19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Ngërç te Bajerni dhe tri dritëhije, bavarezët po vuajnë në fazën ofensive

Makina dikur e frikshme e golave te Bajern Mynih duket se ka ngecur. Ndërsa Vinsent Kompani duhej të merrte nën kontroll mbrojtjen e lëkundur në fillim të sezonit, belgu po përballet me sfidën e radhës, ai duhet të rikthejë sulmin e bavarezëve në rrugën e duhur.Në dhjetë ndeshjet e fundit, “tanku” nga Mynihu ka shënuar “vetëm” 20 gola. Ajo që tingëllon mjaft mirë në fillim rezulton të jetë një krizë e vërtetë sulmuese nga ana e skuadrës kur shikoni më nga afër. Në Bundesligë mesatarja e golave është tre gola për ndeshje. Në nëntë ndeshjet e fundit, rendimenti i golave ka rënë nga rreth 3.6 në 1.9 për lojë. Gjithashtu sepse krijoni më pak shanse.

NGËRÇI NË GOLA – Rekordmenët gjermanë aktualisht po e kanë jashtëzakonisht të vështirë të shënojnë gola, veçanërisht në ndeshjet kundër klubeve kryesore. Ndaj Dortmundit, PSG-së dhe Benfikës së Lisbonës mjaftoi për një gol. Dalja e kupës ndaj Leverkusenit mbeti pa finalizim. Ajo që bie veçanërisht në sy, shpesh mungonte gjakftohtësia dhe saktësia e nevojshme në përfundim. Në disfatën 1-2 ndaj Maincit, ishte e vështirë të krijonte raste për një kohë të gjatë dhe nuk regjistroi asnjë goditje në portë deri në minutën e 75-të. Sigurisht, mungesa e golashënuesit më të mirë Herri Kejn është një arsye pse Bajerni është i dobët në sulm. Megjithatë, mungesa e anglezit nuk është arsyeja e vetme. Ka edhe lojtarë të dobët si Leroi Sane, Tomas Myler, Matis Til dhe Kingsli Koman të cilët nuk paraqesin mjaftueshëm kërcënim për gol.

EKIP I PAFRYMËZUAR – Një mangësi tjetër është mungesa e koordinimit dhe joefikasiteti në lojën sulmuese. Bajerni shpesh vepron i pafrymëzuar në sulm dhe dështon për shkak të mungesës së depërtimit. Loja e skuadrës së Vinsent Kompani duket shumë e parashikueshme dhe është e varur nga lojtarë individualë si Xhamal Musiala ose Mishel Olize.

DETYRAT – Objektivi për Vinsent Kompani tani është të thyejë blloqet në lojën sulmuese dhe të rizbulojë kërcënimin e golit që ka humbur. Ishte mbresëlënëse të shihje në fillim të sezonit se Bajern ishte në gjendje të luante futboll të suksesshëm sulmues. Trajneri belg ende përballet me një sfidë të vërtetë. Arsyeja? Ai duhet të zgjidh problemet aktuale me stafin ekzistues. Maks Eberl dhe pjesa tjetër e bordit kohët e fundit theksuan se nuk duan të nënshkruajnë me ndonjë lojtar të ri në dimër, madje as për sulmues. Synimi afatshkurtër është që të mbyllet me sukses viti futbollistik 2024, fitore në shtëpi kundër Lajpcig të premten. Kjo do t’i jepte Kompanis qetësinë mendore që i duhet për të bërë rregullimet e duhura në dimër. Në vitin e ri, trajneri i bavarezëve do të ketë dukshëm më shumë opsione në të gjitha pozicionet.

Sekuestrimi i 27 mln euro nga Europol, operacioni vijim i goditje së klanit “Çopja”

Europol ka goditur një grup kriminal gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave.

Sipas Europol, janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 27 milionë euro në kriptovaluta.

Në komunikatën zyrtare, Europol thekson se janë kryer veprime hetimore edhe në Shqipëri, me mbështetje nga SPAK dhe BKH, dhe se ky operacion është një vazhdim i operacionit “Gorgon”, atij të muajit korrik dhe gusht, ku u godit klani “Çopja” në Elbasan.

