30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

A do të riformohet qeveria e Berlinit?

Humbja e CSU-së në zgjedhjet parlamentare në Bavari ishte pak a shumë si pritej: humbje e thellë historike. Historike sepse vetëm një herë tjetër, kur Gjermania sapo kish dalë nga lufta, në 1950 kishte marrë CSU thuajse kaq pak vota. Atëherë ajo mori 27,6 përqind, në 2018 37,3 përqind. Përndryshe, për rreth 60 vjet rresht CSU-ja e ka drejtuar (me një përjashtim) e vetme Bavarinë me 12.44 milionë banorë. Një rast i rrallë.
CSU-ja bavareze pati këtë herë një rënie prej 10.5 përqind, krahasuar me pesë vjet më parë. Por thuajse askush nuk po merret me këtë humbje. Nga njëra anë pasi CSU mbeti megjithatë forcë kryesore politike në Bavari, ndonëse tani i duhen partnerë për qeverisje. Edhe vetë kjo parti për momentin duket pak e interesuar për analizimin e gjendjes. Kryetari i Grupit të CSU-së në Bundestag, Alexander Dobrindt foli të enjten në medie për nevojën e krijimit të një qeverie stabile. Pra duket se CSU ka kaluar në pikën tjetër.
Disi i papritur, por me rëndësi për stabilitetin e qeverisjes është debati tjetër që ka nisur: ai për fatin e socialdemokratëve në qeverinë qendrore në Berlin. Ky diskutim ka marrë vrull nga humbja e thellë në Bavari e socialdemokratëve. Edhe ata patën humbje historike të dielën: morën 9,5 përqind, gjysmën e rezultatit të pesë viteve më parë. Kaq poshtë edhe socialdemokratët kanë qenë në Bavari vetëm një herë, menjëherë pas luftës: më 1946.

Gjermania ka ndryshuar
Që edhe një parti e djathtë, edhe një e majtë bien në mbështetje aq sa në fillimet e tyre, tregon nga njëra anë sa e ndryshme është aktualisht politika në Gjermani, krahasuar me kohën e pak viteve të shkuara. Sidomos që pas vitit 2015, me ardhjen e gati 1 milion refugjatëve në Gjermani, vendi nuk është më si më parë. Ka ndryshuar mbështetja ndaj partive, kjo është e qartë. Koalicionet e vazhdueshme mes partive më të mëdha në qeverinë qendrore, veç stabilitetit, po sjellin shpërthime padurimi, te të lodhurit nga kompromiset. Shtresa e mesme proteston herë duke ia dhënë votën ultra të djathtëve të AfD-së, herë duke i ndëshkuar me mosinteres partitë e vjetra. Për të nuk është e mjaftueshme gjendja e mirë ekonomike e vendit, papunësia e ulët në vend. Shoqëria gjermane është polarizuar edhe më thellë. Por jo vetëm kaq.
Me forcë po përplaset në vëmendjen publike fakti që sa e ndryshme ka mbetur deri më sot, edhe psikologjikisht dhe në mentalitet, Gjermania Lindore nga pjesa tjetër e Gjermanisë. Këtë e kujtojmë kur në landet lindore shpërthejnë ekcese e protesta kundër “atyre lart”, kundër qeverisë qendrore. Apo kundër atyre që duken si të huaj, si së fundi në Chemniz.
Në këtë kuadër është vështirë për një parti të vetme, qoftë ajo edhe CSU-ja bavareze që të përfaqësojë dhe të marrë si më parë gjithçka.
Një revolucion i djathtë?s
Gjermania ndodhet para një revolucioni të djathtë, shkruanin në një nga numrat e fundit analistët e revistës së njohur “Der Spiegel”. Ka zhvendosje të elektoratit djathtas, pa dyshim. Kryetari i Grupit të CSU-së në Bundestag, Dobrindt ngjalli së fundi debate në një studio televizive, kur tha se 65 përqind e bavarezëve votuan në zgjedhjet parlamentare për bllokun konservator. Kjo shifër arrihet vetëm po të llogaritet në partitë e qendrës së djathtë edhe AfD-ja, gjë të cilën Dobrindt më pas e mohoi.
Megjithatë: fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në Bavari nuk është AfD-ja. Ajo arriti vërtet rezultat të mirë në zgjedhje, prej 10,2 përqind, i cili e kualifikon që me kandidimin e parë për në parlamentin bavarez. Por fituesit e vërtetë në Bavari janë të Gjelbrit, dhe kjo po interpretohet si sensacion.

