26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Berisha publikon videon/ Pse e fsheh Rama këtë ceremoni?! Të gjitha rrugët e çojnë në Athinë

Një ceremoni dekorimi e kryeministrit Rama nga drejtues të kishës ortodokse greke mbahet e fshehur nga Edi Rama. Video e kësaj ceremonie është publikuar sot nga ish-kryeministri Berisha në faqene e tij Facebook.
“Të gjitha rrugët e çojnë në Athinë’, shkruan z. Berisha, i cili ngre dhe pyetjen se përse Edi Rama e fsheh këtë ceremoni.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Pse e fsheh Edvin Kristaq Rama, Zografi bis kete ceremoni???
Te gjitha rruget e çojne ne Athine.
Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

sb

Pse e fsheh Edvin Kristaq Rama, Zografi bis kete ceremoni??? Te gjitha rruget e çojne ne Athine. Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 26. Oktober 2018

NATO nis manovrën më të madhe që prej Luftës së Ftohtë

NATO ka nisur manovrën e saj më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. 50.000 ushtarë do të stërviten bashkarisht për dy javë në Norvegji si dhe në zonat ajrore dhe detare përreth.
Sipas të dhënave të zëdhënëses së aleancës ushtarake admirali përgjegjës nga SHBA-ja James G. Foggo në orën 0.01 (sipas orës së verës në Europën Qendrore) mori përsipër komandën. Krahas 50.000 ushtarëve janë edhe rreth 10.000 automjete, mbi 300 avionë e helikopterë ushtarakë si dhe anije të vëna në veprim në kuadër të manovrës së madhe “Trident Juncture”. Qëllimi i manovrës është stërvitja për të vepruar për të ashtuquajturin rasti i solidarizimit në aleancë. Ky rast mund të shfaqet nëse një ose disa nga 29 vendet anëtare sulmohen nga një kundërshtar. Si rrjedhojë aleatët e tjerë duhet të solidarizohen.
Me traget e me pajisje të rënda rrugës drejt Norvegjisë
Zyrtarisht kjo manovër nuk drejtohet kundër asnjë sulmuesi të mundshëm. Por në sfondin e tensioneve në rritje prej vitesh me Rusinë kjo ka të bëjë me një demonstrim force dhe një sinjal frikësues drejt Rusisë. Në radhë të parë Polonia si dhe aleatët baltikë Lituania, Letonia dhe Estonia ndihen të kërcënuar nga politika e fqinjit të tyre të madh. Ato kërkojnë armatime dhe më shumë demonstrim force. Ndaj nuk është rastësi, që manovra zhvillohet në një vend, i cili ka kufi të përbashkët me Rusinë. Manovra zhvillohet në qendër dhe në lindje të Norvegjisë, në Atlantik dhe në detin Baltik si dhe në hapësirën ajrore mbi Finlandën dhe Suedinë.

Bundeswehri merr pejsë me 10.000 ushatrë
Bundeswehri (ushtria gjermane) merr pjesë me rreth 10.000 ushtarë e kësisoj ka kontigjentin më të madh pas SHBA-së. Angazhimi i fuqishëm argumentohet në radhë të parë me faktin, se Gjermania duke nisur që nga viti 2019 do të marrë përsipër drejtimin e trupës së ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s. E ashtuquajtrua VJTF (Very High Readiness Joint Task Force) është krijuar në valën e krizës në Ukrainë dhe është po ashtu element i strategjisë së demonstrimit të forcës ndaj Rusisë, gjë së cilës që nga viti 2014 sërish po i kushtohet më shumë vëmendje. Asokohe Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë.
Kontrolli i karburanteve në bazën gjermane të fushimit “Camp Gardermoen”
Në raundin e parë të manovrës së NATO-s, sipas të dhënave të aleancës, “forcat jugore” të përbëra nga vendet si Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe do të mbrojnë një sulm nga “forcat veriore”. Forcat veriore do të përbëhen ndër të tjera nga trupat e SHBA-së, Kanadasë dhe Norvegjisë. Në raundin e dytë skenari parashikon një kundërsulm të “forcave jugore” ndaj “forcave veriore”. Krahas të gjitha 29 vendeve të NATO-s marrin pjesë në manovër edhe vendet partnere të aleancës si Suedia dhe Finlanda.

