Nenkryetatri i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në Facebook ka sjellë arsyet se pse nuk preken nga policia edhe Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri apo ndonje tjeter.
Ai në shenimin e tij në faqen në rrjetin social, ka shtruar edhe nje pyetje për politiken por në mënyrë të veçantëe për kreun e qeverisë.
“Çfarë bënin në Prill 2018, Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga në aktivitetin vjetor të Yacht Club në Hotel Fairmont në Monte Carlo?
Me çfarë statusi ishin këta, në takimin vjetor të njerit prej klubeve private më eksluzive te globit (anëtarët e të cilit janë milionerë dhe miliarderë) në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjte si Monte Carlo?
Postimi i plotë i Palokës në Facebook
Dikush me pyeti se, pse Rama nuk e shet dhe Gjushin siç ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.
Arsyeja kryesore eshte se Gjushi, Tahiri, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.
Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.
Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…?
Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne Monte Carlo?
Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliarder) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo?
Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…
Zbulohet skandali: Çfarë bënte Rama në Monte Carlo me Dakon dhe Fugën në Prill 2018
Roli i dy deputetëve Manja dhe Çyrbja tek Toyota me 3.4 milionë euro
Basha: Prokuroria mbron lidhjet e qeverisë me krimin si sekret shtetëro. Në aferën Toyota Yaris janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS DALJES NGA PROKURORIA E TIRANËS
Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.
Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.
Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.
Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.
Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.
Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.
Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.
Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.
Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.
Së bashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela.
Tjetër vjedhje e hapur me koncesion, 161.5 milionë euro për 17 km rrugë Milot-Balldren
Pas Rrugës së Arbrit dhe asaj Thumanë-Kashar, qeveria ka shpallur fituesin edhe për koncesionin e tretë të madh në infrastrukturë, atë të rrugës Milot-Balldren.
Ministria e Energjisë përzgjodhi kompaninë ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.
Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania do të negociojnë kontratën dhe vetëm pas negociimit do të shpallet vlera përfundimtare e këtij projekti.
Sipas dokumentave të tenderit, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet.
Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët. Në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, qeveria ka vendosur si fond total për këtë rrugë vlerën 14.2 miliardë lekë ose rreth 113 milionë euro. Por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.
Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.
Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur publikisht shqetësimet se këto koncesione kufizojnë konkurrencën duke paracaktuar fituesit, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi hapur qeverisë të ndërpresë programin 1 miliard euro si të rrezikshëm për financat e shtetit.
Borëbardha e lojrave të fatit, janë 700 milionë euro
“Monitor”
Rilindja prej kohësh është në sherr me veten. Pasqyra ku ajo, herë pas here shikohet, nuk po i shfaq atë profil politik që dikur i dukej i bukur. Shëmbëlltyra përballë po i tregon se nën trukun e një qeverisje të grimuar si e drejtë ka plot vraga me gabime e deformime. Kjo e acaron dhe e çon në shpërthime që e fusin në të tjera hulli, ca të gabuara e ca të dyshimta.
Kështu ndodhi kur solli propozimin për Paketën Fiskale me disa korrigjime anemike për gabimet që kishte bërë më parë. Kështu ndodhi së fundmi edhe me biznesin e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Që në opozitë, Rilindja shpalli se do të kufizonte me dorë të hekurt këtë aktivitet. Por, që prej mandatit të parë, numri i pikave të basteve u qindra fishua. Paratë e shpenzuara nga shqiptarët në kumar u rritën gjithashtu. Gropa informale në buxhet luhatej mes 120 milionëve të deklaruara nga Tatimet dhe rreth 700 milionë eurove të deklaruar së fundmi nga kryeministri.
Në pah dolën fakte se krimi i rrugës ishte zot i një pjese të mirë të këtij biznesi. Por asnjëherë deri në ditën kur u mor vendimi për mbylljen, qeveria nuk pa se gjërat po shkonin keq. Përkundrazi, ajo bëri më të bukur imazhin që shikonte në pasqyrë kur, jo më larg se një muaj, vendosi që këtij biznesi t’i ulte dhe më shumë taksat. Ky vendim ishte me nonsens të theksuar ekonomik, pasi në çdo vend të botës, taksat e kumarit rriten si për ta frenuar aktivitetin, ashtu edhe për të gjetur një mënyrë që qeveritë të përmes shpenzimeve publike të dëmshpërblejnë qytetarët për paratë e humbura në lojëra.