Sensacioni i të Gjelbërve
Të Gjelbrit dolën forca e dytë politike në Bavari, me 17,8 përqind. E dyfishuan rezultatin e mëparshëm. Pikërisht të Gjelbërve u vajtën në Bavari shumë vota që humbën socialdemokratët. Ata u morën vota të gjitha partive, por kryesisht socialdemokratëve. Nga spektri i majtë, tipat urbanë, si të thuash qytetarë të botës, votojnë sot jo si më parë, për socialdemokratët, por kryesisht për të Gjelbrit.
Për socialdemokratët në Gjermani voton ende spektri klasik majtist. Ndërsa apeli i tyre ndaj shtresës së mesme përfundon pa jehonë.
Nga ana tjetër: fitorja e ekologjistëve po komentohet si sensacion, më tepër për shkak të temave që mbrojtën të Gjelbrit në Bavari: thellimin e integrimit evropian, në vend të motos “Bavaria e para” si CSU-ja. Ruajtja e mjedisit dhe ndryshimi i klimës. Ndryshimin e klimës, në fushatë, të Gjelbrit e paraqitën si temë më të rëndësishme se politika ndaj refugjatëve dhe azili. Kjo në një kohë kur prania e temës së refugjatëve dhe e azilit pa pushim në media, të sugjeronte se ishte ai problemi kryesor, si për gjermanët, ashtu edhe për bavarezët. Por nuk rezultoi kështu.

Dilema e gjatë socialdemokrate për qeverisjen në Berlin
Socialdemokratët deklaruan pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani në vjeshtë 2017 se duan të rrinë në opozitë. Por kur dështuan negociatatat e CDU/CSU-së me liberalët dhe të Gjelbrit për formimin e qeverisë së paszgjedhjeve, socialdemokratëve u bënë presion që të rihyjnë në qeverinë qendrore. Kërkesa erdhi si nga presidenti i vendit, ashtu edhe nga vetë deputetët socialdemokratë. Me këtë synohej të pengohej forcimi i mëtejshëm i AfD-së.
Sot socialdemokratët janë pjesë e koalicionit qeveritar në Berlin. Kjo kur është fakt se qeveria qendrore po e drejton vendin e shoqëruar nga fërkime, kryesisht të CDU me CSU-në. Megjithatë çmimin për pakënaqësinë e popullit, për debatet e pushtetit, e paguajnë sot edhe socialdemokratët. Si anëtarë të qeverisë qendrore, ata jo vetëm që nuk po konsolidohen në vota si parti, por po rrëshkasin edhe më poshtë. Kështu që pas rezultatit në Bavari, kryetarja e socialdemokratëve, Andrea Nahles tha se ditët e ardhshme do të vendosin për qëndrimin përfundimtar të kësaj partie në federatë. Kjo sugjeron se socialdemokratët mund të presin rezultatin e tyre në zgjedhjet e landit të Hessenit, në fund të muajit, për të vendosur a do të jenë më pjesë e qeverisë qendrore.
Në të njëjtën kohë, me zgjedhjen e dy drejtuesve të rinj dinamikë të partisë, është fakt se mbështetja për Aleancën 90/Të Gjelbrit është rritur kudo në landet e Gjermanisë. Sidomos në qytetet e mëdha gjermane. Kështu që në situatën aktuale, ka analistë që i shohin të Gjelbrit në vend të socialdemokratëve në koalicionin qeveritar në Berlin. Po të largohen prej tij socialdemokratët. Po le të presim.