Në muajin gusht, në Shqipëri, operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

SPAK bëri me dije në atë kohë se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

SPAK njoftoi se nga 33 urdhër-arrestet, ishin ekzekutuar 13 në Shqipëri, ndërsa 2 persona u arrestuan jashtë vendit.

Njëri prej krerëve të grupit, Franc Çopja, ishte arrestuar më parë në Dubai, prej nga ishte ekstraduar në Belgjikë.

Prokuroria po ashtu sekuestroi 1 milion euro cash dhe 42 pasuri, përfshi një pallat në ndërtim dhe 4 llogari bankare.

Të kontrolluar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që veprojnë në të gjithë BE-në dhe më gjerë, këta ofrues shërbimesh kriminale kujdesen për ata që duhet të fshehin origjinën e sasive të mëdha të të ardhurave të paligjshme.

Një nga gjetjet kryesore të hetimit ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave.

E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave.

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”- Analiza e REL: Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret! Kur mund të bëhet funksionale dhe çfarë përfitohet

Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit në Kosovë. Edhe pse shumëçka rreth saj mbahet sekret, ky artikull sjell përgjigje në së paku disa pyetje: kur mund të funksionalizohet fabrika dhe çfarë hapash duhet të ndiqen për të përfituar prej saj?

Forca e Sigurisë e Kosovës

Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve.

Për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Fabrika e paralajmëruar e municioneve, sipas tij, do të krijojë jo vetëm aftësi vetanake të mbrojtjes, por edhe mundësi eksporti.

Ekspertët e sigurisë, në anën tjetër, shprehen më të rezervuar – disa thonë se do të duhen vite kohë për përmbushjen e kësaj ambicieje, e të tjerë favorizojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Çka synon Kosova?

Me një marrëveshje të nënshkruar më 16 dhjetor me kompaninë turke të armëve, MKE, Kosova synon të ndërtojë një fabrikë të municioneve të kalibrave të ndryshëm – të parën në vend.

Maqedonci nuk jep detaje se ku dhe kur pritet të nisë prodhimi, duke thënë se informacionet e tilla janë të klasifikuara, por shpreh bindjen se me jetësimin e saj, Kosova nuk do të jetë më e varur për municione.

“Ne, normalisht, nuk mund të bëhemi 100% të vetëqëndrueshëm, por mund ta zvogëlojmë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione apo armatime, të cilat shpenzohen më shumë dhe sigurohen më vështirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonci tregon se, fillimisht, do të prodhohen municione 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra, të cilat përdoren edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe nga Policia e Kosovës.

Ai thotë se fabrika do të drejtohet nga shteti, por se “është e rëndësishme që të ketë edhe investitorë privatë, për të rritur prodhimin”.

“Në atë mënyrë, do të sigurojmë furnizime të qëndrueshme për nevojat e brendshme, por do të jemi në gjendje edhe të eksportojmë në vendet partnere, varësisht kërkesave të tyre”, thotë ministri i Mbrojtjes.

Disa përfaqësues të opozitës shprehin dyshime se ky projekt do të realizohet.

Për Rashit Qalajn, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, vetë nënshkrimi i kontratës me një kompani turke është i diskutueshëm.

“Unë mendoj se për çdo gjë që ka të bëjë me armatimin dhe municionet, ne duhet të orientohemi nga partneri ynë strategjik: SHBA-ja”, thotë ai.

Por, Maqedonci siguron se në krejt këta hapa, Kosova e ka mbështetjen e NATO-s – aleancës ku mëton të anëtarësohet – përfshirë edhe të SHBA-së.

Kosova, me 1.5 milion banorë, ka Forcën e saj të Sigurisë, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe policinë me rreth 9.000 pjesëtarë.

I pranishëm në vend është edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

A mund të bëhet Kosova e vetëqëndrueshme me municion?

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se përmbushja e kësaj ambicieje, varet nga së paku tre faktorë – jo të arritshëm në afat të shkurtër.