Vendimi kërciste, edhe sepse në vend që qeveria të stimulonte hapjen e vendeve të punës përmes uljes së taksës mbi punën, në fakt lehtësoi argëtimin përmes kumarit. Kur uli taksat për kumarin qeveria u duk se atakoi edhe profilin e saj politik, që u mundua të krijonte kur me hov revolucionar iu tregoi shqiptarëve se do t’i jepte fund kësaj marrëzie që në fillim të mandatit të saj të parë. Kjo dashamirësi krijoi bindjen e thellë se biznesi i lojërave të fatit, jo vetëm që nuk do të mbyllej, por do të lulëzonte dhe do të majmej edhe më shumë financiarisht.
Mirëpo ekonomia reale nuk është si në përrallën e Borëbardhës, ku fundi i lumtur është i paracaktuar me detyrim. E meqë qeverisë nuk i pëlqente më ajo që shikonte në pasqyrë, kërkoi të shikojë një tjetër shëmbëlltyrë, atë të shpëtimtarit të shqiptarëve duke shpallur se do të mbyllë biznesin e kumarit. Ai mund të ketë një bazë shqetësimi të madh, të cilën vetë kjo qeveri e krijoi, por për sa kohë ai është arbitrar dhe i vonuar dhe madje i dyshimtë, mbetet një vendim me kosto të lartë.
Vendimi ekstrem për mbylljen e lojërave të fatit, por befasisht i kundërt me çdo vendim tjetër favorizues më parë ndaj kumarit, ricikloi një precedent të rrezikshëm që nuk prek vetëm bastet, por gjithë sipërmarrjen private në çdo sektorë të ekonomisë.
Për sa kohë biznesi i lojërave të fatit dhe basteve ishte i ligjshëm, ai duhet trajtuar si të gjithë bizneset e tjera, pa mohuar kushtëzimet e rregullat e sektorit. Pa rrëshqitur në këtë vendim arbitrar, qeveria kishte gjithë mundësitë që ta organizonte këtë lloj aktiviteti , sipas të gjitha modeleve më të mira që ka sot bota.
Nga ana tjetër, vetë qeverisë iu desh disa vite që të ndërhynte për të rivendosur kontrollin. Por biznesi, a nuk ka të drejtë që dhe ai të ketë kohën e vet për t’ju përshtatur ndryshimeve? A është investuar te këto biznese dhe tani me një të rënë të lapsit që Rilindja e kishte humbur prej kohësh, duhet që këto para të humbasin dhe jo të investoheshin gjetkë, nëse qeveria nuk do ta kishte lejuar.
Çdo qeverisje e mirë në çdo vend të përparuar të botës nuk do të kishte marrë vendime arbitrare, qoftë edhe për kumarin, pasi kanë respekt për paratë e investuara.
Por sikur nesër një tjetër biznes, koncesion, industri riciklimi, një ndërtim nuk do t’i pëlqejë qeverisë, çfarë do të bëjë ajo? Do ta mbyllë, do ta sekuestrojë, do ta shtetëzojë? Xhanëm të tilla terma i kemi dëgjuar shpesh.
Nga ky parashtrim i gjatë që i bëmë sjelljes së politikës që ka mbajtur qeveria ndaj biznesit të lojërave të fatit, mund të kuptohet qartë se ka shumë kërcitje nga një ekstrem në tjetrin. E vetmja mënyrë që i bën bashkë këto ekstreme për të krijuar një profil të vetëm, mbetet qëllimi i mbrapshtë i projektuar që në fillim. Fakti që edhe drafti i propozuar për kufizimin e lojërave të fatit dhe mbylljen e basteve sportive, përveç një kompanie që operon online të bën të dyshosh, se qeveria ka mbetur e njëjtë, por ka ndryshuar vetëm pasqyra ku ajo kërkon të shihet dhe ëndërron këtë ta besojnë edhe shqiptarët. Sepse ndryshime diametralisht të kundërta, brenda një nate, nuk ka. Kjo ndodh vetëm në përralla.
Zbulohet draft-ligji: Bixhozi do kthehet në monopol shtetëror i kontrolluar direkt nga Rama
Ligji “Rama” nuk parashikon mbylljen e lojrave të fatit dhe basteve sportive , por vetëm ndryshimin e pronarëve. Ndërsa deri tani konsiderohej si një ndërmarrje private, me ligjin e ri parashikohet që bixhozi të kthehet në një monopol shtetëror të kontrolluar direkt nga vetë kreu i qeverisë.