A janë njerëzit e gjatë më të rrezikuar nga kanceri?

Njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 1 milion njerëz.
Studime të mëparshme kanë arritur në të njëjtin konkluzion, por a duhet të alarmohen njerëzit shumë të gjatë, apo është vetëm një legjendë?
Ekspertët theksojnë se rezultatet e këtyre studimeve tregojnë vetëm për një rrezik shumë të ulët krahasuar me faktorë të tjerë, si duhanpirja.
Plus, nuk është e qartë se cili është shkaku kryesor pas kësaj lidhjeje. Një ndër teoritë më të përmendura është që njerëzit e gjatë kanë më shumë qeliza, prandaj probabiliteti është më i madh që të kthehen në kancerogjene.
Por, nivelet hormonale, sëmundje të tjera dhe sa të pasur apo varfër kanë qenë këta njerëz në moshë të re, mund të kenë ndikim në gjatësinë e trupit dhe rrezikun për kancer gjithashtu.
Autori i studimit, dr. Leonard Nunney, tregon për BBC se faktori i rrezikut për një person varet nga gjatësia e tij ekzakte.
Në raportin, e publikuar nga Royal Society, thuhet se për çdo 10 cm më shumë në gjatësinë mesatare, 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat, rreziku është 10% më i lartë që ky person të preket nga kanceri.

Të dhënat janë nxjerrë pas analizimit të 4 studimeve afatgjate. Në secilin studim janë analizuar të dhënat e më shumë se 10 mijë rasteve me kancer për secilën gjini. Nga 18 lloje të kancerit të analizuara si tek gratë ashtu edhe burrat, katër lloje kanceri – i pankreasit, fytit, stomakut dhe gojës – nuk shfaqën ndonjë rritje të rrezikut me gjatësinë.
Çfarë mendojnë ekspertët?
Gjatësia është vetëm njëri nga faktorët që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit te një person, dhe pa dyshim që nuk është më i rëndësishme. Ekspertët thonë se kryesorja për të shmangur sëmundje të tilla është të bësh një jetë të shëndetsj,e.
Georgina Hill, nga Shoqata Britanike për Hulumtimin e Kancerit, tregon për BBC: Rreziku është shumë i ulët dhe ka një sërë mënyrash për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit, si mos konsumimi i duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme.
Dr. John O’Neill, autori kryesor i studimit, nga Laboratori MRC i Biologjisë Molekulare, thotë? Nëse ke më shumë qeliza, je më i rrezikuar nga kanceri. Njerëzit e gjatë kanë më shumë lëkurë dhe më shumë melanocite, prandaj janë më të rrezikuar që të preken nga melanoma”.