Arabia Saudite: Vrasja e Kashogit, gabim shumë i rëndë

Arabia Saudite thotë se bëri “një gabim të madh dhe të rëndë” me vrasjen e Xhamal Kashogit brenda konsullatës së saj në Stamboll dhe u zotua se personat përgjegjësit për këtë do të përballen me drejtësinë.
Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir i tha rrjetit Fox News të dielën se agjentët sauditë “e bënë këtë jashtë fushës së autoritetit të tyre”, duke e quajtur atë “një operacion mashtrues “.
Diplomati më i lartë i vendit i ofroi ngushëllimet e tij familjes së Kashogit, por nuk dha asnjë informacion të ri rreth asaj se si ishte vrarë gazetari, ku ndodhet trupi i tij apo nëse Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i vendit, ishte i përfshirë në vrasje.
“Ka qenë padyshim një gabim i jashtëzakonshëm dhe ajo që e shton gabimin ishte përpjekja për ta mbuluar atë”, tha al-Jubeir. “Kjo është e papranueshme për çdo qeveri”.
Presidenti Trump sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite
Presidenti Donald Trump po sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës së Rijadit në Stamboll, duke thënë se “natyrisht ka mashtrime dhe gënjeshtra”.
Megjithatë, presidenti tha për gazetën The Washington Post të shtunën vonë se Arabia Saudite ka qenë një “aleat i besueshëm” i Shteteve të Bashkuara për dekada dhe se është e mundur që Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sunduesi de fakto i Arabisë Saudite, nuk ka urdhëruar agjentët sauditë për të vrarë Kashogin .
“Askush nuk më ka thënë se ai është përgjegjës. Askush nuk më ka thënë se ai nuk është përgjegjës”, tha zoti Trump. “Ne nuk kemi arritur në atë pikë … Do të doja që ai të mos jetë përgjegjës”.
Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit të shtunën, duke thënë se vdekja e tij erdhi pas një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll, një shpjegim që po tërheqë kritika ndërkombëtare dhe skepticizëm.
Kritikët po vënë në pikëpyetje se si një ekip prej 15 agjentësh sauditë mund të fluturonin në Stamboll për të takuar Kashogin dhe përfundimisht ta vrasin atë pa njohurinë dhe pëlqimin e princit të kurorës.
Arabia Saudite thotë se ka shkarkuar pesë zyrtarë kyç të lidhur me vdekjen dhe ka arrestuar 18 të tjerë.

Rusia kërkon shpjegime nga SHBA për traktatin e armëve bërthamore

Rusia tha se presidenti Vladimir Putin do të kërkojë një shpjegim këtë javë nga Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton, kur ai të vizitojë Moskën për synimin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme për shkak të shkeljeve të dyshuara ruse të marrëveshjes.
Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të dielën se veprimi i presidentit Trump “do të ishte një hap shumë i rrezikshëm”, duke i akuzuar SHBA-të se po përpiqen të marrin “supremacinë e plotë” në botë.

Marrëveshja u negociua në fund të viteve 1980, dhe është nënshkruar nga Presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan dhe ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov. Marrëveshja kërkoi eliminimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze të shkurtër dhe mesme veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati, pasi Rusia e ka shkelur atë. Megjithatë, ai nuk dha hollësi rreth shkeljeve që Rusia i ka bërë traktatit bërthamor të luftës së ftohtë.
“Rusia e ka shkelur marrëveshjen. Ata e kanë shkelur atë për shumë vite dhe nuk e di pse Presidenti Obama nuk negocioi ose nuk u tërhoq nga traktati. Ne nuk do t’i lejojmë ata të shkelin marrëveshjen bërthamore, duke prodhuar armë që ne nuk na lejohet”.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë armë të reja nëse Rusia dhe Kina nuk bien dakord për ndalimin e tyre.
“Ne do ta bëjmë këtë nëse Rusia dhe Kina nuk vijnë të na thonë: ‘Të marrim një vendim të mençur për të mos prodhuar këto lloje armësh’. Por është e papranueshme që Rusia dhe Kina shkelin marrëveshjne ndërkohë që ne e respoektojmë atë”.
Moska tha sot se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja është një “hap i rrezikshëm”.
Rusia ka mohuar shkeljen e traktatit, ndërsa Kina nuk është pjesë e tij.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë më parë se Rusia ka shkelur traktatin duke dislokuar një raketë tokësore me qëllim që të paraqesë një kërcënim për NATO-n. Rusia ka pohuar se programi amerikan për mbrojtjen nga raketat shkel marrëveshjen.

“Peshku i madh” i arrestimeve është Vangjush Dako, po prishin provat që ta shpëtojnë!

