25.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO kthen çështjen për rigjykim me tjetër trupë gjykuese

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit, dhe e ka rikthyer për rigjykim në shkallë të parë me një tjetër trup gjykuese.

 

Në një komunikim për mediat, Apeli i GJKKO njofton se trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), vendosi prishjen e vendimit të GJKKO-së, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kujtojmë se të pandehur për këtë çështje janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi…

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

 

vijon….

“5 vjetori i SPAK”, Dumani: Drejtësia nuk ka anë e kah. Ka patur përpjekje për ta minuar punën tonë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka festuar sot 5 vjetorin e krijimit të saj.

Në një fjalim të mbajtur për këtë rast, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se drejtësia nuk ka anë e kah dhe se nuk ka persona të paprekshëm.

Ai theksoi se përballë kërcënimeve, shpifjeve dhe fyerjeve ndaj trupës së prokurorëve dhe familjarëve të tyre, institucionet janë qëndruar të bashkuara, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin.

Dumani bëri një bilanc të punës 5-vjeçare të SPAK, duke u shprehur se janë hetuar 1036 persona për korrupsion, përfshirë 61 zyrtarë të nivelit të lartë.

Ai njoftoi se 70% e këtyre rasteve janë dërguar për gjykim dhe se janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore me partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, SPAK ka sekuestruar 182 milionë euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme.

“Ne jemi betuar për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Sot, SPAK është më i fortë,” u shpreh Dumani, duke nënvizuar angazhimin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e shtetit.

“Dhamë mesazh të qartë se drejtësia nuk ka anë e kah.

Përpjekja jonë e deritanishme nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduket brenda ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë.

Me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si trupë e vetme kolegësh e kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit dhe sa i vyer është integriteti i secilit nga ne.

Jemi betuar për ti shërbyer vendit dhe qytetarëve shqiptarë. SPAK sot është më i fortë.” tha Dumani duke bërë një bilanc të punës 5 vjeçare. 

“Lidhur me korrupsionit, janë 1036 persona nën hetim, 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë dhe 70 përqind e tyre janë dërguar për gjykim.

Janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore në lidhje me bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

Kemi sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme.

Kemi hetuar zyrtarë të të gjitha niveleve, mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm”, tha ai.

“E vetmja gjë që mban firmën e Ramës është komisioni Xhafaj”/ Gaba: Pse Edi Rama nuk ishte në 5-vjetorin e SPAK-ut?

Në një reagim në facebook, analisti Gentian Gaba ngre pyetjen se pse nuk ishte Edi Rama në 5-vjetorin e SPAK.
Gaba ironizon kur e quan Ramën si prindin 1 të SPAK, ndërkohë që ai është thjeshr subjekt i Prokurorisë.

“E vetmja gjë që mban firmën e Ramës është komisioni Xhafaj.” – vijon më tej Gaba.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ky qe e ka shpallur veten prindi 1 i SPAK, Ed Rama, pse nuk ishte te 5 vjetori i “krijeses” se tij?!
Rama nuk eshte as ndertuesei, as mbeshtetesi, as promotori i SPAK, por vetem subjekt i tij; e vetmja gje qe mban firmen e Rames eshte komisioni Xhafaj, per rrethimin e SPAK, dhe aferat e shumta korruptive te cilave u ka bere avokatine, si inceneratoret qe nuk ekzistojne, si ai i Tiranes, apo ata qe u ndertuan dhe nuk punojne, ne Elbasan dhe Fier. tik-tak…

“Korrupsioni dhe krimi nuk zhduken brenda ditës”- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani: Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen! Veprojmë bazuar në ligj

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në 5 vjetorin e krimit të SPAK, është shprehur se gjatë këtyre viteve janë ndëshkuar zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve, si edhe është treguar që korrupsioni dhe krimi i organizuar sfidohen.

“Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal”, tha Altin Dumani gjatë fjalës së tij.

Drejtuesi i SPAK u shpreh se aspirta e tyre është që vendi të ketë një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

“Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”, theksoi ai, duke shtuar se rrugëtimi përgjatë këtyre 5 viteve ka qenë sfidues.

 

Altin Dumani: Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin. Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal.

Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë.

Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje.

SHBA: Prokurorët e SPAK duhet të lejohen të ripërsëritin mandatin!

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Alexandër Kasanof, i pranishëm në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK, tha se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të shërbejnë sërish pas përfundimit të mandatit

Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.

Ai theksoi se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”.

Sipas tij, SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e vendit, pasi lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve.

Drejtësia do të shkojë në vend. askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase.

Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri. SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”.

Kasanof theksoi se “gjatë 5 viteve të SPAK ne kemi parë të ardhmen më me shpresë që një e ardhme më demokratike është e mundur”.

Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në Shqipëri vjen në 5-vjetorin e SPAK dhe pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë  detyrë.

