30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

E vulosur ndërkombëtarisht: Problemi i opozitës është Berisha, ai duhet të largohet!

Nga Bato Kosova

Deklarata e SHBA-së ishte një tjetër thikë në trupin e plagosur të Sali Berishës, jo vetëm nga Amerika por edhe nga Britania e Madhe dhe drejtësia. Miti i Berishës ka rënë para çdo shqiptari. Ai e përdori pushtetin e demokratëve për të pasuruar familjen e tij.

Por thika e një dite më parë u ngul dhe nga grupi i të bashkuarve rishtaz, të cilët po investojnë që mbi kufomën e tij politike të ndërtojnë karrierën e tyre.

Pas deklaratës së SHBA-së: “Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, me vrap nga zyrat e tyre u spinua lajmi se disa deputetë ishin takuar me ambasadën amerikane. Qëllimi i tyre ishte i thjeshtë: Shqiptarët dhe demokratët duhet të merrnin mesazhin; “Problemi është Berisha, ai duhet të largohet.”

Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Tomorr Alizoti dhe Helidon Bushati ishin disa nga emrat e deputetëve që u lançuan me shpejtësi. Të gjithë këta janë deputetë që iu bashkuan Berishës së fundmi, pasi më herët kishin qenë kritikë të fortë të tij, duke e akuzuar se po e përdor partinë për interesa personale kundër SHBA-së.

Pjesë e takimit ishte edhe Oerd Bylykbashi, i rreshtuar pranë Berishës që në krye të herës, por për arsye aspak parimore: ai është i përfshirë në dosjen korruptive të “Klubit Partizani” dhe ka frikë se mund të jetë pjesë e sanksioneve.

Për të zbutur sado pak këtë evidentim, nga PD u spinua me shpejtësi lajmi se këta deputetë kërkuan qeveri teknike. Kjo u shndërrua shpejt në një aktakuzë, pasi të gjitha kërkesat duket se zerohen me faktin, që këta janë vënë në shërbim të interesave të Sali Berishës. Pra, për çdo kërkesë të tyre ka vetëm një përgjigje nga SHBA: “Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” Këtu tretën akuzat për korrupsionin galopant të Edi Ramës. SHBA nuk angazhohet për të luftuar korrupsionin e Ramës në shërbim të korrupsionit të Berishës.

Madje, të njëjtët deputetë që sot ankohen për Ramën, ishin pjesë e pazareve për të liruar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat. Për karriget e tyre sakrifikuan reformën zgjedhore dhe nuk e kushtëzuan me qeverinë teknike. Atë që dorëzuan për një vend deputeti, sot duan t’ia japin në këmbim SHBA-së. Këtë gazbardhistët e Berishës e dinë mirë. Qëndrimi i SHBA-së u është bërë i ditur gjithmonë, si atëherë kur sulmonin Berishën në ambasadë dhe sot kur te të njëjtat ambasada shkojnë gjoja për të çuar mesazhet e tij. Prandaj, nxjerrja e menjëhershme e informacionit për takimin e deputetëve gazbardhistë me ambasadën amerikane, kishte për qëllim të evidentonte sërish Berishën si problemin e PD-së.

Mesazhi për PD është i qartë: Pa Berishën, SHBA do të punojë me të që ajo të vijë përsëri në pushtet; ashtu siç ka deklaruar që në krye të herës. Me Berishën, është e vetëkuptueshme se PD nuk do të vijë kurrë në pushtet. Lufta e gazbardhistëve është që të sigurojnë një karrige deputeti nga Berisha, dhe që pas zgjedhjeve të nisin lëvizjen “Berisha ik”, siç është premtimi i tyre në të gjitha takimet ndërkombëtare.

Siç është bërë e ditur, përfaqësues të SHBA-së në Tiranë janë takuar edhe me aktorë të tjerë të opozitës që i qëndrojnë përballë Sali Berishës. Dhe pikërisht se e konsideron Berishën dhe “kllounët” e tij si pjesë të kalbur të opozitës, SHBA rithekson: “Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë”./Alfapress.al

Humbet mbështetje projekt-ligji për financimin e qeverisë! Veprimi i papritur i presidentit të zgjedhur, Trump hedh poshtë planin dypartiak për mbylljen e qeverisë gjatë Krishtlindjeve

Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën për të parandaluar mbylljen e qeverisë gjatë Krishtlindjeve, dhe i tha Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe republikanëve, që në thelb ta rinegociojnë atë – disa ditë përpara një afati kur skadon financimi për buxhetin e qeverisë federale.

