Ananasi në ditët e sotme është lehtësisht i gjindshëm në dyqane apo supermarkete, në çdo sezon. Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin. Për të përfituar këto vlera ai duhet të konsumohet i freskët.
Shija e ananasit është e ëmbël dhe përmban pak kalori, për këtë arsye është i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët. Është shumë i pasur me ujë dhe karbohidrate, të cilat janë në formën e sheqernave, në veçanti glukozës, saharozës dhe fruktozës. Por fruti është i varfër me fibra, ndërsa është një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.
Ananasi përmban një substancë mjaft të dobishme që quhet bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo është vlera e tij më e njohur e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit. Kjo substancë gjendet kryesisht në kërcell.
Por ananasi njihet edhe për përdorimet e tij në kozmetikë pasi ka veti të mira anti-plakje dhe përdoret shpesh në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.
Por, vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celuliti
Përse duhet të konsumoni ananasin
Cili është shkaku që ju mpihen duart
Duart përmbajnë disa nga receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin. Të gjithë këta receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash. Nëse një nga këto nerva dëmtohet atëherë truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart e si pasojë vjen mpirja e duarve.
Pra mpirja e duarve ose siç njihet ndryshe nyja e dorës ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës nuk duhet ta anashkaloni. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Përveç mpirjes, simptoma të tjera janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.
Në raste të tilla mjekët këshillojnë që të bëni pak pushim, të qetësoheni por nëse keni ndonjë punë që i mban nyjet vazhdimisht në lëvizje, atëherë e mira është që çdo dy apo tri orë të ndaloni atë punë derisa të qetësoheni pak.
Teksa duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt.
Për ata persona të cilët qëndrojnë para kompjuterit për orë të gjata duhet të krijojnë një qëndrim të rehatshëm duke rregulluar karrigen në mënyrë që krahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën. Duart duhen mbajtur drejt pa i lakuar sepse në të kundërt shkaktohet presion tek shpatullat.
Ja disa nga arsyet e tjera që ju mpihen duart: çrregullime të tiroideve, probleme alkoolike, goditje në tru, diabet apo kiste.
Vërtetohet shkencërisht: Njerëzit po hanë plastikë
Plastika po kontaminon trupat tanë, konfirmojnë shkencëtarët për herë të parë. Grimca të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë ne çdo ditë.
Studimet deri tani janë fokusuar më shumë në natyrë, por studimi i ri tregon se edhe njerëzit po konsumojnë plastikë.
Konsumimi i peshkut apo i ujit nga shishet plastike mendohet të jenë ndër burimet kryesore të plastikës në trupin e njeriut.
Sipas shkencëtarëve, plastika mund të përfundojë në trupi e njeriut nga konsumimi.
Aktivistët thonë se është bërë e pashmangshme që njeriu të konsumojë, pijë apo thith plastikë – me pasoja potenciale të dëmshme. Këtu përfshihen rreziku nga infeksionet bakteriale, futja e kimikateve të dëmshme në trup, irritimi i veshjes së brendshme të zorrës, dhe ndikimi në sistemin imunitar.
Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit. Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë.
Përgjimet e drogës: “Hap një llogari, do vijnë 500 mijë euro”
Në dosjen voluminoze të prokurorisë për grupin kriminal që trafikonte drogë, bien në sy shuma e mëdha të parave që ata lëviznin me njëri-tjetrin.
‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot një pjesë të përgjimit të njërit prej të arrestuarve, Hajri Seferi, i cili me sa kuptohet kërkon të hapë një llogari bankare për të arkëtuar 500 mijë euro.
Sipas prokurorisë: ‘Nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal’, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Pjesë nga dosja e prokurorisë
‘I dyshuari Hajri Seferi dhe bashkëpunëtorët e tjerë në veprimtarinë e tyre rezulton se përveç veprimeve të kundraligjshme në lidhje me narkotikët (si në trafikim ashtu edhe në shitje, transportim, tregim, etj.), rezulton se kanë pasur përfitime të mëdha, të cilat i kanë investuar në pasuri të ndryshme.