Kryetari i opozitës, Basha deklaron se “peshku i madh” i operacionit të së dielës është Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Basha tha se, kjo është dosja të cilën ai ka denoncuar prej muajsh. Basha paralajmëroi se Donika Prela po bën gjithçka për të prishur hetimet dhe bashkë me Ramën synojnë të shpëtojnë Vangjush Dakon.
Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme, është dosja hetimore e Vangjush Dakos.
Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh.
Nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë
PRONONCIMI PËR MEDIA I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Pyetje: Komenti juaj për këto aksione të policisë të cilat rezultojnë me arrestimin e dy ish-deputetëve të PS por edhe me disa eksponentë të botës së krimit?
Basha: Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysëm natën e mbrëmshme, është dosja hetimore e Vangjush Dakos.
Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, i cili, siç kam paralajëmruar tash dy vjet, është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Prokurorisë shqiptare dhe të partnerëve ndërkombëtare, në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar.
Pra, në shkëmbim të votave për Partinë Socialiste, duke iu ofruar tendera dhe të tjera lehtësira grupeve kriminale të krimit të organizuar shqiptar.
Pra, peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos.
Kjo është e vërteta!
Ky është realiteti që kam denoncuar tash dy vjet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela.

Ndaj, ngjarjet e mbrëmshme nuk janë gjë tjetër vetëm se pjesë e skenarit të shkatërriimt të dosjes hetimore ndaj peshkut të madh të kësaj dosje që quhet Vangjush Dako.
Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë, do të lirohen dhe akuzat do t’u lehtësohen. Është e gjitha pjesë e një përpjekje të Prokurorisë të kapur nga krimi dhe nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.
Sot ne faktikisht nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, kemi një celulë kriminale e cila i shërben pikërisht këtij plani: që duke i servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtare disa peshq të vegjël të cilëve prapë se prapë do t’i lehtësohen akuzat dhe do të lirohen, siç ka ndodhur në të gjitha rastet e derisotme, të mbyllet hetimi për Vangjush Dakon dhe të paktën katër depuetët të tjerë socialistë, si pjesë e kësaj dosje hetimore.
Të njëjtin fat i presin edhe dosjet e tjera hetimore, të cilat ngarkojnë drejtpërdrejt me përgjegjësi kriminale Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, dhe natyrisht edhe hetimet për Sajmir Tahirin dhe Agron e Fatmir Xhafajn.
Asgjë të re nuk kemi përveçse një përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako-Krimi i Organizuar, në një dosje peshqish të vegjël dhe ndonjë peshk i ngordhur që edhe ata do t’i lehtësojnë dhe do t’i nxjerrin shumë shpejt në arrest.
Pyetje: Z. Basha, por përse i paragjykoni operacionet? Ambasadori i BE-së në Tiranë pati vlerësime maksimale për operacionet…
Basha: Unë nuk paragjykoj asgjë. Unë ju kam thënë para dy vjetësh, që ka një dosje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Vangjush Dakon. Unë ju kam thënë para dy javësh, që po bëhet gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje.
Dhe ajo që ndodhi mbrëmë është pikërisht kjo, mosarrestimi i Vangjush Dakos dhe manipulimi i dosjes hetimore, për t’ju ushqyer ju dhe nëpërmjet jush shqiptarët dhe disa peshq të vegjël është pikërisht ajo që po ndodh.
Nuk ka asnjë paragjykim këtu, por ka faktim të asaj që kam thënë prej kohësh, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, bashkë me Donika Prelën e cila ka qenë prokurore në Durrës, të bëjnë gjithçka që hetimi për Vangjush Dakon të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa ish-deputetëve dhe disa cironkave të tjera.

Tre kulla gjigande në zemër të Tiranës, si bosi i bixhozit po pastron paratë me vulën e Ramës

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit me lejen e Edi Ramës.
Dajlan Avdia ka shitur aksionet tek APEX dhe, me firmën e Edi Ramës, brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande në qendër të Tiranës, në zonën e ish bllokut dhe mbrapa Presidencës.
INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE
Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit me lejen e Edi Ramës.
Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.
Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it.
Me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do të përqëndrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan I Shtetit konsiderohet si mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.
Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “Techno Alb” dhe “Invest Society”. Në emër të këtyre dy kompanive, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit – në qendër të Tiranës dhe në zonën e ish bllokut.
Me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, biznesmeni I bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande:
• Njëra në nëntor 2017 në zemër të Bllokut,
• Një tjetër në shkurt të këtij viti tek Kulla e Sahatit.
• Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës.
Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi.