Përfshirja e papritur e Presidentit të zgjedhur Trump në këtë debat dhe kërkesat e reja, e vendosën Kongresin sërish në lëvizje, ndërsa ligjvënësit po përpiqen ta përmbyllin punën dhe të shkojnë në shtëpi për pushimet e festave. Kjo e detyron tashmë Kryetarin Johnson të përpiqet të hartojë një plan të ri për ta mbajtur qeverinë të hapur, përpara afatit të së premtes.

“Republikanët duhet të BËHEN TË ZGJUAR dhe TË ASHPËR”, thanë Presidenti i zgjedhur Trump dhe Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance në një deklaratë.

Presidenti i zgjedhur bëri një propozim që kombinonte disa vazhdimësi të fondeve qeveritare së bashku me një dispozitë shumë më të diskutueshme për të rritur kufirin e borxhit të vendit – diçka që partia e tij e refuzon rregullisht. “Çdo gjë tjetër është një tradhti ndaj vendit tonë”, shkruan ata.

Demokratët kritikuan rebelimin e republikanëve për projekt-ligjin për financimin e qeverisë, që do të kishte ofruar gjithashtu rreth 100 miliardë dollarë ndihma për shtetet e goditur nga uraganët Helene dhe Milton dhe katastrofa të tjera natyrore.

“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë urdhëruar të mbyllin qeverinë”, tha udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

“Dhe të lëndojnë klasën punëtore amerikane që ata pretendojnë se mbështesin. Nëse thyeni marrëveshjen dypartiake, atëherë keni përgjegjësinë për pasojat”.

Projektligji masiv prej 1500 faqesh u gjend kështu në prag të kolapsit, pasi konservatorët e djathtë kundërshtuan rritjen e shpenzimeve, të nxitura nga aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Trump, Elon Musk, i cili e hodhi poshtë planin pothuajse sapo u publikua të martën vonë në mbrëmje.

Ligjvënësit u ankuan për shpenzimet shtesë – të cilat përfshijnë rritjen e tyre të parë të pagave në më shumë se një dekadë, megjithëse me një prej sesioneve kaotike më joproduktive në kohët moderne. Një numër republikanësh po prisnin që presidenti i zgjedhur të sinjalizonte nëse duhej të votonin ‘po’ ose ‘jo’.

Edhe shtimi i ndihmës shumë të nevojshme për katastrofat, rreth 100.4 miliardë dollarë si pasojë e uraganeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore që shkatërruan shtetet këtë vit, plus 10 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për fermerët, nuk arritën të fitojnë mbështetjen e asaj pjese të republikanëve që kërkojnë ulje të buxhetit.

“Kjo nuk duhet të kalojë”, postoi zoti Musk në rrjetin e tij të mediave sociale X, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Rezultati nuk është një befasi për Kryetarin Johnson, i cili ashtu si kryetarët pararendës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk ka qenë në gjendje të bindë shumicën e partisë së tij për të përmbushur nevojat rutinë të operacioneve të qeverisë federale, të cilat ata do të preferonin t’i shkurtonin.

Gjithçka tregon për vështirësitë me të cilat do të përballen republikanët vitin e ardhshëm, pasi të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë. Dhe nënvizon se sa shumë Kryetari Johnson dhe udhëheqësit republikanë duhet të varen nga miratimi i presidentit të zgjedhur për të kaluar propozimet legjislative.

“Çfarë dëshiron Presidenti Trump që të bëjnë republikanët: të votojnë për financimin e përkohshëm, apo të mbyllin qeverinë? Mungon drejtimi, mbretëron konfuzioni”, tha ish-senatori republikan Mitt Romney, në një postim në rrjetin X.

Zoti Musk, i cili do të drejtojë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë, paralajmëroi se ligjvënësit dhe senatorët që do të votonin në favor të projektligjit për financimin e përkohshëm të qeverisë, do të meritonin largimin me votë pas dy viteve.

Demokratët, të cilët negociuan dokumentin përfundimtar me Kryetarin Johnson dhe drejtuesit republikanë në Senat, pritet që të ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për ta ndihmuar Kryetarin Johnson që të sigurojë miratimin, siç ndodh shpesh me projektligjet për fonde të mëdha. Financimi për qeverinë federale mbaron në mesnatën e së premtes.