Kështu më datë 05.04.2018, i dyshuari Hajri Seferi, përdorues i numrit XXX komunikon me përdorues i numrit XXX sipas të cilit:
‘Na foli her ksaji. Po bre ma kalo…/ Alo mirëmëngjesi.
Mirmëngjesi… Nga T.B., jam E., ka ardhë XXX dhe do të baj ni veprim, thotë do të hapi llogari të arkëtojë 500 mijë euro, sepse thotë do bëji pagesat e firmave, tani ma sqaro ni çikë si domethan për qa do hapet llogaria, sepse do paguhet firma pra, do paguhet firma, po me firmën ke lidh ndonjë kontrate paraprake. Jo, jo, nuk kam asi lloji kontrate… Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari individuale tek firma, nëse nuk ka një dokument përkatës…’.
Nga të dhënat e përftuara deri më tani nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal’.
Ligji i ri për Bast-Arenën, i jep monopolin një grupi të inkriminuar
Jorida TABAKU
Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike:
– Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.
– Janë ata që përmes një aksioni fasadë “Fundi Marrëzisë” prodhuan marrëzinë e basteve pafund.
– Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.
– Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.
– Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.
– Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.
– Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve. Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit.
Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve.
Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin “Bast Arena” dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.
Vasili: Protesta mbarëpopullore që do largojnë Ramën

Petrit Vasili deklaron se, LSI nuk e vë në diskutim pjesmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019, por ka vetëm me një kusht: Jo Edi Rama kryeministër. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, përballë gazetarëve Denis Minga, Alen Xhelili dhe Loenard Karaj, Vasili tha se shumë shpejt do nisin protestat e opozitës të cilat kanë vetëm një synim, largimin e Edi Ramës si kryeministër.
“LSI nuk e ka vënë ndonjëherë në diskutim pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale. Madje që në verë kemi nisur përgatitjet. Por ka vetëm një kusht nga ana jonë. Në këto zgjedhje Shqipëria duhet të shkojë pa Edi Ramën kryeministër dhe ne do ta arrijmë këtë”, tha Vasili.
Por si do arrihet kjo?
Për Petrit Vasilin shumë shpejt do nisin protesta mbarëpopullore në vend, të cilat do konvergojnë në presionin ndaj qeverisë dhe Edi Ramës që ai të largohet nga detyra e kryeministrit.
“Objektivi i protestës do jetë largimi i tij dhe organizimi i zgjedhjeve me një kryeministër tjetër.” Lidhur me arrestimet e ditëve të fundit Vasili deklaroi se mbështet policinë në luftën ndaj krimit por e gjithë kjo që ka ndodhur këto ditë duhet parë me vëmendej në ditët në vijim.
“Pyetja ime është: si do jetë vazhdimësia e këtyre arrestimeve të bujshme? Krimi i organizuar, droga, pastrimi i parave janë bërë problemet kryesore të këtij vendi”, shtoi Vasili
Elbasani zgjohet në flakë, i vihet zjarri një servisi, kush është pronari që u arrestua 5 ditë më parë
Elbasani është zgjuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm pasi një servis me makina është djegur thuajse totalisht.
Policia deklaron se gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autookej” të automjeteve, që “BalkanWeb” mëson se është në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot), ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Po kështu pritet marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit apo autorëve.
Servisi i automjeteve në pronësi të një 37-vjeçari është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Pronari rezulton të jetë shtetasi Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë gjatë aksioneve të befasishme të policisë së Elbasani në lokale dhe akse rrugore.
Sipas policisë Kila, u ndalua u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.
Nisur nga e kaluara e pronarit, policia e Elbasanit po heton pas zjarrvënies për konflikte të mëparshme të tij ose prishje pazaresh. Flakët e rëna sot në servis e 37-vjeçarit në lagjen “Skënderbej” në Elbasan shkrumbuan disa prej tyre.