Skandal! Dalin komunikimet e Ramës me bosët e krimit në përgjimet gjermane

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook, se jo vetëm të arrestuarit, por agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato gjermane e italiane kanë në regjistrime edhe Edi Ramën, Vangjush Dakon e ministra të tjerë.
Sipas tij, ishin pikërisht dosjet e ardhura nga Gjermania e Italia që shkatërruan bandën kriminale dhe elektorale të Edi Ramës në Shijak dhe në Lezhë.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj!
Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!
Te dashur miq, agjensite e zbatimit te ligjit te Gjermanise dhe Italise goditen banden e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhes te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj. Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.
Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb

Denoncimi i oficerit të antidrogës: Policia informoi bosët e heroinës, laboratori kishte 3 vjet në punë
Një punonjës i antidogës ka denoncuar te ish-Kryeministri Berisha faktin se operacioni policor në Has është dekonspiruar.
Sipas tij, janë kapur vetëm rojet por jo bosët e vërtetë që janë biznesmenë, politikanë dhe deputetë.
Punonjësi i antidrogës që ka preferuar të mbetet anonim, deklaron se laboratori në Has ka 3 vjet që funksionon dhe për këtë kanë patur dijeni edhe autoritetet policore locale.
Mesazhi i publikuar nga ish-Kryeministri Berisha një ditë më parë
Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has!
Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.
Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine
Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem.

 

Kush është ‘koka’ që do të shpëtojë Rama?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka gjetur një aktore pornoje për të ironizuar Ramën pas arrestimeve të fundit të policisë.
Duke iu referuar prangosjes së dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, Paloka shkruan se, të besosh që Rama po lufton korrupsionin pa bërë diferencime politike, është si të besosh që Ciçiolina është e virgjër.
Ilona Staller ose ndryshe Ciçiolina është një aktore filmash me pullë të kuqe me origjinë italo-hungareze, gjithashtu këngëtare dhe politikane.
“Lodhesh kot, askush nuk të beson më…
Të besosh që Rama ka qëllim dhe po lufton krimin dhe korrupsionin, me vullnetin e tij të plotë, madje pa bërë fare diferencime politike, është si të besosh se Cicolina është e virgjër”, shkruan Paloka në “Facebook”.
Më pas ai sërish ngre dyshime se çfarë fshihet pas operacionit të policisë, duke aluduar se është një person që po kërkohet të shpëtohet me këto arrestime.
“Kush është ‘koka’ që po përpiqet të shpëtojë Rama duke bërë kurban gjithë këta rrotull…?”, shkruan Paloka më tej.

E pushuan nga puna pse hetoi hyrjet-daljet e Tahirit në sistemin TIMS, fiton gjyqin Shefi i Antidrogës

Shefi i Antidrogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës, i cili verifikoi lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjes së tij në TIMS, ka fituar gjyqin. Ndaj tij u mor masa “pushim nga puna”, por gjykata e shfuqizoi masën disiplinore.
Gjykata e Korçës ka shfuqizuar masën disiplinore ndaj shefit të seksionit kundër krimit ekonomik, drogës dhe trafiqeve në Policinë e Korçës Dritan Hoxha.
Ky zyrtar u ndëshkua në shkurt nga Drejtoria e Standarteve Profesionale,me paralajmërim për largim nga puna, pasi kishte kontrolluar në sistemin TIMS lëvizjet jashtë vendit të ish -ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe babait të tij, Bashkim Tahiri.
Në padinë e siguruar nga ABC News, rezulton se Hoxha, së bashku me vartësin e tij Mariglen Koro, ishin ndër 23 efektivët e policisë,të drejtorive të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve, Standardet kishin filluar proçedimin disiplinor për këtë çështje. Të dhënat e përftuara për familjen e Sajmir Tahirit, oficerët e policisë, të gradave dhe detyrave të ndryshme, i kanë shpërndarë në media, konkludoi hetimi i Drejtorisë së Standardeve.