“Sa më shpejt të veprojë Kongresi, aq më mirë”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Paketa përfundimtare zgjat programet dhe shërbimet ekzistuese të qeverisë në nivelet e tyre aktuale të funksionimit për disa muaj të tjerë, deri më 14 mars 2025.

Masa e financimit të përkohshëm është e nevojshme sepse Kongresi nuk ka arritur të miratojë buxhetin e rregult për agjencitë e ndryshme në qeverinë federale, duke filluar që nga Pentagoni dhe strukturat e sigurisë kombëtare, tek shëndetësia, mirëqenia, transporti dhe shërbimet e tjera të brendshme. Kur viti fiskal përfundoi më 30 shtator, Kongresi thjesht e zgjidhi problemin duke miratuar një projekt-ligj të përkohshëm financimi që skadon të premten./VOA

Bellingam: Asnjë pishman për Realin, do të fitoj gjithçka

Mesfushori i Realit, Xhud Bellingam mori pjesë në media për të analizuar situatën aktuale të ekipit në prag të finales së Kupës Ndërkontinentale kundër Paçukës.

Mesfushori anglez ka rikuperuar formën e tij të shënimit dhe, ndonëse është ende larg arritjes së shifrave mbresëlënëse që regjistroi sezonin e kaluar, rikthimi i tij në pak më shumë se një muaj është i shkëlqyer me 7 gola në 35 ditë.

Xhud e di këtë dhe thotë: “Është diçka që e dua dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj (duke shënuar)”. Bellingam është ngacmuar edhe në lidhje me zgjedhjen e tij për të luajtur jashtë Anglisë, fillimisht në Dortmund dhe tani te Reali. “Është e vërtetë, nuk kam luajtur për një klub në Premier League. Ndoshta ka një ndryshim në mentalitet, sa herë që Madrid luan ata e bëjnë këtë për të fituar ndonjë kompeticion. Ne e marrim çdo ndeshje shumë seriozisht. Nuk kam asnjë pishman që luaj për Realin, sepse këtu kam fituar dhe do të fitoj shumë”, tha ai.

Fruti i preferuar i dimrit! Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani mandarina çdo ditë

Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës së dimrit. Antioksidantët që gjenden në to ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Ato gjithashtu janë shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë.

Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Vitaminë C për përthithjen e hekurit

Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj.

Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.

Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën, sipas Agroweb.

Fijet nga Shqipëria që zbuluan pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës

Europol njoftoi të mërkurën goditjen e një rrjeti kriminal që vepronte si një bankë e nëndheshme, për të qarkulluar dhe pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës në shkallë të gjerë e nga krime të tjera të rënda. Goditja e rrjetit erdhi falë aktiviteteteve të agjensive ligjzbatuese në 6 vende të ndryshme, të mbështetura nga Europol-i, e veçanërisht nga rezultatet e dy hetimeve të rëndësishme të finalizuara kohë më parë me operacionet “Gorgon”, i realizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në Shqipëri dhe ai “Whitewall”, i realizuar në Spanjë, nga Guardia Civil.

Europol-i bëri të ditur se të paktën 9 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 25 milionë euro në kriptovaluta, 35 mijë euro kesh dhe dokumente, telefona celularë , sende me vlerë ( ari, mallra luksi).

Operacioni “Gorgon” në Shqipëri

Operacioni në Shqipëri, i zhvilluar më 31 korrik, pati si objektiv goditjen e organizatës së vëllezërve nga Elbasani Franc dhe Hajdar Çopja të dyshuar për një seri vrasjesh, tentative vrasjeje si dhe në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019. Nga 33 urdhëra arresti, 13 u ekzekutuan në vend ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër e personazheve kishin lënë prej kohësh Shqipërinë.

Në njoftimin e saj për rastin, Prokuroria e Posaçme, u përqëndrua te aktiviteti i vëllezërve, duke mbajtur të fshehur një fakt që e zbuloi komunikata e Europol-it në atë kohë. Sipas organizatës europiane të sundimit të ligjit në operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme ishte “arrestuar një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.