Fillimisht, ai thotë se Turqia duhet të pajtohet për transferimin e teknologjisë dhe të licencave të saj në Kosovë, në mënyrë që ajo t’i zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse.

Pastaj, duhet siguruar zinxhiri i pavarur i furnizimeve, që mund të marrë vite kohë.

“… sepse municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina dhe vende të tjera”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

“Gjërat mund të komplikohen edhe më, nëse municioni që prodhohet, përfshin predha dhe raketa që varen nga mikroprocesorë dhe aparatura të tjera të sofistikuara elektronike”, sipas tij.

Si faktor të tretë të rëndësishëm, që Kosova duhet ta marrë në konsideratë, Shea përmend përfitimet.

Ai thotë se Kosovës do t’i duhej të eksportojë patjetër municione, në mënyrë që atë kapital ta investojë në mbështetje të industrisë së saj të mbrojtjes.

Një treg potencial për eksporte, sipas Sheas, mund të jetë vetë Turqia, sidomos nëse fabrika në Kosovë operon si strukturë e saj në vend të huaj.

“E, pasi të filloni të prodhoni sasi të mëdha municionesh, ruajtja e sigurt e tyre bëhet një çështje tjetër madhore, por edhe dobësi e mundshme. E mbani mend shpërthimin masiv të një depoje municionesh në Tiranë, disa vite më parë? Ajo ngjarje çoi në krizë politike në atë vend”, kujton Shea.

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se arritja e vetëqëndrueshmërisë në mbrojtje është e vështirë, qoftë për shkak të standardeve të larta që kërkohen, qoftë për koston që ka kjo industri.

Ai sugjeron që Kosova ta rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit – përfshirë këtu Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – dhe në këtë mënyrë t’i rrisë nivelet e veta operacionale.

Kjo strategji thotë se quhet “smart defence” apo “mbrojtje e zgjuar” dhe krijon siguri më të madhe përmes bashkëpunimit më të madh.

Në mesin e vendeve që e shfrytëzojnë atë, Mediu përmend shtetet baltike: Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

“Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël. Ndaj, një bashkëpunim rajonal do të ishte shumë herë më i vlefshëm, sesa të mendojmë të ndërtojmë diçka të vetëqëndrueshme”, thotë Mediu për Radion Evropa e Lirë.

Tani anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai thotë se kjo qasje do t’i shpaguhej Kosovës, marrë parasysh aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit që kërkon kjo aleancë.

“Në këtë plan, unë mendoj se ka shumë hapësirë për të ecur me prokurime të përbashkëta dhe me ‘smart defence’”, thotë Mediu.

Investimet në mbrojtje

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Maqedonci thotë se në tre vjetët e kaluar, Kosova ka shpenzuar mbi 239 milionë euro për blerje të armatimit, e “nëse përfshihen edhe blerjet e këtij viti, shuma kalon mbi 269 milionë euro”.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se nga janë blerë.

Por, ajo që dihet është se Kosova, viteve të fundit, ka siguruar armë edhe nga dy fuqi të NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia.

Në mars të vitit 2022, ajo ka themeluar edhe Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë për mbrojtjen, por se sa është vlera e tij, nuk dihet dhe nuk bëhet publike./REL

“Voto Ramën mban Berishën, voto Berishën mban Ramën”, Basha: Në 11 maj refuzojmë këtë sistem të kalbur, për një politikë në shërbim të familjeve shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën.

Në një video të postuar në facebook nga intervista e djeshme, Basha shkruan se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.

Sipas tij, është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare.

Postimi i plotë i Bashës:

Voto Ramën, merr peshqesh Berishën. Voto Berishën, merr peshqesh Ramën, ky është teatri që duan t’u imponojnë qytetarëve përmes pazareve të tyre për amnistinë e të korruptuarve dhe mbylljes së listave.

Më 11 maj, shqiptarët kanë mundësinë t’i japin fund tangos së interesave personale të dyshes Rama-Berisha, që kanë mbajtur vendin peng për dekada. Është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një rrugë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës, për një politikë që u shërben familjeve shqiptare, jo interesave të Trekëndëshit të Bermundës.