Masa administrative për Dritan Hoxhën,i cili ka nje karrierë 16 vjeçare dhe mban gradën komisar, u la në fuqi edhe nga Komisioni i Apelimit i Drejtorisë Vendore të Korçës, çfarë detyroi Hoxhën t’i drejtohet gjykatës ,duke paditur institucionin ku punon.
Hoxha ka argumentuar para gjykatës,se në ditët që janë kontrolluar në TIMS hyrje -daljet e Sajmir Tahirit,ai ka qenë me leje të zakonshme. Sipas tij, ka qenë vartësi Mariglen Koro,ai që ka hyrë në llogarinë e tij,e cila kishte mbetur e hapur në kompjuterin e zyrës, pasi Seksioni kundër Korrupsionit është i lidhur vetëm me një kompjuter me sistemin TIMS, që i përket llogarisë së paditësit.
Standardet sipas oficerit nuk ka bërë një hetim të plotë dhe të pavarur lidhur me objektin e masës disiplinore, pasi nuk ka asnjë të dhënë elektronike, të nxjerrë nga serverat e Policisë së Shtetit, se nga cilat IP janë bërë kontrollet, sa herë janë bërë restart dhe reset kodet në sistemin TIMS, ndërsa nuk janë identifikuar, cilët oficerë policie, shpërndanë për mediat,të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS për Sajmir Tahirin. /abcnews.al

Përgatitja e derbit si “provincial”, gabimi fatal i Gattusos!

Humbja në derbi ka rikthyer Milan në pikën e nisjes, duke hedhur poshtë gjithçka të mirë të bërë në këto javët e fundit. Trajneri Gennaro Gattuso tashmë është nën akuzë, jo për faktin se nuk di të stërvisë apo për pikët në renditje, por sepse kuqezinjtë zhvilluan ndeshjem më të dobët të sezonit.
Mënyra se si trajneri e kishte përgatitur sfidën ndaj Inter ishte totalisht e gabuar. Milan u vendos mbrapa si një ekip provincial dhe, madje, edhe ndërrimet e bëra nga Gatuso, të pakuptimta, ishin në këtë kuadër. Cutrone në krah të majtë dhe jo në skemën 4-4-2 përkrah Higuain, apo Kessie që i lë vendin Bakajoko dhe Abate i hedhur në fushë dy minuta nga fundi në vend të Kalabrias në të djathtë.
Gjithçka gabim, me në fund gjysmë dhuratën e Donarumma, në një tjetër dalje të pallogaritur, duke i hapur Ikardit dyert e rrjetës.
Të gjithë fajtorë, por sidomos trajneri dhe portieri, që nuk i shmangen kritikave edhe të tifozëve. Higuain i izoluar, nuk mund të bënte asgjë. Calhanoglu vazhdon të mos shfaqë klasin e tij, ndërsa Suso u bllokua totalisht. Sigurisht, ka ende shumë rrugë përpara, por fjalët e Gatuso-s “më pëlqeu skuadra” këtë herë ngjajnë më shumë si një dalje nga përgjegjësitë.
Trajneri foli edhe për mungesë guximi, apo edhe ekuilibra të prishur, duke nënvizuar se në mentalitet pa diçka përpara. Por, për të parë goditjen e parë në portën kundërshtare u deshën 80 minuta, disa pyetje duhet t’i bëjë vetes.

Icardi, 5 gola në 4 derbet e fundit
Mauro Icardi është përfundimisht njeriu i momentit tek Interi, pasi vendosi për herë të fundit derbin e Madoninës kundër Milanit. Një derbi që dukej i destinuar të mbyllej në barazim pa gola. Por, marrëdhënia e tij me përplasjen e ethshme të Milanos nuk ka qenë gjithmonë aq idilike.
Në historinë e tij kundër Milanit, si lojtar zikaltër (me Sampdorian ai luajti vetëm një herë kundër kuqezinjve, duke mbetur thatë), Icardi ka luajtur njëmbëdhjetë derbi, nga sezoni 2013-2014 deri në atë të mbrëmshmin.
E pra, deri dy vite më parë, kundër Milanit, Mauro Icardi ishte “i përndjekur”, ndërsa ka shënuar pak a shumë rregullisht ndaj Juventusit. Në shtatë derbet e para kundër Milanit, Mauro Icardi nuk shënoi dot asnjë gol. Por jo vetëm kaq: ai shpesh luajti keq, duke çuar dëm edhe një penallti në humbjen 3-0 të sezonit 2015-2016.
Çdo gjë ndryshoi dy vite më parë, kur në derbin e Madoninës, që përfundoi 2-2, Icardi shënoi golin e çastit për 2-0, praktikisht në një zonë të zbrazët, i asistuar nga i zakonshmi Ivan Perisic. Që nga ai moment është një Icardi i ri, që ua ka marrë dorën ndeshjeve kundër Milanit. I famshëm “hat-trick”-u i sezonit të kaluar dhe goli me kokë i mbrëmjes së kaluar e ka dërguar në katër, shifrën e golave të tij në katër derbet e fundit. Goxha mirë.
Ishte një ndeshje e veçantë për Icardi mbrëmë. Pas bilbilit të trefishtë të gjyqtarit, kapiteni i Interit shkoi të përqafonte gruan e tij, Wanda Nara, që po lumturohej në shoqërinë e djemve të saj. Një përqafim romantik, bëri që Mauro Icardi të qante, ndaj u shfaq në intervistat pas ndeshjes me sy të kuq dhe me një zë të thyer. “Duke e pasur atë në anën time do të thotë shumë për mua, – tha argjentinasi për bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Nara. – Gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e saj, në kohë të mira dhe të këqija”.