“Vizita në Kosovë, shfaqje pseudo-patriotizmi”, Basha: Qeveria të miratojë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 mln eurosh për mbrojtjen e Kosovës

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në prononcimin për mediat nga oborri i Kuvendit, e cilësoi vizitën e Parlamentit të Shqipërisë në Kosovë si një shfaqje pseudo-patriotizmi. Basha theksoi se bllokimi i amendamentit të tij për ndihmën financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës, është një tregues i këtij pseudo-patriotizmi.

Ai shtoi se Shqipëria ka mundësinë dhe detyrimin të mbështesë Kosovën, jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime, në një kohë kur Kosova përballet me rreziqe gjeostrategjike nga Beogradi dhe Moska.

“Është sot e udhës, 24 orë para se këta që bllokojnë luftën kundër korrupsionit të udhëtojnë drejt Prishtinës për një tjetër shfaqje pseudo-patriotizmi, të kujtojmë se, në një kohë kur qeveria shqiptare do të arrijë së shpejti një rekord shpenzimesh, mbi 7.2 miliardë euro, nuk ka ndarë apo nuk ka gjetur të diskutojë propozimin tonë tjetër të kahershëm për të ndarë një shumë prej 50 milionë euro këtë vit dhe çdo vit si ndihmë financiare ushtarake për mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Kjo ndodh në një kontekst kur Republika e Kosovës përballet me një përshkallëzim të rreziqeve gjeostrategjike, me origjinë nga Beogradi dhe me frymëzues Moskën. Natyrisht, fjalët edhe këtu i merr era. Shqipëria ka plotësisht mundësi, është vokacion i çdo shqiptari, të djathtë dhe të majtë, që ne të gjendemi pranë Kosovës me vepra dhe jo me fjalë. Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë Kombëtare” – u shpreh Basha.

SPAK 5 vjet nga themelimi, Altin Dumani bën bilancin: Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit! 61 zyrtarë nën hetim për korrupsion

Altin Dumani, në 5-vjetorin e SPAK, është shprehur se gjatë kësaj periudhe kanë sjellë në nivele të larta të pushtetit.

Dumani tha gjatë konferencës për media se lidhur me korrupsionin, numërtojnë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim.

Në këto 5 vite, sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit. Në përudhën 5-vjecare SPAK ka regjistruar 1809 procedime penale.

Lidhur me korrupsionin, numërtojmë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim. Nga këto 61 janë zyrtarë të nivelit të lartë. Dhe 70% e tyre janë dërguar për gjykim”, tha Dumani.

Ai foli dhe për krimin e organizuar dhe terrorizmin, ndërsa tha se janë aty për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.

“Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim. Në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona nga ku 100% e tyre janë dërguar në gjykim.

Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin.

Ne jemi krenarë për kontributin tonë në lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, duke ruajtur standardet evropiane të zbatimit të ligjit

Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës. Ne jemi këtu për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.

Shpreh mirënjohjen për partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët qëndrojnë krah për krah me ne, duke mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit për hetimet tona të përbashkëta”, tha Dumani.

Ndër të tjera, duke iu referuar sulmeve politike, Dumani u shpreh se “nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”.

Dumani:Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal.

Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë.

Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje.

Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Qeveria më e korruptruar në Ballkan është në konflik interesi me SPAK”, Basha: Edi Rama po pengon amendamentet e mia që fuqizojnë Prokurorinë e Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, është shprehur se qeveria e Edi Ramës më e korruptuara në Ballkan, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të penguar punën e SPAK. Basha theksoi se retorika mbështetëse për SPAK është vetëm për shoë, pasi veprimet e qeverisë, përfshirë ato të kryeministrit, zëvendëskryeministres, dhe ministrave, janë të fokusuar në pengimin e strukturave të drejtësisë.

Një prej tyre, sipas tij është edhe bllokimi i propozimeve të Demokratëve Euroatlantikë që do të ndihmonin në forcimin e SPAK. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen masive të qytetarëve për SPAK, të cilët kërkojnë një fund të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë.