Siç u mësua më pas, mes të arrestuarve ishin pronarët e një pike këmbimi valutor në qendër të Tiranës, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët dyshohen se ofronin shërbime financiare për organizatën e vëllezërve Çopja. Zbërthimet e aplikacioneve të koduara SKY/ECC, kanë zbuluar se Mici kishte lëvizur disa miliona euro të Franc Çopjes. Por në deklarimet për mediat, avokatët e të dy të arrestuarve kanë mohuar akuzat.

Në njoftimin e sotëm të Europol-it, për këtë rast shpjegohet se i arrestuari në Shqipëri “po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë, është përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe përbën një qasje të re për pastrimin e parave”.

Hetimet për këtë rrjet nisën në vitin 2021, kur në kuadër të hetimeve për trafik të lëndëve narkotike, policia spanjolle, gjatë kontrollit të një banese, gjeti në kartëmonedhat 5 euro-she, të dhëna me shkrim dorë, që jepnin informacione se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të kokainës.

Policia spanjolle ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet e sistemeve të koduara “ EncroChat” dhe “Sky”. Si rezultat, shpjegon Europol-i, një shtetas britanik, u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare të nëndheshme, për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti kriminal që operonte nga Dubai.

Pas arrestimit të tij më 12 shtator të vitit 2022, analizimi i të dhënave të shumta për të zbuluar rrjetin kriminal dhe rolet e anëtarëve të tij, çoi në një aksion të zhvilluar më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Europol-it dy operacionet “Gorgon” dhe “Whitewall” zbuluan shumë aspekte të krimit të organizuar, me transfertat e fshehta dhe pastrimin e parave të cilat funksionojnë jo vetëm që si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve./VOA

Lapardhaja: Politika amerikane e pandryshueshme me të shpallurit “non grata”

Analisti Namir Lapardhaja deklaratën e të ngarkuarës me punë në Tiranë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk negociojnë me asnjë person “non grata”, e sheh në vijim të qëndrimeve të politikës amerikane.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai tha se deklarata e ambasadës amerikane ka ardhur në vazhdimësinë e anonçimit të Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, deklarata e ambasadës së SHBA nuk i drejtohet Sali Berishës apo mbështetësve të tij por se në raport me të shpallurit “non grata”, politika amerikane është e pandryshueshme dhe fton shqiptarët të mos joshen dhe gënjehen me ata që Amerika i ka shpallur “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Deklarata e SHBA në vijim të qëndrimeve të 20 viteve të fundit me të gjithë personat e shpallur “non grata”.

Në Shqipëri “non grata-n” e identifikojnë me emrin e Sali Berishës.

Por “non grata” është një mekanizëm që në 20 vitet e fundit vepron në Ballkanin Perëndimor qoftë për politikanë, biznesmenë, persona të lidhur me pushtetit dhe në këto vite nuk ka pasur asnjëherë revokim të shpalljes “non grata”.

Ky mekanizëm nuk është vetëm për Shqipërinë por për krejt Ballkanin Perëndimor.

Bashkëpunëtorët e afërt dhe rrethi i ngushtë i Berishës e di që “non grata” nuk mund të hiqet kaq thjeshtë.

Mirela Karabina: Nuk zhgënjen Erion Veliaj, gjen “shpëtim” te projekti i Lulzim Bashës për shkollat

Nga Mirela Karabina

Erion Veliaj ashtu si në fillimet e tij si kryebashkiak, edhe sot në pikiatën e turpshme të karrierës politike për shkak të korrupsionit dhe hetimit nga SPAK, gjen përsëri “shpëtim” te një projekt i Lulzim Bashës, këtë herë ka vjedhur projektin e Demokratëve Euroatlantikë për sigurimin e ushqimit falas për nxënësit në shkolla.

Por si kopjac i keq që është, hesapet i bën pa hanxhinë!

Flet për ushqim, por do konsumohet në klasë, aty ku mësohet sepse tjetër vend shkollat nuk kanë.

Pasi, megjithëse ka shembur të gjitha shkollat e Tiranës sikur jemi në luftë, rast unikal, asgjë nuk ka ndryshuar në mendësinë e funksionimit të një arsimimi cilësor dhe edukim të mirë të nxënësve në shkolla.

Ndërtimi i kantinave të ushqimit, mensa, nuk ka qenë pjesë e projektit në asnjë shkollë të ndërtuar apo rindërtuar!

Edhe ndonjë standart që kanë pasur shkollat me oborre dhe fusha sportive të hapura, edhe ato Veliaj i shembi duke vjedhur ҫdo pëllëmbë të tyre për ndërtim.

