europiane. Fjalimin e saj të parë në Bundestag në vitin 2013 ajo e mbajti mbi Europën.
Katarina Barley jeton në Trier dhe thekson gjithmonë avantazhet e një Europe të hapur për paqen dhe mirëqenien. „Këtu me biçikletë brenda ditës mund të kalosh nëpër katër vende”, tha ajo në dialog për Europën me qytetarët e Trierit, duke pasur parasysh vendet fqinje Luksemburgun, Francën dhe Belgjikën.
Fillimisht ajo nuk e synonte Brukselin
Për një kohë të gjatë mendohej, se Martin Schulz do të kandidonte sërish si njeriu i socialdemokratëve për zgjedhjet e Parlamentit Europian në vitin 2019. Por në fund Martin Schulz vendosi kundër kandidimit. Kryetarja e partisë, Andrea Nahles arriti të bindte, Barleyn për të kandiduar. „Ajo është një zgjedhje shumë e mirë”, tha Schulz. Një europiane e bindur, që zhvillon „luftë për Europën e humanitetit, të drejtësisë dhe solidaritetit”. Ndryshe nga Schulz, Katarina Barley do të jetë kandidatja kryesore e socialdemokratëve brenda Gjermanisë. Kandidati kryesor i socialdemokratëve europianë, e me këtë edhe kandidat për postin e kreut të Komisionit Europian duket se do të jetë holandezi Frans Timmermans, i cili mbështetet edhe nga Andrea Nahles.