Dyshimet/ Çfarë e lidh laboratorin e heroinës së Hasit me “vjedhjen e votave” të vitit 2017

Policia po shfrytëzon “sekretin hetimor” për të mos njoftuar zyrtarisht mbi operacionin anti-drogë në Has, ku u zbulua një laborator për përpunimin e drogave të forta.
Por, ky diskrecion i policisë, e cila gjithësesi rrugën për të reklamuar punën e saj nëpërmjet “burimeve jozyrtare”, dyshohet se është një mënyrë për të mbuluar një situatë akoma më të rëndë.
Burime të “Boldnews.al” nga grupi hetimor deklarojnë se operacioni është realizuar me insistimin e autoriteteve gjermane, vend në të cilin mbërrinte droga e përpunuar në laboratorin e Hasit. Gjatë ditëve të fundit para operacionit, zyrtarë të lartë të sigurisë gjermane kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë takuar Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Menjëherë pas këtyre takimeve, policia shqiptare ndërhyn dhe zbulon laboratorin në Has, duke arrestuar edhe disa banorë të zonës.
Për grupin kriminal që operonte në zonën veriore të vendit, përveç informacioneve gjermane, edhe policia shqiptare kishte informacione, prej të paktën 3 muajsh. Autoritetet shqiptare kishin siguruar të dhëna, në vijim të një hetimi që po zhvillonte Prokuroria për Krime të Rënda për bashkëpunimin e grupeve kriminale me zyrtarë policie dhe politikë, lokalë dhe në Tiranë, gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon një hetim për mënyrën se si grupet kriminale në zonën Has-Dibër janë angazhuar për sigurimin e votave për Partinë Socialiste. Por ky hetim, si shumë të tjerë, nuk ka avancuar, me shumë mundësi për shkak të përfshirjes së figurave të rëndësishme të maxhorancës socialiste.

Gjithësesi, sipas burimeve të “Boldnews.al”, gjatë këtij hetimi të Krimeve të Rënda, janë siguruar të dhëna që një grup i fuqishëm kriminal kishte ngritur laboratorin e përpunimit të drogave të forta në Has. Ekzistojnë dyshime të forta se edhe ky hetim për grupin kriminal kishte stopuar, për shkak të lidhjes që ekzistojnë ndërmjet drejtuesve të tij dhe zyrtarëve me pushtet politik.
Por, aktiviteti i grupit kriminal që kishte ngritur laboratorin në Has ishte nën vëzhgimin edhe të autoriteteve gjermane, të cilat kanë ngritur shqetësimin pranë agjencive ligjzbatuese shqiptare mbi vonesën në goditjen e rrjetit që trafikonte droga të forta në intenerarin Turqi-Bullgari-Kosovë-Shqipëri dhe, pas përpunimit në vendin tonë, shpërndahej në Europën Qendrore e Perëndimore.
Pasi është konstatuar se policia e vendit tonë nuk kishte ndërmend të reagonte, zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane kanë zbarkuar në Tiranë, me qëllimin zyrtar “për të mbështetur autoritetet shqiptare”, por që në fakt ishte një presion i prerë për goditjen e laboratorit në Has.
Fillimisht, për laboratorin e Hasit u arrestuan disa banorë të zonës; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Bisho Cela dhe V. Bushati. Ndërkohë, paraditen e së Dielës u njoftua, gjithnjë “jozyrtarisht” edhe për arrestimin e një shtetasi turk, i cili ka një biznes fasonësh në Shqipëri. Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit mendohet se janë gjetur më shumë se 100 kg heroinë, por Policia e Shtetit ende nuk ka publikuar rezultatet konkrete të operacionit.

“Boldnews.al”