Shqipëria meriton më shumë!

Europol operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 9 persona dhe sekuestrohen 25 milionë euro në kriptovaluta! Ja roli i anëtarit të grupit kriminal me bazë në Shqipëri

Europol në bashkëpunim me autoritetet në disa vende të Evropës, si dhe me SPAK e BKH në Shqipëri, ka goditur një grup kriminal gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave.

 

Sipas Europol, mësohet se operacionet GORGON dhe WHITEWALL çuan në arrestimin e nëntë të dyshuarve dhe sekuestrimin e disa dokumenteve, telefona celularë, sende me vlerë, ari, mallra luksi, 35.000 euro cash dhe 25 milionë euro në kriptomonedha.

Në njoftimin zyrtar, Europol thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH, dhe se ky operacion është vazhdim i operacionit “Gorgon”.

Aksioni i koordinuar i Europolit, i mbështetur nga autoritetet në Spanjë, Belgjikë, Bullgari, Holandë dhe SHBA, zbuloi lidhjet ndërkombëtare dhe përdorimin e kriptomonedhave për pastrim parash. Hetimet filluan pas sekuestrimit të kartëmonedhave të shënuara që i referoheshin rrjetit të pastrimit të parave.

“Një nga gjetjet kryesore të hetimit ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. 

E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Europol ka mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit nga gjashtë vende për të rrëzuar bankierët e fshehtë që lëviznin dhe pastronin të ardhurat e trafikut të drogës në shkallë të gjerë dhe krimeve të tjera të rënda. Duke u mbështetur në gjetjet nga dy hetime të mëdha, Operacioni GORGON dhe Operacioni ËHITEËALL , ky operacion pasues përfshinte bashkëpunim të ngushtë midis ekspertëve të Europolit në krimin e rëndë dhe të organizuar dhe në hetimet financiare. Ajo çoi në arrestimin e nëntë të dyshuarve dhe sekuestrimin e provave (dokumente, telefona celularë), sende me vlerë (ari, mallra luksi), 35 000 euro cash dhe 25 milionë euro kriptovaluta.

Gjurmë letre në kartëmonedhat euro

Në vitin 2021, para të gatshme u sekuestruan gjatë një kontrolli shtëpie në lidhje me një hetim për trafikun e kokainës. Disa prej kartëmonedhave prej pesë eurosh kishin mbishkrime të shkruara me dorë, të cilat jepnin informacion se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të drogës.

Guardia Civil spanjoll ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet EncroChat dhe Sky ECC. Si rezultat, i dyshuari u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare nëntokësore për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili nga ana tjetër ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti që operonte nga Dubai. I dyshuari, shtetas britanik, u arrestua më 12 shtator 2022 .

Duke u ndërtuar mbi këtë sukses

Hapi tjetër në hetim ishte analizimi i të dhënave në më shumë thellësi për të identifikuar individët në kontakt me të dyshuarin. Kjo përpjekje synonte të hartonte rrjetin kriminal dhe të kuptonte rolet e anëtarëve të tij. Bashkëpunimi i ngushtë midis Europolit, Guardia Civil Spanjoll dhe anëtarëve të Task Forcës Operacionale të dedikuar të krijuar në Europol lehtësoi shpërndarjen e paketave të shumta të inteligjencës. Bazuar në këto gjetje, një ditë veprimi i koordinuar nga Europol u zhvillua më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.

Rrjedhat e parave ‘offline’ dhe ‘online’

Operacioni ËHITEËALL ishte hetimi i parë penal i asaj që do të bëhej një Task Force Operacionale e Europolit e fokusuar në bankat e nëndheshme. Ai synonte të prishte dhe çmontonte rrjetet financiare që ofronin ‘krimin si shërbim’. Të kontrolluar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që veprojnë në të gjithë BE-në dhe më gjerë, këta ofrues të shërbimeve kriminale kujdesen për ata që duhet të fshehin origjinën e sasive të mëdha të të ardhurave të paligjshme.

Një nga gjetjet kryesore të hetimit ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave.