Projektligji “Për lojërat e fatit” ka nisur të diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke respektuar kështu procedurën e përshpejtuar të dakordësuar një javë më parë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpjegoi para deputeteve arsyen e këtij projektigji i cili ndalon përfudimisht aktivitetin e kazinove elektronike sikurse pritej por shton edhe pjesën e basteve sportive. Ahmetaj tha se Lotaria Kombëtare do të vijojë aktivitetin e saj si një konceison por pa asnjë element VTL(kazino elektonike).
Kreu i Financave sqaroi se paralelisht me ndryshimet në biznesin e lojërave të fatit po ristrukturohet edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në përshtatje të situatës së re ku do të hyrë sektori. Pezullimi i aktivitetit të këtij institucioni është parashikuar me një vendim të veçantë në të njëjtën kohë kur u propozuan edhe ndryshimet në ligjin “Për lojrat e fatit”
“Qeveria ka një pozicion zyrtar, në 31 dhjetor 2018 mbyllen kazinotë, bastet sportive, gara sportive dhe me kafshë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike online (në distancë)” tha Ahmetaj.
Ministri shtoi se, lidhur me ata që do të mbetën pa punë, do t’u ofrohen rikualifikime nga zyra e punës. “Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat buxhetore, por kjo nuk ka pikë rëndësie për ne”
Sipas Ervin Bushatit, relator i pr.ligjit në komision, Ervin Bushati, relator i Komisionit, Pr/ligji ka si synim pezullimin e aktivitetit të subjekteve në këtë sektor.
“Situata aktuale tregon se lojërat e fatit, bastet sportive, kanë ndikuar te të rinjtë, për mosangazhim të brezit të ri te sektori privat.
Sipas KLSH, informaliteti mbetet i lartë. Nga ana tjetër, 15.5 miliardë lekë janë shpenzuar në kazino, sipas të dhënave në bilancet në QKB.
Të ardhurat nga taksimi i këtyre kompanive ka rënë. Nuk ka vlerë të shtuar për ekonominë. Ky pr/ligj Bazohet te gjykata europiane, që lejon një qeveri të kufizojë lojërat e fatit në të mirë të shoqërisë. “- ka përfunduar Bushati.
Sipas kryetarit të Komisionit, në këtë formë i japim fund veprimtarisë së tyre, si dhe përfundojmë varësisë e brezave të ri, si dhe veprimtarinë e paligjshme.
Braçe sakaq ka shtuar se do i kërkojë Parlamentit që të përcaktojë barrën fiskale të re për subjektet që do të mbeten në treg.
“ Do të doja të ndalesha te barra fiskale për lojërat e fatit që do të mbeten për tu ushtruar aktivitetin në të ardhmen. Kam bërë një analizë prej disa prej modeleve fiskale të vendeve të BE-së, që nuk na lidh religjioni apo tendencat, por përkatësia si europian. Në Austri: 35-80 % të të gjithë të ardhurave, Danimarkë 40-70%; Greqia 20-35% të të ardhurave bruto nga loja, Hollanda 40-85 % të të ardhurave neto nga loja, 2.5-40 % Britania e madhe për të ardhurat bruto nga loja. Franca nuk ka tatim sepse e ka monopol shteti, por 12 % kur fitimet janë më sh së 1 mln për qytetarët.”- ka përfunduar Braçe.
Ky i fundit poropozoi edhe një shtesë në nenin 1 të ligjit që përcaktonte se orgazimi dhe zhvillimi i kalojnë shtetit, çka është në të njëjtën linjë me një variant të diskutuar edhe më herët gjatë këtyre javëve. Ky propozim mori edhe miratimin e komisionit, duke i hapur rrugë shtetëzimit të sektorit.
Basha: Jo vetëm Balla, dy deputetët e tjerë tek Toyota Yaris me 3.4 milionë euro
Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar sot pas daljes nga Prokuroria se, bashkë me Taulant Ballën janë edhe dy deputetë të tjerë të përfshirë tek ngarkesa me 3.4 milionë euro e Tojotës së bllokuar në Durrës pas paralajmërimit që Basha i bëri nga Parlamenti. Basha tha se, në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të PS-së Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Basha ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:30, siç duhet edhe nga fotot e mëposhtme. Ai është thirrur për çështjen e ‘Toyta Yaris” me 3.4 milion euro që u gjendën brenda saj dhe për të cilat Basha i drejtoi gishtin si “garanti”, Taulant Ballës, kryetarit të Grupit të PS-së.