Fëmijët e Bulqizës, “të dënuar” për bukën e gojës
Emisioni Fiks fare solli sonte një reportazh nga qyteti i Bulqizës, ku fëmijët 8 -10 vjeçarë punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom. Filmimet e kryera nga gazetarët e Fiks fare tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës, sakrificën e përditshme të fëmijëve dhe familjarëve të tyre , të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600 deri ne 1000 lekë të reja në ditë.
Fëmijët e Bulqizës janë dënuar të mos kenë fëmijëri, ata nuk luajnë, por punojnë duke mbledhur krom apo “gurin me xixa”, siç e njohin fëmijët , për të ndihmuar familjet e tyre ekonomikisht.
Fëmijët e këtij qyteti i kalojnë ditët e pushimit në pirgjet e kromit. Nuk kanë kohë të luajnë dhe topin apo librin në dorën e tyre është zëvendësuar me kovën ku mbledhin kromin. Dhe kjo e gjitha për të lehtëuar sadopak familjet e tyre,për të nxjerrë pak të ardhura.
Megjithëse për këtë qytezë mbledhja e kromit nga fëmijët është një panoramë normale. Prindërit së bashku me fëmijët e kanë të vetmen mënyrë për të siguruar mbijetesën.
Në masivet e gurëve që janë krijuar nga puna disa vjeçare në sektorin minerar gjen gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur, për ta shitur më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit.
Minerali që mblidhet prej tyre blihet me 5 leke kilogrami nga disa firma apo persona, të cilët më pas e rishesin mineralin me 18 ose 20 lekë kilogramin. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600-1000 lekë të reja në ditë.
Panorama e gjithë stogjeve ishin punëtorë të ndryshëm që mbanin në kurriz arka e kova me krom. Mundimi i fëmijëve që shpesh nuk e ngrinin dot kovën e kromit në shpinë, dukej qartazi. Nevoja nuk i lë të dorëzohen dhe më ndihmën e shokëve e kryenin edhe këtë punë. Fëmiëjt treguan për Fiksin se familjet e tyre janë në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe se mbledhja në stogje është e vetmja mënyrë për t’u ushqyer.
“Nuk marr ndihmë ekonomike, nuk kam rrogë, nuk kam ku të punoj, kam marrë me vete dhe fëmijët” thotë nëna e tre fëmijëve e cila bashkë me ta gërmon në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom.
Gazetarët e Fiksit gjetën fëmijë duke gërmuar në pirgje për gurë kromi, njëri prej tyre vetëm 8 vjeç thotë se ka shume kohë që e bën këtë punë ” Tani jam në klasë të dytë, e kam bërë edhe kur isha në klasë të parë, tani jam mësuar, mbush tre kova në ditë e fitoj 6 mijë lekë të vjetra ” tregon fëmija i klasës së dytë. “E dalloj prej xixave, është gur me xixa”, i thotë një i mitur gazetares së Fiksit pasi pyetet prej saj për mineralin e “çmuar”.
Vëllai i tij thotë se ai ka punuar edhe më i vogël se 7 vjeç. “Unë e kam nisur punën më i vogël se vëllai, në shtëpinë tonë punojmë ne të dy dhe babi në lavazh” tregon 13 vjeçari për Fiksin.
Një grua 66 vjeçare tha se e ka pensionin 50 mijë lekë të vjetra dhe se nuk i mjaftonin, ndaj ishte e detyruar të dilte të mblidhte krom. “Më ka mbuluar disa herë dheu dhe mezi kam dalë, por ç’të bëj nuk më mjafton pensioni”, tregon e moshuara, përreth së cilës mblidhnin krom nipërit dhe e grumbullonin afër saj.