Europoli si qendër e ekspertizës

Zhdukja e këtyre sipërmarrjeve të sofistikuara kriminale u mbështet në ekspertizën e shumëanshme të Europolit në fusha të ndryshme të krimit nën hetim. Operacionet GORGON dhe ËHITEËALL theksuan shumë aspekte të krimit të organizuar, me bankat e fshehta dhe pastrimin e parave jo vetëm që funksionojnë si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve, për të përmendur vetëm disa të krimeve në të cilat janë përfshirë rrjetet.

Në vazhdën e këtyre hetimeve afatgjata, disa prej të cilave janë ende në vazhdim, Europol ka shpërndarë raporte të shumta inteligjente dhe analitike për partnerët bashkëpunëtorë, si dhe takime të shumta operacionale të mbajtura në selitë e Agjencisë në Holandë ose në Spanjë dhe Shqipëri. Gjatë ditëve të aksionit, Europol dërgoi specialistë dhe analistë në bastisje, ku ata ofruan ekspertizë në krimin e organizuar, krimin financiar dhe rikuperimin e aseteve. Ekspertët e kriptomonedhave dhe specialistët kibernetikë mbështetën veprimet në vend me zyra të lëvizshme, si dhe nga selia e Europolit, duke ofruar aftësitë e tyre mjekoligjore dixhitale dhe aftësitë e hetimit në distancë.

Operacioni GORGON dhe Operacioni WHITEWALL janë shembuj tekstesh të ndërtimit të rasteve të strukturuara të bazuara në të dhëna, partneriteteve ndërkombëtare të bazuara në besim dhe mbështetjes ndër-departamentale të ofruara nga Europoli.

Bashkëpunimi me një emetues kryesor të stablecoin dhe një ofrues të shquar global të aseteve të kriptomonedhave rezultoi të jetë instrumental në arritjen e sukseseve të operacioneve. Integrimi i pandërprerë i tyre në hetim dhe përkushtimi për ndalimin e aktiviteteve të paligjshme mundësoi ekzekutimin efikas të masave operacionale komplekse. Ky sukses tregon fuqinë e partneriteteve publike-private në arritjen e konfiskimeve brenda ekosistemit të aseteve dixhitale.

Vendet pjesëmarrëse:

Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion – SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit)
Bullgari: Drejtoria e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar (Главна дирекция „Борба с организираната престъпност“)
Belgjikë: Policia Federale (Federale Politie)
Holandë: FIOD
Spanjë: Guardia Civil
Shtetet e Bashkuara: Administrata e Zbatimit të Drogës

“Spiunimi i BIA-s, Serbia në ‘burgun digjital’”- DW: Rrezikon shumë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes

Përdorimi i paligjshëm i spyware, të cilin BIA e mohon, nuk është shumë i dobishëm për autoritetet në Serbi. Kjo rrezikon shumë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.

Një raport i Amnesty International tregon se autoritetet serbe po përdorin spyware për të luftuar kundër gazetarëve, politikanëve dhe sektorit joqeveritar. “Burgu Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi” quhet raporti i lartpërmendur, ku thuhet se regjimi serb përdor mjete mjekoligjore për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat celularë në të cilët është instaluar softueri pa asnjë bazë ligjore. Policia serbe dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ndër të tjera, përdorin softuerin Cellebrite, i cili iu dhurua Serbisë nga Norvegjia, për të monitoruar aktivitetet e kritikëve të regjimit të Vuçiçit.Duke analizuar disa telefona, në të cilët ishte instaluar softuer spiun gjatë intervistave informative apo arrestimeve në komisariat, u konstatua se ky softuer ekziston në dhjetëra, e ndoshta qindra, telefona aktivistësh dhe gazetarësh. Përveç programit Selebrit, në telefona është gjetur edhe programi i panjohur më parë NoviSpy. Me rastin e atij raporti, Ministria e Punëve të Jashtmenorvegjeze theksoi se nuk e përkrah keqpërdorimin e këtij programi, ndërsa MPB-ja dhe BIA e Serbisë deklaruan se “të gjitha këto mjete softuerike i kanë përdorur në përputhje me ligjin” dhe se “kjo është një raport i parëndësishëm sensacionalist që nuk meriton koment”. 