Kafeja e dytë nuk ndikon në tensionin tuaj

Jeni duke debatuar për filxhanin e dytë të kafesë? Ose ndoshta të tretin? Tani shkencëtarët thonë që mund t’i pini me një ndërgjegje më të lehtësuar.
Një studim në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar që pirja e kafesë në sasi të mëdha nuk duket që rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut, pavarësisht shqetësimeve të mëparshme.
Befasuese: Dr. Chen ka zbuluar që njerëzit të cilët pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishin më shumë gjasa për të pasur hipertension se ata që pinin krejt pak.
Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ka qenë i lidhur me sëmundjet e zemrës, sulmet në tru dhe probabilitetin e një jete më të shkurtër dhe disa shkencëtarë kanë sugjeruar që kafeja mund të shkaktojë këto probleme.
Por, sipas raportit në “The American Journal of Clinical Nutrition” që ka grumbulluar të dhënat nga gjashtë studime të mëhershme, duke mbuluar 170,000 njerëz, kjo nuk duhet të jetë rasti.
Studimet kanë vrojtuar pjesëmarrësit për të zbuluar sa filxhanë kafeje pinin ata çdo ditë, prej më pak se një e deri më shumë se pesë, pastaj i kanë përcjellë deri në 33 vjet.
Vetëm më shumë se një në pesë eventualisht ka zhvilluar tensionin e lartë të gjakut, me mundësinë e të qenit i diagnostikuar me gjendjen jo më të ndryshme se për njerëzit që thoshin se kanë pirë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë dhe ata që pinin krejt pak.
“Unë nuk mendoj për kafenë si një faktor të rrezikshëm për tensionin e lartë të gjakut,” tha Lawrence Krakoff, i cili studion tensionin e lartë të gjakut në Mount Sinai Medical Center në New York. Por, nëse njerëzit pinë 12 filxhanë kafe në ditë dhe nuk flenë, atëherë supozoj që është një çështje e rëndësishme.”
Marrëdhënia në mes pirjes së kafesë dhe tensionit të gjakut është e komplikuar nga mundësia që nuk funksionon në të njëjtën mënyrë për çdokënd,” tha dr. Chen.
“Njerëzit me prapavijë të ndryshme gjenetike mund të reagojnë ndryshe ndaj kafesë,” tha dr. Chen. “Për disa njerëz ndoshta është e sigurt të pinë shumë kafe, por jo edhe për disa të tjerë.”

Pasiviteti më i dëmshëm se duhanpirja

Tashmë është e ditur se jeta pasive është e dëmshme, por a jua merrte mendja se qëndrimi me orë të tëra pa lëvizur është më i rrezikshëm se duhanpirja?
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cleverland ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet e 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë të hollësishme cilësinë jetës.
Rezultatet treguan se personat të cilët kishin patur një jetë sedentare ishin më të prirur të prekeshin nga sëmundjet vdekjeprurëse krahasuar me personat që kishin qenë duhanpirës.
“Diabeti, tensioni i lartë dhe shumë probleme të tjera të shëndetit shkaktohen nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jo nga pirja e duhanit”, ka thënë për CNN Dr. Wael, udhëheqësi i këtij studimi.

Një monument për “birin e kurvës”!!!

Gent STRAZIMIRI

Kjo e jona, është një shoqëri që sot simbol ka “birin e kurvës”, atë “të shkathtin”, atë që “sido që ta hedhësh – po në këmbë bie”, domethënë hileqarin… ose Nastradinin….
Atë që mund të mos jetë i bukur, i bëshëm, prezentabël! As i shkolluar, elokuent, i lexuar! Le të jetë gagaç, i shtrëmbër, shkurtabiq, mor edhe i gjymtuar nga natyra, por nëse dëshmon se është “bir kurve”, ai është heroi, modeli, ëndrra për t’u realizuar.
Ai është “dhurata e Zotit”, për nënë e babë e për motra e vëllëzër! Ai, jo motrat e bukura e me shkollë, jo vëllezërit e shëndetshëm e punëtorë që “ecin drejt e drejt”, ata “janë të mirë po s’e nxjerrin qimen nga qulli”, ” janë dedé” ….
Zakonisht është ai i vogli, ai që ka lindur gati aksidentalisht… ai është “bir kurve” … ai “i rregullon të gjithë” …
Kjo shoqëri e drobitur nga arbitrariteti, hipokrizia e maskarallëku i cilitdo që në anglisht a në shqip bën sikur s’kupton kur nuk i intereson, “birin e kurvës” e ka të vetmen “zgjidhje”! Suksesi vetë është sinonim i “birkurvllëkut”! “Birin e kurvës” e promovon madje edhe nëpër oda njësoj si në kafene, në dasma e morte me xhenazen përpara, aty ku zakonisht kafen e sjellin djemtë e rinj, ata që nëpër oda dikur bëheshin burra…
Të fitosh konsideratën publike, të gjithëpranuar të të qenit “bir kurve”, në këtë shoqëri është objektiv për t’u arritur, është niveli më i lartë i rritjes në hierarkinë sociale… është njëlloj si të jesh “Ambasadori”, është si “kalorësimi”, “fisnikërimi” në një farë mënyre ajo që anglezët e quajnë “Sir” …
Është kështu dhe është aq e vërtetë, saqë tashmë “oda”, “kafja” e provincës me mentalitetin dhe fjalorin e saj të drejtpërdrejtë, është zhvendosur në studiot më ekskluzive televizive!