Basha i ka qendruar deklaratave të tij lidhur me këtë çështje. Në 21 qershor në Kuvend, Basha bëri deklaratën e fortë, që nxiti padinë ndaj tij nga deputeti Taulant Balla për ‘nxjerrje të sekretit hetimor’.
“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e ”sekretit hetimor”, tha Basha.
Deklarata e Bashës për gazetarët
“Denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në trafikun e parave të pista të krimit janë të vërteta. Sot dua të them se në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS: Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, të Saimir Tahirit, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Por prokuroria po i trajton lidhjet e qeveritarëve me krimin si sekret shtetëror, lidhjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit si sekret shtetëror. Sikur prokuroria të funksiononte, Balla, Tahiri, Dako, Sejdini do të ishin në arrest, ndërsa Xhafaj jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, drejtësia nuk do të vonojë. Së bashku me Taulan Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrben, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shëndrruar prokurorinë në aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”.
Denoncimi i Berishës: Arratiset shefi i komisariatit të Hasit pas zbulimit të laboratorit të drogës
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se shefi i komisariatit të Hasit është arratisur menjëherë sapo është zbuluar laboratori i drogës. Dyshohet se shefi i komisariatit kishte dijeni për laboratorin e drogës, por nuk ka ndërhyrë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Arratiset narkokomisari i Hasit!
Lexoni mesazhin qytetarit dixhital.
Pershendetje dr mas zbulimit te labratorit te Hasit shefi i komisarjatit Has ka ikur ne Londer per mi pshtu arrestimit z. Rrustem Mazrreku.
Ligji për Olsi-Arenën, një armatë të papunësh nga 1 Janari, mbi 20 mijë
Sikurse është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama, prej datës 1 janar të vitit të ardhshëm e në vijim, në vendin tonë nuk do të ketë më pika bastesh të hapura.
Këtë konfirmoi edhe një herë ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë, ku u diskutua ligji për “Lojërat e Fatit”.
Ishte vetë ministri Arben Ahmetaj, i cili pranoi se mbyllja e kësaj industrie do të sjellë një diferencë të madhe në të ardhurat që mblidhen dhe se 7400 persona do të ngelin pa punë.
Por, sipas tij, qeveria e ka menduar një zgjidhje.
Do të mbyllen 7400 vende pune. Të papunët do të përfshihen në fushata trajnimi. Ato që do të dalin të papunë nga bastet do të trajnohen. Të papunët do të mund të punojnë në sektorë të tjerë. Në fushatë gjithashtu do të përfshihen 63 mijë qytetarë të papunë.
Industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren”.
Shifra në fakt është edhe më e madhe se sa pohon ministri i Financave. Të ligjëruara rezultojnë rreth 4 mijë pika baste3sh. Nëse në secilën prej tyre janë nga të paktën 4 të punësuar, atëhere del se armata e të papunëve që do të dalë pas 1 Jnaarit do të jetë edhe më e madhe se 16 mijë në rast se shtojmë këtu edhe pikat informale të basteve që sipas vetë shifrave zyrtare janë rreth 5 mijë të tilla atëhere është e kuptueshme se kemi të bëjmë me një numër që i kalon ato të 20 mijë të papunëve. Sa për pjesën tjetrë të cilën deklaron qeveria se armata e të papunëve do të trajnohte, atëhere këtu kemi të bëjmë me një tallje të madhe të qeverisë.
Bastet duhet të mbyllen , por kurrsesi ligji nuk duhet të bëhet për ti shërbyer kompanisë së vëllait të kreut të qeverisë.
Berisha: Plani “B” përmbysje e qeverisë me revoltë popullore, puçistët do të qërohen
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel u shpreh i bindur se nuk do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit të vitit të kaluar mes opozitës dhe mazhorancës.
“Nuk i druhem një marrveshje si ajo e 17 majit pasi ajo nuk vjen më, nuk përsëritet. Sot dhe ata të cilët votuan për të hequr datën e hapjes së negociatave. Sot sinjalet nga Europa bien për shqiptarët, kam besim qe shqiptarët do përvishen. Unë mendoj se në kushtet e grushtit të shtetit shqiptarët dhe opozita duhet të qërojnë puçistët.“, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar kryeministrin aktual Edi Rama i cili hodhi shpalosi nismën e paketës antishpifje. Teksa gazetarja Eni Vasili e pyeti në emisionin “Open” se nëse ka frikë që pas deklaratave të bëra kundrejt kryeministrit Rama, përgjigja e Berishës ishte e befasishme. Ish-kryeministri tha se përkundrazi ai do i dyfishojë deklaratat dhe se “nuk ka ka forcë dhe xhelat të fjalës së lirë të më kufizojë mua fjalën e lirë”.