“E kësaj qeverie e cila ndodhet nën ankthin e aferave të shumta korruptive, se fjalët i merr era. Se pas fjalëve gjoja mbështetje ndaj SPAK, fshihet veprimtaria e qëlllimtë e ditë për ditshme, e natë përnatshme e kryeministrit të vendit, e zëvendëskryeministres së vendit, e kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ministrave dhe ish-ministrave të Edi Ramës, për të penguar me çdo kusht dhe me çdo çmim punën e Strukturës së Posçme Anti-Korrupsion. Tashmë është e qartë si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, qeveria e Shqipërisë është qeveria më e korruptuar në Balllkan. Tashmë që çdo raport tregon me gisht Edi Ramën si arkitektin e një sistemi ku korrupsioni është kthyer në bitkoinin kryesor të marrëdhënieve mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar, është e qartë që SPAK me gjithë përkushtimin e tij në luftë kundër korrupsionit, përbën kërcënim jetik jo thjesht për pushtetin por edhe për përballjen e Edi Ramës me drejtësinë. Por kjo nuk mund të jetë kurrsesi një realitet në një vend ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç tregohet studim pas studimi, mbështesin SPAK sepse duan t’i japin fund jo thjesht aferave korruptive që i kanë marrë frymën ekonomisë, që kanë shkatërruar familjet shqiptare, që kanë vënë në rrezik të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, por edhe pse duan pas 34 vitesh tranzicioni në dukje të pafund, t’i japin fund korrupsionit dhe t’i japin fund aferave të pushtetarëve dhe një pseudodrejtësie që të mbronte në vend që të godiste të korruptuarit shqiptarë duke krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Prandaj dua ta them edhe njëherë fare qartë se teatri me mbështetje me fjalë bëhet për të mbuluar të vërtetën dhe e vërteta është siç e tregon edhe bllokimi një vjeçar edhe i propozimeve tona në ndihmë të SPAK, se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në një kurs përplasjesh dhe konflikti inetersi me SPAK. Nuk ka asnjë arsye tjetër se pse këto amendamente, në kundërshtim total me çdo praktikë parlamentare nuk futen në rendin e ditës, nuk çohen në komisionin e ligjeve, nuk diskutohen. Sepse diskutimi i tyre do t’i nxirrte zbuluar” – u shpreh Basha.

Idhujskalitës

Nga Namir Lapardhaja

Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin e saj, i përuleshin dhe i luteshin sipas nevojës. Pastaj, kur niseshin për udhëtim dhe i merrte uria, e hanin.

M’u kujtua ky detaj kur dëgjova një riosh, i cili shprehej si idhulli i tij në politikë është Sali Berisha. Përpara tij një e re që e ndante historinë në dy epoka, në para dhe pas Edi Ramës. Për të mos folur për zëvendësin e Metës në krye të partisë, i cili, po ta vëresh me kujdes, në mimikë dhe lëvizjen e buzëve, në mos edhe ndarjen e fjalëve në rrokje, kopjon ekzaktësisht shefin e tij.

Ky venerim i të rinjve për liderët e partive politike hedh në kosh filozofinë e së majtës për mitin e rinisë si sjellës të ndryshimit dhe të progresit. Nuk qenka punë të rinjsh. Ashtu siç nuk mund të jetë as çështje të vjetërish, sepse përndryshe nuk do të kishim veteranë që dje i kërkonin Bashës t’i tregonte vijat e kuqe Berishës, ndërsa sot i thonë Berishës që ke gabuar me mbështetjen ndaj Bashës.

Me sa duket, politika shqiptare prodhon me tepri paradokse të tilla dhe ka treguar se, nëse do të trokasësh në dyert e saj, duhet të lësh te porta hyrëse dinjitetin, moralin, kurajon, guximin, koherencës, mendimin, idetë, nuk duhet të shohësh, të dëgjosh apo të flasësh ato që nuk i pëlqejnë shefit, por duhet të jesh vigjilent dhe gjithmonë një hap përpara për t’i lexuar mendimet. Fiks si ai zyrtari në një institucion vendor në një qytet muze, që çdo mëngjes i zinte ‘pusi’ gruas së shefit dhe interesohej për eprorin e tij: “I piu sot shefi ilaçet e diabetit?” Nuk mund të shpjegohet ndryshe as pse komunizmi ishte aq i dhunshëm dhe aq kriminal në këtë vend, duke dhënë kontribut një shoqëri e tërë për të krijuar një diktator të përbindshëm dhe të papërmbajtshëm.

Është kjo lloj sjellje hipokrite dhe servile, është kjo mungesë dinjiteti dhe kurajoje, është kjo miopi dhe mungesë vizioni për të ndërtuar institucione të forta dhe jo liderë të tillë, ajo që e ka dëmtuar më së shumti politikën në Shqipëri.

Dhe pastaj të mos çuditemi ndonjë ditë kur të na dalë Berisha dhe Rama e të na thonë secili sipër mënyrës së tij: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”

Gati 5500 shqiptarë kanë kërkuar azil për 9-mujorin, po ikin deri në Irlandë

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë përmes kontratave të punës, sërish ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil.
Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar-shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%.
Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Aplikimet sipas shteteve
Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit.
Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9-mujorin.
Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.
Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.
Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9-mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.
Europa
Në Europë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat.
Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelasit (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).
Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.
Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100 mijë njerëz.
Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9).
Një total prej 2,950 minorenësh të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE, shumica e të cilëve vinin nga Siria (975) dhe Afganistani (380).
Shteti i BE-së që mori numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga minorët e pashoqëruar ishte Gjermania (715), pasuar nga Holanda (410), Bullgaria (340), Spanja (320) dhe Greqia (315)./