Foto e Ramës në fushatë elektorale me bosin e drogës të laboratorit në Has, kë emëruan në shtet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar foton e kreut të qeverisë me bosin e drogës të laboratorit në has të Kukësit, I cili ëhstë tani i shpallur në kërkim. Eshtë një foto miqësore e Ramës me Peci Abdylin të cilët ecin së bashku duke bërë fushatë elektorale.
që në nisje të emisionit “Open” në Top Channel u shpreh se sa i përket ngjarjeve të fundjavës ku u arrestuan dy ish-deputetë socialistë operacioni është dekonspiruar pasi janë lëshuar 45 urdhër arresti dhe janë arrestuar vetëm 26 persona. Ndërkohë të njëjtën gjë tha edhe sa i përket arrestimeve dhe zbulimit të laboratorit të drogës në Has. Ish-kryeministri u shpreh se është policia ajo që dekonspiroi operacionin.
Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sot në ‘Open’ se dy nga kriminelët e arrestuar ditën e djeshme, e njohur si banda e Avdylëve në Durrës ka lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe vangjush Dakon.
Berisha ka treguar edhe një foto ku Avdyli pozon në krahë të Edi Ramës. Më tej Berisha tha se ata kanë ndikuar edhe në zgjedhjet lokale.
‘Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara (tregon foton). Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës., inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrat Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa’, tha Berisha.
Eni Vasili: Ju akuzoni Ramën dhe qeverinë si të lidhur me bandat, po bandat u goditën, laboratori i drogës në Has u zbulua.
Berisha: E vërteta është që kjo ishte fundjavë e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare pasi janë lëshuar 45 urdhër arresti dhe janë arrestuar 26 se të tjerët janë informuar në kohë dhe janë larguar. “Hasi” është një informacion që vjen nga agjensitë gjermane të ligjzbatimit. Po ta kthesh opiumin në heroninë i bie 5.2 tonelata. Po kush u kap? U kap fshatari, fshatari është trafikat. Por mos mendoni se lëviz një sasi e tillë për një, dy apo tre fshatarë. Ata kanë një proteksion politik të madh. 5.2 tonelata është një sasi shumë e madhe për Europën. Partnerët tanë nuk dështuan, por nuk u kapën bosët, u kapën fshatarët. Një elekriçist, një punonjës policie, një punonjës zjarrfikëse në Shkodër dhe një biznesmen turk. është një sasi që nuk lëviz kurrë pa një garanci politike.
Eni Vasili: Kush e dekonspiroi operacionin sipas jush?
Berisha: Policia s’ka asnjë dyshim. Sasia që u kap është më e madhe se “Xibraka” dhe se “Maminasi”.
Ish-Kryeministri Berisha teksa foli sot në ‘Open’ për operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, tha se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.
“Nuk u kapën bosët në Has, por fshatari dhe e shoqja e tij, një elektricist, një zjarrfikës dhe një biznesmen turk. Ajo sasi droge nuk mund të lëvizë pa garanci nga politika. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka, është më e madhe se Maminasi. Është 5.2 ton heroinë e konvertuar”, tha Berisha.
Më tej, ai tha se është dekonspirua edhe operacioni, ku në pranga u vunë disa pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak.
Berisha publikoi edhe një foto të kryeministrit Rama me një person, për të cilin tha se është anëtar i kësaj familje. Sipas Berishës, foto është shkrepur gjatë fushatës së fundit.
“Kjo është vetëm njëra anë, pasi ka dhe video dhe detaje të tjera. Të Ramës me Avdylët, të Gjushit me Avdylët. Gjushi, me urdhër të Avdulit, ka emëruar kryeinspktorin e Durrësit për mjedisin”, tha Berisha.
Për ish-kryeministrin Berisha operacioni është dekonspiruar nga policia.
“Fundjava mund të konsiderohet si fundjava e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare. Bosët janë larguar. Sasia e konvertuar në heroinë janë në tonelata. Kapën fshatarët, nuk mund ta bëjnë ata këtë trafik droge. Ky laborator, shumë herë më i madh se sa ai i Xibrakës, ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ish-kryeministri Berisha, duke theksuar edhe njëherë se, operacioni i ndërkombëtarëve u dekonspirua nga policia e shtetit.