LIVE!!!!
Në ato studiot e populluara nga “gazetarë”, “shoqëri civile”, “profesorë universitarë”, “avokatë”, realisht të formuar në të njëjtat “oda” e “kafene”, të cilëve nuk u vret veshin “klysh kurvllëku” as edhe kur “këlyshi i kurvës” e thotë fjalë për fjalë edhe pse i kapur në flagrancë, që është “klysh kurve” aq sa nuk ka bir kurve ta kapë…
Këtu edhe “intelektualët” e pranishëm zihen “mat”!!!
Heshtin! Ç’të thonë?
Fakti është aq evident saqë i komplekson në vetë “klyshkurvllëkun” e tyre si objektiv rinie: ky që kanë përballë, është një këlysh kurve autentik, me impakt jo veç për “nënë e babë, motra e vëllezër”, por për të gjithë shoqërinë… ky “ia ka lujt fenë”!!!!
Largohen kokëlulur, të mundur nga studiot televizive ku këlyshi i kurvës, i kapur në flagrancë duke shkëmbyer favore me bandat e banditët, duke trashur zërin, ua ka përplasur në fytyrë faktin: sado që përpiqeni nuk bëheni dot aq këlyshë kurve sa unë!
Ai ka të drejtë, dhe kjo është përcëlluese… Ç’do thonë në fshat, në kafene, në odë, rrëzë rrapit,ata që na dëgjuan sot?
Sigurisht që do ta shajnë! Mbase jo aq rëndë “sa ç’e meriton” se në fund të fundit ai të paktën “mbërriti deri në Tiranë, e jep mend në televizor”, po “këlysh kurve” mbi këlyshat e kurvës nuk u bë dot… madje rrezikon të mbetet një nga ata që, në Tiranën ku ligjin e bëjnë ca këlysha kurve të tjerë, nuk e nxjerrin dot “qimen nga qulli”, njesoj si vëllezërit që mbetën në fshat…
E kështu, të enjte pas të enjteje, dilema e mos realizimit të plotë si “bir kurve” po e gërryen këtë shoqëri!

Është anti-kultura që nxisim e promovojmë provincialisht në çdo studio televizive “live”, është ajo që kurrë nuk do na projektojë tek Adenauer, Schuman e De Gasperi, por që na mban të lidhur tek hileqari tinzar “Nastradin”!
Ai “Nastradini” që i duket vetja bir kurve kur në këmbim të 10, 20 a 50 eurove, voton një këlysh kurve edhe për simpati… sepse ai e meriton, ai është këlysh kurve!
Kështu, “Nastradini” ynë i mbetur në tentativë, çdo të enjte pasi fik televizorin, tek kthehet në shtëpi nga kafeneja e fshatit apo e kasabasë ku “ka ngulur më në fund shtëpitë”, ndjehet i dështuar, i mundur në birkurvllëkun që mund ta kishte bërë por që nuk e bëri dot o për neglizhencë, o për mendjeshkurtësi!
Kërruset nën dilemën se mbase kështu paskësh qenë e shkruar, se fati i keq e desh që e ëma të mos kish qëlluar kurvë, e për këtë arsye mbase, megjithëse përpiqet, nuk bëhet dot tamam këlysh kurve…
Kur kujton jetën e tij, tallazet e brengat që ka kaluar me aq këlyshkurvllëk sa i ka rënë për hise, nuk është se ka ndonjë peng të madh, sepse siç i thonë andej “nga anët e tij”, sa ka rrojtur nuk do rrojë, dhe ai e di… po fëmijët?
Me ata si bëhet? Ata si t’i mësojë të jenë taman “këlyshë kurve”, si këta këlyshat e kurvës që sapo pa në televizor e që s’u hyn gjemb në këmbë….
Tek mbërrin tek derë e shtëpisë e ka gjetur fajtorin!
“Në shtëpi babai është mysafir”, kështu ka qenë gjithmonë! Fëmija bëhet siç e rrit e ëma…
Edhe për atë vetë, kur e mendon thellë thellë, fajin e ka e ëma, po nënës tënde s’ke ç’i bën…
Nënës së fëmijëve ama…hëh… gruas që aq shumë u përpoq e u mendua e u stërmendua derisa e zgjodhi, se mos i del kurvë si filanit e fistekut…asaj ia ndreq vetë…sapo të hyjë në derë…
Ajo e ka në dorë që fëmijët t’ia rrisë si këlyshë kurve, po s’e bën siç duhet….! Kurva e mutit!!!!