Sepse qëllimi Erion Veliajt ka qenë përftimi dhe jo shërbimi për nxënësit!

Ky është Erion Veliaj, kryebashkiaku sot nën hetim nga SPAK e që shokët e tij drejtorë bashkiakë i ka në burg për ndërtimin e skemave mafioze të vjedhjes së parave publike, i cili kur mori Bashkinë Tiranë vodhi ҫdo projekt të Lulzim Bashës si: Bulevadi i Ri, Pazari i Ri, Rruga e Kosovarëve e shumë të tjerë.

Ndërsa Planin Regullues të Tiranës, të cilin vetëm Lulzim Basha e hartoi, e hodhi në kosh, dhe ashtu sikurse dhe shefi tij Edi Rama ecën që të dy, qëllimisht, pa plan rregullues të qytetit për të bërë kasaphanën e betonizimt të qytetit përmes pastrimit të parave të ardhura nga burime të dyshimta.

Ndërsa projektin e përfunduar për tram-min e Tiranës të Lulzim Bashës, e bllokoi shefi i tij, Rama, duke lënë qytetarët me një shërbim publik më të keq të mundshëm.

Do të kishte qenë normale dhe sukses i Veliajt nëse do deklaronte realizmin e projekteve të ish kryebashkiakut Lulzim Basha, por jo, pasi si kopjac i keq ai nuk e kishte as moralin e as integritetin për ta bërë këtë.

E sot, vjedh përsëri por jo për karrierë më, e ka ves/huq, e si thotë populli,” huqi del me shpirtin”.

Dhe Erion Veliaj është një vjedhës i paqendreqësh që nuk zhgënjen, edhe në keto ditë SPAK-u.

5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.

Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet. Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

Pas mbërritjes në Shqipëri vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.

“Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike.

Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vemendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Silvio Gonzato në “Çdo kënd” në A2CNN.

Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.

Aktualisht, një komision i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen ka nisur punë për të çuar përpara reformat, por krijimi dhe puna e tij po ndiqen me vëmendje dhe jo pa shqetësim nga dy donatorët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, SHBA dhe BE.

Ndërkohë në fillim të tetorit Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në këtë komision./A2 CNN

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

Shtetet e Bashkuara sanksionuan të mërkurën tre individë dhe katër kompani, pjesë e rrjetit të Presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik, që mundësonin përpjekjet e vazhdueshme të familjes dë udhëheqësit pro rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që shërben si një mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodikut.

Qeveria amerikane e ka sanksionuar më parë Dodikun për, ndër të tjera, përfshirje në korrupsion.

“Për vite me radhë, Dodiku e ka shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik. Ky korrupsion ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e sanksionuara me emra të rinj”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Veprimi i sotëm, thuhet në njoftim, shpalos më tej “përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për t’u pasuruar dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane”, ndërsa theksohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë në shënjestër ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodikut dhe mundësojnë përpjekjet e tij për të cuar përpara veprimtaritë destabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo është hera e katërt vetëm brenda këtij viti që Shtetet e Bashkuara sanksionojnë individëve dhe kompani që sigurojnë pasuri për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe familjen e tij.

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë sanksione Milorad Dodikut fillimisht me 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës, e cila la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.

Milorad Dodiku mbështetet në përkrahjen e Rusisë në qëndrimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë./ VOA

Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore!

Nga Alban Daci

Përpjekjet për të votuar shqiptarët që janë jashtë po hasin një muri problematikash që nuk lidhen me vullnetin e kësaj të fundit për të ushtruar të drejtën e votës e mohuar padrejtësisht gjithë këto vite, por me mungesën e vullnetit dhe besimit që ka klasa politike mes vetit.

Një klasë politike e cila nuk ka besim tek institucioni i votës është jo e dobishme edhe e besueshme edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike ose edhe për ta përfaqësuar apo konsoliduar edhe vetë demokracinë.

Formulat që janë diskutuar në lidhje me modalitetin e votimit të shqiptarëve që jetojnë janë nuk janë trajtuar në interesin e shtetasve, por vetëm në optikën që vota e tyre të mos jetë e devijueshme ose në raste të tjera t’i shërbejë vetëm një subjekti politik e mundësisht atij që ka të gjitha pushtetet në dorë.