Digë për publikun demokratik

Serbia është futur në një burg digjital, sepse “ka një qeveri autokratike që nuk lejon krijimin e asnjë lloj publiku demokratik”, vlerëson deklaratat nga ky raport për DW, Zoran Gavriloviç nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI).

“Tani jemi dëshmitarë se shteti i është nënshtruar një partie politike dhe mekanizmi për këtë është kultivimi i kultit të personalitetit të Aleksandër Vuçiçit. Qëllimi është që gazetarët dhe sektori civil të heqin dorë nga ajo që po bëjnë. Megjithatë, këtu duhet të tërhiqet vëmendja se këtë, përveç BIA-s, e bën edhe Banka Popullore e Serbisë, e cila merr të dhëna nga bankat komerciale për transaksionet financiare të gazetarëve dhe organizatave joqeveritare dhe ua dërgon personave të caktuar në qeveri”, thekson Gavriloviç.

Bllokimi i mendimit kritik

Gazetari Nedim Sejdinoviç beson se “është mjaft e qartë se si Serbia u gjend në një burg digjital. Qysh në fillim të qeverisjes së tij, Vuçiç bëri të ditur hapur se një sasi e madhe parash dhe burimesh po përdoreshin për blerjen e pajisjeve dhe programeve kompjuterike që do të përdoreshin për të kontrolluar kundërshtarët politikë dhe për të shkatërruar praktikisht opozitën. Me kalimin e viteve, shteti nuk ka kursyer para për qëllimin përfundimtar, që është një përpjekje për të shfuqizuar plotësisht mendimin kritik”, tha Sejdinoviç për DW.

Raporti i Amnesty International shqyrton gjithashtu valët e shumta të protestave në Serbi, gjatë të cilave kundërshtarët e regjimit iu ekspozuan fushatave brutale dhe thekson se “deklaratat shpifëse inkurajoheshin nga postet e larta, duke përfshirë presidentin, deputetët dhe guvernatorin e Bankës Kombëtare të Serbisë”.

Gavriloviç vëren se kjo po ndodh edhe tani “gjatë protestave studentore”, por se “përveç fushatave diskredituese, regjimi ende nuk ka guxim dhe vullnet për të kaluar në forma më agresive të shtypjes së protestave që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi. Në fund të fundit, Serbia është në Ballkan, e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe aq e izoluar nga bota jodemokratike, nuk mund të bëjë atë që bëjnë vendet jodemokratike”, tha Gavriloviç për DW.

Qeveria tashmë ka një algoritëm të fushatës kur bëhet fjalë për këtë lloj proteste, vëren Nedim Sejdinoviç dhe shton se “përveç propagandës primitive, kjo do të thotë se përdoren të gjitha mjetet për të futur përçarje dhe mosbesim në zemër të rebelimit, e shërbimet sekrete luajnë ndoshta edhe rolin më të madh këtu. Por, duke qenë se protesta është masive dhe e decentralizuar, nuk mendoj se as ato zgjidhje softuerike janë shumë të dobishme për autoritetet serbe”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Një problem për gazetarët investigativë

Por përdorimi i spyware kërcënon shumë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes, thekson Sejdinoviç. Ai thotë se “kjo vlen veçanërisht për gazetarët hulumtues. Një keqpërdorim i tillë i pushtetit jo vetëm që rrezikon vetë gazetarët, por edhe kontaktet e tyre me njerëz nga sistemi qeveritar të cilët u japin disa informacione”, tërheq vëmendjen Sejdinoviq.

Zbulimi i Amnesty International, thotë ai, ka treguar edhe një herë se Partia Progresive Serbe (SNS) e sheh çdo veprimtari opozitare, si dhe çdo anëtar të sektorit joqeveritar apo kritik të regjimit, si pjesë të veprimtarive të paligjshme. Konkluzioni i raportit, shtoi ai, vetëm konfirmon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, jo vetëm që nuk toleron demokracinë parlamentare, por as ndonjë zë kritik në shoqëri.