Eni Vasili: Keni frikë se do përfundoni në gjykatë pas deklaratave tuaja?
Berisha: Do i dyfishoj deklaratat dhe nuk ka forcë dhe xhelat të fjalës së lirë të më kufizojë mua fjalën e lirë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se bandat kriminale kanë video që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke pirë drogë.
Sipas tij Bajrajt, Avdylët por edhe Dritan Dajti i cili ende nuk ëhstë dënuar sot për vrasjen e 4 policëve, kanë video të Ramës i cili shihet duke pirë drogë.
‘Avdylët mund të kenë edhe video me Ramën duke nuhatur (duke pirë drogë). Bajrajt dhe Avdylët kanë video të këtyre politikanëve. Kush e shtyu gjyqin e Dritan Dajtit me vite, Edi Rama, është skllav i tij. Edhe me atë ka video sa të duash. Rama ëhstë i filmuar duke marrë drogë, pse nuk e bën testin e drogës ai. Videoty nuk kanë dalë sepse ai nuk ka lënë konçension pa i dhënë atyre. Lidhjet e Ramës me Dritan Dajtin të mirënjohura. Ram,a i mori edhe Shullazin tahirt. Kush e rrahu Saimir Tahirin, më thoni pak ‘, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se arsyeja se pse Rama nuk tha asnjë fjalë për Ndokën ditën e djeshme pas arrestimit, është se ai e ka frikë ish-deputetin e PS-së.
I ftuar në ‘Open’ Berisha, tha se Rama foli vetëm për Çukon, për Ndokën jo., sepse ai i di gjithçka Ramës.
‘Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria në veprimet e saj ndaj deputetetëve nuk ëhstë penguar kurrë SHIK. Prokurorinë e ka patur Ina Rama, Sallaku, njerëz kukulla në duart e Edi Ramës. Në kohën time ka qenë Ina Rama, Arben Rakipi, Dhori Sallaku. Rama i lëshon. Rama e provoi në 18 maj se kur rrezikohet për tu mbyt i mbyt të gjithë, që do të thotë se do të vazhdojë kjo ‘bir Selamni i nënës kë të qajë më parë’. Për Arben ndokën kam unë nja 3 denoncime që ëhstë i përfshirë për trafik droge. Unë personalisht kam denoncuar 4 herë trafiqet e Ndokajve. Rama nuk tha një fjalë për Ndokën. Keqardhjen e shprehu për Çukon, për Ndokën e mbylli gojën, nuk guzoi të thotë një fjalë, sepse Ndoka e hedh në erë Ramën, sepse i di gjithçka. Pasi e largoi nga parlamenti i dha PS-së e Lezhës Ndokës’, deklaroi Berisha.
I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel ish-kryeministri Sali Berisha komentoi përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur. Ish-kryeministri deklaroi se një nga personat e përfshirë në këtë përplasje, Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit, teksa tha se provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.
“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Ata kanë një mani t’ua frustojnë të dashurat njëri-tjetrit, e kanë këtë bandat. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushë”, u shpreh Berisha.
Drejtori i Ramës mbron Lul Berishën, shan dhe kërcënon blogerin: Ta lokalizojmë, duhet zhdukur…
Pas publikimit që ka bërë në faqen e tij në Facebook të një fotomontazhi ku një personazh ishte edhe Lul Berisha, të cilit dy ditë më parë ju kontrollua shtëpia nga policia, blogeri Genc Sejko është sulmuar në mënyrë të ashpër me komente fyese nga mbeshtetësit e Ramës dhe nga drejtori i Zyrës së punës në Kukës.
Sejko është kercenuar nga komentuesi qe pas kerkimeve del se është drejtues i strukturave të PS-së, drejtor i zyrës së punës në Kukës, mik i Ramës, por edhe Taulant Ballës.
(Kjo është MEMO që ka publikuar Genc Sejko per Lul Berishen)
Kështu e ka nisur mbremë vonë statusin e tij Genc Sejko, i njohur për memot ndaj Rames dhe në përgjithësi ndaj politikanëve në Shqipëri. Një drejtor i quajtur Ledian Halilaj, i del hapur në mbrojtje Lul Berishës dhe i kërkon ta heqë Lulin nga statusi, sepse ndryshe do ta lokalizojë vendin ku ndodhet në Londër dhe kushërinjtë apo të afërmit e tij me një mbiemër do ta zhduknin….