Sondazhet dëshmojnë se vota e shqiptarëve janë është determinuese për këto zgjedhje. Në fakt, nuk është se kishim nevojë që të na e tregonin këtë sondazhet, mjafton të kemi parasysh se shumica e shqiptarëve me të drejtë vote tashmë jeton jashtë vendit.

Palët siç duket kanë arritur në një formulë thuajse përfundimtare që shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë përmes postës. Kjo formulë në fakt është tej komplekse, sepse shqiptarët duhet të bëjnë një seri gjerash, që tek regjistrimi në një “data basë” që do të krijohet enkas nga KQZ dhe në fakt këtë nuk kam arritur ta kuptojnë për çfarë duhet, ku të gjithë shqiptarët që janë jashtë janë në regjistrat themeltar të Gjendjes Civile si shtetas shqiptar e thuajse të gjithë, me ndonjë përjashtim të vogël posedojnë edhe pse jetojnë jashtë si kartën e identitetit ashtu edhe pasaportën.

Gjithashtu, edhe pse jo në mënyrë përfundimtare, shqiptarët që jetojnë janë në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar do të duhen të përballen edhe koston e paguar prej tyre për të dërguar me postë fletën e votimit në Shqipëri.

Kjo formulë tashmë e dakordësuar nga palët me kompleksitetin e saj do ta dekurajojë pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë në votime.

Kjo lloj formule ka bërë që palët të dakordësohen, sepse palët apo subjektet politike nuk duan të heqin dorë nga politizimi i procesin zgjedhorë në mënyrë që mund ta kontrollojnë dhe ta menaxhojnë në interesin e tyre.

Reformën më të rëndësishme për zgjedhje sa më demokratike dhe të lira, siç duket klasa politike shqiptare nuk e ka akoma vullnetin apo besimin për ta bërë siç duhet e që duhet të jenë kështu:

– Depolitizimi i KQZ dhe i procesit zgjedhor. Forcat politike nëse duan, maksimumi duhet të kenë vëzhgues duke qenë se janë organizata vullnetare:

– Depolitizimi i Shërbimit Diplomatik i cili vazhdon të konsiderohet një hambar privilegjesh dhe punësimi për njerëzit e politikës e të pushtetit.

Mungesa e këtyre dy reformave thelbësore si dhe mungesa e besimit që politika duhet të ketë tek institucionet po i pengon shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë si shumica e diasporave të tjera të Europës.

Vendet të tjera si Kosova e ka bërë zgjidhjen që emigrantët të votojnë në selitë diplomatike duke hapur rreth 22 qendra votimi.

Ndërsa vende të tjera që si Moldavia dhe Rumania në bashkëpunim me autoritetet vendase ku jetojnë qytetarët e tyre hapin qendra votimi që menaxhohen nga specialistë të zgjedhur me konkurs nga Komisioni Zgjedhor dhe jo përfaqësues politike të subjekteve politike.

Gjithashtu, flitet se tashmë ka filluar fushata elektorale edhe në Diasporë dhe për shkak të shpenzimeve të mëdha për takime, distancave të mëdha, duket se janë të favorizuar dy partitë kryesore në vend, ajo që është në pushtet dhe ka të gjitha derivatet e institucioneve nën shërbim si dhe ndoshta, por me një impakt shumë më të vogël partia më e madhe opozitare.

Partitë e tjera, për shkak të mungesës së strukturave dhe mungesës së mundësive financiare dhe organizative duket se janë në pamundësi për të dhënë ofertën e tyre politike.

Kjo krijon një pabarazi mes subjekteve të reja dhe atyre tradicionale duke ndëshkuar padrejtësisht të parat dhe duke favorizuar vetëm të dytat.

Këto problematika siç duket partitë kryesore as që nuk janë munduar t’i marrin parasysh, por siç duket edhe vetë KQZ nuk është se i ka analizuar me rigorozitet këta problematike, sepse fondi për partitë vazhdojnë të favorizojë partitë e mëdha tradicionale shqiptare duke paragjykuar kështu se ata që janë të “vogla” janë të destinuara të mbeten gjithmonë ashtu pavarësisht ofertës politike që kanë.

Ky lloj standardi ose paragjykimi bie hapur ndesh në mundësinë reale për të ndodhur një rotacion serioz pushteti që ndoshta vetë demokracia shpesh ka nevojë.