Autokratët dhe diktatorët “çdo përpjekje për të luftuar për demokracinë e shohin si një luftë hibride”, vlerëson Zoran Gavriloviç. Nedim Sejdinoviç paralajmëron se “është përditësuar sërish historia për listat e agjentëve të huaj, gjë që është veçanërisht e çuditshme në rastin e Aleksandër Vuçiçit, i cili i hapi plotësisht dyert ndikimit të huaj dhe kapitalit të huaj dhe ku Qeveria e Serbisë është realisht mercenari më i madh i huaj”/DW

SPAK përfundon hetimet për “Toyota Yaris”, ja akuza e ngritur për ish-kryeprokurorin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.

 

Raportohet se ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi, avokati Radovan Çela për korrupsion aktiv dhe ushtrin ndikimi, Astrit Vlasi për korrupsion, si edhe magjistratja Eriona Dautajt për korrupsion.

I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen pasuritë e një personi dhe familjarëve të tij

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetasit E.B. dhe të familjarëve të tij, i dënuar në Itali për veprën penale të ‘Trafikimit të drogës’.

 

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror ndaj këtij shtetasi, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, në Torino, Itali e dënoi me 21 vite burgim për veprën penale te “Trafikimit te drogës” dhe në datë 21.04.2014, u bë arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali.

“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 03.12.2003 në Romë, ka transportuar dhe mbajtur me qëllim tregtimi, një sasi prej disa kilogramësh heroine, e cila sigurohej nga Shqipëria dhe transportohej në Itali.

Prokuroria provoi se pasuritë që ky shtetas zotëron, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Shtetasi E.B., nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në ndonjë Zyrë Rajonale Punësimi në Itali, edhe pse deklaroi se punonte si kamionist apo murator dhe niveli i lartë i jetesës nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike, nga ai apo pjesëtarët e familjes”, thote prokuroria.

Sipas Organit te akuzes, pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregëtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003 – 2006, pasi rezulton se e ka kryer këtë aktivitet në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve..

“Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.B., për veprën penale të parashikuar nga nenet 283 të Kodit Penal dhe se këto pasuri nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri janë krijuar pas kryerjes së aktivitetit kriminal dhe dënimit të këtij shtetasi, prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme, dy godina dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit:

1.1 Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Delvinë, adresa Vanë, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim; dhe

1.2 Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Vergo adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim.”

Uzuni përmirëson veten drejt objektivit që ka caktuar, tejkalon golat e shënuar në sezonin ku fitoi “Këpucën e Artë”

Myrto Uzuni ka treguar se është edhe më i uritur për gola dhe suksese me fanellën e Granadës. Shumëkush mendonte se sulmuesi kishte arritur majën me klubin spanjoll kur fitoi “Këpucën e Artë” dy sezone më parë në La Liga 2. Por ai po u tregon të gjithëve se vazhdon të ketë më shumë uri.

 

Pas një sezoni aspak të keq me 11 gola në La Liga, Uzuni është kthyer me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, për të tentuar përsëri ringritjen. Dhe ndonëse skuadra nuk po ecën me të njëjtat ritme, sulmuesi shqiptar po bën më mirë se sa dy vite më parë.

Në sezonin 2022-2023, në ndeshjen e javës së 20 ndaj Kartagjenës, Uzuni shënoi golin e tij të 11 të atij edicioni. Sot, pikërisht ndaj Kartagjenës në javën e 20, sulmuesi shënoi tregolësh dhe çoi në 14 bilancin e tij sezonal, duke kaluar kështu vetveten. Në këtë mënyrë, futbollisti i afrohet edhe më shumë objektivit që i ka vënë vetes, për të arritur kuotën e 25 golave në këtë edicion dhe kaluar shifrën 23 të dy viteve më parë.

Eurostat: Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që shqiptarët blejnë më shtrenjtë se në Europë

Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali. Atyre u bënte përshtypje se qumështi e kosi ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.

Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane.
Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.

Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE.

Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj.

Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./Monitor