Breshëri plumbash në Tiranë, plagoset 50-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Valias rreth orës 20:07 të mbrëmjes, ku raportohet se ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta Elez Bodisha, 50 vjeç. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mëoshet se në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna. Ngjarja dyshohet për shkak hasmërie.
Nga ana tjetër policia njofton se po bën krehjen e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

Xhuxhi: Më morën shenjat e gishtave në ambasadën e SHBA dhe më refuzuan vizën

“Shkova tek ambasada amerikane bashkë me gruan në Tetor të vitit të kaluar. Atje më morën shenjat e gishtave. Pastaj ajo zonja që ishte atje më pyeti sa shtëpi ke? Pashë gruan dhe i thashë dy. Pastaj më pyeti, sa makina ke? Pashë prap gruan dhe i thashë tre. Ika në shtëpi. Të nesermen më erdhi një shkresë nga ambasada dhe më thoshte se të refuzohet viza amerikane, por ke të drejtë të aplikosh prap. Unë nuk aplikova më”, tha Dako duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse i ishte refuzuar viza amerikane.
Tre herë në krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, surprizoi në studion e emisionit “Opinion”, duke deklaruar se është normale të kontaktojë apo të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota.
Edhe pse më herët, Dako u shpreh se personave të shumtë që takon nuk u kërkon diplomë apo dëshmi penaliteti.
I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.
“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë” tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.
“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit” tha Dako që u pyet se kush është Astriti.
“Astriti është vëllai i Niçes” vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”
Qëndrim krejt ndryshe ka shfaqur pedagogu Mark Marku, i cili i tha Dakos se kjo nuk është normale që një kryetar bashkie të takohet me kriminelë.

Basha ndërhyn në debat: Trafikantët dhe banditët biseda telefonike edhe me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërhyrë ‘live’ në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 duke folur për akuzat ndaj Vangjush Dakos por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën.
Ndaj Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.
“Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkikëve apo deputetëve të tjerë të Ramës që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Gjiknuri apo Ulsi Manja të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra sms të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën.
Duke nisur nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri tek Vangjush Dako një politikan bandit që e ka kthyer Durrësin në një zonë të lirë për krimin e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, deklaroi Basha në News24.
Basha është pyetur për përgjimet mes kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos mes anëtarë të bandës së Avdylajve si dhe deklaratat e tij të bëra para një viti se largimi i ish kreut të SHISH Visho Ajazi Lika u largua për lidhje me këtë aferë
“Unë nuk vendos në rrezik jetën e njerëzve për burimet e mija. Denoncimet dhe informacionet i mbledh me mënyra të ndryshme dhe i bëj publike më pas vlerësimit. Pak rëndësi ka nëse kjo ka qenë pika e fundit e gotës që ka çuar në largimin e ish kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.
Sot Edi Rama nuk ka asnjë hallkë të shtetit jashtë kontrollit të tij. Kjo është alarmante sepse kontrollon çdo gjë me dorë të hekurt. Të gjitha këto tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një dele të bindur. Kamikazja Donika Prela po shkatërron dosjet hetimore”, tha Basha.